“Eurodram” hapë thirrje për drama të përkthyera

Komiteti Shqiptar i ”Eurodram”, publikon thirrje të hapur për drama të përkthyera në gjuhën shqipe.

Për sezonin 2020 – 2021, komiteteti i gjuhës shqipes është i ngarkuar që të përzgjedhë drama të përkthyera në gjuhën shqipe, nga njërën prej gjuhëve që është pjesë e Eurodram-it. Dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit. Ato mund të jenë të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.

Në këtë vegëz mund gjendet lista e plotë e gjuhëve të reprezentuara në EURODRAM dhe detaje shtesë:

Dramat e përkthyera mund të dorëzohen nga vet dramaturgët, përkthyesit, botuesit, agjentët etj., në këtë e-mail adresë më poshtë, me subjektin: EURODRAM 2021: [email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin të dramës, biografinë e autorit dhe të përkthyesit, një përmbledhje të shkurtër të dramës si dhe një faqe faktesh (gjuha prej nga është përkthyer drama, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim apo produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për t’a vënë në skenë apo për t’a botuar dramën. Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin Eurodram.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 31 dhjetor 2020. Rezultatet e konkursit do të publikohen me 21 mars 2021.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Rrjeti numëron rreth 300 anëtarë që janë pjesë e rreth 30 komisioneve gjuhësore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve dhe të përkthyesve të teatrit, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org) / KultPlus.com

‘Eurodram’ bën thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe

Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2019-2020.

Për këtë sezonë, 2019- 20, komiteti shqiptar është i ngarkuar që të përzgjedhë drama nga autorët shqiptar, të shkruara në këto 5 vitet e fundit.

Dramat, jo domosdoshmërisht duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më përpara. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it
Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2019 në [email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë dramën e plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.
Përzgjedhjet e tri dramava më të mira nuk nënkuptojnë ndonjë shpërblim me pagesë.
Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën e propozuar

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 30 dhjetor 2019./KultPlus.com

“EURODRAM” hap thirrjen për drama të përkthyera 2018/2019

Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama të përkthyera në gjuhën shqipe.

Për sezonën 2018- 19, komiteteti i gjuhës shqipes është i ngarkuar që të përzgjedhë drama të përkthyera në shqip nga gjuhët tjera që janë pjesë e EURODRAM-it. Dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit. Ato mund të jenë të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.

Në këtë vegëz mund gjendet lista e plotë e gjuhëve të reprezentuara në EURODRAM:

http://eurodram.org/committees-members/

Dramat e përkthyera mund të dorëzohen nga dramaturgët, përkthyesit, botuesit, agjentët etj në këtë e-mail adresë më poshtë, me subjektin: EURODRAM 2019:

[email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin të dramës, biografinë e autorit dhe të përkthyesit, një përmbledhje të shkurtër të dramës si dhe një faqe faktesh (gjuha prej nga është përkthyer drama, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim apo produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për t’a vënë në skenë apo për t’a botuar dramën. Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin Eurodram.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 20 Janar 2019. Rezultatet e konkursit do të publikohen në muajin mars 2019.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Rrjeti numëron rreth 300 anëtarë që janë pjesë e rreth 30 komisioneve gjuhësore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve dhe të përkthyesve të teatrit, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)

http://eurodram.org/

Përbërja e komitetit të gjuhës shqipe:

Jeton Neziraj, shkrimtar, drejtor i Qendrës Multimedia në Prishtinë

Anne-Marie Bucquet, përkthyese (frëngjisht), Paris

Lirak Çelaj, aktor dhe drejtor i Teatrit Oda në Prishtinë

Zuzana Finger, përkthyese (gjermanisht)

Sébastien Gricourt, përkthyes (frangjisht), Paris

Dorota Horodyska, përkthyese (polonisht)

Arian Leka, shkrimtar dhe botues, Tiranë

Evelyne Noygues, përkthyese (frëngjisht), ish presidente e shoqates “Albania”, Paris

Simon Pitaqaj, aktor, regjisor dhe përkthyese (frëngjisht), Paris./KultPlus.com

Eurodram, hapë thirrje për drama në gjuhën shqipe

Komiteti Shqiptar i Eurodram, publikon thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2018. Afati i fundit është 20 janar 2018.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)

Për këtë sezon, 2017- 18, komiteti shqiptar është i ngarkuar që të përzgjedhë drama nga autorët shqiptar, të shkruara në këto 5 vitet e fundit. Dramat, jo domosdoshmërish duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më përpara. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it.

Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2018:
[email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë dramën e plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.
Përzgjidhet e tri dramave më të mira nuk nënkuptojnë pagesë.

Megjithatë, përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 20 janar 2018.

Komiteti shqiptar i EURODRAM-it:
http://www.sildav.org/component/content/article/288
Për më shumë rreth EURODRAM:
http://www.sildav.org/component/content/article/479

Rrjeti Evropian i Përkthimeve Teatrale – Eurodram, hapë thirrjen për aplikim

Eurodram është rrjet Evropian i Përkthimit Teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tu bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor.

Për vitin 2018 komitetet gjuhësore janë të ngarkuara që të përzgjedhin drama të përkthyera në shqip nga gjuhët tjera që janë pjesë e Eurodram-it. Dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit.

Aplikimet shpërndahen në mbi 300 lexues, dhe kalojnë në 24 komisione të gjuhës. Tekstet e dorëzuara lexohen nga komisionet, që selektojnë një përzgjedhje të dramave origjinale të shkruara ose të përkthyera në gjuhën e tyre (të shkruara fillimisht në gjuhët e tjera evropiane, aziatike dhe mesdhetare).

Veprat origjinale paraqiten pastaj tek përkthyesit në të gjithë Evropën me qëllim që ato të përkthehen dhe qarkullojnë në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur. Përkthimet e dramave u promovohen profesionistëve të teatrit që punojnë në gjuhën e komitetit me qëllim të prodhimit ose publikimit. Shfaqjet e përzgjedhura,nxiten gjithashtu përmes leximeve, ngjarjeve dhe në internet.

Për garën e vitit 2018, Eurodram do të pranojë aplikimet e dramave origjinale bashkëkohore nga dramaturgët të cilët janë banorë ose qytetarë të zonës së gjerë evropiane.

Për të gjithë dramaturgët, shkrimtarët dhe krijuesit që duan të arrijnë një audiencë ndërkombëtare me shfaqjet e tyre, aplikimet e tyre duhet të dërgohen në komisionin përkatës të gjuhës që ata e përdorin.

http://sildav.org/component/content/article/288

Për më shumë informacion rreth kushteve mund të njoftoheni brenda këtij linku:

http://www.sildav.org/eurodram/presentation-a-mode-demploi

Afati i fundit për aplikim është më 31 dhjetor 2017 kurse rezultatet do të shpallen më 15 mars 2018./ KultPlus.com

Eurodram bënë thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe

Komiteti Shqiptar i Eurodram, publikon thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2018, përcjellë KultPlus.

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptar i EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë.

Për këtë sezonë, 2017- 18, komiteti shqiptar është i ngarkuar që të përzgjedhë drama nga autorët shqiptar, të shkruara në këto 5 vitet e fundit. Dramat, jo domosdoshmërisht duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më përpara. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it.
Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në këtë e-mail adresë më poshtë, me titullin: EURODRAM 2018: [email protected]

Propozimet duhet të përfshijnë dramën e plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.

Përzgjedhjet e tri dramave më të mira nuk nënkuptojnë pagesë.

Megjithatë, përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën.

Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 30 dhjetor 2017. / KultPlus.com