FOKUS: Edhe Euronews e konsideron Ksamilin si Maldivet e Evropës

Plazhet e kristalta të Ksamilit, që rrjeti gjigant informativ evropian Euronews i konsideron si Maldivet e Evropës, kanë filluar të presin pushuesit e parë të huaj.

”Vetë ata e kanë konsideruar Ksamilin si Maldivet e Europës”, shkruan euronews.com.

Jehona e Ksamilit në tabloidet britanike duket se po përkthehet në prani të madhe të turistëve nga ishulli.

Një çift nga Skocia, po qëndron për pak ditë në Ksamil, po kaq ka mjaftuar që të planifikojnë të rikthehen sërish në verë.

”Jam Xheini nga Skocia dhe si një impresion i parë për Shqipërinë mund të them që është shumë e bukur, ne sapo hëngrëm mëngjesin në këtë natyrë kaq të bukur dhe ishte shumë i shijshëm, kafja ishte akoma më e mirë, dhe dielli është perfekt për këtë kohë të vitit. Sa i përket çmimeve çdo gjë ishte në një vije paralele me cilësinë e ushqimit dhe shërbimit”, thotë ajo.

Edhe vetë operatorët turistikë thonë se në këtë fazë të sezonit po dominojnë turistët britanikë, francezë e gjermanë.

Sipas tyre, fluksi pritet të nisë në qershor, ndërsa deri tani kushtet atmosferike kanë qenë në disfavor të turizmit.

”Dominojnë anglezët sepse kanë bërë edhe shumë marketing për ne dhe më pas francezët dhe gjermanët po i konsiderojmë pushues cilësorë. Nga qershori e tutje presim një sezon që nuk është parë deri tani në Ksamil, pasi nga qershori rregullohet koha dhe presim deri në shtator një fluks të madh sepse ka filluar sezoni shumë herët, problem këtë jave ka qenë vetëm koha”, shprehet Nevzad Salihi, operator turistik.

Industria e turizmit në Ksamil është përgatitur për fluks turistik më të lartë se një vit më parë.

Ksamili mbetet destinacioni i preferuar i të rinjve europianë që vizitojnë Shqipërinë./atsh/KultPlus.com

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Alkent Pozhegun, realizoi mozaik me drithëra të figurës së Mbretëreshës

Artisti Alkent Pozhegu njihet për stilin e tij te veçantë, i cili arrin që të krijojë vepra arti përmes drithërave, shkruan KultPlus.

Së fundmi, Pozhegu ka arritur që të krijojë një mozaik të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq ditë më parë.

Për punën e tij të palodhshme dhe magjike, mediat ndërkombëtare kanë kanë vendosur që të realizojnë storie për të.

Televizioni francez “EuroNews” ka realizuar një kronikë televizive, duke shfaqur punën dhe talentin e Pozhegut. “Artisti krijon portret për nder të Mbretëreshës duke përdorur drithëra (fara)”

Edhe një televizion tjetër, ABC, nga Mbretëria e Bashkuar ka realizuar një storie për Alkent Pozhegun, i cili deri tani veçse mban 3 rekorde botërore.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që ai po shfaqet nëpër media ndërkombëtare, pasi një gjë të tillë e ka bërë me vite. /KultPlus.com