Shpallen fituesit e “European Film Awards”

European Film Awards ka shpallur fituesit e edicionit të 34-të, shkruan KultPlus.

Bashkangjitur gjeni listën e plotë të fituesve:

  1. European Film: QUO VADIS, AIDA?
  2. European Comedy: NINJABABY
  3. European Discovery – PrixFripesci: PROMISING YOUNG WOMAN
  4. Eropean Documentary: FLEE / FLUGT
  5. European Animated Feature Film: FLEE / FLUGT
  6. European Short Film: MY UNCLE TUDOR / NANU TUDOR
  7. European Director:  QUO VADIS, AIDA?
  8. European Actress: QUO VADIS, AIDA?
  9. Erupoean Actor: THE FATHER
  10. European Screenwriter: THE FATHER
  11. European Cinematography: GREAT FREEDOM / GROSSE FREIHEIT
  12. European Editing: UNCLENCHING THE FISTS / РАЗЖИМАЯ КУЛАКИ (RAZZHIMAYA KULAKI)
  13. European Production Desing: NATURAL LIGHT / TERMÉSZETES FÉNY
  14. Erupoean Costume Desing: AMMONITE
  15. European Make – Up& Hair: TITANE
  16. European Original Score: GREAT FREEDOM / GROSSE FREIHEIT
  17. Eurpoean Sound: THE INNOCENTS / DE USKYLDIGE
  18. European Visual Effects: LAMB / DÝRIÐ
  19. European Lifetime Achievement: MARTA MESZAROS
  20. European Achievement In World Cinema: SUSANNE BIER
  21. Eurimages Co-Production Award: MARIA HEKERHOVD
  22. European University Film Award: FLEE / FLUGT
  23. Efa Award for Innovative Storytelling: SMALL AXE / KultPlus.com

Filmi për Srebrenicën ku luan Alban Ukaj, triumfon me tre çmime në ‘European Film Awards’

Filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?” nën regji të Jasmila Zhbaniqit, ka triumfuar në ‘European Film Awards’ me gjithsej tre çmime kryesore.

Në ceremoninë e sivjetme të “European Film Awards” në edicionin e 34-të të kësaj gare, filmi “Quo Vadis, Aida?” fitoi Çmimin për filmin më të mirë evropian, Çmimin për regjinë më mirë (Jasmila Zhbaniq) dhe aktoren më të mirë (Jasna Gjuriçiq).

Jasmila Žban, që fitoi çmimin për “Regjisorin më të mirë”, në fjalimin e saj falënderoi për bashkëpunimin gratë e Srebrenicës, ekipin e aktorëve me të cilët punoi në film, bashkëshortin e saj, producentin Damir Ibrahimoviç dhe vajzën e tyre për mbështetjen.

Falënderoj Gratë e Srebrenicës, të cilat janë zëri më i fortë i paqes sot. Po ashtu edhe vajzën time, e cila më frymëzon të jem më e përgjegjshme për gjeneratën e grave që do të ndërtojnë një Evropë më të mirë se ajo që kemi”, tha Zhbanić.

Pjesë e kastës së aktorëve të kësaj drame të fuqishme për masakrën e Srebrenicës, është edhe aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj. Ai luan rolin e Tarikut.

Kjo ishte hera e dytë që një film nga Bosnja ishte nominuar për “Oscar”, pas atij të vitit 2002 “No Man Land” i cili edhe arriti të shpërblehet në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”. Por nuk arriti ta marrë çmimin e madh, në ceremoninë që u mbajt në prill. / KultPlus.com

‘Pa Vend’ nga Samir Karahoda nominohet në ‘European Film Awards’

Filmi ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda është nominuar në Festivalin e Filmit ”European Film Awards”, ku konkuron për çmimin Evropian të filmit të shkurtër, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të European Film Awards në rrjetin social Facebook.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest dhe distribuohet nga Radiator IP Sales.

Ndërkaq, ekipi i filmit përbëhet nga:

Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati
/ KultPlus.com

Shpallen fituesit e “European Film Awards”

European Film Awards ka shpallur fituesit e edicionit të 33-të, shkruan KultPlus.

Bashkangjitur gjeni listën e plotë të fituesve:

  1. European Film: Another Round/ Drunk
  2. European Comedy: The big hit/ Un Triomphe
  3. European Discovery – PrixFripesci: Sole
  4. Eropean Documentary: Collective/ Colectiv
  5. European Animated Feature Film: Josep
  6. European Short Film: All cats are gray in the dark
  7. European Director:  Thomas Vinterberg për filmin Another Round/ Drunk
  8. European Actress: Paula Bear për UNDINE
  9. Erupoean Actor: Mads Mikkelsen për Another Round/ Drunk
  10. European Screenwriter: Thomas Vinterberg, Tobias Lindholm për Another Round/ Drunk
  11. European Cinematography: Matteo Cocco për Hidden Away
  12. European Editing: Maria Fantastica Valmori për Once Mor Unto the Breach
  13. European Production Desing: Cristina Casali për The Personal History of David Copperfield
  14. Erupoean Costume Desing: Ursula Patzal për Hidden Away
  15. European Make – Up& Hair: Yolanda Pina, Felix Terrero, Nacho Diaz
  16. European Original Score: Dascha Dauenhauer
  17. Eurpoean Sound: Yolande Descarin, Kristian Selin Eidnes Andersen
  18. European Film Effects: Inaki Madariaga
  19. Eurimages Co-Production Award: Luis Urbano
  20. European University Film Award: Saudi Runway
  21. Efa Award for Innovative Storytelling: Mark Cousins./ KultPlus.com

“European Film Awards” i 2020-s kthen sfidën në mundësi

Si shumë festivale të filmit, ekuivalenti evropian i “Oscars” mbahet në mënyrë digjitale. Organizatorët thonë se është një mundësi për të provuar gjëra të reja

Dashamirët e filmit dhe festivaleve, si dhe filmbërësit, e kanë vënë në dyshim prej muajsh: ceremonia e “European Film Awards” është caktuar të mbahet online. Gjatë këtij viti, me pandeminë e koronavirusit, të gjitha festivalet e mëdha, përfshirë Locarnon, Cannesin dhe Venecien, u detyruan t’i zhvendosin programet e tyre në format online, kështu që ishte fare e natyrshme që edhe “European Film Awards” të vepronte njësoj.

Duket sikur ngjarjet me tepihun e kuq janë kujtime të largëta nga e kaluara e lavdishme. Megjithatë, derisa festivale të tjera të filmit u detyruan t’i ricaktojnë oraret e tyre, organizatorët e edicionit të 33-të të “European Film Festival” kishin mjaftueshëm kohë për t’iu përshtatur rrethanave të pandemisë dhe për ta përsosur formatin e ri digjital.

Organizatori i ngjarjes, European Film Festival në Berlin (EFA), e ka quajtur atë si “një mënyrë tjetër të të shpalosurit të çmimit”.

Në vend të ngjarjes gala që ishte planifikuar të mbahej me 12 dhjetor në Reykjavik, Islandë, filmat shpërblehen në një varg ceremonish virtuale që kanë nisur prej të martës së kësaj jave. Ceremonia e fundme do të zërë vend sonte.

Kalimi në formatin digjital nuk ishte aq i thjeshtë.

“Vendimi nuk ishte i lehtë për ne”, ka thënë Mike Downey, kryesues i bordit të “European Film Academy” në Berlin. Në të njëjtën kohë ai ka premtuar se ngjarjet do të jenë të veçanta dhe më shumë sesa veç zgjedhje e përkohshme: “Nevoja është nëna e të gjitha zbulimeve”, ka thënë Downey, i cili është edhe producent filmi nga Irlanda. Formati i ri është menduar t’i frymëzojë ngjarjet e ardhshme të “European Film Academy”.

Mundësia për të vënë në pikëpyetje formatin e ceremonisë së çmimeve në industrinë e filmit ishte një prej pasojave të rralla, por pozitive, të pandemisë së koronavirusit. Mundësitë janë reflektuar edhe në programin e sivjetmë të “European Film Awards”.

Derisa ceremonitë e çmimeve në festivalet e mëdha të filmit ishin parësisht ngjarje glamuroze në të cilat kremtoheshin VIP-at e industrisë së filmit, fokusi tashmë ka ndryshuar ndjeshëm.

Një shembull është ngjarja e EFA-s, e 8 dhjetorit. Në panelin e diskutimit, të quajtur “From Survival to Revival: Building the Post-Covid Future”, filmbërës të njohur diskutojnë riorganizimin thelbësor të industrisë evropiane të filmit.

Rrallë të ketë ndodhur që hapja e festivalit të filmit të jetë fokusuar kaq shumë në njerëzit që punojnë prapa kamerave, prapa vendeve të sajuara me kujdes, ashtu sikundër edhe për punonjësit e teatrit dhe kompanitë e produksionit – të gjithë kontribuuesit e industrisë së filmit që nuk marrin pjesë në ndriçimin e tepihut të kuq. Dhe për këtë s’ka pasur kurrë më shumë nevojë në industri siç ka pasur gjatë këtij viti të pandemisë COVID-19, ku u humbën kaq shumë vende pune.

Vëmendje sivjet marrin edhe kategori të tjera më pak prestigjioze.

Megjithatë, ngjarja e madhe është ende ceremonia e fundme e çmimeve sonte më 12 dhjetor, kur do të jepen çmimet kryesore, përfshirë edhe kategorinë kryesore “Best European Film”, që është votuar prej 3800 anëtarëve të Akademisë së Filmit. Vëmendje do të marrin edhe çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë, sikundër edhe ato për regjisorin, skenarin dhe filmin më të mirë dokumentar.

Lista e ngushtë e 2020-s në kategoritë përkatëse është zgjeruar për herë të parë nga pesë filma në gjashtë dhe kjo ka sjellë larushi më të madhe në filma. Krahas produksionit polak “Corpus Christi”, filmi danez-suedez “Druk” dhe drama sociale italiane “Martin Eden”, kanë që të dyja nga katër nominime. Filmi çek “The Painted Birs” është duke u marrë parasysh, tok me dy filma gjermanë.

Përshtatja e shumëpërfolur e filmit nga libri “Berlin Alexanderplatz” po garon për filmin më të mirë. Edhe skenaristi i filmit, Martin Behnke, dhe regjisori Burhan Qurbani janë nominuar për skenarin më të mirë. Një tjetër film gjerman, drama e dashurisë e Christian Petzoldit “Undine”, do të garojë në kategorinë e filmit më të mirë evropian.

Ylli i këtij filmi, aktorja 25-vjeçare gjermane Paula Beer, garon për aktoren më të mirë kryesore, duke u vënë në garë të drejtpërdrejtë me bashkatdhetaren Nina Hoss, që luan rolin kryesor në filmin zviceran “My Little Sister”.

Në kategorinë për aktorin më të mirë evropian, Mads Mikkelsen nga produksioni danez-suedezo “Another Round”, që është nominuar tashmë katër herë për çmime, do të garojë kundër jo shumë të njohurit aktor nga Kroacia, Goran Bogdan, që konsiderohet favorit për rolin e tij si një baba i dëshpëruar në filmin “Otac”.

Më 2021, “European Film Academy” shpreson të fitojë çmimin e njohur të filmit gjatë një ceremonie në Gjermani. Ngjarja mbahet çdo dy vjet në Berlin, ku edhe ndodhet akademia.

Por, qyteti i Reykjavikut, në Islandë, që ishte vendi i planifikuar për ceremoninë e këtij viti, nuk do të mbetet duarzbrazur: ai do të jetë logu i 2022-s. Në një mënyrë ose tjetër, pandemia e koronavirusit ka ndryshuar industrinë e filmit me festivalet dhe ceremonitë e çmimeve gjatë viteve në vazhdim. /DW/ Koha/ KultPlus.com