Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021, Shqipëria e dyta

Sonte, siç tashmë është bërë e ditur, mbahet nata finale e Eurovision-t. Gjithsej 26 artistë do të ngjiten në skenën e madhe të këtij festivali, i cili këtë vit zë vend në ”Ahoy Arena” në Rotterdam të Holandës, përcjell KultPlus.

Në këtë natë, si finalistë do të performojnë edhe dy shqiptarë, Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën.

Të dy këngëtarët me origjinë shqiptare kënduan në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, ku falë interpretimit fantastik, arritën që ta kualifikojnë secili shtetin e tyre reprezentues në finale.

Tani, Eurovision ka publikuar listën e plotë të 26 shteteve përkatëse me numrin rendor të paraqitjes, që njëherësh paraqet edhe numrin me të cilin ata do të votohen nga publiku.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë).

Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti, dhe si rrjedhojë mban kodin “11” për të ata që duan ta votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën). / KultPlus.com

Pas Anxhela Peristerit, Gjon’s Tears mahnitë me performancë në Eurovision (VIDEO)

Pas Anxhela Peristerit, edhe një shqiptar tjetër rrëmbeu zemrat e publikut të Eurovision-it. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën, shkruan KultPlus.

Ai performoi live i 16-me radhë, e që njëherësh 16 është kodi përmes së cilit të gjithë shikuesit mund ta votojnë atë.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet. / KultPlus.com

Anxhela Peristeri pushton skenën e Eurovisionit (VIDEO)

Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.

Më poshtë gjeni tabelën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni për Shqipërinë. / KultPlus.com

Ukraina ka zgjedhur këngën përfaqësuese për Eurovision 2021 (VIDEO)

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ka njoftuar tashmë listën zyrtare me 41 shtete që do të marrin pjesë në festivalin më të madh të muzikës, “Eurovision Song Contest” i cili do të rikthehet vitin e ardhshëm, shkruan KultPlus.

Pas anulimit të festivalit këtë vit për shkak të COVID-19, edicioni i 65-të i Eurovisionit, do të organizohet nga EBU bashkë me tre televizionet holandeze NPO, NOS dhe AVROTROS, pasi Holanda është fituesi i fundit i këtij festivali.

Ndërsa Ukraina sot ka prezantuar këngën me të cilën do të përfaqësohet në Eurovision 2021.

Është grupi ukrainas elektro-folk ‘Go_A’ të cilët ishin vendosur të përfaqësonin Ukrainën në Eurovision Song Contest 2020 në Roterdam, Hollandë, me këngën “Solovey” dhe tashmë zyrtarisht ata janë pjesë e Eurovision 2021.

Kujtojmë që janë 41 shtete të cilët do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Rotterdam të Holandës më 18,20 dhe 22 maj 2021./ KultPlus.com

Publikohet lista zyrtare me 41 shtete pjesëmarrëse në Eurovision 2021

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ka publikuar sot listën zyrtare me 41 shtete që do të marrin pjesë në festivalin më të madh të muzikës, “Eurvision Song Contest” i cili do të rikthehet vitin e ardhshëm.

Pas anulimit të festivalit këtë vit për shkak të COVID-19, edicioni i 65-të i Eurovisionit, do të organizohet nga EBU bashkë me tre televizionet holandeze NPO, NOS dhe AVROTROS, pasi Holanda është fituesi i fundit i këtij festivali.

Janë 41 shtete të cilët do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Rotterdam të Holandës më 18,20 dhe 22 maj 2021, transmeton Zeri.info.

Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i Eurovisionit, tha se janë mirënjohës për angazhimin e 41 transmetuesve pjesëmarrës për të ndihmuar rikthimin e garës “Eurovision Song Contest 2021”.

“Ne kemi renditjen e saktë të njëjtë të vendeve që do të kishin konkurruar në vitin 2020 dhe ne jemi të entuziazmuar që të gjithë do të kthehen vitin e ardhshëm. Së bashku me transmetuesit tanë pritës, ne po vazhdojmë të zhvillojmë 4 skenarë të ndryshëm dhe të mbajmë një kontakt me të gjithë pjesëmarrësit. Ekipi nga NPO, NOS dhe AVROTROS po punojnë shumë për të siguruar që Eurovision Song Contest do të sigurojë ngazëllimin dhe inovacionin e pritur nga mbi 180 milion shikues, pavarësisht nga rrethanat sfiduese”, ka thënë Österdahl

Listës i prinë Shqipëria, ndërsa që nga viti 2015 pjesëmarrës në këtë event është edhe Australia, ndërsa Kosova as këtë vit nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në këtë festival./ KultPlus.com

Merret vendimi përfundimtar për “Eurovision 2021”

Pas shumë dyshimeve rreth asaj se a do të jetë e mundur që vitin e ardhshëm të organizohet festivali “Eurovision”, EBU ka dalë me vendim përfundimtar.

Në faqen zyrtare të festivalit është konfirmuar se “Eurovision” do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Netët gjysmëfinale do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

Në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i festivalit, organizatorët kanë punuar katër skenarë të mundshëm se si mund të bëhet organizimi i “Eurovision”.

“Eurovision” ishte planifikuar që këtë vit të mbahet në Holandë, por për shkak të pandemisë COVID-19 ngjarja është anuluar.

Andaj, EBU në bashkëpunim me transmetuesit holandezë NPO, NOS dhe AVROTROS kanë punuar në 4 skenarë bazë për mbajtjen e festivalit.

Skenari i parë parasheh që gara të zhvillohet normalisht në Roterdam dhe të organizohen edhe të tjera aktivitete. Por, e gjithë kjo varet nga ajo se a do të shpërndahet vaksina e mundshme dhe disponueshmëria e një testimi të besueshëm.

Skenari i dytë parasheh që “Eurovision” të zhvillohet me distancë 1.5 metra për të gjithë të pranishmit dhe duhet të ketë kufizime në staf.

Skenari i tretë parasheh mbajtjen e festivalit me kufizime në udhëtim dhe njëherësh kufizim të audiencës.

Nëse ka ekip që nuk mund të udhëtojë, atëherë artistët mund ta kryejnë performancën nga vendi i tyre.

Dhe skenari i fundit parasheh që “Eurovisioni” të mbahet në mbyllje. Kjo planifikohet në rast se Holanda përfundon në izolim sërish dhe me këtë rast gara do të zhvillohet pa audiencë, ndoshta edhe pa aktivitete brenda Roterdamit.

Ky skenar do të realizohej në atë mënyrë artistët të këndonin nga vendet e tyre. / Rtk / KultPlus.com

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEurovisionSongContest%2Fposts%2F10158724726343007&width=500

Arilena nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021

Me anulimin e garës në Eurovision Song Contest, organizatorët e kanë lënë në dorën e shteteve nëse dëshirojnë të ndryshojnë përfaqësuesit apo do ti dërgojnë të njëjtit me këngë të re.

Derisa shumë vende kanë konfirmuar ridërgimin e emrave të njëjtë, Shqipëria tashmë ka konfirmuar se do ta mbaj festivalin që dërgon artistin në skenën europiane.

Kjo do të thotë se Arilena nuk do të shkoj në mënyrë automatike, teksa gjasat që ajo të shkoj sërish janë vetëm nëse merr pjesë prapë në garën e festivalit të televizionit publik në Shqipëri.

Mirëpo, për shkak të gjendjes aktuale ku nuk janë të lejuara udhëtimet, duket se Arilena e ka të pamundur të paktën tani për tani të udhëtoj nga Amerikë, atje ku po punon për projektet e saj për të krijuar një tjetër material për kompeticion.

Mirëpo, një gjë dihet se artistët që dëshirojnë të marrin pjesë kanë kohë deri në shtator për të punuar në projektet e tyre pasiqë në muajin e nëntë hapet konkursi për pranimin e këngëve për festivalin e dhjetorit. / KultPlus.com