Shqipëria do të hapë netët e gjysmëfinaleve në Eurovision 2022

Shqipëria do të hapë netët e gjysmëfinaleve për Eurovision Song Contest 2022, ndërkohë që ato do t’i mbyllë Republika Çeke.

Përcaktimi i rendit të daljes në gjysmëfinale është hapi i ri drejt Eurovision Song Contest 2022, i planifikuar për në Torino nga 10 deri më 14 maj.

Pas shortit të alokimit, që më 25 janar vendosi me short vendet konkurruese të natës së parë dhe të dytë, më 10 dhe 12 maj, kishte ardhur koha e përcaktimit edhe të rendit të daljes, 17 vende në natën e parë gjysmëfinale dhe 18 në të dytën.

Vendeve të kualifikuara pas gjysmëfinales do t’u shtohen të ashtuquajturit Big Five – Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe, që shkojnë direkt në finalen e 14 majit dhe kanë të drejtë vote edhe në gjysmëfinale: Italia dhe Franca natën e parë dhe Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania në natën e dytë.

Eurovision Song Contest 2022 do ta prezantojnë Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika./ KultPlus.com

Ukraina do të marrë pjesë në ‘Eurovision 2022’ (VIDEO)

Bendi ukrainas i quajtur “Kalush Orchestra” ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në “Eurovizion 2022”, por jo personalisht pasi që Vladimir Putin poshtoi vendin.

Ky bend folk-rep këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, me ç’rast anëtarët e tij treguan se paraprakisht do të xhirojnë performancën, këtë nga një vend i sigurt.

Ata në rrjetet sociale po ashtu shkruan se përkundër luftimeve në Ukrainë, bendi “Kalush Orchestra” videon e xhiruar do t’ua dërgojnë organizatorëve të garës së këndimit, e në rast se fitojnë, atëherë delegacioni i tyre do të udhëtojë për në Itali që të interpretojë live për tërë Evropën.

Ky njoftim erdhi pasi që Rusisë iu ndalua të marrë pjesë në Evrovizion për shkak se pushtoi Ukrainën.

Me këtë rast, Unioni Transmetues i Garës në një njoftim tha se përfshirja e Rusisë në garë muajin maj do t’i jepte reputacion të keq asaj.

Përgjegjës të Eurovision-it, para këtij lajmi fillimisht njoftuan se do të pranonin Rusinë të marë pjesë në të, por më pas u përballën me kritika nga vendet përfshirëse, si Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda.

Bendi “Kalush Orchestra” tani për tani po bëjnë provat e këndimit ndaras të këngës ‘Stefania’, me të cilën do të përfaqësiojnë Ukrainën. Këngëtari i bendit, Oleh Psiuk ka thënë se kënga është si një himn për vendin e tij. Ai këtë e ka thënë në një intervistë për Sky News. 

“Natyrisht këngën ia dedikoj nënës time, por ajo i dedikohet edhe nënave të tjera”, ka thënë ai.

Pas lajmit për ndalimin e Rusisë në pjesëmarrje në Evrovizion 2022, u bë e ditur po ashtu se as rusët nuk mund të votojnë për këngët përfaqësuese, pasi që do t’u bllokohet e drejta e votimit./ KultPlus.com

Shtohen dy shtete të reja në listën e ‘Eurovision 2022’

41 shtete do të konkurrojnë në “Eurovision Song Contest 2022”, njofton Unioni Europian i Transmetuesve.

Konkursi i 66-të do të mbahet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 Maj. 39 vendet që morën pjesë në konkursin 2021 rikthehen sërish, ku është shtuar Mali i Zi dhe Armenia, transmeton KultPlus.

“Ne jemi aq të ngazëllyer që kemi edhe një herë mbi 40 transmetues që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision”, tha mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit Martin Osterdahl. “Eurovision Song Contest do të ofrojë emocionin dhe spektaklin  e avancuar të artit që pritet nga rreth 200 milionë shikues”.

EBU tha se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen me të ashtuquajturit “Pesë mbështetësit kryesorë financiarë” – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Në festivalin Eurovision 2021, Italia rrëmbeu vendin e parë me hitin “Zitti e Buoni” nga Maneskin, ndërsa Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21. Ende nuk dihet emri i këngëtarit që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë event të rendësishëm deri në shpalljen e fituesit nga Festivali i fundvitit të Radio Televizionit Shqiptar. / KultPlus.com

Publikohet lista zyrtare me 41 shtete pjesëmarrëse në ‘Eurovision 2022’

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ka publikuar sot listën zyrtare me 41 shtete që do të marrin pjesë në festivalin më të madh të muzikës, “Eurvision Song Contest” i cili do të rikthehet majin e ardhshëm.

Fansat e konkursit vitin tjetër do të mirëpresin ARMTV nga Armenia dhe RTCG nga Mali i Zi, që do të kthehen pas një kohe për herë të parë që nga Tel Aviv 2019.

Konkursi i 66-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe anëtari i tij italian Rai, do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos më 10, 12 dhe 14 maj 2022.

Të 39 transmetuesit pjesëmarrës nga viti 2021 do të rikthehen edhe vitin e ardhshëm, me bashkimin e ARMTV dhe RTCG.

Martin Osterdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, tha: “Ne jemi aq të ngazëllyer sa kemi edhe një herë mbi 40 transmetues që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision në Torino majin e ardhshëm”.

“Ekipi nga Rai po punon shumë në përgatitjet për të mirëpritur të gjithë delegacionet në një vend dhe duke siguruar që Konkursi i Këngës në Eurovision do të sigurojë emocionin dhe spektaklin më të avancuar të pritur nga gati 200 milionë shikues”.

Simona Martorelli dhe Claudio Fasulo nga Rai shtuan: “Pas 31 vitesh, Italia është krenare që pret përsëri Konkursin e Këngës në Eurovision! Si producentë ekzekutiv, ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të krijuar këtë ngjarje të mahnitshme dhe për të mirëpritur delegacione nga 41 kombe në Torino”.

“Mbi të gjitha, ne besojmë fuqishëm se Konkursi i Këngës në Eurovision do të na lejojë të shfaqim dhe ndajmë bukurinë e Italisë me një audiencë globale përmes elementeve që na bashkojnë të gjithëve: muzikën dhe harmoninë”.

Eurovision 2022 do të mbahet në Itali

Italia fitoi të drejtën për të organizuar ngjarjen e vitit të ardhshëm me fitoren e grupit Maneskin me këngën “Zitti e Buoni”.

Rai do të presë Konkursin e Këngës në Eurovision për herë të tretë, pasi e kishte organizuar më parë ngjarjen në Napoli në 1965 dhe Romë në 1991.

Më shumë detaje rreth Konkursit të Këngës në Eurovision 2022, përfshirë sloganin për ngjarjen dhe detajet mbi shitjen e biletave, do të zbulohen në muajt e ardhshëm.

Vendet e mëposhtme (dhe transmetuesit anëtarë të EBU) do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2022 në Torino:

Albania (RTSH)

Armenia (AMPTV)

Australia (SBS)*

Austria (ORF)

Azerbaijan (Ictimai TV)

Belgium (RTBF)

Bulgaria (BNT)

Croatia (HRT)

Cyprus (CyBC)

Czech Republic (CT)

Denmark (DR)

Estonia (ERR)

Finland (YLE)

France (FT)

Germany (ARD/NDR)

Georgia (GPB)

Greece (ERT)

Iceland (RUV)

Ireland (RTE)

Israel (KAN)

Italy (RAI)

Latvia (LTV)

Lithuania (LRT)

Malta (PBS)

Moldova (TRM)

Montenegro (RTCG)

Netherlands (AVROTROS)

North Macedonia (MKRTV)

Norway (NRK)

Poland (TVP)

Portugal (RTP)

Romania (TVR)

Russia (RTR)

San Marino (RTV)

Serbia (RTS)

Slovenia (RTVSLO)

Spain (TVE)

Sëeden (SVT)

Switzerland (SRG SSR)

Ukraine (UA:PBC)

United Kingdom (BBC)./KultPlus.com

Roma nuk do të organizojë ‘Eurovision 2022’

Roma nuk do të ketë mundësinë të presë festivalin europian të këngës Eurovision për vitin 2022.

Kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi Maneskin vitin e kaluar do të mbahet në Itali, por jo në “qytetin e përjetshëm”, siç ishte parashikuar më herët. Motivi është se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë dhe për këtë arsye në listë janë 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino, transmeton KultPlus.

Sipas disa burimeve për mediat italiane, autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej Eurosong 2022, por teknikët e EBU që merren me organizimin e eventit e kanë refuzuar duke thënë se nuk përmbush disa nga kushtet e nevojshme.

Më pas, bashkia ka propozuar disa vende alternative mes të cilave dhe Cinecitta apo Panairin e ri të Romës, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar e përshtatshme. / KultPlus.com