Qyteti pritës i Eurovizion 2025 do të jetë Bazeli i Zvicrës, ndërsa rena do të jetë Shën Jakobshalle. Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tre shfaqjet live do të fillojnë në orën 21:00.
Kjo do të jetë hera e tretë që gara do të mbahet në Zvicër. Vendi gjithashtu priti Eurovizionin në vitet 1956 dhe 1989.
Katër qytete ishin në garën e qytetit pritës: Bazeli, Berna, Gjeneva dhe Zyrih.
Nemo nga Zvicra u kurorëzua fituesi i Eurovizionit të 68-të me këngën ” The Code”. Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, por pavarësisht një performance elektrizuese, nuk mundi të prekë finalen./rtsh/KultPlus.com