Jonida Maliqi në Eurovision do të duket si mbretëreshë ilire

Këngëtarja Jonida Maliqi, ka zbuluar pak nga veshja që do ta ketë në natën kur do të ngjitet në skenën e Eurovisionit.

Në një intervistë për emsionin “N’Za”, Jonida ka zbuluar disa detaje nga përfaqësimi i saj në skenën e Eurovisionit, ku mes tjerash ka treguar se fustani i saj, i cili është punuar nga disenjatori Ardi Asllani, do të jetë me filigran ari dhe do të ketë elemente etnike ilire, transmeton Magazina.al

“Në fustan do të ketë filigran ari, ku do të përfaqësohet më së miri etnika shqiptare, iliriane, jo folklorike, e modernizuar, diçka unike, fustani do të jetë një vepër arti”, ka thënë Jonida.

Nga kjo lë të kuptohet se këngëtarja shqiptare në natën e 16 majit në skenën e Eurovisionit, do të duket si një mbretëreshë ilire.

Kujtojmë që kënga “Ktheju Tokës”, po vlerësohet nga publiku evropian duke u radhitur në maja të sondazheve si kënga më e mirë e këtij viti në Eurovision./Magazina.al/KultPlus.com