Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen e Bazelit në maj.
Një zëdhënës konfirmoi se diskutimet janë zhvilluar, por asgjë nuk është ende përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh betejën e vazhdueshme të këngëtares me një gjendje të rëndë neurologjike, sindromën prej së cilës këngëtarja përballet prej vitesh.
Ylli 56-vjeçar kanadez ka vuajtur nga spazma të dhimbshme të muskujve prej vitesh dhe çdo performancë e mundshme do të ishte një vendim i minutës së fundit.
Pavarësisht sëmundjes, Dion e bëri publike rikthimin e saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit vitin e kaluar, duke shënuar performancën e saj të parë që nga viti 2019. Në nëntor, ajo u ngjit në skenë edhe në Arabinë Saudite.
Në vitin 1988, e huazuar nga Kanadaja, Dion fitoi garën për Zvicrën me vetëm një pikë me “Ne Partez Pas Sans Moi”, një fitore që ndihmoi në nisjen e karrierës së saj të klasit botëror.
Konkursi më i madh muzikor në botë, me mbi 150 milionë shikues, do të zhvillohet nga 10 deri më 17 maj në St Jakobshalle në Bazel.
Veprimtaria do të drejtohet nga prezantuesja Michelle Hunziker, artistja e kabaresë Hazel Brugger dhe këngëtarja Sandra Studer./ KultPlus.com
