Sot në Holandë mbahet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë dhe Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.
Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndez” skenën me performancë dhe zërin e saj.
Me këngën “Karma”, Anxhela do të pushtojë skenën e madhe të “Eurovisionit” nën tingujt e muzikës shqiptare. Anxhela do të dalë e 11-ta në radhë dhe nëse ajo kalon, atëherë do të jetë pjesë e finales.
Për Anxhelën mund të votojnë vetëm shqiptarët jashtë vendit dhe në foton e shpërndarë nga vetë këngëtarja shqiptarët do të votojnë me sms duke dërguar tekstin 11 në numrin e telefonit sipas shtetit ku jetojnë. / KultPlus.com
Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit Eurovision ku edhe janë zgjedhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.
Faqja e Eurovision në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar.
Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.
Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj. / KultPlus.com
ESCXTRA.com kanë qenë live për ditën e shtatë të provave përpara “Eurovision Song Contest 2021” që do të zhvillohet në Rotterdam Ahoy në Holandë.
Vendet që bënë prova këtë ditë në rend kronologjik ishin: Georgia, Shqipëria, Portugalia, Bullgaria, Finlanda, Letonia, Zvicra dhe Danimarka.
Artistja e njohur Anxhela Peristeri sivjet përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” me këngën e saj “Karma”.
Dhe më poshtë ju sjellim komentet për provën e dytë të sotme:
Ashtu si me Georgia, ne nuk e shohim me të vërtetë që Shqipëria ndryshon shumë gjatë provës së tyre të dytë. Anxhela Peristeri është duke befasuar absolutisht me vokalin e saj dhe kjo vlen për një meritë. Ishte vetëm 10:35 e mëngjesit dhe ajo po ‘shpërthente’ me paraqitjen sikurse nuk ka nesër prova të tjera. Ajo po ecën mjaft mirë.
Ngjyrat mbesin të njëjtat: e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat mbizotëruese.
Ky është një interpretim shumë kompetent me një performuese shumë tërheqëse. Efektet janë vënë gjatë pjesëve më pak emocionuese të këngës për të mbajtur shikuesit të vëmendshëm. / KultPlus.com
Me shkëlqimin dhe organizimin që të lë pa frymë, Eurovision është rikthyer. I detyruar të anulojë festivalin ekstravagant të këngës vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Holanda po pret këtë javë një edicion me përmbajtje cilësore, me Francën favorite një herë për një herë.
Rreth 3 500 persona, me kushtin e prezantimit të një testi negativ, por pa maska, do të marrin pjesë në finalen e konkursit në qytetin portual të Roterdamit. Kandidatët do të mbyllen në një “flluskë të veçantë”.
Francezja, Barbara Pravi, shpesh e krahasuar me Edith Piaf, është klasifikuar në krye të parashikimeve me këngën e saj “Voila” dhe mund të mundësojë për “Hexagon”-in të marrë fitoren e parë në 44 vjet. Ajo ndiqet nga Italia dhe Malta.
Ndërkohë që vaksinimi ka mundësuar për vendet europiane lehtësimin e masave shëndetësore, holanda ka autoriuar zyrtarisht pjesëmarrjen e publikut në ngjarje në fund të prillit.
“Të presësh Eurovision-in në këtë periudhë të veçantë nuk është një përgjegjësi që e kemi marrë me lehtësi”, theksoi drejtori ekzekutiv i konkursit, Martin Oesterdahl.
Edicioni 2020 i Eurovision u anulua për herë të parë në historinë e kompeticioneve për shkak të pandemisë.
Për spektatorët e mësuar të shohin një valë flamujsh dhe artistë nga e gjithë bota duke përqafuar njëri-tjetrin në ekranet e tyre të vogla, edicioni 2021 premton të jetë disi ndryshe.
Ndërsa shumica e kandidatëve, nga 39 vende, do të udhëtojnë në Roterdam, të tjerët, si Austria do të marrin pjesë përmes videove të pararegjistruara.
Delegacionet kombëtare në vend janë gjithashtu subjekt i rregullave të rrepta, duke përfshirë ndarjen e rreptë nga publiku dhe detyrimin për t’u testuar për COVID-19 çdo 48 orë./ atsh / KultPlus.com
Anxhela Peristeri ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.
Këngëtarja bëri një paraqitje duke u shfaqur e vetme në skenë dhe interpretoi këngën më shumë pasion.
Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale për paraqitjen e saj në festival, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme duke e vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.
Ajo garon me këngën ‘Karma’ e cila është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.
Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit. / KultPlus.com
Gara e Këngës “Eurovision” ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të nisin provat e para skenike të këngëtarëve të cilët marrin pjesë në festivalin e sivjetmë.
“Eurovisioni” po ashtu ka publikuar pamje nga hapësira ku do të zhvillohet gara e madhe evropiane e që vjen me disa ndryshime për shkak të pandemisë me COVID-19.
Siç shihet në foto, të gjitha përgatitjet teknike janë kryer tashmë në stadiumin ku do të mbahet kjo ngjarje e ajo që bie në sy është se për dallim nga vitet paraprake, në pjesën e fushës do të qëndrojnë vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.
Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.
Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”. /koha/ KultPlus.com
Transmetuesi kombëtar australian SBS njoftoi sot se përfaqësuesja e tyre në festivalin evropian “Eurovision Song Contest”, Montaigne dhe i gjithë delegacioni australian nuk do të udhëtojnë për në Rotterdam të Holandës, për të marrë pjesë ne festival.
Udhëtimi i delegacionit australian për në Evropë është bërë i pamundur për shkak të masave që ka marrë Australia për COVID-19, transmeton Zeri.info.
Që nga marsi i kaluar kur ndodhi shpërthimi i koronavirusit, qeveria australiane ka mbyllur të gjithë kufijtë dhe ka ndaluar fluturimet ndërkombëtare nga dhe drejt Australisë, duke synuar të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit brenda vendit.
Pasi këngëtarja Montaigne nuk do të jetë e pranishme në arenën “Ahoy” në Rotterdam gjatë netëve sa do mbahet “Eurovisioni”, performanca e saj do të xhirohet dhe do të transmetohet në natën e parë të festivalit, më 18 maj.
“Australia ka përqafuar frymën e Eurovisionit për më shumë se 35 vjet në SBS dhe afeksioni dhe emocioni ynë për konkursin ka vazhduar të rritet prejse kemi garuar për herë të parë në Vjenë më 2015.
Në vitin 2021 Australia do të garojë përsëri në garën më të madh të këngës, por kësaj here artisti ynë, Montaigne, do të interpretojë nga shtëpia dhe jo jashtë vendit”, ka thënë Josh Martin, shefi i delegacionit të Australisë në Eurovision.
Eurovisioni këtë vit mbahet nga datat 18, 20 dhe 22 maj dhe pritet të ketë numër të kufizuar të publikut vendas në arenen “Ahoy” në Rotterdam të Holandës.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila do të ngjitet në skenë në natën e dytë, më 20 maj. /Zëri / KultPlus.com
Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.
Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit. Në këtë skenë do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.
Për shkak të pandemisë bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.
Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Këngës. / KultPlus.com
Gara e muzikës Eurovision ka marrë dritën e gjelbër për të lejuar praninë e 3.500 shikuesve në arenë si pjesë e një testimi nga Qeveria e Holandës, raporton BBC, transmeton KultPlus.
Gara vjetore e muzikës do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.
Sipas planit, arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për COVID-19 para se të lejohen brenda.
Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.
Ata kanë thënë se do të njoftojnë për më tepër detaje në javët në vijim se si mund të lejohen në mënyrë të sigurt të shikuesve në arenën Ahoy në Rotterdam.
Njoftimi pason pas një prove të ngjashme kur janë lejuar 1.500 adhurues në festival të muzikës në afërsi të Amsterdamit në mars dhe 5.000 tifozë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 që Holanda e luajti të shtunën me Letoninë. / KultPlus.com
Eurovisioni ka ndaluar Bjellorusinë të marrë pjesë në konkursin e këtij viti me këngën ‘I will teach you’, e cila tallet me protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër diktatorit Alexander Lukashenko.
Kënga, e realizuar nga grupi ‘Galasy ZMesta’, u zgjodh nga transmetuesi kombëtar i Bjellorusisë për të konkurruar në Holandë në maj, në vend se të zgjidhej me një votim publik siç ishin hyrjet e tjera në vitet e fundit, njofton Guardian.
‘Galasy ZMesta’ kanë qenë mbështetës të zëshëm të regjimit të Lukashenkos, duke shkruar në faqen e tyre të internetit se ata ‘nuk mund të qëndrojnë indiferentë’ ndërsa protestuesit ‘po përpiqeshin të prishnin vendin që ne e duam dhe në të cilin jetojmë’. I pari i grupit, Dmitry Butakov, një ish-përkthyes ushtarak, ka thënë se ai ka një mentalitet “sovjetik” dhe ende e ka të vështirë të pranojë rrëzimin e BRSS.
Protestat masive shpërthyen në ish-shtetin sovjetik verën e kaluar kur Lukashenko, i cili ka qeverisur me Bjellorusinë për 26 vjet, pretendoi për fitore në zgjedhjet e manipuluara. Në një moment, protestat u dukën se rrëzuan regjimin e tij, por policia u përgjigj me një goditje të dhunshme, duke torturuar protestuesit e arrestuar dhe duke detyruar figurat e opozitës të largohen nga vendi.
Butakov e përshkroi këngën në gjuhën ruse si satirike dhe ka thënë se nuk i drejtohej lëvizjes së protestës. Por Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili drejton konkursin, ka thënë se kishte ngjyrë politike brenda tekstit të këngës.
EBU ka thënë se Bjellorusia do të duhet të rishkruajë këngën, të tentojë për një hyrje tjetër ose të përballet me skualifikim.
Përveç burgosjes së disa prej politikanëve opozitarë dhe protestueseve, regjimi i Lukashenkos ka burgosur edhe disa gazetarë që mbuluan protestat në Bjellorusi./ KultPlus.com
Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) së bashku me transmetuesit hollandezë dhe organizatorët e konkursit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë botuar protokollin e gjerë COVID-19 për Shëndetin dhe Sigurinë për Konkursin e Këngës Eurovision, siç zbulohet në një njoftim për shtyp të ndarë sot, përcjellë KultPlus.
Protokolli i plotë detajon masat që të gjithë individët e akredituar (ata që punojnë ose garojnë në Eurovision Song Contest) do të duhet të respektojnë për të marrë pjesë në konkursin në Roterdam.
Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest, shpjegon:
“Fryma dhe tradita e Konkursit të Këngës në Eurovision ka të bëjë me bashkimin e Evropës në një skenë dhe ne jemi akoma të vendosur për ta arritur këtë në Roterdam në muajin maj. Ne jemi duke ecur përpara me planet tona për të prodhuar një garë të sigurt të këngës në Eurovision, me të gjithë artistët që interpretojnë drejtpërdrejt në Roterdam. Ky protokoll demonstron përkushtimin tonë për ta realizuar këtë, me shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve që marrin pjesë, përfshirë ekuipazhin dhe shtypin, si përparësia jonë kryesore.”
Sipas Skenarit B, numri i njerëzve në secilin delegacion është zvogëluar nga botimet e mëparshme, dhe numri i gazetarëve që mund të marrin pjesë në këtë ngjarje do të kufizohet gjithashtu në 500 me 1000 të tjerë në gjendje të mbulojnë shfaqjen në një qendër të re për shtyp online.
Më shumë detaje mbi planifikimin e paparashikuara për Eurovision Song Contest 2021 mund të gjeni këtu. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.
“Karma” është kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.
Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive këngëtare, që do të bëjnë edhe më mirë prezantimin e këngës.
Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it. / KultPlus.com
Skenari i parë është përjashtuar për këtë festival, duke lënë edhe tre skenarë të mundshëm akoma në lojë për “Eurovision Song Contest 2021”.
Vitin e kaluar, u njoftua se do të kishte 4 skenarë të mundshëm në të cilët festivali mund të zhvillohej më 2021, shkruan Eurovision.tv, transmeton KultPlus.
Ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë, është bërë e qartë se cili skenar nuk është më i zbatueshëm.
Çfarë dihet deri më tani?
Ngjarja do të zhvillohet patjetër më 18, 20 dhe 22 maj. Me pak më shumë se 3 muaj kohë, organizatorët e Eurovision Song Contest 2021 kanë rënë dakord për një qasje të vendosur, por realiste në fazën e fundit të përgatitjeve.
Sigurisht, shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve është përparësia kryesore.
Në përgjigje të pandemisë së koronavirusit në vazhdim, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) së bashku me transmetuesit Holandezë nikoqirë NPO, NOS dhe AVROTROS dhe qyteti i Roterdamit kanë përjashtuar që festivali i 65-të mund të zhvillohet ‘si normal’ këtë vit.
Kjo do të thotë që Skenari A nuk do të vazhdojë përpara.
“Festivali i Këngës Eurovision patjetër do të bëjë kthimin e tij të mirëpritur këtë maj, megjithë pandeminë, por, në rrethanat mbizotëruese, është për fat të keq e pamundur të mbajmë ngjarjen në mënyrën siç jemi mësuar”, tha Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i Festivalit të Këngës “Eurovision”.
“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e ri dhe mbështetjen nga qyteti i Roterdamit dhe mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë transmetuesve pjesëmarrës. Ne shpresojmë shumë që të jemi në gjendje të mblidhemi në Roterdam në maj dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi në javët e ardhshme për ta arritur këtë. Me një situatë gjithnjë në ndryshim, ne jemi duke e marrë kohën tonë për të siguruar që ne mund të organizojmë Eurovision Song Contest në mënyrën më të mirë dhe të sigurt të mundshme”, shtoi ai.
Po tani?
Organizatorët tani do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në skenarin B.
Kjo rrethanë do të përfshijë organizimin e një ngjarjeje të distancuar shoqërore me artistë që interpretojnë në Roterdam, ndërsa duke mbajtur realisht opsionet e zvogëlimit të niveleve në tryezë për javët në vijim.
“Siguria, shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës Eurovision, nga ekipi te artistët, është përparësia jonë kryesore. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe po vazhdojmë të hulumtojmë dhe planifikojmë për 3 skenarë të rishikuar (B, C dhe D) të njoftuar për herë të parë vjeshtën e kaluar”, shtoi Österdahl.
Vendimi se si do të zhvillohet festivali do të merret në javët e ardhshme.
3 mënyrat e mundshme për të organizuar Eurovision 2021:
Skenari B: Festviali i Këngës Eurovision me distancë sociale.
Të gjithë që marrin pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision në Ahoy Arena të Roterdamit do të duhet të praktikojnë distancimin shoqëror.
Masat e rrepta të shëndetit dhe sigurisë (përfshirë testimin e shpeshtë të COVID) do të ishin në vend në vendin e ngjarjes. Do të respektohet një protokoll për të mbrojtur artistët, delegacionet dhe ekipin brenda dhe jashtë faqes.
Nëse ka ndonjë delegacion që nuk mund të udhëtojë në Roterdam, artistët e tyre do të interpretojnë me një shfaqje të regjistruar.
Ata që mund të udhëtojnë në Roterdam do të interpretojnë këngët e tyre drejtpërdrejt në skenë.
Do të ketë aktivitete në qytetin e Roterdamit të mbajtura në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
Skenari C: Një garë e kufizuar në udhëtime e Festivalit Eurovision
Një festival këngësh i Eurovision, nga Ahoy Arena i Roterdamit, por asnjë delegacion ose artist nuk do të udhëtojë në Roterdam.
Performancat do të jenë të filmuara live. Masat e rrepta të shëndetit dhe sigurisë (përfshirë testimin e shpeshtë të COVID) për ata që do ishin në vendin e ngjarjes.
Do të respektohet një protokoll për të mbrojtur ekipin brenda dhe jashtë vendit.
Do të kishte 9 shfaqje (6 prova veshjesh, 2 gjysmë-finale dhe një finale të madhe) ose pa publik ose me një audiencë të reduktuar për të lejuar distancën shoqërore. Kapaciteti përfundimtar do të varet nga udhëzimet e qeverisë lokale.
Do të ketë aktivitete të reduktuara në qytetin e Roterdamit të mbajtura në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
Skenari D: një mbyllje e Festivalit të Këngës “Eurovision”
Festivali “Eurovision” të mbahet pa audiencë dhe aktivitete virtuale do të konsiderohet për të eksploruar qytetin mikpritës të Roterdamit.
Interpretimet e të gjithë pjesëmarrësve do të jenë të incizuara.
Do të kishte 9 shfaqje (6 prova veshjesh, 2 gjysmëfinale dhe një finale të madhe), por jo audiencë.
Finalja e madhe, me 26 këngë, do të mbahet të shtunën 22 maj. /KultPlus.com
Këngëtari Vasil ishte përzgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” vitin e kaluar me këngën “You”, para se të anulohej festivali shkaku i pandemisë.
Tani, Radiotelevizioni maqedonas (MKRTV) i ka kënaqur fansat me njoftimin e rikthimit të tij për në “Eurovision 2021”, transmeton KultPlus.
Udhëtimi i Vasilit në “Eurovision” filloi në vitin 2019 si një vokalist mbështetës për artisten Tamara Todevska në Tel-Aviv. Ai shpejt bëri një emër të madh për veten e tij kur në janar të vitit të kaluar, MRT-ja (transmetuesi publik i Maqedonisë së Veriut) njoftoi pjesëmarrjen e tij në “Eurovision 2020”. Kënga e tij, “You”, u publikua më vonë, në fillim të marsit.
Pas anulimit të “Eurovision 2020”, Vasili mori pjesë në episodin e dytë të “Eurovision Home Concerts” që u shfaq në prill. Ai këndoi këngën “You” dhe një përmbledhje të disa këngëve të famshme të “Eurovisionit” ndër vite, shkruan Eurovision.Tv.
Vasili ka qenë mjaft i zënë gjatë muajve të fundit. Ai po punon për albumin e tij të ri, “Vasil Sudbina”, i cili do të dalë në treg në vitin 2021./ KultPlus.com
Kufizimet COVID-19 që thoshin se njerëzit duhej të qëndronin larg turmave të mëdha, të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare dhe të qëndronin në shtëpi ishin një recetë katastrofike për Eurovision 2020.
Që nga shtatori i vitit 2020, ekipi që qëndron pas Eurovision kanë vlerësuar mundësitë e tyre për konkursin e këtij viti. Sidoqoftë, tani është konfirmuar që Eurovision 2021 do të transmetohet më 22 maj në BBC One, shkruan Bustle, transmeton KultPlus.
Ekipi organizues i spektaklit ka shpjeguar në faqen e tyre të internetit se biletat për shfaqjen 2020 do të jenë akoma të vlefshme këtë vit. Sidoqoftë, është e paqartë nëse do të ketë audiencë, në përputhje me kufizimet e COVID-19.
Organizatorët konfirmuan këtë lajm për BBC por thanë se u është dashur të zbatojnë disa modifikime të vogla. Për shembull, nëse aktet nuk mund të jenë në konkurs personalisht për ndonjë arsye në lidhje me COVID-19, ata do të lejohen të dërgojnë një version të regjistruar të performancës së tyre.
Kjo mund të duket pak e padrejtë, pasi të këndosh drejtpërdrejt është shumë më e vështirë, por organizatorët kanë theksuar se ka udhëzime të rrepta që artistët duhet të ndjekin, të cilat përfshijnë “regjistrimi do të bëhet në kohë reale (siç do të ishte në konkurs ) pa bërë asnjë redaktim në vokal ose ndonjë pjesë të performancës pas regjistrimit”. / KultPlus.com
Eurovision, si festivali i njohur muzikor me karakter ndërkombëtar, së fundmi ka bërë një postim për shqiptarët, shkruan KultPlus.
Faqja zyrtare e Festivalit ka çmuar pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë, duke i vlerësuar ata që kanë fuqi vokale dhe instrumente dramatike.
“Trego ‘dashuri’ për Shqipërinë!
Nota të larta! Nota të gjata! 🎤 Zjarr! Paraqitjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumentesh dramatike dhe ne i duam për këtë
Cila është kënga juaj e preferuar shqiptare ?!”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Eurovisionit.
Edicioni i fundit i këtij festivali u pamundësua të organizohet për shkak të pandemisë.
Në anën tjetër si tri nga paraqitjet më të suksesshme mund të kujtohen ajo e Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012 (vendi i pestë), Anjeza Shahini me “Image of you” në vitin 2004 (vendi i shtatë) dhe Eugent Bushpepa me “Mall” në vitin 2018 (vendi i tetë). / KultPlus.com
Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Grupi i Konkursit të Eurovisionit është pajtuar që të mos vazhdojë me një short të ri të alokimit në muajin janar. Kjo nënkupton se të gjitha vendet që ishin caktuar për gjysmëfinalen e parë dhe të dytë do të performojnë në Ahoy Arena më 2021.
Në këtë formë ruhet edhe validiteti i biletave të blera nga fansat e Eurovisionit për edicionin 2020.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë.
Në gjysmëfinalen e parë, më 18 maj 2021 paraqiten këto shtete:
Kurse në të dytën, më 20 maj 2021, do të performojnë këto vende:
Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurosong.
Portali kushtuar kësaj ngjarjeje, ESC Today, raporton se është konfirmuar se nuk do të ketë përfaqësues nga Mali i Zi në garën e ardhshme të ngjarjes muzikore, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin holandez të Roterdamit.
Gara e famshme duhej të mbahej këtë vit, por si shumë ngjarje dhe festivale të tjera të ngjashme, ai u shty për një tjetër për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga pala e Malit të Zi, por raportohet se malazezët janë të zhgënjyer me rezultatet e pjesëmarrësve të gjertanishëm dhe kjo ka shtyrë që të mos garojnë.
Pos fqinjëve tanë, edhe pesë shtete të tjera e kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në festival, duke përfshirë Bosnja dhe Hercegovinën, Andorrën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Monakon.
Netët gjysmëfinale të Eurovision do të mbahen më 18 dhe 20 maj, ndërsa finalet janë planifikuar për 22 maj në Ahoja Arena në Roterdam të Holandës. / KultPlus.com
Spektakli më i njohur në Evropë, “Eurovision”, do të udhëtojë përtej oqeanit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Festivali i Këngës në Amerikë do të nisë nga viti 2021.
Versioni amerikan i “Eurovisionit” do të mbahet në një seri prej 5-10 garave kualifikuese, që çojnë në gjysmëfinale e në fund në finalen e madhe.
“Trashëgimia unike e ‘Eurovisionit’ daton qe 65 vjet dhe popullariteti i tij në botë vetëm rritet. Është koha që Amerika të shijojë këtë spektakël, përmes garës simotër, ‘American Song Contest’. Dashuria ndaj muzikës është universale dhe festimi me muzikë në shumë zhanre e stile thyen kufijtë e bashkon njerëzit”, ka thënë mbikëqyrësi i garës evropiane të këngës, Martin Osterdahl.
“American Song Contest” do të mbahet disa muaj pas edicionit të 65-të që pritet të mbahet në Roterdam të Holandës, në majin e 2021-s. Edicioni nuk u mbajt sivjet për shkak të pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com
Numërimi prapa për Eurovision Song Contest 2021 zyrtarisht ka filluar. EBU dhe transmetuesit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 dhe 20 maj dhe Grand Final në 22 maj 2021. Datat për konkursin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Roterdam, vendi i shfaqjes së vitit të ardhshëm.
Pas anulimit të Eurovision Song Contest 2020 tifozët nga e gjithë bota kanë pritur me padurim diçka për të parë. Gjatë Eurovizionit: Evropa Shine A Light shfaqje në maj u njoftua se edicioni i vitit 2021 do të zhvillohej në Roterdam dhe tani janë konfirmuar edhe datat. /KultPlus.com
Shqiptari Gjon’s Tears do ta përfaqësojë Zvicrën me këngë të re në “Eurovizion” 2021. Gjon’s Tears, thotë se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër.
“Është tek rregullat e Eurovizionit që nuk ke të drejtë ta përfaqësojë dy herë të njëjtën këngë, edhe duhet kënga të dalë në shtator”, tha Tears, shkruan rtv21.tv
Ai më tutje tregoi se si ka ndikuar në karrierën e tij përfaqësimi i Zvicrës në Eurovizion. Artisti tha se ishte për të një befasi e madhe që aq shumë njerëz e kanë përkrahur atë dhe shtoi se ishte si një ëndërr.
Gjon’s Tears tregon për planet, shpreson të realizojë këngë në shqip 1 orë më herët
Gjon’s Tears sot tha që është shumë krenar për muzikën që bëhet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se muzika në Kosovë dhe Shqipëri e frymëzojnë, sepse kanë kulturë muzikore shumë të madhe.
Ai tutje tregoi se do të bëjë një album sa më shpejt me grupin e tij dhe të përgatisë këngën për “Eurovizion” 2021, duke u shprehur që për momentin nuk e di nëse në album do të ketë këngë shqip, por beson se po. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, u shpreh ndër të tjera artisti./ KultPlus.com
Para pak ditësh, u mbajt online ‘Eurovizioni’ i këtij viti, edhe pse u vendos të mos shpallej fitues, për shkak se u realizua në formë solidariteti ndaj artistëve të përzgjedhur për këtë vit. Megjithatë shumë shtete kanë vendosur të kenë po të njëjtin përfaqësues edhe vitin e ardhshëm.
Të konfirmuar janë artistët nga këto 18 shtete: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Holanda dhe Ukraina.
Tek Zvicra vlen të theksohet se do të shkojë shqiptari Gjon’s Tears i cili ishte përfaqësuesi i këtij viti. Ndërsa, sa i përket Arilenës nuk dihet akoma nëse do të marr pjesë, meqenëse RTSH nuk e ka vendosur një gjë të tillë deri në këtë moment. / KultPlus.com
“Waterloo” e grupit muzikor Abba është cilësuar si kënga më e bukur e të gjitha kohërave në Eurovizion nga shikuesit e BBC-së.
Katërshja nga Suedia e fitoi kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane me këtë këngë në 1974 në Brighton. Kënga, e cila kryesoi për shumë javë listat në Mbretërinë e Bashkuar, i hapi rrugën drejt famës grupit, që arriti të shiste afro 6 milionë kopje të saj.
Të Premten, korporata njoftoi listën e shkurtër për programin që përfshinte këngët klasike të Eurovision nga Verka Serduchka, Loreen, Alexander Rybak, Netta, si dhe Bucks Fizz, Conchita Ëurst
Por ishin Agnetha, Anni-Frid, Benny dhe Bjorn ata që përfundimisht triumfuan, me metaforën e tyre muzikore në lidhje me gëzimet e dorëzimit të dashurisë. / KultPlus.com
Pas 65 viteve, festivali më i madh evropian i muzikës,”Eurovision Song Contest”, ka qenë i detyruar të anulojë edicionin e vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Pavarësisht situates, Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), bashkë me shtetin e Holandës i cili do të organizonte këtë vit festivalin, kanë krijuar një koncept të ri i cili ka për qëllim të ruaj qëllimin e Eurovisionit, për të bërë bashkë popujt e kontitentit të vjetër ata kanë krijuar “Eurovision: Europe Shine A Ligjt” (Europë Shkëlqe si Dritë), i cili do të transmetohet këtë të shtunë më 16 maj, datë e cila ishte caktuar për tu zhvilluar finalja Eurovisionit në Rotterdam të Holandës, shkruan Magazina.al
Ndonëse për herë të parë festivali nuk do të ketë karakter garues dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as fitues, qëllimi i kësaj ngjarje është të nderoj artistët nga 41 shtete që ishin zgjedhur për të kënduar këtë vit.
Spektakli pritet të ketë prezentuesit, ndërsa 41 këngëtarët do të këndojnë nga shtetet e tyre, e nuk do të mungojnë as të ftuarit special
Spektakli do të zhvillohet të shtunën më 16 maj nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në 44 shtete, përfshirë edhe Kosovën./Magazina.al/ KultPlus.com