Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, në dhjetor të vitit të kaluar ishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin evropian, Eurovision.
Sot faqja zyrtare e Eurovisionit, ka lëshuar një gafë pasi e ka prezantuar këngëtaren shqiptare si armene, raporton Zeri.Info
Duke shkruar për biografinë e këngëtares shkodrane, Eurovision.tv, shkruan se ‘Këngëtarja armene ka marrë pjesë në shumë paraqitje live viteve të fundit”. E kjo nuk ka ikur nga fansat shqiptarë të festivalit të cilët e kanë publikuar edhe këtë gafë në rrjetet sociale.
Ky lëshim është përmirësuar pas disa orësh dhe tani në faqen e Eurovisionit fjala “Armenian” është zëvendësuar me “Albanian”.
Kujtojmë, se këtë vit për shkak të pandemisë është anuluar edhe festivali evropian ku e kishin konfirmuar pjesëmarrjen 41 shtete./KultPlus.com
“Arena “Ahoy” ishte zgjedhur për të pritur festivalin evropian të këngës “Eurovision” për muajin maj, por tani ajo është shëndërruar në krejt diçka tjetër pas përhapjës së pandemisë COVID-19.
“Ahoy” në Rotterdam të Holandës, tashmë është kthyer në një spital urgjent për të ndihmuar luftimin e koronavirusit, shkruan Zëri.info
Gazetarja e BBC, Anna Holligan ka hyrë brenda arenës e cila tashmë është gati të pres pacientët e parë.
Në pamje shihen se si dhomat të cilat ishin bërë gati të pritnin delegacione nga 41 shtete pejsëmarrëse, janë kthyer në dhoma me shtretër spitali dhe paisje medicinale.
Para disa dite është konfirmuar se festivali i madh i muzikës “Eurovision 2020”, i cilli parashihej të mbahej në Roterdam, u anulua për shkak të frikës së përhapur nga koronavirusi. Në lidhje me këtë bordi i drejtuesve të festivalit ka vendosur që në përputhje me rregullat e “Eurovisionit”, këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtë të garojnë në vitin 2021.
Pra, këngët që u futën në listën garuese për këtë vit nuk do të pranohen në garën për vitin 2021, shkruan DailyMail, Përkundër kësaj, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka thënë që vendet mund t’i dërgojnë të njëjtit artistë, për të cilët ishin zgjedhur për këtë vit. Shqipëria këtë vit pritet të përfaqësohej në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, versioni anglisht i së cilës u konvertua në “Fall from the sky”.
Eurovizioni nuk do të mbahet sivjet në Rotterdam, shkaku i pandemisë së koronavirusit, kanë bërë të ditur organizatorët.
“Me keqardhje të thellë na duhet të njoftojmë për anulimin e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2020 në Rotterdam”, kanë bërë të ditur ata përmes një njoftimi, raporton Reuters.
“Është e pamundur të vazhdojmë me këtë ngjarje ashtu si është planifikuar”. / KultPlus.com
Organizatorët e Eurovision Contest Song po shikojnë ‘skenarë të ndryshëm të mundshëm’ të transmetimit të ngjarjes më të madhe televizive në botë, nëse Koronavirus vazhdon të përhapet.
Ngjarje të
shumta janë anuluar pas shpërthimit të Koronavirusit, duke përfshirë një numër
ndeshjesh dhe festivalin Tomorrowland Winter.
Dhe me
Eurovisionin që do të zhvillohet brenda vetëm dy muajve në Roterdam, vëmendja
po kthehet në garë, i cili do të sjellë mijëra turistë, plus delegacionet nga
secili vend pjesëmarrës.
Një
përfaqësues nga Unioni Evropian i Transmetuesve tha se: ‘EBU, sigurisht, po
monitoron nga afër situatën në lidhje me përhapjen e Koronavirusit dhe do të
marrë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore dhe të sigurisë në përputhje me
udhëzimet e OBSH dhe autoritetit kombëtar.
‘Ne do të
vazhdojmë të ndjekim zhvillimet në të gjithë Evropën; dhe po shikojmë skenarë
të ndryshëm të mundshëm së bashku me transmetuesit organizatorë të Eurovisionit
NPO, NOS dhe AVROTROS.
Mes këtyre
masave, është sugjeruar që gara të mbahet edhe përmes lidhjeve online për
secilin shtet pa pasur nevojë që gjitha delegacionet të shkonin në Rotterdam.
Nëse Eurovisioni do të anulohej, kjo do të ishte kryesisht e dëmshme për Hollandën, e cila do të humbiste në një nxitje të madhe të turizmit, mijëra fansa të Eurovisionit tashmë kanë rezervuar bileta, fluturime dhe akomodim në qytetin Rotterdam./Eurovision Kosovo/ KultPlus.com
BBC i ka dedikuar një artikull këngëve konkurruese në “Eurovision 2020”.
Ata e nisin
shkrimin me këngën konkurruese të Mbretërisë së Bashkuar këtë vit, që
përfaqësohet nga këngëtari James Newman.
31-vjeçari,
vëllai më i vogël i të cilit është nominuar në ngjarjen më të madhe vjetore të
ndarjes së çmimeve në Birtani, Brit Awards, John Newman, tashmë ka shkruar
këngë për emra të njohur si: Ed Sheeran, Jess Glynne, Calvin Harris dhe Little
Mix.
Ai mori një
çmim Brits dhe një nominim Grammy për punën e tij në këngën e “Rudimental
Waiting All Night”. Nga ana tjetër, ai bashkë-shkroi këngën garuese të Irlandës
në “Eurovision 2017”.
Në maj, James
Newman do të niset për në Roterdam si një artist i vetëm me këngën e tij të
titulluar “Breath My Last”. Është e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë”, shkruan BBC referuar
këngës angleze që përfaqëson sivjet Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision.
BBC gjithashtu
nuk ka lënë pa komentuar edhe interpretimin e Arilenës, duke e quajtur si të
nevojshme prezencën e një balade të tillë në “Eurovision”.
“Eurovisioni”
nuk do të ishte “Eurovision” pa një baladë të fuqishme, preferohet të këndohet
në një vëllim kryesor nga një femër me shumë flokë”, nis shkrimin BBC dedikuar
këngës reprezentuese shqiptare.
“Në atë
front, Arilena Ara sjell diçka të tillë. Kënga e saj quhet fjalë për fjalë
“ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të
veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.
“Që kur
fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha
të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj
“Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo
do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka përfunduar shkrimin BBC dedikuar
Arilenës.
Këngëtarja shqiptare përndryshe do të ngjitet në skenën e ‘Eurovisionit’ në natën e dytë gjysmë-finale, duke kënduar e 18-ta me radhë. / KultPlus.com
Zvicra do të njoftojë për përfaqësuesin e saj për në Eurovision 2020, më 4 mars. Transmetuesi SRF ka dhënë të dhëna për artistin dhe këngën, por tani tifozët e Eurovision-it kanë bërë disa gërmime dhe kanë zbuluar edhe një emër të mundshëm si përfaqësues të Zvicrës në Eurovision. Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Gjon Muharremin, shkruan KultPlus.
Fansat kanë
zbuluar një këngë të shtuar rishtas në listë dhe në bazën e të dhënave që
regjistron kompozime nga kantautorë zviceranë. Kënga titullohet
“Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears.
Gjon’s Tears
është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me
të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë
shqiptare.
Ai njihet në
Shqiptari sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe
së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në “The Voice”.
Titulli i
këngës së Gjonit, që po pretendohet për në Eurovision, është një frazë frënge
“Repondez-moi” ose “Përgjigjmu mua”.
The Roop me këngën “On Fire”, do të përfaqësojnë Lituaninë në Roterdam këtë vit, shkruan KultPlus.
Në finalen e madhe kombëtare të Lituanisë garuan
8 këngë.
Kënga fituese ishte e shkëlqyeshme dhe ishte tërësisht
live. The ROOP kryesuan me vota nga juria, po ashtu edhe nga publiku, duke u
siguruar kështu atyre biletën për në Roterdam.
Kjo është përpjekja e dytë e The Roop në Eurovision. Ata së pari garuan në vitin 2018, ku kënga e tyre “Yes, I do” u vendos e treta në finalen e madhe.
Monique u rendit e dyta me këngën e saj
“Human.
Kujtojmë që këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë
Arilena Ara me këngën “Shaj”. Versioni i “Shaj” në anglisht është
punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë.
Eurovizion 2020 do të zhvillohet në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020, ku në fund do të përzgjidhet vetëm një fitues. / KultPlus.com
Pas fitores së Festivalit të Këngës në RTSH, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”.
Në një
intervistë ajo ka zbuluar disa detaje nga performanca që do të ketë në skenën e
madhe.
Arilena tha
se menjëherë pas fitores është nisur për në Los Angelos për të përpunuar
versionin Anglisht të këngës “Shaj”, e cila tashmë është gati.
“Në Los
Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas
fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës.
Kënga do
dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në
variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një
frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Është në të njëjtin
karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi
tjetër, emocion tjetër”, ka thënë këngtarja.
E pyetur për
performancën, veshjen dhe detaje të tjera, Arilena tha se gjithçka është
menduar dhe mezi po pret të ngjitet në skenë.
“Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka përfunduar Arilena. / KultPlus.com
Arilena Ara pas suksesit në festivalin e RTSH-së, sukses që i garantoi edhe pjesëmarrjen në Eurovizion 2020, sipas sondazheve të para, ajo ka dalë në krye të tyre.
Arilena Ara, e cila ndodhet aktualisht në Los Angelos të SHBA, ku po punon krahas përgatitjeve për në Eurovizion 2020, edhe me projekte të reja, do performojë në Roterdam në maj të këtij viti, ku edhe do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.
Ajo deri tani është një nga më të votuarat në sondazhet online.
Prej pak ditësh u nis një sondazh nga “wiwibloggs”, faqe në dispozicion të Eurosong, ku Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, plot 4603, nga 7000 të mundshme.
Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245.
Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.
Në fund media “wiwibloggs”, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë numri një? /KultPlus.com
Elvana Gjata nuk mundi të rrëmbejë çmimin e parë në Festivalin e Këngës, duke ju hequr kështu mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Por duket se në rrjete sociale (Twitter) po ‘zien’ një thashethem sipas të cilit Elvana do të shkojë këtë vit në Eurovizion por do të përfaqësojë një tjetër shtet. .
Sipas “Anabel.al”, duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.
Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës.
Nuk e dimë se sa ka të vërtetë në këtë lajm të hamendësuar, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse “Me Tana” do të shkelë skenën e Eurosongut. / KultPlus.com
Pavarësisht se Kosova padrejtësisht nuk është në Eurovision, talenti i kosovarëve po vërehet gjithandej, përcjellë KultPlus.
Kësaj radhe është
kosovarja Miranda Sahiti e njohur si @m1ra.sa e cila është pjesë e grupit trio
@f3mofficial e që po garojnë për ta përfaqësuar Finlandën në Eurovision.
Kënga e tyre quhet
“Bananas” dhe do të garojë në festivalin kombëtar finlandez, ku
fituesi shkon në Eurovision.
Derisa presim nëse kënga e tyre do të triumfojë ose jo në këtë festival, kujtojmë që Shqipëria tashmë ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për Eurovision. Është Arilena Ara e cila u shpall fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. /EurovisionKosova / KultPlus.com
Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh dhe menjëherë pas publikimit publiku ka vërshuar që t’i dëgjoj ato. Por, kënga e Elvana Gjatës ka thyer rekord të klikimeve, shkruan KultPlus.
“Me
tana”, ka marr mbi 1 milion shikime në YouTube për pak ditë, diçka që deri
tani nuk ka ndodhur me asnjë këngë pjesëmarrëse në këtë festival para pjesëmarrjes
në Eurovision.
Tekstin dhe
muzikën e kësaj kënge Elvana i ka krijuar vetë.
Fituesi i
këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Në këtë festival po marrin pjesë edhe artistë të shquar si: Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e të tjerë. / KultPlus.com
Këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH janë lansuar në kanalin YouTube dhe interesimi i publikut për t’i dëgjuar është i madh, shkruan KultPlus.
Elvana Gjata e Arilena Ara janë dy emrat pretendentë për të
fituar në këtë festival por pjesëmarrësit janë të shumtë.
Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Olta Boka, Eli Fara
dhe Stresi, Gena, Kamela Islamaj, Era Rusi, Bojken Lako e Robert Berisha, janë
disa nga emrat që i janë futur kësaj gare.
Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Të gjithë po i presin netët finale për të kuptuar se kush do
të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
KultPlus ju sjell këngët pjesëmarrëse. / KultPlus.com
Titujt e këngëve që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin
e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh, por jo edhe këngët, shkruan
KultPlus.
Sot ka nisur publikimi i këngëve pjesëmarrëse dhe kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës.
Elvana Gjata e cila është edhe krijuese e këngës, do të paraqitet në festival me këngën “Me tana”.
Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com
Këngëtarja Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në Eurovizion. Por, edhe pse tashmë ka përfunduar festivali, e ajo ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar për ta përfaqësuar shtetin në këtë festival, thotë se ende nuk është paguar.
Në një intervistë në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës”.
“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, pohoi Jonida.
Jonia Maliqi, nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit. Deri më tash pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “SUUS”./ Insajderi.com/ KultPlus.com
Republika e Kosovës ia ka parë sot edhe një herë sherrin Serbisë. Në Asamblenë Gjenerale të EBU-së të mbajtur në Oslo të Norvegjisë 673 shtete kanë votuar kundër ndryshimeve të Statutit të EBU-së, të cilat do t’i lejonin Kosovës të bëhej anëtare me të drejta të plota në këtë institucion.
Pas këtij votimi, Kosovës i duhet që të presë edhe më shumë për t’u paraqitur në Eurovision.
Pro kanë votuar 400 shtete, ndërsa 113 të tjera kanë abstenuar. Para fillimit të votimit, 17 shtete, përfshirë këtu Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë kanë kërkuar që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë.
Kjo kërkesë ishte miratuar, dhe votimi për kërkesën që të ndryshohet Statuti është bërë në mënyrë të fshehtë, raporton Express.
Siç shkruan mediumi ‘eurovisionfun.com’, ky votim e vendos situatën në një kaos , pasi që Kosova vazhdimisht kërkon që të marrë pjesë në Eurovision.
Sipas tyre e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës, është që Prishtina të zgjidh problemet me Beogradin dhe të fitojë pozitën në Kombet e Bashkuara. / Insajderi / KultPlus.com
Kosova është duke pritur tash e disa vite që të pranohet në garën e këngës evropiane “Eurovision Song Contest”.
Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), i cili organizon festivalin, këtë të enjte do ta mbaj Asamblenë e Përgjithshme, e cila mbahet dy herë në vit, ku edhe pritet të votohet për ndryshimin e statusit për shtetet të cilat duan të bëhen anëtare të EBU-së, shkruan Magazina.al
Në një përgjigje për Magazina.al, EBU ka konfirmuar se më 27 qershor do të votohet për kriteret e reja të anëtarësimit, ku në rast se këto ndryshime të statusit marrin votat e nevojshme, RTK-ja do të mund të aplikoj për anëtarësim dhe në Asamblenë e Përgjithshme të dhjetorit të votohet për pranimin e Kosovës në EBU.
“Një votim do të mbahet në Asamblenë tonë të Përgjithshme më vonë këtë javë mbi kushtet e reja për Anëtarësimin në EBU. Nëse Asambleja e Përgjishme voton për të ndryshuar kriteret për anëtarësim, RTK-ja duhet të aplikojë zyrtarisht sipas rregullave të reja. Një vendim mbi Anëtarësimin është i mundur pastaj në Asamblenë e dhjetorit”, thuhet në përgjigjen e EBU-së për Magazina.al
Nga kjo kuptohet që Kosova do ta ketë të vështirë pjesëmarrjen në Eurovisionin e vitit të ardhshëm, i cili mbahet në Holandë, pasi sipas rregullave, EBU publikon listën e shteteve pjesëmarrëse në fund të dhjetorit dhe RTK veshtirë se do të kap afatet kohere edhe nëse votohet për anëtarësimin e saj në fund të këtij viti.
Por egziston edhe mundësia që në rast të pranimit të RTK-së në EBU në Asamblenë e dhjetorit, Kosova të ftohet më pas në Eurovision nga Holanda si shtetet organizator, pasi afati i fundit për zgjedhjen e këngëve pjesëmarrëse të Eurovisionit është 15 marsi.
Kujtojmë se statusi i tanishëm i EBU-së për anëtarësim, thotë se vetëm shtetet të cilat janë anëtare në ITU (Rrjeti I Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) ose Këshillit të Evropës mund të bëhen anëtare në EBU dhe të marrin pjësë në Eurovision./Magazina.al/ KultPlus.com
Ky është festival i cekët, spektakël i cekët dhe në fund një shfaqje vulgare e mendësive nacionaliste që vishen me një sheqerosje gay, e cila të vë në hall, nëse nuk je nga ajo anë e barrikadës.
Dihet që vendet sllave votojnë për njëra-tjetrën, nordiket me sho-shoqen, madje dhe Greqia për Qipron, se aq e ka influencën. Nën petkun e shumë ngjyrjave, buzëqeshjeve, përdredhjeve dhe haresë së një feste të shfrenuar homoseksuale, shpërthejnë pasionet e vjetra të nacionalizmës. Është e shpifur ta dish se për kë do të votojnë ish-republikat ruse apo vendet balltike. Kemi të bëjmë me një ngjarje muzikore, e cila po të merrej seriozisht nga Fuqitë e Mëdha mund të ishte sebeb për të nisur Luftën e Parë Botërore, kaq e mbrapshtë është politika që prodhon kjo farë mbështjellje e këngës europiane.
Përsa i përket shijeve estetike është prej vitesh një festival shumëngjyrësh i paradave gay, i cili ngulmon të kthehet në kriter moral. Këtu qëndron bezdia, jo tek shpallja e homoseksualitetit. Fjala vjen fitues i festivalit për këtë vit është Duncan Laurence prej Hollande, i cili në konferencën për shtyp të paraqitjes së tij në Eurosong bëri coming out, sepse nuk rrinte dot pa na e rrëfyer që është biseksual, pak a shumë si Ali Pashë Tepelena.
Deri këtu jemi në rregull, është jeta e tij personale dhe shijet e tij, por në momentin që e shpall në vigjilje të një Festivali Europian të Këngës, kjo është strategji, e cila të ndihmon, sepse kënga me thënë të drejtën me kriteret e Festivalit të Këngës në RTSH ka gjasa mos të pranohej fare në konkurim, jo më të fitonte. Me këtë nuk dua të them që fituesi e mori, sepse ishte gjysëm gay, por një arsye artistike për triumfin e tij e kam të vështirë ta gjej. Ka gjasa që unë mos të marr vesh nga muzika dhe të jem krejt gabim, andaj pres me zemër në dorë që në këtë pikë profesionistët e fushës gjysëm gay të ma hedhin poshtë këtë pretendim timin.
Tani, le të kthehemi tek Shqipëria, e cila është e fituar, se shkoi në finale. Kaq i duhet vendit tonë. Pastaj të tjerat janë diskutime të kota. Pse nuk i dhamë shumë pikë Italisë dhe përse Italia nuk na dha shumë pikë, nuk është debat muzikor, por gjeopolitik i nivelit të berberhanës.
Shqipëria nuk do e fitojë kurrë Eurosong-un. Le të çojë Jonidën apo Gentin. Atje nuk dëgjon njeri këngën, por kanë halle të tjera. Fakti që në këtë festival nuk e qasin Kosovën, tregon se në ç’mulli çon ujë kjo ngjarje, e cila flet për fitoren e lirisë kundër paragjykimeve dhe diskriminimeve racore. Gjithë komplekset e inferioriteve të sherrnajave nacionaliste zhvendosen në këtë festival, por në një mënyrë qesharake, karikaturë që nuk e shpëton dot as botën gay, e cila na e “shet” tolerancën, sepse një gay azer, voton gjithmonë një gay rus dhe anasjelltas, por kurrë një gay orthodokso-sllav nuk e voton një gay romano-latin.
Në fund, në mënyrë që mos të lodhem me përgjigjen ndaj atyre që do më akuzojnë për homofobi, po them se shijet seksuale të dikujt nuk më kanë interesuar kurrë as në muzikë, shkrimtari, arte, modë, ekonomi, politikë, kuzhinë dhe jetën e përditshme. Sepse, njeriu është krijuar nga Hyju në liri të plotë. Prandaj, dëgjoj me endje Queen, sido që i pëlqente të ishte Freddie Mercury, lexoj Allen Ginsberg të beat generation për të mos shkuar te Pasolini e kështu me radhë. Nuk kemi si ta bëjmë hasha Baronin Franc von Nopça, albanologun e shquar, i cili e vrau veten pasi u kujdes që më parë të vriste të dashurin e tij shqiptar. Kjo ndodh, sepse këta njerëz nuk e bënin kryeveprën e tyre, pse ishin homoseksualë, por sepse kishin mision të linin gjurmë që do i përjetësonin.
Prandaj, Shqipëria edhe sikur të çojë në Eurosong Elton John-in, nuk ka për të fituar kurrë, sepse Rusia sido ta rrotullojmë flamurin e ylberit do votojë për Azerbaxhanin dhe anasjelltas.
Sonte do të zhvillohet nata finale e festivalit të këngës,‘Eurovision’. Një nga garueset është edhe Jonida Maliqi më këngën “Ktheju Tokës” që përfaqëson Shqipërinë.
Bastoret më të mëdha në botë tashmë kanë publikuar kuotat për secilin kandidat.
Të gjitha bastoret favorit kryesor e kanë cilësuar garuesin
holandez, Duncan Laurence me këngën ‘Arcade’. Mundësit që Holanda të fitoj
sonte janë 47%.
Në pozitën e dytë është e rënditur Australia me 12% shanse
për të fituar. Top 3shen e mbyll Zvicra me vetëm 7% shanse.
Shqipëria është renditur në pozitën e 23-të me vetëm 1%
shanse për ta fituar. Ndërsa vendin e fundit e ka nxënë Gjermania.
Vendi nikoqir, Izraeli është pozicionuar në vendin e parafundit me vetëm 1% shanse për ta fituar./KultPlus.com
Gjatë shtatorit që lamë pas, afro 140 artistë kanë kërkuar bojkotimin e Eurovizion, shkaku ishte sipas tyre, brutaliteti që Izraeli ka treguar ndaj palestinezëve.
“Vetëm pak ditë pas fitores izraelite të Eurovizion-it, në maj të 2018-ës, ushtria izraelite ka vrarë 62 palestinezë të paarmatosur, që protestonin kundër burgimit të tyre në Gaza. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Po në këtë kohë, presidenti izraelit Benjamin Netanzahu ka shprehur gëzimin e tij për faktin se Netta Barzilai, këngëtarja fituese, ishte për Izraelin ambasadorja më e mirë në botë.
Ne artistët suedezë që kemi firmosur këtë kërkesë, nuk mund
të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që Izraeli përdor Eurovizionin
për të fshehur krimet kundër popullit palestinez. Derisa Izraeli, me politikën
e tij të “apertheid” do t’u mohojë palestinezëve të drejtat themelore të
njerëzimit, dhe të heqim dorë nga çdo pjesëmarrje dhe shkëmbim kulturor në
Izrael”. Po gjatë kësaj periudhe apelit për të bojkotuar edicionin e 2019-të të
Eurovizionit ju bashkua edhe Roger Waters, legjenda e Pink Floyd dhe e rrokut
botëror, që përmes “Guardian” i kërkoi Madonna-s të refuzojë ftesën për të
performuar në këtë event (për disa miliona dollarë): “Madonna është ende në
kohë për ta rimenduar, nëse beson në të drejtat njerëzor. Le ta bëjë diçka të
tillë për arsye etike dhe politike. Disa nga kolegët e mi muzikantë kanë
performuar kohët e fundit në Izrael duke thënë se e bëjnë diçka të tillë për të
krijuar ura dhe për të inkurajuar paqen. Borçkulla!
Të performosh në Izrael, është një marrëveshje fitimprurëse, por në këtë mënyrë artistët kontribuojnë për të normalizuar pushtimin, pastrimin etnik, masakrën e manifestuesve të paarmatosur e fakte të tjera të tmerrshme”. Këtij apeli i janë bashkëngjitur edhe dhjetëra personalitete britanike, mes të cilëve muzikanti Peter Gabriel dhe regjisori Ken Loach. Ndërsa nga ana e Izraelit u përgjigjën përmes fitueses së Eurosong 2018 Netta Barzilai, e cila është shprehur se të bojkotosh konkursin “nuk është përgjigje” e që “nëse drita bojkotohet, përhapet errësira”./shekulli/KultPlus,com
Shqipëria sonte do të paraqitet për herë të 16-të në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.
Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare. Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”, shkruan rtv21.tv
Rona Nishliu në vitin 2012 me këngën “Suus”, zuri vendin e pestë në këtë festival duke u bërë e para që e çon Shqipërinë në këtë nivel në kuadër të Eurovizionit. Kurse, sot kur Jonida është nën ethet e perfromancës, Rona e ka perkrahur atë duke mos dyshuar në paraqitjen e saj. “Shijoje skenën sonte, jam e sigurt do shëndrrisësh”, ka shkruar Rona në Instagram ku dhe ka publikuar fotografi të Jonides. Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv. Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./ KultPlus.com