Festivali i RTK-së apo Kështjella e Rozafës, Boshnjaku: Gjenerata e sakrificës është në zhdukje e sipër, të rinjtë nuk do të kenë durim

Ardianë Pajaziti

Festivali i Radio Televizionit të Kosovës të ngjason si me legjendën e Kështjellës së Rozafës, përderisa kështjella ndërtohej ditën e shembej natën, skeleti i kësaj hapësire shndërrohej prej një parkingu në një festival, për tu rikthyer në gjendjen e mëparshme posa binin perdet.

Dy edicione tashmë kanë lënë shkëlqimin në njërën prej garazheve të Prishtinës, dhe edicioni i radhës ka mbet edhe pa këtë hapësirë, pasi që, tashmë është dhënë një sinjal. Ky lokacion do ti nënshtrohet renovimit.

Dhe për dy edicione të ringritjes së këtij festivali me një pauzë super të madhe në mes, prej kohës së Akordeve të Kosovës, iu ra hise dy personave, njërit nga Shqipëria e tjetrit nga Kosova, Adi Krastës e Florent Boshnjakut, të cilët, me shumë peripeci, që i tejkalonte edhe kërkesat për çka ishin të thirrur, bën të pamundurën dhe sollën këtë festival për dy edicione.

Të dy ngritën një festival pa shtëpi, një festival pa infrastrukturë, një festival nga hiqi. Mungesa e një salle koncertale vazhdon të jetë problemi më i madh i komunitetit artistik, që shpeshherë drejtorët e festivaleve i shndërron edhe në punëtorë teknik, pastrues, e gjithçka tjetër, sepse, vetëm në këto festivale di të ndodhë gjithçka e pa paparashikuar.

Megjithatë, fillimi i Festivalit të RTK-së padyshim do të mbetet i ngjitur me emrin e Boshnjakut, i cili krejt këtë proces edhe pse tejet të lodhshëm, e vlerëson si shumë të vonuar, dhe krejt këtë vonesë e adreson te përbërjet e Ministrisë së Kulturës nëpër vite, që sipas tij,  nuk i dhanë një shtysë për realizimin e tij, për të ndodhë më në fund në vitin 2023, vit që shënon rrugëtimin e kësaj nisme deri në kurorëzimin e rrugëtimit për Eurosong.

“Janë gjetë shumë arsyetime nëpër vite, prej një ministri në ministrin tjetër. U desh të vinte një Adi Krasta në Kosovë dhe të lëvizte motorët, edhe përkundër shumë sfidave që na kanë përcjellë për këto dy edicione”, thotë Boshnjaku i cili neglizhencën për themelimin e këtij festivali e adreson edhe te mendësia e personave kompetent nëpër vite, duke u arsyetuar me faktin se Kosova nuk është e pranuar në Eurosong, dhe se ka kohë për themelimin e një festivali të tillë.

“Kosova do të shkojë një ditë në Eurosong, por kur të vjen ajo ditë ne duhet të jemi të përgatitur. Duhet të kemi një përvojë në raport me festivalet”, thotë Boshnjaku.

Dhe fillimi i një festivali nga zeroja, fillimi i një festivali pa sallë koncertale duket se e ka shteruar Boshnjakun dhe nuk është i sigurt nëse do të pranojë edhe udhëheqjen e edicionit të tretë. Ai është skeptik duke iu referuar përvojave në këto dy edicione.

“Për edicionin e parë kam qenë edhe unë i përgatitur se kam me pas të vështirë, po për edicionin e dytë kam menduar se do ta kemi më të lehtë, duke u bazuar në atë se tashmë e kemi ndërtuar një bazë, dhe punën e kemi të njohur. Por kurrë nuk ma ka marr mendja se edicioni i dytë do të jetë shumë më i vështirë”, thotë Boshnjaku, që shpjegon se edhe edicionin e dytë e kishte pranuar në partnerit me Adin, por, sipas tij me këto mundësi dhe këtë kapacitet, ai nuk duket shumë entuziast se do ti përvjelë mëngët edhe për edicionin e tretë. 

“Dëshira dhe vullneti ka ekzistuar që festivali me arritë aty ku duhet me arritë, jam mundu me mish e me shpirt, duke përdorë edhe lidhjet e mia që kam krijuar për një jetë të tërë. Krejt kemi qenë të angazhuar, mirëpo nuk po shoh vullnet për ndryshimin e kushteve, dhe vështirë është të punohet në këto kushte”, thotë Boshnjaku, i cili uron, shumë uron që në vitet në vijim çmimi i parë i Eurosong të vijë në Shqipëri, por edhe në Kosovë kur ti vijë momenti, sepse, sipas tij një fitore e tillë do të thotë shumë për industrinë e muzikës.

Ai tërheqë disa paralele që në këtë vend nuk respektohet artisti, nuk shpërblehet për mundin e bërë, nuk i krijohet infrastrukturë, edhe nëse flitet për infrastrukturë, sipas tij fokus i jepet muzikës klasike, duke harruar që muzikën e këtij vendi e bën edhe muzika pop, jazz dhe zhanre të ndryshme që do të duhej të vlerësoheshin.

“Pandemia na ka dëshmuar se sa na respektojnë, duke pas reagime të shumta se pse artistët duhet të mbështeten në kohë të pandemisë. Po ata njerëz që dëgjojnë muzikën tonë në shtëpi, në lokale, në makina pa e paguar asnjë cent të vetëm”, shprehet Boshnjaku.

“Mentaliteti jonë vazhdon mos me e pa muzicientin si profesion, ndoshta edhe me këtë mendësi fusha jonë nuk është pa paralel me fushat tjera. Nëse ka qenë prioritet rregullimi i një rruge, po me atë rëndësi është dashtë të ndërtohej edhe një sallë. Franca dhe Gjermania janë shtete që në një periudhë nuk kanë pas as kanalizim, por kanë vepra muzikore që ende njerëzimi i shijon”, thotë Boshnjaku.

Ai përpos Festivalit të RTK-së që ka nisë rrugëtimin pa shtëpi, përmend edhe institucionin e Operës së Kosovës që ka nisë po të njëjtin rrugëtim. Këtë shkëndije muzikore ai e sheh vetëm si vullnet të artistëve, e që nuk pengohen shumë nga infrastruktura, por ai edhe në këtë mes e sheh një problem. Sepse, sipas tij, gjenerata e sakrificës është në zhdukje e sipër, të rinjtë nuk do të kenë durimin deri në ndërtimin e sallave që të bëjnë karrierë.

“Kam frikë që një ditë do të ndërtohen edhe këto salla, po kur të ndërtohen, shtrohet pyetja për kë do të ndërtohen. Po shoh shumë të rijnë që po e provojnë vetën në fushën e muzikës në rajon dhe në shtete të Evropës, ata po duan që të prekin suksesin, dhe jo përmirësimin e kushteve”, thotë Boshnjaku.

Festivali i RTSH-së ka ec shpejtë drejt një rruge kualitative

Florent Boshnjaku që për krejt jetën e tij nuk ka punuar asnjë punë tjetër përpos muzikës, ka provuar edhe shijen e Festivalit të RTSH-së në shumë dimensione. Ai ka punuar në këtë festival edhe si organizator, edhe si kompozitor, edhe si juri, por suksesi më i madh i Boshnjakut vazhdon të mos tejkalohet edhe sot.

Kompozimi i këngës “Suus” interpretuar nga Rona Nishliu, këngë që edhe sot nuk është tejkaluar nga asnjë këngëtar i Shqipërisë sa i përket radhitjes në Eurosong, është një prej sukseseve më të mëdha të Boshnjakut.

“Shumicën e krijimtarisë jam munduar me pas të tillë, krijimtari të qëndrueshme. Natyrisht se punoj edhe në pjesën komerciale, por jam mundu që të realizoj një punë cilësore, e që nuk është e lehtë të mbahet niveli në këto rrethana” thotë Boshnjaku.

Por, përpos suksesit që pat shënuar në Eurosong, Boshnjakun më të lumtur e bën fakti që kënga Suus edhe sot vazhdon të jetë target i garave të ndryshme ndërkombëtare, sikurse që kjo këngë dëgjohet edhe në festivale të ndryshme të muzikës.

Kurse për edicionin e fundit të RTSH, ku Boshnjaku ishte në cilësinë e jurisë ka vlerësuar se ky festival ka qenë një ndër festivalet me solide të RTSH, ku i ka vlerësuar edhe prurjet artistike.

Për vendin e parë të Shkodrës Elektronike ai e ka vlerësuar si një këngë të arrirë  dhe se pikërisht ajo këngë e ka merituar vendin e parë. “Juria e ndau edhe çmimin e kritikës, dhe po ky çmim shkoi për Shkodrën Elektronike, e kur juria jep çmimin e kritikës kuptohet që analizohen krejt detajet”, ka thënë Boshnjaku, edhe pse, sipas tij si kompozitor është shumë e vështirë pjesëmarrja nëpër juri, pasi që me shumicën e artistëve punon, dhe e njeh kapacitetin e tyre.

“Jo gjithmonë artistët e kanë ditën më të mirë në paraqitje, dhe ti si kompozitor ia njeh kapacitetet në vazhdimësi, dhe pastaj krejt ky proces di të jetë shumë i vështirë”, thotë Boshnjaku.

“Unë e RTSH jam i lidhur shumë ngushtë për shumë vite. E njoh shumë mirë përbrenda, ia njoh problemet, ia njoh zhvillimet, dhe mund të them se kanë ec shumë shpejt me kualitet. Kushtet që i ka ofruar RTSH për organizatorët kanë qenë kushte kualitative”, vazhdon Boshnjaku, i cili organizimin  me Festivalin e RTK-së dhe atij të RTSH nuk guxon as ti krahasojë, gjithnjë sa i përket infrastrukturës dhe kushteve.

Influencohen nga jeta e këngëtarëve në instagram, e fatkeqësisht nuk është reale

Se në çfarë pike është muzika sot, nëse e krahasojmë me të kaluarën, Boshnjaku thotë se nuk ka mes, një grup i këngëtarëve është lart, kurse pjesa tjetër është poshtë. Më herët më shumë kemi pas mes, që do të thotë kemi pas më shumë cilësi. Poashtu një pjesë e zhanreve është duke u tkurrë, e kemi pas muzikën pop shumë të zhvilluar, kurse tani kemi një zhanër të ri, rep, hip hop e të përzier edhe me muzikë popullore” thotë Boshnjaku.

Ndërkohë, se pse të rinjtë e Kosovës janë kaq shumë të interesuar për muzikën, Boshnjaku thotë se ndoshta pse jemi popull i hareshëm, por më shumë edhe ajo e përfitimit material.  “E shohin jetën e disa këngëtareve në instagarm, dhe fatkeqësisht nuk është reale, një grusht njerëz a e kanë apo nuk e kanë atë jetë, dhe figurat e instagramit po bëhen model dhe ndoshta po i hyjnë rrugës për të bërë muzikë. Edhe pse disa fillojnë për arsye komerciale, që nuk i lë në faj, secili ka zgjedhjen e tyre”, thotë Boshjnaku.

Florent Boshjnaku që krejt jetën e ka të lidhur me muzikën, krejt ditët e vitit i ka të lidhura ngushtë me këtë profesion. Ai realizon brenda vitit disa produksuone, dhe shumë projekte të tjera muzikore.

Ai së shpejti do të lansojë një projekt muzikor, talent show, e që fituesit e kësaj gare do ti përcjellë në zhvillimin e tyre muzikor, ku tre fituesit do të dërgohen me bursë për studime.

Boshnjaku kep detaje që projekti “Rockeeet Music” është përkrahur nga fondacioni ‘Siana’, përkatësisht nga kompania ‘Speeex’, e që pritet të jetë një garë e jashtëzakonshme.

“Ka, edhe disa projekte që do ti realizojë jashtë Kosovës me të rinj, sikurse kam një projekt që e kam dërguar në Komunë të Prishtinës, por që nuk kam marr asnjë përgjigje, Kam kërkuar që të rinjtë e fushës së muzikës të kenë mundësi të realizojnë incizime të punës së tyre, në mënyrë që ti kenë të arkivuara për aplikime të mëtutjeshme. Studentët e muzikës nuk kanë asnjë incizim profesional, e po me ato incizime ata prezantohen pastaj në komisione ndërkombëtare. Po ky projekt kaq i rëndësishëm nuk u realizua, nuk mora përgjigje”, thotë Florent Boshnjaku, i cili ka punuar edhe me fonacionin e Dua Lipës ku kanë trajnuar disa të rinj e që janë dërguar pastaj për një punëtori në Suedi.

Për fund, ai kujton se lidhja me yjet tona që i kemi nëpër botë do të shërbente shumë për mbështetjen e të rinjve tanë, sepse një referencë e tyre është shumë domethënëse për karrierën e tyre. / KultPlus.com

15 vjet larg skenave, figura ikonike rikthehet me album e tur të koncerteve, Rexhepagiqi: Është momenti i jetës sime, moment i pjekurisë artistike

Ardianë Pajaziti

Është një prej figurave publike që nuk e ka ndryshuar shumë stilin e jetës. Vazhdon të mbajë edhe sot flokë të gjata sikurse në fillimet e karrierës së tij, sikurse që vazhdon të dëshmojë guximin për eksperimentimin e ngjyrave në veshje, njësoj si në vitet e 80-ta, qoftë në skenë apo edhe në rrugë.

Vazhdon të jetojë në shtëpinë e njëjtë ku ka jetuar edhe si fëmijë, edhe pse, sipas tij brenda shtëpisë kanë bërë shumë shpesh ndryshime, me qëllim të thyerjes së monotonisë. Ka po të njëjtin numër telefoni, nuk posedon makinë dhe udhëtimet me taksi i preferon në qetësi, pa asnjë vijë melodike. Sipas tij, si defekt profesional, muzikën edhe jashtë studios vazhdon ta dëgjojë në nota dhe ky defekt e bezdisë.

Është një prej burrave më urban që njeh komuniteti artistik, dhe mendësia e tij vazhdon të krijojë ‘trazira” edhe përkundër faktit që sot ka 58 vjet. Mendësia e tij arrin të trazojë edhe mendjet e moshave të reja, të cilët, shumë shpesh e kanë kundërshtuar por edhe e kanë përkrahur në rrjete sociale si një mendje që nuk përkon me kohën dhe mentalitetin e Kosovës.

Njësoj ishte edhe në vitet e 80-ta kur pat dalë në skenë, ku shumica e konsideronin me një dukje të ‘çmendur’, dhe jo vetëm atë por edhe motrën e tij Violetën. Dhe krejt këto lëvizje atij i duken më se normale, pasi që sipas tij, gjithçka kur ndodhë në mënyrë të sinqertë, vjen edhe natyrshëm, edhe pse për të tjerët ka ardhë në një mënyrë uragani.

“Takohemi në një lokal afër furrës “Qerimi” më thotë në telefon Armend Rexhepagiqi kur merremi vesh për intervistën e fundvitit për KultPlus, dhe orientimi nëpërmjet furrës “Qerimi” vazhdon të jetë një tregues se artisti Armend Rexhepagiqi është adhurues i mënyrës së vjetër të jetesës, edhe pse, tërë kohën ma vërteton se në këtë mënyrë jetese ka bërë përditësime të vazhdueshme.

Armend Rexhepagiqi që deri vonë është ndjerë në siklet nëse i është drejtuar dikush me epitetin artist, në vitet e hershme të karrierës së tij kishte publikuar shtatë albume, prej të cilave kishin dalë hite të shumta e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot nga gjenerata të ndryshme. Dhe krejt ky sukses ndodhi shpejt dhe rrufeshëm për të kaluar më pastaj në një qetësi afatgjate.

Përderisa këngët e tij vazhdonin të dëgjoheshin në radio, televizione, lokale, në gara të ndryshme e në formate të shumta, ai i tha stop dinamikës së karrierës si solist. 15 vjet distancë nga skena, nga interpretimet, nga paraqitjet. Kjo është koha kur artisti krijonte për të tjerët por vetën e kishte mbyllur brenda shtëpisë. Dhe këtij akumulimi 15 vjeçar si duket i ka ardhë fundi, dhe po kërkon një shpërthim, shpërthim që të tjerët po e presin me shumë interes, për mos të thënë nën vëzhgimin e llupës.  

Është luftë në mos shndërrimin e vetvetes në një karikaturë

“Të shkon epiteti ‘prishës’ i patriarkalizimit” i them qysh në fillim të intervistës, duke iu referuar edhe viteve të 80-ta, por edhe të zhurmës mediatike të këtij viti që po e lëm pas.

Qesh, por e kundërshton këtë epitet. Ai më thotë se çdo gjë që ka bërë, qysh në vitet e hershme të karrierës por edhe përgjatë gjithë jetës ka qenë vetëm uni i tij jo i sforcuar, edhe pse, sipas tij tejet i pavetëdijshëm për rrethin të cilin jeton.

“Nuk kam dëshirë të bartë barrën e epitetit se unë kam thyer tabu, dhe si për ironi edhe përkundër kësaj mos dëshire, ndonjëherë vazhdon të më ndodhë kjo. Unë kam qenë gjithmonë vetvetja, dhe për mua,  kur je i tillë, natyral e i pashtirur, kjo  është rruga më e mirë, edhe pse më e vështira. Kam tentuar ta zbus pak këtë qëndrim timin, sikurse edhe shprehjen artistike, por me kohë e kam kuptuar se pikërisht kjo e ‘cuditshmja’ është arma ime kryesore. Të jem besnik i vetvetes. Edhe pse kjo nuk është e lehtë. Është luftë në mos shndërrimin e vetvetes në një karikaturë. Është edhe më e vështirë të qëndrosh në të njëjtën linjë prej fillimit. Dhe krejt kjo nuk është një barrë për supet e mia, sepse guxoj të them se kam një mision që duhet ta dërgoj  deri në fund”, thotë Rexhepagiqi. 

Edhe pse shpesh herë i paragjykuar nga të tjerët, Armendi prapë hapë zemrën për vendin e tij, për rrethin që e shoqëron, dhe për dashurinë që merr prej të tjerëve.  

“Kam një ndjenjë shumë të mirë për rrethin në të cilin jetoj, është shumë e çuditshme dhe paradoksale,  edhe pse vazhdojmë të jemi si shteti më i varfër në Evropë, unë prap nuk e kam këtë ndjenjë.  Sepse jam i rrethuar me njerëz të mirë, me njerëz që i respektoj dhe më respektojnë, që më duan.  Mua më nevojitet pozitiviteti. Ndihem shumë mirë me energjinë që e marr nga rrethi” thotë Rexhepagiqi.

Të çuditshëm në këngë e edhe më të çuditshëm në veshje

Jeta e Armendit dhe Violetës (Violeta Rexhepagiqi)  të ngjason si në një guacë, ku gjithçka zhvillohet ndryshe jashtë shtëpisë dhe rrethit të tyre.  Dhe po këta protagonistë, mënyrën e jetesës së tyre e merrnin shumë të mirëqenë dhe me mendësinë se të gjithë e kuptojnë mënyrën e tyre të jetuarit. Duke ndjekë trendet e botës, duke përcjellë garat e patinazhit, duke shikuar shfaqje operistike e shumë aktivitete të tjera, të gjitha këto, herë nëpërmjet Radio Televizionit të Prishtinës e herë nëpërmjet antenave satelitore, ata nuk po vërenin se po bënin një kapërcim të madh për shoqërinë. Ata po shndërroheshin në një senzacion, po shndërroheshin në rebelë, dhe jo vetëm rebelë të skenës por edhe të përditshmërisë. 

Me një baba akademik dhe një nënë mësuese të matematikës, si dy fëmijë artistë të kohës së atëhershme, Armendi atributet e sukseseve të fillimeve të tyre ia adreson motrës, Violetës. Ai shpjegon se në fillimet e tij ishte më i tërhequr dhe se motra e tij i krijonte kontaktet edhe për bendet, edhe regjistrimin e këngëve në RTP por edhe të paraqitjes skenike. Kurse sa i përket krijimeve, ai kujton se krijimet i bënin bashkë.  

Të çuditshëm në këngë e edhe më të çuditshëm në veshje, Armendi ato kohë i kujton pa nostalgji të madhe.

 “Edhe pse, tash kur shoh disa nga fotografitë, tmerrohem. Ka qenë një rrugë më se normale për një artist deri te krijimi i identitetit, duke përfshirë edhe dukjen”, shpjegon ai.

“Nuk na linte përshtypje reagimi i të tjerëve në rrugë, është njësoj sikurse sot komentimi në rrjete sociale. Aida ime kurrë nuk i lexon komentet, unë shpesh i lexoj. Më duket e rëndësishme çfarë impakti po lë”, shpjegon Armendi  duke tërheqë një paralele mes viteve të hershme të karrierës dhe ditëve të sotme.

Edhe në komente pozitive vërehej paragjykimi

Me çmime në Akorde të Kosovës e me paraqitje të shumta për rrethanat, Armend Rexhepagiqi ishte edhe pjesëmarrës  në Jugovizion, garë e njëjtë me Eurovizionin e tanishëm, por atëherë në këtë festival merrnin pjesë shtetet e rajonit, garë në të cilën u prezantua me këngën “Mami, mami” e që në këtë garë doli të renditet si kënga e gjashtë në finale.

Paraqitja e tyre kishte surprizuar edhe pjesëmarrësit e atij edicioni që ishte mbajt në Zarë të Kroacisë, në vitin 1990.

“Kanë qenë shumë të surprizuar dhe kemi marr shumë komente pozitive. Por edhe  në komente pozitive vërehej paragjykimi. Sepse, me atë reagimin e parë  ‘woow nuk po mund të besojmë se jeni nga Kosova’  e merrnim si kompliment, por pastaj e kuptoje që po nëpërmjet atij reagimi vërehej se ishim shumë të paragjykuar. E mbaj në mend edhe komentatorin e festivalit që e patëm dëgjuar në autobus, menjëherë pas provës gjenerale ku të gjithë pjesëmarrësit po ktheheshim për hotel. Në radio kënga “Mami, mami” komentohej si kënga surpirzë e festivalit dhe si këngë favorite për fitore. Megjithatë ne nuk e zumë vendin e parë por u renditëm në vendin e gjashtë” rrëfen Armendi i cili shpjegon më tutje se për këtë paraqitje kanë pas një përgatitje shumë profesionale, një muaj prova të ushtrimit të zërit në Radio Prishtinë, pastaj angazhimi i jashtëzakonshëm i Aida Barakut dhe Xheraldina Pufjës për realizimin e kostumeve.

Nga kjo paraqitje në Zarë të Kroacisë, Armendi dhe Aida kanë kujtimin më të bukur, pasi që këngën “Mami, mami” po nga ky festival e kanë të regjistruar në një pllakë gramafoni, pllakë që e vlerësojnë si një prej kujtimeve më të mira të karrierës së tyre.

Po nëse është pikërisht kënga “Mami, mami” projekti që edhe i ka dhënë vulën e besimit për karrierën në muzikë, Armendi më thotë se është hera e parë që dikush i parashtron këtë pyetje, dhe në fakt, sipas tij, kur e mendon, po, pikërisht është kjo kënga kur edhe u ka dhënë besimin e skenës.

“Në një mënyrë po, se sikur të lëndohesha me atë paraqitje do të kishte pas një impakt tjetër në karrierën time. Dhe e konsideroj si një nga gurët më të rëndësishëm në karrierën time, jo në aspektin muzikor, edhe pse ka disa elemente të asaj kënge që i dua edhe sot, por më shumë në aspektin e përgatitjes për atë festival, që sot kur e mendojmë, sa shumë patëm punuar për atë paraqitje”, vazhdon rrëfimin Armend Rexhepagiqi.

Dolën në skenë kur shumica dëgjonte muzikë popullore, në një kohë kur dëgjoheshin tingujt e çiftelisë, gajdes e tupanëve

Po krejt në rrugëtimin artistik, Armendi dhe Aida e kanë pas të shtrirë në disa dimensione, e që i kanë shqyrtuar me shumë kujdes. Pa një tekst të mirë, pa një kompozim e orkestrim të mirë, dhe pa një paraqitje super skenike nuk e kanë menduar paraqitjen në festivale, e që këtë të fundit, Armendi e vlerëson edhe sot, sepse, sipas tij paraqitja skenike e ka fuqinë më të madhe, dhe ndonjëherë e mbulon edhe ndonjë defekt të vogël të elementeve të tjera të këngës.

Pikërisht te ky fakt, ai kujton pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike” ku edhe është prezantuar me këngën “Kur dashuria vdes” e që sipas tij, edhe pse i kanë provuar tri orkestrime, nuk ka qenë në pritjet e tyre.

“Çfarë vendosëm ne, që të bëjmë një paraqitje skenike me shumë pasion, dhe me të vërtetë ka qenë investim  me shumë përkushtim, duke përfshirë edhe atë materiale. Dhe aty e kam kuptuar forcën e prezantimit skenik, dhe se ka rol shumë të madh edhe atëherë kur kënga nuk është në pritjet e tua. Edhe sot habitem se si disa këngëtarë nuk e kuptojnë rëndësinë e paraqitjes skenike, gjithçka ka rëndësinë e saj”, zbulon Armendi detaje nga fshehtësitë e skenës, po të asaj skene që kishte nxjerrë këtë artist në një kohë kur artistët më të mëdhenj ishin nga muzika popullore, me dominim nga Shkurte Fejza, Haxhi Maqellara, Shyhrete Behluli e artistë të tjerë të këtij zhanri, e pikërisht në këtë vrull të këtij zhanri muzikor, paralel me tingujt e çiftelisë, tupanëve e gajdeve, merr guximin një djalë nga Prishtina që ti sfidojë me një muzikë krejt ndryshe, dhe me një dukje edhe më ndryshe.

Dhe, sikurse që nuk e ka dëgjuar muzikën popullore, muzikë që nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, as në shtëpi, as muzika klasike nuk ia mori plotësisht zemrën.  Edhe pse kishte ndjekë shkollën e muzikës. Ai ishte i destinuar për muzikën pop, dhe kishte vendosë që po këtë rrugë ta ndiqte, edhe pse ishte i vetëdijshëm që nuk ishte duke jetuar në Londër, po në mes të Prishtinës, dhe masa vazhdonte të ishte adhuruese e muzikës popullore.

“Unë nuk kam qenë duke jetuar në Londër, dhe kam qenë shumë i vetëdijshëm që masa dëgjon muzikë popullore, por unë pata vendosë që të realizoj atë çfarë kam ndjerë. Dhe ky vendim që artisti ti mbetet besnik vetvetes është shumë i vlefshëm dhe i shtrenjtë”, tregon për kriteret e tij në muzikë, dhe habitet me disa këngëtarë që vetëm me kushtin që të mbeten në treg, pranojnë lloj-lloj kompromisi, realizojnë bashkëpunime me këngëtarë problematik vetëm që të arrijnë qëllimet, dhe pas disa muajve i shohin pasojat.

“Nuk e kuptojnë se ku është kufiri, po humbin shumë nga kredibiliteti artistik. Pastaj po të njëjtit pyesin se pse këngët e mia zgjasin aq shumë. Dhe po, kam përgjigjen, sepse janë këngë që mendohen gjatë, punohen gjatë dhe punohen pastër” vazhdon Armend Rexhepagiqi.

Selektiv në këngë, selektiv edhe në jetë

Ai vazhdon të jetë edhe më tutje një këngëtar selektiv, jo vetëm për këngët e tij, por edhe me këngët që i punon për të tjerët, sepse vetëm me këtë kujdes sipas tij mbetesh gjatë në mendjen e adhuruesve, gjithnjë duke iu referuar edhe këngëve të tij, që edhe pse me një heshtje 15 vjeçare, mbi dhjetë këngë të tij janë shndërruar në hite dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Por jo selektiv vetëm me muzikën, ai është selektiv edhe në jetën private. Vazhdon të mbetet një njeri që nuk është i masës, selektiv në lokalët që i frekuenton, sikurse edhe me njerëzit që bashkëpunon.

“Unë jam unë, jetoj jetën time, jam imun ndaj pasurisë materiale, më e rëndësishme është paqja ime, rehatia ime, mundësia për krijimet e mia” shprehet Rexhepagiqi i cili është edhe kundër epiteteve të elitarizimit, sikurse që është edhe për ndërlidhjen e punës artistike me atë komerciale. “Vetëm me një kusht, që komercializimi të jetë konform punës”, vazhdon ai.

Por jo gjithmonë kanë të drejtë artistët, as Armendi. Ai kujton paraqitjen e fundit në Festivalin e Gastronomisë në Prishtinë, dhe insistimin e tij që mos ta fuste në repertorin e asaj mbrëmje këngën “Harrova”, sepse, sipas tij nuk i shkonte kjo këngë asaj mbrëmje.

“E mendoja se ishte një mbrëmje me një audiencë familjare, ku konsumohej ushqim dhe se një këngë e tillë nuk i shkonte atij formati. Por me insistimin e bendit, më bindën që ta këndoj edhe atë këngë. Po pikërisht ajo këngë ishte kënga kulminante e mbrëmjes, dhe ishte një dëshmi se edhe artisti shpesh gabon, dhe se duhet të dëgjojmë edhe të tjerët”.

“Harrova” është një prej këngëve më të adhuruara nga publiku dhe është vulë e suksesit të një projekti të mirë edhe nëse nuk investon shumë në të, sa i përket promocionit. Armend Rexhepagiqi vërteton se kjo është kënga që nuk ka pas asnjëherë videoklip, nuk është kënduar në asnjë festival, dhe sipas tij nuk i kujtohet nëse është kënduar edhe në televizion, dhe megjithatë, po ajo këngë ka gjete rrugën e saj deri te publiku e që vazhdon të jetë ndoshta himni i krijimtarisë së Rexhepagiqit.

“Harrova”, “Ti nuk më meriton”, Dashurinë ku e kam”, “Shko”, “Shkel”, “Edhe një herë” , “Me kilometra”…, janë disa prej këngëve hite të artistit Rexhepagiq, e që për krijimtarinë e tij janë interesuar edhe produksione të huaja, por që Armendi ka refuzuar që këngët e tij në gjuhën shqipe ti ofrojë edhe për tregun ndërkombëtar.

Kam një bindje që mund edhe ta nënshkruaj, “KultPlus” është një medie që për vite po kujdeset që ti ruaj gjërat të cilat janë perla të vogla të trashëgimisë sonë moderne kulturore

“Kam pas ftesë nga Kroacia për dhënien e këngëve të mia, kam pas ftesë nga MTV që këngën Bileta ta ofrojë edhe në botë, sikurse që kam pas ftesë edhe nga një këngëtare turke, super të njohur dhe nuk i jam përgjigje. Gjithnjë kam menduar se unë punoj për botën shqiptare, unë punoj në shqip dhe duhet të mbesin në gjuhën shqipe. Tash pak jam penduar që nuk e kam bërë këtë, hahahaha” thotë Rexhepagiqi duke qeshur.    

Ndërkohë, përderisa është penduar për mos bashkëpunimin ndërkombëtar, ai nuk është penduar asnjëherë se pse nuk e ka lëshuar Kosovën, dhe asnjëherë nuk e ka pas si opsion, as ai e as bashkëshortja e tij Aida.

Të vetmen periudhë kur janë larguar nga Kosova ishte periudha e luftës, dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, ishin një ndër të parët që kishin kërkuar kthimin e tyre nga Franca.

“Dashuria për vendin më ka bërë të mendoj edhe për bagazhin artistik që lë pas vetes. Ëndërroj që po në këtë vend, pas një periudhe kur nuk do të jem më, ndoshta mund të krijohet një Muze i Artit Modern, në të cilin ndoshta mund të zënë vend disa nga veprat e mia. Kjo më duket ajo trashëgimia ime shumë e rëndësishme, sepse shume shpesh te ne nuk e kuptojnë konceptin e trashëgimisë. Dhe arsyeja që e dhashë këtë intervistë për gazetën e juaj “KultPlus” është po me këtë arsye. Se kam një bindje që për të cilën mund edhe ta nënshkruaj, se jeni një medie që për vite po kujdeseni që nëpërmjet fuqisë suaj ti ruani gjërat që cilat janë perla të vogla të trashëgimisë sonë moderne kulturore. Ky është caku im i fshehtë i imi që unë punoj, me të cilën jetoj, tejkaloj shumë kriza,  dhe është një prej arsyeve si mund të mbetet njeriu besnik vetës ”, ka thënë ai.

Armend Rexhepagiqi po riktheheht furishëm, do të sjell album, videoklipe e ture të koncerteve

Dhe ndërkohë, kur vijmë te pjesa e rikthimit të Armend Rexhepagiqit në skenë, duket se lëvizë edhe njëherë në karrige për të dëshmuar gatishmërinë e tij në skenën e munguar për 15 vjet me radhë. Ai paralajmëron një rikthim të planifikuar me detaje, me këngë të reja të sjell në një album,  këngë të shoqëruara edhe me videoklipe, album që do të pasohet me koncerte, e që do të ketë një ekip punues duke përfshirë edhe ato të rrjeteve sociale. Por e veçanta e këtij albumi është se do të ketë risi. Ne jemi mësuar ta dëgjojmë Armendin e baladave, dhe kësaj radhe ai paralajmëron një ritëm më të shpejtuar.

“Tani, pas shumë viteve jam plotësisht i lirë të punoj vetëm për vete, sepse tani për tani i kam përfunduar punët për të tjerët”, shpjegon Armendi, i cili për fatin e tij të mirë përgjatë karrierës së tij ka qenë i shoqëruar nga dy gra që e kanë mbështetë fuqishëm, në rininë e tij e motra, Violeta, e tash e 40 vjet bashkëshortja e tij Aida Baraku, që edhe për këtë album ka shkruar tekstet e këngëve, dhe jo vetëm. Dhe të bukurën e këtij albumi ai e adreson pikërisht të tekstet.

“Nëse për asgjë, do të  ishte mëkat që këto tekste mos të dalin edhe në këngë. Tash sfida është që të bëjmë balancin e muzikës me vlerat e teksteve”, thotë Armendi.

“Krejt ky album po vjen si reagim ndaj dashurisë së njerëzve që më kanë dhënë për këto vite, edhe përkundër tërheqjes sime si solist. Është edhe një përmbushje e imja shpirtërore, por edhe një mbështetje e madhe e Aidës që shumë shpesh më ka thënë se si nuk më vjen keq prej adhuruesve”, thotë Armendi.

Ai këtë rikthim po e vlerëson si momentin më adekuat, duke iu referuar edhe pjekurisë artistike, dhe se sipas tij, është momenti i jetës së tij kur edhe mund ti këndojë në mënyrën sikurse edhe e ka ëndërruar, live.  

Ai edhe njëherë e argumenton se nëpërmjet këtij albumi po vjen po me të njëjta kritere, atë të vlerave, pasi që sipas tij, ai është aq i pjekur artistikisht që ta dijë se edhe si mund ta shndërrojë një album viral, por që nuk është në kërkim të virales, por në kërkim të përmbushjes shpirtërore.

Edhe pse e vërteton se në këtë album do të ketë edhe disa duete, ai për asnjë moment nuk deshi të zbulojë emrat e artistëve që do të marrin pjesë në këtë album, sikurse që nuk ka paralajmëruar datë se kur mund të publikohet albumi, përpos asaj se është duke punuar shumë që sa më shpejt të publikohet. 

Dhe, përderisa po rikthehet artisti që e adhurojnë të rinj e të vjetër, është i gatshëm edhe për një sfidë. Ai do të synojë përfaqësimin e Kosovës në Eurosong, qoftë si kompozitor apo si solist, në një kohë kur edhe Kosova do të merr të drejtat për pjesëmarrje.

Ndërkohë, se a do të duhet presim gjatë për pjesëmarrjen e Kosovës në Eurosong, Armend Rexhepagiqi duke qesh na thotë se ai është i ri, dhe se ka kohë dhe durim për të pritur…. / KultPlus.com

Gonxhja takim me fituesit e Festivalit, mbështetje në rrugëtimin e tyre drejt Eurovision

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim fituesit e Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në takimin me Beatriçen dhe Kolën, dy artistët e talentuar të Shkodrës Elektronike, Gonxhja vlerësoi stilin unik që bashkon muzikën tradicionale shqiptare me ritmet elektronike.

“Me një stil unik që bashkon muzikën tradicionale shqiptare me ritmet elektronike, Shkodra Elektronike ka sjellë një qasje krejtësisht origjinale, duke performuar në mbrëmjen hapëse dhe përmbyllëse të Javëve Ndërkombëtare Kulturore”, u shpreh ai.

Ministri siguroi mbështetje për rrugëtimin e tyre drejt një përfaqësimi dinjitoz në Bazel për Eurovision./atsh/ KultPlus.com

Zvicra shpallet fituese e ‘Eurovizion 2024’

Fitues i edicionit të 68-të të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizion 2024” është shpallur përfaqësuesi nga shteti i Zvicrës Nemo me këngën “The Code”. Ndërsa vendin e dytë e ka fituar Kroacia me këngën “Rim Tim Tagi Dim” të Baby Lasagna, kurse vendin e tretë Ukraina me këngën “Teresa&Maria” nga dyshja Alyona Alyona & Jerry Heil.

Kënga “The Code” ka arritur të siguroj bindshëm fitoren e “Eurovizon 2024” pasi u shpall fituese duke siguruar votat e jurisë dhe ato të publikut.

Në finalen e madhe të festivalit garuan 25 vende pjesëmarrëse. Vendet dhe këngët finaliste të “Eurovizion 2024” ishin:

Ukrainë | alyona alyona & Jerry Heil – Teresa & Maria
Gjermani | ISAAK – Alëays On The Run
Luksemburg | TALI – Fighter
Izrael | Eden Golan – Hurricane
Lituani | Silvester Belt – Luktelk
Spanja | Nebulossa – ZORRA
Estoni | 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi
Irlandë | Bambie Thug – Doomsday Blue
Letoni | Dons – Holloë
Greqi | Marina Satti – ZARI
Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – Dizzy
Norvegji | Gåte – Ulveham
Itali | Angelina Mango – La Noia
Serbi | TEYA DORA – RAMONDA
Finlanda | Windoës95man – No Rules!
Portugali | iolanda – Grito
Armenia | LADANIVA – Jako
Qipro | Silia Kapsis – Liar
Slloveni | Raiven – Veronik
Gjeorgji | Nutsa Buzaladze – Firefighter
Austri | Kaleen – We Will Rave.

Shqipëria këtë vit u prezantua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila pavarësisht se pati një paraqitje dinjitoze nuk arriti të çoj Shqipërinë në finale.

Finalja e madhe e Edicionit të 68-të të Eurovisionit u mbajt në Malmo Arena, në Suedi. Përderisa në të dyja netët paraprake të Eurovizion 2024, u dhuruan emocione të forta me shumë ngjyrime të traditave dhe kulturave së vendeve pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Eurovision 2024, sonte finalja e madhe

Edicioni i 68-të i Eurovision sonte e zhvillon natën finale, në një mbrëmje ku pritet të dëgjohen 26 këngët garuese. Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe zhvillohet në Malmo të Suedisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt nga RTK dhe RTSH.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por nuk arriti të shkoj në finale, transmeton RTSh.

Këngët pjesëmarrëse në garë:

    Suedi | Marcus & Martinus – Unforgettable

    Ukrainë | alyona alyona & Jerry Heil – Teresa & Maria

    Gjermani | ISAAK – Alëays On The Run

    Luksemburg | TALI – Fighter

    Holandë | Joost Klein – Europapa

    Izrael | Eden Golan – Hurricane

    Lituani | Silvester Belt – Luktelk

    Spanja | Nebulossa – ZORRA

    Estoni | 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi

    Irlandë | Bambie Thug – Doomsday Blue

    Letoni | Dons – Holloë

    Greqi | Marina Satti – ZARI

    Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – Dizzy

    Norvegji | Gåte – Ulveham

    Itali | Angelina Mango – La Noia

    Serbi | TEYA DORA – RAMONDA

    Finlanda | Windoës95man – No Rules!

    Portugali | iolanda – Grito

    Armenia | LADANIVA – Jako

    Qipro | Silia Kapsis – Liar

    Zvicër | Nemo – The Code

    Slloveni | Raiven – Veronika

    Kroaci | Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim

    Gjeorgji | Nutsa Buzaladze – Firefighter

    Francë | Slimane – Mon Amour

    Austri | Kaleen – We Will Rave/KultPlus.com

Nis nata magjike e ‘Eurovision Song’, spektaklin e këngës e hap këngëtarja me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira

Spektakli europian i këngës “Eurovision Song” ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme në Malmö të Suedisë.

Natën e parë magjike e ka hapur këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa festivali europian i këngës mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Mbrëmja e sotme shënon gjysmëfinalen e parë të këtij eventi ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima. E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit europian të këngës.

Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.

Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysëm finales.

Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.

Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH. 

Eurovision 2024 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikëpritës që është Suedia.

Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the world”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës./rtsh/ KultPlus.com

Suedia shton sigurinë ndërsa përgatitet për Eurovizion

Suedia ka shtuar sigurinë në Malmo ku pritet të mbahet Eurovision Song Contest në datat 7,9,11 maj. Qeveria suedeze thotë se këto ditë janë planifikuar demonstrata të mëdha  që përkojnë me ngjarjen dhe vendi tashmë është në gatishmëri të lartë.

Policia dhe organizatorët thonë se janë të përgatitur mirë dhe shpresojnë për mbarëvajtjen e festivalit.

Rreth 100,000 vizitorë do të zbresin në Malmo, të Suedisë për konkursin më të madh në botë të muzikës.

Shefi i policisë tha se nuk kishte kërcënime specifike për ngjarjen, por niveli i alarmit u rrit gushtin e kaluar, pas një vale djegiesh të Kuranit që zemëruan botën myslimane.

Një raport i brendshëm i policisë, i theksuar nga transmetuesi publik suedez SVT , e përshkroi Suedinë si një “objektiv prioritar” për grupet e dhunshme xhihadiste. Vlerësimi i kërcënimit prej 23 faqesh për Eurovizion përmendi gjithashtu trazirat, sulmet kibernetike dhe ndërprerjen e transmetimit si rreziqe të tjera të mundshme.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Zemrën n’dorë”/rtk/KultPlus.com 

Izraeli pranon ndryshimin e tekstit të këngës për Eurovision 2024

Transmetuesi publik i Izraelit ka kërkuar ndryshime në tekstin e këngës së paraqitur për konkursin e këtij viti në Eurovizion.

Organizatorët e ndaluan atë javën e kaluar për shkeljen e rregullave mbi neutralitetin politik.

Transmetuesi izraelit Kan ishte zotuar të mos ndryshonte tekstin e shiut të tetorit – një referencë e dukshme ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, raporton BBC.

Por presidenti i Izraelit Isaac Herzog bëri thirrje për “rregullime të nevojshme” për të siguruar që Izraeli të mund të hyjë në shfaqje.

Izraeli ka fituar katër herë më parë Eurovision Song Contest. Ngjarja e këtij viti do të mbahet në Suedi – i cili fitoi përmbajtjen e vitit të kaluar – në maj.

Kan është në procesin e zgjedhjes së hyrjes së tij, me October Rain kryesues dhe Dance Forever në vendin e dytë.

Në një deklaratë të dielën, Kan tha se kishte kontaktuar me tekstshkruesit e të dy këngëve dhe u kishte kërkuar atyre që “të ripërshtatnin tekstet, duke ruajtur lirinë e tyre artistike”.

Presidenti Herzog, shtoi ai, kishte “theksuar se pikërisht në një kohë kur ata që na urrejnë po kërkojnë të shtypin dhe bojkotojnë Shtetin e Izraelit”, vendi “duhet të ngrejë zërin” në forumet ndërkombëtare.

Muajin e kaluar, kur Unioni Evropian i Transmetuesve tha se po vlerësonte tekstin, Kan tha se “nuk kishte ndërmend ta zëvendësonte këngën”.

Hyrja e Izraelit, që do të performohet nga këngëtari 20-vjeçar Eden Golan, do të konfirmohet të dielën e ardhshme.

Yjet e ABBA tregojnë nëse do të shfaqen në skenën e Eurovision

Dy anëtarë të ABBA kanë këmbëngulur që ikonat suedeze të popit nuk do të performojnë në festivalin e ardhshëm të Eurovision.

Në një intervistë për t’u transmetuar në Britani të enjten, Björn Ulvaeus dhe Benny Andersson, e përjashtuan mundësinë që të performonin në finalen e festivalit, pavarësisht se Suedia do të organizojë Eurovision-in në vitin që përkon me 50-vjetorin e fitores së ABBA në Eurovision me këngën e famshme “Waterloo”.

Kombi nordik do të organizojë festivalin pasi këngëtarja suedeze Loreen fitoi konkursin e këtij viti.

“Unë nuk dua,” tha Benny Andersson. “Dhe nëse nuk dua unë, as të tjerët nuk duan. Është e njëjta gjë për të katërt ne. Nëse dikush thotë jo – është jo.”

Ulvaeus shtoi: “Ne mund të festojmë 50-vjetorin pa qenë ne në skenë.”

Grupi ABBA – që përbëhet edhe nga Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad – fitoi famë ndërkombëtare pas suksesit të tyre në Eurovision në 1974.

Hite të tjera globale përfshijnë “Dancing Queen”, “Super Trouper”, “Money, Money, Money” dhe “Knowing Me, Knowing You”.

‘Duje’ kap 1 milion klikime, ndër këngët më të dëgjuara të Eurovizionit

Albina dhe Familja Kelmendi  do të ngjiten sonte në skenën e Eurovizionit për të perfomruar për së dyti herë këngën e tyre „Duje“, pasi që siguruan finalen.

Shqipëria në natën e dytë gjysmë finale ishte e para që u kualifikua në finale.

Performanca e Albines dhe Familjes Kelmendi  në bazë të klikimeve në Youtube është një ndër më të  shikuarat. Aktualisht ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionshe  kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia, Çekia.

Albina dhe familje e saj sonte do të përformojnë të dhjetit në radhë./21Media/KultPlus.com

Albina dhe familja Kelmendi synojnë majat e Eurovisionit (VIDEO)

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi, e cila denjësisht po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, të enjten mbrëma u ngjit në skenën e Liverpulit.

Ajo së bashku me Familjen Kelmendi elektrizuan sallën e “M&S Bank Arena”  dhe kështu siguruan të parët votat e audiencës për ta çuar vendin që përfaqësojnë në finalen e madhe të kësaj gare evropiane.

Me të nisur kënga “Duje”, e gjithë skena e këndimit u shndërrua në kuq e zi – ngjyra këto që përkonin me flamurin kombëtar.

Për paraqitjen më të rëndësishme në karrierën e saj deri më tani, Albina ishte përkujdesur që të vishej me një kostum të zi e të dekoruar me copëza metali që në tërësi dukej si ato veshjet tradicionale të nuseve shqiptare, por njëkohësisht ngjasonte edhe me heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Madje në një çast kur kënga u bë edhe më ritmike, Albina & Familja Kelmendi i nxorën pecetat dhe filluan të vallëzojnë (pjesërisht) valle kombëtare – kështu duke e vulosur identitetin e tyre.

Pas kualifikimit, ajo ka bërë një prononcim për media, ku ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër që kanë një nënë Shqipërinë e Madhe.

“Ne jemi të një gjaku, të të njëjtit nacionalitet. Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Albina.

Shtetet tjera që arritën të kualifikohen në natën e dytë gjysmëfinale janë edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

Ndërkaq, në natën e parë gjysmëfinale, për finalen e së shtunës u kualifikuan Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

Tani këto 20 shtete, plus gjashtë të tjera, në mesin e tyre fituesi i vitit të kaluar që është Ukraina, por edhe “pesëshja e madhe”, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia, do të garojnë të shtunën mbrëma për finalen e madhe të Eurovision 2023, me ç’rast juria dhe publiku do të vendosin për fituesin.

Kujtojmë se nga viti 2004, kur Shqipëria u paraqit për herë të parë në këtë garë, asnjëherë nuk arriti ta fitojë atë. Pozita më e lartë e arritur është vendi i 5-të në vitin 2012 me këngëtaren Rona Nishliu.

Tani Albina & Familja Kelmendi shpresojnë se do ta shkruajnë historinë duke u renditur më së larti në Eurovision.

Kush është Albina Kelmendi?

E lindur në Pejë më 27 janar të vitit 1998, qysh në moshë të re ajo nisi të merrej me muzikë dhe shkrim të teksteve.

Kelmendi mori famë në moshën 16-vjeçare në finalen e “The Voice of Albania”, kur të katër gjyqtarët pëlqyen paraqitjen e saj.

Në qershor të vitit 2022, ajo publikoi albumin e saj debutues, “Nana”, i cili u vlerësua pozitivisht.

Ndërsa më 23 dhjetor 2022, Albina & Familja Kelmendi u shpallën fitues nga votat e publikut me këngën “Duje” në edicionin e 61-të të “Festivalit të Këngës” në RTSH. Me këtë fitore u vendos se ata do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

E quajtur Albina & Familja Kelmendi, asaj i bashkohen në grup nëna Albana, babai i saj Bujari, vëllai i saj Albini dhe motrat Vesa dhe Sidorela.

Ky është teksti i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong:

Diçka mrena
Frymën ma nal’
S’di çka bohet, bohet
Po du me e nal’
(Ç’ka o ka bohet?!)
Krejt tu i pas’
E krejt tu i pas’
S’po muj me u k’naq

Jan’ tu u nda
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
Jan’ tu u nda
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’

Duje!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje!
Si jeten ti duje!
Mos e gjuj me gure!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje
Sa jeten ti duje!

Jan’ tu u nda
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
Jan’ tu u nda
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’

Duje!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje!
Si jeten ti duje!
Mos e gjuj me gure!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje
Sa jeten ti duje!
(Duje , duje)
Jan’ tu u nda
(Duje, duje)
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
( Duje, duje)
Jan’ tu u nda
(Duje, duje)
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’
(Duje, duje)/Klan Kosova/KultPlus.com

Rita Ora shkëlqeu në skenën e Eurovision 2023 (VIDEO)

Rita Ora e cila ishte e ftuar speciale e edicionit të sivjetmë ka shkëlqyer me performancën e saj, shkruan KultPlus.

Ajo në fillim u shoqërua nga Sofia, valltare nga Ukraina e cila është refugjatë në Britaninë e Madhe e më pas ajo është prezantuar me copëza të hiteve të saj nëpër vite, e cila natyrisht që ka elektrizuar audiencën prezente, por edhe të gjithë ata që e kanë përcjellë nëpërmjet platformave të ndryshme.

Rita Ora është shoqëruar me shumë balerinë, të cilët kanë sjellë edhe koreografi të shkëlqyer, por natyrisht që edhe dukja e saj ishte e mrekullueshme.

Eurovision sonte pat natën e parë, për të vazhduar nesër me të dytën ku edhe do të zgjidhen finalistët për mbrëmjen prej nga edhe do të nxjerr fituesin. Edicioni i sivjetmë po mbahet në Liverpool, alternativë për Ukrainën, pasi që fituesi i vitit të kaluar ishte nga Ukraina. / KultPlus.com

Eurovision 2023 – BBC: Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes

Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC për këngën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.

”Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, thekson ajo.

Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj./atsh/KultPlus.com

Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij, Camila, ndezin dritat e skenës së Eurovision 2023

Mbreti Charles III dhe Madhëria e saj The Queen Consort vizituan sot Liverpool Arena, ku ndezën skenën për ta shpalosur atë për publikun për herë të parë.

Skena u zbulua nën tingujt e një kolone zanore me temë të Eurovizionit 2023.

E dizenjuar nga Julio Himede, skena mbresëlënëse është projektuar mbi parimet e ‘bashkimit, festës dhe komunitetit’.

Në më shumë se 450 metra katrorë të skenës, i bashkohen dhe 220 metra katrorë të tjerë ekrane video që lëvizin dhe rrotullohen në mënyrë të pavarur, si dhe mbi 700 pllaka video të integruara në dysheme dhe më shumë se 1500 metra drita LED.

Eurovision 2023 do të nis me datë 9 maj deri me 13 maj në Liverpool. Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje” ku dhe morën çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. /rtsh.al/ KultPlus.com

Finalja e Eurovizionit do të shfaqet për herë të parë në kinema

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest do të transmetohet drejtpërdrejt në kinematë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë, është bërë e ditur.

Liverpool do të presë ngjarjen të shtunën më 13 maj, pas dy gjysmëfinaleve në fillim të javës.
Organizatorët thonë se shfaqjet do të inkurajojnë veshje të bukura dhe singalong.

Biletat personale për finalen e madhe në Liverpool Arena u shitën në më pak se 40 minuta pasi u publikuan në fillim të këtij muaji.

John Travers i CinemaLive, i cili do të shpërndajë ngjarjen në kinema, tha se kompania ishte “e kënaqur” që po punonte me BBC për të sjellë konkursin në ekranin e madh.

“Ne duam që audienca të kënaqet, të vijnë në grupe, të veshin fustanin tuaj të bukur dhe të mblidhen së bashku për të shijuar këtë rast historik në ekranin e madh,” tha ai.
Biletat për shfaqjet e kinemasë, të transmetuara në më shumë se 500 kinema, do të jenë të disponueshme për t’u blerë nga ora 10:00 BST e hënë (27 mars).

Audienca do të jetë gjithashtu në gjendje të shohë një pamje paraprake të shfaqjes së re të takimeve të BBC Three, I Kissed A Boy, të prezantuar nga Dannii Minogue, përpara se finalja e madhe të fillojë në orën 20:00 BST

Eurovizioni po mbahet në Liverpool pasi pjesëmarrësi i vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar Sam Ryder përfundoi në vendin e dytë.

Ndërsa lufta në Ukrainë e pengoi vendin fitues të priste festivalin e vitit 2023, organizatorët thanë se Mbretëria e Bashkuar do të organizonte shfaqjen në emër të tyre./21Media/KultPlus.com

10 milionë funta për Eurovizion, 3 mijë bileta të rezervuara për ukrainasit

Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar 10 milionë funde për Eurovizionin e sivjetmë, që do të mbahet në Liverpool, shkruan KultPlus.

Ndërkohë, 3000 bileta do të rezervohen vetëm për ukrainasit që tashmë jetojnë në Britani të Madhe.

Do të ketë një tarifë prej 20 £ për çdo shitje, me koston e subvencionuar nga DCMS për ata në skemën Homes for Ukraine, Skemën Familjare të Ukrainës dhe Skemën e Zgjerimit të Ukrainës, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për bileta.

Financimi i qeverisë ka për qëllim “të mbështesë sigurinë, marrëveshjet e vizave dhe aspekte të tjera operacionale të konkursit”, tha Departamenti për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS).

Paratë do të mbështesin gjithashtu Këshillin e Qytetit të Liverpool-it, si dhe transmetuesin pritës, partneritetin e BBC-së me aktet ukrainase “për të siguruar një shfaqje bashkëpunuese”.thuhet në një deklaratë. Është hera e parë që qeveria konfirmon kontributin e saj financiar./ KultPlus.com

Ukraina zgjedh përfaqësuesin e saj për Eurovizion

Ukraina ka zgjedhur dyshen pop Tvorchi si përfaqësuesin e saj për Eurovizionin e vitit të ardhshëm në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një strehë e bombave në Kiev.

“Heart of Steel” është kënga e parë që konfirmohet për konkursin e 2023-ës në Liverpool.

Anëtari i shokuar i grupit, Andrew Hutsuliak tha: “Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Ukrainën me dinjitet.”

Kujtojmë që Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse në vitin 2023 për shkak të luftës.

Një stacion metroje në Kiev u shndërrua në një studio televizive për shfaqjen përzgjedhëse të së shtunës.

Ndalesa nëntokësore është përdorur si një strehë për bomba që nga pushtimi i Rusisë në shkurt./KultPlus.com

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës

26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë.

Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare.

Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës.

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, ka vendosur të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

Artisti                                                     Kënga

  1. 2 Farm                                             Atomike
  2. Alban Kondi & Lorela Karoshi        Melodi
  3. Albina Kelmendi                             Duje
  4. Anduel Kovaçi                                Malli
  5. Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty
  6. Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime
  7. Elsa Lila                                          Evita
  8. Enxhi Nasufi                                  Burrë
  9. Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë
  10. Evi Reçi                                          Ma kthe
  11. Fabian Basha                                 Një gotë
  12. Fifi                                                 Stop
  13. Franc Koruni                                 Në pritje
  14. Genti Hoxha                                 Ajër
  15. Gjergj Kaçinari                              Dje
  16. Luna Causholli                             Jetën ta fal
  17. LYNX                                            Nëse ke besim
  18. Manjola Nallbani                         Dua
  19. Permit of Stay                              Fobia
  20. Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi
  21. Rezearta Smaja                            N’Eden
  22. Rovena Dilo                                 Motit
  23. Sara Kapo                                    Para teje
  24. Serxhio Hajdini                            Vështirë
  25. Urban Band                                 Në çdo hap
  26. Vanesa Sono                                Aroma jonë

/panorama/ KultPlus.com

Eurovizioni 2022: Një mesazh për paqen, më tepër se sa një fitore për muzikën

Me siguri edhe ju jeni mërzitur që Shqipëria nuk u kualifikua në finalen e këtij evenimenti muzikor. Pavarësisht debateve të lindura mbi performancën e Ronela Hajatit, sërish gjithsecili nga ne do të donte që Shqipëria të ishte në finale. Është çështje krenarie dhe bëhet fjalë për një eveniment shumë të rëndësishëm.

Shumë persona e komentojnë Eurovizionin si një organizim me përzgjedhje tërësisht politike, ku vende tëndryshme votojnë përgjithësisht fqinjët territorialë, ose shtetet me të cilat kanë raportet më të mira politike. Mirëpo nuk funksionon kështu. Kam vite që e ndjek këtë organizim dhe me futjen në funksionim të votave të publikut, fitorja përgjithësisht ka qenë e merituar për këdo nga artistët e viteve të mëparshme.

Për më tepër, nëse e patë edhe sistemin e votimit të këtij viti, Gjermania mbeti në vend të fundit me 0 pikënga juritë dhe shumë pak pikë nga publiku. Nëse gjithçka do të ishte politike, Është e sigurtë qëGjermania prej jurive të shteteve të ndryshme do të siguronte shumë më shumë pikë, pasi mbetet shteti më i fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht në Europë. Fakti që u rendit e fundit, do të thotë që ideja e përfshirjes politike nuk është e drejtë.

Ndërsa për sa i përket këngës fituese, shumë prej nesh e prisnin fitoren e Ukrainës për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. E ndjenim, ama jo sepse Ukraina kishte këngë fituese. Unë mendoj se Ukraina fitoi për shkak të situatës, në të cilën ndodhet, jo për shkak të një kënge që të linte mbresa, apo një vokali tëjashtëzakonshëm. Kishte plot pretendent për fitore ndër atyre që realisht diskutoheshin për vokal dhe këngë, si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Suedia apo Greqia. Ndërkohë fitoi Ukraina, e cila pak kohë mëparë rrezikonte edhe skualifikimin. Por Eurovizioni mbetet një eveniment që kërkon të transmetojë diçka. Çdo këngë fituese është zgjedhur edhe vite më parë për të dhënë një mesazh dhe mesazhi i këtij viti ështëtepër i qartë. Të gjithë ne, të gjitha vendet, jemi me Ukrainën./bota.al/ KultPlus.com

Ukraina do të marrë pjesë në ‘Eurovision 2022’ (VIDEO)

Bendi ukrainas i quajtur “Kalush Orchestra” ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në “Eurovizion 2022”, por jo personalisht pasi që Vladimir Putin poshtoi vendin.

Ky bend folk-rep këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, me ç’rast anëtarët e tij treguan se paraprakisht do të xhirojnë performancën, këtë nga një vend i sigurt.

Ata në rrjetet sociale po ashtu shkruan se përkundër luftimeve në Ukrainë, bendi “Kalush Orchestra” videon e xhiruar do t’ua dërgojnë organizatorëve të garës së këndimit, e në rast se fitojnë, atëherë delegacioni i tyre do të udhëtojë për në Itali që të interpretojë live për tërë Evropën.

Ky njoftim erdhi pasi që Rusisë iu ndalua të marrë pjesë në Evrovizion për shkak se pushtoi Ukrainën.

Me këtë rast, Unioni Transmetues i Garës në një njoftim tha se përfshirja e Rusisë në garë muajin maj do t’i jepte reputacion të keq asaj.

Përgjegjës të Eurovision-it, para këtij lajmi fillimisht njoftuan se do të pranonin Rusinë të marë pjesë në të, por më pas u përballën me kritika nga vendet përfshirëse, si Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda.

Bendi “Kalush Orchestra” tani për tani po bëjnë provat e këndimit ndaras të këngës ‘Stefania’, me të cilën do të përfaqësiojnë Ukrainën. Këngëtari i bendit, Oleh Psiuk ka thënë se kënga është si një himn për vendin e tij. Ai këtë e ka thënë në një intervistë për Sky News. 

“Natyrisht këngën ia dedikoj nënës time, por ajo i dedikohet edhe nënave të tjera”, ka thënë ai.

Pas lajmit për ndalimin e Rusisë në pjesëmarrje në Evrovizion 2022, u bë e ditur po ashtu se as rusët nuk mund të votojnë për këngët përfaqësuese, pasi që do t’u bllokohet e drejta e votimit./ KultPlus.com

Italia duhet të ndryshojë këngën në “Eurovision”, kjo është arsyeja

Mahmood dhe Blanco, artistët italianë janë të detyruar të modifikojnë këngën e tyre për të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest”. Kënga “Brividi” do të duhet të shkurtohet deri në tre minuta për shkak të rregullave të spektaklit evropian. Versioni aktual i këngës është 3 minuta dhe 21 sekonda.

Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë.

Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur. Prandaj do të jetë një version ndryshe nga ai i Festivalit, por ju premtojmë se do të jetë gjithsesi e bukur”, u shpreh Mahmood në një intervistë. / KultPlus.com

Rusia është përjashtuar nga Eurovision 2022

Pas deklaratës së djeshme se nuk do ta përjashtojnë Rusinë nga Eurovizioni, meqë është garë kulturore dhe s’ndërlidhet me politikën, Unioni Evropian i Transmetuesve sot ka marrë vendim që të mos lejojë pjesëmarrjen e Rusisë në Evrovizionin e këtij viti.

EBU ka njoftuar se asnjë këngë ruse nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e këtij viti.

“Bordi Ekzekutiv i EBU mori vendimin pas një rekomandimi më herët sot nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, ‘Grupi Referues’, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU,” tha organizata në një deklaratë sot.

“Vendimi pasqyron shqetësimin se, në dritën e krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e një pjese të Rusisë në konkursin e këtij viti do ta çonte konkurrencën në reputacion. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë.”

Organizatorët e ‘Eurovision Song Contest’ ishin goditur me një sërë kërkesash për të ndaluar Rusinë të konkurronte në konkursin e këtij viti.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media EBU, duke treguar se një gjë e tillë është bërë me rekomandim të organit drejtues të Evrovizionit, në pajtim më rregullat dhe vlerat e EBU-së. / KultPlus.com

Kjo është kënga e ukrainases që hyn në historinë e Eurovizionit si ndër më të bukurat (VIDEO)

Një ndër këngët më të bukura që ka pasur Eurovizioni deri më tani është padyshim kënga me titull “1944” e artistes Jamala, e për të cilën fitorja është arritur nga shteti i Ukrainës në vitin 2016, shkruan KultPlus.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit ku Rusia ka nisur në orët e para të së enjtes sulmet e para ushtarake ndaj Ukrainës, derisa gradualisht po depërton në territorin e këtij shteti, shumë qytetarë ukrainas janë parë duke u larguar nga vendi i tyre, me kolona të gjata nëpër rrugët kryesore që çojnë në vende të tjera të Evropës.

Ndërkohë, kënga “1944” po vazhdon të dëgjohet e të komnetohet edhe sot, me c’rast zëri mahnitës i Jamalas duket se po shndërrohet në shpresë për shtetasit ukrainas. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ydKDwFPlXTw
где взять деньги без долгов

Festivali i Këngës në RTSH, hapen aplikimet për artistët që duan të prekin skenën e Eurovizionit

Edhe pse në një kohë të pazakontë, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, pritet të mbahet edhe këtë fund-dhjetor, si gara më e madhe muzikore që nuk u ndal asnjëherë, pavarësisht vështirësive politike, ekonomike e sociale që kaloi vendi në 90-ën apo 97-ën.

Ka ende kohë për t’u njohur me kushtet e diktuara nga pandemia, mbi të cilat do të organizohet ky edicion, por RTSH-ja është në fazën e parë të Festivalit: atë të pranimit të këngëve në datat 1 dhe 2 tetor 2020.
Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës.
Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike [email protected] këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin wave 16 bit 44.1 khz.
2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.
3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.
4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.
5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).
6. Versioni MIDI FILE i këngës.
7. Tekstin e plotë.
8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.
9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected]
Mosplotësimi i njërit prej elementëve të kërkuar e skualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes. /News31 / KultPlus.com