Këta janë disa nga emrat që pritet të konfirmohen si pjesëmarrës në Festivalin e 58-të në RTSH

Vitin e kaluar, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar është mbajtur në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor, përderisa për vitin 2019 ende nuk janë bërë publike data për mbajtjen e këtij festivali.

Por, tashmë kanë nisur të përmenden emra potencial të artistëve pjesëmarrës në këtë festival.

Ndonëse, ende nuk ka asnjë konfirmim, sipas faqes Eurovision Kosova, thuhet që pjesë e këtij festivali do të jenë edhe këngëtarët si: Yll Limani, Festina Mejzini, Nita Latifi, Arilena Ara, Tiri Gjoci e të tjerë.

Vitin e kaluar fituese e këtij festivali ishte këngëtarja Jonida Maliqi e cila me këngën ‘Ktheju tokës” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Jonida nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit.

Kujtojmë që deri më tani pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “Suus”. / KultPlus.com

Video 4-minutëshe e këngëve të Shqipërisë në Eurovision tregon se si të gjithë artistët ‘bërtasin’ secilin vit

Bërtimat e përfaqësuesve të Shqipërisë në Eurovision kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të huaj të festivalit.

Në një video janë përmbledhur të gjitha pjesët ku në këngët që Shqipëria dërgon për t’i përfaqësuar, artistët e kanë pjesën ku ‘bërtasin’ për të treguar vokalin e tyre.

Kjo video 4-minutëshe përmbledh për mrekulli këto momente kur zërat e artistëve shqiptarë kumbojnë në skenat e ndryshme të Eurovision ndër vite, shkruan Gazeta Express.

Këtë vit Shqipëria është përfaqësuar nga Jonida Maliqi, e cila gjithashtu, ka pasur shumë pjesë kur gjatë këngës është dashur të bërtasë. /KultPlus.com

Lindita akuzon RTSH-në se nuk e pagoi për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision

Këngëtarja kosovare Lindita Halimi, ka akuzuar televizionin shqiptar (RTSH), se ende i ka borxh.

Lindita përfaqësoj Shqipërinë në Eurovisionin në vitin 2017, me këngën “World” pas fitores në festivalin e RTSH-së.

Por pavarësisht çmimit të festivalit, Lindita ka akzuar RTSH-në se ende nuk e kanë paguar për këtë, transmeton Magazina.al

Në një pytje që i është bërë në Instagram se a do të kthehet në “Festivalin e Këngës” në RTSH, këngëtarja ka thënë se nuk e mendon një herë këtë gje, duke treguar se RTSH ende nuk e ka paguar për fitoren e vitit 2017 dhe nuk i beson më./ KultPlus.com

Monako jashtë Eurovizionit edhe në vitin 2019

Monako nuk do të rikthehet për tu bërë pjesë e Eurovizionit as vitin e ardhshëm, përcjellë KultPlus.

Transmetuesi kombëtar i Monakos ka konfirmuar sot se nuk do të jenë pjesë e Eurovizionit as vitin e ardhshëm.

Monako për herë të parë ka marrë pjesë në vitin 1959, ka fituar garën një herë në vitin 1971 ndërsa janë larguar nga gara në vitin 1980 për tu rikthyer në vitin 2004 deri në vitin 2006, ku më pas u larguan përsëri./ KultPlus.com

Këto janë shtetet që arritën në finale të Eurovizionit 2018

Tashmë dihen emrat e 26-të shteteve që janë pjesë e finales në garën prestigjioze Eurovizion 2018, shkruan KultPlus.

Mbrëmë është mbajtur edhe pjesa e dytë e gjysmë-finales për Eurovizion 2018. Kështu Serbia, Moldova, Hungaria, Ukraina, Suedia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Sllovenia dhe Holanda janë 10-të shtetet që po ashtu kanë hyrë në garë për natën finale.

Ndërsa në natën e parë të gjysmë-finales, në garë për finale kishin kaluar edhe Shqipëria, Austria, Bullgaria, Qipro, Çekia, Estonia, Finlanda, Irlanda, Izraeli dhe Lituania. Po ashtu në finale janë edhe Britania, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe nikoqiri i festivalit Portugalia, shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale.

Ju kujtojmë se finalja do të mbahet në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, më 12 maj, të shtunën në ora 21:00./KultPlus.com

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Eurovizionin, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureria interpretojnë sonte në Lisbonë (VIDEO)

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurovizion-it që mbahet sonte në Lisbonë të Portugalisë.

Kujtojmë që këngëtari shqiptar i Rock-ut ka marrë vlerësime të mëdha për performancën e tij gjatë provave, kryesisht për vokalin, që duket se është pika e tij më e fortë.

Në skenë Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

https://www.youtube.com/watch?v=0KJQlXBROwI

Vlen për t’u theksuar fakti që për herë të parë tre shqiptarë garojnë për tre flamuj të ndryshëm, Bushpepa për Shqipërinë, Ermal Meta për Italinë, dhe Eleni Foureria për Qipron./ KultPlus.com

Eugent Bushpepa dhe zëri i tij i fuqishëm mahnitin në provën e dytë të Eurovizion (FOTO)

Eugent Bushpepa vijon të mahnitë mediat e huaja me performancën e tij gjatë provave në ECS2018 në Lisbon.

Ditën e sotme është zhvilluar prova e dytë e këngëtarit, i cili sërish është vlerësuar prej zërit unik me notat e larta, duke u pritur me ovacione dhe duartrokitje të mëdha. Eugent Bushpepa i dhuron pritshmëritë më të larta përfaqësimit shqiptar në këtë kompeticion muzikor.

Përpos zhvillimit të provave të këngëtarëve përfaqësues nga shtete të ndryshme të Europës, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe takime mes konkurentëve shqiptar, duke kujtuar se në këtë edicion të Eurosongut marrin pjesë tri këngëtarë shqiptarë, përkatësisht Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për Shqipërinë, Eleni Foureira me këngën “Fuego” për Qipron, dhe Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” përfaqësues i Italisë./ KultPlus.com

Një fanse i dhuron një engjëll Eugent Bushpepës para provës së dytë në Eurovizion (VIDEO)

Sot Eugent Bushpepa, këngëtari që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, do ta ketë provën e dytë, shkruan KultPlus.

Kësisoj, para provës u mbajt konferenca për medie, me ç’rast, Eugentit iu dhurua një engjëll nga një fanse. Ajo duket shumë e lumtur që po takon Bushpepën, dhe kësisoj dëgjohet duke i uruar fat me dhuratën simbolike që ia dhuron, shkruan KultPlus.

Eugent Bushpepa sot do të ngjitet në skenë për herë të dytë dhe të fundit para se të këndojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.

Bushpepa do të këndojë këngën e tij “Mall” herët në mëngjes, në kuadër të ditës së provave.

15 këngëtarë nesër do të këndojnë për herë të dytë në provë, para se të ngjiten në skenën e madhe.

Eurovizioni fillon me 8 maj, me 10 maj është gjysmëfinalja e dytë dhe me 12 maj është finalja e madhe.

Me datë 4 maj do të jetë prova e parë e shqiptarit Ermal Meta – i cili përfaqëson Italinë, ndërsa provën e dytë Ermali e ka me 6 maj./ KultPlus.com

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bëjnë shqiponjën në Lisbonë (FOTO)

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira (Entela Fureraj) janë duke bërë përgatitjet për edicion e radhës të Eurovisionit, ku do të jenë konkurrentë.

Mirëpo konkurrenca nuk i ka ndaluar këngëtarët, të cilët flasin më krenari për prejardhjen e tyre, të bëjnë një fotografi së bashku, duke krijuar figurën e shqiponjës me duar, shkruan KultPlus.

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ishte fitues i Festivalit të Këngës në TVSH, festival ky që i siguroi biletën për Eurovizion. Eugenti do të pushtojë skenën e Eurovizionit duke shpalosë flamurin kombëtar shqiptar në Lisbonë.

Eleni Foureira është shqiptarja e dytë që do të marrë rrugën për në Eurovizion. Eleni do ta përfaqësoj Qipron me këngën “Fuego”. Ajo jo rrallë herë e ka potencuar se është shqiptare, por kësaj radhe do të ecë drejt skenën me flamurin e Qipros.

Përveç tyre në Eurovizion është edhe Ermal Meta. Ai u bë shqiptari i parë që fitoi Festivalin e Sanremos, i cili jep dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion. Ermali bashkë me Fabrizio Moro do marrin rrugën për Lisbonë nën petkun e flamurit të Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”./ KultPlus.com

Eleni Foureira në Eurovizion: Jam krenare që jam shqiptare (VIDEO)

Ndonëse dikur ishte kritikuar shumë se po e fshihte prejardhjen e saj, tani ajo po e përmend me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”.

Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare, transmeton Magazina.al

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto vështirësi mua më kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj, e ku në garë përveç Eleni Foureira, janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Eugent Bushpepa do të këndojë për Shqipërinë dhe Ermal Meta për Italinë./ KultPlus.com

Kënga e krijuar nga titujt e këngëve garuese në Eurovizion 2018 (VIDEO)

KultPlus ju sjellë këngën e krijuar me titujt të këngëve garuese në Eurovizion për këtë vit. Këngën kjo e sjellë mjaft këndshëm nga Koonian.

EuroStory ka sjellë një këngë më një version mjaft interesant përmes këngëtarit dhe tekst shkruesit të njohur si Koonian. Ata kanë kërkuar nga ai që të realizojë një këngë bazuar në titujt e këngëve konkurruese në Eurovizion 2018.

Koonian është një tregimtar unik nga një botë tjetër. Ai krijon këngët popullore- ritmike me një skenë teatrale dhe i përziejnë ato me një rrëfim audio-vizual që i nënshtrohet zhanrit./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=8gXiyGiFLw8

Ermal Meta: Para tri vitesh e gjithë kjo ishte e paimagjinueshme

“Deri tre vjet më parë duke shkruar në dhomën time e gjithë kjo ishte e paimagjinueshme, nuk më duket e mundur se është e vërtetë”.

E gjithë kjo për Ermal Metën, është një sukses i merituar, ku u shitën të gjitha biletat për koncertin e tij në Mediolanum Forum të Assago, Itali, ku kantautori jo shumë herë nuk e fshehu emocionin, transmeton ATSH raportimin e Tgcom24.

Njëzetë e tetë këngë në të cilat përshkoi karrierën e tij si dhe një ribashkim i La Fame di Camilla dhe shumë të ftuar; nga Antonello Venditti tek Elisa, nga Jarabe de Palo dhe natyrisht Fabrizio Moro.

Vendet e Forumit janë të gjitha të zëna: ka fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër. Është publiku i Amici, i Sanremos dhe i rrjeteve sociale që gjatë viteve Ermal Meta ka qenë në gjendje ti bëjë për vete dhe është kujdesur ditë pas dite pa tradhëtuar asnjëherë. Me sinqeritetin e tij të përzier me një drojë të vogël. Dhe tani më në fund mbledh frytet në një mbrëmje që vështirë se do të harrojë. Ai këndon shumë, ai flet pak. Siç na ka mësuar gjithmonë.

Por edhe tregon ndonjë kujtim: “Unë kisha vendosur të mos ëndërroja më, thashë me vete “mbaroj diplomimin “, pasi kisha një provim dhe ende mungon (qesh), pastaj i vendosa duart në piano dhe nuk mendova më për këtë …”.

Pra, këndon “Ka fjalë që fshehin heshtjen …”, publiku në fillim dëgjon në heshtje pastaj shpërthen në një duartrokitje të madhe. Duke valëzuar flamuj të verdhë dhe të zi, ngjyrat e albumit të ri “Non abbiamo armi”. Së bashku me Fabrizio Moro, pas fitores në Sanremo falë “Non mi avete fatto niente”, do ta çojë atë në skenën e Eurovision më 12 maj.

Mes njerëzve fshihen fansa si Ambra Angiolini dhe Francesca Michielin. Mes dueteve, këngëve dhe hiteve të vjetra vjen momenti i falënderimit për “herë të parë” të tij në Forum, për muzikantët, për shtëpinë diskografike Mescal që besoi tek ai, ndaj miqve dhe natyrisht për publikun, “pa ju do të isha askushi”.

Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në edicionin e këtij viti fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.

Ermal Meta 13 vite më parë u largua nga Shqipëria për në Itali. Ai ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018). Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’./ KultPlus.com

Nesër mbahet prova e parë e Eugent Bushpepës në skenën e Eurovizionit

Eugent Bushpepa nesër do të realizojë provën e tij të parë në skenën e Eurovizionit.

Data 29 prill shënon ditën e parë të provave për Eurovizionin që mbahet javën tjetër.

Me fillim në ora 11:20 – Eugenti i cili përfaqëson Shqipërinë këtë vit do të ngjitet në skenë për të provuar emocionin e parë.

Provat kanë rëndësi të madhe pasi tregojnë realitetin e këngëve dhe juritë kanë interesim të madh për provat gjenerale.

Nesër, pos Eugentit në skenë për provë ngjiten edhe këngëtarët nga Azerbajxhani, Lituania, Izraeli, Estonia, Bullgaria, Islanda, Belgjika, Çekia dhe Bjellorusia.

Prova e dytë do të jetë ajo e 3 majit, për Eugentin dhe këngën e tij “Mall”. / KultPlus.com

Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

Si më magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo

Si më magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Do ndalojë

“Eugent Bushpepa do të kualifikohet për në finalen e Eurovizionit”

Ka përfunduar sot votimi në tërësi i jurisë së Wiwibloggs – portalit që e përcjellë aktivisht Festivalin e Eurovizionit dhe shkruan mbi ndodhitë më të fundit.

Juria e WiwiBloggs e përbërë nga muzikantë dhe kritikë e fansa nga mbarë Evropa, kanë krijuar kësisoj një listë të të gjitha këngëve të Eurovizionit dhe kanë dhënë pikët e tyre për secilën këngë.

Australia: Jessica Mauboy – “We Got Love” (7.03)
Hungary: AWS – “Viszlát nyár” (6.97)
Greece: Yianna Terzi – “Oneiro mou” (6.94)
Albania: Eugent Bushpepa – “Mall” (6.89)
Germany: Michael Schulte – “You Let Me Walk Alone” (6.75)
Slovenia: Lea Sirk – “Hvala, ne!” (6.58)

Sot, me të përfunduar rangimi për të gjitha këngët, del se Eugent Bushpepa është në vendin e 21-të në këtë listë.
6.89 nga 10.00 është nota që ka marrë Eugenti, ndërsa sipas kësaj liste ai do të kualifikohet për në finalen e Eurovizionit por nuk do të dalë me një rezultat të kënaqshëm në fund.

Në këtë listë, shqiptarja Eleni Foureira e cila do të këndojë në Eurovizion për Qipron, ka marrë notën 7.61 ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kanë marrë notën 7.17.

Nëse diçka nga ky parashikim është i saktë, të tre këngëtarët shqiptarë do të ngjiten në finale e Eurovizionit me datë 12 maj, shkruan KultPlus.

Sipas këtij rangimi, Eurovizionin këtë vit e fiton kënga nga Izraeli, përcjellë nga Belgjika, Finlanda, Bullgaria dhe Austria.

Ky është vetëm një vlerësim që lidhet me Eurovizionin por nga ai mund të shohim se ku qëndrojnë këngët me votat e marra.

Eugent Bushpepa do të këndojë këngën “Mall” me datë 8 maj, në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit, ndërsa nëse kualifikohet do të këndojë edhe me 12 maj, në finale. / KultPlus.com

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision: Më tallin dhe sulmojnë se jam shqiptare

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision duket se po përballet me sulme të ashpra nga publiku mbi origjinën e saj.

Bukuroshja nga Fieri krijoi një karrierë të suksesshme në Greqi, por po ndeshet me reagime dhe komente raciste të një pjese të opinionit, që është kundër përfaqësimit të Qipros me një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, pas një sërë debatesh, Eleni Foureira duket se ka vendosur të flasë publikisht për origjinën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Tet a tet’ në televizionin Publik të Qipros, Eleni Fureira i quajti të turpshme reagimet që vënë në dukje origjinën e saj.

Bukuroshja u shpreh se:

Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘a je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’.
Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”?
Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës mban titullin “Fuego” dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë./ KultPlus.com

Shqiptarja që përfaqëson Qipron në Eurovizion: Ndihem mirë që jemi tre shqiptarë në Eurovizion, nuk e ndjej konkurrencën e tyre (VIDEO)

Shqiptarja që do të përfaqësojë Qipron në festivalin evropian të muzikës, ka sjell klipin e këngës pjesëmarrëse “Fuego”.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja ka folur edhe për dy shqiptarë të tjerë që do të shfaqen në Eurosong.

Ajo ka pohuar se nuk ndjen rivalitet me shqiptarët dhe se ndihet mirë që do të jenë tre në këtë festival.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurrencë ndaj tyre”, tha Furiera për “Jo vetëm modë”, duke kujtuar se Shqipërinë do ta përfaqësojë, Eugent Bushpepa ndërsa shtetin italian, Ermal Meta.

Ajo më tutje foli rreth pjesëmarrjes në festival duke premtuar se do të jep maksimumin e mundshëm.

“Do të jap gjithçka tek kjo performancë sepse skena për mua është një dashuri e vërtetë. Do të ketë shumë koreografi dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë performancën tonë. Do ta bëjmë të pamundurën që bota të ndjejë flakët tona”, tha Furiera./ KultPlus.com

Tre zëra shqiptarë sivjet do të jehojnë në Eurovizion (VIDEO)

Eugent Bushpepa, Eleni Fourera (Entela Fureraj) dhe së fundmi Ermal Meta, janë shqiptarët që do pushtojnë sivjet Eurovizionin, shkruan KultPlus.

Jo një po tre. Tre shqiptarë sivjet do të marrin rrugën për në Lisbonë atje ku do të mbahet Eurovizion 2018-të, dhe që të tre përfaqësojnë shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ishte fitues i Festivalit të Këngës në TVSH, festival ky që i siguroi biletën për Eurovizion. Eugenti do të pushtojë skenën e Eurovizionit duke shpalosë flamurin kombëtar shqiptar në Lisbonë.

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU

Eleni Fourera (Entela Fureraj), është shqiptarja e dytë që do të marrë rrugën për në Eurovizion. Eleni do ta përfaqësoj Qipron me këngën “Fuego”. Ajo jo rrallë herë e ka potencuar se është shqiptare, por kësaj radhe do të ecë drejt skenën me flamurin e Qipros.

E krejt në fund por jo edhe nga rëndësia, mbrëmë Ermal Meta u bë shqiptari i parë që fitoi Festivalin e Sanremos, i cili jep dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion. Ermali bashkë me Fabrizio Moro do marrin rrugën për Lisbonë nën petkun e flamurit të Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=9vSDfRMrJU4

Kjo është kënga e shqiptarit Ermal Meta që do ta përfaqësojë Italinë në Eurovizion (VIDEO)

Mbrëmë në Itali u mbajt festivali prestigjioz Sanremo 2018-të, festival ky i cili fituesit ia siguron direk biletën për Eurovizion, shkruan KultPlus.

Mbrëmë emocionet ishin jo pak të forta edhe për shqiptarët, pasi që, në këtë festival ka marrë pjesë edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili në duet me Fabrizio Moro sollën këngën “Non mi avete fatto niente” me të cilën fituan këtë edicion të Sanremos duke fituar të drejtën për përfaqësimin e Italisë drejt Eurovizionit.

Ermal Meta lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari me familjen e tij.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro “Non mi avete fatto niente”, është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ‘#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Tëitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

Dëgjojeni këtu këngën e shqiptarit që do ta përfaqësoj Italinë në Eurovizion 2018-të, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë./ KultPlus.com

Së shpejti versioni final i këngës “Mall”, Eugent Bushpepa paralajmëron prezantim të saj në Evropë

Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”, është fituesi i sivjetmë i Festivalit të Këngës në RTSH.

Tashmë ka kaluar një muaj nga kjo fitore e cila Eugent Bushpepës ia siguroi biletën për Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.

Kësisoj, sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, Eugent Bushpepa, tha se versioni final i këngës është në përfundim, dhe sipas tij shumë shpejt do të publikohet.

Poashtu Bushpepa, lajmëroi edhe një prezantim të këngës nëpër vende të Evropës.

“Ka kaluar nje muaj nga fitorja ne Festivalin e Kenges ne RTSH dhe ndjenja qe me keni falur cdo dite eshte e papershkrueshme! Mbeshtetja qe po me jepni me ben shume te lumtur dhe me ben te punoj fort qe te jap maksimumin tim ne Festivalin Eurosong. Dua te ju njoftoj se jemi ne perfundim te versionit final te kenges dhe se shpejti do te publikohet. Kengen gjithashtu do ta prezantojme neper evente ne shume vende te Evropes:
17 Shkurt Podgorice, Mali i Zi
5 Prill Londer, Britani e Madhe
8-11 Prill Tel Aviv, Izrael
13-15 Prill Amsterdam, Hollande
20-22 Prill Madrid, Spanje”, ka shkruar Eugent Bushpepa.

Hidhet shorti për Eurovizion, kjo është data kur do të këndojë Shqipëria

Është hedhur mbrëmë shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin “Eurovizion” që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj.

Për këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa, i cili fitoi festivalin në RTSH me këngën “Mall”.

Data 8 maj do të jetë dita kur Eugent Bushpepa nën flamurin kuq e zi do të performojë në natën e parë të festivalit.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Shqipëria
Azerbajxhani
Bjellorusia
Belgjika
Bullgaria
Republika Çeke
Estonia
Islanda
Izraeli
Lituania
Armenia
Austria
Kroacia
Qipro
Finlanda
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
Greqia
Irlanda
Zvicra

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Australia
Danimarka
Norvegjia
Moldavia
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Holanda
Hungaria
Gjeorgjia
Malta
Mali i Zi
Letonia
Polonia
Sllovenia
Suedia
Ukraina.

“Mercy” me një rrëfim të prekshëm përfaqëson Francën në Eurovizion 2018 (VIDEO)

Me rrëfimin për vajzën me emrin Mercy, e lindur gjatë krizës së refugjatëve në Evropë, duo Madame Monsieur mori dritën e gjelbër për përfaqësimin e Francës në Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.

“Mercy”, pikërisht si emri i vajzës për të cilën flet kënga, titullohet ky krijim muzikor i cili mbrëmë në Francë doli të jetë më e votuara nga të gjitha këngët tjera që ta përfaqësoj Francën në këtë garë të madhe muzikore që nis më 8 maj dhe përfundon më 12 maj 2018 në Lisbonë./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=c-5UnMdKg70

Tri këngë shqiptare në listën e 250 këngëve më të pëlqyera të Eurovizion-it (VIDEO)

Eurovizion për 10 vite rresht nxjerrë sondazhin për 250 këngët më të pëlqyera të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Kësisoj, në këtë sondazh që janë të radhitura këngët më të pëlqyera të të gjitha edicioneve, janë edhe tri këngë shqiptare, të kënduara nga vajzat të cilat përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në këtë garë.

E para është Elhaida Dani e cila ka zënë vendin e 44 me këngën “I’m Alive” dhe e cila mori pjesë në Eurovizion në vitin 2015-të.

Pas saj në vendin e 46 vjen Rona Nishliu me “Suus” e cila në Eurovizion mori pjesë në vitin 2012-të ku asokohe edhe zuri vendin e pestë në këtë garë të madhe, vend këtë që ende asnjë shqiptar nuk ka mundur ta thyej. Rona deri më tani ka korrur suksesin më të madh nga shqiptarët që morën pjesë në Eurovizin.

Krejt në fund është edhe Lindita Halimi me këngën “World” e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2017-të.

Kësaj liste, i prinë për pesë vite radhazi kënga “Euphoria” e Loreen. Sondazhi organizohet nga ESC Radio dhe Songfestival.be.

Ndërkohë, sivjet në vitin 2018-të Shqipërinë në Eurovizion, do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili mori vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, festival ky që fituesi fiton menjëherë biletën për Eurovizion./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU

2771 këngë konkurrojnë për ta përfaqësuar Suedinë në Eurovizion

Janë gjithsej 2771 këngë të cilat kanë konkurruar në Televizionin Publik Suedez – SVT, për të qenë pjesëmarrës në përzgjedhjen e këngës suedeze për Eurovizion.

Melodifestivalen është festivali i cili përzgjedhë këngën fituese e cila më pas e përfaqëson Suedinë në Eurovizion. Ky numër është më i madhi pas garës së vitit 2012-të, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=Up07AY2g3AI

Interesi është i madh në Suedi për të marrë pjesë në Eurovizion, por madje edhe opinioni publik në Suedi e pëlqen shumë këtë festival.

Hapi tjetër do të jetë përzgjedhja e vetëm 28-të këngëve të cilat shkojnë në finale.
Suedia është shtet i suksesshëm në Eurovizion dhe i cili i kushton rëndësi pjesëmarrjes. Suedia ka fituar në Eurovizion dy herë gjatë këtij shekulli, në vitin 2012-të dhe në vitin 2015-të. / KultPlus.com