Rekord botëror: Burri nga Nepali ngjitet në Everest për herën e 25-të

Alpinisti Kami Rita u ngjit në malin Everest për herë të 25-të të premten, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm për ngjitje në majën më të lartë në botë.

Kami Rita u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 si pjesë e një ekspedite dhe që atëherë është ngjitur pothuajse çdo vit, shkruan DW.

Kami u ngjit të premtën me një ekipi prej 12 personash që rregullonte litarët deri në majë, sipas pritshmërive Kami pritet që nga qindra alpinistë që të arrijnë në majë në javët e ardhshme.

Rekordin e fundit alpinisti donte ta bënte në vitin 2020, për ditëlindjen e tij të 50-të, por u parandalua nga pandemia COVID-19.

“Qëllimi im ishte të festoja ditëlindjen time të pesëdhjetë duke u ngjitur për herë të 25-të në të 50-at, por për shkak të COVID-19 nuk ishte e mundur. Kështu që unë e bëra ëndrrën time të vërtetë këtë vit”, tha ai.

Kami njihet edhe për ngjitje tjera pos Everestit, duke përfshirë edhe majën e dytë më të lartë në botë – K2 në Pakistan./dw/ KultPlus.com

Dhjetëra alpinistë evakuohen nga Everesti për shkak të shpërthimit të Covid-19

Shpërthimi Covid-19 në kampin bazë të malit Everest ka bërë që dhjetëra alpinistë të evakuohen nga kampi. Kjo vjen pas zbulimit të rastit të parë  të virusit në kamp.

Situata me sa duket është përkeqësuar, pasi njoftohet se ka mbi 30 alpinistë të cilët janë detyruar të evakuohen me helikopter.

Një alpinist britanik i cili u dërgua  në një spital të Kathmandu ku edhe rezultoi pozitiv për Covid-19, ka thënë se  masat e distancimit fizik nuk po zbatoheshin siç duhet në mal.

Ekspedita e planifikuar të zgjaste për dy muaj, u ndërpre kur Steve Harris u diagnostikua me Edemë Pulmonare në Lartë, një formë fatale e  sëmundjes.

“Unë fillimisht u diagnostikova me HAPE në kamp dhe u dërgova më pas në Namche Pazar për t’u shëruar.’’

“Unë nuk u pyeta  dhe as nuk mu ofrua të bëja një test për Covid-19. Pas katër ditësh në Namche, unë u dërgova  me helikopter në spital në Kathmandu ku u testova dhe u konfirmova pozitiv për Covid-19 dhe pneumoni dhe kalova një javë në kujdes intensiv,’’ tha ai për DailyMail.

“Tashmë  kam dal nga spitali, por jam ende duke  qëndruar i izoluar në një hotel pasi  jam akoma pozitiv për Covid-19,” tha Steve.

Ai shtoi se para evakuimit  kishte  fjalë se  Covid-19 ishte përhapur  në kamp, por asgjë nuk ishte konfirmuar./ KultPlus.com

1 vit nga ngjitja e Mrikës dhe Arianitit në Everest, Mrika publikon një paragraf nga ditari i saj

Sot janë bërë 1 vit që kur Mrika Nikqi, 17 vjeçare atëkohë, njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikqi, sot 1 vit në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led, shkruan KultPlus.

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.

Ky moment ishte tejet emocionues për Mrikën, e cila sot ka vendosur ta publikojë një paragrafë nga ditari i saj në të cilin ka shkruar çdo ditë gjatë ekspeditave.

KultPlus ju sjell postimin e  plotë të Mrikës:

Sot nje vit, sebashku me babin tim me shume emocione, besueshmeri e frike ngjitem majen me te larte te botes.

Sot, kam vendose me publiku nje paragraf nga ditari im, ne te cillin kam shkruar cdo dite gjate ekspeditave.

21.5.2019

“-Fjetem me lajme te kqija dhe u zgjume me lajme te njejta… i veshem doën suit-in edhe shkume me honger mengjes, ve e pallaqinka. Biseduam me Caseyn. Ai tha qe Mike po thot me shku nalt ne camp3 po na nuk po shkojme. Tendi me Ed po shkojne pas mengjesit, final push. Prakashi ishte ne south col per me dergu oksigjen… deri ne dreke qendruam jashte, ishte diell po jo edhe shume nxehte, une fillova me kcy e pstaj iu luta babit me m’mesu me kcy vals. Ne 6400m ndërsa flet te ndalet fryma e lemo tu kcy, po na vazhdum e kercyme me kengen “Ne pijetore une jam ulur”. Une dhe babi shkrihemi per ate kenge… hongrem dreke, i bonem disa foto pasi qe kishim kohe e shkume ne tende me pushu. Babi nuk osht normal na mberrdhine krejt zip-at e tendes i qele e une duhna me hi në sleeping bag😑
Young Kumar erdh edhe tha “didi dinner is ready” edhe prap i veshem doën suit edhe shkume me honger darke ku morrem lajme te mira. Data 27 eshte dritare per me summitu kshtuqe pritet qe na me u nise me 25 per c3, edhe si po duket i paskan siguru disa oksigjena.
Me 27 nuk ka me pase shume njerez pershkak se sot rreth 200 vete kan move prej c3 ne c4, e ne c4 vec jan diku 150 persona…. shume trafik e shume rrezik per frostbite edhe per vdekje, shpresojme mos me ndodh asgje e keqe, edhe shume njerez sot kan shku per c3…. ne ora 18:30 folem me radio na tregun qe team A vec kan fillu ngjitjen per summit, pse kaq heret? Per me u mundu me avoid tafikun, ne ate kohe disa njerez ishin ne balcony 😩
Prakash dai erdh ne dining tent e te gjithe fytyren sidomos te hunda e kish te djegur prej eres dhe diellit… neser po ngjitemi pak deri te fillimi i Lhotse face sa per mos me ndejt gjith diten, e tash jemi ardhe me flejt… Per nanen e Leken fort me ka marre malli”

Realizimi i ekspedites do te ishte i pamundur nese nuk do te kishin qenë @arianitnikqi @albaninataraku @leke_nikci

Faleminderit babit tim me te cilin kam kaluar kohe te mrekullueshme❤️ / KultPlus.com

Ka nisë ngjitja e Uta Ibrahimit në Majën e Manaslu, KultPlus sjellë foto ekskluzive (FOTO)

Uta Ibrahimi ekskluzivisht për KultPlus ka treguar dhe ndarë fotografi nga kjo sfidë e radhës, e cila ka treguar se tashmë për këtë rrugëtim të ri është nisë tash e njëmbëdhjetë ditë.

Uta Ibrahimit sapo i është dorëzuar certifikata për ngjitjen në majën e Everestit, ngjitje kjo që shënon edhe historinë, pasi që është gruaja e parë shqiptare që ka pushtuar këtë maje të lartë të botës, shkruan KultPlus.

Mirëpo kjo ngjitje vetëm sa ka zgjuar edhe më tej dëshirën e gjilanases, e cila së fundi po synon edhe një maje tjetër, atë të Manaslu, që është 8163 dhe është në dhjetëshen e majave më të larta të botës.
Uta Ibrahimi ekskluzivisht për KultPlus ka treguar dhe ndarë fotografi nga kjo sfidë e radhës, e cila ka treguar se tashmë për këtë rrugëtim të ri është nisë tash e njëmbëdhjetë ditë.

“Jam nisë që njëmbëdhjetë ditë, fillimisht nëpër katunde, e tash jam në bazë që pesë ditë”, ka thënë Ibrahimi e cila ka detajuar se ngjitja po shkon shumë mirë, edhe përkundër kushteve klimatike që sipas saj ka shumë shi dhe lagështi. “Ndryshe prej pjesëve tjera të Himalajeve”, ka thënë Ibrahimi.
Ajo ka treguar më pas se ditën e shtunë do të niset për kampin 1 dhe 2, për tu kthyer pas dy dite në kampin bazë.

Dhe realizimi i ëndrrës së saj që të pushtojë edhe këtë maje të Himalajeve që gjendet në pjesën e Nepalit, planifikohet të ndodhë në fund të muajit shtator.

Kurse kjo ngjitje në një ndër majat më të larta të botës është duke u mundësuar nga Shoqata Dajti, ajo e Pashtrikut, Frutomania, Komuna e Gjilanit, Birra Puka dhe Butterfly Outdoor Adventure. /KultPlus.com

Uta Ibrahimit i dorëzohet certifikata zyrtare e ngjitjes në Majën Everest (FOTO)

Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që është ngjitur në Everest, ka marrë më në fund edhe certifikatën zyrtare.

Ajo këtë dëshmi e ka ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Facebook, shkruan KultPlus.

Qeveria e Nepalit – Departamenti i Turizmit kësisoj ia ka dorëzuar certifikatën Utës, e cila me sukses është ngjitur në majën Everest – 8848 metra mbi nivelin e detit, në muajin maj të këtij viti. / KultPlus.com