50 shtete pjesëmarrëse në Evropianin e xhudos në Prishtinë

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos vjen si ngjarja më e madhe sportive në vend.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 16 dhjetor.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Federata e Xhudos e Kosovës bëri me dije se hyrja do të jetë falas për të gjithë. / KultPlus.com

May be an image of text

Edhe Nora Gjakova kalon në çerekfinale të Evropianit të xhudos

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike në raundin e dytë pati punë me polaken, Arleta Podolak, shkruan Gazeta Express.

Gjakova kaloi tutje, pasi Podolak mori tri penalizime, të cilat e diskualifikuan nga gara.

Në çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova do të përballet me xhudisten gjermane, Pauline Starke.

Në çerekfinale ka kaluar gjithashtu edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Gazeta Express/ KultPlus.com