Ezra Pound gjatë periudhës në të cilën u internua në azil, i burgosur në spitalin “St. Elizabeths”, i rrethuar nga një park i madh, Pound u vizitua rregullisht nga gruaja e tij dhe miqtë e vjetër dhe të rinj artistë: Eliot, Cummings, William Carlos Williams, Marianne Moore dhe, midis të rinjve: Robert Lowell, James Laughlin (i cili, me “New Directions”, ishte botuesi i tij), Sheri Martinelli dhe shumë të tjerë. Midis këtyre, një Piero Sanavio shumë i ri (autor i një teze mbi të, absolutisht e para, së paku në Itali, e paraqitur në Universitetin Ca ‘Foscari të Venecias), i cili tani erdhi ta vizitojë atë nga Harvard. Pound gjeti edhe prozelitë për idetë e tij shoqërore dhe frymëzoi botimin e veprave të rralla nga Louis Agassiz, Alexander Del Mar, Edward Coke, etj.
Të njëjtët autorë u bënë, ndërkohë, protagonistë të këngëve që ai vazhdoi të shkruante dhe botojë. Sidoqoftë, miqësia e tij me John Kasper, një aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Ku Klux Klan ishte i dëmshëm për reputacionin e tij. Kasper kishte filluar të admironte Pound gjatë kurseve të letërsisë universitare, dhe pasi i shkruante Poundit më 1950, ai shpesh e vizitonte atë në një azil, dhe në një kohë të shkurtër të dy u bënë miq. Kasper hapi një librari në Greenwich Village në 1953 me titullin “Make it New” “Bëni atë të re”, duke pasqyruar angazhimin e tij për idetë e Poundit; dyqani i specializuar në materiale të ekstremit të djathtë, përfshirë letërsinë naziste, dhe poemat dhe përkthimet e Pound u shfaqën në pragun e dritares, duke kontribuar në mendësinë popullore që e lidhte Poundin me Fashizmin dhe Nacional Socializmin.
Më 1948 Këngët Pisan mori çmimin Bollingen për poezi nga Biblioteka e Kongresit, duke shkaktuar mjaft polemika, duke pasur parasysh që Pound ishte në të njëjtën kohë “mysafir i pavullnetshëm” i qeverisë amerikane në një azil kriminal. Juria përfshiu T.S. Eliot dhe W.H. Auden, i cili në këtë mënyrë mendoi se ata do të tërhiqnin vëmendjen për situatën e mëshirshme të poetit jo më të ri. Por polemika përfundoi duke dëmtuar sesa të përfitonte dhe, për shumë vite, çështja Pound nuk u diskutua më. Në vitin 1957 një grup miqsh, shkrimtarësh dhe poetë, përfshirë Ernest Hemingway (ish luftëtar antifashist), Robert Frost, Archibald MacLeish dhe gjithashtu botuesin e ri Vanni Scheiwiller, punuan shumë për të gjetur një zgjidhje. MacLeish mori përsipër avokatin prestigjoz Thurman Arnold, një ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm gjatë presidencës së Roosevelt, i cili prezantoi para të njëjtit gjyqtar që kishte burgosur Pound-in në një spital mendor për jetë, një lëvizje që ishte terapeutikisht e dëmshme për shëndetin e poetit për tu kufizuar gjithnjë larg shoqërisë, dhe që nga ana tjetër ishte e pashërueshme, por jo e rrezikshme. Prokurori publik, pasi kishte verifikuar që Pound as nuk mund të gjykohej, sepse një gjykim ishte i papajtueshëm me sëmundjen e tij të pretenduar mendore, tërhoqi akuzat, nuk e kundërshtoi mocionin dhe poeti u kthye në liri më 18 prll 1958, duke lënë Amerikën dhe duke u nisur për në Itali. /KultPlus.com
Mundësia e vetme për fitoren humane, mbi aktin e shpëlarjes së trurit- është e drejta e çdo njeriu, është ajo që njeriu të ketë idetë e tij, të cilat duhet të arrijnë të gjykohen njëherë e një kohë. Ju kurrë s’mund të gjeni qartësinë e mendimit për aq kohë sa keni fjalët e grumbulluara dhe të pashprehura, dhe për aq kohë sa një fjalë përdoret nga njëzetë e pesë njerëz -në njëzetë e pesë mënyra të ndryshme. Kjo më duket se është lufta e parë e njeriut, nëse do të ketë ende ndonjë pjesë intelekti, e mbetur për tu shqyrtuar nga ne.
Teknika e poezisë është test për sinqeritetin
Kjo intervistë e Ezra Pound, e realizuar në fillim të viteve ’60, është bërë nga një prej redaktorëve më të njohur letrarë të kohës, Donald Hall. Përmes saj shfaqet poeti i njohur amerikan, një nga ikonat e historisë së poezisë. Në pjesën e parë, rrëfehet teknika e autorit; përpjekja për muzikalitetin dhe mundësitë e anglishtes në shprehjen e letrare; teknikat bashkëkohore; dhe pse i ndihmonte aq shumë të rinjtë Pound; si edhe shumë e shumë elementë të tjerë…
Nga Donald Hall*
Që kur ka ardhur për herë të fundit në Itali, Ezra Pound e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij në Tirol, duke e kaluar atë- vetëm në mjediset e Kështjellës në Brunnenburg. Si gjithmonë, i shoqëruar me gruan, vajzën Mary- dhëndrin e tij Princin Boris de Rachewiltz dhe nipin. Për fat të keq, malet në këtë vend, që është një vend pushimi afër Meranos- janë krejt të ftohta në dimër, kurse Z. Pound e do shumë diellin. Intervistuesi ishte bërë gati për t’u nisur nga Anglia drejt Meranos që në fund të shkurtit, kur një telegram e ka stopuar atë në derë:”Merano është zënë nga bora. Hajde në Romë”.
Pound ishte i vetëm në Romë dhe kishte zënë dhomë në apartamentin e një mikut të tij të vjetër, i cili quhej Ugo Dadone. Ka qenë fillimi i marsit dhe pak si shumë vapë për atë kohë, kur e kemi bërë intervistën. Dritaret me grila në cep të dhomës së Pound qëndronin gjithmonë të hapura për të lejuar brenda zhurmat e Via Angelo Poliziano. Intervistuesi u ul në një karrige të madhe ndërsa Pound lëvizte papushim sa nga njëra karrige drejt minderit dhe sërish kthehej pas në një tjetër karrige. Ajo që të bën përshtypje nga Pound për dhomën, ku jeton, konsiston në dy valixhe dhe në vetëm tre libra: “The Faber Cantos”, Konfuci dhe një botim i Robinson për Chaucer, të cilin ai ishte duke e rilexuar sërish.
Në orët e pushimit të mbrëmjes-kur kishte sillën te Crispi, një tur i zakonshëm (mes skenave të ngjashme këto çaste me të shkuarën e tij), ku shijonte akullore dhe vazhdonte deri tek gjerbja e kafes-pastaj Pound ecte mes njerëzve me një krekosje energjike, si të ishte një riosh kapadai. Me kapelën e tij të madhe, trokun e bastunit të guximshëm dhe shallin e verdhë, që i tundej sa lart e poshtë- dhe pallton e tij, që e gjurmonte nga pas si të ishte një pelerinë- i ngjante më shumë një luani të rikthyer në Latin Quarter. Atëkohë vinte në punë dhe mimika e tij, si edhe e qeshura që ia nxirrte aq në pah mjekrën gri.
Gjatë orëve të ditës, kur realizohej zakonisht intervista, e cila mori plot tre ditë, ai fliste me kujdes dhe pyetjet e vazhdueshme ngandonjëherë e bënin atë tejet të lodhur. Në mëngjes, kur kthehej sërish intervistuesi, Z.Pound ishte tejet i ngucur të rregullonte gabimet dhe dështimet e një dite më parë.
Ju gati i keni mbaruar tashmë Cantos dhe kjo më bën disi të interesuar për sa i përket kohës së fillimit të tyre. Më 1960, keni shkruar një letër në të cilin keni folur rreth përpjekjes për të shkruar një version të Andreas Divus në ritmin Seafarer. Kjo i ngjan disi një reference, që e keni përdorur edhe në Cantos 1. Vërtetë keni filluar me Cantos që më 1916?
“Më duket se kam filluar me Cantos rreth 1904, të paktën-me sa më kujtohet. Deri atëherë, kisha bërë versione të ndryshme, të cilat i kisha filluar nga viti 1904 apo 1905. Problemi ishte për të gjetur një formë-e cila do ishte një diçka elastike, e mjaftë të përcillte materien e nevojshme. Duhet të përbënte një formë, e cila nuk do të linte jashtë qoftë dhe një gjë të vetme sepse nuk mund të shkonte pastaj ritmi i duhur. Në skicimet e para, që mbaj mënd-një draft i pjesës që gjendet aktualisht të Cantos, ishte i treti.
Qartësisht, nuk munda të arrija pas asaj që shkrova fillimisht- qoftë një hartë të mirë apo të zakonshme udhe, e cila po më ngjante si një pjesë Mesjete e soditur nga Qielli. Kuptova se vetëm një formë e arritur muzikore do të merrte materie dhe vetëm universi Konfucian, në atë mënyrë sesi e shikoj unë si univers, do kishte lidhje me ndërlidhjen e forcës dhe tensioneve”.
A është e vërtetë se interesi juaj për Konfucin filloi që më 1904?
“Jo, gjëja e parë që dija ishte kjo: Kishte plot gjashtë shekuj që e kishin paketuar. Ishte një çështje e futjes së një materiali të ri, që nuk ishte as në Divina Commedia. Hugo bëri Légende des Siécles, që nuk ishte një çështje aq për t’u vlerësuar, por thjesht disa copëza historie të lidhura sëbashku. Problemi ishte për të ndërtuar një qerthull me referenca-duke arritur drejt një gjykimi modern që t’i ngjante pak a shumë një mëndje të themi mesjetare që thellohej shtresë pas shtresë në kulturën klasike, e cila do të derdhej mbi pjesën, që nga koha e Renesansës. Kjo ishte pika nga ku filloi, nëse ju e pëlqeni të flasim kështu. Një qënie duhet të kishte përfshirjen e duhur, falë subjekteve të tij të paraqitura”.
Duhet të kenë kaluar tridhjetë apo tridhjetë e pesë vjet, që nga koha kur keni shkruar poezitë jashtë Cantos, të kuptohemi-përveç poezive të Alfred Venisin. Pse ndodhi kjo?
“Do të filloj nga pika, ku, veçmas se pata një impuls të ndritshëm, ajo që doja të thosha- i përshtatej skemës së përgjithshme të kohës. Ka qenë një marrëdhënie e mirë e punës- që dukej si e hedhur tej deri më atëherë, sepse atëbotë kishte poetë që mbeteshin më të tërhequr drejt një karakteri historik dhe, ndaj, atëherë pashë se kjo nuk funksiononte brenda formës sime, aq sa edhe nuk mund të personifikonte një vlerë të nevojshme. Jam përpjekur t’i bëj sa më historike Cantos (vid. G.Giovannnini, këto të rilidhura me historinë drejt tragjedisë. Dy artikuj, që ishin dhjetë vjet pas njëri-tjetrit, disa periodikëve filologjikë dhe jo krejt materiali burimor, që ishte i përshtatshëm) por jo drejt rrëfimit të thjeshtë. Një materiali i duhet të përshtatet, ai s’mund të shkojë gjithmonë, si e mendon. E, nëse ky ‘gur’ nuk ishte mjaftueshmërisht i fortë për të përmbajtur formën, duhet të dilte jashtë”.
Kur juve shkruanit një Canto, si e planifikonit atë? A keni ndjekur një proces special për të lexuar pastaj secilin prej tyre?
“Pjesët nuk ishin nevojshmërisht për t’u lexuar. Një poet mund t’i kushtojë dhe jetën, do të mendoja, po t’i referoheshim këtij gjykimi. Nuk e di se ç’mund të them për metodën. Pse-ja është shpesh shumë më e rëndësishme sesa Si-ja”.
Kohë të shkuara, kur ishit ende fare i ri, interesi juaj për poezinë përqendrohej më shumë në lidhje me formën. Profesionalizmi dhe përkushtimi juaj drejt teknikës, është bërë gati proverbial. Në tridhjetë vitet e fundit, e keni paraqitur interesin tuaj në formë njësoj edhe me një interes më shumë në përmbajtje. Ishte kjo vallë një ndryshim i principeve?
“Mendoj se e kam shprehur mirë këtë. Teknika është test për sinqeritetin, e nëse s’bëhet- kjo atëherë është një vlere inferiore. E gjitha duhet të vlerësohet edhe si një ushtrim. Richter në Traktatin mbi Harmoninë, thotë se: ‘ Këto janë principet e harmonisë dhe kontrapunktit; ato nuk kanë se çfarë të bëjnë në lidhje me kompozicionin, që është një aktivitet krejt i ndarë’. Deklarata, që ka bërë dikush se s’mund të arrihet që të shkruhet dot forma Canzoni Provencal në anglisht, është false. Çështja nëse është e këshillueshme apo jo- kjo përbën atëherë një problem krejt tjetër. Duhet të kuptohet se s’është thjesht kriteri i gjuhës natyrore që vendos pa të kundërtën, kur këto forma ishin natyrore apo që ato u realizuan falë muzikës. Në anglisht, të kuptohemi- muzika është e një natyre të kufizuar. Juve mund të gjeni një perfeksion në Chaucer në frëngjisht, mund të realizoni deri në perfeksion në italisht Shekspirin, dhe ju mund të realizoni edhe Campion dhe Lawes. Vetëm se s’mendoj se mund të arrij drejt kësaj lloje forme derisa të kem gjetur si duhet refrenin që i përshtatet Trachiniae. Nuk e di në të vërtetë -nëse do të arrij tek ndonjë gjë- tek e fundit, por mendoj se është një shtrirje e plotë e spektrit të formë-përmbajtjes. Mund të ndodhë që të jetë edhe një zhgënjim. Një shkrimtar është gjithmonë i interesuar në përfshirjen e ndryshimit të fushës për bashkimin si duhet të motz et son të fjalës dhe melodisë”.
A mundet tashmë që pas të shkruarit e Cantos, të jenë zbrazur të gjithë interesat tuaja intelektuale apo mundet që shkrimi i përkthimeve, i përdorur edhe te Trachiniae, që e keni përmendur, ju ka kënaqur juve, sidomos në procesin e punës?
“Një krijues e kupton se puna duhet bërë si duhet dhe shkon përmes saj. Trachiniae erdhi nga leximi i dramave të Fenollosa Noh, që kishin lidhje me botimin e ri, dhe nga dëshira për të parë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë me dramën greke, që i është dhënë të njëjtën medium dhe me shpresën se do ishte i realizuar si duhet nga një kompani e Moinorou. Këqyrja e Kathay në greqisht, ishte e ngjashme me poezinë dhe stimulonte edhe tendencën e kundërt”.
A mendoni se vargjet e lira i shkojnë lidhjes me formën amerikane të poezisë? Imagjinoj se edhe William Carlos Williams ka të ngjarë ta bëj këtë dhe madje mendon për jambikun, si shumë të përshtatshëm për anglishten?
“Më pëlqen të përmend këtu sentenca e Eliot ‘ asnjë vjershë s’është libre për një njeri, i cili do të bëj një punë të mirë’. Mendoj se vargjet e lira më të mira vinë nga një përpjekje që shkojnë pas metrazhit cilësor.
Hamendësoj se mund të jetë një si jo- angleze pa qenë në mënyrë specifike krejt amerikane. Për këtë, kujtoj daullet që luanin të Cocteau në një bandë xhazi dhe që i ngjanin një problemi matematik shumë të vështirë.
Dua t’ju them dhe se çfarë mendoj për atë që është një formë amerikane dhe se pse kjo përben një parantezë Jamesiane. Duhet të kuptoni se personi me të cilin jeni duke folur s’ka bërë hapat e duhura, ku ju mund të shkoni i qetë sipër tyre. Në fakt, parantezat Jamensiane janë rritur dhe sidomos tani. Kjo mendoj se është diçka, e cila ngjan si krejtësisht amerikane. I ngjan e gjitha një përpjekje, kur dikush arrin të takojë një tjetër njeri, i cili ka shumë eksperiencë për të gjetur stadin, ku takohen dy eksperiencat- kështuqë ai e di mirë se për çfarë jeni duke folur”.
Puna juaj përfshin një nivel të lartë eksperience po aq sa edhe përpjekja në formë. Kjo, mendoni, se është cilësia më e lartë e poetit që keni edhe ju vetë? Është kjo thjesht një gjë formale apo ndoshta një cilësi e mendimit?
“Nuk e di sesi mund t’i vendosni cilësitë e nevojshme në një rend hierarkik, por poeti duhet të ketë një kuriozitet të vazhdueshëm, i cili natyrisht nuk e bën atë sërish një shkrimtar. Dhe, nëse nuk e ka arritur në kohën e duhur, atëherë do të thahet. Dhe, kjo s’është vetëm- çështja e të bërës së diçkaje për atë që varet mbi përpjekjen e tij me një energji këmbëngulëse. Një njeri si Agassiz nuk shqetësohet dhe as nuk lodhet kurrë. Përkohshmëria nga pritja dinjitoze për mbledhjen drejt të një ndërlidhje, kjo është ajo që e merr në të vërtetë gjithë energjinë e nevojshme të jetës”.
A mendoni se bota moderne i ka ndryshuar rrugët mbi të cilat mund të shkruhet poezia?
“Ka shumë konkurrencë, e cila nuk ka qenë këtu më parë. Duke marrë këtu të ashtuquajturën anën serioze të Disney, apo anës konfuciane të Disney. Është e gjitha në vlerësimin e karakterit, ashtu si bën te Perri, që e ngatërron filmin. Është si aty, kur keni vlerat e kurajës dhe butësinë e pranuar në një rrugë, ku çdokush mund të arrijë të kuptohet. Atëherë, keni arritur një si gjeni absolute në të. Tashmë është bërë një ndërlidhje e madhe të natyrës, të cilën e kemi pasur nga koha e Aleksandrit të Madh. Aleksandri urdhëronte peshkatarët se nëse ata do të zbulonin gjë nga peshqit- që ai kishte shumë interes, një gjë specifike- atëherë menjëherë ishin të detyruar t’ia tregonin këtë Aristotelit. Dhe me këtë ndërlidhje, që p.sh. njerëzit kanë arritur duke e dërguar ihtiologjinë me pikën shkencore, kështu ka qëndruar për të dymijë vjetët. Dhe tashmë dikush është duke u marrë si me një kamera për të bërë ndërlidhjen e jashtëzakonshme të veçantive. Ky kapacitet për të bërë kontakte është një ndryshim vërtetë i jashtëzakonshëm në letërsi. Ai ka hedhur çështjen për atë që kihet nevojë për tu bërë në realitet dhe atë që është në rrjedhën e duhur”.
Mund të përbëjë edhe një mundësi, gjithashtu. Që nga koha kur ishit i ri në veçanti dhe madje edhe mes Cantos duket se e keni ndryshuar stilin tuaj poetik sërish dhe sërish. Kurrë s’keni qenë i kënaqur që të nguleni diku për shumë kohë. A e keni bërë në mënyrë të ndërgjegjshme këtë shtrirje të stilit tuaj? A mundet që artisti të ketë nevojë që të mbahet në lëvizje?
“Mendoj se artistit i duhet që ta mbajë lëvizjen. Njeriut i duhet t’i jepet ndihmë për jetën në një rrugë, e cila nuk mund të neglizhojë njerëzit e tjerë që gati lëshohen përdhe, kur i shikon nga një pozitë tjetër e lartë”.
Habitem për atë që mendoni në lidhje me lëvizjet bashkëkohore. Nuk kam parë vlerësime tuajat rreth poetëve, më e fundit ka qenë nga Cummings, përveç Bunting dhe Zukofsky. Mendoj se ndërkohë -gjëra të tjera ju kanë shqetësuar!
“Një njeri s’mund t’i lexojë të gjitha. Jam përpjekur të zbuloja një numër faktesh historikë dhe të cilat kuptohet nuk mund t’i këqyrësh pas kokës suaj. Nuk mendoj se atje ka qenë i vendosur njeriu që ishte i aftë për të kritikuar njerëzit që vinin pas tij. Është një çështje e dukshme për sa i përket leximit, të cilën mund ta bëjë një njeri.
Nuk e di nëse kjo do të ishte e tija apo nëse do ishte një perlë që ai e koleksiononte, por për çdo gjë- një nga gjërat të cilat Frost ka thënë në Londër më 1912 ishte kjo pak a shumë:’ Përmbledhja e lutësit: Oh Zot, trego mëshirë për mua’. Dhe, ky është dhe qasja e shkrimtarëve të rinj-që duhet të jetë jo ekzaktësisht drejt hyjnisë! Dhe në përgjithësi dikush duhet të ketë kufizimin, që të paktën të lexoj poetët e rinj, të cilët i janë rekomanduar nga të paktën një tjetër poet i ri, si sponsor. Natyrisht një rutinë e këtij lloji mund t’ju drejtojë në një si konspiracion, por që gjithsesi…
Për aq sa i kritikojmë poetët e rinj, një tjetër poet, kujtojmë mbase se nuk e ka kohën e mjaftueshme për të bërë një vlerësim krahasues. Njerëzit që janë duke mësuar nga dikush duhet ta masin dikë përballë një tjetri. Shikoj pak një përzierje tani…por… Për kushtet e përgjithshme ka një gazmend të padyshimtë. Dhe, Cal (Robert) Lowell është për mua shumë i mirë këtu”.
Juve u keni dhënë këshilla të rinjve për të gjithë jetën. A keni ndonjë gjë më speciale për t’u thënë atyre tani?
“Që të mbajnë kuriozitetin dhe mos të bëjnë gjëra false. Por, kjo sërish s’është e mjaftë. Regjistrimi në vargje thjesht i dhimbjeve të barkut dhe pellgut të zbrazur i plehrave nuk është kurrë i mjaftë. Në fakt, studenti i Universitetit të Pensilvanisë, Punchbowl kishte moton e tij për këtë: ‘Çdo djall budallalliku duhet të ´jetë spontan’”.
Keni shkruar njëherë se kishit katër përcaktime që dinit prej pararendësve tuaj të gjallë në letërsi, të cilët ishin Thomas Hardy, William Butler Yeats, Ford Madox Ford dhe Robert Bridges. Cilat ishin pikërisht ato?
“I Bridge-s ishte edhe më i thjeshti. I Bridges ishte një si paralajmërim kundër homofonisë. I Hardit ishte si një shkallë në të cilin ai mund të përqendrohej për çështjen e subjektit dhe jo mënyrës sesi shkruhej. Ndërsa për sa i përket Fordit, ai ishte i freskët në gjuhë. Dhe, sa i përket Yeats, që ju thoni se ishte i katërti? Hëm. Mirë, Yeats që nga viti 1908 ka shkruar vetëm lirika të thjeshta në të cilat s’kishte ikje nga i ashtuquajturi rendi natyror i fjalëve”.
Juve vetë keni qenë sekretar tek Yets që nga 1913 deri më 1914. Çfarë lloj gjërash keni bërë për të?
“Më së shumti kam lexuar për të- me zë të lartë. Që nga Agim në Britani dhe kështu me radhë. Dhe zënie pa fund që ju i kuptoni. Irlandezi i pëlqenin kontradiktat. Ai përpiqej që të mësonte kalërimin me pengesa, kur ishte dyzetë e pesë vjeç dhe që për të ishte shumë zbavitëse. Ai ndodhte të rrihej zakonisht me armiqtë e tij si të ishte një balenë. Ai ngandonjëherë të jepte përshtypjen e të qënurit një idiot edhe më i keq sesa jam unë në të vërtetë”.
Ka një kundërshti akademike për atë që quhet si influenca juaj mbi Yeats. A keni punuar mbi poezinë e tij bashkë me të? A keni arritur të shkurtoni ndonjë nga poezitë e tij në mënyrën sesi arritët të shkurtonit The Ëaste Land?
“Nuk mendoj se mund të sjell në mëndje ndonjë gjë si kjo. Jam i sigurt se jam përballur me ekspresione të veçanta. Njëherë jashtë Rapallo-s, u përpoqa, për atë Zot, që ta ndaloja atë nga botimi i një gjëje. I thashë atij se ishte një budallallëk. Çdo gjë që bëri ai- ishte të arrinte të shtypte me një parathënie, e cila thoshte se: Unë i thashë që ishin plehra.
Kujtojva këtu- kur Tagore ka filluar që të zhgarravisë në anë të sprovave të tij dhe ata që e panë i thanë se kjo ishte vërtetë art. Ka pasur një shoë me të në Paris. ‘A është vallë kjo art?’ Askush nuk mund të gjykonte për këto zhgarravina, por që natyrisht shumë njerëz u përkulën për ti parë me respekt ato.
Për aq sa arritëm të bënim ndryshimet te Yeats, mendova se ishte Ford Madox Fords, që mund të kishte pak kredite më shumë. Yets nuk do kishte marrë kurrë këshilla nga Ford, por mendoj se Fordie e ndihmoi atë, nëpërmjet meje- në përpjekje për të shkuar në drejtim të një rruge më natyrale të së shkuarit”.
A ju ka ndihmuar ndonjëherë ndonjë njeri në punë për aq sa ju keni ndihur të tjerët? Dua të them me kritika të vlefshme apo duke prerë pjesë.
“Përveç Fordie, që rrotullohej në dysheme shëmtuar dhe që mbante shpesh me duar kokën e tij dhe ofshante në ndonjë moment- nuk mendoj se ka qenë ndonjë njeri që më ka ndihur përmes dorëshkrimeve të mia. Lënda e Ford shfaqej tejet humbëse, por ai e drejtonte luftën kundër arkaizmave tretësore”.
Juve keni qenë shumë pranë artistëve vizualë-Gaudier-Brzeska dhe Wyndlam Lewis në lëvizjen vorticiste dhe më vonë me Picabia, Picasso dhe Brancusi. A ka të bëjë kjo me ndonjë prirje tuajën si shkrimtar?
“Nuk besoj kështu. Dikush thjesht shikon drejt pikturave në galeri, kurse një tjetër mund të arrijë të zbulojë dhe diçka: ‘Loja e shahut’ tregon efektin e artit modern abstrakt, por vorticizmi nga këndi im i vështrimit, ishte një ringjallje dhe një sens ndërtimi. Ngjyra po vdiste dhe Manet dhe impresionistët arritën t’i jepnin sërish jetë. Atëbotë, atë që quaj sensi i formës ishte fëlliqur dhe vorticizmi, aq i qartë sa edhe kubizmi- ishte një përpjekje për të rigjallëruar sensin e formës-formën që ju kishit në De prospectiva pingendi e Piero della Francesca, që kishte të bënte me traktatin e tij të proporcioneve dhe kompozicionit. Unë arrita të filloj me idenë e formës krahasuese përpara se të lija Amerikën. Një miku im me emrin Poole bëri një libër për kompozimin. Unë bëra disa gjëra me kokën time dhe shkova në Londër, ku kisha dëgjuar për Catullus shumë më parë se të dëgjoja për poezinë moderne frënge. Këtu është një copë imja e biografisë, e cila duhet korrigjuar”.
Jam habitur në lidhje me aktivitetin tuaj letrar në Amerikë përpara se të vinit në Evropë? Kur arritët që të shkruani për herë të parë meqë ra fjala?
“Më 1898. Në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Me teton time”.
A lexonit atëherë poezi franceze?
“Jo, por mendoj se isha duke lexuar ‘Elegy in a Country Churchyard’ të Gray apo diçka të tillë. Jo nuk isha duke lexuar atëkohë poezi franceze. Di, që kam filluar latinishten një vit më vonë”.
Juve jeni futur në kolegj në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, kam përshtypjen?
“Duhet që të ikja nga turjela e Akademisë Ushtarake”.
Si filluat ta ndjenit se ishit poet?
“Nga gjyshi im, nga njëra anë, që përdorte poezinë për të komunikuar me presidentin e një banke lokale. Nga ana tjetër, gjyshja dhe vëllezërit e saj përdornin vjersha në fillim dhe mbarim të letrave të tyre. Kjo mund të quhet si dhuratë, që çdokush mund të shkruante tek ne”.
A keni arritur të mësoni diçka prej studimeve universitare për t’u bërë poet? Mendoj se keni qenë student për të paktën shtatë apo tetë vjet.
“Vetëm gjashtë. Mirë, më saktë gjashtë vjet dhe katër muaj. Kam shkruar për të gjithë kohën, në veçanti- si të isha një student i laureuar. Fillova në vitin fillestar duke studiuar Brutin e Layamon dhe pastaj latinisht. Shkova në kolegj me latinishten time; kjo ishte e vetmja arsye që më morën dhe mua. Kisha idenë e ngulur në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare për të bërë një studim të përgjithshëm. Natyrisht, isha apo s’isha poet ishte një çështje e zotave të vendosnin, por të paktën ishte krejt imja të arrija të zbuloja se çfarë kisha arritur që të bëja”.
Keni arritur të jepni mësim vetëm për katër muaj, me aq sa kujtoj. Por ju e dini mirë që tani në Amerikë poetët janë më shumë mësues se më parë. A keni ndonjë ide në lidhje me mësimin në universitet për shkrimin e poezisë?
“Ky është një faktor ekonomik. Një njeri i duhet që ta ketë për qiranë e tij diçka ekstra”.
Si i keni kaluar gjithë këto vjet në Evropë?
“Oh- Zot, një mrekulli e Zotit. Të ardhurat e mia nga tetori 1914 deri në tetor 1915 ishin 42.10.0 Sterlina. Kjo figurë është skalitur qartësisht në memorien time….
Nuk kam qenë kurrë aq i zoti sa të arrija të bëja shkrime për revista. Kam bërë dikur një artikull satirik për Vogue, kështu kujtoj se ishte. Duhej për një piktor, të cilin nuk e admiroja. Redaktorët mendonin se kisha përdorur po të njëjtin ton mospëlqimi dhe ishte koha atëherë kur Verhaeren vdiq dhe më kërkuan të bëja një shënim për të. Dhe unë shkova dhe u thashë redaktorëve:“Juve doni një shënim nekrologjik të gjallë dhe lehtësisht të këndshëm për njeriun më të trishtuar në Evropë’.
‘Çfarë mallkimi i errët ishte ai?’
‘Po’, i thashë- “Ai ka shkruar për fshatarët’.
“Fshatarët apo fazanët1 ?’
‘Fshatarët’.
“Ah. Nuk mendoj se do të donit ta preknit atë’.
Kjo ishte mënyra sesi e gjymtova kapacitetin tim për të fituar, duke mos ditur aq sa duhet që të mbyllja gojën…”.
Kam lexuar diku dhe Mendoj se e keni shkruar Ju këtë-se njëherë madje jeni përpjekur të shkruanit edhe një roman. A ia dolët ndonjëfarësoj?
“Ia dola, fatmirësisht, që ta hidhja drejt e në oxhak në Langham Place. Mendoj se kam bërë dy përpjekje të tilla, përpara se të kisha ndonjë ide të mirë për çfarëdo romani që duhet të arrija të bëja më vonë”.
A kishte të bënte kjo me ndonjë gjë në “Hugh Selwyn Mauberly”?
“Këto kanë ndodhur shumë kohë më parë se “Mauberly”. “Mauberly” ishte më vonë, por them se ishte përpjekja përfundimtare që të arrija të preja një roman në madhësinë e një poeme. Ishte në të vërtetë pas “Kontakteve dhe Jetës”. Kurse, Wadsworth duket se e mendonte “Propertius” si të vështirë sepse kishte të bënte me Romën, kështuqë duhet të realizonte një gjë të njëjtë me botën e tij të jashtme bashkëkohore”.
Ju thoni se ishte Ford, që ju ka ndihur në drejtim të një gjuhe natyrale, apo jo? Le të rikthehemi dhe njëherë në Londër.
“Çdo shkrimtar përpiqet të kërkojë për një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale dhe Ford-i, që ishte gati dhjetë vjet më i ri-duket se e përshpejtoi procesin tim në këtë drejtim. Ka qenë një diskutim i vazhdueshëm për këtë lloj gjëje. Fordi e dinte se kjo ishte më e mira e njerëzve që kishin qenë atje para tij, ju e kuptoni këtë- dhe ai s’kishte asgjë për të luajtur më shumë -derisa Wyndham, unë dhe brezi im patëm sukses. Ai ishte krejt në kundërshtim me përdorimin e dialektit të themi të përdorur nga Lionel Johnson dhe Oxford”.
Juve keni qenë të paktën për dy apo tre dekada në kontakt me të gjithë shkrimtarët më të mirë të njohur të kohës që shkruanin në anglisht dhe po ashtu edhe me komunitetin e piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve. Nga të gjithë këta njerëz, kë mund të veçonit si më stimuluesin për ju si artist?
“Mendoj se këtë e kam pasur më shumë nga Ford-i dhe Gaudier. Do të mendoja se këta janë njerëzit që kanë shkruar rreth asaj, që kishte më shumë rëndësi për mua. Nuk kam pasur shumë rikthime në këtë temë, që të arrija të mendoja për këto këtu.
Mund që të kisha kufizuar punën time dhe madje të mblidhja edhe interesat në të, duke u koncentruar krejt në zgjuarsinë e njerëzve të veçantë, në vend se të shikoja më shumë në karakterin e përgjithshëm dhe personalitetin e miqve të mi. Wyndham Lewis gjithmonë pretendonte për mua se kurrë s’kisha parë njerëz dhe se kurrë s’kisha arritur të vërej sesa të këqij ishin ata, apo ajo që në të vërtetë dhe ishte SOB. Nuk isha shumë i interesuar në huqet e miqve të mi, por më shumë në inteligjencën e tyre”.
A ishte James një si lloj standardi për ju në Londër?
“Kur dikush vdes, dihet se askush nuk pyet më për të. Kështuqë sipas kësaj, një njeri besohet se e di këtë logjikë. Pasi plotësova gjashtëdhjetë e pesë vjeç e pata shumë të vështirë të arrija të kuptoja sesa më i vjetër isha nga James, në kohën kur unë e kisha takuar atë për herë të parë”.
A e keni njohur Remy de Gourmont personalisht? Ju e përmendi atë shumë shpesh.
“Vetëm nga letrat. Ka qenë një letër, në të cilën Jean de Gourmont e konsideronte si shumë të rëndësishme, ku ai thoshte, ‘Franchemenet d’ecrire ce qu’on pense, seul plaisir d’un ècrivain’”.
Është shumë tërheqëse sesi ju qëlloni të vini në Evropë dhe shumë shpejt arrini që të shoqëroheni edhe me shkrimtarët më të mirë të kontinentit që jetojnë. A kishit pasur një marrëdhënie të tillë dhe me ndonjë poet që shkruante në Amerikë, përpara se të iknit nga vendi? A ju thotë diçka, p.sh. emri i Robinson?
“Aiken u përpoq të më shiste mua Robinson-in, por s’ma hodhi dot. Kjo ndodhi gjithashtu në Londër. Atëherë, unë e zvarrita njohjen me të- me arsyen se ishte një djalë në Harvard, që krijonte materiale të këndshme. Kurse, Z. Eliot u shfaq pas një viti apo diçka më vonë. Hëm, do të thosha se rreth vitit 1900, ishte edhe Carman dhe Hovey, Carwine de Vance Cheney. Përshtypja atëherë ishte se materia amerikane s’ishte aq e plotë sa të arrinte në ndonjë pikë atë angleze. Dhe, madje ju, kishit dhe botime të piratuara të Moshers me materialet angleze. Jo unë shkova në Londër sepse mendova që Yeats e njihte më shumë poezinë sesa çdokush tjetër, atëherë. Kalova një pjesë të kohës sime në Londër duke shkuar shpesh që të vizitoja Ford-in pasditeve dhe Yeats-in në mbrëmje. Duke i përmendur kështu njëri pas tjetrit – dikush dhe mund të fillojë një diskutim. Ky ishte ushtrimi. Shkova të studioja me Yeats-in dhe gjeta se Ford s’ishte dakord me të. Kështuqë vazhdova të kisha moskuptim me ta për plot njëzetë vjet me radhë”.
Më 1942 keni shkruar se ju dhe Eliot nuk ishit më dakord me njëri-tjetrin duke thirrur përballë vetes të tjerë diskutantë. Jam i interesuar të di se ku nuk ishit dakord me Eliot?
“Ah, Eliot dhe unë filluam, që të kishim mospajtime që nga fillimi i marrëdhënies sonë. Mrekullia e miqësisë intelektuale është ajo se: JU arrini të ndaheni apo bashkoheni në diçka apo në një tjetër gjë -vetëm nga pak pika. Eliot, kishte pasur durim kristian për tolerancën të gjithë jetën dhe kështu edhe më tej. Ai i jepej shumë fort këtij parimi, duke më gjetur mua si shumë të lodhshëm. Ne filluam, ne kishim mosmarrëveshje për një numër gjërash nga koha që u takuam për herë të parë. Ne ramë dakord gjithashtu në pak gjëra dhe mendoj se të dy -duhet që të kishim të drejtë rreth diçkaje apo një gjëje tjetër”.
Mirë, ka ende një pikë në të cilin poetikisht dhe intelektualist juve ndjeheni tejet veçmas krahasuar me atë që keni qenë më parë?
“Ka një problem të tërë në lidhje me Kristianizmin dhe që shtrihet deri te Konfucizmi dhe i gjithë ky problem i madh ka të bëjë me shtresat e ndryshme të Kristianizmit. Ka një luftë për Ortodoksinë-Eliot e shtrin për vetë Kishën, ku mua më gjuanin shpesh teologët e veçantë. Në një sens, kur e mendoj- kurioziteti i Eliot dukej se ishte më shumë i drejtuar në një numër krejt të vogël problemesh. Por edhe këtë është ende shumë për ta thënë. Botëkuptimi aktual i brezit eksperimental ishte i gjithë i shkuar për këtë çështje të karakterit privat”.
A mendoni që si poet, e ndjeni një si ndarje në mjedisin teknik, të palidhur me çështjen tuaj kryesore?
“Do të mendoja se ndarjet ishin të parat në ndryshimin tonë të çështjeve kryesore. Ai ka shkuar padyshim drejt një gjuhe më natyrore. Në gjuhën e dramave, ai më dukej se kishte një kontribut vërtetë të madh. Dhe, në të qënurit i aftë që të bënte kontakt me një mjedis më të shtrirë dhe me një gjendje të plotë të kuptuarit”.
Kjo më kujton mua dy libretet për operat-Willon dhe Cavalcanti-që keni shkruar ju. Si arritët që të kompozonit dhe muzikë?
“Njerëzit donin fjalën dhe tingullin. Dikush donte që poezia e madhe të këndohej, por teknika e libretit të operas në anglisht nuk ka qenë kurrë shumë e kënaqshme. Dikush donte që me cilësinë e teksteve të Villon dhe të Cavalcanti të kishte diçka më të shtrirë sesa thjesht një lirikë. Kjo është e gjitha”.
Hamendësoj se interesi juaj në fjalët, që të bëheshin të afta për tu kënduar ka qenë veçanërisht i stimuluar nga studimet tuaja në Provence. A e ndjeni se zbulimi i poezisë së Provencal ka qenë dhe kthesa juaj më e madhe në krijimtari?Apo ndoshta dorëshkrimet e Fenollosa?
“Provencal filloi për mua me një interes shumë të madh, kështuqë s’ishte në të vërtetë zbulim. Dhe Fenollosa ishte një fat i papritur sepse ishte dikush që luftonte kundër injorancës së të tjerëve. Krijues kishin brenda njohurinë për shënimet e Fenollosa dhe nga ana tjetër, injorancën e një fëmije që s’ishte vetëm pesë vjeç”.
Si ndodhi që Znj. Fenollosa të arrinte t’ju godiste?
“Mirë, E takova atë në Sarojini Naidu dhe ajo më tha se Fenollosa ishte në kundërshtim me gjithë llojet dhe gjithë akademitë dhe ajo kishte parë disa nga materialet e mia dhe pretendonte se isha i vetmi person, i cili mund t’i përfundonte këto shënime, e për sa i përket Ernestit, ai do donte që t’i bënte ato sa më parë. Fenollosa kuptoi se çfarë ishte e nevojshme për tu bërë por ai s’kishte pasur shumë kohë që t’i mbaronte ato”.
Më lini që të ndryshojmë subjektin tani dhe t’ju pyes për disa pyetje që janë më shumë biografike sesa të kenë lidhje me letërsinë. Kam lexuar se juve keni lindur në Hailey, të Idahos më 1885. Hamendësoj se duhet që të ketë qenë shumë e vështirë në jetën tuaj për faktin që vinit prej andej.
“E lashë në moshën tetëmbëdhjetë muaj dhe s’mund t’ia kujtoj vrazhdësinë”.
Nuk u rritët në Hailey?
“Nuk u rrita në Hailey”.
Me çfarë merrej familja juaj atje, në kohën që keni lindur ju?
“Babai hapi zyrën e Autoritetit Kadastral të Qeverisë në atë vend. Por, unë u rrita afër Philadelphia. Në rrethinat e Philadelphia”.
Një indian i egër nga Perëndimi, atëherë s’ishte….?
“Indiani i egër nga Perëndimi është apokrifik1 (i stisur-i pavërtetë) dhe ndihma kritike e shtypit nuk ishte e përcaktuar sesa shkruante vetëm për disa nga banditët e njohur të kufirit”.
A është e vërtetë se gjyshi juaj ndërtoi një hekurudhë. Kush është historia e vërtetë për këtë?
“Mirë, ai realizoi hekurudhën drejt Ujvarës Chippewa ndërsa njerëzit andej e sulmuan dhe pastaj nuk e lanë që të arrinte të blinte qoftë edhe një binar të vetëm. Këtë e kam shkruar te Cantos. Ai shkoi pastaj në veri në Shtetin e New York dhe gjeti disa binarë të tjerë në një rrugë të braktisur. I bleu ato dhe pastaj i transportoi që aty dhe duke përdorur kredinë që kishte me sharrxhinjtë -mundësoi që ato të bënin rrugën drejt Ujvarës Chippewa. Atë që dikush mëson në shtëpi, dikush e mëson në një rrugë tjetër që nuk mësohet kurrë në shkollë”.
A keni qenë veçanërisht i interesuar në fillimin e punës (prerjes së monedhave) thjesht nga puna e babait në punishten e tij?
“Ju mund të më bëni shumë pyetje për këtë. Zyrat qeveritare ishin shumë më tepër informale atëherë sesa krahasuar me tani, megjithatë se di se ndonjë nga fëmijët e tjerë të punonjësve- shkonte për ti parë ato. Tashmë vizitorët i përcjellin përmes tuneleve të xhamta dhe i shikojnë gjërat nga distanca por atëkohë- juve mund t’ju merrnin në një dhomë shkrirje dhe të shikonit vetë me sy- sesi ari stivohej në vendet e sigurisë. Juve papritur ju ofrojnë një çantë të madhe ari dhe ju thonë se mund të largoheshit jashtë bashkë me to. Ju as nuk mundnit ta ngrinit peshë atë.
Kur Demokratët erdhën në fuqi, ata i kanë rinumëruar të gjitha dollarët e argjende, që ishin plot katër milionë të tillë. Të gjithë çantat ishin të kalbura dhe këto shuma të mëdha -ata i dërgonin drejt makinave me lopata që t’i numëronin, lopata që ishin edhe më të mëdha se lopatat e qymyrit. Ky spektakël monedhash që bëhej me lopata në formën e një transportuesi, këta djelmosha të zhveshur deri në brez, të cilët punonin me lopata në dritën e gazit-gjëra që ngjasonin me goditje të vërteta të imagjinatës suaj.
Atëherë ka pasur një teknikë të tërë për të prerë monedha metalike. E para, testimi i argjendit ka qenë pak më shumë se djallëzor krahasuar me testimin e sotëm të arit. Ari është i thjeshtë. Ai peshon, ai mund të përpunohet dhe të peshojë sërish. Ju mund të tregoni karatët e tij, thjesht nga pesha relative e masës. Por testi për argjendin është një zgjidhje e mjegullt; saktësia e syrit për masën e trashësisë të parasë është një perceptim estetik, ashtu si edhe sensi kritik. Më pëlqen ideja e përsosmërisë së metalit dhe kjo lëviz nga analogjia e zakoneve për të testuar direkt shfaqjet verbale të tij. Në atë kohë, ju e kuptoni, tullat e arta dhe mostrat e piriteve të hekurta ngatërroheshin me arin që silleshin në zyrën e babait. Juve i keni dëgjuar bisedat për djalin e fundit që solli një tullë ari dhe që doli se ishte ar fallto”.
E di që ju e konsideroni reformën monetare si çelësin e arsyetimit për një qeveri të mirë. Interesohem të di falë kujt procesi juve lëvizët në mendim nga problemet estetike në drejtim të atyre qeveritare. A ishte Lufta e Madhe, që bëri aq shumë gjakderdhje dhe ku vdiqën shumë nga miqtë tuaj, ajo që ju bëri realisht të lëviznit?
“Lufta e Madhe erdhi si një surprizë, dhe në të vërtetë për të parë direkt anglezët-këta njerëz që nuk kishin bërë kurrë asgjë në jetë-tashmë iu duhej të mbanin realisht vetveten dhe madje edhe të luftonin që përbënte një gjë, e cila ishte jashtëzakonisht përshtypje-lënëse. Por sapo ajo mbaroi, shumë prej tyre vdiqën dhe atëherë ndonjëri kaloi të njëzetë vitet e tjera duke u përpjekur që të ndalonte Luftën e Dytë Botërore. Nuk mund të them ekzaktësisht se kur filloi studimi im për qeverinë. Mendoj se Zyra e Neë Age më ndihmoi mua të shihja luftën jo si një ngjarje të ndërprerë por si pjesë të një sistemi, njëra luftë që vjen pas tjetrës”.
Një pikë e lidhjes ndërmjet letërsisë dhe politikës, të cilën ju e bëni interesante në shkrimet tuaja veçanërisht për mua. Në ABC e leximit thoni se shkrimtarët e mirë janë ata që e mbajnë gjuhën të pastër dhe ky është në të vërtetë funksioni i tyre. Juve nuk e shoqëroheni këtë funksion nga ana juaj. A mundet që një njeri i pjesës së gabuar të arrijë të përdorë gjuhën në mënyrë kaq efiçente?
“Po. Ky është i gjithë shqetësimi! Një pushkë është thjesht e mirë, dhe nuk ka rëndësi se kush qëllon me të”.
A mundet një instrument që zakonisht përdoret në gjuhë, të arrijë të krijojë ç’rregullim? Hamendësojmë se gjuha e mirë përdoret që të bëjnë para qeveritë e këqija? A mundet që qeveritë e këqija të bëjnë gjuhë të këqija?
“Po, por gjuha e keqe është e kufizuar që të bëjë plotësim imazhi për qeveritë e këqija, kudo që gjuha e keqe nuk është e kufizuar, të mbajë qeverisje të keqe. Sërish është i pastër Konfuci: nëse rendi s’është i pastër nuk mund të ecë përpara. Ligjet e Lloyd George kanë qenë shumë rrëmujë, madje gjykatësit nuk e dinin se çfarë donin të thoni ato. Dhe Talleyrand shpallte se ata mund të ndryshonin kuptimin e fjalëve në mes të një konference dhe një tjetre. Kuptimi i komunikimit ndalon dhe kjo që natyrisht është ajo që ne vuajmë realisht sot. Neve jemi duke e pësuar qëllimin për të punuar në nënvetëdijen, pa mundur që të bëjmë një lloj apelimi për arsyen. Ato përsërisin sërish emrin e një tregu me muzikën e pak kohëve dhe atëherë përsërisin muzikën. Kjo ndodh pa atë që muzika do të mbajë emrin tuaj. Mendoj për përdhunën. Ne vuajmë nga përdorimi i gjuhës, e cila e fsheh mendimin dhe e mban të gjithë përgjigjet direkte dhe vitale. Ka një përdorim përfundimtar të propagandës, gjuhës së ligjshme, vetëm për të fshehur dhe të keq-drejtuar”.
Ku mbaron injoranca dhe pafajësia dhe fillon mashtrimi, sipas jush?
“Ka një injorancë të natyrshme dhe ka dhe një injorancë artificiale. Do të thosha se në momentin e tanishëm injoranca artificiale është gati 85 %”.
Çfarë lloj veprimi keni ndërmend të merrni përsipër në kohë?
“Mundësia e vetme për fitoren humane, mbi aktin e shpëlarjes së trurit- është e drejta e çdo njeriu, është ajo që njeriu të ketë idetë e tij, të cilat duhet të arrijnë të gjykohen njëherë e një kohë. Ju kurrë s’mund të gjeni qartësinë e mendimit për aq kohë sa keni fjalët e grumbulluara dhe të pashprehura, dhe për aq kohë sa një fjalë përdoret nga njëzetë e pesë njerëz -në njëzetë e pesë mënyra të ndryshme. Kjo më duket se është lufta e parë e njeriut, nëse do të ketë ende ndonjë pjesë intelekti, e mbetur për tu shqyrtuar nga ne.
Është e dyshimtë nëse shpirti i individit ka për qëllim të lejohet të mbijetojë mbi të gjitha. Tashmë, ju mund ta gjeni një lëvizje Budiste në çdo gjë, përveç Konfucit, që duhet të mund të merremi në të. Është si një qark Indian për negocime dhe zgjidhje”.
Pjesë nga një intervistë e realizuar më 1962 për Paris Review e poetit
Ne jemi gati të jemi kundër shumë mistereve. Ka një problem të mirëdashjes, në pikën në të cilën ajo ka ndalur së ekzistuari, që të jetë edhe më tej operative për njerëzit. Eliot thotë se e ka kaluar kohën duke u përpjekur të imagjinojë sisteme kaq të arrira- saqë askush s’do të jetë dikur -i bërë mirë. Një numër çështjesh, që ngrihen në këtë Ese nga Eliot nuk mund të shmangen, si për shembull çështja, e cila ka lidhje me nevojën nga ndonjë ndryshim, e cila lidhet nga shkalla Danteske apo nga shkalla Haucheriane-e vlerave. Nëse ka, sa shumë janë? Njerëzit që kanë humbur nderimin për gjërat- kanë të humbur një gjë vërtetë të madhe. Kjo është ajo, ku ndahem me Tiffany Thayer. Të gjithë këto fjalë të mëdha bien më pas në cliche.
Ka një mister për këtë hallakatje, që ka të bëjë me faktin që njerëzit, të cilët me sa duket e kuptojnë njëri-tjetrin janë dhe gjeografikisht të hallakatur. Një njeri, i cili përshtatet mirë në mjedisin e tij, siç bën vetë Frost, duhet që të konsiderohet një njeri i lumtur.
Ah, është edhe fati i një njeriu si Mavrocordato, që është në prekje edhe me shkollarët e tjerë, por që kështu ka diçka, e cila edhe mund të verifikohet një pikë! Tashmë për pika të vërteta, ku do doja verifikimin është një mik që quhet Dazzi në Venecie, që unë i shkruaj dhe vjen me një përgjigje ashtu si mund të jetë për të krijuar Dhurimin e Konstantinit. Por avantazhet, të cilat janë supozuar që të jenë të pranishme në universitetet-ku janë dhe njerëz të tjerë për të kontrolluar opinionin apo të kontrollojnë të dhënat*-janë vërtetë një gjë shumë e madhe. Dikur ka qenë e gjymtuar që të mos i kishim edhe ato. Natyrisht që jam përpjekur për gati një periudhë prej dhjetë vitesh që të gjeja ndonjë anëtar të Fakultetit Amerikan që të më përmendte apo gjente ndonjë anëtar tjetër së të njëjtit fakultet, qoftë në Departamentin e tij apo qoftë dhe jashtë tij, inteligjencën e të cilit duhej që ta respektonte apo me të cilin do të diskutonte çështje serioze. Në një rast, xhentëlmenit i vjen keq që dikush tjetër e ka lënë fakultetin.
Kam qenë i paaftë, që të gjeja përgjigjet e duhura nga njerëzit, që më shfaqeshin dhe që më bënin pyetje vitale. Kjo duhet të ketë qenë kryesisht prej dhunës, që kam pësuar apo errësirës me të cilin unë i përkufizoj zakonisht pyetjet. Dendur, mendoj, e ashtuquajtura errësirë nuk është terr në gjuhë- por në gjendjen e njerëzve të tjerë, që s’janë të aftë të plotësonin sepse njeriu gjithsesi e shqipton një gjë. Për shembull, goditja e Endemionit është e komplikuar sepse Gifford dhe kompania nuk mund të shikonte pse dreqin Keats e bënte këtë.
Një luftë tjetër ka qenë lufta për të mbajtur vlerën e karakterit lokal dhe atë të veçantë, dhe të një kulture të veçantë në këtë vorbull të tmerrshme, këtë si ortek të tmerrshëm në drejtim të uniformizmit. E gjithë lufta është për konservimin e shpirtit individual. Armiku është shtypja e historisë; kundër nesh është propaganda e hutuar dhe shpëlarja e trurit, luksi dhe dhuna. Gjashtëdhjetë vjet të shkuara, poezia ka qenë arti i njerëzve të varfër; një njeri në skaj të shkretëtirës apo Fremont që largohej me një si tekst grek në xhepin e tij. Një njeri që donte më të mirën mund ta kishte atë por vetëm në një fermë të vetmuar. Atëherë kishte thjesht një kinema dhe tashmë erdhi televizioni”.
Veprimi politik, i juaji, që i vjen kujtdo në mëndje- është transmetimi nga Italia gjatë luftës. Kur ju i bëtë këto biseda- a ishit në dijeni se me këtë rast po thyenit ligjin amerikan?
“Jo, madje jam krejt i çuditur. Ju e kuptoni që e kisha një premtim. Më është dhënë liria e mikrofonit dy herë në javë me fjalët: ‘Atij nuk do t’i kërkohet të thotë asgjë të ndryshme nga ndërgjegjja e tij apo kundër detyrës së tij që rrjedh nga qenia si qytetar amerikan’. Mendoj se e mbulova këtë”.
Mos vallë ligji për tradhtinë fliste edhe për “dhënien ndihmë dhe komfort për armikun” dhe a nuk ishte armik vendi me të cilin, ne ishim në luftë?
“Mendoj se isha duke luftuar për një pikë konstitucionale. Dua të them mund të kisha qenë atëherë krejt leshko, por që sigurisht e ndjeja se nuk po bëja tradhti.
Wodehouse iku me avion dhe Britanikët i thanë që të mos shkonte. Por askush nuk ma kërkoi mua këtë. Nuk kishte ndonjë lajmërim deri drejt kolapsit, që të thoshte se njerëzit që kanë folur në radio duhet që të persekutohen.
Duke qenë një njeri që kishte punuar për aq vite për të ndaluar luftën dhe duke parë budallallëkun e Italisë dhe Amerikës që ishin në luftë –Unë që sigurisht nuk do t’i thosha trupave, që të mos revoltoheshin. Mendoja se isha duke luftuar për një çështje të brendshme për qeverinë kushtetuese. Dhe, nëse ndonjë njeri, apo ndonjë individ kishte një marrëdhënie të keqe me mua për shkak të garës, besimit apo ngjyrës- le ta linim atë të përfundonte dhe të qëndronte i gjithë problemi me veçantitë e tij. Guida për Kulchur i është dedikuar Basil Bunting dhe Louis Zukofsky, një Kuakeri dhe një Hebreu.
Nuk e dija atëherë nëse Rusët donin që të ishin në Berlin apo jo. Nuk e dija nëse po bëja një gjë të mirë apo të keqe, dhe nuk e dija nëse po bëja ndonjë gjë të dëmshme. Oh…e gjitha ishte ndoshta shumë jashtë. Por ligjet në Boston janë ato-të cilat duan të thonë se nuk ka tradhti, atje ku nuk ka veprim tradhtie.
Ajo që kisha të drejtë për këtë, lidhej me faktin e konservimit së të drejtave individuale. Nëse Ekzekutivi ose ndonjë nga Institucionet e tjera- kapërcente fuqitë e tij ligjore, askush nuk protestonte, sepse do të humbnit të gjitha liritë tuaja. Metoda ime për të kundërshtuar tiraninë ka qenë e gabuar për një periudhë mbi tridhjetë vjeçare; ajo nuk lidhej fare me Luftën e Dytë Botërore në veçanti. Nuk kishte lidhje nëse kundërshtitë e mia ishin individuale, apo heretike, ajo kishte lidhje me disa të vërteta esenciale apo që kërkonin pak gabime në sistemin që ishte i praktikuar deri atëherë. Në të vërtetë, kishte kaq shumë gabime anësore në vetvete saqë e gjitha është çjerrë përpara se të krijonte vetë besimin e tij.
Bota në njëzetë vjet ka stivuar histerinë-ankthin mbi Luftën e Tretë Botërore, tiraninë burokratike dhe histerinë mbi format e letrave. Humbja e pafund dhe e pamohueshme e lirive ashtu si ishte më 1900- ka qenë e pamohueshme. Ne kemi parë përshpejtimin në eficensën e tiranizimit të faktorëve. E gjitha kjo, është e mjaftë që të mbash të shqetësuar një burrë. Luftërat janë bërë që të bëjnë borxhe. Supozoj se ka mundësi në hapësirën e satelitëve dhe rrugë të tjera për të bërë borxhe”.
Kur jeni arrestuar nga amerikanët, a e keni menduar se kishte ardhur koha të fajësoheshit? Të vareshit?
“Fillimisht e vras mendjen se ku kishte mbetur në ndonjë vend ky ingranazh, që po më dënonte. E prisja që të përfundoja në të dhe që të më pyesin për atë që kisha mësuar nga e gjithë ajo, që më kishte ndodhur. E bëra dhe s’isha kurrkund. E dija që e kontrolloja veten në disa raste gjatë transmetimeve dhe në reflektimin, i cili nuk varej gjithmonë nga unë për të bërë gjërat e vërteta apo që po merrja shërbime nga një vend i huaj. Është një paranojë që të mendosh se dikush mund të argumentojë kundër uzurpimeve, kundër gjindjes që e gjetën luftën vetëm kur u fut Amerika në të. Ende e urrej idenë e bindjes ndaj një diçkaje, që është e gabuar.
Atëherë… më vonë më kanë çuar në një vend të veçantë në Chiavari. Ata ishin duke i goditur dhe mendova se kisha mbaruar fare, por vetëm atëherë isha në vete. Pastaj përfundimisht erdhi një djalë brenda dhe më tha se ai do dënohej nëse do të më dorëzonte tek amerikanët, po të mos doja që të dorëzohesha vetë tek ata”.
Më 1942 , kur lufta filloi edhe për Amerikën kuptova se ju u përpoqët që të linit Italinë dhe të ktheheshit pas sërish në Shtetet e Bashkuara. Kush ishin rrethanat e refuzimit tuaj?
“Këto rrethana ishin krijuar nga thashethemet. Unë jam pak i mjegulluar në kokë tashmë rreth një periudhe të caktuar dhe mendoj se …dhe e di se ka një shans që të shkoja jo më larg se Lisbona dhe të mblidhesha atje për gjithë periudhën e mbetur të luftës”.
Pse donit që të ktheheshit pas në Amerikë në atë kohë?
“Doja që të kthehesha atje- pas zgjedhjeve”.
Zgjedhjet kishin qenë më 1940, apo jo?
“Po mund të kishin qenë rreth vitit 1940. Ndershmërisht nuk e kujtoj fare se çfarë ndodhi. Prindërit e mi ishin shumë të vjetër për të udhëtuar. Atyre u duhej të qëndronin atje në Rapallo. Babi ishte tërhequr nga gjërat dhe merrte pensionin e tij atje”.
Gjatë këtyre viteve në luftën në Itali, a shkruanit poezi? Pisan Cantos u shkruan kur ju ishit i internuar atje. Çfarë shkruat gjatë këtyre viteve?
“Argumente, argumente dhe argumente. Kam bërë dhe disa nga përkthimet e Konfucit”.
Si ndodhi që ju filluat të shkruani poezi sërish vetëm pasi ishit i internuar? Juve s’kishit shkruar ndonjë Canto, tek e fundit gjatë gjithë periudhës së luftës, apo jo?
“Le të shikojmë-materialin e Adams, që ka dalë në botim pak para se të pritej lufta. Jo. Ishte Oro e Lavoro. Unë shkruaja në atë kohë materiale ekonomike në italisht”.
Që nga internimi, juve keni arritur të botoni tre koleksione të Cantos, Thrones, dhe këto vetëm pak më parë. Juve duhet të jeni nga fundi. A mund të na thoni se çfarë keni ndërmend të bëni me pjesën e mbetur të Cantos?
“Është e vështirë të shkruash për Parajsën, kur të gjithë treguesit sipërfaqësorë janë ato që ju bëjnë të shkruani për një Apokalips. Është qartësisht më e lehtë të gjesh lexues për të shkruar për një Skëterrë apo madje edhe për një Purgator. Jam duke u përpjekur të mbledh regjistrime, që lidhen me feksjet më të qarta të mendjes. Mund që ta kisha bërë më mirë për të vendosur Agassiz në majë në vend të Konfucit”.
A nuk jeni pak a shumë mendjemadh?
“Okay. Jam mendjemadh. Çështja ishte nëse jam i vdekur si Messers. Edhe A.B.C. mund ta dëshiroja? Në rast se ngecem këtu, ky është ushqimi i asaj që dua të bëj. Unë duhet të qartësoj errësirat; Unë duhet të bëj krejtësisht të qartë idetë e përcaktuara apo shkëputjet. Unë duhet të gjej një formulë verbale për të luftuar ngritjen e një brutaliteti-principin e rendit kundër atomit të ndarë. Kishte një njeri në çmendinë, meqë ra fjala- që insistonte se atomi nuk ishte ndarë kurrë.
T’ju them diçka: Epika është një poemë që përmban histori. Mendja moderne përmban elementë heteroklitë. Eposi i shkuar ia ka dalë të gjithë kurthit të ngritur në kohë dhe shumë nga përgjigjet janë gjetur, të paktën në mes të autorit dhe audiencës apo për një pjesë të madhe të audiencës. Përpjekja, në një moshë eksperimentale, është kështu shumë e nxituar. A e dini këtë histori:
‘Çfarë jeni duke vizatuar, Johnny?’
‘Zotin’
‘Por, askush nuk e di, se kujt i ngjan’.
‘Do ta gjejnë kur t’ia dal vizatimit!’
Kjo besueshmëri nuk është më e arritshme.
Ka subjekte epike. Lufta për të drejtat individuale është p.sh. një subjekt epik, që vijon që nga koha e Trupës së gjyqit në Athinë deri në Anselm kundër Ëilliam Rufus, për vrasjen e Becket dhe tek Coke dhe përmes John Adams.
Atëherë lufta u shfaq që të plotësohej kundër bllokut. Natyra e sovranitetit është një çështje epike, megjithëse mund të jetë pak si e errësuar nga rrethanat. Disa nga këto, mund të gjurmohen, shënohen; qartësisht ato duhet të kondensohen për tu futur në formë. Natyra e një përmbajtje individuale apo heteroklite për ndërgjegjen bashkëkohore është lufta për të ndriçuar kundër nënvetëdijes; ai kërkon errësirën dhe gjysmëhijen. Shumë shkrime bashkëkohore shmangin hapësirat e papërshtatshme të subjektit.
Jam duke shkruar, që ti rezistoj pikëpamjes së Evropa dhe Civilizimi janë duke shkuar në Ferr. Nëse unë kam qenë i “kryqëzuar nga një ide”-kjo është ideja koherente rreth të cilës janë të akumuluara ngatërresat-kjo ka të ngjarë që të jetë edhe ideja për kulturën evropiane, e cila duhet të mbijetojë dhe se kualitetet më të mira të tij duhet të mbijetojnë me të tjerat, kjo me çfarëdo lloj kulture tjetër dhe në çfarëdo universaliteti. Kundër propagandës së terrorit dhe propagandës së luksit, a keni ju vallë ndonjë përgjigje më të thjeshtë? Njerëzit duhet të punojnë me materiale të vërteta duke u përpjekur për të themeluar bazat dhe akset e duhura të referencës. Në mënyrën e tillë të shkrimit për tu kuptuar ka gjithmonë një problem për korrigjimin pa e ndërprerë atë, e cila është korrekte. Ka një luftë jo për të shënjuar- pikat e ndryshme të kundërshtimit”.
A i ndani seksionet e Cantos, tashmë-sepse tre seksionet e fundit janë të shfaqura me emra të ndryshëm-që do të thotë se jeni duke sulmuar probleme të veçanta në seksione të veçanta?
“Jo. Rock Drill kishte për qëllim të nënkuptonte rezistencën e nevojshme në gjetjen e tezave kryesore të vërteta përgjatë-goditjeve të ndryshme. Nuk isha duke ndjekur ekzaktësisht formën e tre ndarjeve të Komedisë Hyjnore. Dikush mund të ndjekë kozmosin Dantesk në një moshë eksperimenti. Por unë e kam bërë ndarjen në mes të njerëzve, të cilët dominohen nga emocionet, njerëzit që luftojnë përpjetë dhe ata që kanë disa pjesë në vizionin hyjnor. Fronet në Parajsën e Dantes janë për shpirtrat e njerëzve që kanë qenë të përgjegjshëm për qeverisjen e mirë. Fronet e Cantos janë një përpjekje për të lëvizur jashtë nga egoizmi dhe për të themeluar disa përcaktime të një mundësie për rendin apo në një farë mënyre për besueshmërinë në tokë. Dikush mund të mbahet nga përqindja e ulët e arsyes, e cila duket se vepron në çështjet humane. Fronet lidhen me gjendjet e mendjes së njerëzve të përgjegjshme për diçka më shumë sesa për sjelljen personale”.
Tashmë që keni ardhur drejt një fundi të kësaj vepre- a keni bërë ndonjë plan sesi do t’i ndreqni Cantos, pasi të keni mbaruar?
“Nuk e di. Ka një nevojë për përpunime, apo qartësim, por nuk mund të di se duhet një rishikim gjithëpërfshirës në atë që dua të bëj. Nuk ka asnjë dyshim që shkrimi është tejet i errët ashtu si gjendet aty, por shpresoj se rendi i ngjitjes në Parajsë do të jetë në drejtim të një kthjelltësie më të madhe. Natyrisht që duhet të ketë një botim korrekt për shkak të gabimeve që janë ngulitur krejtësisht atje”.
Më lër që të ndryshoj sërish subjektin nëse mundemi. Në të gjithë këto vjet në Sh. Elizabet, a keni gjetur dot një sens për Amerikën bashkëkohore nga vizitorët tuaj?
“Shqetësimi me vizitorët ka të bëjë me faktin që nuk gjeni kurrë shumë kundërshtim. Unë vuaj nga izolimi i grumbulluar për të mos pasur shumë kontakt të mjaftueshëm-për pesëmbëdhjetë vjet kam jetuar më shumë me ide sesa me njerëz”.
A keni ndonjë plan për të kthyer pas në Shtetet e Bashkuara? A do të donit?
“Padyshim që do të doja shumë. Por sado që kam nostalgji për Amerikën nuk besoj se do të gjendet ende- ajo që dua të shoh. Kjo është një diferencë në mes të abstraktit të të Adams-Jefferson, të Adam-Jackson amerikan dhe çfarëdo që shkon me këto. Padyshim që kam momente kur do doja që të jetoja shumë në Amerikë. Janë këto vështirësi konkrete kundër faktit të dëshirës së përgjithshme. Richmond është një qytet i mrekullueshëm, por ju s’mund të jetoni në të, po të mos jeni me makinë. Më duhet që të paktën të kaloj një muaj të tërë apo dy ose një vit të tërë në SHBA, që të mësohem”.
Juve keni thënë një ditë më parë se kur filluat të plakeshit e ndjenit veten më shumë amerikan se njëherë e një kohë? Si funksionon ky fakt tani?
“Ecën. Ekzotikat ishin të nevojshme si një përpjekje për themelimin. Dikush është transplantuar dhe rritur, dhe dikush tjetër është tërhequr dhe marrë pas- drejt asaj që ka qenë transplantuar dikur nga ai dhe që nuk është më atje. Kontaktet s’janë aty dhe supozoj se dikush rikthehet drejt një natyre organike dhe e gjen aty dhembshurinë. A keni lexuar ndonjëherë kujtimet e Andy Whotre? Ai është njeriu që themeloi Universitetin Cornell. Ka pasur një periudhë euforie, kur çdokush mendonte që të gjithë gjërat e mira në Amerikë po shkonin drejt funksionit, përpara asaj rënies, që ndodhi më 1900. White mbulon një periudhë historie, e cila shkon pas tek Buchanan në njërën anë. Ai alternoi faktin në mes të qenies ambasador në Rusi dhe drejtuesit të Cornell”.
Kthimi juaj në Itali , atëherë ka qenë një zhgënjim?
“Padyshim. Evropa ka qenë një goditje e vërtetë. Goditja e asaj që një njeri nuk mund të gjente më veten në mes të diçkaje, që në fakt ishte pjesë e tij. Atëherë ka dhe një pakuptim. Pakuptueshmëria evropiane e Amerikës organike. Ka shumë e shumë gjëra, të cilat unë si një amerikan nuk mund t’i them për një evropian dhe me ndonjë shpresë për të qenë të kuptueshme. Dikush thotë se jam i fundit amerikan që jeton tragjedinë e Evropës”.
Intervista origjinale nuk është korrektuar sepse Ezra s’ishte më në gjendje të vazhdonte. Teksti është i gjithë por z. Pound- thotë intervistuesi, dhe mund ta kishte ndryshuar. Përktheu nga origjinali anglisht Ben Andoni. Intervistë e realizuar më 1962 për Paris Review /Albert Vataj /KultPlus.com
Më 30 tetor të vitit 1885 do të lindte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik i cili do të bënte bujë për letërsinë moderne të shekullit të 20-të.
Nga ajo që ka mbetur pas nga Ezra Pound është krijimtaria e tij e bujshme.
KultPlus ua sjell një poezi nga Pound:
Këngë Pizane
Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet, teprica është skorie Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Bota kujt i përket, mua, atyre apo askujt? E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi Elize, edhe pse është në banesat e ferrit, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Milingona është një centaur në botën e tij të dragonjve. Shkule nga vetja krenarinë, nuk qe njeriu ai Që krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinë Shkule nga vetja fodullëkun, shkule, të them Mëso nga bota e gjelbërt se cili është vendi yt Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit, Shkule nga vetja fodullëkun, Paquin shkule! Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde. “Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë” Shkule nga vetja fodullëkun, Je një qen i rrahur nën breshër, Një laraskë fryhet në një gulç dielli Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë As ia dallon dot krahun nga bishti Shkule nga vetja fodullëkun Sa të mjera janë ligësitë e tua Të ushqyera me mashtrime Shkule nga vetja fodullëkun, Lakmues në të shkatërruar, koprac në mëshirë Shkule nga vetja fodullëkun, Shkule, të them. Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë Ky nuk është fodullëk. Të kesh, trokitur me maturi Që një Tarallak ta hapte Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë Ose nga një sy i bukur antik flakën e padhunuar Ky s’është fodullëk. Këtu gabimi është në atë se s’shtë bërë, në mosbesimin që u mëdyshe./KultPlus.com
Më 30 tetor të vitit 1885 do të lindte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik i cili do të bënte bujë për letërsinë moderne të shekullit të 20-të.
Nga ajo që ka mbetur pas nga Ezra Pound është krijimtaria e tij e bujshme.
KultPlus ua sjell një poezi nga Pound:
Këngë Pizane
Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet, teprica është skorie Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Bota kujt i përket, mua, atyre apo askujt? E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi Elize, edhe pse është në banesat e ferrit, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Milingona është një centaur në botën e tij të dragonjve. Shkule nga vetja krenarinë, nuk qe njeriu ai Që krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinë Shkule nga vetja fodullëkun, shkule, të them Mëso nga bota e gjelbërt se cili është vendi yt Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit, Shkule nga vetja fodullëkun, Paquin shkule! Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde. “Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë” Shkule nga vetja fodullëkun, Je një qen i rrahur nën breshër, Një laraskë fryhet në një gulç dielli Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë As ia dallon dot krahun nga bishti Shkule nga vetja fodullëkun Sa të mjera janë ligësitë e tua Të ushqyera me mashtrime Shkule nga vetja fodullëkun, Lakmues në të shkatërruar, koprac në mëshirë Shkule nga vetja fodullëkun, Shkule, të them. Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë Ky nuk është fodullëk. Të kesh, trokitur me maturi Që një Tarallak ta hapte Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë Ose nga një sy i bukur antik flakën e padhunuar Ky s’është fodullëk. Këtu gabimi është në atë se s’shtë bërë, në mosbesimin që u mëdyshe./ KultPlus.com
Mundësia e vetme për fitoren humane, mbi aktin e shpëlarjes së trurit- është e drejta e çdo njeriu, është ajo që njeriu të ketë idetë e tij, të cilat duhet të arrijnë të gjykohen njëherë e një kohë. Ju kurrë s’mund të gjeni qartësinë e mendimit për aq kohë sa keni fjalët e grumbulluara dhe të pashprehura, dhe për aq kohë sa një fjalë përdoret nga njëzetë e pesë njerëz -në njëzetë e pesë mënyra të ndryshme. Kjo më duket se është lufta e parë e njeriut, nëse do të ketë ende ndonjë pjesë intelekti, e mbetur për tu shqyrtuar nga ne.
Teknika e poezisë është test për sinqeritetin
Kjo intervistë e Ezra Pound, e realizuar në fillim të viteve ’60, është bërë nga një prej redaktorëve më të njohur letrarë të kohës, Donald Hall. Përmes saj shfaqet poeti i njohur amerikan, një nga ikonat e historisë së poezisë. Në pjesën e parë, rrëfehet teknika e autorit; përpjekja për muzikalitetin dhe mundësitë e anglishtes në shprehjen e letrare; teknikat bashkëkohore; dhe pse i ndihmonte aq shumë të rinjtë Pound; si edhe shumë e shumë elementë të tjerë…
Nga Donald Hall*
Që kur ka ardhur për herë të fundit në Itali, Ezra Pound e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij në Tirol, duke e kaluar atë- vetëm në mjediset e Kështjellës në Brunnenburg. Si gjithmonë, i shoqëruar me gruan, vajzën Mary- dhëndrin e tij Princin Boris de Rachewiltz dhe nipin. Për fat të keq, malet në këtë vend, që është një vend pushimi afër Meranos- janë krejt të ftohta në dimër, kurse Z. Pound e do shumë diellin. Intervistuesi ishte bërë gati për t’u nisur nga Anglia drejt Meranos që në fund të shkurtit, kur një telegram e ka stopuar atë në derë:”Merano është zënë nga bora. Hajde në Romë”.
Ezra Pound gjatë periudhës në të cilën u internua në azil, i burgosur në spitalin “St. Elizabeths”, i rrethuar nga një park i madh, Pound u vizitua rregullisht nga gruaja e tij dhe miqtë e vjetër dhe të rinj artistë: Eliot, Cummings, William Carlos Williams, Marianne Moore dhe, midis të rinjve: Robert Lowell, James Laughlin (i cili, me “New Directions”, ishte botuesi i tij), Sheri Martinelli dhe shumë të tjerë. Midis këtyre, një Piero Sanavio shumë i ri (autor i një teze mbi të, absolutisht e para, së paku në Itali, e paraqitur në Universitetin Ca ‘Foscari të Venecias), i cili tani erdhi ta vizitojë atë nga Harvard. Pound gjeti edhe prozelitë për idetë e tij shoqërore dhe frymëzoi botimin e veprave të rralla nga Louis Agassiz, Alexander Del Mar, Edward Coke, etj.
Të njëjtët autorë u bënë, ndërkohë, protagonistë të këngëve që ai vazhdoi të shkruante dhe botojë. Sidoqoftë, miqësia e tij me John Kasper, një aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Ku Klux Klan ishte i dëmshëm për reputacionin e tij. Kasper kishte filluar të admironte Pound gjatë kurseve të letërsisë universitare, dhe pasi i shkruante Poundit më 1950, ai shpesh e vizitonte atë në një azil, dhe në një kohë të shkurtër të dy u bënë miq. Kasper hapi një librari në Greenwich Village në 1953 me titullin “Make it New” “Bëni atë të re”, duke pasqyruar angazhimin e tij për idetë e Poundit; dyqani i specializuar në materiale të ekstremit të djathtë, përfshirë letërsinë naziste, dhe poemat dhe përkthimet e Pound u shfaqën në pragun e dritares, duke kontribuar në mendësinë popullore që e lidhte Poundin me Fashizmin dhe Nacional Socializmin.
Më 1948 Këngët Pisan mori çmimin Bollingen për poezi nga Biblioteka e Kongresit, duke shkaktuar mjaft polemika, duke pasur parasysh që Pound ishte në të njëjtën kohë “mysafir i pavullnetshëm” i qeverisë amerikane në një azil kriminal. Juria përfshiu T.S. Eliot dhe W.H. Auden, i cili në këtë mënyrë mendoi se ata do të tërhiqnin vëmendjen për situatën e mëshirshme të poetit jo më të ri. Por polemika përfundoi duke dëmtuar sesa të përfitonte dhe, për shumë vite, çështja Pound nuk u diskutua më.
Në vitin 1957 një grup miqsh, shkrimtarësh dhe poetë, përfshirë Ernest Hemingway (ish luftëtar antifashist), Robert Frost, Archibald MacLeish dhe gjithashtu botuesin e ri Vanni Scheiwiller, punuan shumë për të gjetur një zgjidhje. MacLeish mori përsipër avokatin prestigjoz Thurman Arnold, një ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm gjatë presidencës së Roosevelt, i cili prezantoi para të njëjtit gjyqtar që kishte burgosur Pound-in në një spital mendor për jetë, një lëvizje që ishte terapeutikisht e dëmshme për shëndetin e poetit për tu kufizuar gjithnjë larg shoqërisë, dhe që nga ana tjetër ishte e pashërueshme, por jo e rrezikshme.
Prokurori publik, pasi kishte verifikuar që Pound as nuk mund të gjykohej, sepse një gjykim ishte i papajtueshëm me sëmundjen e tij të pretenduar mendore, tërhoqi akuzat, nuk e kundërshtoi mocionin dhe poeti u kthye në liri më 18 prill 1958, duke lënë Amerikën dhe duke u nisur për në Itali. / KultPlus.com
Ti dole jashtë prej natës dhe kishte lule n’duert e tua, tash ke me dalë jashtë prej nji turme konfuze, jashtë nji trazine fjalësh rreth teje. Unë që t’kam pa mes gjanave ma t’randësishme u zemërova kur ata e përmendën emnin tand në vende të zakonshme. Kisha dashtë që valët e ftohta në mendjen time t’lundronin, dhe që bota të thahej si nji gjethe e vdekun, ose t’ish si farat e asaj lules që t’zhdukej me nji t’fryme, që me mujt me t’gjetë sërish, të vetme.
Ti erdhe prej natës ku ishe kredhur Dhe në duar mbaje lule, Tani do dalësh prej një rrungaje njerëzish, Prej një kaosi fjalësh rreth teje.
Unë që të kam parë mes gjërash parësore U nxeha kur ta përmendën emrin Në vende të rëndomta. Sa do doja që valë të ftohta të vërshonin mbi mendjen time Dhe bota të venitej porsi një gjeth i vdekur, Ose si lule qumështorja dhe të flakej tej, Që të mund të t’rigjej Të vetme.
Përktheu nga anglishtja: Redi Sheqeri / KultPlus.com
Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne. Eja, mike, dhe kujto se të pasurit kanë shërbëtorë dhe jo miq, Kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë. Ejani, të vajtojmë për të martuarit e beqarët. Agimi hyn me hapa të vegjël si një Pavlova e praruar, Dhe unë jam pranë dëshirës sime. A s’ka në jetë diçka më të mirë Që këtë çast freskie të qartë, Çasti për t’u zgjuar në dashuri.
Më 30 tetor të vitit 1885 do të lindte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik i cili do të bënte bujë për letërsinë moderne të shekullit të 20-të.
Nga ajo që ka mbetur pas nga Ezra Pound është krijimtaria e tij e bujshme.
KultPlus ua sjell një poezi nga Pound:
Këngë Pizane
Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet, teprica është skorie Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Bota kujt i përket, mua, atyre apo askujt? E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi Elize, edhe pse është në banesat e ferrit, Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë Milingona është një centaur në botën e tij të dragonjve. Shkule nga vetja krenarinë, nuk qe njeriu ai Që krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinë Shkule nga vetja fodullëkun, shkule, të them Mëso nga bota e gjelbërt se cili është vendi yt Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit, Shkule nga vetja fodullëkun, Paquin shkule! Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde. “Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë” Shkule nga vetja fodullëkun, Je një qen i rrahur nën breshër, Një laraskë fryhet në një gulç dielli Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë As ia dallon dot krahun nga bishti Shkule nga vetja fodullëkun Sa të mjera janë ligësitë e tua Të ushqyera me mashtrime Shkule nga vetja fodullëkun, Lakmues në të shkatërruar, koprac në mëshirë Shkule nga vetja fodullëkun, Shkule, të them. Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë Ky nuk është fodullëk. Të kesh, trokitur me maturi Që një Tarallak ta hapte Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë Ose nga një sy i bukur antik flakën e padhunuar Ky s’është fodullëk. Këtu gabimi është në atë se s’shtë bërë, në mosbesimin që u mëdyshe./KultPlus.com
Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne. Eja, mike, dhe kujto, të pasurit kanë shërbëtorë dhe jo miq, kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë. Ejani, të vajtojmë për të martuarit e të pamartuarit. Agimi hyn me hapa të vegjël si një Pavlova e praruar, Dhe unë jam pranë dëshirës sime. As ka në jetë diçka më të mirë Që këtë çast freskie të qartë, Çasti për t’u zgjuar në dashuri./KultPlus.com
“A girl” (Një vajzë) është një poezi nga Ezra Pound shkruar në bazë të mitit të Apollos dhe nimfës që ai dashuronte. Historia fillon kur Apollo e ofendon Erosin e ky i fundit (me anë të shigjetave të tij të veçanta) e bënë atë të marroset pas Dafinës, kurse nimfën e shtyn ta refuzojë dashurinë e tij. Kështu, për ti ikur ajo kthehet në pemë.
Poezia e Pound-it tregon transformimin e vajzës në pemë.
Vajtimi i Apollos në vargun e fundit është tejet i veçantë. Poezia është ndarë
në dy pjesë: në pjesën e parë flet vajza, ku e përshkruan transformimin e saj
në pemë, kurse pjesa e dytë mund të konsiderojmë që flet Apollo, i cili ende
është i dashuruar ndonëse ajo s’është gjë tjetër veç një pemë.
“A girl” The tree has entered my hands, The sap has ascended
my arms, The tree has grown in my breast – Downward, The branches grow out of
me, like arms. Tree you are, Moss you are, You are violets with wind above
them. A child – so high – you are, And all this is folly to the world.