Facebook po ndryshon politikën, më fuqishëm kundër dezinformatave gjatë pandemisë

Facebook po ndryshon përsëri politikat e saj dhe kompania ka njoftuar disa masa për të luftuar dezinformimin në lidhje me vaksinat, përfshirë vështirësimin e gjetjes së llogarive që dekurajojnë njerëzit të vaksinohen përmes kërkimeve në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook.

Siç raporton CNN, Facebook njoftoi të hënën se po zgjeron përpjekjet e saj për të hequr pretendimet e rreme në platformën e saj dhe Instagram në lidhje me coronavirus, vaksinat kundër COVID-19 dhe përgjithësisht rreth vaksinave gjatë një pandemie, transmeton KultPlus.

Kompania njoftoi gjithashtu se do të fillojë të postojë lajme për pandeminë në një sektor të veçantë për shëndetësi, për të ndihmuar përdoruesit të përcaktojnë nëse kualifikohen për vaksinën dhe si mund ta marrin atë.

Njoftimi i Facebook vjen një ditë pasi “CNN Business” raportoi se Instagram vazhdoi të shfaqte në mënyrë të dukshme llogaritë “anti-vaaksina” në rezultatet e tij të kërkimit, ndërsa grupet e Facebook që janë kundër vaksinave janë ende të lehta për t’u gjetur.

Gjetjet kanë shkaktuar shqetësim në mesin e ekspertëve të shëndetit publik amerikan, duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara janë në mesin e zbatimit më të madh të imunizimit si pjesë e masave për të luftuar pandeminë e coronavirusit, raporton rrjeti televiziv amerikan. / KultPlus.com

17 vjet nga themelimi i Facebookut

Sot bëhen 17 vjet nga themelimi i gjigandit teknologjik ‘Facebook’.

Pra, më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.

Kështu që nga 4 shkurti i 2004-ës ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.

Por çka do të thotë emri “Facebook”?

Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane. / KultPlus.com

Mesatarja e pagave, kaq paguhet një punëtor i Facebook-ut

Duke qenë se pasuria personale e Mark Zuckerbergut është 33.3 miliardë dollarë, paga mesatare e punëtorëve të tij nuk është për t’u nënvlerësuar.

Referuar të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.

Duhet theksuar se inxhinierët e programeve të gjigantit të mediave sociale marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.

Ndërkohë, vlera e Facebook-ut është aktualisht 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se pagat e 8.348 punëtorëve janë goxha mbresëlënëse.

Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit: Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin. Ky rrjet social së shpejti u zgjerua në universitetet tjera amerikane dhe më pas u bë një fenomen botëror. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

SHBA-ja akuzon Facebookun se po i favorizon imigrantët për vendet e punës

Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtësi ka akuzuar rrjetin social Facebook se po diskriminon punëtorët amerikanë duke dhënë preferenca për punësim për imigrantët.

Sipas një padie, rrjeti social ka refuzuar të rekrutojë, konsiderojë apo punësojë amerikanë të kualifikuar për më shumë se 2600 pozita.

Këto vende pune kryesisht kishin shkuar për të huajt me viza të përkohshme, sipas padisë.

Facebooku ka mohuar pretendimet.

Departamenti ka akuzuar Facebookun se po keqpërdor vizat e përkohshme, që zakonisht përdoren nga gjigantët teknologjikë për të sjellë në SHBA punëtorë të huaj me shkathtësi të mëdha. Në akuzën e vet, Departamenti ka thënë se Facebooku ka krijuar një “sistem të qëllimshëm punësimi” që favorizon imigrantët dhe të huajt më shumë se amerikanët.

Sipas departamentit, për këtë janë kryer hetime dyvjeçare. / KultPlus.com

Facebooku bllokon materialet ofenduese për Kamala Harrisin

Facebook ka fshirë një numër postimesh, memesh dhe komentesh raciste në lidhje me zëvendës-presidenten e zgjedhur të SHBA-së, Kamala Harris.

Rrjeti social ka fshirë përmbajtjet pas raportimit të BBC ku kishte lajmëruar për tri grupe që shpërndanin materiale urrejtëse. Aty thuhet se publikoheshin materiale propagandistike, shpifje raciste dhe mizogjiniste, ku disa prej tyre thonin se Harris nuk ishte “aq e zezë sa duhet” për demokratët, ajo duhej dëbohej për në Indi e të tjera.

Në anën tjetër, Facebook është kritikuar vazhdimisht nga reklamuesit dhe grupet e të drejtave civile se nuk ka bërë sa duhet për të trajtuar gjuhën e urrejtjes. Në muajin gusht, në shenjë proteste, qindra kompani patën ndaluar reklamat./ KultPlus.com

Si për mohimin e “Holokaustit”, Facebook-u do ta ndalojë edhe “islamofobinë”

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i ka shkruar kryeshefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zucemberg, duke kërkuar për ndalimin e islamofobisë në platformën e tij, duke i thënë se ajo duhet të trajtohet në mënyrën e njëjtë si të mohimit të holokaustit.

Kryeministri dhe ish-ylli i kriketit tha se bota nuk duhet të presë që një “masakër kundër myslimanëve” të përfundojë “para se të ndalohet opobia (urrejtja) e islamit”. 

Duke theksuar përgjigjen franceze ndaj prerjes së kokës së mësuesit Samuel Paty , Khan paralajmëroi se “margjinalizimi çon në mënyrë të pashmangshme në ekstremizëm”, duke shtuar se është “diçka që botës nuk i duhet”.

Nën presionin e qeverive në të gjithë botën që bëjnë thirrje për veprim për të parandaluar që rrjetet sociale të bëhen një medium për përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit, Facebook-u ka ndërmarrë një numër hapash korrigjues. 

Në fillim të këtij muaji, Facebook-u ndaloi postimin e çdo përmbajtjeje, që mohon ose deformon Holokaustin  – një hap që u mirëprit shumë. Në gusht, platforma e mediave sociale e përdorur nga më shumë se 2.5 miliardë njerëz në të gjithë botën kishte ndaluar gjuhën e urrejtjes të tilla si përmbajtja që përshkruan fytyrën e zezë ose stereotipet rreth hebrenjve që kontrollojnë botën. 

Në letrën e tij për  Zuckerberg-un të dielën në mbrëmje, kryeministri Pakistanez bëri thirrje për vëmendje ndaj “Islamofobisë në rritje që inkurajon urrejtjen, ekstremizmin dhe dhunën në të gjithë botën” veçanërisht përmes platformave të mediave sociale si Facebook-u.

“Unë e vlerësoj që ndërmarrët hapin për të ndaluar me të drejtë çdo postim që kritikon ose vë në dyshim Holokaustin, i cili ishte kulmi i masakrës naziste të hebrenjve në Gjermani dhe në të gjithë Evropën … Sidoqoftë, sot ne po shohim një masakër të ngjashme kundër myslimanëve pjesë të ndryshme të botës”, ka shkruar Khan. 

Në përgjigje të thirrjes së Khan, një zëdhënës i Facebook-ut tha se kompania ishte kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe se nuk lejonte sulme të bazuara në racë, etni, origjinë kombëtare ose fe.

“Ne do ta heqim këtë gjuhë urrejtjeje sa më shpejt që të bëhemi të vetëdijshëm për të”, tha zëdhënësi në një deklaratë, duke shtuar se kompania pranoi që ajo kishte “më shumë punë për të bërë”. /IndeksOnline/ KultPlus.com

Facebook vendos sanksione të reja ndaj mohuesve të Holokaustit

Facebook ka marrë vendim që do sanksionojë çdo gjuhë që mohon apo shtrembëron tragjedinë e Holokaustit.

Këto vendime rrjeti i njohur social i mori sot gjatë ditës, duket thënë se nga fundi i këtij viti, do të drejtojë njerëzit që kërkojnë terma të lidhur me Holokaustin ose mohimin e tij. Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, në vitin 2018 kishtë thënë përmes një interviste se ishte ndier i fyer kur kishte parë një përmbajtje që e mohonte tragjedinë e njohur.

“Kam luftuar mes qëndrimit rreth shprehjes së lirë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi apo mohimi i tmerrit të Holokaustit. Mendimi im ka ndryshuar pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të madhe antisemitike”, ka shtuar Zuckerberg.

Vendimet e fundit i ka mbështetur edhe Kongresi Botëror Hebre dhe Komiteti Hebre Amerikan, duke shtuar se duhen rishikuar shumë publikime në rrjetin social Facebook, dhe t’i klasifikojnë si gjuhë urrejtjeje./ KultPlus.com

Facebook mund të mbyllet në Evropë

Fal rregullave të reja që janë vendosur nga Bashkimi Evropian ndaj kompanive amerikane, Facebook-u ka bërë me dije se mund të ndalojë së operuari në Evropë.

Sipas “Business Insider”, aplikacioni bazë i Facebook-ut dhe po ashtu Instagrami mund të largohen nga Evropa.

Referuar seancës gjyqësore më 10 shtator në Irlandë, kompania ka dorëzuar një deklaratë vullnetare nën betim me fakte të shkruara në Gjykatën e Lartë.

Facebook ka sfiduar urdhër preliminar të lëshuar më herët këtë muaj nga institucioni monitorues i të dhënave private në Irlandë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që kishte kërcënuar Facebook-un nga transferimi i të dhënave të BE-së për në SHBA nga shqetësimi i privatësisë.

“Në rast se ndalohet plotësisht transferimi i të dhënave në SHBA, siç duket se ka propozuar DPC-ja, nuk është e qartë se si aplikuesi, në këto rrethana, do të mund të ofronte shërbimet e Facebook-ut dhe Instagramit në BE”, ka thënë Yvonne Cunnane, kreu i mbrojtjes së të dhënave të Facebook-ut në Irlandë, duke shtuar se Facebooku ka 410 milionë përdorues aktivë në Evropë.

Një zëdhënës i Facebookut ka mohuar se kjo përbën rrezik nga tërheqje nga BE-ja, transmeton KultPlus.

“Facebook-u nuk po kërcënon që të tërhiqet nga Evropa. Dokumentet ligjore të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Irlandës përbëjnë një realitet të thjeshtë se Facebooku, dhe shumë biznese tjera, e organizata dhe shërbime, mbështeten nga transferimi i të dhënave nga BE-ja për në SHBA, në mënyrë që të operojnë”, ka thënë zëdhënësi.

“Mungesa e një bartje të dhënave ndërkombëtare në mënyrë të sigurtë dhe të ligjshme, do të përbënte dëme financiare, pikërisht në kohën kur po shikojmë të rikuperohemi nga COVID-19”. / KultPlus.com

Zuckerberg, njeriu që ua mori botën të gjithëve, për ta shijuar i vetëm

Facebook është bërë një mënyrë jetese, një element pa të cilin askush nuk do të mund të paramendonte jetën, i cili shpesh përdoret për çështje personale e herë për profesionale, shkruan KultPlus.

Facebook u krijua në rrethana të çuditshme, duke nisur si diçka e thjeshtë për t’u bërë më vonë në rrjetin më të madh social në botë.

Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç.

Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes. / KultPlus.com

Facebook me ndryshime të reja të rëndësishme

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme me përmbajtje të dëmshme.

Facebook ka vendosur disa “limite” për Messenger dhe tashmë përdoruesit e tij do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe vetëm në pesë persona ose grupe në të njëjtën kohë.

Masa e marrë vjen në kuadër të shqetësimit të vazhdueshëm në lidhje me përhapjen e informacioneve jo të vërteta për virusin.

Drejtori për menaxhimin dhe sigurinë e Messenger, Jay Sullivan u shpreh: Ne po vendosim një limit të mesazheve në Messenger, për të ndihmuar në frenimin e përpjekjeve të atyre që kërkojnë të shkaktojnë kaos, pasiguri ose të shpërndajnë informacione jo të sakta, transmeton tvklan.al.

Kjo veçori e re është përpjekja e fundit e Facebook për t’u ofruar përdoruesve të Messenger një përvojë më të sigurt dhe më private të dërgimit të mesazheve.

Facebook tha se vendimi është i rëndësishëm në kushtet kur pandemia globale vazhdon dhe kur priten të zhvillohen zgjedhjet në SHBA, Zelandën e Re dhe vende të tjera.

Shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg gjithashtu ka zbuluar hapat për të mbrojtur zgjedhjet, duke përfshirë kufizimet në reklamat e reja politike në javën para zgjedhjeve në SHBA dhe heqjen e postimeve, që pretendojnë se njerëzit do të marrin Covid-19 nëse marrin pjesë në votime./Insajderi.org / KultPlus.com

Facebook, Twitter dhe Youtube fshijnë videon “e mjekëve që bënë pretendime të rreme rreth koronavirusit”

Një video ku paraqitej një grup mjekësh që bënin pretendime të rreme dhe të dyshimta në lidhje me koronavirusin u hoq nga Facebook, Twitter dhe YouTube pasi gjatë ditës së hënë u bë virale në internet.

Videoja, e publikuar nga media e krahut të djathtë “Breitbart News”, shfaqte një grup njerëzish të veshur me rroba të bardha të laboratorësh duke e quajtur veten “America’s Frontline Doctors” që po inskenonte një konferencë shtypi përpara Gjykatës Supreme të SHBA-së në Uashington, DC, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Presidenti Trump shpërndau versione të shumta të videos me 84 milion ndjekësit e tij në Twitter të hënën mbrëma, përkundër pretendimeve të dyshimta që kundërshtojnë ekspertët e vetë administratës së tij të shëndetit publik.

Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, shkruan më tutje CNN.

Gjatë konferencës për shtyp, një folës i cili e identifikon veten si mjek, bën një numër pretendimesh të dyshimta, duke përfshirë faktin që “nuk ju duhen maska” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe se studimet e fundit që tregojnë hydroxychloroquine është joefektive për trajtimin e COVID-19 janë “shkencë e rreme” e sponsorizuar nga “kompani të rreme farmaceutike”.

“Ky virus ka një kurë, quhet hidroksilkolina, zinku dhe Zithromax”, pretendon gruaja. “Ju nuk keni nevojë për maska, ka një kurë.”

Pretendimet bien ndesh me studime të shumta mbi ilaçin kundër malarisë dhe këshillat e zyrtarëve të shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e virusit.

Një studim zbuloi se as hidroksilklorina vetëm dhe as hidroksilkorina e bashku me azitromicinwn  nuk u duk se ndikuan në gjendjen e pacientëve në shenjën 15-ditore. Për më tepër, ritmet e pazakonta të zemrës dhe nivelet e ngritura të enzimës në mëlçi ishin më të shpeshta tek pacientët që merrnin vetëm hidroksilklorinë ose me azitromicinë.

Videoja shpejt u bë virale në Facebook, duke u bërë një nga postimet me performancat më të larta në platformë me më shumë se 14 milionë shikime para se të largohej të hënën në mbrëmje për promovimin e dezinformatave.

Ajo gjithashtu u shpërnda afro 600,000 herë, sipas Crowdtangle, një firmë analitike e të dhënave në pronësi të Facebook.

Twitter ka punuar për të fshirë videon vonë të hënën në mbrëmje pasi Trump ndau versionet e videos që grumbulluan qindra mijëra shikime.

Videoja u hoq gjithashtu nga YouTube, ku ishte parë më shumë se 40,000 herë. Përdoruesit që po përpiqeshin të hynin në video të hënën vonë u përshëndetën me një mesazh që thoshte se ishte hequr për “shkelje të Udhëzimeve të Komunitetit të YouTube”.

Deri ditën e hënën, virusi ka shkaktuar gati 150,000 vdekje në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë një shkak kryesor i vdekjeve në vend./ KultPlus.com

Facebook, YouTube, Twitter përballë rregullave të reja të BE-së, afati deri në vjeshtë

Facebook, YouTube, Twitter, për herë të parë do t’i nënshtrohen rregullave të BE-së për transmetimin e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes së dëmshme nën udhëzimet e Komisionit Evropian të njoftuar të enjten.

Ndryshimet në Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive të miratuara në vitin 2018 erdhën pjesërisht nga lobimi nga transmetuesit që donin që platformat në internet të kishin të njëjtat detyrime si kompanitë tradicionale të mediave.

“Përdoruesit në internet do të duhet të sigurojnë, në një mënyrë të ngjashme me lojtarët tradicionalë të mediave, që përdoruesit të mbrohen nga gjuha e urrejtjes dhe që të miturit të mbrohen nga përmbajtja e dëmshme,” tha Komisioni.

“Platformat në internet duhet të ndërmarrin veprime kundër përmbajtjes me flamur, i cili nxit dhunë, urrejtje dhe terrorizëm dhe të sigurojë reklamimin e duhur dhe vendosjen e produkteve në programet e fëmijëve”, tha ai, transmeton Reauters.

Udhëzimet jo-detyruese zbatohen për platformat sociale ku përmbajtja audiovizuale shihet si një pjesë thelbësore, por jo kryesore e biznesit të tyre. Vendet e BE-së, të cilat duhet të zbatojnë rregullat deri më 19 shtator, do të thonë fjalën e fundit në listën e kompanive. Komisioni gjithashtu tha që shërbimet me video do të kërkohen që të kushtojnë së paku 30% të katalogëve të tyre në përmbajtjen evropiane, një veprim që synon Netflix dhe Amazon Prime.

Ofruesit e shërbimeve mediatike të vendosura në një vend të BE por me klientët në vendet e tjera të BE-së gjithashtu do të duhet të ndihmojnë në financimin e prodhimit të veprave evropiane në përputhje me qëllimin e tij për të promovuar filma dhe shfaqje televizive evropiane. “Udhëzimet zbatohen, përgjegjësi të kufizuara por të mirëseardhura, për platformat në internet,” tha Shoqata e Televizionit Tregtar në Evropë.

Ai tha që megjithatë disa ndryshime rënduan gjithashtu përdoruesit tradicionalë të mediave me punë administrative, më shumë kuota dhe një sistem të taksave që lënë hapësirë ​​më pak financiare për investime dhe shfaqjen e shërbimeve të reja.

Mbi 400 brende pritet ta bojkotojnë Facebook-un

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gjiganti Facebook, prej 1 korrikut.

Ky hap besohet se është marrë pas raportimeve se negociatat kanë dështuar që të parandalojnë bojkotin njëmujor, si përgjigjje ndaj gjuhës së urrejtjes që ekziston në këtë platoformë.

Aktivistët për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar ndihmë korporatave që t’i bëjnë presioni Facebook-ut për të ndalur gjuhën e urrejtjes pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore, transmeton rel.

Organizata si Anti-Defamation League, National Association for the Advancement of Colored People (NAACP), dhe Color of Change, kanë nisur fushatën “Ndalni Urrejtjen për Përfitim”, pas vdekjes së Floydit.

Ky grup ka prezantuar 10 kërkesa për rrjetin social, duke përfshirë mundësinë që ata që janë përballur me ngacmim online, të kenë mundësi të flasin me një punëtor të Facebook-ut.

Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, të paktën dy takime në mes të zyrtarëve të lartë të Facebook-ut dhe reklamuesve janë mbajtur më 30 qershor, në prag të bojkotit njëmujor.

Reuters ka cituar disa burime të kenë thënë se gjiganti Facebook, nuk ka ofruar metoda sesi do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, çka ka zemëruar reklamuesit.

Bojkoti i paralajmëruar nuk pritet të ketë ndikim të madh te Facebooku, i cili vitin e kaluar ka thënë se 100 reklamuesit më të mëdhenj kanë kontribuuar në 20 për qind të buxhetit total prej 70 miliardë dollarëve brenda një viti.

Facebook bën hapin e madh për përdoruesit

CEO i Facebook Mark Zuckerberg thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të heqin reklamat politike në rrjetin social në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA. Facebook është përballur me kritika të rënda për lejimin e reklamave nga politikanët që përmbajnë informacione të rreme.

Ndërkohë, platforma rivale e Facebook, Twitter ndaloi reklamat politike tetorin e kaluar. “Për ata prej jush që tashmë kanë ndarë mendjen tuaj dhe nuk duan të shohin reklama politike, ne po prezantojmë edhe mundësinë për t’i hequr reklamat politike,” shkroi Zuckerberg. Facebook dhe nënkompania e saj Instagram do t’u japë përdoruesve mundësinë të fikin reklamat politike kur ato shfaqen ose mund t’i bllokojnë ato duke përdorur veçoritë e cilësimeve.

Përdoruesit që kanë bllokuar reklamat politike gjithashtu do të jenë në gjendje t’i raportojnë ato nëse vazhdojnë të shfaqen. Karakteristika, e cila do të fillojë nga e mërkura, lejon përdoruesit të fikin reklamat e çështjeve politike, elektorale dhe sociale nga kandidatët dhe organizatat e tjera.

Facebook kundër propagandës, etiketon mediet që janë nën ndikimin e shtetit amerikan

Facebook ka nisur të etiketojë mediat e kontrolluara nga shteti, të tilla si Sputnik i Rusisë dhe Xinhua e Kinës, në mënyrë që njerëzit të dinë se përmbajtja që lexojnë, vjen nga një burim që mund të jetë nën ndikimin e shtetit.

“Po ofrojmë transparencë më të madhe për këto media, sepse ato e kombinojnë ndikimin e një organizate mediatike me mbështetjen strategjike të shtetit”, tha rrjeti social Facebook.

Kompania tha se fillimisht do të aplikojë etiketimin për rreth 200 faqe.

Tek etiketimi i Sputnikut shkruan: “Ky botues është pjesërisht ose tërësisht nën kontrollin editorial të një shteti”. I njëjti mesazh shfaqet edhe tek ueb-faqja kineze e lajmeve, Xinhua.

Facebook nuk do të etiketojë asnjë organizatë të lajmeve me bazë në SHBA, pasi mediet që udhëhiqen nga Qeveria amerikane kanë pavarësi editoriale, thanë zyrtarë të politikave të sigurisë në internet.

Facebook gjithashtu nuk do të përdorë etiketime për media të lidhura me figura ose parti politike individuale. /KultPlus.com

Zuckerberg kritikohet nga punonjësit shkaku i postimeve të Trumpit

Punonjësit e Facebookut, që po e akuzojnë drejtorin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, për menaxhim joadekuat të postimeve të Donald Trumpit, e kanë qortuar shefin e tyre, duke e lavdëruar në të njëjtën kohë “Tëitterin” për qasjen karshi postimeve të presidentit amerikan.

Disa punonjës kanë marrë pjesë në një protestë virtuale, duke braktisur kompjuterët në shtëpi, si të kishin braktisur vendet e tyre të punës, protestë e kohës së pandemisë që i ngjante asaj të kompanisë Google në vitin 2018, kur punonjësit lanë vendet e punës si protestë ndaj ngacmimeve seksuale, raporton Reuters.

Është ky një rast i rrallë i përballjes së një drejtori me kritikat e punonjësve në nivel të lartë të hierarkisë, teksa tri statuse me kritika erdhën nga njerëz që e identifikonin veten si menaxherë në pozita të larta, transmeton KOHA.

“Mark Zuckerbergu e ka gabim dhe do të jem i zhurmshëm deri sa të ndërrojë mendje”, ka shkruar Ryan Freitas, i identifikuar në Tëitter si drejtor i dizajnit të produktit në “Facebook”. Ai shtoi se kishte mobilizuar më shumë se 50 njerëz që mendonin njëjtë, për të lobuar për ndryshim brenda kompanisë.

Sara Zhang, dizajnere e produkteve sipas profilit të saj në Linkedln, shkroi se do të marrë pjesë në protestën virtuale “në solidaritet me komunitetin afro-amerikan”.

“Vendimi i Facebookut që të mos veprojë mbi postimet të cilat nxisin dhunë, nuk e bën vendin tonë më të sigurt. Politikat e kompanisë na bëjnë që të adresojmë këto përmbajtje të dëmshme në dy mënyra: T’i lejojmë apo t’i heqim”, ka thënë ajo.

Jason Toff, drejtor i menaxhimit të produkteve, ka shkruar: “Punoj në Facebook dhe nuk krenohem me mënyrën se si po tregohemi. Shumica e kolegëve më të cilët kam folur ndjehen njëjtë si unë. Jemi duke e ngritur zërin tonë”, ka shkruar ai.

Punonjësit e teknologjisë në kompani si “Facebook Inc”, “Google” dhe “Amaznon”, në mënyrë aktive kanë kërkuar drejtësi në çështjet sociale gjatë viteve të fundit, duke i nxitur punëdhënësit e tyre që të veprojnë dhe të ndërrojnë politikat.

“E kuptojmë dhimbjen të cilën shumë nga njerëzit tanë janë duke e ndjerë tani, posaçërisht komuniteti ynë afro-amerikan”, shkroi zëdhënësi i Facebookut, Andy Stone.

“I inkurajojmë punonjësit tanë që të flasin haptazi kur nuk pajtohen me udhëheqësinë. Jemi duke u përballur me vendime të vështira rreth përmbajtjes në faqet tona, dhe mendimet e tyre të sinqerta do të na ndihmojnë”, ka vazhduar ai.

Tëitteri të premten vendosi një shenjë paralajmëruese mbi postimin e Trumpit që përfshinte fjalinë “kur plaçkitja fillon, nisin plumbat”. Kjo platformë sociale tha se postimi i Trump po shkelte rregullat kundër glorifikimit të dhunës.

Facebooku ndërkaq nuk ka ndërmarrë veprime ndaj po të njëjtit postim. Zuckerbergu ka thënë të premten se këto komente i konsideronte “shumë shqetësuese”, por se nuk i shkelnin politikat e kompanisë kundër nxitjes së dhunës. /KultPlus.com

Facebook nuk pranon të marrë masa kundër komenteve të Trumpit

Teksa rrjeti social Twitter ka marrë masa ndaj një postimi të presidentit amerikan Donald Trump, Facebooku s’ka pranuar të marrë masa.

Trump të enjten në mbrëmje kishte shkruar në të gjitha rrjetet sociale një fjali që ishte përdorur në vitet e ’60-ta nga një shef policie që kishte urdhëruar patrulla me pushkë dhe qen në lagje të banuara me afro-amerikanë.

“Në çfarëdo vështirësie, ne do të marrim kontrollin, por kur plaçkitja fillon, ne do të sulmojmë”, kishte shkruar Trump në postimin që u interpretua si kërcënim dhe nxitje e dhunës kundër banorëve të Minnesotas, në të cilin kanë shpërthyer protesta për shkak vrasjes së George Floyd, një afro-amerikan i cili lutej për jetën e tij gjersa një polic i bardhë ja shtypte fytin për disa minuta, raporton The Guardian.

Twitteri vendosi një shenjë paralajmërimi në postim, sipas rregullave të vendosura më 2019. Por Facebooku që ka rregulla të qarta kundër fjalëve që mund të frymëzojnë apo nxisin dhunën, nuk ka marrë asnjë veprim kundër postimit të Trumpit. Që nga e premtja mbrëma, ky postim në Facebook është ndarë më shumë se 65,000 herë dhe ka marrë 196,000 pëlqime, 32,000 ikona zemre, dhe 6,600 ikona të të qeshurit.

Të premten mbrëma, pronari i Facebookut, Mark Zuckenberg, mbrojti vendimin e kompanisë për të lejuar postimin duke thënë se rrjeti social ka rregulla për lejimin e paralajmërimeve të përdorimit të forcës nga ana e akterëve shtetërorë.

Sidoqoftë Zuckenberg kritikoi Trumpin, duke thënë: “Personalisht, kam qëndrim të kundërt ndaj kësaj retorike ndarëse dhe nxitëse…nuk pajtohem me mënyrën se si presidenti ka folur për këtë çështje, por besoj se njerëzit duhet të shohin për vete, sepse në fund të fundit njerëzit në pozita të fuqishme duhen marrë përgjegjësi, dhe kjo ndodhë vetëm nëse fjalimi i tyre shihet haptazi”.

Kërcënimet me dhunë nga ana e akterëve shtetërorë në platformat e Facebookut kanë qenë temë e ndërlikuar për këtë kompani. Facebooku u përdor nga ekstremistët budistë dhe zyrtarë ushtarakë në Myanmar për të nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj pakicës myslimane të këtij shtetit, popullit Rohingya në vitin 2017, një kampanjë e pastrimit etnik i cili kulmoi në vrasjen e 25,000 Rohingyave dhe zhvendosjen me dhunë të më shumë se 700,000 prej tyre, transmeton KOHA. /KultPlus.com

Facebooku do të ndërtojë kabllon më të gjatë të internetit në botë

Facebook është duke u bashkuar me kompanitë e telekomit për të ndërtuar një kabllo nëndetësore prej 37,000 km për të furnizuar me internet më të shpejtë 16 shtete të Afrikës.

Ajo do të jetë kabllo më i gjatë i internetit ndonjëherë.

Ky është projekt afatgjatë i Facebookut për t’ua çuar platformën e saj të mediave sociale popullatës së re afrikane.

I gatshëm për t’u përdorur në vitin 2024, do të dërgojë internet tri herë më të shpejte se sa të gjithë kabllot nëndetsore që përdorë Afrika.

“Kur të kompletohet, kjo rutë e re do të dërgojë internet me kapacitet, madhësi dhe besueshmëri më të madhe përgjatë Afrikës, të përmbushë kapacitetin në rritje nga Lindja e Mesme, dhe të përhapë rritjen e 4G dhe 5G, dhe të jep qasje në internet për qindra milionë njerëz,” tha Facebooku në një blog, transmeton BBC.

Afrika është prapa pjesës tjetër të botës kur është në pyetje qasja në internet, me 4 deri në 10 njerëz përgjatë tërë kontinentit të cilët kanë qasje në internet, krahasuar me mesataren globale të gjashtë në 10 persona, transmeton KOHA.

Por ky kontinent paraqet mundësi të mëdha për firma dhe biznese të teknologjisë me popullatën prej 1.3 miliardë.

Kabllot nëndetsore përçojnë shumicën e të dhënave përmes kontinenteve. Këto kabllo mund të përçojnë më shumë të dhëna dhe më shpejtë me çmim më të ulët krahasuar me metodat tjera. /KultPlus.com

Messenger Rooms, përgjigjja e Facebookut për Zoomin

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, i është vënë pas Zoomit, platformës për video-konferenca.

Facebooku ka prezantuar tani Messenger Rooms, platformës për video-thirrje e cila mundëson që deri në 50 përdorues të fillojnë bisedën virtuale me kohë të pakufizuar, shkruan Digital Trends, transmeton KultPlus.

Sipas kreut të këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, Messenger Rooms mundëson të ftoni kë të doni, madje edhe ata që nuk kanë një llogari të Facebookut.

Rooms (“dhomat”) mund të qëndrojnë të hapura në grupe specifike apo në rrethin shoqëror, si dhe ua mundëson përdoruesve hyrjen dhe daljen kur të dëshirojnë.

Zuckerberg, po ashtu, ka thënë se veçoria e re në krye të ballinës së kësaj platforme të re do të shfaqen të gjitha dhomat aktive.

“Mund të hyni kur të doni apo edhe miqtë tuaj mund të hyjnë në dhomën tuaj në çdo kohë”, ka thënë ai.

Ka gjasa që Facebooku të sjell Messenger Rooms edhe në Instagram dhe WhatsApp. / KultPlus.com

Facebook shton ‘përqafimin’ për t’iu dhënë mbështetje gjatë pandemisë

Facebook do të shtojë edhe një emotikon te butoni për pëlqime dhe reagimet e tjera që aktualisht ekzistojnë.

Bëhet fjalë për emotikonin “Hug (përqafime)”, shkruan The Next Web, transmeton KultPlus.

Ky emotikon do të thotë se ju mund të “tregoni mbështetjen tuaj” për miqtë dhe familjarët gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Deri më tani është përdorur emotikoni “Love (dashuri)” për këtë, porse “përqafimi” është më direkt dhe i tregoni se kujdeseni për atë person më tepër se sa për postimin.

E në Messenger, Facebooku nuk është duke e përdorur të njëjtin emotikon, porse aty po e përdor një zemër të purpurt. / KultPlus.com

https://twitter.com/alexvoica/status/1251090864878821377

Shifra të “frikshme”: Kosovarët kanë gati 1 milionë profile në Facebook, 680 mijë në Instagram

Bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga Agjencia për Statistika (ASK), 93 % e familjeve kosovare kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2018. Kështu kosovarët renditen në mesin e përdoruesve më të mëdhenj të Internetit në Evropë, duke lënë mbrapa edhe vendet e zhvilluara si Gjermania e Franca.

Valon Kerolli njohës i fushë së IT-së, ka treguar saktësisht në 12 vjet shtet, sa përdorues të rrjeteve sociale janë në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se nga shpallja e pavarësisë e deri tani janë 920 mijë përdorues aktiv në Facebook, 740 mijë përdorues aktiv në Messenger të Facebookut, 680 mijë përdorues në Instagram, 480 mijë përdorues në Snapchat, 78 mijë në Twitter dhe 58 mijë në Linkedin, shkruan Reporteri.net.

Ai poashtu ka treguar se edhe sa përdorues aktiv të telefonisë mobile gjatë 12 viteve pavarësi.

Facebook dorëzohet para ligjit, do paguajë 500 milionë euro për shkelje privatësie

Gjiganti i rrjeteve sociale ‘Facebook’ tha të mërkurën se kishte arritur një ujdi 550 milionë dollarëshe (500 milionë euro) që lidhej me një padi. Padia pretendonte se rrjeti social mblodhi në mënyrë të paligjshme dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues pa pëlqimin e tyre.

Procedimi gjyqësor filloi në 2015, kur përdoruesit e Illinois akuzuan Facebook-un për shkeljen e Aktit të Intimitetit të Informacionit Biometrik të shtetit në mbledhjen e të dhënave biometrike, raporton Daily Mail.

Firma nën pronësinë e ‘Facebook’ dhe Instagram’ dyshohet se e realizoi këtë përmes tiparit”Suggestions Tag”, i cili lejoi përdoruesit të njohin miqtë e tyre në rrjetin social nga fotot e ngarkuara më parë.

Sipas ligjit të shtetit, kompanitë duhet të marrin leje qartazi, para se të mbledhin të dhëna biometrike – përfshirë skanime të fytyrave, shpjegoi Washington Post.

Vendimi erdhi pasi Facebook-ut iu refuzua kërkesa për ri-gjykim nga Gjykata Supreme.

Në një deklaratë, firmat juridike Edelson, Robbins Geller dhe Labaton Sucharow thanë se paditësit do t’i kërkojnë gjykatës së qarkut të japë miratimin paraprak për zgjidhjen e kontestit. / KultPlus.com

Edhe “Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime

“Facebook” do të ndjekë shembullin e “Instagram”-it në fshehjen e numrit të “pëlqimeve” te postimet e përdoruesve të Australisë.

Nga e premtja, disa nga përdoruesit e rrjetit social nuk do të munden që të shohin sa “pëlqime” apo reagime të tjera ka marrë një postim i bërë nga një përdorues tjetër.

Lidhur me këtë eksperiment, kompania është shprehur se, “nuk duan që ‘Facebook’ të ndjehet si një garë”.

“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.

Kjo e fundit ka shtuar se përdoruesit e “Facebook” në Australi, ende kanë mundësi që të shohin “pëlqimet” te postimet e tyre, por jo te të tjerët.

Ndërkohë kujtojmë se më shumë se një miliardë njerëz përdorin “Facebook”-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor, shkruan panorama. Nga ana tjetër, “Instagram”-i ende nuk ka nxjerrë një rezultat përfundimtar në lidhje me eksperimentin që bëri me “pëlqimet” në disa vende si Australia, Zelanda e Re, Brazil, Kanada, Japoni, Itali dhe Irlandë. Klan Kosova / KultPlus.com

Facebooku pranon të paguajë gjobën prej 500 mijë funtesh në Britani

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka pranuar që të pagojë një gjobë në vlerë prej 500,000 funtesh (rreth 580,000 euro) të caktuar nga mbrojtësit e të dhënave të Britanisë së Madhe për rolin e saj në skandalin “Cambridge Analytica”.

Facebooku, fillimisht është ankuar për dënimin duke bërë që Zyra e Komisionerit për Informim (ICO) ta ndjekë kundër-ankesën e saj, raporton BBC. Si pjesë e marrëveshjes, ky rrjet social nuk ka bërë asnjë detyrim.

Kjo kompani nga SHBA-ja ka thënë se “do të dëshironte që të bënte më shumë për të hetuar Cambridge Analytican” më herët.

“Shqetësimi kryesor i ICO-s është që të dhënat e qytetarëve të Britanisë së Madhe ishin të ekspozuara ndaj një rreziku serioz. Mbrojtja e informacioneve personale dhe të privatësisë është e një rëndësie kryesore, jo vetëm për të drejtat e individëve por edhe për ruajtjen e një demokracie të fortë”, ka thënë James Dipple-Johnstone, zv.komisioner i ICO-s.

Harry Kinmonth, avokati i Facebookut, ka thënë se ky rrjet social ka bërë ndryshime për të kufizuar zhvilluesit e informacioneve të aplikacionit të cilët mund të qaseshin pas skandalit.

“ICO ka deklaruar se nuk ka zbuluar prova që të dhënat e përdoruesve të Facebookut në BE janë transferuar në Cambridge Analytica”, ka thënë Kinmonth. “Megjithatë, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ICO-n për hetim më të gjerë dhe të vazhdueshëm për përdorimin e analizave të të dhënave për qëllime politike”, shtoi ai.

Hulumtuesi Dr Aleksandr Kogan dhe kompania e tij “GSR” ka përdorur kuizin mbi personalitetin për të mbledhur të dhënat e Facebookut të deri 87 milionë njerëzve.

Disa nga këto të dhëna janë shpërndarë me Cambridge Analytica, kompani me bazë në Londër.

ICO ka thënë se Facebooku nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur informacionet e përdoruesve. /KultPlus.com