Triumfi në shkallë globale, Fadil Berisha në billbordet e “Times Square”

Padiskutim një nga fotografët më të mirë në Shqipëri e Kosovë është emri i Fadil Berishës, shkruan KultPlus.

Fotografi i cili banon dhe punon në Nju Jork të SHBA-ve, ka realizuar sete fotografike për figura shqipe dhe sigurisht për njerëz të famshëm e ndërkombëtarë.

Triumfi i tij është i dukshëm në një shkallë globale pasi Nju Jorku sapo është mbuluar me imazhe të tij.

Ai ka shpërndarë një set fotografish në rrjetet social, duke përfshirë edhe atë me bilbordet në Times Square me foton e emrin e tij.

Një biznes teknologjik me emrin Nasdaq që promovon rritje dhe prosperitet gjithëpërfshirës duke hapur mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive, është përgjegjës për përfshirjen e tij në këtë billboard.

“Faleminderit për mikpritjes Nasdaq”, ka shkruar fotografi shqiptar në mbishkrimin e fotografive në Instagram. /KultPlus.com

Veliaj i ndan mirënjohje Berishës, e falënderon për kohën që i kushtoi shqiptarëve kudo në botë

Të apasionuarit pas modës kanë ndjekur eventin “Muza Competition” që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është takuar edhe me fotografin e famshëm shqiptar, Fadil Berisha, ku edhe i ka ndarë një medalje në shenjë mirënjohje.

“Unë të jam shumë mirënjohës sepse ke ndryshuar jetën e pafund të djemve dhe vajzave, pa ndihmën tënde do të ishte realisht e pamundur. Dua që të kesh vetëm një kujtim që është një medalje e mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës për gjithë dashurinë, enërgjinë dhe kohën që i ke dedikuar shqiptarëve kudo që janë, të jam shumë mirënjohës për këtë dhe në emër të kryeqytetit të Tiranës të falënderoj për këtë”, ka thënë Veliaj.

Ndërkaq, Fadil Berisha është shprehur mirënjohës për këtë, duke i dhënë edhe një përqafim të ngrohtë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. /KultPlus.com

Berisha e Dajci përgjatë muajt korrik me ekspozitë ne Tiranë

Ekspozita e Fadil Berishës dhe Ina Dajcit, “What I Saw”, do të zhvillohet përgjatë muajt korrik në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, shkruan KultPlus.

“When I Saw” është një ekspozitë mbi talentin shqiptar dhe një manifestim kulturor.

Kjo ekspozitë do të mbahet përgjatë datave 10 korrik e deri më 20 korrik të këtij viti.

Të dy artistët, Berisha dhe Dajci, të shqetësuar për humbjen e potencialit të artit për të pasur një rol edukues në shoqëri, eksplorojnë mënyrat për të inkurajuar bashkëjetesën dinamike të aktiviteteve kulturore dhe për të gjeneruar përmes ndërhyrjeve të tyre, shkëmbim konstruktiv./ KultPlus.com

Dy shqiptarë bashkojnë forcat, kreacionet e Lia Stubllës në syrin e fotografit Fadil Berisha (FOTO)

Kreacionet e Lia Stubllës së fundi janë parë të prezantohen nga njëra nga vajzat e Miss New York Teen USA në New York, shkruan KultPlus.

Dhe kjo veshje është përcjell edhe nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, i cili ka ndarë më ndjekësit e tij këto fotografi.

Modelja ka të veshur një fustan të kuq nga kreacionet e Lia Stubllës, por ajo që bie në sy është edhe grimi i modeles, ku sytë e saj shihen të jenë me ngjyrat kuq e zi./ KultPlus.com  

Fotografi shqiptar përmes artit vetëdijësoi Amerikën për tragjedinë e Kosovës

Fadil Berisha është fotografi shqiptar i cili me punën  e tij solli një stil të veçantë në artin e gjithë botës.

Berisha ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe Kosovën, dy shtete të cilat i ka gjithmonë në zemër. është një nga personalitetet më të dashura te shqiptarët sidomos për kontributin e tij në luftën e Kosovës ku me artin e tij arriti të bëjë botën të vetëdijshme për tragjedinë e Kosovës në atë peiudhë të tmerrshme nëpër të cilin kalonte ajo duke zgjuar reagime të shumta në politikën botërore, transmeton KultPlus.

I pyetur nga gazetarja e gazetës online Globalman, Fatima Gorezi për vendlindjen e tij, Berisha flet me një entuziazëm të thellë.

“Kam pasur një fëmijëri të bukur me kujtime shumë të mira, i rrethuar me shumë dashuri. Ato ndjenja të bukura i kam marr me vete brenda artit të fotografisë duke theksuar bukurinë. Shkoj shpesh atje sepse kam pasion dhe dashuri për njerëzit e mi. E vërteta është se Kosova dhe Shqipëria janë avancuar dhe çdo kund mund takosh artin”.

Ambiciet e fotografit Fadil Berisha janë për t’i hapur dyertë për artistët shqiptarë dhe për t’i inspiruar ata me artin e tij.

Fadili sot ka ekskluzivitetin për të forografuar për Rolex dhe është zyrtarisht fotograf i Miss Universe dhe Miss USA. Kontribuon në revistat prestigjoze si Elle, Vogue, Glamor, Seventeen, People Magazine, Harpers Bazaar, Esquire, Vanity Fair, GQ dhe të tjera./KultPlus.com

Fadil Berisha publikon në rrjetet sociale foton e parë të realizuar me një modele shqiptare

Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar qindra blogere e modele shqiptare dhe ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për fotografin e mirënjohur shqiptar, Fadil Berishën, i cili jeton dhe vepron në New York të SHBA-ve.

Megjithatë, fotografi ka kujtuar sot modelen e parë shqiptare e cila ka pozuar para aparatit të tij, plot 20 vite më herët e që ishte edhe Miss Shqipëria, Valbona Çoba.

https://www.instagram.com/p/Bxveh-GF-YC/

Kur Bebe Rexha pozonte para aparatit të Fadil Berishës (FOTO)

 

Këngëtarja me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz anë e mbanë globit për këngët e saj.

Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, gjersa debutimin më të suksesshëm e pati në vitin 2014 si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem.

Në po të njëjtin vit, ajo nxjerr në treg klipin e saj “I can’t stop drinking about you”, me të cilin dalë nga dalë ngjitet majave të top listave ndërkombëtare.

Në atë kohë, Bebe Rexha kishte pozuar edhe për fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në New York.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh të këngëtares shqiptare me famë botërore, të realizuar në fillimet e saj.

Aso kohe, Bebe Rexha i mbante flokët në ngjyrën e saj origjinale, teksa me kalimin e viteve u shndërrua në bionde.

Bebe Rexha (Foto: John Sciulli/Getty Images/Guliver)

Tani, ajo numëron plot hite e bashkëpunime të suksesshme në Amerikë, gjersa për herë të parë këtë vit, ajo është nominuar për dy çmime “Grammy”. /Telegrafi/KultPlus.com

Aktorja amerikane Brette Taylor pozon para Fadil Berishës

 

Fadil Berisha padyshim është një ndër fotografët më mirë që ka pasur populli shqiptar.

Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar shumë yje botërore të kinematografisë amerikane, këngëtare si dhe modele të famshme.

E tillë është edhe bukuroshja që ka pozuara para artistit tonë. Bëhet fjalë Brette Taylorin, e cila është aktore, këngëtare dhe kompozitore e muzikës ‘Country’.

Disa prej pozave joshëse bardhezi të artistes, Berisha i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Edhe vetë amerikania i ka publikuar disa prej imazheve duke mos dhënë shumë detaje se për çka bëhet fjalë.

“’Martha’ pas dyerve të mbyllura”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja me rastin e zbulimit të disa imazheve.

Ndryshe, Fadili tash e sa vjet jeton dhe vepron në SHBA, përkatësisht ka studion filmike në qytetin e New Yorkut. /Telegrafi/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Brqnen_hsVF/?utm_source=ig_embed

Fadil Berisha: E ardhmja është me Era Istrefin (FOTO)

Fotografi i njohur shqiptar i cili jeton dhe punon në New York, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të artistes kosovare Era Istrefi, e cila tashmë është bërë e famshme në botë falë talentit të saj, shkruan KultPlus.

Poshtë fotografive, Berisha shkruan: “E ardhmja është me Era Istrefin”.

Era Istrefi edhe kësaj radhe ka shkëlqyer nën objektivin e fotografit të njohur Fadil Berisha. /KultPlus.com

Shaqiri pozon para Fadil Berishës: Krah tij edhe Xhesika Berberi dhe vajza e Ismail Kadaresë (FOTO)

Xherdan Shaqiri ishte një ndër yjet shqiptare më të përfolura të botërorit të futbollit në shtetin rus.

Futbollisti shqiptar që përfaqësoi ngjyrat e Zvicrës, u bë temë e mediave botërore pas festimit të golit të shënuar kundër Serbisë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Kjo ka bërë që edhe më tepër të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve anembanë planetit tokë, të cilët sa herë e hasin i kërkojnë autografe dhe dëshirojnë të fotografohen.

Por, së fundi 26-vjeçari ka filluar pushimet verore pas përfundimit të kampionatit të Kupës së Botës, ku po shijon çdo moment në New York të SHBA-ve.

Ai gjatë këtyre pushimeve është takuar edhe me shumë personalitete të njohura shqiptare gjersa ka gjetur pakës kohë edhe të pozojë para fotografit shqiptar Fadil Berishës.

Pos me këtë të fundit, lojtari është takuar edhe me modelen Xhesika Berberin si dhe vajzën e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadaresë, Besianën.
https://www.instagram.com/p/BljIpikF8JM/?taken-by=fadilberisha
Ndryshe, Shaqiri është angazhuar gjatë javës së kaluar nga skuadra e Liverpoolit duke braktisur ekipin e Sotke Cityt për 13.5 milionë euro./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BllIs_mH-xR/?taken-by=shaqirixherdan

Fadil Berisha dhuron fotografitë për Bekim Lumin

Aktivitetet për Bekim Lumin krahas Kosovës, po organizohen edhe në Amerikë. Atje do të mbahet një mbrëmje me muzikë shqiptare, në mënyrë që të kontribuohet në shërimin e regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje është iniciativë e artistëve dhe miqve të Bekim Lumit, shumica e të cilëve jetojnë dhe veprojnë në New York. Në mesin e tyre është edhe fotografi i njohur Fadil Berisha, i cili ka dhuruar si donacion disa nga fotografitë e tij.

Kjo mbrëmje do të mbledh disa artistë të shquar shqiptarë si Riad Ymeri, Ergin Oda, Lekë Salihu, Faton Macula, Kushtrim Hoxha, Donika Ukshini-Gjokaj, Lori Miho, Angelo Miho, Bekim Qela , Shpend Xani dhe Arens Leka, e emra të tjerë. Të gjithë të ardhurat e kësaj mbrëmje do të shkojnë në shërimin e regjisorit, Bekim Lumi.

Kjo mbrëmje do të filloi në orën 19:00, të hënën tjetër, në Scandinavia House, 58 Park Ave, New York. Tiketat do të mund të blihen në hyrje të derës kurse çmimi i tyre është 50 dollarë./ KultPlus.com

Nita Bllacaku kujdeset për stilin e aktores së famshme Carmen Dell’Orefice (FOTO)

Kreatorja kosovare Nita Bllacakut ka qenë pjesë e një fotosesioni të fotografit të njohur Fadil Berisha, ndërsa është përkujdesur për stilimin e modeles dhe aktores me famë botërore, Carmen Dell’Orefice, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Nita Bllacaku tregoi për KultPlus se ka qenë një eksperiencë e veçantë bashkëpunimi me fotografin Fadil Berisha dhe me aktoren Carmen Dell’Orefice. Ajo tregoi se ka qëndruar për një kohë në New York ku ka qenë e angazhuar si stiliste në studion e fotografit Fadil Berisha.

“Gjatë kohës së qëndrimit tim në New York, Fadil Berisha është treguar shumë i hapur gjatë bashkëpunimit tonë dhe me këtë ka dëshmuar së është shumë i hapur në përkrahjen e artistëve të rinj”, tha Bllacakut për KultPlus.

Nita Bllacaku është kreatorja e parë shqiptare që ka bashkëpunuar me modelen dhe aktoren 87 vjeçare , Carmen Dell’Orefice. “Carmen Dell’Orefice është treguar shumë e dashur dhe bashkëpunuese gjatë fotosesionit. Unë jam shumë e nderuar që kam pasur mundësinë të punoi me Carmen ndërsa njëkohësisht puna dhe bisedat me të ka qenë shumë inspiruese për punën time”, ka thënë Nita Bllacaku për KultPlus./ KultPlus.com

Fadil Berisha e Eliza Dushku i bashkohen thirrjes së J.Lo për ndihmë në Porto Riko (FOTO)

Porto Riko është goditur nga një prej uraganeve më të mëdha në histori të njerëzimit.

Mediat amerikane raportojnë se numri i viktimave është rreth 20 persona, ndërsa një numër i madh konsiderohen të humbur.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë nisur një kampanjë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e shtetit që ka mbi 3.5 milionë banorë.

E kësaj kampanje i është bashkangjitur edhe fotografi i mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha si dhe aktorja hollivudiane shqiptare, Eliza Dushku.

Dyshja ka bërë apel tek njerëzit e vullnetit të mirë, t’i dalin në ndihmë në fomra të ndryshme porto rikanëve.
Ndryshe, Berisha ditë më parë ka realizuar një fotoshoting me Miss Universe, Iris Mittenaere ndërsa aktorja Dushku është duke punuar në projekte të reja filmike. / KultPlus.com

Please help and donate to the people of Puerto Rico 🇵🇷 www.unitedforpuertorico.com

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberisha) on