Shtatorja e Fadil Vokrrit larg shtatoreve kitch në Kosovë

Nga Ilir Muharremi

Kitchi ose antiarti përkatësisht antiskulptura ka mbushur hapësirat tona në Kosovë. Ndoshta më herët ishte mungesa e kritikës, mungesa e konkurseve dhe mos serioziteti i komisioneve përzgjedhësë së bucetave të mirëfillta. Kjo tragjikomedi ka pushtuar hapësirat publike, parqet dhe skutat. Disa kopjojnë Aguste Rodin, skulpturën e shekullit XIX e cila theu rregullat akademike, me një impresionizëm vizionar të kohës e që na ktheu lehtësisht te Mikellanxhello.

Ai ndjeu revoltë dhe jo ndonjë revulucion, ndonëse skulptura i përmban të dyjat, porse e para shprehë atë madhështinë personale shpirtërore artistike. Fatëkeqësisht Rodin edhe sot përdoret si strehë dhe ombrellë për skulptorët shqiptarë dhe kosovarë, sidomos të parët të prekur dhe ndikuar nga soc-realizmi, derisa të dytët nga soc-realizmi dhe arti modern më pranë Evropës.

Më së shumti është abuzuar me figurën e heroit tonë legjendar Adem Jashari, të cilën as që mund ta njohësh në skulpturë, as ta identifikosh formën teksturore apo frakturore. Është abuzuar me përmasat e gjymtyrëve të trupit, saktësisht me gabimet amatoreskte proporcionale shkollore. Andaj, kjo është për të ardh keq. Jo veç me Jasharin u abuzua edhe me figura të shquara historike dhe kjo dhimbje po na përcjellë me jetëgjatësinë e këtyre shtatoreve të cilat po qëndrojnë ende stoike nëpër sheshet publike. Skulptorët janë munduar t’i veshin me plastikën e Rodin-it. Unë këtë e shohë si një varrezë masive që ju bë heronjëve tonë dhe përdhosi vlerat dhe meritat e tyre. Reagova përmes shkrimeve të mija kritike dhe kritika u respektua si pozitive duke eleminuar këtë groteskë.

Janë për t’u lavdëruar skulptorët e rinjë të cilët çdo ditë po dëshmojnë vlera në skulpturë. Rasti i fundit me shtatoren e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Vokrri në skulpturën fituese të Agron B. Blakcorit shfaqet i ri në moshë, me uniformë sportive, me topin duke dribluar me këmbën e djathtë. Kjo skulpturë është ende në proces dhe në dukje të parë shprehë përgjegjësi profesionale me një përvojë fizike të trupit dhe hapësirës. Puna e skulptorit hulumton karakterin, ngjashmërinë e madhe të mimikës, syve dhe shpirtit. Fotografitë mbrapa shtatorës së eskpozuar shpalosin atë hulumtimin profesional të skulptorit mbi karakterin e Vokrrit në pozita të ndryshme, gjithnjë duke u kujdesur për tonet e gjysmëtonet, linjat dhe detajet e holla të syve, hundës, ballit dhe mjekrrës.

Kjo vepër monumentale e modeluar e skalitur me shpirt, tregon origjinalitetin plastik dhe shpirtëror të lengjendës Vokrri. Nëse e vështrojmë nga 360 pika pamjeje skulpturën, vërejmë kompozicionin, dimensionet, ritmet formale, organizimin me marrëdhënien estetiko-historike deri te detaji më i imët muskuli, damarët që gjallërojnë mbi trupin e Vokrrit, pastaj drapëria e veshjes, lakimet nga fanela të përsëritura e që rrezatojnë me theksimin e muskujve, shprehin atë realizmin dhe besnikërinë ndaj kësaj lëvizje. Shtatorja e meriton të jetësohet në harmoni me eksterierin dhe vërtetë krijon një emocion ringjallës të legjendës së futbollit. / KultPlus.com

Fadil Vokrri, legjenda që e përgatiti terrenin për shkëlqimin e Kosovës

Qendrim Badalli

Shqiptarët e Kosovës brenda Jugosllavisë kanë pasur pak gëzime. Ata i kanë ruajtur ndeshjet e Vokrrit për të pëjetuar pak emocione, ndjenja krenari dhe shumë motiv në një gjendje të vështirë sociale, kulturore dhe politike.

Vokrri, emocionet që ia dha shqiptarëve të Kosovës paralufte i vazhdoi edhe paslufte duke e bërë realitet anëtarësimin e Kosovën brenda organizatave më të fuqishme të futbollit në botë: UEFA dhe FIFA. Frytet e punës së tij po i shohim sot kur Kosova po prezantohet para botës siç është më së miri. Në përpjekje për të thënë diçka të madhe, Vokrri ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me pasionin e tij, me futbollin nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Ishte viti 1980 kur ai kaloi tek KF “Prishtina”, ai luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinëspati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate /KultPlus.com

60 vjet nga lindja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit

Fadil Vokrri njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futbollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazhevic, trajneri i KF Prishtina  e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Fadili i rrethuar nga tifozët

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante edhe për Dinamo e Zagrebit. Fadil Vokrri e shpjegon kështu pse vendosi të luante për KF Partizani dhe jo Dinamo e Zagrebit: “Pikërisht “Partizani”, ka qenë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në radhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavisë, “Partizani”, ka pasur shumë simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnjë kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub. Për nga shikueshmëria “Partizani” ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qendra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i “Partizanit” të Beogradit, d.m.th. si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të “Partizanit”. Kushtet që më pat ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe “Prishtina”, me transferimin tim tek “Partizani”, nuk është ndarë keq për nga “leku”, kështu që të gjitha komponentët u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të “Partizanit”. Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje …”.

Flamurtari – Partizani i Beogradit

Petro Ruci, lojtar i Flamurtarit të Vlorës e kujton kështu atë ndeshje dhe Fadil Vokrrin: “Detyra që na dha trajneri Leonidha Çuri ishte që unë dhe Rrapo Taho të koordinojmë veprimet tona për të ruajtur mirë sulmuesit më të rrezikshëm të Partizanit të Beogradit Milko Gjurovski dhe Fadil Vokrri. Për vetë mënyrën e lojës, që u krijua, më takoi mua të luaj ndaj bashkatdhetarit tim Vokrri. Ai ishte një lojtar i shpejtë, i fortë fizikisht, kërcente shumë në ajër dhe e godiste mjaft mirë topin me kokë. Ai ishte një futbollist mjaft i vështirë për çdo mbrojtje kundërshtare. Si i tillë, ai ishte i vështirë edhe për ne.”

Fadil Vokrri kujton nga këto 2 ndeshje: “Në takimin e parë që e zhvilluam në Vlorë, ekipi i “Partizanit”, ka qenë shumë i dobët, ku humbëm 2:0. Në Kavajë i kam 30 familje kushëri, babai im komunikonte me ta nëpërmjet letrave dhe ekipi ynë më të arritur në Vlorë, një natë para ndeshjes, kanë qenë 2000 tifozë, që më prisnin. Për mua ishte diçka madhështore, me këtë rast dua të falënderoj trajnerin tim në atë kohë Fahredin Jusufin (ish-trajner i Partizanit), i cili më dha leje speciale që të dal dhe të përshëndetem me atë tifozëri që më prisnin. Tani kur po flas po më rrëqethet trupi dhe bashkë me ta kam bërë dikund 1000 fotografi, ndoshta dikush brenda nga klubi më ka përcjellë, mirëpo lejen ma dha Jusufi. Ndërsa sa i përket lojës ““Flamurtari”, me plotë meritë fitoi 2:0″, ndërkaq në ndeshjen e kthimit në Beograd, Fadil Vokrri, shënoi golin e dytë, si dhe në Vokrrin shkaktohet penalltia, “Partizani” udhëheq 2:0, ekipi ynë luan shumë mirë, e po ashtu edhe Fadil Vokrri, njëri ndër lojtarët më të mirë në terren, mirëpo në fund të takimit Sokol Kushta shënoi gol, pastaj portieri i “Flamurtarit”, Arapi, ka qenë në formë shumë të mirë, kështu që “Partizani”, u eliminua nga garat. Humbja e “Partizanit” ka qenë shumë e rëndë, u pasqyrua shumë keq, ku thuhej se si është e mundur që një ekip si “Flamurtari”, ta eliminojë ekipin e “Partizanit” të Beogradit, me famë të madhe, kështu që vërtet humbja në Beograd, u përjetua shumë rëndë. Kjo u pasqyrua menjëherë në lojën për Kupën e ish-Jugosllavisë, kundër “Iskres” (anëtar i Ligës së Dytë), ku humbëm, kështu që humbja ndaj “Flamurtarit”, na destabilizoi në tërësi”.

Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë.

Fadil Vokrri në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.

Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe u bë president i Federatës së Futbollit Kosovar, FFK.

Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Stadiumi i

Pas vdekjes së Vokrrit, stadiumi në vitin 2018 u riemërtua nga Stadiumi i Qytetit në Stadiumin “Fadil Vokrri”. / KultPlus.com

Zbulohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit

Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, prezantuan sot bucetën fituese të shtatores së Fadil Vokrrit, shkruan KultPlus.

Ceremonia e publikimit të bucetës fituese të shtatores së ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjatë zbulimit të shtatores simpatizantë të kësaj figure brohoritën të gjithë njëzëri: Fadil Vokrri, krenaria jonë. / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi vendos lule te varri i Fadil Vokrrit: Ai është i pavdekshëm

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, ka vendosur kurorë lulesh mbi varrin e ish Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Ajo ka thënë para mediave se kontributi i Vokrrit është i jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.

“Sot në dyvjetorin e vdekjes së legjendës kemi ardh ta bëjmë nderimin për të, ka qenë njeri shumë i madh ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovës në faza të ndryshme të jetës – sidomos në pjesën e fundit ku arritur që futbollin e Kosovës ta anëtarësojë në FIFA dhe UEFA”, është shprehur Dumoshi.

“Fadil Vokrrin do ta restkojnë gjenerata e gjenerata që do të vinë. Me kontributin e tij, ai është i pavdekshëm”.

“Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë përpara. Sot në orën 13:00 në stadiumin e Prishtinës do prezanoeht buceta për shtatoren e tij që do të përfundojë sivjet”. / KultPlus.com

Dy vite nga vdekja e Fadil Vokrrit

facebook sharing button
twitter sharing button

Sot bëhen dy vite të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri  njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë. Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018.

Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. / KultPlus.com

BBC, suksesin e Kosovës ia atribon Fadil Vokrrit

BBC ka shkruar për suksesin e futbollit të Kosovës, e cila, sipas saj, ka ardhur kryekëput falë legjendës së futbollit shqiptar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri, i cili vdiq vitin e kaluar, ishte njeriu më vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u njohur si vend i futbollit, shkruan BBC, përcjell Express.

“Fjala ‘mrekulli’ u dëgjua tërë ditën e gjatë. Mbase këta mijëra njerëz që i mbushin rrugët e Prishtinë sapo e kanë parë një tjetër. Ishte shtatori i vitit 2016 kur Kosova e luajti ndeshjen e parë garuese në futbollin ndërkombëtar”.

Të shtunën, ajo e zgjati në 15 ndeshje ecurinë e përkryer pa humbje me rezultatin mbase më të rëndësishëm deri tani, fitoren 2:1 kundër Republikës së Çekisë. Kjo është ecuria më e gjatë pa humbje në Evropë (momentalisht).

Kosova ka mundësi shumë të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020 tashmë, beson BBC.

Që një vend kaq i ri dhe me kaq telashe në zemër të Ballkanit të shkëlqejë në skenën më të madhe të futbollit, nuk ishte ëndrra e vetëm një njeriu. Por është një figurë e cila adhurohet këtu më shumë se të gjithë, tregimi i të cilit ndihmon në shpjegimin e prejardhjes së ekipit të tij të veçantë.

Ai ishte vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u njohur si një vend i futbollit, dhe ai është hero në vendin e vet. Pas vdekjes së tij vitin e kaluar në moshën 57-vjeçare, stadiumi i ekipit kombëtar mori emër të ri për nder të tij: Stadiumi Fadil Vokrri.

Si e shumë njerëzve të tjerë këtu, edhe jeta e Vokrrit u shënua nga lufta e cila ndodhi këtu para 20 vjetëve. Por hakmarrja dhe anti-hakmarrja dhe tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve ende ekzistojnë.

Ama Vokrri ishte ndër shumë të paktët – mbase i vetmi – i cili ishte në gjendje të komunikonte në ndarjet e thella që kushtuan shumë jetë. Futbolli ishte gjuha e tij.

Kur Vokrri u bë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ai e nisi nga zeroja. Zyra e tij ishte një banesë dydhomëshe në Prishtinë; kishte dy tavolina dhe dy kompjuterë. Ishte 16 shkurti 2008. Kosova e shpalli pavarësinë të nesërmen.

Vokrri ishte në krye të një federate pa para. Ai e kishte një ekip kombëtar pa të drejtë për të luajtur ndeshje zyrtare, në një vend të izoluar me pak infrastrukturë.

Por çfarë kishte ai ishte reputacioni i tij. Ai ishte futbollisti më i madh që Kosova e ka prodhuar – edhe pse ky epitet mund të sfidohet së shpejti nga gjenerata e re premtuese e talenteve që po lindin.

Vokrri ishte magjepsës, tërheqës dhe bindes. Ai dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ishin njerëzit për të cilët vendi kishte nevojë të bënin fushatë./KultPlus.com

Fadil Vokrri, legjenda që e përgatiti terrenin për shkëlqimin e Kosovës

Qendrim Badalli

Shqiptarët e Kosovës brenda Jugosllavisë kanë pasur pak gëzime. Ata i kanë ruajtur ndeshjet e Vokrrit për të pëjetuar pak emocione, ndjenja krenari dhe shumë motiv në një gjendje të vështirë sociale, kulturore dhe politike.

Vokrri, emocionet që ia dha shqiptarëve të Kosovës paralufte i vazhdoi edhe paslufte duke e bërë realitet anëtarësimin e Kosovën brenda organizatave më të fuqishme të futbollit në botë: UEFA dhe FIFA. Frytet e punës së tij po i shohim sot kur Kosova po prezantohet para botës siç është më së miri. Në përpjekje për të thënë diçka të madhe, Vokrri ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me pasionin e tij, me futbollin nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Ishte viti 1980 kur ai kaloi tek KF “Prishtina”, ai luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinëspati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate /KultPlus.com

Një vit nga vdekja e Fadil Vokrrit

Sot bëhen një vit të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri  njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë. Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018.

Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, sot nga ora 11:00 janë bërë homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. / KultPlus.com

Fadil Vokrri merr statusin ‘Qytetar nderi’

Ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim familjen e legjendës, Fadil Vokrri, për t’i dorëzuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes të cilit, të ndjerit i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për kontributin e tij dhënë në promovimin e sportit në arenën ndërkombëtare.

Familjes së Vokrrit, e përfaqësuar nga bashkëshortja zonja Edita dhe djemtë Gramozi e Alberti, ministri ua dorëzoi vendimin i cili parasheh që familjes së Vokrrit i transferohen mjete financiare prej 1000 euro në muaj.

Me këtë rast, ministri Gashi, tha se përmes këtij vendimi shteti e shpreh mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin që ka dhënë legjenda Fadil Vokrri.

 “Qeveria ka marrë vendim që të ndjerit Fadil Vokrri t’i njihet statusi qytetar nderi me merita të veçanta për kontributin që ka dhënë në sport e veçanërisht në futboll dhe natyrisht ta ndajë një pagë mujore.  Ne ju kemi ftuar që sot të ju japim vendimin e Qeverisë andaj edhe takimi jonë është i veçantë dhe emocional. gjithë ne që e kemi njohur Fadil Vokrrin krenohemi për angazhimin dhe punën e tij. Ne kemi pasur obligim që ta marrim këtë vendim pasi që të ai ishte një njeri i cili me veprat e tij të mëdha ka lënë gjurmë në futboll e veçanërisht me kontributin e tij në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit”, tha ministri.

Ndërkaq, bashkëshortja e të ndjerit, Vokrri, zonja Edita, ndër të tjera falënderoi ministrin Gashi për vendimin e marrë si dhe për nderimin që jep për bashkëshortin.

Fadili ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe ka qenë i përkushtuar maksimalisht për futbollin e veçanërisht për finalizimin e stadiumit. Po ashtu falë punës dhe angazhimit të tij Kosova tashmë është pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare sportive andaj ju falënderoj për vendimin e marrë si dhe për nderimin për bashkëshortin tim”, tha ajo./ KultPlus.com

Emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës nuk ndriçon i plotë (FOTO)

Ka pak ditë që stadiumi i kryeqytetit mori emrin e legjendës së futbollit, “Fadil Vokrri”, shkruan KultPlus.

Vendosja e shkronjave të emrit u prit me entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, edhe më tepër kur ato në mbrëmje u ndezën për t’i dhënë kështu stadiumit një pamje të mrekullueshme.

Ndërsa dje u bë edhe hapja zyrtare e stadiumit ku u mbajt edhe ndeshja Prishtina – Drita.

Por vetëm një ditë pas hapjes zyrtare, emri i Fadil Vokrrit nuk shkëlqen më. Si duket dritat janë dobësuar shpejt dhe tashmë, vetëm disa shkronja ndriçojnë, duke e lënë mangët emrin e futbollistit dhe duke i dhënë një pamje të keqe stadiumit.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti, në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai njihet si legjendë e futbollit kosovar. /KultPlus.com

Në Drenas tri rrugë do të mbajnë emrat e Demaçit, Vokrrit dhe Lumit

Drenasi emëron tri rrugë më emrat e personaliteteve të shquara nga Kosova që vdiqën këtë vit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim që tre rrugë në këtë qytet të emërohen me emrat e personaliteteve nga Kosova që vdiqën ditëve të fundit, Adem Demaçi, Fadil Vokrri dhe Bekim Lumi.

Rruga “Adem Demaçi”, do të jetë rruga që përjetëson dhe lartëson Bacën Adem në qytetin tonë, duke e bërë pjesë të jetës tonë, kujtesës dhe nderimit të përjetshëm për të. Me veprimtarinë e tij patriotike, si asnjë tjetër në historinë tonë, mbi 6 dekada, Baca Adem, ishte ndërgjegjja dhe boshti kurrizor i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë tonë, përball okupatorit shekullor. Rruga e tij, u njëjtësua me rrugën e popullit tonë për çlirim, liri dhe barazi. “Rruga Fadil Vokrri”, do të jetë rruga tjetër në komunën tonë që do të nderoj jo vetëm futbollistin me nam, por edhe krenarinë tonë në ndërkombëtarizimin e sportit më të popullarizuar në botë. Ai do të udhëheq me sukses pranimin e përfaqësueses së Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke e bërë Kosovën për herë të parë, të barabartë me shtet tjera në botë në gara të futbollit, popullarizimin e sportit dhe armatës së sportdashësve. “Rruga Bekim Lumi”, do të jetë rruga tjetër e propozuar, që do të përjetësojë jetën dhe veprën e Bekim Lumit në skenën teatrore, të regjisë së dramave, të papara ndër ne, duke përcjell mesazhin me cilësi të jashtëzakonshme. Ai, me jetën e tij, veprën dhe personalitetin e tij, bëri që të jetë i paharrueshëm emri i tij, jo vetëm në teatër por edhe si profesor, pedagog dhe personalitet i çmuar i artit që tejkalon kufijtë e kombit tonë”, ka shkruan Lladrovci në Facebook.

Ai ka shtuar se pret që Komisioni të vlerësoj këto propozime, duke emërtuar tri rrugë. Simboli i rezistencën kombëtare Adem Demaçi vdiq me 26 korrik të këtij viti në moshën 82 vjeç. Në anën tjetër ish futbollisti dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri vdiq më 8 qershor të këtij viti në moshën 57 vjeç. Kurse regjisori Bekim Lumi vdiq me 30 korrik po të këtij viti në moshën 51 vjeç pas një beteje dy vjeçare me një sëmundje të rëndë./KultPlus.com

Pamje mahnitëse: Ndriçohet emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës (VIDEO)

Pikërisht sot kur Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë merr pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.

Emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri tashmë është ndriçuar në stadiumin e Prishtinës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i FFK-së Agim Ademi si dhe djali i Fadil Vokrrit.

Kujtojmë se shkronjat me emrin e legjendës u vendosën sot në stadium.

Vokrri u nda nga jeta pas një sulmi në zemër por pas vetës la vepra të mëdha, të cilat do të flasin përgjithmonë në sportin e Kosovës dhe jashtë kufijve të saj.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare./KultPlus.com

Sot 58 vjetori i lindjes së legjendës së futbollit shqiptar

Sot më 23 korrik, legjenda e futbollit Fadil Vokrri ka përvjetorin e 58 të lindjes, shkruan KultPlus.

Më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë, lindi legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Ai vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018./ KultPlus.com

Vokrri mbante numrin 9 – vdiq më 9 qershor, në orën 9 (FOTO)

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, sonte u diskutua për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, pas një sulmi në zemër.Ish-futbollisti Muharrem Sahiti, tani trajner, ka folur për lidhjen e Vokrrit. të cilin e kishte mik të afërt, me numrin 9.

“Është interesante… Fadili ka mbajtur dresin me numrin 9. Pas pranimit (të Kosovës në FIFA), filloi të shpërndante dresa me numrin 9. Vdes me 9 qershor, në orën 9”, është shprehur ai në T7.“Sikur ka qenë i lidhur për atë numër”, ka thënë Sahiti.

Emrat shqiptarë që lidhën botën me trojet shqiptare dhe 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot po shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkruan KultPlus.

Përgjatë shumë viteve trojet shqiptare i kanë dhënë botës emra të mëdhenj, ku përmes tyre edhe është përçuar tradita dhe kultura shqipe.

140 vite nga Lidhja e Shqiptarëve në Prizren, ndërsa Lidhja e Shqiptarëve me Botën, mund të themi lirshëm që u bë përmes këtyre emrave.

Nënë Tereza, Ismail Kadare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha, Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Majlinda Kelmendi, Bekim Fehmiu, Fadil Vokrri, e shumë e shumë të tjerë i dhanë botës shumë nga kultura shqiptare.

Me këta emra shqiptarët pushtuan skena të ndryshme të operave, skena muzikore, skena teatrale e sete filmike, stadiume futbolli e ring boksi, biblioteka e panaire botërore e mbi të gjitha bota u pushtua nga dashuria e paqja përmes emrit shqiptar./ KultPlus.com

Shkëlqimi i Fadil Vokrrit përmes fotografive (FOTO)

Sot ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.
Fadil Vokrri ka lindur në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola. Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë ndërsa në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë. Pas një kohe të suksesshme atje, ai u kthye në Kosovë ku ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit Kosovar. Vokrri ishte më meritori që fillimisht Kosovës iu lejuan ndeshjet miqësore nga UEFA dhe FIFA.

Ndërkohë pas kësaj leje, Vokrri përsëri bëri punën më të madhe që FFK të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.


KultPlus i sjellë sot disa pamje të cilat flasin për shkëlqimin e tij në fushë.