Gjuha është një aspekt kompleks dhe interesant i jetës tonë. Shkencëtarët mendojnë se gjuhët kanë evoluuar nga murmurimat dhe gjestet me duar deri këtu ku janë sot. Që nga kohët primitive, shumë gjuhë kanë lindur dhe shumë janë zhdukur.
Ja disa fakte interesante për gjuhët rreth botës:
1. Numërohen rreth 2,700 gjuhë të folura me mbi 7,000 dialekte në të gjithë botën. Gjuhët më të folura janë gjuha kinezishtja, spanjishtja, anglishtja dhe hindishtja. Kinezishtja si gjuha më e folur në botë numëron rreth 50,000 gërma, por duhet të dini vetëm 2,000 prej tyre që të mund të lexoni gazetën.
2. Çdo dy javë ‘vdes’ një gjuhë ose një dialekt. Janë 231 gjuhë të zhdukura plotësisht, ndërsa 2,400 gjuhë të tjera të botës janë në rrezik zhdukjeje.
3. ‘Bibla’ është libri më i përkthyer i gatshëm në 2,454 gjuhë të ndryshme. Afër ‘Biblës’ është ‘Pinoku’. Ndërsa Agatha Christie është autorja më e përkthyer në të gjithë botën.
4. Gjuha me alfabetin më të gjatë është gjuha ‘Khmer’ e Kamboxhias me 74 shkronja. Alfabeti më i shkurtër është me 12 shkronja i gjuhës ‘Rotokas’. Gjuha me më shumë fjalë është anglishtja që shkon rreth 250,000 fjalë.
5. Në SHBA fliten mbi 300 gjuhë, ndërsa Afrika e Jugut mban rekordin si vendi me më shumë gjuhë zyrtare (11).
6. Të mësosh një gjuhë të dytë mund t’ju bëjë më të zgjuar. Disa shkencëtarë mendojnë se të jesh poliglot mund të rrisë fuqinë e trurit. Studime të tjera
sugjerojnë se po të flasësh më shumë se një gjuhë mund të ngadalësojë plakjen e kujtesës. / KultPlus.com