Studentët e Fakultetit të Arkitekturës së UP-së triumfojnë në garën e “Inspireli”, fitojnë tri vendet e para

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fitojnë tri vende të para në platformën ‘Inspireli’ – garë ndërkombëtare e studentëve .

Studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘, janë shpallur fitues në 3 nga gjithsej 6 kategoritë të garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë ‘Inspireli‘ për projektimin e resortit turistik ‘Miris Garden‘, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci.

“Është një sukses jashtëzakonisht i madh për studentët tonë të shkëlqyeshëm, që të shpërblehen me vende të para në këtë garë, mes 163 projekteve garuese nga 38 vende të botës. https://www.inspireli.com/en/awards/croatia-winners

Studentët fitues me projektet e tyre janë:

1. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari, të cilat projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Ekonomike (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Arta Xhambazi

2. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të hotelit, Era Pelaj, Ermonda Gashi dhe Elton Bajramaj, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha

3. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të apartamenteve, Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha

Kjo ishte ndër garat e para të organizuara nga platforma ‘Inspireli‘ ku kombinohet konkursi projektues dhe arsimimi, me ç‘rast falë zhvilluesve ndërkombëtarë të resortit në Kroaci dhe zyrës kryesore projektuese në Pragë, iu ofrua një përvojë e veçantë studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme nga mbarë bota, për të kontribuar në projektimin e përmbajtjeve të resortit turistik në afërsi të Zarës. Suksese të mëtutjeshme studentëve tanë në projektet e radhës!”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Arkitekturës së UP-së./ KultPlus.com

Dita e Dizajnit Italian në Kosovë, forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës

Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti — “Cilësia që ndriçon – Energjia e dizajnit për njerëzit dhe mjedisin” — do të kemi Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe ligjëruese në “Akademinë e Re të Arteve të Bukura” (ARAB) Milano, qyteti ku ajo jeton e punon dhe “Architectural Association School” (AA School) në Londër.

Ngjarja do të mbahet të enjten, 16 mars, në orën 16:00, në sallën “Modellarium” Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë (Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1). Përveç dizajnerës italiane, folës do të jenë edhe Ambasadori, Antonello De Riu, kryetari i Prishtinës, njëherit arkitekt, Përparim Rama, si dhe dekanja e këtij Fakulteti, Violeta Nushi.

Ambasadori De Riu thotë se: “Tema e Ditës së Dizajnit Italian, ku do të reflektojmë së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe arkitekten tonë nga Milano, synon të trajtojë çështje me ndikim të madh për të ardhmen e planetit. Ajnshtajni pohonte se krijimtaria lind nga ankthi, ashtu siç lind dita nga nata e errët dhe se në kohë krize shfaqen krijimtaria, zbulimet dhe strategjitë e mëdha. Si i tillë, dizajni italian, me energjinë e vet mendore dhe produktive, dëshiron të ndihmojë në sjelljen e dritës në kohë kur hija duket se po mbizotëron, dhe këtë e bën me mjetet që ka zotëruar gjithmonë: cilësinë, jo të nënkuptuar si luks, por si faktor inovacioni, zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Cilësia italiane, gjurmët e së cilës gjenden gjithnjë e më shumë edhe në Kosovë, falë kontributit të akademisë dhe dinamizmit të sipërmarrësve të shumtë vendas, veçanërisht në veçanërisht në sektorin e mobiljeve”.

Për arkitekten Cassani, që ka realizuar ekspozita të ndryshme në Trienalen e Milanos, në Bienalen e Venecias dhe “Storefront for Art and Architecture” në Nju Jork, “qyteti është një vazhdimësi hapësirash të brendshme, të ndërtuara dhe të mobiluara për të pranuar të gjitha ritualet njerëzore dhe jo njerëzore”. Ajo do të prezantojë para studentëve kosovarë hulumtimin e saj për ndërveprimin mes kulturës dhe arkitekturës, qëllimin e saj për të svogëluar kompleksitetin dhe duke u lidhur në temën e tryezës së rrumbullakët “për energjinë që është baza e procesit të prodhimit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, inovative dhe të kombinojë funksionalitetin dhe mirëqenien”.

Krahas eventit të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës, me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2023, janë planifikuar deri më 19 mars një sërë aktivitetesh promovuese të “Made in Italy”, organizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA/ICE). Në kalendar janë paraparë ekspozita dhe zbritje speciale në 25 pika shitjeje në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë) me aktivitete të drejtpërdrejta marketingu drejt konsumatorit për të lehtësuar lansimin e markave dhe produkteve të reja italiane, veçanërisht në kanalet vendorë të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit parashihet pjesëmarrja e arkitektes Simonetta Cenci, nga studio “Partner Ateliers Alfonso Femia” nga Gjenova e cila do të jetë e pranishme në konferencën ndërkombëtare të arkitekturës SHARE që do të mbahet më 10 mars, në Prishtinë. Prania e arkitektes Cenci mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

Dita e Dizajnit Italian përfshin edhe pjesëmarrjen e arkitektes Simonetta Cenci, e studios gjenoveze Partner Ateliers Alfonso Femia, në skenën e Prishtinës të konferencës ndërkombëtare të arkitekturës SHARE të planifikuar për 10 mars. Prania e arkitektit Cenci është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës.

Dita e Dizajnit Italian është edicion temaik il lansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjërë ngjarjesh promovuese në mbarë botën, krijuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve italiane të Kulurës dhe Zyrave të Tregtisë: çdo vit, sidomos për këtë rast, mbi njëqind testimonial bëhen rrëfyes të dizajnit dhe krijimtarisë së vendit. Edicioni ka zënë vend si një mjet efektiv i mbështetjes dhe promovimit të dizajnit dhe ndërkombëtarizimit të një sektori strategjik industrial për eksportin italian, si dhe nxitjen e komponentit arsimor-trajnues, duke favorizuar ndërveprimin e sistemit të arsimit të lartë – i përbërë kryesisht nga akademi, universitete dhe institute të specializuara – me komunitete të huaja krijuese për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit. / KultPlus.com

Marrëveshje për rifunksionalizimin e Sahat Kullës

Sot u nënshkrua marrëveshja për bashkëfinancimin e restaurimit të Sahat Kullës, me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, përcjellë KultPlus.

Sahat Kullla, si një prej monumenteve me të shquara të trashëgimisë kulturore në Prishtinës, shumë shpejt pritet të rifunksionalizohet duke rikthyer kujtimet e së kaluarës sonë të përbashkët.

Projekti po realizohet me propozimin e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin “Hasan Prishtina”, nën mentorimin e profesoreshës Florina Jërliu dhe asistentit të saj Rron Beqiri dhe do të implementohet bashkë me organizatën CHWB./ KultPlus.com

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor organizon ekspozitë ndërkombëtare

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT organizon ekspozitën ndërkombëtare të Arkitekturës, sjkruan KultPlus.

Kjo është hera e parë që organizohet një ekspozitë e këtij formati në Kosovë dhe rajon nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ekspozitë ndërkombëtare me punime të studentëve të arkitekturës me disa shkolla partnere.

Ekspozita ka për qëllim që t’i pasqyroj qasjet që kanë shkollat e ndryshme në fushën e Arkitekturës dhe që t’i ofroj studentit, stafit akademik dhe komunitetit të arkitektëve një ekspozitë mjaft atraktive dhe krahasuese.

Ekspozita ka edhe karakter të promovimit të shkollave të ndryshme të Arkitekturës jashtë Kosovës dhe gjithashtu një njohje të vlerave që gjeneron Kosova dhe sistemi i saj i edukimit.
UBT përmes kësaj ekspozite synon ta pozicionoj Fakultetin e Arkitekturës, programin studimor dhe vet shtetin e Kosovës në një fazë të njohjes së vlerave dhe integrimit në shoqëritë e zhvilluara dhe me përvojë akademike.

Ekspozita do të mbahet më datë 13 korrik në Muzeun e Kosovës duke filluar në ora 19:00. / KultPlus.com