Kate Middleton dëshiron të ndryshojë traditat e Krishtlindjes të familjes mbretërore?

Për ata që janë mbështetës të monarkisë, është e qartë se presioni për të ruajtur traditat shekullore është i jashtëzakonshëm.

Pas bashkimit me monarkinë me martesën e saj me princin William në vitin 2011, Kate Middleton ka mbajtur me elegancë dhe dinjitet të gjitha ritet e Familjes Mbretërore. Megjithatë, sipas një burimi të ri, ka një zakon që Princesha e Uellsit mezi po e pret të heqë kur burri i saj të ngjitet në fron.

Një burim ka zbuluar se ish-Duka dhe Dukesha e Cambridge janë planifikuar të realizojnë një “grusht shteti” në Krishtlindje, duke i dhënë fund një praktike të çuditshme të Familjes Mbretërore. Ata duket se kanë një kundërshtim ndaj zakoneve të çuditshme, si hapja e dhuratave më 24 dhjetor, në vend të 25-ës. Burimi është shprehur se:

Me siguri ky zakon do të hiqet kur ata të jenë në krye të Familjes Mbretërore

Nëse dikush nuk është i njohur me këtë praktikë, ajo ka origjinë nga tradita gjermane që daton që nga mbretërimi i Mbretëreshës Viktoria, e cila e mori këtë zakon për të nderuar rrënjët e bashkëshortit të saj, Princ Albert. Mbretëresha Elizabeth II thuhet se ka qenë një fanse e këtij zakoni, pasi preferonte që Dita e Krishtlindjes të kishte një shenjë të shenjtë, duke shmangur shpenzimet dhe shfaqjet e tepruara të materializmit.

Megjithatë, duket se çifti William dhe Kate janë të angazhuar të modernizojnë Familjen Mbretërore, dhe princ William është “entuziazmuar” për të përqafuar konceptin e Kate për një Krishtlindje më të thjeshtë dhe më të zakonshme. Burimi shton gjithashtu se çifti planifikon të organizojë një “festë rivale” në shtëpinë e tyre në Norfolk, Anmer Hall, duke lënë pas grumbullimin tradicional të familjes në Sandringham Estate.

Në këtë ngjarje tradicionale, mbretëria merr pjesë në meshë, organizon darka formale dhe bashkohet për të festuar periudhën festive.

Filmi biografik “Spencer” i regjisorit Pablo Larraín, që e ka Kristen Stewart në rolin e Princeshës Diana, ka sjellë një pasqyrim të këtij zakoni të pazakontë të familjes mbretërore, ku ata peshonin veten para dhe pas ushqimit të Krishtlindjeve. Nuk dihet nëse kjo traditë është ende në fuqi, por duket se kjo do të eliminohet gjithashtu me mbretërimin e William.

Kate Middleton është gjithashtu e angazhuar në krijimin e traditave të reja, si shërbimi “Together At Christmas” në Westminster Abbey, që këtë vit shënon vitin e katërt. Kjo do të jetë detyra e saj e parë e madhe pas rikuperimit nga një periudhë e vështirë shëndetësore gjatë vitit.

Me këto ndryshime, duket se çifti princëror është i vendosur të sjellë një frymë të re për Krishtlindjet mbretërore dhe të heqin zakonet që ata i shohin si të vjetra dhe të padobishme.

Restaurohet shtëpia e familjes Vetimi në Prizren, ministri Çeku: Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka përfunduar procesi restaurues në shtëpinë e familjes Vetimi, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ministri Çeku me anë të një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se pas restaurimit ky objekt është i gatshëm për banim.

“Edhe një projekt i përfunduar. Shtëpia e familjes Vetimi që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit tashmë është restauruar dhe e gatshme për banim.

Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit tonë”, ka shkruar Ministri Çeku./ KultPlus.com

“Njeriu nuk mund të bëj vend për veten e tij në diell nëse vazhdon të fshihet nën pemën familjare”

“Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit”. – François de la Rachefoucauld

“Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë”. – Johann Heinrich Pestalozzi

“Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test, që nuk keni fituar edhe një aktgjykim, ose që nuk keni realizuar edhe një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që nuk e keni kaluar me burrin, shokun, fëmijën, prindin”. – Barbara Bush

“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”. – Princeshë Diana

“Disa nga diskutimet më të rëndësishme që kam pasur ndonjëherë kanë ndodhur tek familja ime në tavolinën e darkës”. – Bob Ehrlich

“Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të mirë, shpenzoni dyfish më shumë kohë me ata dhe gjysmën e parave që shpenzoni”. – Abigail Van Buren 

“Ju gjithmonë keni kohë për gjërat që i vendosni si primare”. – Autor i panjohur

“Njeriu nuk mund të bëj vend për veten e tij në diell nëse vazhdon të fshihet nën pemën familjare”. – Helen Keller

“Familjet janë busulla e cila na udhëheq. Ato janë inspirimi për të arritur lartësi të mëdha dhe rehatia kur ne ligështohemi”. – Brad Henry

“Fytyrat e familjarëve janë pasqyra magjike ku mund të shikohen njerëzit të cilët na takojnë neve, shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”. – Gail Lumet Buckley./ KultPlus.com

Familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifati

Po vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë.

Sot stafi i Agjencisë së Statistikave ishte tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata u pritën nga kryefamiljari, Rifati.

“Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Regjistrimi i popullsisë ka nisur nga data 5 prill dhe përfundon më 17 maj.

Deri më tani raportohet se janë regjistruar 1.3 milionë banorë.

‘Oj Hanë’, interpretim i mrekullueshëm nga familja Qena (VIDEO)

KultPlus ju sjell këngën “Oj Hanë” të Muharrem Qenës, të interpretuar nga familja Qena. Kjo këngë është njëra nga veprat të cilat e bëjnë të paharrueshëm artistin e madh Qena.

Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës:

Oj hane duku n’kët natë
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam

Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë

Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam

Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë
Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu
Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu

Hana mshifet o lart mbi re
Vetëm kanga mu më njeh

I vetmum me brenga t’mdha
Shkoj n’harrese sot si cdo gja

Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë
I vetem unë jam./KultPlus.com

Kryeministri Kurti në iftar me familjet e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut: Përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar familjarët e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti tha se në këtë mbrëmje përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”, ka shkruar Kryeministri Kurti në facebook.

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Safqiu në Prishtinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot kanë filluar ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë, e cila është e ndërtuar rreth vitit 1800.

Sipas Ministrit Çeku kjo shtëpi paraqet vlera arkitektonike, historike e shoqërore.

“Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgimi kulturore

Kanë nisur ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë. E ndërtuar rreth vitit 1800, kjo shtëpi paraqet vlera arkitektonike, historike e shoqërore.

Asete të tilla janë pasqyrë e trashëgimisë sonë dhe si të tilla po i ruajmë për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Çeku në facebook./KultPlus.com

Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Sylejmani, Çeku: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore të kryeqytetit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se ka filluar procesi restaurues për shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani, me vendndodhje brenda qendrës historike në Prishtinë.

Ministri Çeku ka bërë të ditur se MKRS po i kushton vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

“Vëmendje e veçantë për trashëgiminë kulturore të kryeqytetit. Po e restaurojmë shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë.

E ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit.👷‍♂️🏗️ Punimet tashmë kanë nisur”, ka shkruar Çeku në facebook./KultPlus.com

Kryeministri Kurti kujton 26-vjetorin e sulmit kriminal serb mbi familjen Jashari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar ditën e 22 janarit të vitit 1998, kur njësite të policisë së Serbisë, e kryen aksionin e dytë kriminal mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm të Drenicës.

Kryeministri Kurti ka thënë se policia e Serbisë kishte planifikuar çdo gjë për këtë sulm, përveç faktit që familja Jashari nuk dorëzohej para asgjëje.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Kryeministrit Kurti për Familjen Jashari:

Atë ditë të enjte, rreth orës 05:25 të mëngjesit, policë të njësiteve speciale të Serbisë që ishin stacionuar në fabrikën e municionit në Prekaz, nisën një aksion të rrufeshëm mbi shtëpitë e Shaban Jasharit. Duke dashur t’i zinin në befasi, synonin t’i arrestonin apo edhe t’i vrisnin dy djemtë e Shabanit: Hamzën dhe Ademin, por pa e kursyer askënd. Kishte gjashtë muaj që policia e vëzhgonin edhe me kamera 24 orë shtëpinë dhe familjen e Shaban Jasharit, prej nga pothuajse gjithçka ishte planifikuar në shërbim të këtij aksioni.

Kishin menduar t’i shfrytëzonin ditët e muajit të Ramazanit kur agjërohet, për çka kishin sulmuar pak minuta pas syfyrit, kur pas këtij vakti të ngrënies njerëzit janë në gjumë. Në mesnatë e kishin ndërprerë energjinë elektrike dhe linjat telefonike. Kishin mobilizuar njësite speciale të policisë të trajnuara për aksione speciale dhe të armatosura me armë kalibrash të rëndë. Por nuk e kishin planifikuar vetëm një gjë: që Shaban Jashari me familjen e tij nuk dorëzohej, sepse ishte i armatosur edhe me armë zjarri edhe me armët e idealeve të lirisë, të guximit për të luftuar dhe për të jetuar në liri sipas traditave shqiptare.

Aksioni filloi me tri predha të hedhura nga distanca: një në dyer të oborrit, një në ahur dhe një në oborr. Pastaj një seri predhash dhe rafale plumbash u shtien në drejtim të shtëpive të Shaban Jasharit, duke ndriçuar në errësirën e atij mëngjesi të hershëm dhe të ftohtë të janarit, në fshatin e terrur pa rrymë elektrike. Ademi nuk ishte aty, kishte qëlluar te daja i tij Osman Geci në Llaushë. Nën dritën e zjarrit të stufës në odë, Shabani me tre nipat e tij, Fitimin (17), Kushtrimin (13) dhe Besimin (16), i mbushën armët dhe nisën të rezistojnë.

“Derisa i kanë thyer dyert e kanë shtirë prej së largu, kam pritur dhe nuk kam reaguar, por kur e pashë se janë kah ma rrënojnë shtëpinë dhe kah m’i vrasin të gjithë anëtarët e familjes, atëherë kam nisur të shtie. Gjithkush do ta mbronte pragun e vet. Tjetër shtëpi nuk kam, e kam vetëm këtë, prandaj pragun e shtëpisë do ta mbrojë.” Kështu i tha po atë ditë Shaban Jashari gazetarëve Hamide Latifi dhe Sabit Istogu.

Në anën tjetër të oborrit, nga dritaret e thyera prej sulmeve, Hamza luftoi me automatik dhe duke hedhur disa bomba dore në drejtim të policëve që kishin hyrë në oborr. Nëna Zahide me gratë dhe fëmijët, po mbroheshin brenda në shtëpi, siç rrëfeu më pas ajo vet: “Ishim duke u bërë gati të flejmë pas syfyrit, kur përnjëherë oborri u zdritë edhe nisën krismat. U mblodhëm me fëmijët dhe gratë dhe u strehuam në një dhomë. Dy mbesa më janë plagosur, por shpëtuam nga vdekja.” Atë ditë, plumbat e policëve serbë i qëlluan duke i plagosur Selvete Hamëz Jasharin (20) në shpinë dhe Iliriana Rifat Jasharin (25) në dorë.

Gjithçka ndodhi brenda gjysmë ore, deri në ora 06:00 kur policët nisën të tërhiqeshin me të plagosur mes tyre dhe duke lënë pas në oborrin e shtëpive të Shaban Jasharit predhahedhës dhe municione. Në tërheqeje e sipër, policia shtiu dhe e vrau Hysen Manxhollin, një 55 vjeçar nga fshati Mikushnicë, e i cili po shkonte në punë në fabrikën e tjegullave në Skënderaj. Dy ditë më pas, më 24 janar, Hysenin e varrosën në Mikushnicë 20.000 njerëz. Autoritetet shtetërore të Serbisë heshtën për vrasjen dhe plagosjet, duke e aktivizuar propagandën për “terroristët shqiptarë” që e kishin sulmuar policinë dhe që pastaj kinse ishin tërhequr në shtëpinë e Shaban Jasharit prej ku kishin rezistuar.

Që nga paradita e 22 janarit, mijëra njerëz i shkuan për vizitë Shaban Jasharit në shtëpinë e tij, duke e ngushëlluar për mbesat e plagosura dhe dëmet materiale, si dhe duke e mbështetur për rezistencën. Dhjetëra reportazhe gazetash dhe kronika televizive u realizuan në ditët në vijim duke e dëshmuar të vërtetën e atyre ngjarjeve. Ky aksion i policisë së Serbisë ndaj familjes së Shaban Jasharit, erdhi plot 6 vite pas aksionit të 30 dhjetorit të vitit 1991. Ndërsa vetëm një muaj e gjysmë më pas, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, mijëra policë dhe ushtarë të Serbisë e kryen aksionin e tretë dhe më fatalin në Prekaz, duke i vrarë 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit nga 59 sa u vranë gjithsej ato ditë në Prekaz. Pas kësaj, lufta e Kosovës u bë një gjendje e pakthyeshme pas sikur edhe rezistenca e armatosur deri në çlirimin e Kosovës.

Sot bëhen 26 vite nga aksioni i policisë serbe në Prekaz dhe rezistenca e familjes së Shaban Jasharit. I kujtojmë këto ngjarje sot dhe në çdo përvjetor, sepse janë kapituj historie në rrugën e gjatë të shqiptarëve për t’u çliruar nga Serbia dhe për të jetuar të lirë në Kosovë!/KultPlus.com

‘Oj Hanë’, interpretim i mrekullueshëm nga familja Qena (VIDEO)

KultPlus ju sjell këngën “Oj Hanë” të Muharrem Qenës, të interpretuar nga familja Qena. Kjo këngë është njëra nga veprat të cilat e bëjnë të paharrueshëm artistin e madh Qena.

Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës:

Oj hane duku n’kët natë
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam

Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë

Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam

Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë
Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu
Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu

Hana mshifet o lart mbi re
Vetëm kanga mu më njeh

I vetmum me brenga t’mdha
Shkoj n’harrese sot si cdo gja

Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë
I vetem unë jam./KultPlus.com

Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë pasur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet profesionale në marrëdhëniet publike dhe reklama, para se të fillonte të shkruante romane herët në vitet ’70.

‘Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj’


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 maj shpalli Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

Familja konsiderohet si gjëja më e vlefshme për secilin njeri, një familje e shëndoshë është gjithçka për të cilën njerëzimi ka nevojë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet dedikuar familjes, që mendjet më të ndritura të kohës i kanë thënë.

-Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare.

-Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.

-Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

-Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj.

-Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë.

-Shtëpia është tempulli i familjes.

-Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.

-Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria.

-Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.

-Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon.

-Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.

-Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore.

-Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë.

-Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones

-Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij.

-Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë.

-Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj.

-Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren. / KultPlus.com

‘Duje’ kap 1 milion klikime, ndër këngët më të dëgjuara të Eurovizionit

Albina dhe Familja Kelmendi  do të ngjiten sonte në skenën e Eurovizionit për të perfomruar për së dyti herë këngën e tyre „Duje“, pasi që siguruan finalen.

Shqipëria në natën e dytë gjysmë finale ishte e para që u kualifikua në finale.

Performanca e Albines dhe Familjes Kelmendi  në bazë të klikimeve në Youtube është një ndër më të  shikuarat. Aktualisht ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionshe  kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia, Çekia.

Albina dhe familje e saj sonte do të përformojnë të dhjetit në radhë./21Media/KultPlus.com

“Përgjigjuni gjithmonë telefonatave të familjes, sepse mund të jetë thirrja e fundit”

Në jetë shpesh marrosemi pas punës dhe obligimeve ditore, duke lënë pas gjërat që vërtetë kanë rëndësi në jetë. Por mjafton një moment, një ngjarje, një sekuencë që të kthejë në pikën ku vërtetë duhet të jesh çdo ditë. Një ngjarje e tillë, i ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Garës, e cila e ka ndarë këtë përvojë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Po ju sjellim postimin e plotë të Garës:

Sot, ne mengjes rruges per ne pune nje makine goditi nje grua ne moshe dhe e lendoi shume.

Ishte para syve te mi dhe normal qe u trondita. Fatmiresisht gruaja shpetoi por me lendime por akoma ishte ne gjendje shendetesore qe te fliste dhe te bente nje telefonate. Ishte nje zonje me nje te folur te bukur te gjuhes shqipe.

Megjithate, ate qe dua dua te them ketu eshte se ajo provoi te marr ne telefon vajzen e saj e cila me siguri ishte e zene dhe nuk u lajmerua ne thirrjet e saj dhe me kujtoi edhe veten time sepse edhe une shpeshhere nuk i lajmerohem nenes sime sepse jam e zene me pune dhe gjithmone i le hapesire vetes qe ta therras kur te lirohem dhe ndoshta ndodhe edhe deri ne fund te dites nuk e therras sepse habitem nga gjera dhe ndodhi tjera perreth meje, por sot u binda per nje gje:

-telefonatave te familjes qofshin ato edhe per te humbur kohen, nga nena, babai, vellau, motra, femijet, bashkeshorti dhe familja e tij e ngushte duhet t’i japim me shume rendesi se sa punes dhe prioritet perpara cdo gjeje tjeter qe kemi.

Sepse, sot fytyra e te moshuares kishte vetem nje shprese qe i jepte jete e ajo shprese ishte vajza e saj e cila nuk lajmerohej dot.

Dhe nese aksidenti do te ishte me i madh ajo do te ishte thirrja e fundit nga nena e saj te cilen do ta humbiste per tere jeten.

Prandaj, kur beni postime “Family First” mos harroni se PO, Familja eshte e shenjte dhe ate s’mund ta gjeni askund tjeter”. / KultPlus.com

Kur Franz Kafka shkruante për krijimin e familjes

Franz Kafka, shkrimtari i madh i shekullit të kaluar, i lindur në Pragë por një novelist më shumë i dashuruar në të shkruarit në gjuhën gjermane, në letrën kushtuar babait ka hapur zemrën e tij.

Kafka ka pasur një raport të tmerrshëm me babanë e tij, dhe kjo sipas kësaj letre për fajin e këtij të fundit, pasi ai nuk ka dashur asgjë dhe aski që Kafka ka pëlqyer a ka treguar interesim, gjatë jetës së tij.

Në letrën që është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe, Kafka në një pjesë flet për krijimin e familjes. Kafka gjithmonë dëshironte të martohej më vonë ndërsa disa tentime i dolën të dështuara.

“Të martohesh, të themelosh një familje, t’i pranosh fëmijët e tu që të lindin, t’i bësh të jetojnë në këtë botë të pasigurt dhe madje, nëse është e mundur, t’i udhëzosh ndopak, kjo është jam i sigurt për këtë, shkalla e fundit që mund të presë një burrë. Fakti që shumë njerëz ia arrijnë kësaj aq lehtë në dukje, nuk është një provë e së kundërtës, sepse së pari, nuk ka aq shumë që ia arrijnë vërtet, dhe së dyti, ky numër i vogël nuk ‘bën’ në përgjithësi asgjë, por ‘pëson’ diçka: vetëkuptohet se nuk është këtu kjo shkalla e fundit për të cilën po flas, por kjo mbetet shumë e madhe dhe e respektueshme (aq më tepër që nuk është e mundur të shquhet qartë ndërmjet të bësh dhe të pësosh). Dhe së fundmi nuk bëhet fjalë madje për këtë shkallë të fundit, bëhet fjalë vetëm për një përafrim të largët, por të ndershëm, nuk është vërtet e nevojshme të marrësh fluturimin për të arritur në mes të Diellit, por ka rëndësi të zvarritesh mbi tokë derisa të gjesh një vend të vogël ku Dielli të shndrisë nga njëherë dhe ku është e mundur të ngrohesh nga pak”.
 / KultPlus.com

Arratisja e Arshi dhe Feime Pipës, kujtime të familjes shkodrane që u persekutua deri në rrënjë

Feime Pipa e arratisur së bashku me të vëllain Arshi Pipa, në një numër të revistës “Albanica” të pranverës së vitit 1991 në Nju Jork, ka botuar kujtime me episode mjerimi, brenge, persekutimi e torture që përjetoi familja e saj.

Udhëtimi i gjatë e i pashpresë për një strehë

Për pothuaj dy vjet ishim në zi për vdekjen e vëllait tonë, Myzaferit, dhe motrës, Bedit. Megjithatë, meqenëse po afronte dita e lëshimit nga burgu e Arshiut, filluam të ndjenim njëfarë lehtësimi.

Babai, që dergjej në shtrat prej katër vjetësh, me femorën të thyer, u gjallërua disi dhe filloi të na tregonte, mua dhe motrave, ngjarje të jetës se tij.

Nëna lau dhe hekurosi kostumin e Arshiut e i beri një kravatë të re. I duhej edhe një dyshek, por me mundësitë financiare që kishim, nuk mund t’ia blinim.

Ne, motrat, ndjeheshim më mirë, veçanërisht unë që, në mënyrë të fshehtë isha lidhur me Arshinë, gjë që vetëm nëna e dinte.

Ngushëlloheshim edhe pse, të paktën, tashti kishim një çati mbi kokë. Ishte një banesë primitive në periferi të Durresit, në fund të një rruge të gjatë të cilën shirat e dimrit e bënin të pakalueshme. Shtëpia kishte dy dhoma dhe një haur të vogël që e përdornim për kuzhinë. Ne e quanim atë “kështjella jonë e vogël”. E kishim gjetur pasi komunistët na kishin detyruar të shpërnguleshim tre herë brenda gjashtë muajve.

Banesa jonë e parë, e përkohshme ishte një apartament me dy dhoma. Ndërsa banonim aty, një anëtar partie, ish-student i Arshiut, u ngarkua ta takonte atë në burg. Kishte për detyrë të zbulonte nëse Arshiu, ndërkohë, kishte ndryshuar apo jo.

Arshiu i kishte thënë se s’kishte bërë asgjë për t’u penduar.

Shpejt, pas kësaj, Zyra e Strehimit na shpërnguli nga apartamenti që kishim, në një dhome të një ndërtese tjetër. Sapo e bëmë atë dhome të banueshme, duke e larë dhe lyer, Zyra e Strehimit na transferoi te një apartament tjetër me një dhome me të vogël e me të ndyrë se e mëparshmja.
“Për ku pas kësaj?” – pyetëm kur për të tretën here u detyruam të largoheshim.

“Këtë herë ju do të keni një banesë më vete, bile me pamje të këndshme. Nuk do të lëvizni më prej saj.”
Banesa e re ndodhej në zonën që quhej Stan, në zonën me të varfër të qytetit.
Shkova ta gjeja.

Gjatë rrugës, në kodër, dukeshin baraka e kasolle të rrënuara që pasonin njëra tjetrën, me oborre ballore ku ndereshin rrecka për t’u thare. Një plakë më tregoi se si shkohej tek shtëpia që kërkoja.
Eca përmes kaçubash e ferrash që mbulonin një rrugicë e arrita në një lëndinë mbushur me lule të egra. Në largësi, deti vezullonte. Panorama qe mahnitëse. Mendoja babanë në shtrat, me kokën të ngritur me jastëkë që sodiste detin përballë. Vendi do të kishte qenë fare i mirë edhe për Bedin.
Gjatë endjeve tona prej ciganësh, Bedi vdiq nga tuberkulozi, pa asnjë pranë nga familja, në një dhome të spitalit të Tiranës. Shoqja e saj e dhomës na tha se, para vdekjes, ndjehej e lumtur, pasi mendonte se së shpejti do ta merrnim në shtëpi.

Ishte një trillim i yni, për t’i lehtësuar asaj dhimbjen.

Shtëpia në lëndinë ishte rreth shtatë metra e gjatë dhe pesë metra e gjerë. Ishte e mbuluar me mbeturina fletësh alumini që kërcisnin, kur frynte erë. Dritare ishin dy vrima të zëna me dërrasa. Dera mbyllej me një copë tel. Brenda ishte e mbushur me kashtë të kalbur e bajga. Ishte përdorur më parë si stallë.

Atë natë asnjë prej nesh nuk fjeti. Të nesërmen, shkova në Zyrën e Strehimit për t’u thënë se nuk do të lëvizim nga banesa ku ndodheshim.

Njëri nga punonjësit me bërtiti “Çfarë prisni, vilë?! Është e vërtetë, shtëpia ka nevojë për riparime, por ju mund t’i bëni ato, ashtu siç bëtë edhe me banesat e tjera!”
“S’kemi mundësi të shndërrojmë stallën në shtëpi” – i u përgjigja, – por, edhe në qoftë se do të kishim, çezma është tepër larg, poshtë në luginë dhe kasollja nuk ka banjë, nuk ka korrent elektrik. Për më tepër, babai është i paralizuar. Si mund ta çojmë aty, ku s’ka rruge?”
“Me aeroplan, – u tall ai – lutuni Zotit t’ju ndihmojë”.

“Ne kemi probleme strehimi me njerëzit tanë – tha një nëpunës tjetër, – në qoftë se gjeni vetë një vend tjetër, ne nuk kundërshtojmë.”

Shanset për të gjetur shtëpinë tjetër ishin fare të pakta. Megjithatë, unë u lidha me Nuçin, një mik të familjes që na pat ndihmuar në shumë raste të vështira. Ai foli me Markun, një anëtar partie të cilin e njihja. Kishim bërë se bashku “punë vullnetare” në plazh. Marku, epileptik, ndërsa punonim një ditë me diell të fortë, pati një krizë epilepsie. Unë e ndihmova.

Marku na dha adresën e një familjeje që kishte një shtëpi me katër dhoma e një kuzhinë.

“Ata janë miq, – na shpjegoi, – por ju lutem, mos e përmendni emrin tim!”.
Shtëpia ishte e një shoferi kamioni që banonte aty me nënë plakë dhe me gruan pa fëmijë. Ishte njeri me zemër të butë.

Babai ndjehej i lehtësuar në dhomën e tij: me diell në dimër e me freski në verë. Aty celebruam fejesën e njerës prej motrave. Unë punoja në një fabrike makaronash. Po aty punonte, gjatë pushimeve të verës, Bukurushi, që do të martohej se shpejti. Deti, motra me e vogël, nganjëherë u jepte mësime privatë rusishteje shoqeve të saj të klasës. Por, ishte nëna që punonte më rënde. Përveçse që kujdesej për babanë, ajo gjente kohe për të bërë jorganë që i shiste një tregtar shëtitës. Kur fqinjët tanë kishin festa familjare, ajo u bënte ëmbëlsira. Ata e shpërblenin me qumësht, ushqim që gjendej me vështirësi. Qumështi dhe kosi ishin ushqimet kryesore për babanë. Ai nuk përdorte më protezat e dhëmbëve. Ato e vrisnin. Ushqimet më të mira i ruanim për babanë dhe për Arshinë.

Nuk mundëm kurrë të vendosnim një lule në varrin e vëllait tonë, Myzaferit. Ai u torturua për vdekje, përnjëherë pas arrestimit, në vitin 1946, në Degën e Sigurimit në Shkodër. Nuk dinim, dhe ende nuk dimë, vendin e varrit të tij.

Një ditë tregu, pasi do të blinim disa ushqime për Arshinë, mora një trastë në të cilën kisha futur një bluzë dhe kuletën me triskat e paret dhe u nisa për në dyqan. Në dyqan kishin mbetur vetëm marmelatë dhe djathë. Porosita nga dy kilogram prej të dyjave dhe nisa të kërkoja paret për të paguar. Kuleta nuk ndodhej në trastë. Si e çmendur, e boshatisa atë, kërkova në xhepat e bluzës, kuleta nuk ndodhej. U ktheva mbrapsht e kërkova disa here rreth dyqanit. Kur i humba shpresat, u nisa e dëshpëruar për në shtëpi, duke tërhequr zvarre këmbët nëpër shi. Përveç pareve që mezi i kishim kursyer, kuleta kishte dhe tri triska buke për tetorin që sapo kishte filluar.

E sfilitur dhe krejtësisht e lagur, arrita aty ku rruga kryesore ndërpritej me rrugicën tonë. Befas pashë një send të zi në tokë që në fillim m’u duk si një cope gome. Ishte kuleta. Isha e sigurt se ishte kuleta ime, dhe sendet duhej të ndodheshin në të, pasi asnjë shqiptar, në atë kohe, nuk do të hidhte një kuletë boshe, sado e vjetër dhe e grisur që të ishte, por pata frike se shiu do të kishte prishur triskat dhe paret. Por, jo. Nëna i kishte mbështjellë ato në celofan. Më parë, si duket, kur unë kisha nxjerrë bluzën nga trasta për ta veshur, kuleta më kishte rënë. Që prej asaj kohe kishin kaluar tre ore. Njerëz, gomarë e mushka mund të kishin shkelur mbi të, por, për fat, s’e kishin venë re.

Në një pasdite nëntori të vitit 1947, kur unë me motrën time Bukurushin po ktheheshim për në shtëpi, pamë një xhip që ndaloi para Prokurorisë se Përgjithshme. Dy roje zbritën prei tij dhe hapen portën e të burgosurit. Prej saj doli vëllai ynë, Arshiu, me pizhame e pantofla. Gjatë daljes nga xhipi, ai ktheu kokën, na vështroi, dhe u fut në ndërtese.

Ne ngrimë. Arshinë e kishin nxjerrë nga infermieria. Pse? Ai duhej të lirohej pas tre muajsh.
Qëndruam para ndërtesës gjersa u err. Rrugët u boshatisën dhe dritat e rrugës u ndezën. Në këtë kohë dy roje dolën nga godina dhe na urdhëruan të largoheshim.
Babait nuk ia thamë. Në të tjerët jetuam në ankth, deri sa erdhi dita e takimit. Shkuam në burg, duke mos ditur ç’na priste. Kërkuam të takoheshim me Arshinë. Atij i thirrën emrin. Qe gjallë!
Myzafer Pipa (1914-1946)

Arshiu u gjykua për here të dytë. Gjatë gjykimit, mori vesh vdekjen e vëllait, Myzaferit. Na qortoi që nuk e kishim njoftuar. Nuk ia kishim thënë për të mos e munduar edhe më, ndërkohë që brengën e kishim mbytur brenda vetes tonë. Kur vizitonim Arshinë në burg, hiqnim rrobat e zisë dhe vishnim ato normale. Kur Arshiu na pyeste për Myzaferin, i thoshim se ishte mirë, duke mbajtur në zemrat tona pikëllimin.
Në korrik 1948, Arshiu u dërgua në kampin e punës se detyruar famëzi të Vloçishtit. Disa muaj më pas, në nëntor 1948, ai u dënua për herë të dytë me njëzet vjet dhe u transferua në kështjellën burg të Gjirokastrës.

Në vjeshtë të vitit 1949, regjimi shpërnguli nga Durrësi rreth njëzet familje të persekutuara dhe i vendosi në shtëpi boshe në plazh. Ne ishim, doemos, midis tyre. Kërkuam që babanë ta transportonin me autoambulancë.

Partia refuzoi. Pajtuam një karroce me kalë, i vetmi mjet transporti që mund të gjendesh.
Për here të parë në katër vjet, babai i veshur me kostum, u detyrua të qëndronte në këmbë. Në karrocë ai i mbante ato të shtrira para vetes. Ne, motrat, ndiqnim nga pas karrocën. Plazhi ishte rreth 5 kilometra larg nga shtëpia që lamë.

Meqenëse rruga ishte e keqe e me gropa, iu lutëm karrocierit të ecte më ngadalë, për të mos tronditur babanë. Por, ai donte të kthehej në Durrës para se të fillonte shiu e, prandaj, nuk na e plotësoi lutjen.

Në një çast babai u zbeh. Ndjente dhimbje. Karrocieri ndaloi karrocën. Nëna i mbështeti babait kokën në gjirin e saj. Kur arritëm në strehën e re, ishte bërë natë e binte shi.
Babai vdiq po atë natë nga një goditje në zemër. Për ta varrosur, na u desh të shisnim orën e tij të xhepit. Përktheu Ilir Hashorva

Arshi Pipa ndër rreshtat e biografëve

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave. Vëllanë me të madh gjashtë vjet para tij, Muzaferin, e kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe i motrave, të cilat gjithë jetën e kanë adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, për Muzaferin nuk ishte po e njëjta gjë. Aty nuk bëhej asnjë dallim ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Ishte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, të pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjës së mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nënës së fortë, të dhemshur aq edhe të drejtë deri në shkallën e një modeli klasik.

Fëmi i mbarë, i shëndetshëm dhe i bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” i madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gurë bashkë. Pavarësisht kësaj faktet tregojnë se ai që në klasën e parë e deri në mature dilte gjithnjë i pari i klasës!

Filloren e kreu tek shkolla e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nëntë klasë, deri më vonë madjé, në kohën e regjimit komunist. Vërtetë ishin të paktë këto gjimnaze para luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por ishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korçës etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Normalja e Tiranës (vetëm për vajza) dhe Shkolla Teknike Amerikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavajës.

Tek jezuitët, Arshiu mori bazat e kulturës klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe për pasojë, kur shkoi të vazhdoje në Gjimnazin shtetënor të Shkodrës, që quhej atëherë Lice, si ai i Korçës dhe i Tiranës, kishte baza të forta për të dalë i pari edhe në dy gjuhët klasike që përmendëm më lart. Dhe këto dy gjuhë, ai s’i ndau gjatë gjithë jetës. Përkthimet e bollshme, të lëna në dorëshkrim e dëshmojnë më së miri këtë fakt.

Gjatë kohës së arsimimit në shkollën e jezuitëve, ku jepnin mësim klerikë të shquar, i ati, duket për një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që të ndjeki njëkohësisht edhe mejtepin, për të mësuar format e moralit islamik. Kështu Arshiu, deri në moshën e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte për bukuri shumë nga syret e Kuranit arabisht, për çudine dhe admirimin e miqve shkodranë të dhënë fort pas kësaj feje, por që arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!…

Në Burgun e Burrelit, Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokëve të dënuar atje duhan, ndopak sheqer a ç’të kishte mundur të mbledhë, me rrezik që po ta shohin rojet, e fusnin dhe atë në birucë, mes dimrit, në çimento, vetëm me mbathje e kanotjere në trup, për një muaj rresht, megjithëse ai ishte i sëmurë.

Guximi i tij u konfirmua edhe gjatë momentit të arratisjes, kur ai çan kufinin, bashkë me të motrën Fehimen, me kobure në dorë, i vendosur të mos bijë në dorë i gjallë më tek rojet.
Me shokë Arshiu ishte, si me gjithë të tjerët i sjellur dhe shumë i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdimisht ne mësimet. Në albumin e familjes, mes të tjerave ka edhe një fotografi ku ai është bashkë me tre shokë të tij të klasës, para një tabele të zezë, në oborr në përgatitjen për provimet e maturës. Në tabelë, veç disa shprehjeve algjebrike, ka në një anë edhe një vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershë që tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “torturës” së maturës:

me studime
e numra të shkreta.
kot na shkuen
të rijt e jeta…

Gjimnazi i kohës së tij, si dhe i kohës sime ndahej, mbas semimatures, në dy degë: Reale e klasike. Realja ishte e prirur më fort ndaj shkencave të natyrës, me preferim matematikën e fizikën. Klasikja ishte e prirun ndaj dijeve humanitare të gjuhëve. E Arshiu zgjodhi me dëshirë këtë të fundit. Duket që në moshë fare të re, ai e kishte përcaktuar rrugën e tij në jetë. Dhe kjo punë duket edhe nga dy fakte të tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936, kur Arshiu ishte dy vjet para maturës, kishte shpallur një konkurs poetik.

Në të mori pjesë edhe studenti i klasës së gjashtë të Gjimnazit shkodran, i degës klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Në Lamën e Luftës” fitoi çmimin e tretë. Ishte një vjershë e gjatë me plot 26 strofa, secila gashtëvangëshe, herë me rimë e herë pa rimë. Vjersha kishte karakter epiko-lirik. Tema e saj ishte një lloj proteste e hapur kundër luftës, si një veprim mizor, që sjell vetëm vdekje. Pra, ishte tërthorazi një hymn për paqen, mirëkuptimin, vllazërimin e njerëzve e popujve. Kështu, humanizmi i shpirtit të tij nis e nxjerrë krye që në moshë fare të re, atë të një adolishenti gjimnazist.
Prova e tij e dytë e botuar në shtypin e kohës, këtë herë në lëmin e prozës, shifet tek tregimi me titull “Liqeni”, një tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare”, shtator-tetor 1941. Kjo prozë, sigurisht është shkruar në moshë fare të re, por u botua atëherë, siç tregon data, ndërkohë që autori i saj ishte tashmë pedagog në gjimnazin e Tiranës dhe jepte filozofi. Nuk e dimë me saktësi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruajë poezi. Por një gjë është e sigurtë, që këtë punë ai e ka nisur që në bankat e gjimnazit të Shkodrës. Dhe këto poezi në shumicën e tyre do të mbushin më vonë faqet e librit të tij të parë, me titull “Lundertarë” botuar në Tiranë më 1944.

Pjesa është marrë nga libri: “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”, shkrimtari Uran Kalakulla. / Konica.al / KultPlus.com

‘Do të vijë një ditë kur duke darkuar me familjen, do të kuptosh se ke gjithçka’

Do të vijë një ditë kur, gjatë një darke, do të shikoni përreth dhe do të kuptoni se gjithçka që dëshironi është mu aty, rreth asaj tavoline. Jeta është një garë kundër kohës, një kërkim shterues për diçka që është gjithmonë më e mirë: puna e përsosur, shtëpia e ëndrrave, udhëtimi luksoz.

Në këtë planifikim të përhershëm, ndonjëherë harrojmë se gjëja më e bukur që kemi është dashuria e familjes dhe prania e saj në jetën tonë.

Kur ditët lëvizin në funksion të kërkimit të kohës më të mirë për të bërë diçka, harrojmë se koha është thesari më i madh që kemi në dispozicion. Ajo që ju mund dhe duhet të bëni është të jetoni atë moment të përsosur në thjeshtësinë e tij, si për shembull një darkë me familjen.

Do të vijë një kohë kur do të kuptoni se ka kaluar kohë, ndoshta shumë. Ditë të tëra, muaj dhe ndoshta vite kur keni ndjekur diçka. Por çfarë? A keni pyetur ndonjëherë veten? Do të vijë një ditë kur gjithçka do të jetë në vendin e saj, por diçka do të mungojë: të dashurit tuaj nuk do të jenë më.

Mungesa e atyre që e doni mund të krijojë një heshtje shurdhuese rreth jush. Është në ato momente kur do të mendoni përsëri për atë darkë kur u mblodhët të gjithë së bashku: bukët, enët për t’u larë, thërrimet në dysheme dhe të qeshurat, ato spontanet. Dhe në atë moment do të kuptoni, se ajo darkë, për ju, ishte esenca e lumturisë.

Tavolina e hedhur, drekat e improvizuara dhe historitë e ditës: të gjitha gjëra në dukje të parëndësishme të cilave nuk u japim rëndësi, por që nesër do të na mungojnë. Sot, të vlerësosh thjeshtësinë e një darke me familjen, do të thotë të kuptosh se tashmë ke gjithçka në jetë.

Sepse këto darka përfaqësojnë një pasuri të pazëvendësueshme, të përbërë nga ndjenjat, miqtë, fëmijët dhe prindërit, gjyshërit dhe kushërinjtë e largët. Për shkak se këto raste janë të veçanta dhe unike dhe askush nuk mund t’i largojë ata nga ju. Por ato momente duhet të jetohen dhe të gëzohen në çdo çast, sepse askush nuk do t’ua japë përsëri. Ata do të mbeten përgjithmonë, në zemër dhe në kujtime, sepse pikërisht në ato momente ju, keni pasur gjithçka. /meb/ KultPlus.com

Diana, princesha që thyente rregullat për të qëndruar me djemtë e saj (FOTO)

Familjet mbretërore vërtetë që dinë si ta shijojnë jetën dhe këtë nuk e vëmë në dyshim. Të shumta janë vendet që princesha Diana ka vizituar, megjithatë duket se kujtimet më të bukura i ka pasur me dy djemtë e saj, William dhe Harry.

Në këto foto të rralla do të shihni princeshën dhe dy fëmijët e saj në mosha të ndryshme, në vende të ndryshme, herë në shoqëri të miqve dhe herë vetëm të tre.

Edhe pse dihet që protokolli mbretëror është shumë i rreptë, për sa i përket shprehjes së afeksioni në publik, princeshë Diana nuk është kursyer asnjëherë për t’i treguar gjithë botës ndjenjat e saj për fëmijët.

Këto foto të shkrepura në vite të ndryshme tregojnë për lidhjen e veçantë mes tyre që u ndërpre tragjikisht. / KultPlus.com

Djali im vdiq dhe la një njollë të madhe blu mbi qilim: Pas 14 vjetësh kuptova se çfarë do të thotë kjo!

Histori e një nëne që vështirë se do ta lë dikë indiferent.

Njolla blu

Mbrëmë kam pastruar tërë natën “sllajm” që vajza ime e solli nga diku. Ajo pastroi pjesën më të madhe të asaj rrëmujë ngjitëse, kurse unë pastroja pjesën që ishte ngjitur fort dhe ngadalë fillova të mërzitem. Dukej se ishte kudo. Dhe në atë moment, mu kujtua një situatë tjetër kur po pastroja një tjetër rrëmujë të madhe. Kjo ndodhi shumë vite më parë dhe kujtimet filluan të rrjedhin …

14 vjet më parë…

Koha e gjumit po afrohej. Ishim aq të afërt. Isha e rraskapitur, isha e përlyer dhe kisha vapë. Falë treshes dhe vëllait të tyre 4-vjeçar, këtu gjithnjë ishte zhurmshëm dhe zënë. Kisha shumë pak kohë për veten time dhe me siguri kaluan katër ditë që kisha bërë dush. Çdo moment të jetës time kujdesesha për nevojat e tyre dhe megjithëse isha plotësisht e rraskapitur, nuk do të doja që të ishte më ndryshe. Duart e mia ishin plot, por kështu ishte edhe zemra ime.

Sapo mbaruam ritualin e darkës dhe banjës. Mblodha djemtë e mi për të luajtur pak minuta para shtratit. Disa këngë u luajtën në radio, dhe të gjithë vallëzuan, kënduan dhe luanin me lodrat e tyre. I rregullova shpejt lodrat sepse doja që djemtë e mi të shkonin në shtrat dhe të bënin dush sa më shpejt të ishte e mundur. Pastaj, në një moment, dëgjova një nga djemtë të thoshte: “Oh jo”.

U ktheva vetëm në kohën për të parë stilolapsin i cili shpërtheu në dorën e njërit nga djemtë e mi dhe ngjyra blu filloi të përhapet në të gjithë qilimin. Ai bërtiti i lumtur kur pa ngjyrën të spërkatur në pizhamet e pastra. U trondita kur pashë njollat blu që ndotën qilimin tonë të ri. Shpejt e thirra burrin tim, i cili ishte duke larë enët në atë kohë, që të vinte e të më ndihmonte. Në sekondë u acarova, e morra djalin tim dhe e çova në tualet për ta larë ndërsa burri im filloi të fërkonte njollat blu në qilim.

Isha aq e shqetësuar saqë filluan të rridhnin lotët. Isha e rraskapitur dhe zemëruar. Me të vërtetë, shumë shumë e zemëruar. Nuk isha e zemëruar me djalin tim (i cili ishte djalë si Shtrumf), por isha e zemëruar me veten time që e lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Jetonim në këtë shtëpi vetëm gjashtë muaj, dhe qilimi ishte përkërkund.

Atë natë e fërkuam atë njollë një orë dhe nuk mund ta pastronim.
Të nesërmen thirrëm pastrues të qilimave që e pastronin qilimin me mjete të posaçme, por njolla ende mbeti. Ndihesha sikur po më shikonte, aq e ndritshme dhe blu.

Sa herë që shikoja atë njollë, ndihesha e dëshpëruar. Ishte e shëmtuar dhe plotësisht e kundërt me qilimin tonë. Pavarësisht çfarëdo që bëmë, ajo njollë mbeti. Kjo njollë më dëshpëroi dhe më turpëroi. Ajo më zemëroi dhe më bëri të ndihesha si nënë e keqe sepse lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Ajo njollë blu ishte një negative e madhe në jetën time. Dhe e urreja. Muajin vijues, biri im i ëmbël, i cili e bëri tërë qilimin me bojë blu, u diagnostikua me kancer. Ai vdiq dy vjet më vonë.

Djali im vdiq, kurse njolla blu? Ajo ishte akoma atje, duke ma kujtuar vazhdimisht djalin tim. Ishte një kujtesë e vazhdueshme e diçkaje kaq të parëndësishme – diçka që ishte e parëndësishme në vetë jetën.

Ajo njolla blu ishte një kujtesë se jeta është e çrregullt, por ia vlen të jetosh. Një kujtesë e vazhdueshme që nuk duhet të shqetësohemi për gjëra të vogla. Një kujtesë e vazhdueshme se nuk janë gjërat me rëndësi, por njerëzit. Një kujtesë e vazhdueshme se aksidentet ndodhin. Një kujtesë e vazhdueshme se duhet të shpëtojmë nga gjërat jo të rëndësishme dhe se duhet të përqendrohemi në ato që kanë rëndësi.

Me kalimin e viteve, ajo njollë nuk u zhduk aspak. Ajo dalloheshte mirë në qilimin tonë të errët. E mbuluam mirë me mobilie, por sa herë që lëvizja mobiliet për pastrim nën të, ajo njollë do të ishte aty dhe më dukej sikur po më shikon. Sa herë që e shihja, më merrte frymën dhe më kujtonte humbjen.

Kjo njollë që më bëri të qaj tani më bën të falënderoj Zotin për të gjitha ato kujtime.

Ajo më kujton që jeta është e ndyrë. Do të ketë njolla në dyshemenë e kuzhinës. Uji i peshkut të artë do të derdhet në të gjithë makinën. Dritaret do ti thyej topi i bejsbollit. Shportat për larje janë plot, si dhe pjatat që përmbyten në lavaman. Gjurmët e gishtërinjve në derën e xhamit dhe ngjyrat në të gjithë tryezën. Dhe do të ketë njolla blu në qilimin e ri.

Por këto tollovi? Ata do të shfaqen kur do të jetojmë, duam, rritemi dhe kur do të mësojmë. Njollat japin mësim mirënjohjeje. Ata në fakt janë bekime të maskuara.

Dhe e dini çfarë?


Uroj që të kisha një milion njolla blu në qilimin tim, nëse kjo do të thoshte se do të kisha edhe një ditë më shumë me djalin tim./supergrate.net/KultPlus.com



“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”

Thënie për familjen

  1. Në lidhjet familjare, dashuria në të vërtetë shqiptohet “K.O.H.Ë – Dieter F. Uchtdorf
  2. Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë. – Otto von Bizmark
  3. Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit. – François de la Rachefoucauld
  4. Çdo gjeneratë përqesh baballarët, përqeshë gjyshërit dhe admiron stërgjyshërit. – William Somerset Maugham
  5. Gjithmonë kisha frikë të mos bëhem si babai im. Tani jam, dhe nuk është aspak keq. – Manfred Krug
  6. Vetëm te nipërit është njeriu gati që përafërsisht t’i kuptoj fëmijët. – Erich Kärstner
  7. Të bëhesh baba nuk është vështirë, të jesh baba nga ana tjetër shumë. – Wilhelm Busch
  8. Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë. – Johann Heinrich Pestalozzi
  9. Vetëm kur njeriu e sheh si janë bërë nipërit e kupton si i ka edukuar fëmijët. – Erich Maria Remarque
  10. Për një baba të cilit i vdes fëmija, vdes e ardhmja. Për një fëmijë të cilit i vdes babai, vdes e kaluara. – Berthold Aurbach
  11. Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test, që nuk keni fituar edhe një aktgjykim, ose që nuk keni realizuar edhe një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që nuk e keni kaluar me burrin, shokun, fëmijën, prindin. – Barbara Bush
  12. Koha me familje është kohë e shenjtë dhe duhet mbrojtur e respektuar. – Boyd K. Packer
  13. Dëgjoni me vëmendje çdo gjë që do t‘u thotë fëmija juaj, pavarësisht çka. Nëse nuk dëgjoni me padurim gjërat e vogla kur ata janë të vegjël, ata nuk do tua tregojnë gjërat e mëdha kur do të rriten, sepse për ata e gjithë kjo ka qenë gjë e madhe. – Catherine M. Wallace
  14. Familja është gjëja më e rëndësishme në botë. – Princesha Diana
  15. Për ne familje do të thotë vendosja e duarve rreth njëri tjetrit dhe të qenit aty. – Barbara Bush
  16. Disa nga diskutimet më të rëndësishme që kam pasur ndonjëherë kanë ndodhur tek familja ime në tavolinën e darkës. – Bob Ehrlich
  17. Familja është zbukurim, nuk është pronë. Nëse e shohim si lule, atëherë sikur që kënaqemi me të, kemi dhe përgjegjësi për të pavarësisht se cili është roli ynë. – Skender Mustafi
  18. Kur je në dyshim, i përzgjidh fëmijët. Do të ketë mjaftë kohë më vonë për të zgjedhur punën. – Anna Quindlen
  19. Fëmijët nuk do t’u mbajnë mend për gjërat materiale që u keni ofruar, por për ndjenjat që u keni dhuruar atyre. Richard L. Evans
  20. Lumturia vie nga shërbimi bujar. Dhe shtëpi të lumtura janë vetëm ato ku ka përpjekje të përditshme për të bërë flijime për lumturinë e njëri tjetrit. – Harold B. Lee
  21. Familja: sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një. – Autor i panjohur (nga anglishtja)
  22. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të mirë, shpenzoni dy herë më shumë kohë me ata dhe gjysmë më pakë para. – Abigail Van Buren /KultPlus.com

Edukimi i fëmijëve kërkon përkushtim

Nganjëherë është mirë me kërku ndihmë prej të afërmve, shokëve, fqinjeve, shoqatave. Me parë e cekem se emigrimi ndikon në familje.Ndrrimet e mëdha shkaktojne strese dhe te marrin energji.
Malli per kusherit dhe vendëlindjen te shkaktojne lodhje dhe
plogështi. Prinderit mund te ndihen te pa përkrahur dhe te vetmuar
kur pergjegjesine edukative s munde ta ndajne me të tjerët.
Rutina e zakonshme, ritmi ditore të ndihmon p.sh.familja shkon
me fjetë ne kohen e caktuar, koha e ushqimit është e njejt, detyrat
e fëmijeve në kohën e njejt. Kur anëtarët e familjes mësohen
në ritmin e zakonshëm. Kur jeta është e organizuar dhe situata
konfliktuoze në familje ka më pak,të gjithë ndihen më mirë.
Më herët i kemi cek nevojat e fëmise për gjum.Të rriturve u
nevoitet rreth 8 orë gjumë nate.Gjithashtu edhe fiskultura ndihmon
që prinderit te ndihen më mirë.Eshtë mirë që cdo prindë te kene
disa orë të lira për vetveten, së paku një hërë në javë

Kur na duhet ndihmë jashtë shtepisë,–prej shoqerisë
Utoriteteve instutucionale.Shpesh bisedat me interes te njejte me
te tjeret mund te ju ndihmojne. Ne lagjen ku banon me siguri ka
kopshte per femije apo vendtakime per familje ku mund te shkosh
per pak kohe apo ta lesh femijen..Gjithashtu edhe shoqatat e juaja
ne gjuhe amtare munden te organizojnë veprimtari për prindër
dhe femijë. Kur jeni ne situatë të vështire kerkoni ndihmë prej
autoriteteve për ceshtje sociale si p.sh. ndihmëse për punet e
shtepisë,punët për familje dhe femijë.Nësë jeni familje me shumë
fëmijë apo me një prindë ndihmesa dhe përkrahja prej shoqerisë
është shumë e dobishme.

Nganjëherë hallet,shqetesimet ,përvojat e kaluares ,pagjumesia ju
ngarkojne mendjen,. Edhe oreksi për ushqim mund te ju humbas.
Përqendrimi në punët e familjare ju behet me i veshtirë., e ardhmja
mundë të ju duket e erret dhe pa shpresë,te gjitha punët e njerzit
ju shkaktojne nervoza.Nëse keto ankesa dhe mendime ju zgjasin,
do te ju pengojne ne kryrjen e punëve të përditeshme. Është e
arsyeshme të kërkoni ndihmë të shërbimet mjeksore apo enti
social.Duhet të thërrisni në telefonat e dedikuar për ndihmë. Mjeku mundë të ju ndihmoj me ilace për qetesim. Profesionalistet e tillë ju japin sherbime falas dhe kanë besushmëri të plotë në punën që e bëjnë. Në shumë qytete të Finlandës gjendën vendet për këshillim të emigranteve ku mundë të thirrni dhe te kërkoni keshillime për shumë gjëra.

Kerkesat dhe perkrahja e shoqerise
Shoqerin e Finlandes e quajne shoqeri te mireqenjes, me kete
nenkuptojme kur shoqeria ofron sherbime falas, si sherbimet
shendetsore,shkollimi per femijet sherbimet e kujdesit mental, keshillimore per edukimin e femise. Atyre qe nuk kane mundesi te shkojne ne pune shoqeria e mireqenjes ju ndihmon me te holla. Ne shume vende te botes
sherbime te tilla ka pak dhe njerzit jane te detyrur te mbijetojne
vete ose te kerkojne ndihme prej familjes apo kusherive. Shoqeria
Finlandeze me sheebimet e ndryshme perkujdeset per cdo individ
dhe familje dhe pret qe njerzit dhe familjet te kerkojne perkrahje e
ndihme ne kohen e duhur.Si me lartë e cekem, ndihmë mundë të
kërkohet prej autoriteteve të ndryshme.Nëse ndihma kerkohet me
vonesë problemet rriten dhe bëhen me te vështira për tu zgjidhë.
Qellimi i kësaj fletushke është të ju ndimojë prindërve rreth
edukimit te fëmisë ,që përinderit dhe femijët te kënaqen me familje
në shoqerine e re. Nganjehere pa marre parasysh përpjekjet e
prindërve për edukim ,problemeve s munde t ju ikim.
Prindërit që prej vendit te tyre nuk jane balafaquar me marrjen
e këshillave prej profesionistëve për qeshtje familjare ,kështu
që ngurrojne të kerkojne keshilla dhe ndihmë prej të huajve.
Disa mundë të kenë paragjykime apo përvoja të hidhura me
autoritetet.Kontakti me zyrtaret duhet të mirret si rast i mire për
me kërku ndihmë dhë këshilla kur gjindeni në situatë të veshtirë.
Kur prindërit janë te gatshem me bisedu dhe janë te hapur në
shoqeri atëherë bashkpunimi i autoriteteve dhe ndihmesa e tyre
mundë te jetë me frytedhanese.Mbyllja ne vetevte dhe refuzimii
bashkpunimit krijone te zyrtarët paragjykime.Nese prindërit jane
trajtuar keq prej zyrtareve eshte mire te jeni ne kontakte shoqatat
e tuaja . Pyetni dhe kërkoni ndihmë te, autoritete të cilët i njohin të
drejtat e klienteve.Me butësi dhe duke biseduar gjindet zgjidhija
më e mirë.

Pjesë e shkëputur nga fletushka: “Roli i prindërve në edukimin e femijëve”. /KultPlus.com

‘Baba i vërtetë nuk është ai që paguan faturat, por ai që e kupton se familja vjen para gjithçkaje’

Çdo burrë mund të bëhet baba. Çdo burrë mund të gjenerojë një fëmijë. Megjithatë, veç një person i veçantë mund ta ushqejë, formësojë dhe ta dojë atë fëmijë.

Një baba i vërtetë nuk është ai i cili fiton mjaftueshëm para për t’u blerë dhurata të shtrenjta bashkëshortes dhe fëmijëve, apo t’i çojë në pushime 10 ditëshe dy herë në vit.

Një baba i vërtetë nuk ai i cili fiton mjaftueshëm para për t’i dërguar fëmijët e tij në shkolla elitare, apo për t’i paguar faturat.

Një baba i vërtetë është ai i cili e kupton se familja vjen para gjithçkaje tjetër.

Një baba i vërtetë është çdoherë i pranishëm për familjen e tij. Ai nuk e braktisë familjen në momentin që gjërat vështirësohen. Ai i cili nuk e lë familjen të merren vetë me problemet e tyre. Ai i cili nuk heq dorë nga familja duke thënë se nuk mund të bënte më shumë.

Baba i vërtetë është ai i cili ka vullnet të investojë kohë e mund në familjen e tij edhe atëherë kur ndihet i lodhur dhe kur ndihet se nuk është në zonën e tij të rehatisë.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar është ai i cili është i gatshëm të bëjë kompromise dhe t’i sakrifikojë nevojat dhe dëshirat e tij, për hir të familjes. Ai i cili u mëson fëmijëve dashurinë dhe përkrahjen e pakushttë.

Një baba i vërtetë, i mirë, është ai që bëhet shembull se si duhet të trajtohet një grua. Ai i cili e trajton gruan me respekt, butësi, zemërgjërësi dhe dinjitet.

Një baba i vërtetë, i dashur, është i cili ua mëson fëmijëve rëndësinë e virtyteve të mirësjelljes, durimit, sinqeritetit dhe besnikërisë. Ai i cili nuk e gënjen as manipulon familjen e tij, apo dikë tjetër. Ai i cili i mëson fëmijët të ndërtojnë marrëdhënie të bazuara në besim dhe respekt.

Një baba i vërtetë është ai i cili ua mëson fëmijëve domethënien e sjelljes së dinjitetshme. Ai i cili asjëherë nuk u drejtohet fëmijëve të tij me shprehje përçmuese. Ai i cili asnjëherë nuk i lejon vetes ta humbë kontrollin në mënyrë që mund ta bënte familjen e tij të ndihej e kërc ënuar.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar është ai i cili e vendos familjen në vendin më të rëndësishëm të jetës së tij. Ai i cili e di se nuk ka problem, diskutim apo tundim më të rëndësishëm se familja e tij. Ai që e di se nuk ka dashuri më të madhe e më të fuqishme se dashuria që ndjehet për familjen.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar, është ai i cili shërben si model dhe frymëzim për familjen e tij. Ai i cili i inkurajon fëmijët e tij të punojnë me veten dhe të rriten si personalitete dhe profesionalisht. Ai i cili i mëson fëmijët të bëhen versioni më i miri i vetes.

Një baba i vërtetë është ai i cili i mëson familjes si ndihet lumturia dhe gëzimi i vërtetë. Ai i cili ndihet më i kënaquri kur fëmijët e tij janë të lumtur.

Një baba i vërtetë, i dashur, është ai i cili i di gjërat e preferuara të fëmijëve të tij. Ai që i di preferencat, gjërat që nuk iu pëlqejnë, ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve të tij.

Një baba i vërtetë, i kujdesshëm, është ai i cili asnjëherë nuk lejon që problemet ta vjedhin lumturinë e fëmijëve të tij. Ai i cili, pavarësisht se sa i pakënaqur është nga jeta e tij, asnjëherë nuk lejon që fëmijët e tij të ndihen njësoj.

Një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët me krenari mund të thonë: “Ai është modeli im, shoku më i mirë, mentori im. Ai është babai im.”

Vërtet, të kesh një baba të këtillë është bekim./supergrate.net/ KultPlus.com

Familja e Hajredin Cakranit, nënshkruese e dokumentit të pavarësisë së Shqipërisë

Nënshkruesi i Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë, përfaqësues i vetëm i Fier – Mallakastër, Hajredin Bej Cakrani, ushtarak studiuar në Stamboll, në vitet e fundit të jetës, (foto e nxjerrë nga arkivat italiane se fundmi), së bashku me familjen në sarajet e tij në Petoshaj (Libofshë).

Lart fëmijët: Hajdar Cakrani (student ushtarak i marines,në Livorno) dhe më pas në Grac të Austrisë, Suhate Cakrani, (studente arti në Firenze), Hysen Cakrani, (student fleurculture Lion), Vasfi Cakrani, (student për diplomaci, Sorbonne, Paris)
Poshtë prindërit; Iftizar (Zare) Cakrani dhe vetë Hajredin Bej Cakrani

Hajdar Cakrani: Lindi në vitin 1910, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj qytetëse, kreu në Grac të Austrisë shkollën e lartë ushtarake. Me fillimin e luftës kundër italianëve, ngriti çetën e parë nacionaliste në Myzeqe dhe u përfshi në shumë beteja. Me mbarimin e luftës u arrestua si kundërshtar dhe, pas një gjyqi special, u ekzekutua në Fier, më 1945. Për këtë arsye, më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pa-surisë së tij, të tundshme e të patundshme. /KultPlus.com

‘Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj’

Familja konsiderohet si gjëja më e vlefshme për secilin njeri, një familje e shëndoshë është gjithcka për të cilën njerëzimi ka nevojë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet dedikuar familjes, që mendjet më të ndritura të kohës i kanë thënë.

-Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare.

-Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.

-Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

-Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj.

-Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë.

-Shtëpia është tempulli i familjes.

-Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.

-Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria.

-Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.

-Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon.

-Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.

-Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore.

-Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë.

-Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones

-Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij.

-Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë.

-Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj.

-Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren. / KultPlus.com

‘Familja’ nga Durim Kryeziu fiton mbështetje nga Just Film Works in Progress në Tallinn

Just Film Works in Progress në Black Nights Film Festival i jep çmimin filmit debutan ‘Familja’ me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe me producent Bardhyl Bejtullahun, përcjellë KultPlus.

“Familja” përcjellë Lonën, një vajzë 16 vjeçare e rritur në një familje tradicionale, e cila vendos ta ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok. Filmi i trajton raportet kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.

Drejtor i fotografisë: Isak Duraku, Skenograf: Zeni Ballazhi, Kostumografe: Natyra Simnica, Grimi: Pranvera Metolli, Kompozitor: Leonard Canhasi, Zëri: Labinot Sponca, Producent i terenit: Butrint Lumi, Organizator: Arben Bajgora.

Rrolet i luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Elvir Tahiri, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajçi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukimeraj, Vjollcë Osmani.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe sponzoret: Meridian, Petrol Company, Gegnia Film, Furra “Qerimi”, Kompania “Loti”, Ujë Pika.

Linku zyrtar i lajmit:

https://industry.poff.ee/award-winners-of-just-film-works-in-progress-and-script-pool-tv-revealed/