Shaqiri i ka dërguar një fanellë dhe një mesazh fansit të tij që po lufton me kancerin (VIDEO)

Xherdan Shaqiri, i cili njihet si një lojtar me zemër të mirë, e ka dëshmuar edhe një herë tjetër një gjë të tillë, shkruan KultPlus.

Ylli shqiptar, së fundmi i ka dërguar fanellën një fansit të tij, i cili është duke luftuar me kancerin.

Në mesin e shumë fansave nëpër botë, një prej tyre është një fans i quajtur Rick Thompson nga Charlotte, Karolina e Veriut.

Rick, i cili po shpresonte që të shihte Shaqirin në Chicago, nuk arriti që ta bëjë një gjë të tillë pasi ishte diagnostifikuar me kancer vetëm disa javë para ndeshjes.

Rickut iu është thënë që të shmang vendet e mbushura me njerëz dhe të shihte sa më pak TV.

Por Chicago i dërgoi atij një fanellë të Shaqirit me numrin 10 në shpinë dhe surpriza nuk u ndal me kaq, pasi Rick mori një mesazh edhe nga lojtari i tij i preferuar.

“Përshëndetje Rick, jam Shaq. Kam dëgjuar se jeni një fans i madh. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjatë gjithë karrierës sime”.

“Fatkeqësisht nuk arritët të shkoni në lojë. Unë kam një dhuratë për ju, një fanellë”.

“Shpresoj t’ju takoj një ditë. Ju uroj gjithë të mirat. Kthehuni më i fortë”, ka thënë Shaqa në mesazhin e tij.

Kjo dhuratë do të thotë shumë për Rickun, i cili e dëshmoi këtë gjë. /KultPlus.com

Fansat përkujtojnë Jim Morrison-in

Fansa dhe rokerë të të gjitha moshave ishin të pranishëm sot në turma të mëdha përreth varrit të Jim Morrison në varrezat Père Lachaise në Paris, në përvjetorin e 50-të të vdekjes së tij.

Të moshuar dhe të rinj vajtonin idhullin e tyre, liderin e “The Doors”, që u shpërngul në kryeqytetin francez në fillim të vitit 1971 dhe vdiq pas një ataku në zemër.

“Sot duket sikur muzika është sërish e gjallë, sikur “Light My Fire” të ishte regjistruar vetëm një javë më parë”, u shpreh Michelle Campbell, një fanse britanike, duke kujtuar hitin më të madh të grupit muzikor, transmeton KultPlus.

Disa lexojnë poezi, të tjerët lënë mesazhe pranë varrit, dikush tjetër ka një puthje të shtypur që lexon “edhe një herë”, një referencë për këngën e vitit 1968 “Five-To-One” me të cilën Morrison nxiti rebelimin e të rinjve.

Pak oficerë policie sigurojnë që asgjë të mos dalë nga kontrolli, por në mes të qetësisë së pjesëmarrësve tërheq vëmendjen vetëm muzika e “The Doors” nga celularët. / KultPlus.com

Kjo është pritja që iu bë Elenit pasi u kthye në Greqi (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Eleni Fouriera, mbrëmë u kthye në Greqi pas përfundimit të garës në Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.

Ajo nuk arriti të dalë fituese por megjithatë doli e dyta në këtë garë të madhe, duke përfaqësuar kështu Qipron me këngën “Fuego”.

Po sjellim videon nga kthimi i saj në Greqi, ku iu bë një pritje e madhe nga fansat./ KultPlus.com