Sot janë mbushur 14 vjet nga vdekja e një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.
Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com
Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë ndër figurat kryesore në artin skenik shiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Bota e artit me këta dy artistë mori kthesë të madhe, duke i bërë kështu gjurmët e tyre të pashlyeshmë në këtë botë aq të veçantë.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.
Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.
Ndërkaq, si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.
KultPlus ju sjell një video kur Bekim Fehmiu e intervistonte Faruk Begollin, një intervistë kjo që e emocionon shumë këtë të fundit, teksa shprehet: Isha i përgatitur për këtë intervistë, por jam shumë i emocionuar që po intervistohem nga një artist siç është Bekimi, thotë ndër të tjera Begolli. / KultPlus.com
Artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë. I tillë është aktori Faruk Begolli.
Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare.
Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar. Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.
KultPlus, i ka përzgjedhur disa fotografi të Begollit ku ai shfaqet në momente të ndryshe gjatë karrierës së tij, qysh nga rinia e hershme e deri në ditët e fundit.
Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. / KultPlus.com
Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare. Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar.
Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.
Faruk Begolli (1944-2007). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi ne Peje, me 14 shkurt, nga nje familje bejleresh te pasur dhe me emer ne Kosove (i ati, Sefedini, ishte nga njerezit me te kamur te Pejes, antikomunist, ndersa e ema ishte bija e Jashar Pashes, mbesa e patriotit te njohur Haxhi Zeka).
Pas kryerjes se dy viteve per ekonomi ne Universitetin e Beogradit, ishte aktori Istref Begolli*, i afermi i tij, qe e rekomandoi te konkurronte per aktrim ne Akademine e Arteve po ne Beograd, me 1962, ku fitoi nder 1.000 aplikante. U martua me Zoja Bokoviqin, balerine profesioniste ne teatrin Narodno Pozoriste dhe bashkejetoi me te 17 vjet. Edhe pas ndarjes, ajo mbajti mbiemrin Begolli, ne respekt te ish-bashkeshortit.
F. Begolli eshte nder aktoret me me emer ne ish-Jugosllavi, duke u kthyer ne nje embleme te filmave te kohes, posacerisht ne krijimin e portretit te adhuruar te luftetarit dhe heroit vetemohues gjate Luftes II Boterore.
E nisi udhen si aktor filmi qysh student me rolin e nje te semuri me tifo ne filmin Shikimi ne bebezen e syrit, 1966. Filmi qe do t’i sillte popullaritet ne tere Jugosllavine ishte Dashuria e pare. Me pas luajti role kryesore ne filmat Proka, I3 Korrik, Perroi vershues, E dashura Irene, Dashuria e pare, Buka, Fatet, Ruajtesi i plazhit ne kohe dimri, PavlePavlovic, ValterimbronSarejeven, Beteja e Nervetes, Uka iBjeshkeve te Nemuna, Sulmi i kuq, Vite teveshtira, Gjurmet, Eradhe lisi, Kurpranvera vonohet, Etjet e Kosoves.
Roli i fundit qe luajti ne kinematografi ishte ai te filmi Etjet e Kosoves (2006), me te cilin u nderua edhe me cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Filmit ne Tirane.
Ka luajtur ne mbi 70 filma e drama televizive, me metrazhe e ne zhanre te ndryshme, rendom ne rolet kryesore, duke u bere nje nder aktoret me te popullarizuar ne ish-Jugosllavi, ikone adhurimi per fansat e shumte, per te cilin derdheshin lot ne fund te filmit, kur zakonisht edhe heroi qe luante vritej heroikisht.
Nje jete prej artisti dhe bohemi, me nje portret terheqes, me sharme dhe sy te bukur, fotozhenik, spontan, i brishte e plot hir, ai krijoi modelin romantik te heroit, rendom edhe te njeriut qe luante e sillej lirisht ne peripecite e jetes prej aventurieri. Per nje kohe F. Begolli ka drejtuar edhe shoqaten e Artisteve te Filmit ne Jugosllavi.
Eshte radhitur nder 100 personalitetet me te shquara te artit ne Serbi. Ka fituar cmimet e “Aktorit me te mire” per rolet ne filmat Si te vdiset, 1972, Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna, 1998, Etjet e Kosoves, 2007.
Per gati 10 vjet ka qene drejtor i teatrit “Dodona”* ne Prishtine, ku ka bere regjine e mbi 20 shfaqjeve. Eshte themelues i deges se Aktrimit ne Fakultetin e Arteve te Universitetit te Prishtines me 1989, duke dhene nje ndihmese te pazevendesueshme ne rritjen dhe ecurine e ketij fakulteti. Me aftesite e tij pedagogjike u be nder profesoret e aktrimit qe implemetoi metodologji universitare te frytshme e bashkekohore.
F. Begolli ishte po ashtu nje aktor imponues ne teater. E nisi udhen qysh me shfaqjen e komedise Makaronat e shejtanit, dhe gjate viteve te studimit ne Beograd do te luante, nder te tjera, Rozenkracin te Hamleti e Shekspirit. Ndersa ne Kosove spikati ne kino-shfaqjen Ah Xho e Beketit, regjisor Isa Qosja*, Nje varr per BorisDavidovicin (1985) e Danilo Kish me regji te Agim Sopit*, Confiteor (1985) te Slobodan Shnajderit me regji te Vladimir Milcinit, Dervishidhe vdekja (1986) e Mesha Selimovicit, Bregu i pikellimit (1987) e Teki Dervishit*.
Ne teatrin “Dodona” do te inicionte si regjisor shfaqjen Profesor… jam talent se jomahi, ne 8 premiera, gjate fundviteve ’90 dhe fill pas clirimit te Kosoves nga forcat e Nato-s me 1999.
E konceptuar brenda nje strukture unike, ky serial teatror ishte nje nga arritjet me te spikatura te skenes kosovare per kohen, me numrin me te madh te shfaqjeve ne te gjithe teatrot e Kosoves. Me ironi, satire, shpoti, por here-here edhe me dramacitet, ndpermjet kesaj serie shfaqjesh F. Begoli beri prerje interesante dhe me shume guxim e sfide ndaj dukurive e tipave te kohes, shogeruar nga nje kritike e forte, por ne thelb sheruese.
Permbi 10 vjet, ne vitet e veshtira te pushtimit serb, e shnderroi teatrin “Dodona* te Prishtines ne nje vater artistike eksperimentale dhe universitare, duke bere regjine e disa shfagjeve, kryesisht me studentet e tij, si: Tregimi zoologiik e Eduard Albi, Kengetaria tullace e Eugjen Joneskos, Heronjte e kombit e Y. Shkrelit, Dashurite e Xhorxhi Uashingtonit e Mirko Gavranit, Hajnat nuk vijne gjithmone per te keq e Dario Fo-se, si dhe komedite Stjuardesat, Zoti kryetar, nje gote ex per sex, Mbytma burrin! etj.
Ne vitin 2006, pas gati 15 vjet mungese ne skene, luajti Lirin te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit ne Teatrin Kombetar te Prishtines*, regjisor Fadil Hysaj*. Ky rol eshte nje nga emblemat e aktrimit te tij. F. Begolli risolli nje loje te shkelqyer, mbushur me emocione dhe spontaneitet, duke i dhene fryme dimensionit te trifishte te Lirit si mbret-baba-njeri, ne vertikalen e renies nga luksi dhe pushteti abuziv autoritar ne mjerimin e njeriut te braktisur qe vuan dhe vajton mosperfilljen e vajzave tinezare.
Me kete figure, ai i dha forme anes sublime te aktrimit te vet, i cili bie ne sy kryeherit per sinqeritet te thella e carmatoses, por edhe per vrullime pasionesh rrembyese, ekstaza dhe deliriume te perndezura, deri te skajta; ishte rol qe i pershtatej se vete jetes dhe karakterit te tij, i fundit rol dhe sigurisht me i madhi ne karrieren teatrore. Mban titullin Profesor. Vdiq ne Prishtine, me 23 gusht 2007.
Sot bëhen 77 vite që nga lindja e një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli, shkruan KultPlus.
Begolli lindi me 14 shkurt 1944 në Pejë.
Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com
Se Faruk Begolli mbetet ndër aktorët më të mirë të kinematografisë mbarëshqiptare, kjo tashmë dihet.
Begolli la gjurmë të përjetshme në historinë e artit shqiptar, tash edhe pas 13 vjetëve që prej vdekjes së tij miqtë, kolegët e adhuruesit, akoma e kujtojnë atë me nostalgjinë e adhurimin më të madh, shkruan KultPlus.
Sot, KultPlus, ju sjell një intervistë nga Arkivi i RTK-së, të cilën Begolli e kishte realizuar me Ekrem Kryeziun në vitin 1970 në Beograd.
‘…se ti shumë po kërkon prej meje e unë s’mundem më tepër për të dhënë. Unë vetëm jam në mes të çmendurëve, në mes të verbërëve, vetëm në mes të zotave. Vetëm jam dhe para vedit’, janë këto vargjet që në një sekuencë të këtij reportazhi interpretohen nga Begolli me një magji skenike që vetëm ai ka ditur ta interpretojë. / KultPlus.com
Faruk Begolli, ikona e kinematografisë shqiptare dhe jo vetëm, njihet për rolet e tij të shumta që lanë gjurmë të mëdha në botën e filmit shqiptar e jugoslla, shkruan KultPlus.
‘Dashuria e bjeshkëve të nemuna’ është filmi në të cilin trajtohet fati i trishtë i dy gjeneratave, që bie mbi protagonistët si pasojë e një mendësie të prapambetur patriarkate.
Ky film ka lënë pas vetes shumë thënie që akoma vazhdojnë e kometohen, thënie këto që tregojnë shumë për traditën e mendësinë shqiptare.
‘S’është ky shall i modës, por i nevojës.. është qefin, pëlhurë me të cilën mbështjellet i vdekuri. E kur vdekjen e ke rreth kokës, ndryshe sjellesh, ndryshe mendon‘, është ndër fjalitë e famshme të thëna nga Mala, rolin e të cilit e luan Faruk Begolli.
Mala një fatkeq në dashuri që e shpie edhe deri te kryerja e një akti kriminal, ikën për në Amerikë për të kthyer pas një kohë shumë të gjatë, tashmë edhe si prind i një vajze të rritur. Uka i cili është edhe i biri i Malës, fillon e takohet me vajzën e këtij të fundit pa qenë në dijeni se po takohet me motrën e tij nga babai dhe kur kjo kuptohet, bëhet shumë vonë pasiqë Uka vdes në mënyrë tragjike.
Filmi i cili është realizuar nën regjinë e Ekrem Kryeziut, vazhdon të mbetet nga filmat më të preferuar e më të njohur të Faruk Begollit. Pasiqë në film gërshetohen e trajtohen shumë probleme sociale si e mira përballë të keqes, dashuria përball fatit tragjik, falja e gjaqeve në Kosovë etj.
Në film luajnë aktorët Donat Qosja, Diellza Kolgeci, Adhurim Demi etj. / KultPlus.com

Në film luajnë aktorët Donat Qosja, Diellza Kolgeci, Adhurim Demi etj.
(Në 13 vjetorin e vdekjes së Faruk Begollit. Në vend të përkujtimit: një letër e bukur që ai ua ka pas drejtuar studentëve të tij të aktrimit, të cilët qenë ankuar kundër ‘rigorizitetit’ të tij si profesor. / shën. Jeton Neziraj)
Letër përshëndetëse
Studentëve të degës së aktrimit që sivjet nisin vitin e katërt dhe të fundit të studimeve. Të dashur studentë! Ju jeni fatlumë, pasi jeni gjenerata e parë që në vitin e tretë ju kam stërngarkuar me detyra. Dhe jeni gjenerata e parë që nuk ju po ju përcjelli deri në fund, ashtu siç kam bërë me të gjitha gjeneratat tjera para jushë. Kisha dëshiruar, sinqerisht, që kjo fatlumësi t’ju përcjellë më tutje. Fatlumësia ime do të plotësohet me arritjet e juaja në skenë, për këtë të jeni të bindur. Shkruat në gazeta se “po përgatiteni për skenë” dhe unë do të jem shumë i lumtur nëse ju vërtetë pregatiteni për skenë. Do të më tregoni jo vetëm mua, por edhe vetes dhe opinionit se keni të drejtë të jeni të skenës. Por mos harroni se aty dikund jam edhe unë; me rigorozitetin, me ‘zgjedhën’ dhe pedagogjinë ose “paditurinë”, por me dashurin për tju mësuar, për tju nxitur më tutje… me atë dashuri të sinqert që mund të sillet prindi ndaj fëmijëve të vet… Prandaj, besoni, suksesi juaj në skenë apo ekran do të jetë kënaqësi jo vetëm e juaja, por edhe e imja… Të dashurit e mi! E thatë se qëllimi juaj është të jeni sa më të mirë në skenë. Por ky ka qenë edhe qëllimi im: të jeni sa më të mirë në skenë, të bëheni të mëdhenjë në skenë… Çdo fitore juaja, çdo triumf juaji në skenë është edhe fitore dhe triumf imi! Secili vend ka kushtetutën që duhet të përfillet, pasi ajo është baza e asaj shoqërie. Kështu është, apo jo?! Por edhe ky zanat yni ka disa rregulla që duhen përfillur. Kanë ekzistuar që nga antika, e vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot; kodet dhe rregullat që bashkëkrijojnë atë që mund të quhet “etikë e aktorit”. Por jo vetëm e aktorit, por edhe e studentit dhe pedagogut. Secili profesion ka kodet dhe ligjet e veta, pa të cilat ai nuk mund të funksionoj. Që në orën e parë kur jemi takuar ju kam thënë se aktrimi është “veprim” është “aksion”. Por, për të vepruar dhe për të kryer një aksion, duhet punë, duhet pregatitje. E puna dhe pregatitja kërkojnë kushte dhe rrethana, kërkojnë seriozitetin, kërkojnë durimin dhe shumçka tjetër. Pa këto cilësi “veprimi”, në skenë nuk mund të dalësh i plotë si aktor, nuk mund të dalësh bindës… Kjo është rruga për te suksesi, kjo është rruga për të mbetur gjatë në skenë… Të dashur filiza të mi Më keni dashur shumë. Më keni thirrur “babë”! Më keni treguar shumë intimitete, shumë probleme, shumë dilema. Keni pasur shumë besim në mua. Më keni thirrur “Faki”, “Faruk”, “Profe”, por kurr nuk më jeni drejtuar me “Ju”. Dhe, më besoni, këtë gjë unë e kam marrë si përparësi. Këtë shkallë të lartë intimiteti e kam pa si mundësi të mirë për t`ju mësuar rreth gjërave që kan lidhje me shpirtin, me sinqeritetin, emocionet e me dashurinë… E të gjitha këto, ta dini, janë BAZA, URA që ju çon drejt skenës, që ju bënë “cara në skenë”. Jam munduar që krejt ato sa kam ditur t’ua tregoj edhe juve, po po, “t’ua tregoj”, sepse e pashë dhe po e shoh se “nuk ju paskam mësuar”! Por ama, jam munduar! Me një “ngelje” qëllimëmirëse, humbi dashuria, besimi, dija e eksperienca, intimiteti, ndjenja atërore…!! Shumë shpejt e ndërruat mendimin për mua!! Shumë shpejt u bëra armik i juaji! Sa shumë shpejt u bëra “profi më i keq në botë”! Ku ju mbeti kujtesa…! E çuditërisht, edhe pse ju nuk më doni, unë akoma ju dua! Të dashur Ju e dini se gjithmonë ju kam thënë se “duhet të ankoheni”, t’i kërkoni dhe shfrytëzoni të drejtat tuaja studentore. Ndonjëherë mund edhe t’ju kem ofenduar, por këtë e kam bërë që të ju nxis që të luftoni. Se lufta është thelbi i qenies njerëzore. A ju kujtohet kjo gjë? Shumë herë nuk keni pasë me vete as letër e as laps. A ju kujtohet?! Dhe më vjen mirë që më në fund shkruat “diçka”, shkruat kundër profit tuaj. Dhe dine: më gëzuat. Tek e fundit, diçka ju paskam mësuar. Jam i lumtur për këtë gjë! Por, e vërteta, si në skenë, ashtu edhe në jetë është tepër e rëndësisshme. Asnjëherë nuk ju kam mësuar për “gjysëm të vërtetën”, për rrëfime dhe “huazime” jashtë rrethanave të caktuara…!!! Shpresoj që më në fund ta keni kuptuar se çka janë rrethanat e konteksti! Por, gjithsesi, është mirë që më në fund u shprehët, shkruat diçka. Më në fund, filluat të dini se çfar doni. Tani e keni qëllimin. Bravo! Ligji është me ju! E aktrimi…? Kalofshit bukur!
Në verën e vitit 2017, unë kisha nisur punën për librin monografik për aktorin e njohur Faruk Begolli. Me botuesin (Integra) kishim bërë plane, që do të udhëtoja edhe në Beograd, për të hulumtuar nëpër arkivat e teatrove dhe të shtëpive filmike, por edhe për të takuar miq, kolegë e bashkëpunëtorë të Begollit. Thjesht, sepse donim që biografia të përfshinte edhe atë pjesë të rëndësishme të jetës dhe karrierës së Faruk Begollit. Megjithatë, shpejtë mbasi kisha nisur punën, Begolli u sëmur. Prognozat nga mjekët ishin të zeza. Nuk kishte më kohë për disa nga gjërat që i kishim planifikuar rreth librit. Duhej të punohej shpejtë dhe të shfrytëzohej forca e Begollit. Prandaj, më e rëndësishme për atë kohë ishte të rrija sa më shumë me të dhe të kuptoja nga ai, gjëra të cilat, në fund të fundit, nuk mund të gjendeshin në asnjë arkiv. Ai në të vërtetë, nuk kishte kurrfarë arkivi personal, pak foto, ndonjë shënim të vogël dhe kaq. Asgjë s’kishte ruajtur, nga karriera e tij kaq e bujshme si aktorë, as ndonjë copë gazete, ndonjë intervistë, ndonjë dokument a ngjashëm. Krejt çka kishte, ishte ai që ishte, memoria e tij e mprehtë dhe humori, të cilin, as në atë kohë të sëmurjes nuk e kishte humbur. Ai na inkurajon të vazhdojmë tutje me librin. Synojmë me çdo kusht ta botojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Në vitet 70-të dhe 80-të ai ishte një prej aktorëve më të kërkuar të filmit në gjithë ish-Jugosllavinë. Ishte ajo kohë kur në qytete të ndryshme krijoheshin klubet e adhuruesve të tij. Ka luajtur në rreth 70 filma artistik metrazhesh të ndryshme dhe në dhjetëra shfaqje teatri. Në moshën 33 vjeçare, Begolli kishte pas vetës 33 filma, shumica e të cilëve kishin për autorë regjisorët më në zë të asaj kohe në ish-Jugosllavi. Akoma takoj njerëz në Beograd që kur ua përmendi Faruk Begollin, u mbushen sytë me lot. Të mos flasim për Prishtinën, ai kujtohet me mallëngjim nga të gjithë, sidomos nga ish studentët e tij. Më kujtohet që, sa herë që kalonim kufirin Kosovë – Mali i Zi, policët malazez, sapo e shihnin Begollin në automobil, u ndërronte çehrja, ngazëlleheshin, bëheshin më dashamirës dhe ia kujtonin filmat ku kishte luajtur.
Zoja Begolli
Gjatë studimeve për aktor në Beograd, Begolli tregonte sesi qe njohur me dy shokë tjerë të rinj, të cilët do të mbesin miqtë dhe shokët e tij të përhershëm. Ishin ata, Josif Tatiq – Tale apo Jataganac, siç e quan ndryshe Begolli, dhe Laslo Shvirtlih – Laci, të dy këta aktorë nga klasa e Begollit.
„Ishim edhe ka 20 orë bashkë… Shpesh banonim bashkë. Krejt çka bënim e bënim bashkë. U bëmë të pandashëm… Kjo shoqni e jona asht qysh prej viteve t’60-ta, pra janë ma shumë se 45 vjet n’pyetje.“ (Faruk Begolli, 2017).
Derisa e intervistoja për monografinë, Begolli një ditë na tregoi se ish gruaja e tij, kishte ruajtur “një ditar” ku kishte gjithçka, shkrime nga gazetat e kohës, fotografi e shumëçka tjetër. Ditari pas disa ditësh arriti dhe aty gjetëm materiale të shkëlqyeshme, të periudhës së hershme nga karriera e Begollit, e veçanërisht intervista e shkrime që kishin të bënin me të dhe gruan e tij, Zojën.
Faruk Begolli ka qenë i martuar me Zoja Gjokoviq, një grua e shkëlqyer, për të cilën ai fliste me shumë respekt. Zoja, tashmë edhe ajo e ndjerë, që ishte balerinë profesioniste në Teatri Popullor të Beogradit, më vonë do ta marr mbiemrin e burrit – Begolli. Gjatë krejt atyre viteve martesë, ajo ishte, siç thoshte Begolli në një intervistë të hershme, “shtylla e shpisë”. Megjithatë, mbas 17 vjetësh martesë, Begolli ndahet nga ajo.
Begolli ka hezituar shumë të flas për ish gruan e tij, Zojën. Kur po e intervistoja për monografinë, ai insistonte me kokëfortësi që të fokusoheshim tek krijimtaria e tij, tek puna profesionale, e jo shumë tek jeta private. Ai fliste pa pritesë për fëmijërinë, por hezitonte të nisnim muhabet, saherë që binte fjala për martesën e tij me Zojën. Megjithatë, kur ishim krejt në finalizim të librit, u deshtë të flisja shtruar me të: si mund të bëhet një monografi për Faruk Begollin, e ndërkohë që unë s’duhet ta përmendi faktin që ke qenë i martuar me Zoja Begollin për 7 vite, i pata thënë një ditë? Ai në të vërtetë, kur e bezdisja me pyetje të shpeshta, fliste për Zojën, por thoshte se “këto nuk janë për libër”. Megjithatë, bisedat unë i ruaja dhe i shënoja, me shpresën se ai do të bindej që në libër të ishte edhe pjesa e jetës së tij me Zojën.
„N’këto vitet e fundit nuk flas ma për dashuninë, sepse ka ekzistue nji dashuni e vërtetë dhe, si rezultat i saj, edhe nji martesë. Jemi kanë 17 vjet bashkë. Ajo e ka mbajt mbiemnin tem. Por, kur mbaron, mbaron, fatkeqësisht. Kena mbetë shokë. Ndigjohemi n’telefon kohë mbas kohe. Ma së shpeshti jena ndigjue gjatë luftës. Por, mbasi kuptuem që të dy jena mirë, edhe unë e edhe ajo, filluem me u ndigjue rrallë e ma rrallë. Jam i lumtun me at’ dashuni, jam i lumtun që e kam pasë at’ grue. I jam falenderue që m’ka ofrue at’ dashuni t’mrekullueshme, at’ martesë, at’ shoqni dhe at’ copë jete t’mrekullueshme“ (Faruk Begolli, 2017).
Gjendja shëndetësore e Begollit ishte përkeqësuar dhe unë nuk mund ta vizitoja për ta intervistuar, se s’kishte më forcë të fliste gjatë. Më kishte thënë e treguar shumë gjëra. Materialet i kishte lexuar dhe i kishte aprovuar. Monografia po merrte formë. Megjithatë, akoma nuk ma kishte dhënë ‘lejen’ që në libër të flisja edhe për Zojën. Në njërën prej atyre ditëve, e thirra në telefon dhe i thash: si po ia bëjmë me Zojën? Ai u përgjigj shkurt: le të bëhet ashtu si thua ti, por ama, kujdesu që të jetë mirë. Ai donte që ish gruaja e tij, Zoja, të ishte “e prezantuar mirë”.
Shkëlzen Maliqi konsideron se për Begollin, vendimi për të lënë Beogradin ka qenë vendim shumë i vështirë. Ai beson se divorci i tij nga gruaja Zoja ka ndikuar në këtë vendim, por, siç thotë kjo gjë nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm.
“Për arsyet e vërteta pse e ka lënë Beogradin dhe karrierën e yllit të filmit jugosllav, ai nuk ka folur asnjëherë publikisht. Me famën dhe lidhjet që ka pasur, Faruku gjithsesi që ka mundur ta vazhdojë karrierën e aktorit të suksesshëm. Por, ai kishte një dëshpërim personal me botën ku kishte qenë yll por që po shembej me të shpejt, duke i hapur rrugën primitivizmit dhe fashizmit politik dhe kulturor. Kjo ndjenje mendoj se ka qenë shtytësi kryesor pse Faruku me vetëdije filloi një jetë dhe karrierë të re, i përqendruar kryesish në “rolin” e profesorit të aktrimit në Prishtinë”.
Kam frikë se me ba me shkue n’Beograd do t’kaj
Mbas viteve të 90-ta, në kohën e turbulencave politike, kontakti i Begollit me shokët e shkollës ishte më i rrallë, por asnjëherë nuk u shkëput tërësisht. Njëherë, e tërë gjenerata e klasës së tij nga fakulteti qenë mbledhur në një kafe, për të kujtuar kohën e shkuar nga studimet. Nga atje ata e kishin pas marrë në telefon edhe Begollin, dhe të gjithë kishin pas folur radhazi me të:
“U smuva nga qefi. U ktheva shumë mbrapa n’kujtime… Fatmirësisht, nga ajo kohë kam kujtime t’mira. Shoku im, Josif Tatiç m’thirrë vazhdimisht. Kam frikë se me ba me shkue n’Beograd do t’kaj.” (Faruk Begolli, 2017).
Një histori mediale
Shumë njerëz, edhe sot e kujtojnë një histori mediale në lidhje me Faruk Begollin. Në vitin 1982, një deklaratë e tij do të shkaktonte zemërimin e shumë njerëzve në Kosovë. Në një emision televiziv, që i kushtohej demonstratave të studentëve shqiptarë të vitit 1981, Begolli, i intervistuar në një kontekst tjetër, deklaroi publikisht se i pëlqente Beogradi dhe se më mirë e ndjente veten në Beograd. Kjo deklaratë e tij, e perceptuar ndryshe nga ç‘ishte menduar, krijoi një zemërim të paparë tek njerëzit në Kosovë. Shumë nga ta filluan të shihnin tek ai „tradhtarin e atdheut“. Kjo deklaratë, me preferenca aq të zakonshme njerëzore, në rrethana të atëhershme politike, u keqkuptua dhe u keqinterpretua skajshmërisht. Në lidhje me këtë deklaratë të tijën, mbas disa vitesh, i pyetur nga një gazetë kosovare, Begolli shpjegon shumë qartë tërë atë histori dhe prapavijën e saj:
“Atë që e kam thënë me atë rast, nuk e mohoj. E kam thënë se në Beograd kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Kam kujtimet e mia, kujtimet e mira, pavarësisht qëndrimeve denigruese të politikanëve të atjeshëm ndaj shqiptarëve. Kur e kam pranuar ofertën e Televizionit të Beogradit, nuk më është thënë qëllimi i atij emisioni. Më është thënë të flisja për mënyrën se si jam afirmuar në Beograd dhe ç`ndjeja unë për Beogradin. Nuk kam pasur haber se me çfarë prapavije politike e kishin planifikuar ata emisionin. Ajo deklaratë imja mandej është montuar dhe është “sakatuar”. Sikur të ishte dhënë e plotë, do të duartrokitesha, por ndodhi ashtu siç ndodhi dhe…” (Faruk Begolli, 2007).
Ish-studenti dhe më vonë kolegu i Begollit, aktori Enver Petrovci, edhe sot thotë të mos e ketë kuptuar se pse njerëzit në Kosovë janë ndjerë të fyer nga ajo deklaratë e Begollit.
„Ishte ajo koha mbas vitit 1981, kur televizionet dhe gazetarët serbë na provokonin vazhdimisht. Faruku ka thënë që e ndjen veten mirë në Beograd, se ndjehet si fëmijë i Beogradit. Pse jo? Nuk e di pse njerëzit e kanë keqpërdorë këtë deklaratë të tijën. As Faruku, por as Bekim Fehmiu kurrë nuk e kanë mohuar se kanë qenë shqiptarë. Me Farukun, në kafe, në rrugë, teatër apo kudo që jemi takuar në Beograd, gjithmonë kemi folur shqip mes vete dhe kurrë serbisht. Më në fund, a ka shqiptar, i cili ka jetuar në Beograd, dhe për të cilin njerëzit këtu në Kosovë nuk kanë paragjykime? Njerëzit, të cilët dikur kanë qenë krenaria jonë, mu nga fakti që kanë bërë emër në Beograd, më vonë janë sharë” (Enver Petrovci, 2007).
Por, Begolli edhe shumë vite më vonë e thoshte të njëjtën gjë për Beogradin dhe dashurinë për të.
„Pavarësisht se dikush mundet me m’keqkuptue ose keqinterpretue, unë edhe ma tutje e due Beogradin” (Faruk Begolli, 2007).
Filozofi Shkëlzen Maliqi konsideron se nami si yje filmi i Bekim Fehmiut dhe Faruk Begollit në Beograd në atë kohë e ka ndryshuar atë perceptimin tradicional paragjykues për shqiptarin si qenie e huaj në hapësirat jugosllave, si i “pakulturuar”, i “prapambetur”, “sharrëxhinj”.
Operacioni Beograd
Në ditët e para të bombardimeve të NATO-s, në televizionin e Beogradit emitoheshin filmat e Luftës së Dytë Botërore, në shumicën e të cilëve luante edhe Faruk Begolli. Dhe, ndërkohë që në filma ai luante partizanin trim që lufton fashistët gjermanë dhe tradhtarët e vendit, në realitet ai po priste se kur do të vinin policët serbë që ta largonin dhunshëm nga shtëpia. Dhe, policët do ta largojnë dy herë nga shtëpia, por ai, përsëri, bashkë me motrën e vet, do të kthehet te vëllai, Adili dhe nuk do të pranojë të largohet.
„Një ditë, derisa në televizion jepej filmi „Operacioni Beograd” i regjisorit Zhika Mitroviq, ku unë luaj çlirimtarin e patrembur të qytetit të Beogradit, policët serbë erdhën dhe na larguan nga shtëpia” (Faruk Begolli, 2007).
Shokët e tij, nga Beogradi dhe qytetet tjera jashtë Kosovës do t`ia dalin ta gjejnë numrin e tij të telefonit. Josif Tadiq – Jataganac, njëri nga shokët më intim të Begollit, do ta mbajë vazhdimisht lidhjen me të. Ai do ta thërrasë në telefon Begollin çdo të dytën apo të tretën ditë. Jataganac dhe disa shokë të tjerë, duke e kuptuar atë që po ndodhte në Kosovë, do të bëjnë përpjekje të mëdha që Begollin ta “nxjerrin” nga Prishtina. Do t’i hulumtojnë të gjitha kanalet e mundshme dhe madje do të përpiqen të nisin edhe një autobus, i cili do të evakuonte jo vetëm Begollin por edhe familjen e tij. Përpjekjet e shokëve për ta shpëtuar nga ferri, do ta gëzojnë dhe trimërojnë Begollin, por ai megjithatë nuk do të bindet që të largohet nga Kosova.
Tregimi i luftës ka edhe një episod tjetër të frikshëm. Faruk Begolli, bashkë me të vëllain, Adilin, po kryenin ritualet e një dite të zakonshme lufte. Në banesën e tyre hyjnë dy policë serbë, të cilët po kryenin regjistrimin e popullatës së paktë që kishte mbetur në Prishtinë. Policët, natyrisht e njohin Begollin.
“ …Ishte e tmerrshme. ‘Hajde, e keni lypë Shqipninë…’, na thonin. Në fillim u dridhsha, normalisht. Ata mandej: ‘…ju të dy na keni sulmue neve dhe ne tash ju vrasim’. Nja dy orë ka vazhdue ky lloj maltretimi. Por, dikur po i vike njeriut një fuqi krejt tjetër, më kërciti filmi edhe i lutsha unë: hajde, çomni, ku po doni, çka po doni… Hajde, vramëni…” (Faruk Begolli, 2007)
Por fatmirësisht, e gjitha kishte përfunduar pa ndonjë epilog tragjik. Policët kishin kërkuar nga Begolli t`ua paguante një drekë. Kishin marrë 200 marka gjermane dhe mandej ishin larguar.
Mbas luftës Begolli rrallë do të dalë jashtë Kosovës. Nuk do të shkojë më në Beograd, por as në Zagreb apo Ljubjanë. Në Sarajevë do të shkojë shumë më vonë, me shfaqjen “Mbreti Lir”.
“Nuk guxoj të mendoj për Beogradin. Shokët më thërrasin. Madje ata mendojnë se unë kam frikë. Por unë e kam ndërprerë një jetë të mrekullueshme. Tash e kam ndërtuar një mur dhe nuk dua më të mendoj, ngaqë e kam dashur shumë Beogradin. Kam frikë. Dua të më mbeten kujtimet e mira që kam.”
Për vdekjen e Faruk Begollit në vitin 2007 patën raportuar pothuaj të gjitha mediat në hapësirën e ish Jugosllavisë por, gjithashtu, edhe disa media të rëndësishme ndërkombëtare. Rrallë mund të gjendet ndonjë personalitet tjetër si ai, për të cilin, pas luftërave të këtyre anëve, të gjitha mediat, serbe, kroate, sllovene, shqiptare, boshnjake, malaziase e maqedone, të kenë shkruar dhe konstatuar gati njëzëshëm: se është “një humbje e madhe”. Njerëzit dhe artistët si Begolli, me përmasat e tyre të jashtëzakonshme, kapërcejnë mbi urrejtjen e patologjinë nacional-shoviniste primitive. Ata, jo veç me jetën, por edhe me vdekjen e tyre, përçojnë midis njerëzve mesazhe paqeje, mirëkuptimi, dhembjeje të përbashkët, dashurie e miqësie. Duket se kur vdesin artistët e mëdhenjë, gjuha e urrejtjes dhe armët, të paktën për një çast, heshtin. Kështu ishte kur vdiq Faruk Begolli dhe kështu ishte kur vdiq Bekim Fehmiu.
Njëzet vitet e fundit të jetës së tij ai ka jetuar në Prishtinë, por poaq vite, ai ka jetuar edhe në Beograd. Edhe fizikisht por edhe shpirtërisht, jeta e tij ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe dashuria e respekti për të i njerëzve, është i ndarë njësoj, ai duhet e respektohet po aq në Prishtinë sa në Beograd. Në këto raportet tona të koklavitura shqiptaro-sërbe, të urrejtjeve e nënçmimeve, Begolli është ndoshta përjashtimi i rrallë i të kundërtës, ai është urë lidhëse, nga ato urat e pakta që dy popujt kanë krijuar e ruajtur mes vete. Ai ka jetuar dhe krijuar si një artist, përkundër shumë artistëve të tjerë të këtyre anëve, të cilët, përtej të qenurit artistë, kanë dashur të jenë edhe patriot.
Artistët e mëdhenjë janë fëmijë të botës. Atdheu i tyre është arti i tyre që ata lënë trashëgim për brezat. Begolli na ka lënë një trashëgimi të pasur, si artist e profesor. Dhe si njeri. Dhe kur të jemi shëruar nga ethet e nacionalizmit e primitivizmi, shqiptarë e serbë, për Begollin do të duhej të shkruhej: ishte një artist i madh që donte Prishtinën dhe Beogradin dhe mbi të gjitha donte njeriun! / KultPlus.com
Ka qenë seriali i parë në gjuhën shqipe i realizuar në Kosovë, i cili në vitet e 80-ta, mbërthente të gjithë fëmijët para ekranit televiziv, që të shihnin aventurat e Fidanit, i cili ikë nga shtëpia, shkruan KultPlus.
Ky serial është realizuar me skenar të Ibrahim Kadriut dhe regji të Sadedin Prekazit, kurse muzika e këtij seriali është punuar nga Musa Piperku, ku kënga e këtij seriali ishte shndërruar në një hit për atë kohë.
Mirëpo, mbi këtë serial, edhe pse i pari i këtij lloji në Kosovë, nuk ka të dhëna në faqen e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës, sikurse që nuk ka të dhëna as në faqet tjera online. Përpos në Wikipedia, që ka informacione të pakta, mbi këtë serial nuk ka ndonjë informatë më të thellë.
KultPlus ka siguruar fotografi të papara deri më tashti,ku shihet Faruk Begolli përgjatë xhirimeve të këtij seriali, ku këto fotografi janë realizuar në banesën e kameramanit Veton Berisha, ku një pjesë e këtij seriali është xhiruar po në banesën e Vetonit./KultPlus.com
Sot bëhen 13 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.
Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com
Artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë. I tillë është aktori Faruk Begolli.
Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare.
Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar. Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.
KultPlus, i ka përzgjedhur disa fotografi të Begollit ku ai shfaqet në momente të ndryshe gjatë karrierës së tij, qysh nga rinia e hershme e deri në ditët e fundit.
Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. / KultPlus.com
Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare. Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar.
Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.
Faruk Begolli (1944-2007). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi ne Peje, me 14 shkurt, nga nje familje bejleresh te pasur dhe me emer ne Kosove (i ati, Sefedini, ishte nga njerezit me te kamur te Pejes, antikomunist, ndersa e ema ishte bija e Jashar Pashes, mbesa e patriotit te njohur Haxhi Zeka).
Pas kryerjes se dy viteve per ekonomi ne Universitetin e Beogradit, ishte aktori Istref Begolli*, i afermi i tij, qe e rekomandoi te konkurronte per aktrim ne Akademine e Arteve po ne Beograd, me 1962, ku fitoi nder 1.000 aplikante. U martua me Zoja Bokoviqin, balerine profesioniste ne teatrin Narodno Pozoriste dhe bashkejetoi me te 17 vjet. Edhe pas ndarjes, ajo mbajti mbiemrin Begolli, ne respekt te ish-bashkeshortit.
F. Begolli eshte nder aktoret me me emer ne ish-Jugosllavi, duke u kthyer ne nje embleme te filmave te kohes, posacerisht ne krijimin e portretit te adhuruar te luftetarit dhe heroit vetemohues gjate Luftes II Boterore.
E nisi udhen si aktor filmi qysh student me rolin e nje te semuri me tifo ne filmin Shikimi ne bebezen e syrit, 1966. Filmi qe do t’i sillte popullaritet ne tere Jugosllavine ishte Dashuria e pare. Me pas luajti role kryesore ne filmat Proka, I3 Korrik, Perroi vershues, E dashura Irene, Dashuria e pare, Buka, Fatet, Ruajtesi i plazhit ne kohe dimri, PavlePavlovic, ValterimbronSarejeven, Beteja e Nervetes, Uka iBjeshkeve te Nemuna, Sulmi i kuq, Vite teveshtira, Gjurmet, Eradhe lisi, Kurpranvera vonohet, Etjet e Kosoves.
Roli i fundit qe luajti ne kinematografi ishte ai te filmi Etjet e Kosoves (2006), me te cilin u nderua edhe me cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Filmit ne Tirane.
Ka luajtur ne mbi 70 filma e drama televizive, me metrazhe e ne zhanre te ndryshme, rendom ne rolet kryesore, duke u bere nje nder aktoret me te popullarizuar ne ish-Jugosllavi, ikone adhurimi per fansat e shumte, per te cilin derdheshin lot ne fund te filmit, kur zakonisht edhe heroi qe luante vritej heroikisht.
Nje jete prej artisti dhe bohemi, me nje portret terheqes, me sharme dhe sy te bukur, fotozhenik, spontan, i brishte e plot hir, ai krijoi modelin romantik te heroit, rendom edhe te njeriut qe luante e sillej lirisht ne peripecite e jetes prej aventurieri. Per nje kohe F. Begolli ka drejtuar edhe shoqaten e Artisteve te Filmit ne Jugosllavi.
Eshte radhitur nder 100 personalitetet me te shquara te artit ne Serbi. Ka fituar cmimet e “Aktorit me te mire” per rolet ne filmat Si te vdiset, 1972, Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna, 1998, Etjet e Kosoves, 2007.
Per gati 10 vjet ka qene drejtor i teatrit “Dodona”* ne Prishtine, ku ka bere regjine e mbi 20 shfaqjeve. Eshte themelues i deges se Aktrimit ne Fakultetin e Arteve te Universitetit te Prishtines me 1989, duke dhene nje ndihmese te pazevendesueshme ne rritjen dhe ecurine e ketij fakulteti. Me aftesite e tij pedagogjike u be nder profesoret e aktrimit qe implemetoi metodologji universitare te frytshme e bashkekohore.
F. Begolli ishte po ashtu nje aktor imponues ne teater. E nisi udhen qysh me shfaqjen e komedise Makaronat e shejtanit, dhe gjate viteve te studimit ne Beograd do te luante, nder te tjera, Rozenkracin te Hamleti e Shekspirit. Ndersa ne Kosove spikati ne kino-shfaqjen Ah Xho e Beketit, regjisor Isa Qosja*, Nje varr per BorisDavidovicin (1985) e Danilo Kish me regji te Agim Sopit*, Confiteor (1985) te Slobodan Shnajderit me regji te Vladimir Milcinit, Dervishidhe vdekja (1986) e Mesha Selimovicit, Bregu i pikellimit (1987) e Teki Dervishit*.
Ne teatrin “Dodona” do te inicionte si regjisor shfaqjen Profesor… jam talent se jomahi, ne 8 premiera, gjate fundviteve ’90 dhe fill pas clirimit te Kosoves nga forcat e Nato-s me 1999.
E konceptuar brenda nje strukture unike, ky serial teatror ishte nje nga arritjet me te spikatura te skenes kosovare per kohen, me numrin me te madh te shfaqjeve ne te gjithe teatrot e Kosoves. Me ironi, satire, shpoti, por here-here edhe me dramacitet, ndpermjet kesaj serie shfaqjesh F. Begoli beri prerje interesante dhe me shume guxim e sfide ndaj dukurive e tipave te kohes, shogeruar nga nje kritike e forte, por ne thelb sheruese.
Permbi 10 vjet, ne vitet e veshtira te pushtimit serb, e shnderroi teatrin “Dodona* te Prishtines ne nje vater artistike eksperimentale dhe universitare, duke bere regjine e disa shfagjeve, kryesisht me studentet e tij, si: Tregimi zoologiik e Eduard Albi, Kengetaria tullace e Eugjen Joneskos, Heronjte e kombit e Y. Shkrelit, Dashurite e Xhorxhi Uashingtonit e Mirko Gavranit, Hajnat nuk vijne gjithmone per te keq e Dario Fo-se, si dhe komedite Stjuardesat, Zoti kryetar, nje gote ex per sex, Mbytma burrin! etj.
Ne vitin 2006, pas gati 15 vjet mungese ne skene, luajti Lirin te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit ne Teatrin Kombetar te Prishtines*, regjisor Fadil Hysaj*. Ky rol eshte nje nga emblemat e aktrimit te tij. F. Begolli risolli nje loje te shkelqyer, mbushur me emocione dhe spontaneitet, duke i dhene fryme dimensionit te trifishte te Lirit si mbret-baba-njeri, ne vertikalen e renies nga luksi dhe pushteti abuziv autoritar ne mjerimin e njeriut te braktisur qe vuan dhe vajton mosperfilljen e vajzave tinezare.
Me kete figure, ai i dha forme anes sublime te aktrimit te vet, i cili bie ne sy kryeherit per sinqeritet te thella e carmatoses, por edhe per vrullime pasionesh rrembyese, ekstaza dhe deliriume te perndezura, deri te skajta; ishte rol qe i pershtatej se vete jetes dhe karakterit te tij, i fundit rol dhe sigurisht me i madhi ne karrieren teatrore. Mban titullin Profesor. Vdiq ne Prishtine, me 23 gusht 2007.
Faruk Begolli, ikona e kinematografisë shqiptare dhe jo vetëm, njihet për rolet e tij të shumta që lanë gjurmë të mëdha në botën e filmit shqiptar e jugosvllas, shkruan KultPlus.
‘Dashuria e bjeshkëve të nemuna’ trajton fatin e trishtë të dy gjeneratave, që bie mbi protagonistët si pasojë e një mendësie të prapambetur patriarkate.
Mala një fatkeq në dashuri që e shpie edhe deri te kryerja e një akti kriminal, ikën për në Amerikë për të kthyer pas një kohë shumë të gjatë, tashmë edhe si prind i një vajze të rritur. Uka i cili është edhe i biri i Malës, fillon e takohet me vajzën e këtij të fundit pa qenë në dijeni se po takohet me motrën e tij nga babai dhe kur kjo kuptohet, bëhet shumë vonë pasiqë Uka vdes në mënyrë tragjike.
Filmi i cili është realizuar nën regjinë e Ekrem Kryeziut, vazhdon të mbetet nga filmat më të preferuar e më të njohur të Faruk Begollit. Pasiqë në film gërshetohen e trajtohen shumë probleme sociale si e mira përballë të keqes, dashuria përball fatit tragjik, falja e gjaqeve në Kosovë etj.
Në film luajnë aktorët Donat Qosja, Diellza Kolgeci, Adhurim Demi etj.
Faruk Begolli është i radhitur në mesin e 100 personaliteve më të shquara të artit në Serbi.
Për pothuajse 10 vjet ka qenë drejtor në teatrin ‘Dodona’, ku ka bërë regjinë e më shumë se 20 shfaqjeve. Ka qenë themelues i degës së aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, duke u bërë edhe një ndër profesorët më me ndikim të Fakultetit të Arteve. / KultPlus.com
Së fundi gazeta serbe Danas, ka publikuar një shkrim të dramaturgut Jeton Nezirajt për Faruk Begollin.
KultPlus ju sjell këtë shkrim në gjuhën shqipe, intervistë kjo që trajton jetën, karrierën, mendësinë primitive të ballkanit e shumë gjëra tjera të aktorit tonë të njohur, Faruk Begollit.
Shkrimi i plotë
-Me botuesin (Integra) ne planifikuam të udhëtonim në Beograd për të studiuar në arkivat e teatrit dhe shtëpitë e filmit dhe të takoheshim me miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Begollit. Ne donim që biografia të përfshinte pjesë të rëndësishme të jetës dhe karrierës së Faruk Begolit. Sidoqoftë, menjëherë pasi fillova punën, Begolli u sëmur. Ai nuk kishte më kohë për disa nga gjërat që kishin të bënin me librin që kishim planifikuar. Duhej të punonte shpejt dhe të përdorte forcën e Begollit. Kështu që në atë kohë, ishte shumë e rëndësishme për mua të isha me të sa më shumë që të ishte e mundur dhe të fitoja njohuri për gjërat që, në fund të fundit, nuk mund të gjendeshin në asnjë arkiv.
Ai vërtet nuk kishte ndonjë arkiv personal, ai kishte disa foto, disa shënime dhe asgjë më shumë. Ai nuk kishte ruajtur asgjë nga karriera e tij e bujshme e aktrimit, nga ndonjë copëzim në gazetë, intervista ose dokumente të ngjashme. Gjithë sa ai kishte qenë ai vetë, kujtesa dhe humori i brishtë i tij, të cilin ai nuk e kishte humbur as në sëmundjen e tij, ai na inkurajoi të vazhdojmë më tej me librin. Ne u përpoqëm ta botonim atë me çdo kusht sa më shpejt të ishte e mundur.
Gjatë viteve 1970 dhe 1980 ai ishte një nga aktorët më të kërkuar të filmit në ish-Jugosllavi. Ai ka luajtur në rreth 70 filma artistikë me gjatësi të ndryshme dhe në dhjetëra shfaqje teatrale. Në moshën 33 vjeç, ai kishte 33 filma, dhe shumica prej tyre ishin të realizuar nga regjisorët më në zë të kohës në ish-Jugosllavi.
Unë prapë takoj njerëz në Beograd, të cilët kur ju përmend Faruk Begolin, sytë e tyre janë përplot me lot. Për të mos përmendur Prishtinën, ku të gjithë e kujtojnë me dashuri, sidomos ish-studentët e tij. Mbaj mend që sa herë ata kalonin kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi, sapo e shihnin Begollin në makinë, oficerët e policisë malazeze do të ndryshonin shprehjet e fytyrës, do të ishin të kënaqur, do të ishin më të sjellshëm dhe do t’i kujtonin atij filmat në të cilët ai luante.
Ai i tha Zonjës Begolli se gjatë studimeve të aktrimit në Beograd ka takuar dy miq të rinj, të cilët do të mbeten shokët dhe shokët e tij të përjetshëm. Ata ishin Josif Tatic – Tale ose Jatagan, siç e quajti Begoli, dhe Laszlo Sëirtli – Laci, të dy aktorët në klasën e Begolit.
“Kemi kaluar 20 orë së bashku … Shpesh jetonim së bashku. Çdo gjë që bëmë, e kemi bërë së bashku. Ne jemi bërë të pandashëm… Kjo miqësi ka qenë për ne që nga vitet 1960, kështu që ka kaluar më shumë se 45 vjet. ”(Faruk Begoli, 2007)
Ndërsa e intervistuam për një monografi, Begolli na tha një ditë se ish-gruaja e tij mbante një “ditar”, ku ajo kishte gjithçka – artikuj në gazetë të kohës, fotografi dhe më shumë. Ditari mbërriti pas nja dy ditësh dhe ne gjetëm materiale të shkëlqyera prej karrierës së hershme të tij, e në veçanti intervistat dhe tekstet në lidhje me të dhe gruan e tij, Zoya.
Faruk Begolli ishte martuar me Zoja Gjokoviç, një grua e shkëlqyer, për të cilën fliste me shumë respekt. Zoya, tashmë e ndjerë, ishte një balerinë profesioniste në Teatrin Kombëtar në Beograd, më vonë ajo do të merrte mbiemrin e burrit të saj – Begolli. Gjatë gjithë atyre viteve të martesës, ajo ishte ashtu siç e vuri Begolli në një intervistë, një “shtyllë e shtëpisë”. Megjithatë, pas shtatëmbëdhjetë vitesh martesë, Begolli u divorcua nga ajo.
Begolli hezitonte të fliste për ish-gruan e tij, Zoe. Kur e intervistova për monografinë, ai me këmbëngulje insistoi që të përqëndrohemi te krijimtaria e tij, puna e tij profesionale dhe jo aq shumë në jetën e tij private. Ai foli për fëmijërinë e tij pa hezituar, por hezitoi të flas sa herë që diskutohej martesa e tij me Zoe-n.
Kur po i afroheshim përfundimit të librit, megjithatë, më duhej të flisja me të në mënyrë joformale, kështu që një ditë thjesht e pyeta: si mund të bëhej një monografi mbi Faruk Begollin pa theksuar faktin se ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç kur u martua me Zoya Begollin. Në të vërtetë, nëse do të vazhdoja me pyetje të tilla, do të flisja për Zoe, por do të shtoja se “kjo nuk është për librin”.
Prapëseprapë, i mbaja dhe i regjistrova bisedat, duke shpresuar ta bindja që të gjente një pjesë të jetës së tij me Zoe në libër.
“Gjatë këtyre viteve të fundit, unë nuk flas më për dashuri, sepse ka pasur një dashuri të vërtetë dhe, si rezultat, një martesë. Ne ishim shtatëmbëdhjetë vjet bashkë. Ajo mbante mbiemrin tim. Por kur të vijë fundi, atëherë fundi është për fat të keq. Mbetemi miq. Ne flasim herë pas here në telefon. Ne u dëgjuam kryesisht gjatë luftës. Por pasi kuptuam që të dy ishim mirë, unë dhe ajo, biseduam gjithnjë e më pak. Jam e lumtur për atë dashuri, jam e lumtur që kam këtë grua. Unë e falënderova që më dha këtë dashuri të mrekullueshme, atë martesë, atë miqësi dhe atë pjesë të jetës së mrekullueshme. “(Faruk Begoli, 2007)
Shëndeti i Begollit u përkeqësua dhe unë nuk mund ta vizitoja për ta intervistuar, pasi ai nuk kishte më forcë të fliste për një kohë të gjatë. Megjithatë, kishte shumë gjëra që mund të m’i tregonte. Ai i lexoi dhe i aprovoi materialet. Monografia mori formë. Sidoqoftë, ai ende nuk më kishte dhënë “leje” të flisja për Zoe-n në libër. Një ditë e thirra në telefon dhe i thashë: si e rendisim Zoe? Ai u përgjigj shkurt: le (libri) të bëhet ashtu siç thoni, por sigurohuni që është mirë. Ai donte që Zoya, ish-gruaja e tij, të “përfaqësohej siç duhet”.
Shkëlzen Maliqi beson se vendimi për t’u larguar nga Beogradi ishte shumë i vështirë. Ai beson se divorci i tij nga gruaja e tij Zoe, ka ndikuar në të, por, siç tha ai, nuk mund të jetë një argument i mjaftueshëm.
“Ai kurrë nuk ka folur publikisht për arsyet e vërteta të largimit nga Beogradi dhe karrierën e një ylli të filmit jugosllav. Falë famës dhe lidhjeve që pati, Faruku ishte në gjendje të vazhdojë karrierën e tij si një aktor i suksesshëm. Ai personalisht u zhgënjye me botën e studiuar me yje, një botë që shkatërrohet shpejt, duke i hapur rrugën primitivizmit dhe fashizmit politik dhe kulturor. Unë mendoj se kjo ndjenjë ishte shtytësi kryesor që e shtyu Farukun që me vetëdije të fillojë një jetë dhe karrierë të re, duke u përqëndruar më së shumti tek ‘roli i profesorit të aktrimit në Prishtinë”.
Kam frikë se do të qaja nëse do të shkoja në Beograd
Pas viteve 1990, në një kohë trazirash politike, kontaktet e Begolit me shokët e shkollës ishin gjithnjë e më të rralla, por kurrë nuk u prishën plotësisht. Në një rast, një gjeneratë e tërë e klasës së tij nga kolegji u mblodhën në një kafene, për të sjellë në jetë kujtimet e kohërave të kaluara nga studimet e tij. Nga ajo kafene, ata e thirrën Begollin në telefon dhe të gjithë i flisnin me radhë: “Jam sëmurë nga kënaqësia. U ktheva shumë në kujtime … Për fat të mirë, kam kujtime të dashura nga ato kohë. Shoku im, Josif Tatic, vazhdon të më thërrasë. Kam frikë se do të qaja nëse do të shkoja në Beograd. “(Faruk Begoli, 2007)
Një histori mediatike
Shumë njerëz e mbajnë mend ende historinë e mediave për Faruk Begolin sot. Në vitin 1982, një nga deklaratat e tij do të provokonte zemërimin e shumë njerëzve në Kosovë. Në një shfaqje televizive kushtuar demonstratës studentore shqiptare të vitit 1981, Begolli, i cili u intervistua në një kontekst krejt tjetër, deklaroi se i pëlqente Beogradi dhe ndjehej shumë më mirë në Beograd. Deklarata e tij u përceptua ndryshe për shkak të ndryshimit të kontekstit dhe shkaktoi zemërim të paparë në mesin e popullit të Kosovës.
Shumë prej tyre e shikuan si një “tradhtar të atdheut”. Kjo deklaratë e preferencave të zakonshme njerëzore, në rrethana politike në atë kohë, ishte keqkuptuar dhe interpretuar keq. Në lidhje me deklaratën e tij, pas disa vitesh, kur u pyet nga një gazetë e Kosovës, Begoli shpjegoi shumë qartë tërë historinë dhe prejardhjen e saj:
“Unë nuk e mohoj ato që thashë me këtë rast. Unë thashë që pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në Beograd. Kam kujtimet e mia, kujtimet e mira, megjithë qëndrimet përçarëse të politikanëve shqiptarë atje. Kur pranova ofertën e Televizionit të Beogradit, nuk më thanë asgjë për qëllimin e shfaqjes. Më thanë të flas për afirmimin tim në Beograd dhe atë që ndjej për Beogradin. Nuk e dija se çfarë prejardhje politike ata po planifikonin për shfaqjen. Kjo deklaratë e imja më pas u montua dhe u ‘gjymtua’. Nëse do të ishte botuar në tërësi, unë do të isha duartrokitur, por ajo që ndodhi ishte… ”(Faruk Begoli, 2007)
Një ish-student dhe më vonë koleg i Begollit, aktori Enver Petrovci, thotë se ende nuk e kupton sot pse njerëzit në Kosovë e gjetën veten të fyer nga deklarata e Begollit.
“Ishte një kohë pas vitit 1981, kur televizioni dhe gazetarët serbë na provokuan vazhdimisht. Faruku tha që ndjehej mirë në Beograd, se ndjehej si një fëmijë në Beograd. Pse jo? Nuk e di pse njerëzit e keqpërdorën këtë deklaratë. As Faruku dhe as Bekim Fehmiu nuk e mohuan kurrë të qenit shqiptar. Kur takoheshim me Farukun, në një tavernë, në rrugë, në një teatër apo kudo tjetër në Beograd, ne bisedonim gjithmonë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe dhe kurrë në gjuhën serbe. Mbi të gjitha, a ka ndonjë shqiptar që jetonte në Beograd pa u paragjykuar nga njerëzit këtu në Kosovë? Njerëzit që dikur ishin krenaria jonë, pikërisht për faktin se ata krijuan emrin në Beograd, u mallkuan më vonë. “(Enver Petrovci, 2007)
Sidoqoftë, shumë vite më vonë Begolli foli njësoj për Beogradin dhe dashurinë e tij për të.
“Pavarësisht se çfarë dikush mund të keqkuptojë dhe keqinterpretojë, unë ende e dua Beogradin.” (Faruk Begoli, 2007)
Shkëlzen Maliqi beson se lavdia e Bekim Fehmiut dhe e Faruk Begollit, si yje të filmit në Beograd, në atë kohë ndryshoi përceptimin dhe paragjykimin tradicional të një shqiptari si qenie të huaj në territoret e Jugosllavisë, si “të pa kulturuar”, “të prapambetur”, “të ngathët”.
Operacioni Beogradi
Gjatë ditëve të para të bombardimeve të NATO-s, Televizioni i Beogradit shfaqi filma për Luftën e Dytë Botërore, shumica e të cilëve u luajtën nga Faruk Begolli. Dhe, ndërsa ishte në filma, ai luajti një partizan të guximshëm duke luftuar fashistët gjermanë dhe tradhtarët vendas, në realitet ai priste që policia serbe të vinte për ta detyruar të dilte nga shtëpia.
Dhe, policia do të duhej ta dëbonte dy herë, por ai, së bashku me motrën e tij, u kthyen te vëllai i tij Adili dhe nuk pranuan të largoheshin. “Një ditë, ndërsa televizioni po filmonte” Operacionin Beograd “nga regjisori Zika Mitrovic, ku unë luaj një çlirimtar të patrembur të qytetit të Beogradit, policia serbe erdhi dhe na ndoqi nga shtëpia.” (Faruk Begoli, 2007)
Josif Tatic – Jatagan, një nga miqtë e tij më të ngushtë në Beograd, mbante kontakte me të. Ai do ta thërriste në telefon çdo ditë të dytë ose të tretë. Jatagan dhe disa shokë të tjerë, duke kuptuar se çfarë po ndodhte në Kosovë, bënë përpjekje të mëdha për ta nxjerrë Begollin nga Prishtina. Ata hetuan të gjitha kanalet e mundshme, madje tentuan të dërgojnë një autobus për të evakuuar jo vetëm Begolin, por familjen e tij. Përpjekjet e shokëve për ta nxjerrë atë nga ferri do ta gëzonin dhe inkurajonin Begollin, por ata nuk kishin arritur ta bindin atë të largohet nga Kosova.
Historia e luftës ka një episod tjetër të mërzitur. Faruk Begolli, së bashku me vëllanë e tij Adilin, kryenin ritualet e përditshme të një dite të zakonshme lufte. Dy oficerë të policisë serbe hynë në banesën e tyre të cilët po kryenin një regjistrim të numrit të vogël të njerëzve që mbetën në Prishtinë. Policët, natyrisht, e njohën Begolin.
“Ishte e tmerrshme. ‘Ejani, ju po kërkonit Shqipërinë …’, na thanë. Në fillim po dridhesha, normalisht. Atëherë ata do të: “… ju të dy na keni sulmuar dhe ne do t’ju vrasim tani”. Ky lloj ngacmimi zgjati rreth dy orë. Por në një moment më erdhi një forcë krejt tjetër, unë u luta pastaj: shkoni, më çoni ku të doni, bëni çfarë të doni… ejani, më vrisni… ”(Faruk Begoli, 2007)
Për fat të mirë, megjithatë, gjithçka përfundoi pa ndonjë epilog tragjik. Oficerët i kërkuan Begollit t’ua paguante drekën. Ata morën 200 marka gjermane dhe pastaj u larguan.
Pas luftës, Begolli udhëtoi rrallë jashtë Kosovës. Ai nuk do të shkonte më as në Beograd, as në Zagreb ose Lublanë. Ai do të largohet nga Sarajeva shumë më vonë, me shfaqjen King Lear. “Nuk duhet të mendoj për Beogradin. Shokët më thërrasin. Madje, ata mendojnë se kam frikë. Por përfundova një jetë të mrekullueshme. Tani kam ngritur një mur dhe nuk dua të mendoj më, sepse e kam dashur shumë Beogradin. Kam frike. Unë dua të kem kujtimet e dashura që kam. “(Faruk Begoli, 2007)
Vdekja e Faruk Begollit në vitin 2007 u raportua nga pothuajse të gjitha mediat e ish-Jugosllavisë por edhe nga disa media të rëndësishme ndërkombëtare, është e vështirë të gjesh ndonjë person tjetër si ai, i cili, pas luftërave në këto pjesë, të gjitha mediat, serbe, kroate, sllovene, shqiptare, boshnjake, malazeze dhe maqedonase, shkruan dhe thuajse njëzëri deklaruan se ishte një “humbje e madhe”.
Njerëzit dhe artistët, si Begolli, në përmasat e tyre të jashtëzakonshme, kapërcejnë urrejtjen dhe patologjinë primitive nacional-shoviniste. Jo vetëm me jetën e tyre, por edhe me vdekjen e tyre, ata përhapin mesazhe paqeje, mirëkuptimi, dhimbje të përbashkët, dashurie dhe miqësie midis njerëzve. Duket se kur artistë të mëdhenj vdesin, gjuha e urrejtjes dhe armët, të paktën për një moment, mbyllen. Kështu ndodhi me vdekjen e Faruk Begolit dhe vdekjen e Bekim Fehmiut.
Ai i kaloi njëzet vitet e fundit të jetës së tij në Prishtinë, po kaq vite kaloi edhe në Beograd. Fizikisht dhe shpirtërisht, jeta e tij u nda midis Prishtinës dhe Beogradit. Edhe dashuria e respekti i njerëzve për të është i ndarë në mënyrë të barabartë; aq sa e duan dhe e respektojnë në Prishtinë, ata e duan dhe e respektojnë aq shumë në Beograd. Në këto ndërlikime të urrejtjes dhe nënvlerësimit shqiptaro-serb, Begolli është ndoshta një nga përjashtimet e pakta, ai është një urë lidhëse, e atyre pak urave që të dy kombet kanë ndërtuar dhe ruajtur mes vete. Ai jetoi dhe krijoi si artist, pavarësisht shumë artistëve të tjerë nga këto rajone që donin të ishin jo vetëm artistë, por edhe atdhetarë.
Artistët e shkëlqyeshëm janë fëmijë të botës. Atdheu i tyre është arti i tyre që ata lënë pas brezave. Begolli na ka lënë një trashëgimi të pasur, si artist dhe profesor. Si njeri.
Dhe pasi të shërohemi nga ethet e nacionalizmit dhe primitivizmit, shqiptarët dhe serbët duhet të shkruajnë për Begollin: ai ishte një artist i shkëlqyeshëm që e donte Prishtinën dhe Beogradin, dhe mbi të gjitha e donte njeriun!
Ky tekst u botua si pjesë e botimit të Lëvizjes Evropiane në Serbi, “Kur serbët dhe shqiptarët donin”. / KultPlus.com
Sonte në Cineplexx shfaqet filmi “Proka” në kuadër të ditëve të filmit që po mbahen në nderim të aktorit të mirënjohur kosovar Faruk Begolli në 12 vjetorin e vdekjes.
“Proka” do të shfaqet prej orës 20:00 ndërsa hyrja është e lirë. Ky projekt
kinematografik është ndër tre filmat e përzgjedhur në të cilët luan aktori
Faruk Begolli.
Adhuruesit e artit të shtatë, gjatë dy ditëve të kaluara kanë pasur rastin
të shikojnë filmat e tjerë si ‘Era dhe Lisi’ dhe ‘Kur Pranvera
Vonohet’.
Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit organizohen nga Qendra
Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e
Kulturës të Komunës së Prishtinës, për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit.
Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi. Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966. Është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra). Rrolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj. /Sinjali/ KultPlus.com
Sot bëhen 12 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.
Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.
Për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit në 12-vjetorin e vdekjes së tij, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit.
Me këtë rast, prej sot deri më 25 gusht në kinemanë “Cineplexx” do të shfaqen tre filma të përzgjedhur në të cilët luan Faruk Begolli.
Sot shfaqet filmi “Era dhe Lisi”, nesër “Kur Pranvera Vonohet”, ndërsa të dielën “Proka”.
Të gjithë filmat fillojnë në ora 20:00, ndërsa hyrja është falas./ Koha.net / KultPlus.com
Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit organizohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit.
Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi. Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966. Është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966) të Veljko Bulajic. Për të bashkëpunuar me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra). Rrolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj. Ftohen të gjithë kolegët, studentët, adhuruesit, dhe filmdashësit të vijnë me 23, 24 dhe 25 gusht në kinemanë Cineplexx të shiqojnë tre filma të përzgjedhur në të cilët luan Faruk Begolli. Programi: Era dhe Lisi – ora 20:00, kinemaja Cineplexx Kur Pranvera Vonohet – ora 20:00, kinemaja Cineplexx Proka – ora 20:00, kinemajaCineplexx
Ditët e filmit organizohen me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së aktorit Kosovar. Hyrja është falas. / KultPlus.com
Një fotografi e publikuar nga aktori Shkumbin Istrefi ka ngjallur nostalgji te shumë persona që e kanë parë, sidomos te ata që e njohën nga afër profesorin, shkruan KultPlus.
Në këtë fotografi shihen aktorët Armond Morina, Ilir Prapashtica, Shkumbin Istrefi dhe profesori dhe aktori Faruk Begolli të cilët duket sikur po kalonin kohë të mira bashkë.
Aktori Faruk Begolli i cili u nda nga jeta në vitin 2007
mbetet ndër aktorët më të mirë shqiptarë nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe me
famë mbarëballkanike.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e
Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi
të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si
pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver
Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë
Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje
të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në
Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Begolli do të mbes ndër aktorët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptarë . / KultPlus.com
Kishte një ballë të lartë, përmbi dallgëzonin flokët e buta, vitet ishin ato që ja kishin gllabëruar një pjesë të flokëve, mirëpo nuk munden t’ja humbnin shkëlqimin prej argjendi. Sytë i kishte të vegjël të mprehtë, shikim të thellë i cili çarmatoste çdo gjë që e kishte përballë. Kishte një trup të drejtë, të zhvilluar dhe ecje të ngadaltë. Pasi ju keqësua shëndeti çuditej se si njerëzit munden me ec drejtë. Në atë kohë isha i ri dhe kisha një bindje se Faruk Begolli ndjehej i paprekshëm, ndoshta edhe e kisha gabim. Më vonë e kuptova se në shpirt ishte i brishtë, i thyer, i përkulur pranë vetes dhe askujt tjetër, mbi të gjitha ishte i pastër.
Në vitet e ’80-ta kishte shumë famë, ndërsa sot as që përmendet emri i tij. As studentëve, e as kolegëve nuk ju bie ndërmend për Begollin. Institucioneve hiç se hiç, madje ka edhe prej tyre që veç e kanë dëgjuar emrin e tij dhe nuk e dinë se për kë bëhet saktë fjalë. Kështu trajtohet artisti në Kosovë, i harruar pranë të gjitha sfidave dhe kontributeve profesionale duke zbuluar dhe prodhuar talent të së ardhmes të cilët ndoshta nën tymin e cigares dhe kafes, ndonjëherë lakojnë emrin e tij. Keq shumë keq.
Dikur tavolinën e tij e rrethonin radhazi shokët dhe studentët, disa edhe kishin drojë ta pyesin gjithçka.
Pinte shumë raki nganjëherë e zbuste me ujë. Thonë në dehje është e vërteta. Dehja për të ishte sikur për fëmijët çokolata, ai jetonte me të. Ai pinte në fatin e tij dhe e dinte se asgjë nuk mund të ndryshohet, nuk e shpresonte përjetësinë, jetonte me të tanishmen dhe nuk i frikësohej vdekjes.
E dinte se disa vdesin shumë vonë, ndërsa disa shumë herët, por askush nuk mendonte se duhet të vdes në kohë të duhur dhe vdekja për të ishte si një mik i afërt i mirë. Nuk i pëlqente të vdiste me ceremoni, ndoshta këtë e mendonte se njerëzit e kotë kanë dëshirë të vdesin me ceremoni, të bëjnë zhurmë. Si mos te kenë dëshirë, kur edhe lëvozhga ka dëshirë të kërcasë, ndërsa Begolli e donte vetmin, por kurrë nuk ndjehej i vetmuar.
Faki vdekjen e pranoj si përmbushje detyre, as herët e as vonë, por në kohë të duhur. Luftoj, e injoroji kancerin, tallej me të, pinte alkool dhe cigare për inat të sëmundjes. Fitorja ishte vetëm një guri sipër kokës së tij.
Kanceri erdhi si kryq, ai lëshoj perden përballë fytyrës, momentalisht e obligoj të tërhiqet, por prapë qe stërmundim dhe nuk e pranonte që sëmundja të ja bëj shah mat, këtu e humbi pak optimizmin. Prapë vazhdonte me atë se nuk dua t’ja dijë për sëmundjen.
Pinte dhe pinte raki, vetë ka pohuar se pasi të marr vesh nga fotografimet, nëse është kancer, po vazhdoj me pi raki. E shihte fundin si rifillim, një ikje e lehtë nga kjo botë.
“Thjeshtë, si të më lëshon fuqia, dëshiroj me shkue te Zoti, me dekë disi lehtë e bukur. Edhe me kaq jam i kënaqun me jetën teme se realisht nuk kam pritë as kaq vjet” (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.15)
E dinte se do të vdiste, por ne e dinim se po fundoste një shpirt të madh të cilin sot askush nuk po e kujton. Në asnjë portal nuk shkruajnë për të, as që u përmend nga politikanët, por ai nuk e dëshironte një gjë të tillë, aq më pak të përmendej nga njerëzit e politikës që kurrë nuk kanë shkelur në Teatër ose nuk kanë parë ndonjë film të Farukut.
Si në të gjallë si në vdekje Faruku ishte i madh. Vdekja për të ishte festë dhe kështu vdesin njerëzit e mëdhenj. Vdekja nuk ishte për të ankuese këtë e dëshmoj me rolin e mbretit Lir në Teatrin Kombëtar. Derisa kanceri bënte punën e tij mbi trupin e Begollit, ai jetonte me shpirtin e Lirit. Madje, vetëm mungon fjalitë: “ju uroj vdekjen time, vdekjen e lirë, sepse e dua unë”. Kjo sepse ishte bohem, njeri i pijes dhe ata që pinë nuk janë të këqij.
“Bash pse kam pi raki, bash pse kam ndejtë me shumë njerëz të profileve të ndryshme, pra mu kjo jetë, ta quejm boheme, m’ka begatue, mos me mbet një punëtor i diciplinuem”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.21) Rakia e pasuronte imagjinatën e tij, e begatonte dhe rregullonte shtratin e varrit. E dinte se vdekja po vjen dhe tha:
“Ju duhet me m’durue, se unë jam njeri i smutë, tu dekë. Duheni me m’lazdrue, me ma ba rrafsh, me m’dashtë, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq.21)
Sëmundja nuk e vështirësoj artin e ti ta largonte nga skena. E priste vdekjen si Molieri, në skenë.
Nuk kishte trashëgimtar, por kishte trashëgimtarin më të mirë: rolet në shfaqje dhe filma. Nuk i donte trashëgimtarët të cilët do t’i vendosin kurora dhe lule të thara mbi varin e tij.
Ditën e fundit nuk e priti sikur do molla të thara që ju ka rra shorti të piqen dhe të rrudhen. Këta janë njerëz të plakur që në rini, kurse Faki gjithmonë kishte një shpirt rinor.
Ai i njihte njerëzit dhe e dinte se dikush kurrë nuk bëhet i ëmbël, thahet qysh në fillim. Andaj, edhe në varim nuk kërkoj prezencë të njerëzve.
E dinte se ata rrojnë gjatë shumë gjatë në degët e tyre, unë do këshilloja të vinte një stuhi t’i shkund plehrat e të mos bëhen as ushqim për krimbat.
Stuhia këtu do ishte e drejtë mbi pemën e jetës së tyre. Njerëzit e mëdhenj nuk kanë nevojë të kujtohen nga mediokrit, ata mbesin të mëdhenj.
Është ofendim ta kujtosh një aktor të cilit nuk ja ke parë asnjë shfaqje dhe film.
Është mëkat ta kujtosh një aktor për të cilin nuk ke lexuar asnjë shkrim në gazetë.
Është poshtëruese ta kujtosh një aktor me të cilin nuk ke pirë kafe ose nuk ke shkëmbyer ndonjë bisedë.
Tek e fundit si mund të flasësh për të? Atëherë më mirë ta harrosh, ose të heshtësh.
“Përderisa njerëzit janë të gjallë, shoqnia jonë nuk u jep t’paktën nji shpresë apo nji konfirmim se ata janë ta gjallë dhe se për këtë vend kanë ba diçka. E, kur të vdesësh, krejt televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtetërore, t’lavdojnë, por jo më gjatë se nji apo dy ditë. Kjo ngjan kur vdesësh, ndërsa për së gjalli, nuk e di pse, por nuk ju duen hic, madje, as nuk ju inkurajojnë për me qëndrue dhe me vazhdue e me punue edhe ma tutje”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq21)
Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007.
Ai ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë.
Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë së Kosovës. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.
Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani./ KultPlus.com