Papafingo

Poezi nga Ezra Pound

Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne.
Eja, mike, dhe kujto
se të pasurit kanë shërbëtorë dhe jo miq,
Kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë.
Ejani, të vajtojmë për të martuarit e beqarët.
Agimi hyn me hapa të vegjël
si një Pavlova e praruar,
Dhe unë jam pranë dëshirës sime.
A s’ka në jetë diçka më të mirë
Që këtë çast freskie të qartë,
Çasti për t’u zgjuar në dashuri.

Përktheu: Faslli Haliti / KultPlus.com

Bijë!

Poezi nga Velimir Chlebnikov
Përktheu Faslli Haliti

Vajzë! Nëse sytë e tu janë të lodhur për t’u zmadhuar,
nëse të pëlqen të më thërrasësh “vëlla”,
unë, syzjarrti, betohem
për të mbajtur lart lulen e jetës tënde.
Shiko, unë jam i tillë, rashë nga një re
shumë keq, më bartën
sepse isha ndryshe,
jo gjithmonë i përzemërt,
jo i dashur kudo.
Nëse ti dëshiron, do të jemi vëlla e motër,
pasi tashmë jemi në një tokë të lirë të njerëzive të lirë,
ne i bëjmë vetë ligjet, ligjet nuk duhet të na trembin,
dhe plazmojmë argjilin e veprimeve.
E di, je e bukur, lule e kaltërsisë,
dhe unë befas jam mirë,
nëse flisni për Soçin
dhe sytë e butë hapen.
Unë, që kam dashur gjatë,
papritmas kam besuar përherë
se është e kotë që një druvar të çajë
atë që ishte e paracaktuar…
Shumë fjalë të tepërta do të shmangim ne.
Thjeshtësisht do të shërbej për ty,
si një prift kapelan me kresht të gjatë:
për të pirë rrëketë e kaltra të pastërtisë
dhe nuk do të kemi frikë nga disa emra të tmerrshëm./ KultPlus.com

Dora

Poezi nga Faslli Haliti

Dora hapet,
Mbyllet.
Dora
Kap,
Lëshon,
Jep dhe merr,
Vë dhe heq pranga,
Lidh dhe zgjidh zinxhirë,
Vë dhe heq litarin,
Godet dhe përkëdhel,
Ngul dhe shkul,
Ngre dhe shemb;
Mbiell dhe korr,
Hap e mbyll dyer.
Dora lan
Dora lyen;
Dora lan dorën,
E majta lan të djathtën,
E djathta të majtën,
Të dyja lajnë njera – tjetrën;
Dora
Është flori,
Dora është topuz;
Ndan dhe bashkon
Dora, pykë,
Ndan dhe çan.
Dora pajton,
Dora bëhet grusht,
Bëhet pëllëmbë, qëllon,
Të lë pesë gishta në faqe
Dora përkëdhel;
Dor flet me gishta,
Flet pa gramatikë,
Pasintaksë,
Pa morfologji,
Pa gabime ortografike, ortoepike,
Dora bën dhe çbën çdo gjë.
Dora
Autore e çdo vepre,
Autore e çdo ndërtimi,
Autore e çdo konstruksioni,
Autore e çdo shembjeje, shkatërrimi,
Dora firmos lindjet dhe vdekjet,
Dora
Fut dhe nxjerr,
Mbërthen e zbërthen,
Ndez dhe shuan;
Gris
Dhe arnon,
Ngjit
Dhe shqit,
Qep dhe shqep,
Zbardh dhe nxin.
Njeriu s’bën dot pa duar.
Vetëm Zoti bën dhe çbën.

Të bëhet tha Zoti!

Dhe u bë.
U bë dita, nata
Qielli, dielli, hëna,
Yjet.
U bë toka dhe ujërat,
U bënë erërat, breshëri, vetëtima, rrufeja…
U bënë kafshët, shpendët,
Hidrikët , reptilët, mikroorganizmat, viruset.
Edhe çudibërësi i përrallës i thotë mbretit si një zot virtual:
Unë e shëroj djalin tënd madhëri.
Nëse më gjendet një kostum
Që të mos jetë prerë me gërshërë,
Të mos jetë qepur
Me gjilpërë,
Të mos ketë asnjë pullë. / KultPlus.com

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari Faslli Haliti


Faslli Haliti, poeti, shqipëruesi u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e cila shkruan në rrjetet sociale se : “Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe”.


Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935.

Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.

Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.

Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. / KultPlus.com

Dora

Poezi nga Faslli Haliti

Dora hapet,
Mbyllet.
Dora
Kap,
Lëshon,
Jep dhe merr,
Vë dhe heq pranga,
Lidh dhe zgjidh zinxhirë,
Vë dhe heq litarin,
Godet dhe përkëdhel,
Ngul dhe shkul,
Ngre dhe shemb;
Mbiell dhe korr,
Hap e mbyll dyer.
Dora lan
Dora lyen;
Dora lan dorën,
E majta lan të djathtën,
E djathta të majtën,
Të dyja lajnë njera – tjetrën;
Dora
Është flori,
Dora është topuz;
Ndan dhe bashkon
Dora, pykë,
Ndan dhe çan.
Dora pajton,
Dora bëhet grusht,
Bëhet pëllëmbë, qëllon,
Të lë pesë gishta në faqe
Dora përkëdhel;
Dor flet me gishta,
Flet pa gramatikë,
Pasintaksë,
Pa morfologji,
Pa gabime ortografike, ortoepike,
Dora bën dhe çbën çdo gjë.
Dora
Autore e çdo vepre,
Autore e çdo ndërtimi,
Autore e çdo konstruksioni,
Autore e çdo shembjeje, shkatërrimi,
Dora firmos lindjet dhe vdekjet,
Dora
Fut dhe nxjerr,
Mbërthen e zbërthen,
Ndez dhe shuan;
Gris
Dhe arnon,
Ngjit
Dhe shqit,
Qep dhe shqep,
Zbardh dhe nxin.
Njeriu s’bën dot pa duar.
Vetëm Zoti bën dhe çbën.

Të bëhet tha Zoti!

Dhe u bë.
U bë dita, nata
Qielli, dielli, hëna,
Yjet.
U bë toka dhe ujërat,
U bënë erërat, breshëri, vetëtima, rrufeja…
U bënë kafshët, shpendët,
Hidrikët , reptilët, mikroorganizmat, viruset.
Edhe çudibërësi i përrallës i thotë mbretit si një zot virtual:
Unë e shëroj djalin tënd madhëri.
Nëse më gjendet një kostum
Që të mos jetë prerë me gërshërë,
Të mos jetë qepur
Me gjilpërë,
Të mos ketë asnjë pullë.