Një nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, Fast and Furious 9, arrin më 10 qershor në Cineplexx, me eventin Action Night.
Për premierën e Fast and Fruious 9 më 10 qershor, Cineplexx organizon eventin “Action Night” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, gjatë eventit Action Night i cili fillon prej orës 18:00, do të ketë super-shpërblime si:
Një pushim 7 netë në Turqi nga Fibula 2x pako polir & ceramic coating nga Advance Detailing 3x servise të rregullta nga Euro Delta.
Filmi i gjen protagonistët sërish në aksion kur Cipher, personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllaun më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij. Filmi rikthen në regji Justin Lin, ndërsa në rolet kryesore vijnë super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve do ti bashkangjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.
Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.
Lansimi i filmit të ri të “Fast And Furious 9” është shtyrë sërish.
Pjesa e nëntë me aktorin kryesor Vin Diesel është shtyrë më 28 maj 2021 për shkak të pandemisë, raorton NME, transmeton KultPlus.
“Fast and Furious 9” ishte një nga filmat e parë që shtynë datën e lëshimit edhe një herë tjetër, kur për herë të parë pas paraqitjes së pandemisë COVID-19 në botë kishte njoftuar shtyrjen për në prill të vitit 2021.
Admiruesit edhe për pjesën e nëntë të filmit do të shohin aktorët: Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Jordana Brewster, Nathalie Emmanuel dhe Helen Mirren krah aktorit Diesel. / KultPlus.com
Ky film ka gjithçka, përfshirë Helen Mirren, veturë me motorë rakete, avion me magnet si dhe John Cenan.
“Fast and Furious” ka qenë shumëçka gjatë afër 20 viteve të historisë së tij, por një gjë nuk është ndryshuar asnjëherë, dashuria për veturat, transmeton KultPlus.
F9 trajleri zbulon
“çmenduritë” e tyre, duke filluar nga një veturë Ponatiac Fiero i cili ka një
motorë rakete të montuar në të si dhe një aeroplan magnet.
Ky film shfaq Vin Dieselin, Dominic Toretton duke garuar me vëllai i tij Jakobin, rolin e të cilit e luan John Cena, i cili duket se është një ekspert i vozitjes së veturave, hajn i suksesshëm e një vrasës. / KultPlus.com
Karakteri i të ndjerit Paul Walker, Brian O’Connor, raportohet se do të kthehet në franshizën e “The Fast And The Furious”.
Ylli vdiq në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur Porsche Carrera GT në të cilin ai ishte pasagjer doli nga kontrolli, duke u përplasur në dy pemë dhe duke shpërthyer në zjarr. Automjeti drejtohej nga shoku i tij Roger Rodas, i cili gjithashtu vdiq në aksident.
Walker luajti së bashku me Vin Diesel si polici i fshehtë Brian O’Connor në filmin e vitit 2001 The Fast and Furious, dhe e përsëriti rolin në disa vazhdime para vdekjes tragjike. Paraqitja e tij e fundit ishte në filmin e vitit 2015, Furious 7.
Megjithatë, sipas reporterit të showbizit Daniel Richtman, Brian do të rikthehet në ekrane në filmin e vitit 2020, “Fast & Furious 9” – megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjë aktor i ri do ta portretizojë rolin apo nëse do të përdoren pamje arkivore.
“Sapo e mora listën e re të kastit dhe me të disa lajme të mëdha që sigurisht do të jenë kontroverse”, tweetoi ai në fillim të këtij muaji. “Nuk jam i sigurt se si ndihem për këtë, por do të shohim”.
Ai më vonë e ndau tweetin përsëri, këtë herë duke i zbuluar lajmet: “Ka kaluar mjaft kohë. Po e rikthejnë personazhin e Paul Walkerit, Brian, në FF9.”
Drejtuesit në Universal, studioja e cila qëndron prapa filmit, nuk i kanë adresuar ende këto pohime.
“Fast & Furious 9”, ku interpretojnë Vin Diesel dhe John Cena, do të debutojë nëpër kinema më 22 maj 2020. /koha.net/ KultPlus.com