Fatmir Bajraktari ka qenë këngëtar i njohur i gjeneratës së artë të viteve ’80. Ai kultivonte zhanrin Evergreen. Ai ishte edhe kryetar i Korit të fmashëm ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufijtë kombëtarë dhe më tej.
KultPlus më poshtë ju sjellë këngën e tij “E bukur je”.
E bukur je si dita dhe toka
E bukur je si era që nuk shihet
E bukur je, e pa mohueshme
E bukur je, o e bukur je
E bukur je, midis bukurosheve
Në mesin e tyre ti më ke hyrë
E pa aftë për të qenë e dënueshme
E bukur je, o e bukur je
Ti je e bukur si dita dhe toka
Ti je e bukur por e vetmja nuk je
Ti je e bukur si mëngjesi dhe mbrëmja
Je njëra nga to, megjithat’ s’më përket
Ti je e bukur, si rrezja që shndritë
Megjithat’ edhe ti, edhe ti je grua
Por ti je e vetmja, ujë vese e shkretë
Unë do të mund të jetoja me ty/ KultPlus.com