Ja, edhe gjyshja në arkëz, kukull e vogël në kartëz, Është… dhe prapë s’është e tëra, sikur nuk është si përhera. Gjithë karfica, gjilpëra kapur satenet në kokë, lidhur këpuckat përposh, shami e lule në gjoks.
Mbyllur kapakët e syve ç’ndjej u shua brenda tyre?). E sheh… dhe të duket heshtja pe gjasme e pe gjasme vdekja. Gjyshja e vogël, e bukur, e pastër… Në arkëz kukull.
Gjithë karfica, gjilpëra, qepur vite të tëra, lidhur kujtime e malle, dhembje, që duken si përrallë. E sheh… dhe të duket heshtja. /KultPlus.com
Vë kokën në gjoksin tënd E tani përplasem Te kokë e një tjetri.
Më duhet një gjysëm ëndrre.
Shigjetat e orës së dorës Tutje i shtyjnë kalimtarët, në ditë të rrëpirta tiranase. Shpirtra jo shpirtra që shkojnë… Bri meje dikush flet me vete. pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.
Dikush, prej zhgënjirni të egër, mbërthen kryqe të reja. I hedh një gjysëm leku Dhe blej kryqin tim.
Tani që ta ngre Më duhet një gjysëm ëndrre, E paëndërrta ime. / KultPlus.com
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër. shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër. Në mallin tënd ky karafil i egër,- Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël e ndezën natën dhe ditën e ndezën. Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?- Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten, dhe përtej vetes kapërceva jetën, dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,- I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”. / KultPlus.com
Vë kokën në gjoksin tënd E tani përplasem Te kokë e një tjetri.
Më duhet një gjysëm ëndrre.
Shigjetat e orës së dorës Tutje i shtyjnë kalimtarët, në ditë të rrëpirta tiranase. Shpirtra jo shpirtra që shkojnë… Bri meje dikush flet me vete. pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.
Dikush, prej zhgënjirni të egër, mbërthen kryqe të reja. I hedh një gjysëm leku Dhe blej kryqin tim.
Tani që ta ngre Më duhet një gjysëm ëndrre, E paëndërrta ime. / KultPlus.com
Ti nuk je më. As do të na shohësh, as do të shohim,baba, më kurrë. Ti nuk je më.. Emrin tënd e mori ky gur, Vdekja – si vdekje , gjithmonë e dhimbshme, gjithmonë e verdhë… Me një kordhele tufa kujtimesh në zemër na lidh. Tufa kujtimesh edhe elegjish. Jam i trishtuar dhe më mori malli. Dhe mbi trishtime e mall duke ecur, ngjita rrugën e ngushtë të fshatit. Shtyva derën e varrezës së vogël dhe t’erdha te varri… C’fjalë të pathëna do të më fiasësh? C’fjalë të reja dëshiron të dëgjosh? Prej këtij varri tani, baba, c’do të më japësh? Atë ditë të thatë janari: përpara teje Halil Alija e mercenari. Prapa shtëpia në zjarr e flakë./ KultPlus.com
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër. shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër. Në mallin tënd ky karafil i egër,- Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël e ndezën natën dhe ditën e ndezën. Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?- Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten, dhe përtej vetes kapërceva jetën, dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,- I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Këto ditë Shtëpia Botuese ‘Olymp’, botoi veprën me studime letrare me titullin ‘Lirika e dashurisë” Arapi dhe Shkreli, të autores Serafina Lajçi, përcjellë KultPlus.
Objekt i këtij studimi është lirika e dashurisë e poezisë së Fatos Arapit dhe Azem Shkrelit. Kjo lirikë, e shprehur me një figuracion të pasur dhe me një mjeshtëri poetike është ndër lirikat më të realizuara të dashurisë në poezinë shqipe. Krijimtaria poetike e këtyre dy poetëve të mirënjohur, Arapi dhe Shkreli, e pasuroi poezinë shqipe me elemente, veçori dhe tendenca të reja ideoartistike dhe stilistike.
Arapi dhe Shkreli, krijuan në një kohë të përbashkët, i pari në gjysmën e dytë të viteve ’50, dhe i dyti në etapën e parë të këtyre viteve, atëherë kur letërsia shqipe i ishte nënshtruar censurimit të saj, si pasojë e problemeve të shumta ideologjike, në mes të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo ndikoi që letërsia e Kosovës për periudha kohore të caktuara, të mbetej krejtësisht e larguar dhe e veçuar nga letërsia që krijohej brenda territorit të Shqipërisë. Në këtë periudhë kohore, zë fill krijimtaria poetike e Arapit dhe e Shkrelit, e cila duke filluar rrugëtimin e saj nga trevat rajonale të Vlorës dhe të Rugovës, erdh dhe u zhvillua më tej, duke zënë vend në panteonin e vlerave të poezisë shqipe.
Poezia e tyre, e përshkruar nga motive të shumta, shpërfaq spektre të gjera që sjellin koloritin e mjedisit të cilit i përkasin poetët, duke u nisur kështu nga vetvetja, drejt një konceptimi universal. Krahas lirikës atdhetare, sociale, meditative, të peizazhit, që zë një pjesë të konsiderueshme të krijimtarisë poetike të tyre, lirikae dashurisë tek këta dy poetë, mund të thuhet më shumë të drejtë që arrin kulmin e talentit të tyre krijues. Dashuria për gruan, dhembja që sjell kjo dashuri, tensionimi dhe çekuilibrimi shpirtëror, reflektohet fuqishëm në vargun poetik të Arapit dhe të Shkrelit.
Kjo lirikëe dashurisë që i përshkon poezitë e këtyre dy poetëve, ndonëse nuk shfaq vëllimshmëri, në krahasim me motivet e tjera të poezisë së tyre, zë një vend të veçantë në lirikën erotike shqipe. Nëse tek Arapi, tema e dashurisë është e pranishme që në fillimet e tij poetike, por që më vonë shkon duke u rrudhur, tek Shkreli, lirika e dashurisë zë një vend të rëndësishëm, ndonëse jo me vëllim të madh.
Duke u nisur nga ky aspekt dhe duke marrë parasysh konceptin e ndryshëm tematik dhe motivor të këtyre poetëve për dashurinë, studimi i nënshtrohet dy metodave, metodës analitike, përmes së cilës do të njihet më afër poezia e tyre erotike me të tëra elementet e saj, dhe asaj krahasimtare, që do t’i vë ballë për ballë Arapin dhe Shkrelin, qëllim ky që do të shërbejë për t’i njohur më mirë veçantitë e njërit kundrejt tjetrit. Thelbi i lirikës erotike të këtyre dy poetëve, në mënyrë përmbledhëse do të shpaloset bashkë me historikun dhe zhvillimin periodik të lirikës në përgjithësi, veçmas asaj shqipe, për të shpalosur kështu një informacion më të plotë tëlirikës erotike dhe rrugëtimit të saj nëpër kohë, si dhe vendin e caktuar të Arapit dhe të Shkrelit në të.
Studimi është i ndarë në disa kapituj: “Etimologjia e poezisë lirike, (termi, tipat, zhvillimi historik)”, “Në vend të biografisë, Arapi dhe Shkreli, Deti dhe Mali”, “Lirika e dashurisë në fillimet e krijimtarisë poetike- etapa e parë”, “Lirika e dashurisë në etapën e dytë krijuese”, “Në botën poetike erotike të Arapit”, “Një vështrim mbi mjeshtërinë dhe veçantinë krijuese të Arapit dhe të Shkrelit” dhe Përfundimi.
Tek kapitulli i parë, sikundër u cek më lart, do të shpaloset historiku i lirikës, që nga antikiteti gjer në kohët e sotme, duke u ndalur në manifestimin e lirikës erotike dhe vendin e saj në letërsinë shqipe, që nga krijimet popullore gjer tek poezia bashkëkohore; tek kapitulli i dytë, do të vihet në pah binomi deti-mali, si komponent i rëndësishëm në poezinë erotike të Arapit dhe të Shkrelit; tek kapitulli i tretë do të trajtohen fillimet e poezisë erotike të këtyre dy poetëve, gjegjësisht konceptimi dhe qasja e tyre mbi dashurinë dhe ndikimet e tyre të para; tek kapitulli i katërt do të veçohet krijimtaria poetike e Shkrelit, gjegjësisht vëllimi “E di një fjalë prej guri”; tek kapitulli i pestë poezia erotike e Arapit, elementet dhe veçantitë e saj; tek kapitulli i gjashtë do të shpalosen veçoritë e poetikës, stili, figurshmëria dhe veçantitëkrijuese të Arapit dhe të Shkrelit, si dhe pjesa e fundit e që është përfundimi.
Duke iu qasur në mënyrë sa më përfshirëse lirikës së dashurisë të këtyre poetëve, synohen të arrihen qëllime dhe rezultate të caktuara. Duke e vënë në pah fazën e parë të krijimtarisë poetike të tyre, gjegjësisht poezinë e dashurisë në fillimet e saj, dhe duke e gërshetuar, krahasuar me atë të periudhave më të mëvonshme, do të arrihet një njohje më e plotë e konceptit krijues të këtyre poetëve mbi dashurinë, të ndryshimeve dhe të zhvillimeve që do të shfaqë ky lloj i poezisë së tyre gjatë etapave krijuese të saj.
Biografi e autores
Serafina Lajçi u lind më 17.07.1989 në Pejë, ku kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Vijoi studimet bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe, ku aktualisht është duke ndjekur edhe studimet e doktoratës.
Interesimi i saj profesional lidhet kryesisht me veprat e autorëve romantikë shqiptarë, me fokusim tek ‘Poema romantike arbëreshe’ që është orientimi i saj kryesor në studimet e doktoratës.
Ka botuar shkrime, recensione dhe studime në gazeta e revista letrare-kulturore, brenda dhe jashtë vendit, duke marrë pjesë edhe në konferenca të organizuara ndërkombëtare për letërsinë.
Aktualisht, punon si asistente e rregullt në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë. / KultPlus.com
Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”.
Tërmet. Tërmet. Tërmet. Po ai lind, vjen në jetë. Qan. Duar e këmbë lëviz. I lidhin kërthizën. E lajnë. Pastaj ndër shpërgënjtë e ngrohtë e mbështjellin e ndjehet mirë. Tërmet. Po ai klith, do sisë./KultPlus.com
S’kam fuqi më as të trishtohem Jemi anije pa spirancë Mes erërave të egra të kundërta. Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin Më jepni ju një copë ironie, Se nuk e gjej dot në veten time,- Një copëz ironie Sa gjysmëz e krahut të zogut,- Të mbrohem nga shirat e verdhë Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush: Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë Tani gjithë dritaret e shpirtit Janë hapur, bymyer e kalbur Nga shirat e lotëve,- Dhe s’mbyllen më dot. Mund të hyjë kush të dojë./KultPlus.com
Atdheu është dhimbje, është dhimbje. Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi E mban – dhe të mban ty në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe se ka ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend. Atdheu është buka e uritur. Të ikën nga duart e dot nuk të ngop Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që lind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti. / KultPlus.com
S’kam fuqi më as të trishtohem Jemi anije pa spirancë Mes erërave të egra të kundërta. Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin Më jepni ju një copë ironie, Se nuk e gjej dot në veten time,- Një copëz ironie Sa gjysmëz e krahut të zogut,- Të mbrohem nga shirat e verdhë Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush: Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë Tani gjithë dritaret e shpirtit Janë hapur, bymyer e kalbur Nga shirat e lotëve,- Dhe s’mbyllen më dot. Mund të hyjë kush të dojë. /KultPlus.com
Ka përfunduar edicioni i gjashtë i çmimeve kombëtare “Harpa”, i cili si çdo vit tjetër ka mbledhur figura e personalitete të njohura në një mbrëmje gala. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, e kthyer tanimë në një traditë, ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.
Fjalën e hapjes e mbajti presidentja e Fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama, e cila theksoi se çmimet “Harpa” edhe këtë vit, shkojnë për emra dhe institucione që i kanë shërbyer të mirës së përgjithshme, që kanë ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe përsosjes së artit dhe kulturës si dhe në zhvillimin dhe ngritjen imazhit kombëtar në botë.
Kështu,
çmimin e madh “Harpa” e dorëzoi drejtuesja e Fondacionit, Rama për
Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me motivacion “Për kontribut të
çmuar në ngritjen dhe thellimin e dijes, për arritje të veçanta në
shkencën dhe kulturën kombëtare shqiptare”. Këtë çmim e tërhoqi akademiku
i asociuar Shaban Sinani, i cili u shpreh se “ky është një gjest fisnik që
Fondacioni “Harpa” i jep këtë mirënjohje Akademisë së Shkencave. Ky
është një çmim në çastin e duhur, që ne e vlerësojmë shumë. Ky është i vetmi çmim,
mesa di unë që i është dhënë Akademisë së Shkencave që nga krijimi i saj në 46
vjet dhe i vjen në një moment ringritjeje, kur më shumë ka kritika për të sesa
vlerësime. Është një inkurajim vërtetë shumë i rëndësishëm për ne. Akademia e
Shkencave i njeh detyrimet e saj edhe për trashëgiminë shpirtërore, por ky çmim
na bën të vlerësojmë më me përgjegjësi mundësitë për bashkëpunim më të frytshëm
me fondacionin “Harpa” dhe institucionet kulturore e shkencore”, tha
akademiku i asociuar Shaban Sinani në emër të ASH-së. Gjatë ceremonisë akademik
i asociuar Gjovalin Shkurtaj u ftua të dorëzonte çmimin e personalitetit
“in memoriam”, që Fondacioni “Harpa” këtë vit ia akordoi
poetit Fatos Arapi, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.
Edhe prefekti i qarkut Fier, Baki Bala u shpreh se kjo natë është në nderin e qytetit të Fierit, pasi brenda një salle të vogël gjendet e gjithë Shqipëria bashkë. Sipas Balës, merita i shkon Fondacionit “Harpa” që ka mundur ta mbajë e ta përsosë këtë aktivitet nga viti në vit.
Ndërkohë,
kryetari i Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka, ka thënë se Fondacioni “Harpa”
është vlerë e shtuar kombëtare që ka ditur t’i japë një fytyrë serioze këtij
çmimi, duke e bërë atë një ndër më autoritarët në rang kombëtar dhe jo vetëm.
Ndërkohë,
“Njeriu i vitit 2018” u shpall spikeri i mirënjohur Dhimitër Gjoka me
motivacion “Për kontribut në fushën e gazetarisë televizive. Prezantues që
përçon profesionalizëm, besueshmëri dhe autoritet. Figurë dhe zë i dashur për
publikun”.
Shkrimtari Virion Graci u shpall shkrimtari më i mirë me motivacionin “Shkrimtar me vlera të larta krijuese. Autor me individualitet krijues që ka krijuar kode unike ligjërimi, duke pasuruar prozën romanore shqipe”. Ndërkohë u vlerësua aktori i njohur Nikolla Llambro, balerini i ri i talentuar Endri Qendro etj. Mbrëmja u shoqërua nga surpriza të shumta dhe pati karakter festiv. Ky është i gjashti vit që nga “Harpa” jepen çmime në fundvit, duke u vlerësuar një sërë emrash të personaliteteve që kanë kontribute të rëndësishme në fushat e tyre. /KultPlus.com
Mos eja në ëndërr, Kasandra.
Nuk jam ndonjë krye-hero, apo gjysmë-zot.
Kockat e mia si shkarpa thyhen:
as Trojën e bardhë, as veten t’ime,
nuk e mbroj dot.
Mos guxo të hysh brenda meje Kasandra,
Putrat e buta do të çahen
Nëpër qelqe shpresash gënjeshtare.
Një demon i vjetër i theu tek unë.
Jam vetëm një flutur nate
Që përpëlitet e digjet
Rreth kandilit të zbehtë të lirisë.
Ngadhnues fitoresh të humbura,
Gjak pështyjnë e gulçojnë
Mushkëritë e mia.
Mbylli sytë me dorën e vogël,
Parashiko çfarë të duash
Por mos fol, hyjneshë!
Më tmerrojnë përçartjet e tua, Kasandra.
Lërmë kështu të verbër
Të shkoj drejt fatit tim,
Edhe më të verbër. /KultPlus.com
*Kasandra, e bija e mbretit Priam dhe Hekubës. Kasandra u mallkua nga Hyu Apollo: asaj ju dha dhuntia e parashikimit të së ardhmes, por me kushtin që askush nuk do ta besonte.
* Kjo poezi është shkëputur nga libri i fundit i Fatos Arapit, Një buzëqeshje e pabesueshme. Botuar në vitin 2010.
Sonte,
Yjet, ndofta s’di duhen kësaj nate, aq sa ti mua.
Dritat, ndofta, s’du duhen yjeve, aq sa ti mua.
Sonte,
Erëza e trupit të kësaj mbrëmjeje më deh…
Dhe gjithë coperat e dashurive,
Qe i lashë diku nëpër rrugë të jetës
Vijnë e ringjallen tek ti
Si coperat e thyera të mermerit,
Kur restaurojmë një statujë.
Pas vdekjes së shkrimtarit Fatos Arapi, të shumta kanë qenë mesazhet plor dhimbje për këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe.
Një mesazh plot dhimbje e krenari e ka përcjellë edhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ai ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka” e cila sipas tij “do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe”.
Mesazhi i plotë i shkrimtarit Ismail Kadare:
“Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe”.
Fatos Arapi u nda sot nga jeta në moshën 89 vjeçare. Ai i përket brezit të shkrimtarëve të shquar të shekullit të 20, një poet dhe prozator i thellë, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare. /KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së shkrimtarit Fatos Arapi, i cili ka ndërruar jetë sot.
Haradinaj ka thënë se letërsia shqiptare ka humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë.
“Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë!”, ka shkruar Haradinaj./KultPlus.com