Rreziku nga vala e dytë e Covid-19, por prindërit kërkojnë që fëmijët të kthehen në shkollë

Nuk po iu pëlqen që fëmijët e tyre t’i ndjekin mësimet në sistemin online.

Prindërit e  Shkollës Fillore ‘Fak Konica’ të Prishtinës janë duke kërkuar nga Drejtoria e Arsimit e kësaj komune që nxënësit t’i kthejnë në shkollë. Kjo pasi sipas tyre  mësimi online nuk po jep rezultate të mira tek fëmijët e tyre që i kanë në shtëpi.

E Rekomandimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë si dhe të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë Covid-19, e kanë parë të arsyeshme që në shkollat ku ka të paraqitura raste me Cvid 19 dhe aty ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh, mësimi të vazhdohet në distancë. Pra nga shtëpia.

Në vazhdim gjeni letrën e plotë pa ndërhyrje të këtyre prindërve:

Duke qenë se kjo mënyrë e të mbajturit të mësimit nuk po funksionon ose po ec me shumë vështirësi për çka po pësojnë më së shumti nxënësit për të cilët është ndërtuar edhe platforma, por edhe vetë shkolla kërkojmë nga drejtoria e shkollës që të merret parasysh që nxënësit të kthehen në klasë për të ndjekur mësimet.

Deri më tani si për nga mbarëvatja e procesit mësimor, si për nga ofrimi i pajisjeve të domosdoshme për mesimin online si dhe për nga ngarkesa dhe përgjegjësitë për ushtrimin e detyrave të klasës e në këtë rast edhe ato të shtëpisë, po u bie prindërve e tërë barra për mësimin si dhe edukimin e tyre, në këtë kohë të vështirë si për nga aspketi psikologjik ashtu edhe në aspketin financiar dhe shëndetësor.

Mungesa e interesimit maksimal nga ana e arsimtarëve është pjesë e problemit dhe një ndër arsyet e rënies së cilësisë së mësimit, prandaj kthimi i nxënësve në klasë dhe kthimi i përgjegjëisë tek mësimdhënësit ndihmon fëmijët tanë, shkollën tonë por edhe tërë procesin mësmimorë për çfarë edhe janë angazhuar ata profesionalisht.

Gjithashtu fëmijët tanë, klasa e gjashtë ballafaqohen për herë të parë me procesin arsimor të nivelit të ciklit të lartë, me shumë lëndë e me shumë karaktere arsimtarësh, këto si ndërprejja e mësimit, izolimi, pandemia dhe më kryesorja kalimi nga një mësues te shumë mësimdhënës ka dyfishuar vështirësinë e ndjekjës së mëësimit tek fëmijët.

Preokupimet tona si prindër kanë të bëjnë ekskluzivisht me fëmijët tanë pasi duke parë gjendjen e tyre të vështirësuar në aspektin psikologjik dhe emocional krahasur me rëninen e interesimit të mësidhënësve  për këtë gjendje  ka sjellur deri te marrja e vendimit tonë për kthimin e nxënësve në klasë, sa më shpejt që është e mundur.

Ne prindërit e klasës e 6/5 kërkojmë ta takojmë drejtoreshen e shkollës  znj. Oruqi dhe të bisedojmë fillimisht vetëm për menyren e kthimit të nxënësve  në klasë.

Ju falenderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Prindërit e klasës 6/5

Prishtinë

Tetor 2020 / Gazeta Express/ KultPlus.com

Një nga “perlat” e Trumpit: 545 fëmijëve që u ndanë në kufi s’po u gjenden prindërit

Avokatët dhe organizatat jofitimprurëse, të cilat po punojnë për ribashkimin e familjeve që janë ndarë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës nga administrata e presidentit Trump, ende nuk kanë arritur t’i gjejnë prindërit e 545 fëmijëve.

Një gjykatës federal kishte dhënë urdhër që mijëra familje të ndahen në kufi në vitet 2017 dhe 2018, por që më pas kishin të drejtë të bashkoheshin si rezultat i ankesës ligjore të paraqitur nga Unioni Amerikan për të Drejta Civile.

Në një dokument të gjykatës, të publikuar këtë javë, thuhet se disa prindërve që janë dëbuar pa fëmijët e tyre nuk u është gjetur lokacioni, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Aty thyhet se kërkimet për vendndodhjen e prindërve të dëbuar në vendet e prejardhjes, shumë prej të cilëve janë nga Amerika Qendrore, janë ndërlikuar nga përhapja e pandemisë.

Në maj të vitit 2018, presidenti amerikan e filloi zbatimin e një politike kundërthënëse të tolerancës zero ndaj familjeve që kapen duke e kaluar ilegalisht kufirin me Meksikën, me ç’rast fëmijët ndaheshin nga prindërit. Pas reagimeve të shumta ndërkombëtare, Trumpi e kishte ndërprerë këtë praktikë vetëm disa muaj pas fillimit të zbatimit.

Autoritetet kishin formuar një komision për gjetjen e anëtarëve të familjeve të fëmijëve, por deri më 20 tetor, ende nuk ka kontakte me prindërit e 545 fëmijëve, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Qarkut në San Diego.

Brian Morgenstern, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pretendoi se disa familje nuk kanë dashur t’i pranojnë fëmijët, pa e përmendur vlerësimin e gjykatës se nuk është vendosur kontakti me qindra prindër. “I kemi kontaktuar këto familje dhe e vërteta pikëlluese është se shumë prej tyre kanë refuzuar t’i marrin fëmijët”, tha ai.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ky lajm është mjerim.

Shumica e fëmijëve të ndarë nga prindërit në kufi janë liruar nga qendrat qeveritare të ndalimit dhe u janë dorëzuar personave vullnetarë që kanë dashur t’i strehojnë, në mesin e të cilëve ka të afërm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. / KultPlus.com

Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë teste të kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër, dhe rezultatet u publikuan në revistën “Frontiers in Neuroscience”, transmeton KultPlus.

Theksohet se 20 prej tyre kanë marrë mësime të paktën 2 vite, në javë minimum 2 orë kanë bërë praktikë dhe në intervale të rregullta kanë qenë pjesë e ndonjë orkestre ose kori ndërsa 20 të tjerë nuk kanë marrë mësime muzikore përveç shkollës.

Tek fëmijët që rregullisht kanë luajtur me instrumente është vërejtur se mekanizmat e kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër funksionojnë më mirë në tru.

Ekspertët vunë në dukje se luajtja me instrumente muzikore përveç përmirësimit të kujtesës dhe fokusimit tek fëmijët mund të rrisin kreativitetin dhe cilësinë e jetës.

Në fazat e ardhshme do të studiohet se si luajtja me instrumente e bëjnë këtë efekt tek truri i fëmijëve. / KultPlus.com

Covid-19 mbyll shkollat, fëmijët e botës detyrohen të punojnë në përpjekje për mbijetesë

Teksa si pasojë e Covid-19 u mbyllën shkollat, fëmijët rreth botës u detyruan të shkojnë në punë. Nxënësit po kryejnë punë të paligjshme dhe shpesh të rrezikshme në Indi dhe vendet e tjera në tranzicion, shkruan The New York Times, përcjellë KultPlus.

Çdo mëngjes përpara blloqeve të banesave publike të Devaraj Urs në periferi të qytetit Tumakuru, një tufë fëmijësh shihen në rrugë. Ata nuk shkojnë në shkollë. Në vend të çantave të shpinës ose librave, secili fëmijë mban një thes plastike. Këta fëmijë, nga 6 në 14 vjeç, dërgohen nga prindërit e tyre për të kontrolluar deponitë e mbeturinave të mbushura me xhama të thyer dhe copa betoni, në kërkim të plastikës së riciklueshme. Ata fitojnë disa cent në orë dhe shumica nuk mbajnë doreza ose maska. Shumë prej tyre nuk kanë këpucë dhe kryejnë punën e tyre zbathur, me këmbë të gjakosura.

Në mars, India mbylli shkollat për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Rahulit 11 vjeçar iu desh të shkonte në punë. “Unë e urrej atë”, shprehej ai.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara debatojnë për efektivitetin e shkollimit në internet, qindra miliona fëmijëve në vendet e varfëra u mungon kompjuteri ose interneti dhe nuk kanë fare shkollim. Puna e fëmijëve është vetëm një pjesë e një katastrofe globale që po afron. Uria e rëndë po i ndjek fëmijët nga Afganistani në Sudanin e Jugut. Martesat e detyruara për vajzat dhe trafikimi i fëmijëve, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, po rriten në të gjithë Afrikën dhe Azinë. Punëtorët e ndihmës në Kenia thanë se shumë familje po dërgojnë vajzat e tyre adoleshente në punë seksuale për të ushqyer familjen. Në Indonezi, djem dhe vajza të moshës 8 vjeç pikturohen në argjend, për t’u kthyer pamjet e tyre si statuja të gjalla që kërkojnë lëmoshë. I tillë është rasti me 14 vjeçaren, Surlina nga kryeqyteti indonezian. Ajo e lyen veten me argjend për t’i ngjarë një statuje dhe qëndron në një pikë karburanti me dorën e shtrirë për para. Nëna e saj është shërbëtore dhe babai i saj shiste skulptura të vogla para se pandemia ta linte pa punë. Në fund të çdo dite ajo ia jep fitimet nënës së saj, e cila i furnizon me ngjyrë, atë dhe dy vëllezërit e motrat e saj, 11 dhe 8 vjeçar.

“Nuk kam zgjidhje”, tha Surlina. “Kjo është jeta ime. Familja ime është e varfër. Çfarë tjetër mund të bëj?” Ajo ndonjëherë përpiqet të lexoj nga një libër pune në klasën e gjashtë por e ka të vështirë leximin. “Kjo më bën të trullosem dhe askush nuk më ndihmon”, tha Surlina. “Unë thjesht heq dorë.”

Fëmijët e moshës shkollore në Indi tani po kryejnë të gjitha llojet e punëve, nga përgatitja e cigareve dhe grumbullimi i tullave deri te servirja e çajit në shtëpitë publike. Pjesa më e madhe e këtyre punëve është e paligjshme dhe e rrezikshme. Në një vend ndërtimi pranë Gaya, një qytet në Bihar, 12 vjeçari Mumtaz dhe vëllai i tij 10 vjeçar Shahnawaz, përballen me ngarkesa të mëdha zhavorri. Shahnawaz kujton kur ngriti një kovë në majë të kokës. Këmbët e tij të dobëta gati u mbërthyen. Ai i nxori sytë fort dhe dukej sikur do të qante. Rreth tij qëndronin burra sa trefishi i moshës së tij, të cilët vetëm e shikonin. “Kam dhimbje koke”, tha Shahnawaz. “Nuk mund të fle natën. Trupi më djeg.”

Vëllai i tij i madh duket se ka parë një të ardhme të re të vetes. “Kam frikë se edhe nëse shkolla hapet përsëri, unë do të duhet të vazhdoj ta bëj këtë, për shkak të borxhit të familjes,” tha Mumtaz. Shumë nga prindërit e intervistuar thanë se ishin nën një presion të jashtëzakonshëm për të vënë në punë fëmijët e tyre të papunë. “Ne kemi nevojë për pagat e tyre”, tha Mohammad Mustakim Ansari, një murator i papunësuar, i cili njëkohësisht është babai i Mumtaz dhe Shahnawaz. “Pa ta, nuk do të isha në gjendje të bëja bashkë as dy shujta ushqimi”. /KultPlus.com

Letra e nënës së dy fëmijëve për burrin e saj: Një ditë do të thyhem

Sipas statistikave, 90% e nënave vazhdimisht kanë një ndjenjë faji. Për pjesën më të madhe, kjo është për shkak të faktit se ato mendojnë se nuk i përmbushin detyrat e tyre mjaftueshëm mirë.

Pjesa më e trishtuar është se ata kanë frikë të flasin për këtë. Megjithatë, një nënë e 2 fëmijëve, Celeste Yvonne, nuk e ka këtë frikë. Ajo i ka shkruar një letër të sinqertë burrit të saj me një kërkesë për ndihmë, ku publikisht dhe në mënyrë të detajuar, ka deklaruar gjëra që shumë njerëz nuk janë aq të guximshëm as për t’ua treguar as miqve të tyre më të mirë.

Ne do të publikojmë tekstin e kësaj letre dhe do t’u ofrojmë lexuesve të saj një mundësi për të mësuar se pse kjo letër nuk i la indiferentë gratë moderne dhe familjet moderne.

Burrë i dashur!

Kam nevoje. Për më shumë. Ndihmë.

Nata e kaluar ishte e vështirë për ty. Të kërkova që të kujdeseshe për fëmijën që të mund të shkoja më herët në shtrat. Foshnja po qante. Në të vërtetë, po ulërinte. Unë munda ta dëgjoja që nga kati sipër dhe stomaku që më ngacmohej nga tingujt, duke pyetur veten nëse duhet të zbres atje dhe ta pushoj ose thjesht të mbyll derën, që të mund të bëja fare pak gjumë të qetë. Unë zgjodha këtë të fundit.

Ju erdhët në dhomë 20 minuta më vonë, me fëmijën ende duke qarë me dënesë. E vendose fëmijën në shtrat dhe e shtyve shtratin ngadalë, vetëm disa centimetra larg shtratit tim, një gjest i qartë se turni yt i kujdesit për të me kaq mbaroi.

Doja të të bërtisja. Doja të nisja një luftë epike në atë çast. Unë kam qenë duke u kujdesur për fëmijën dhe foshnjën gjatë gjithë ditës. Unë do zgjohesha me foshnjën për ta ushqyer gjithë natën. Më e pakta që mund të bësh është ta mbash atë për disa orë në mbrëmje, kështu që të mund të përpiqem të fle.

Vetëm disa orë të çmuara gjumë. A kaq shumë po kërkoj?

Unë e di që të dy ne i kemi parë prindërit tanë të përmbushin rolet tipike të nënës dhe babait. Të dyja nënat tona ishin kujdestarët kryesorë dhe etërit tanë ishin relativisht të papërfshirë. Ata ishin baballarë të shkëlqyeshëm, por nuk pritej të kalonin një kohë të konsiderueshme duke ndërruar pelena, duke ushqyer dhe duke u kujdesur për fëmijët.

Nënat tona ishin forca që mbante dinamikën familjare. Duke gatuar, pastruar dhe rritur fëmijët. Çdo ndihmë nga babai ishte i mirëpritur, por jo e pritshme.

E shoh veten tonë çdo ditë e më shumë duke u bërë pjesë e këtyre dinamikave familjare. Përgjegjësia ime për të ushqyer familjen, për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe për t’u kujdesur për fëmijët merret si e mirëqënë, madje edhe kur të kthehem në punë.

Pjesën më të madhe të kohës unë fajësoj veten. I kam thënë vetes që unë mund ta bëj. Dhe në të vërtetë, unë dua ta bëj.

Unë gjithashtu shoh miqtë e mi dhe nënat e tjera duke ia dalë me të gjitha dhe shëlqyeshëm. Nëse ato po ia dalin dhe nëse nënat tona ia kanë dalë aq mirë, pse unë nuk mundem? Une nuk e di.

Ndoshta miqtë tanë po luajnë shtiren në publik dhe po luftojnë fshehurazi. Ndoshta nënat tona vuajtën në heshtje për vite me radhë dhe tani, 30 vjet më vonë, ato thjesht nuk e kujtojnë sa e vështirë ishte për ta.

Ose ndoshta (dhe kjo është diçka për të cilën unë e qortoj veten çdo dite), unë nuk jam aq e kualifikuar për këtë punë sikurse të gjithë të tjerët. Dhe sa më shumë që e mendoj, unë do të vazhdoj duke thënë: Më duhet më shumë ndihmë!

Një pjesë e imja ndihet e dështuar vetëm sepse kërkoj ndihmë. Domethënë, ti më ndihmon. Je një baba i mrekullueshëm dhe bën një punë të shkëlqyer me fëmijët. Dhe përveç kësaj, kjo duhet të ma lehtësoje punën, apo jo? Instinkti i një nënë, o jo? Por unë jam njeri dhe jam duke punuar me 5 orë gjumë dhe shumë e rraskapitur.

Unë kam nevojë për ty.

Në mëngjes, më duhet në fillim të bëj gati fëmijën tonë që më pas të kujdesem për beben dhe të bëj drekën për të gjithë dhe të pij një kafe. Dhe jo, të bëj gati fëmijën nuk do të thotë ta mbaj atë para TV. Do të thotë të sigurohem që ai ka kryer nevojat, duke i dhënë atij mëngjes, duke parë nëse dëshiron ujë dhe duke paketuar çantën e tij për në shkollë.

Natën, më duhet një orë për t’u qetësuar në krevat duke e ditur se fëmija ynë është në gjumë në dhomën e tij dhe bebi është në kujdesin tënd. E di që është e vështirë të dëgjosh të qarën e fëmijës. Më beso, e di. Por nëse mund të kujdesem dhe ta qetësoj foshnjën pjesën më të madhe të ditës, mund ta bësh dhe ti atë për një orë ose dy natën. Të lutem. Unë kam nevojë për ty.

Në fundjavë, më duhen më shumë pushime. Kohë ku mund të dal nga shtëpia vetëm dhe të ndjehem si një individ. Edhe nëse është vetëm një shëtitje rreth bllokut ose një udhëtim për tek dyqan ushqimor.

Dhe ato ditë kur kam planifikuar të shkoj në kursin e notit dhe duket sikur i kam të gjitha nën kontroll, më duhet të më ofrosh që të më japësh një dorë. Ose të sugjerosh të shkoj të shtrihem gjatë kohës që fëmijët flenë gjumë. Ose të fillosh të ngresh pjatat pa e sugjeruar unë që ta bësh. Unë kam nevojë për ty.

Së fundi, më duhet të dëgjoj se ti je mirënjohës për të gjitha ato që bëj. Unë dua të di se ti e vëren se rrobat janë larë dhe se është përgatitur një darkë e këndshme. Unë dua të di që ti e çmon faktin që unë ushqej me gji në të gjitha orët, edhe kur jam në punë, kur do të ishte më e lehtë për mua që t’i jepja ushqim të gatshëm.

Unë shpresoj ta vësh re se unë kurrë nuk të kërkoj të qëndrosh në shtëpi për të mos ndjekur aktivitetet e tua të punës dhe aktivitetet sportive. Si nënë, supozohet se unë do të jem në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë në dispozicion për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa ti je jashtë.

E di që kjo nuk është mënyra që kanë ndjekur prindërit tanë dhe kam inat edhe që ta kërkoj. Do të doja të mund t’i bëja të gjitha dhe të mund ta bëja të dukej më e lehtë. Dhe unë uroj që të mos kem nevojë për shpërblim për të bërë gjërat që shumica e njerëzve presin nga një nënë.

Por unë kam ngritur flamurin e bardhë dhe e pranoj se jam thjesht njeri. Unë po të tregoj se sa shumë nevojë kam për ty dhe nëse vazhdoj me këtë ngarkesë që kam, një ditë do të thyhem. Dhe kjo do të të lëndonte ty, fëmijët, dhe familjen tonë.

Sepse, le ta pranojmë: ju keni nevojë për mua, gjithashtu. ” /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Ky shtet vendos që në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës, jo vetëm i babait

Pas një fushate për sfidimin e tabuve rreth emrave të grave, Qeveria e Afganistanit ka marrë vendim që në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës e jo vetëm i babait, siç është vepruar deri më tani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e nënshkroi plotësimin e ligjit që u kërkua nga aktivistët për të drejtat e grave, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Deri më tani, sipas ligjit afgan, vetëm emri i babait vendosej në letërnjoftimin e fëmijës. Përdorimi i emrit të një gruaje në publik në Afganistan është tradicionalisht veprim i papëlqyeshëm dhe mund të vlerësohet si fyerje.

Megjithatë, një fushatë e nisur tre vjet më parë me parullën “Ku është emri im” mori përkrahje të profilit të lartë nga figurat e njohura dhe deputetët afganë.

Përmes një fushate të përhapur në rrjetet sociale, aktivistët e prezantonin veten duke përdorur emrin e vet dhe emrin e nënës.

Laleh Osmany, themeluese e kësaj fushate, tha se është shumë e kënaqur me rezultatin e arritur. “Nuk ka dyshim se kjo fitore është rezultat i fushatës së vazhdueshme dhe pajtueshmërisë në mesin e aktivistëve dhe qytetarëve”, tha ajo.

Komisioni për Çështje Ligjore i Qeverisë Afgane tha se vendimi për përfshirjen e emrit të nënës në letërnjoftimin e fëmijëve është një hap i madh drejt barazisë gjinore dhe realizimit të të drejtave të grave. / KultPlus.com

“Fëmijët nuk duhet t’i mbani rreth e rrotull atij dreq ekrani”

Poezi nga Roald Dahl

Përktheu: Edon Qesari

Kuptuam diçka me shumë rëndësi,

meqë jemi duke folur për fëmijë,

se nuk duhet kurrë, kurrë, t’i mbani

rreth e rrotull atij dreq ekrani.

Edhe më mirë, madje, do të jetë

ta fiknit fare atë aparat të metë.

Rrinë e shohin, shohin e rrinë prap’

derisa mendjen ua bën fare çorap,

derisa ata meken komplet pas tij

derisa i budalleps ai kazani kobzi.

E dimë, e dimë se fre veç ai u vë,

t’i hipin dritares patjetër që s’i lë,

nuk grinden e as bëjnë shamatë

ju lënë juve që të gatuani rehat,

apo enët të lani me ndonjë rast –

Po vallë, jeni ndalur veç për një çast,

ujin në zjarr ndonjëherë a e keni vën’

kolopuçëve tuaj a e dini ç’u bën?

Gjithë ndjesitë e tyre i bën gropë,

përfytyrimin ua çon mish për top!

Trurin ua përdhos, mendjen ua merr,

e trash një fëmijë, vështrimin ia err.

Ai më s’e dallon se ç‘është e vërteta,

se ku soset trilli dhe ku nis vetë jeta.

Porsi djath i prishur, trurin ia tharton,

fuqinë e mendimit krejt ia ngurtëson

Nuk mendon më, ai veç shikon!/ KultPlus.com

‘Merre me nanën telefonin dhe luaje një lojë’

Shkruan: Laureta Berisha Kosumi

E ulur vetëm në një restorant, po shikoja tri zonja tek po hynin brenda, njëra prej tyre me fëmijë. Meqënëse restoranti ishte i mbushur përplot dhe nuk kishte vende të lira, ato kërkuan leje të uleshin në një tavolinë me mua.

“Po, ju lutem urdhëroni uluni, nuk më pengoni”, ju thashë. Teksa porositën ushqimin, ajo që më bëri përshtypje, ishte qasja e nënës ndaj fëmijës i cili me një fytyrë që rrezatonte ëmbëlsi po shikonte me kërshëri dhe sikur priste që të kyqej edhe ai në bisedë. Por nëna i’u qas fëmijës: ” Merre me nanin telefonin dhe luje naj lojë”…

“Merre telefonin dhe luaj”, fjalë që më tingëllon akoma në vesh dhe nga e cila më lindën një mori pyetjesh në kokën time!

Pse nëna t’ia ofrojë fëmijës së saj telefonin, pse nëna ta lërë pasdore fëmijën vetëm e vetëm që të ndihet më rehat? A po prodhojmë vetë fëmijë të varur nga teknologjia. Përse ankohemi pastaj se fëmijët shohin gjithçka në internet, pse ankohemi se fëmijët tanë rrijnë të zhytur në mendime ose janë të dhunshëm, pse ankohemi se fëmija jonë nuk i bën detyrat me rregull, apo është i shpërqendruar?! Pa dashur ta gjeneralizoj shtrirjen e kësaj dukurie tek të gjitha nënat, por nga brenga e madhe karshi kësaj dukurie shumë negative me tendencë përherë në rritje, doja të ndaja mendimin tim.

Përdorimi pa masë i teknologjisë tek fëmijët është problem në rritje në përmasa shumë të mëdha. Duke u nisur nga varësia ndaj teknologjisë, pastaj dëmet shëndetësore që mund të sjellë, secili nga ne duhet të merrë masa paraprake që t’i ruajmë fëmijët tanë. Lind pyetja se si t’i ruajmë kur ata kanë qasje kudo? Shumë prindër u blejnë aparate teknologjike fëmijëve të tyre që t’ua plotësojnë dëshirën për të qenë në hap me kohën dhe për t’ua bërë më të lehtë qasjen në rrjetet sociale, apo në burime të informatave (moshat shkollore). Ata pastaj hyjnë dhe zhyten në detin e pafudëm të internetit, duke harruar madje edhe se duhet ngrënë, apo duke ngrënë me njërën dorë dhe me tjetrën janë në telefon, duke harruar që kanë detyrat e shtëpisë apo duke harruar të shkojnë edhe në shkollë! Të shohësh një fëmijë 4 vjeçar që posedon telefon madje edhe ipad, të duket shumë absurde, aq më absurde të duket kur nëna ja merr me vete kudo të dyja se mos po i shpenzohet bateria njërës dhe i ngelin punët shtetërore pa kryer, pastaj fëmija hyn në rrjetet të ndryshme të videove dhe sheh çkado, skena të dhunshme, dhe nga më të ndryshmet.

Teknologjia na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra dhe nëse përdoret me masë përfitimet dhe burimet informatave që mund të marrim përmes saj janë të mëdha, por për të pasur qasje fëmijët tanë deri në përmasat që shihet tani e që janë alarmante, duhet të mirren hapa konkret nga prindërit në kufizimin e përdorimit të internetit, pasiqë nga nga moshat disa muajshe që u’a vënë prindërit (shumë nga ta) telefonin para me këngë dhe gjëra tjera për fëmijë e deri tek moshat adoleshte, është mbase për t’u preokupuar për shëndetin e fëmijëve tanë qoftë fizik dhe psiqik të tyre. Fëmijët tanë mund t’i ruajmë duke u kushtuar së pari vëmendje ne si prindër, duke ndarë kohën me ta, duke luajtuar me ta dhe duke qenë shumë të hapur me ta në çdo kohë dhe për çdo qështje. Madje vetë duhet të jemi shembull i gjallë në përdorimin e kufizuar të telefonit në prezencë të tyre, pasiqë jemi pasqyra më e mirë për ta dhe ata më shumë imitojnë veprimet tona sesa i marrin për bazë këshillat tona. Duke ua bërë të dashur sportet e ndryshme dhe leximin e librave, si dhe në këtë masë do të mbushim kohën e tyre të lirë dhe do të ndjehen madje shumë të relaksuar, poashtu do të bie gradualisht edhe dëshira për të kaluar tërë kohën e lirë në mjete teknologjike. Nuk mund t’ua heqim me dhunë apo kërcënime, sepse ishim ne ata që ua ofruam, ishim ne ata që i zhytem në këtë botë pasiqë fëmijët janë të pastër dhe imituesit tanë më të mirë, andaj duhet pasur kujdes që qasja jonë ndaj tyre të jetë e butë. Poashtu, mos ta harrojmë institucionet edukative, rrethin e jashtëm dhe shoqërinë ( për mosha më të rritura), e cila ka ndikim të madh në mirë(keq) formimin e një fëmije. Aspak se shoh të arsyeshme lejimin e telefonave tek nxënësit në ambientet e klasës, ku do të jetë vëmendja e atij nxënësi ndaj mësimit kur tërë kohën mendon se si ta bëjë selfien e radhës apo t’ua hedhë një sy të rejave të rrjetet sociale. Andaj patjetër duhet të ndalohet përdorimi i tel. gjatë orëve të mësimit.

Vajza ime e madhe kur ishte 4 vjeçe kërkoi t’ja blej një pije të gazuar, duke ja spjeguar sa e dëmshme është dhe asesi nuk bën për fëmijë mu drejtua ” nani po përse ti me babin e pini ndonjëherë pasiqë është kaq e dëmshme, a sdo ju bëj keq edhe juve si mua ?!” U turpërova nga pyetja e saj dhe më dha një mësim të mirë që të mos e këshilloi një gjë të cilën nuk e praktikoj vetë, aq më pak në një moshë kur i absorbon të gjitha ato që i sheh tek prindërit.

Prindër të dashur.. E di që të gjithë doni t’i shihni fëmijët tuaj në mënyrën më të mirë si: të shëndetshëm, të suksesshëm, të mençur, të mirëedukuar, të mirëkuptueshëm, marrës të këshillave, të dashur ndaj nesh, të dhimbshëm…. Mos të harrojmë se për të gjitha këto jemi vetë burimi, jemi ne ata që në çdo formë dojmë t’ua ofrojmë më të mirën qenieve më të dashura për ne, por gjatë kësaj rruge mund të bëjmë edhe hapa të gabuar, por që do të na kushtojnë në të ardhmen, andaj të kujdesemi për hapat që hedhim, qoftë edhe me mund dhe sakrifica të mëdha, të jenë hapa të sigurtë, të jemi të durueshëm gjatë kësaj rruge aspak të lehtë, pastaj kur shohim sukseset e pritura në fëmijët tanë, gjithsesi që do të themi se ja ka vlejtur i tërë mundi dhe koha e shpenzuar me ta. Të bëjmë atë që ne kemi në dorë dhe sa i kemi në dorë, kurse për tjerat lus Zotin t’i ruajë të gjithë fëmijët tanë dhe t’i bëj akoma më të mirë sesa që mendojmë ne, t’i ruajë nga shoqëria e keqe dhe t’ia dijnë vlerën dy gjërave: shëndetit dhe kohës së lirë./ / KultPlus.com

Publikohet raporti: Fëmijët që lexojnë kanë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë emocionale më të lartë

“Fëmijët që lexojnë për shkak se e shijojnë të lexuarit kanë mirëqenie psikologjike më të lartë; si dhe ata që lexojnë më shumë libra në vit kanë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë më të lartë emocionale”. Këto kanë qenë të gjeturat kryesore të raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të Kosovës”, publikuar sot në ambientet e Qendrës “Libart”.

Për gjashtë muaj me radhë organizata ETEA, Qendra për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore (QHPSM), dhe Qendra për Afirmimin të të Rinjve (CSAY), kanë punuar në realizimin e këtij raporti hulumtues, të gjeturat e së cilit kontribuojnë në fushën e edukimit dhe psikologjisë.

Në fjalën e saj hyrëse, menaxherja e projektit Fatime Rrahmani, tregoi më gjerësisht për rrjedhën e projektit, arsyet dhe konceptet e tij si dhe punën e organizatave partnere. 

Rrahmani tha se pothuajse i tërë projekti është realizuar virtualisht për shkak të kushtëzimit nga pandemia COVID-19. Ndërsa tregoi se ky studim thekson rëndësinë që të lexuarit ka në zhvillimin mendor te fëmijët. Po ashtu, shtoi se studimi është valid dhe se, sipas saj, mund të përdoret për intervenime në fushën e psikologjisë dhe edukimit. Fatime Rrahmani ndër të tjera tha edhe se sipas të gjeturave motivi i brendshëm është faktori kyç për nxitjen e procesit të të lexuarit.

E për të treguar më shumë për metodologjinë, rezultatet, përfundimet e rekomandimet e raportit, foli Diar Hajrizi, hulumtues kryesor i projektit.

Hajrizi, the se pjesëmarrës në projekt kanë qenë rreth 980 nxënës të klasave 6-9 të moshave 10-15 vjeç, dhe hulumtimi është shtrirë në 68 shkolla të 20 komunave të Kosovës. 

Diar Hajrizi, po ashtu tregoi se ndër të tjera, më këtë hulumtim kanë synuar ta masin edhe se cilat lloje të leximit dhe zhanret të librit ndikojnë në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale. 

Për më tej, ai u shpreh se rezultatet tregojnë se fëmijët që lexojnë më shumë libra dhe janë të regjistruar në bibliotekë gëzojnë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë emocionale më të lartë. 

 Nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë projekt, Dajana Berisha u shpreh se përkrahja e studimeve të tilla është e nevojshme pasi e ngrisin nivelin e raportit të shkencës, dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme në raport me tregun e punës. Berisha, gjithashtu shtoi se duhet të fokusohemi në të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Sipas saj, faza e parë është të nxënit në mosha të reja, faza e dytë formësimi dhe krijimi i identitetit dhe faza e tretë kontributi që pastaj ia dhurojmë shoqërisë. 

Për t’i komentuar të gjeturat nga prizmi psikologjik, e pranishme në panel ishte edhe psikologja Saranda Rexha.

Ajo tha se leximi duhet të promovohet si diçka që nxit kënaqësi dhe kjo duhet të fillojë nga mosha e hershme, më saktësisht para se të fillojnë procesin mësimor.  

Ndërsa, sociologu Roland Peraj, tregoi për trajtimin e fenomenit të lexueshmërisë nga këndvështrimi sociologjik.

Ai tha se janë disa faktorë që sipas tij e pengojnë nxitjen e procesit të leximit. Peraj theksoi se ndër ta, fakti kryesor është mungesa e kulturës së leximit, ndërsa aspekti historik, kurrikulat dhe infrastkruktura shkollore ndikojnë në uljen e nivelit të motivit për lexim. Ndërsa, sugjeroi të krijohet një strategji nacionale për lexim dhe të bëhet digjitalizimi i librave.

Nga audienca, Besnik Peci, psikolog dhe sociolog u shpreh se me këtë hulumtim janë vënë bazat e evidencës për rëndësinë e lexueshmërisë. Peci, njëherish psikolog i SOS Fshatrave të Kosovës, tha se prindërit dhe mësimdhënësit duhet t`i shpërblejnë dhe inkurajojnë fëmijët që lexojnë, dhe po ashtu, të krijojnë alternativa që leximi për fëmijët të jetë i këndshëm dhe jo i imponueshëm. 

Panelistët, po ashtu bënë më dije se përveç produkti kryesor të projektit që është raporti hulumtues, ditëve në vijim do të përurohet edhe skulptura që ngërthen trurin dhe librin, në faqet e së cilës do të gravohen rezultatet kryesore të raportit. 

Fatime Rrahmani, prezantoi edhe rekomandimet e dala nga projekti, disa prej të cilave janë: aplikimi i Biblioterapisë (seanca grupore me lexim të librave) nëpër shkolla, të hartohen më shumë hulumtime nga organizatat e shoqërisë civile dhe prindërit të investojnë në krijimin e këndeve me libra sipas preferencave të fëmijëve të tyre. 

Ky hulumtim është pjesë e projektit “Ndikimi i leximit aktiv në shëndetin mendor të fëmijëve” dhe është  përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe INDEP me burim financiar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjithashtu ky projekt përkrahet edhe nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

“Monumenti duhet të ndërtohet në bazë të historisë reale dhe jo në bazë të një biberoni”

Së shpejti pritet të ndërtohet Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999″, shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan KultPlus.

Autori i këtij kompleksi është Rrezeart Galica. Por ky kompleks memorial ka marrë kritika të shumta.

Duke e krahasuar me memorialët në botë që i janë kushtuar fëmijëve që kanë humbur jetën në luftëra, memoriali i ideuar nga Galica po konsiderohet i dobët.

Gazetarja Arbana Hajredinaj ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook teksa është shprehur se monumenti duhet të ndërtohet në bazë të historisë reale dhe jo në bazë të një biberoni si simbolikë që në realitet simbolizon vetëm moshën e fëmijëve që e përdorin biberonin.

Ky është reagimi i plotë i Arbanës:

Ne duhet të mësohemi që ta respektojmë artin. Duhet të mësohemi që ta respektojmë historinë. Duhet të mësohemi që ta respektojmë viktimën. Duhet të mësohemi që ta respektojmë fëmiun. Duhet të mësohemi që ta respektojmë veten dhe vendin tonë sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndërtojmë monumente. Monumenti duhet të ndërtohet në bazë të historisë reale dhe jo në bazë të një biberoni si simbolikë që në realitet simbolizon vetëm moshën e fëmijëve që e përdorin biberonin. Jo biberoni si monument sepse kufizon moshë dhe nuk ka kurrfarë domethënie. Monumenti ndërtohet në bazë të ngjarjes, historisë dhe me shumë ndjenja e dashuri. Po nuk i dhe jetë atij monumenti do të thotë që nuk ke bërë kurrgjë. Me një monument me biberon do të dukemi edhe më qesharakë sepse do të kuptohet që i kemi kushtuar monument biberonit. Po e bërë për famë e për para më mirë mos ja nis. / KultPlus.com

Nëna e mirë është ajo që bëhet e padobishme me kalimin e kohës

Ka ardhur koha për të shtypur impulsin natyror të nënës që dëshiron të vendosë pëllumbin nën krahë, ta mbrojë nga të gjitha gabimet, trishtimi dhe rreziku. Është një betejë e vështirë, e pranoj. Kur filloj të dobësoj veten, në luftën për të kontrolluar super-nënën brenda meje, mbaj mend frazën: “Nënë e mirë është ajo që bëhet e padobishme …”

Nëse e kam bërë detyrën time si nënë me korrektësi, duhet të bëhem e padobishme. Dhe para se një nënë të më akuzojë për mungesë dashurie, po shpjegoj se çfarë do të thotë. Të jesh “e padobishme” është të mos lejosh që dashuria e pakushtëzuar e nënës, e cila gjithmonë do të ekzistojë, të shkaktojë varfëri dhe varësi tek fëmijët, sikur të ishte një drogë, në një masë të tillë, që ata të mos jenë në gjendje të jenë të pavarur. Ata duhet të jenë të gatshëm për të ndjekur rrugën e tyre, për të bërë zgjedhjet e tyre, për të kapërcyer zhgënjimet e tyre dhe për të bërë gabimet e tyre në çdo fazë të jetës. Një humbje e re është një qëllim i ri; për të dy palët: nënën dhe fëmijën.

Dashuria është një proces i çlirimit të përhershëm, dhe kjo lidhje vazhdon të transformohet në rrjedhën e jetës. Deri në ditën kur fëmijët bëhen të rritur, krijojnë familjen e tyre dhe fillojnë ciklin përsëri. Ajo që u nevojitet është të kenë siguri se do të jemi me ta, të forta, në dakordësi ose në divergjenca, në triumf ose në dështim, të gatshme dhe të pranishme, se do u japim një përqafim të fortë dhe rehati në momente të vështira. Prindërit dhe nënat, në thelb, rrisin fëmijët e tyre për të qenë të lirë dhe jo skllevër të frikës. Kjo është sfida më e madhe dhe misioni kryesor.

Atyre që do jepu:

– Krahë për të fluturuar

– Rrënjë për t’u kthyer

– Arsye për të qëndruar.

T’i bëjmë fëmijët të pavarur dhe të sigurt në vetvete, për të jetuar një jetë të plotë dhe të ndershme. “Kur një nënë i do vërtetë, i edukon fëmijët për të mësuar të fluturojnë”. / KultPlus.com

Pse është e rëndësishme që prindërit të jenë kreativ para fëmijëve?

Gjëja më e rëndësishme për secilin prind, është mirëqenia dhe shëndeti i fëmiës së tyre, prandaj mundohen që në moshë të re, t’i pajisin ata me shprehi të mira të cilat qojnë në një sitl jetësor sa më të shëndetshëm për ta.

Prandaj, të qenit kreativ para fëmijëve bënë që edhe ata t’i përvetësojnë këto veti dhe tipare, transmeton Koha.

Fëmijët inkurajohen të jetë edhe vet sa më kreativ: Nëse fëmjët ju shohin sa më kreativ, ata i kopjojnë sjelljet tuaja. Nëse ju pëlqen të pikturoni, të shkruani histori ose të bëni muzikë, fëmijët spontanisht do të anojnë drejt këtyre shprehive sepse është diçka që janë mësuar ta shohin në shtëpi.

I mëson që ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa ekrani televiziv apo telefonat mobil: Nëse ju kaloni sa më pak kohë para ekranit televiziv ose telefonit mobil, atëherë edhe kërkesa dhe nevoja e fëmijëve tuaj për ekran do të jetë më e vogël. Ata e ndjekin shëmbullin tuaj, prandaj mundohuni të kaloni sa më pak kohë të lidhur për teknologji.

Lojërat kreative janë më të mira: Fëmijët argëtohen më shumë kur kanë ndërveprim me prindërit e tyre, sesa kur luajnë me lojëra. Prandaj nëse keni mundësi të tregoheni kreativ me aktivitete të cilat nuk përfshijnë lodra, ata do të mësojnë shumë më shumë duke kaluar kohë me ju, sesa duke luajtur me një objekt prej plastike që vezullon ose bënë zhurmë.

Kreativiteti e zhvillon imagjinatën e fëmijëve: Nëse i promovoni lojërat që e kërkojnë shfrytëzimin e imagjinatës së fëmijëve tuaj, atëherë ata do të mësohen si ta zhvillojnë imagjinatën me rrëfimiet dhe personazhet e një loje, duke i bërë kështu edhe më produktiv. Pra është një përpjekje kreative në grup, e cila sjell shumë përfitime pozitive për më të vegjlit tuaj.

Kreativiteti siguron aftësi të rëndësishme jetësore: Për të qenë kreativ, duhet të jesh planifikues i mirë, të kesh durim, të jesh symprehtë, të kesh imagjinatë të shëndoshë dhe pasion për atë që e bënë. Këto janë vetëm disa prej aftësive tejet të rëndësishme, me të cilat lojërat kreative i pajisin fëmijët tuaj për të ardhmen.

Fëmijët kreativ mund të luajnë edhe vetëm: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të luajnë me moshatarë të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë aftësi të nevojshme shoqërore, por gjithashtu është e rëndësishme që fëmijët të dinë si ta argëtojnë veten, kur nuk ka të rritur të tjerë përreth. Një gjë e tillë i mëson ata të adaptohen me çdo situatë në jetë.

Kreativiteti lidhet me leximin e gjerë: Nëse ju e rrënjosni rëndësinë e leximit te fëmjët tuaj qysh në moshë të re, kjo mund t’i ndihmojë ata të jenë persona më kreativ edhe kur të rriten. Leximi i siguron ata që të jenë më të ekspozuar ndaj ideve të reja. Fotografitë dhe shkrimet e ndryshme e kanë aftësinë për t’i nxitur fëmijët që, edhe vet të merren me aktivitete kreative të kësaj natyre.

Pra, prindër të dashur, mos harroni që ju jeni shembull për fëmijët tuaj dhe luani rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Ata e kopjojnë çdo veprim tuajin, andaj mundohuni që para tyre të bëni vetëm veprime të mira që kontribuojnë në një stil sa më të shëndetshëm jetësorë. / KultPlus.com

‘Kur mësuesit pushojnë, nënat rënkojnë’

Aforizmat pasqyrojnë të gjithë fushat e jetës. Ato janë pjesë e thesaritë të mençurisë së botës, pavarësisht nga popujt e origjinës së tyre, kjo sepse ato i drejtohen të vërtetave universale, që i rezistojnë kohës.

Për kënaqësinë e lexueve tanë kemi përzgjedhur një gjerdan të ndritshëm me brilantët e mençurisë britanike.

Të rinjtë mendojnë se të vjetrit janë të krisur, ndërsa të vjetrit e dinë se të rinjtë janë të krisur.

Tiranët në shtëpi dhe qeveri dallohen vetëm nga madhësia e pushtetit.

Ushqehu si të të pëlqejë, por vishu si të tjerët.

Zemra e nënës është shkolla e fëmijës.

Zoti i shtëpisë gjithnjë kupton i fundit.

Të dobtit, të pasuruarit shpejt, hajduti dhe mashtruesi nuk janë të çiltër.

Të gjitha vajzat janë të mrekullueshme! Prej nga dreqi dalin aq gra të padurueshme?

Të gjithë jemi pjesë e një gjithësie të mrekullueshme.

Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh gjithçka.

Ti je i sinqertë, unë jam xhaxhai yt, ja dy gënjeshtra.

Suksesi ka shumë baballarë, ndërsa dështimi është jetim.

Ruaju nga gratë e këqija dhe nga pranvera e hershme.

Pemës që dëshiron t’i shijosh frutat, mos ia këput lulet.

Përgjigjja më e shkurtër për diçka është ta bësh atë.

Një gardh në mes e mban gjallë miqësinë.

Një vullnetar vlen sa dy të detyruar.

Ngadalësia dhe konstantja fitojnë garën.

Nuk ka shurdh më të madh se ai që s’do të dëgjojë.

Nuk mund të hidhet valle njëkohsisht në dy dasma.

Ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi të krenarisë popullore, në politikë quhen dobësi.

Në Amerikë, presidenti drejton katër vite, shtypi gjithmonë.

Nëse do një pemë, do duash edhe degët e saj.

Nëse këshilla është e mirë dhe e dobishme nuk ka rëndësi kush e jep.

Morali i popujve varet nga respekti që kanë për gratë.

Mos e ndërto portën më të madhe se shtëpinë.

Mund të mos merresh me politikë por ajo merret me ty.

Më mirë të jesh jashtë botës sesa jashtë modës.

Kush tepër përulet, nëpërkëmbet.

Kush krenohet me rrobat, merr famën e rrobaqepsit.

Kishte aq uri, sa nuk mund të priste priftin të thoshte uratën.

Korbi, kur udhëton jashtë shtetit, kthehet përsëri po aq i ri.

Kur dalim në breg, më nuk lutemi.

Kur mësuesit pushojnë, nënat rënkojnë.

Keq kur gruaja di të gatuajë dhe nuk do, po ashtu edhe anasjelltas.

Këshilla e vonuar është si shiu pas të korrave.

Injoranca është një sëmundje vullnetare.

I riu e kërkon lumturinë tek e papritura, i vjetri tek zakoni.

Gruaja dhe anija kurrë nuk janë të pajisura sa duhet.

Gjithë tiranët dhe të ngjashmit kanë besuar në lirinë, por për vete.

Fituesit, jo rrallë shkatërrohen nga fitoret e tyre.

Fyerja më e madhe ndaj të ndershmit është dyshimi për ndershmërinë e tij.

Edhe sikur të rrëzohesha nga mbrapa, njëlloj do të thyeja hundët.

E varfër, dashuria nëse mund të matet.

Deti nuk refuzon asnjë lumë.

Drejtësia që nuk ëshë e njëtë për të gjithë është padrejtësi.

Dashuria është farefis me urrejtjen.

Anglezi do dashurinë, francezi bën dashuri.

Arti është ndërgjegja e njerëzimit, po ashtu edhe pasqyrë jete.

Barkat e vogla duhen mbajtur pranë bregut. Të mëdhatë mund të rrezikojnë më shumë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

KOMF: Qeveria të shkurtojë asfaltin, të rris përkrahjen e fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF përmes një letre iu është drejtuar Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për të kërkuar mbështetje të sektorit jo-qeveritar për ofrim të shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm.

KOMF ka kërkuar që gjatë planifikimeve dhe rishikimeve buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale.

Pandemia Covid-19 ka rënduar gjendjen e fëmijëve të cenueshëm, ku shumë prej tyre kanë mbetur pa shërbimet e nevojshme, sidomos fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e përfshirë në punë të rënda, fëmijët në situatë rruge, fëmijët e neglizhuar etj. Në këtë fazë është e rëndësishme që të merren hapat e nevojshëm për zbutjen e pasojave tek fëmijët duke ofruar shërbime direkte cilësore, përmes financimit të qëndrueshëm të shërbimeve për fëmijët e cenueshëm, rritjes të mbështetjes ndaj ofruesve të shërbimeve dhe kontraktimin e tyre në këtë periudhë të vështirë gjatë dhe pas pandemisë.

Organizatat Jo-Qeveritare ofruese të shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm mbështeten financiarisht nga niveli qendror (MPMS dhe MSH), donatorë ndërkombëtar, komunat dhe sektori i bizneseve. MPMS dhe MSH përmes procesit të thirrjeve publike çdo vit kanë financuar organizatat e licencuara për ofrimin e shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm dhe qytetarët në nevojë për shërbime. Këtë vit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, nuk ka pasur thirrje për mbështetje financiare të organizatave të licencuara që ofrojnë shërbime direkte. Poashtu, mbështetja nga sektori i biznesit ka rënë dukshëm për shkak të situatës të krijuar nga pandemia.

Për arsyet e cekura më sipër, KOMF kërkon:

– Shpalljen urgjente të thirrjeve të rregullta vjetore për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare për ofrim të shërbimeve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.

– Rritjen e buxhetit për financimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore direkte të ofruara nga sektori jo-qeveritar.

KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë Covid–19 dhe mund të bëhen rishikime buxhetore. KOMF kërkon që në kuadër të rishikimeve buxhetore të bëhet rritja e buxhetit për financimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore direkte për fëmijët e cenueshëm të ofruara nga sektori jo-qeveritar. / KultPlus.com

Reuters: Qindra fëmijë kanë humbur jetën nga koronavirusi si pasojë e kequshqyerjes

Sipas Reuters, besohet se qindra fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, pavarësisht se deri tani ekspertët rreth botës kanë thënë se koronavirusi nuk i rrezikon të rinjtë dhe fëmijët.

“Covid-19 na ka dëshmuar që ne duhet ta luftojmë ushqyerjen e keqe, pasiqë shumë fëmijë në Indonezi për shkak të kushteve të këqija dhe kequshqyerjes kanë humbur jetën nga koronavirusi”, tha Achmad Yurianto, ministër i shëndetësisë në Indonezi.

Ai ka thënë se shumica e fëmijëve në Indonezi janë të prekur nga kequshqyerja dhe anemia, gjë e cila e ka rritur ndjeshmërinë e tyre ndaj koronavirusit.

Kujtojmë se Indenezia kishte shënuar rastin e parë me koronavirus në mars të këtij viti, dhe deri tani ka regjistruar përafërsisht 2.000 vdekje. Në bazë të informacioneve, 715 persona nën moshën 18 vjeç  ishin infektuar me virus, 28 prej të cilëve kishin ndërruar jetë.

Indonezia ka 270 milion banorë, të cilët vuajnë nga kequshqyerja dhe probleme të tjera, që vijnë si pasojë e zhvillimit të dobët ekonomik.

Sipas ekspertëve, me këtë rast duhet të kuptojmë që mënyra e të ushqyerit ka një ndikim të madh në imunitetin e fëmijëve, prandaj të gjithë duhet ta kenë parasysh këtë  dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi këtij aspekti. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Pandemia rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë

Gjendja e fëmijëve në Kosovë është rënduar edhe më tej pas përhapjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Shumë fëmijë kanë mbetur pa shërbime sociale, ndërkaq shumë të tjerë po shfrytëzohen për punë të rënda, e në raste të tjera edhe po trafikohen. Niveli lokal nuk e ka prioritet një gjë të tillë, ndonëse edhe buxheti që ndahet, nuk mjafton as për subvencionim.

Kështu u tha në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku KOMF ka publikuar raportin e monitorimit “Komuna ime, e drejta ime sociale”.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, fëmijët në këtë ditë ndërkombëtare janë në gjendje edhe më të rëndë.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa shërbime. Po ashtu fëmijët të cilët janë të përfshirë në punët e renda po abuzohen dhe po janë pre e trafikimit. Fëmijët nuk po trajtohen me prioritet as nga qeveria e komunat. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve është aprovuar me 29 qershor vitin e kaluar. Ky ligj pritet të hyjë në fuqi ne korrik. Investimi në fëmijë është i domosdoshëm, në Kosovë gjendja sociale është rënduar. Pikët e dobët mbesin shërbimet sociale sidomos për fëmijët”, tha Kelmendi.

Bukureza Surdulli nga KOMF tha se për këtë raport kanë monituar 7 komuna të Kosovës.

Sipas saj, për shkak të mos implementimit të procesit të decentralizimit, në ministrinë e punës shumë persona mbesin pa shërbime.

“Mos vullneti politik nga niveli qendror dhe lokal, dhe kështu nuk është implementuar procesi i decentralizimit. Komunat nuk ndajnë buxhet për shërbime sociale. Deri më tani nuk është bërë postimi i shërbimeve sociale, kur ndahet buxheti nuk dihet se sa do të jetë shuma në bazë të nevojave. Sa i përket buxhetit të ndarë nga komunat, ndajnë disa fonde ne formë të subvencioneve për OJQ-të që këto shuma janë të pakta dhe nuk mjaftojnë”, tha Surdulli.

KOMF vlerëson se duhet të fuqizohet komunat dhe qendrat sociale dhe se niveli lokal duhet të ketë persona të profilizuar të cilët merret vetëm me qendrat sociale./ KultPlus.com

Ahmeti: Ende ka shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook ka thënë se fëmijët me nevoja të veçanta duhet të jenë të lirë nga pengesat, dhe se ata duhet të përfshihen për t’u zhvilluar, shkruan KultPlus.

Çdo fëmijë duhet të jetë i lirë nga pengesat në jetën e përditshme, edhe ato fizike edhe ato emocionale. Nuk ka zhvillim pa përfshirje. Qyteti jonë ende ka shumë punë për largimin e pengesave dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Falemnderit UNICEF Kosovo për fushatën që na kujton këtë prioritet. /KultPlus.com

Kur baballarët u këndojnë fëmijëve dhe i gëzojnë ata (VIDEO)

Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve është kryesori, ndaj aktivitetet që ata i ndërmarrin janë dobiprurëse për fëmijët, shkruan KultPlus.

Kjo video e bukur që është bërë e njohur nëpër rrjetet sociale shfaq disa baballarë teksa bëjnë muzikë për fëmijët e tyre të cilët duket se kënaqen dhe janë të lumtur.

Përfshirja e babait dhe nënës në jetën e vogëlushve është gjëja më e mirë që mund t’iu ndodh atyre. Muzika është terapi dhe fort e domosdoshme për secilin.

Dhuroni fëmijëve tuaj dashuri dhe muzikë, dhe s’do të mbetet aspak trishtim në zemrat e tyre. /KultPlus.com

Roli i artit në zhvillimin e fëmijëve

Nga Brunilda Basha

Arti është një element kryesor në zhvillimin intelektual të njeriut. Të qenit kreativ që në vegjëli ndihmon individin të ballafaqojë më lehtë situatat dhe të ketë larmishmëri zgjidhjesh së problemeve që mund të hasë në jetë. Të nxisësh krijimtarinë tek individi nuk do të thotë domosdoshmërisht të ndjekësh profesonin e artistit, e as të bëhesh artist i famshëm. Krijimtaria zhvillon nivelin mendimor, shoqëror dhe emocional. “Nëpërmjet eksplorimit të artit shumë probleme mund të kenë një numër të madh zgjidhjesh”- thotë Mary Ann F. Kohl.
Njëkohësisht pedagogë të Universitetit të Michiganit arritën në të njëjtën përfundim pas një studimi mbi lidhjen e studimit të artit nga fëmitë në moshë të vogël dhe suksesit që do kenë në jetë më vonë. Sipas tyre, fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj një shumëllojshmërie të gjerë të artit dhe veprave artizanale janë më të prirë për të krijuar shpikje të veçanta në të ardhmen, më të prirur të kenë ide origjinale dhe të jenë më kritik në çdo fushë.

Si Arti ndihmon Zhvillimin e Fëmijëve

Disa nga arsyet pse artet janë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve janë:
1. Arti promovon kreativitetin.
2. Arti stimulon vetbesimin.
3. Arti aftëson fëmijët në zgjidhjen e problemeve.
4. Ndihmon në kuptimin e vetes dhe botës së tyre.
5. Ndihmon fëmitë të kenë ndërveprim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin.
6. I ndihmon të jenë të përqendruar dhe të dedikuar ndaj diçkaje.
7. I ndihmon të ndërtojnë aftësinë e shkrimit.

Si të ndërtojmë një ambjent të rehatshëm për fëmijët që të mund të shpalosin idetë e tyre.

1. Mos kini frikë ta lini vendin rrëmujë. Mund të vendosni për një zonë të shtëpisë ku fëmija do jëtë i lirë ta përdorë si të dëshirojë dhe të mos ketë frikë të eksperimentojë.
2. Mundësojini të kenë mjete arti apo kinkalerie rreth e rrotull si lapsa, ngjyra, plastelinë, letra me ngjyra.
3. Ekspozojini punimet e fëmisë, komplimentojeni për çdo vizatim të tij/saj dhe mos e kritikoni duke e mësuar si të krijojë një punim perfekt. Lëreni të lirë dhe bëjeni të kuptojë se ajo ç’ka arritën ata është mjaftueshëm.
4. Dilni shëtitje nëpër vende ku manifestohet arti si muzeum, qëndra kulturore, teatër, nëpër rrugë e parqe.
5. Mundësojini libra të cilat lidhen me artin, libra me figura, me numra, më ngjitëse apo libra ngjyrosje.
6. Bashkëpuno me të gjatë proçesit të krijimit të artit. Pyete pse ka zgjedhur atë ngjyrë, atë formë apo vizatim, çfarë dëshiron të shprehë, etj./supergrate.net/ KultPlus.com

Irena, gruaja që shpëtoi mbi 2 mijë fëmijë nga Hitleri duke i futur në valixhe

Irena Sendler, ka shpëtuar 2.500 fëmijë hebraikë nga getoja e Varshavës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sendler para shpërthimit të luftës ka punuar si punonjëse sociale me familje të varfëra hebraike në Varshavë. Nga fundi i verës së vitit 1942 Sendler mbetet anëtare e lëvizjes së rezistencës Zhegota, e cila i ndihmon hebraikët.

Fëmijëve më të mëdhenj u jepte qetësues dhe u thoshte rojeve që ishin të vdekur, kurse emrat e të gjithë fëmijëve ajo i ruante në një listë speciale. Kur foshnjat brenda bodrumit të kampit qanin, Sendlerowa përdorte qenin e saj, i cili lehte sa herë t’i thuhej kështu në mënyrë që rojet të mos dëgjonin të qarat e fëmijëve hebrenj.

Ajo fshehurazi largon 2.500 fëmijë nga getoja në Varshavë dhe i dërgon në familje katolike dhe manastire. Fëmijët janë dërguar në valixhe dhe janë transportuar nga automjete zjarrfikëse dhe automjete për marrjen e mbeturinave apo nën palltot e njerëzve të cilët kanë patur qasje deri te lagjet hebraike. Aksioni është zbatuar në tetor të vitit 1940 deri në prill të vitit 1943, kur nazistët e djegin geton dhe i vrasin apo i dërgojnë në llogore koncentracione njerëzit që kanë jetuar në të.

Irena Sendler është arrestuar më 20 tetor të vitit 1943, e dënuar me vdekje, por e shpëtuar nga oficeri gjerman të cilin rezistenca arrin ta korruptojë.

Në vitin 1965 ajo u shpërblye për heroizëm me medalje nga instituti Jad Vashem nga Jerusalemi. / KultPlus.com

OBSh-ja: Fëmijët e botës përballen me të ardhme të pasigurt

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se asnjë shtet i botës tash për tash nuk ofron njëkohësisht mundësi për rritje të shëndoshë të fëmijëve dhe mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre.

Ekspertët e kësaj organizate paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm që i nxit konsumimin e ushqimit të shpejtë dhe pirjen e alkoolit nën moshën e pjekurisë po i rrezikojnë fëmijët.

Britania e Madhe u rendit në mesin e dhjetë vendeve me kushtet më të mira në botë për shëndetin dhe mirëqenin e fëmijëve. Megjithatë, ajo shënoi kthim prapa sa i përket sigurimit të mjedisit për përshtatshëm për të ardhmen e fëmijëve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Në raportin e Fondit për Fëmijë, i cili është pjesë e Kombeve të Bashkuara, u vlerësuan 180 shtete për mundësitë që ofrohen për fëmijët, me përqendrim te shëndeti, mirëqenia, shkollimi dhe ushqimi.

Rreth 40 ekspertë paralajmëruan se përparimi i arritur në dy dekadat e kaluara sa i përket mirëqenies së fëmijëve pritet të marrë drejtim të kundërt, nëse nuk bëhen ndryshime radikale nga qeveritë në mbarë botën.

Ata shtuan se rritja e temperaturës për 4 gradë deri në vitin 2100 do të ketë pasoja shkatërruese shëndetësore për gjeneratat e ardhshme, përfshirë rritjen e nivelit të oqeaneve, valëve të të nxehtit dhe shtimit të sëmundjeve ngjitëse. / KultPlus.com

Me nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, apelohet që fëmijëve t’u lehtësohen çantat

Me nisjen e gjysmëvjetorit të dytët të vitit shkollor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te prindërit dhe arsimtarët nëpër shkolla që të arrijnë të bëjnë zvogëlimin e peshës së çantave të rënda që bartin fëmijët.

IKSHPK ka thënë se “menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore!”

Ky institut po ashtu ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të shtojnë kujdesin gjatë lëvizjes në rrugë.

Problemi i çantave të mbingarkuara të nxënësve të shkollave fillore është i pranishëm qe një kohë në vend, me prindërit që shpesh janë ankuar, por që ende s’është gjetur një zgjidhje nga ana e autoriteteve mësimore. / KultPlus.com

Muzeu Historik rikthen buzëqeshjen e fëmijëve të prekur nga tërmeti

Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonave të tjera, pas shpalljes si të pabanueshme të banesave të tyre, janë strehuar nëpër komplekse hoteliere dhe qendra sociale.

Mes personave të prekur nga tërmeti ka dhe shumë fëmijë, të cilët e kanë përjetuar shumë këtë situatë të vështirë.

Për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen dhe për t’i kthyer buzëqeshjen këtyre fëmijëve që ndodhen në hotel, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi disa nga projektet edukative të tij.

“Muzeu lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël” shkuan pikërisht në një prej këtyre ambienteve, ku fëmijët kaluan disa orë të këndshme, duke luajtur, vizatuar, por dhe duke u njohur me trashëgiminë kulturore të vendit tonë, përmes kostumeve popullore, veglave muzikore e objekteve të tjera.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se, “Muzeu Historik Kombëtar shkon aty ku janë fëmijët dhe në këto momente, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe lehtësim, janë të vegjëlit e strehuar nëpër komplekse hoteliere dhe qendra sociale, për shkak të tërmetit”.

Ministrja shprehet se dy projektet edukative të Muzeut Historik Kombëtar bën që fëmijët të kalonin disa orë ndryshe duke luajtur, vizatuar dhe duke u njohur me trashëgiminë tonë kulturore.

Margariti tha se, “ndërsa po punojmë të gjithë bashkë për gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt për strehimin e tyre po përpiqemi t’u rikthejmë dhe buzëqeshjen fëmijëve ku në dispozicion të tyre janë të gjitha institucionet kulturore”. /atsh / KultPlus.com

Ekspertët: Fëmijët kanë nevojë për lodra të thjeshta, jo tabletë ose smartfonë

Larg smartfonët dhe tabletët nga duart e fëmijëve tanë të vegjël! Sinjalizimi, edhe pse i mbështetur nga një studim shkencor prestigjioz, erdhi në dhjetor 2018 nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila tregoi sesi përdorimi i telefonave celular, tabletëve, por edhe thjesht pajisjeve elektronike me ekrane të ndezura nuk rekomandohen për rritjen e fëmijëve tanë. Më mirë lodra të thjeshta dhe kreative, të cilat stimulojnë imagjinatën dhe zhvillimin e tyre njohës.

Raporti i publikuar nga AAP përqendrohet mbi të gjitha në këshilla për prindërit se çfarë lloj lodrash duhet t’u dhurojnë ose t’u japin fëmijëve nga lindja deri në moshën shkollore. Këshillat e ekspertëve të pediatrisë janë pikërisht këto:

“Lodrat kanë evoluar me kalimin e viteve dhe reklamat mund t’u japin prindërve përshtypjen se lodrat me një platformë” virtuale “ose dixhitale janë më arsimore […] Hulumtimi na tregon se lodrat më të mira nuk janë ato me dritë verbuese ose të shtrenjta ose që vijnë me një app për t’i përdorur”.

Cilat janë lodrat më të mira që stimulojnë krijimtarinë e fëmijës dhe gjithashtu marrëdhëniet e tyre me mjedisin dhe njerëzit përreth tyre? Sipas pediatërve amerikanë, Lodrat më të mira janë ato që përfshijnë prindërit dhe fëmijët të luajnë, të pretendojnë sikur apo dhe të ndërveprojnë së bashku […] Ju nuk merrni të njëjtën kënaqësi nga një tabletë apo një ekran. Dhe kur fëmijët luajnë me prindërit e tyre, këtu ndodh magjia e vërtetë, pavarësisht nëse ata janë duke u lodhur me personazhet e lodrave apo tullat apo enigmat së bashku”.

Shkurt, fëmijët mund të luajnë me tulla dhe puzzle për të zhvilluar aftësitë e tyre motorike, zhvillimin gjuhësor dhe njohës, vetëdijen hapësinore dhe aftësitë e para matematikore. Dhe kështu, të dashur prindër që jeni duke na lexuar, mos lejoni që fëmijët tuaj të vegjël të marrin telefona inteligjentë ose tableta ose ndonjë gjë që është dixhitale që nga mosha e hershme; stimulojeni kureshtjen e tyre me lodra apo lojëra edukative ose “sociale” … ato do të përfitojnë në të ardhmen! / KultPlus.com