A janë lëvdatat përgjigja e duhur për vetëbesim tek fëmijët?

Kush jam unë dhe cili është roli im në botë? Fëmijët lindin pa përgjigje për këto pyetje të ngutshme. Përderisa rriten, ata fillojnë të formulojnë përgjigjet, madje pa shumë mundim. Brenda pak vitesh, ata fillojnë të njohin veten në pasqyrë, i referohen vetvetes me emrin e tyre, e vlerësojnë veten përmes syve të të tjerëve dhe e kuptojnë qëndrimin e tyre në një grup shoqëror.

Me kalimin e kohës, dallimet e shprehura individuale lindin në vetë-konceptin e fëmijëve. Disa fëmijë e pëlqejnë veten e tyre, ndërsa të tjerët ndihen negativisht për veten e tyre. Disa fëmijë e shohin veten si superiorë dhe meritojnë trajtim të veçantë, ndërsa të tjerët e konsiderojnë veten të jenë në një plan të barabartë me të tjerët. Disa fëmijë besojnë se mund të rriten dhe të ndërtojnë aftësitë e tyre, ndërsa të tjerët besojnë se aftësitë e tyre janë të fiksuara dhe të pandryshueshme. Por nga vijnë këto dallime individuale? Çfarë i bën fëmijët të shohin veten e tyre në mënyrën që e shohin ata?

Vetëbesimi është aftësia e individit për të njohur vlerën e vet. Këto ndjenja të vetëvlerësimit zhvillohen shumë herët në fëmijëri, prandaj prindërit luajnë një rol mjaft të madh në përcaktimin e asaj që fëmija i tyre mendon për veten e tij. Një vetëvlerësim i fortë do të veprojë si një armë kundër sfidave në jetë, me të cilat fëmija juaj do të përballet. Pra, prindërit duhet të shmangin sjellje të caktuara që mund të ndikojnë në fëmijën e tyre në një mënyrë jo të duhur. Këtë e shpjegon shumë mirë hulumtimi i kryer nga Michelle Harris nga Universiteti i Kalifornisë dhe ekipi i saj (2015), në të cilën tregojnë se fëmijët zhvillojnë vetëvlerësim më të lartë kur marrin ngrohtësi nga prindërit e tyre. Prindërit e ngrohtë tregojnë një interes në aktivitetet e fëmijëve të tyre dhe ndajnë gëzim me ta, gjë që i bën fëmijët të ndihen të vëmendshëm dhe të vlerësuar. Hulumtimi tregon se fëmijët mund të zhvillojnë vetëvlerësim më të ulët dhe nganjëherë edhe narcisizëm kur prindërit e tyre u japin shumë lëvdata jashtëzakonisht pozitive dhe të fryra, të tilla si psh: ‘Uau, ju e keni bërë shumë mirë!. Një lavdërim i tillë i fryrë mund t’u japë fëmijëve një ndjenjë madhështie për momentin, por në të njëjtën kohë t’i bëjë ata të brengosen për të mos i përmbushur standardet e vendosura për ta.

Përktheu dhe përshtati: Dea Rexhepi
Referenca: Harris, M. A., Gruenenfelder-Steiger, A. E., Ferrer, E., Donnellan, M. B., Allemand, M., Fend, H & Trzesniewski, K. H. (2015). Do parents foster self-esteem? Testing the prospective impact of parent closeness on adolescent self-esteem. Child Development, 86, 995–1013./revistapsika/KultPlus.com

Kur fëmijët duhet të kenë telefon, këshilloi drejtorja e YouTube dhe Bill Gates

Një nga problemet më të mëdha sot është përdorimi i telefonave mobil nga fëmijët, duke luajtur lojëra të ndryshme dhe duke ndjekur video.

Organizata botërore për shëndetësi (OBSH) ka këshilluar prindërit që të kenë kujdes me edukimin e fëmijëve, duke i kthyer lojërat tradicionale për fëmijët.

Biznesmeni Bill Gates i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonin vetëm kur kanë mbushur 14 vjet, edhe pse fëmijët e tjerë veç më kishin mobilë. Gjithashtu ai e ka ndaluar përdorimin e tyre natën.

Suzan Vojcicki, drejtorja e YouTube-s i ka caktuar disa rregulla për pesë fëmijët e saj se si të përdorin teknologjinë. Ajo i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefon vetëm atëherë kur kanë dal vetë më nga shtëpia, duke përdorur transportin publik, diku në moshën 11 vjeçare.

Gjithashtu, gjatë udhëtimeve atyre ju është ndaluar përdorimi i telefonit, me qëllim që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën me familjen.

Sipas saj, këto rregulla duhet të vlejnë edhe për të moshuarit, që mos e përdorin telefonin derisa janë me shoqëri.

Sipas Shoqatës amerikane për pediatri, fëmijët çdo ditë kalojnë mesatarisht shtatë orë në ditë për përdorimin e telefonit./portalb.mk/KultPlus.com

Shenjat e atyre që s’kanë pasur dashuri në vegjëli!

Ka qëndrime, sjellje karakteristike që zbulojnë njerëz që nuk janë dashur si fëmijë. Angela Osvalt, Ph.D argumenton se “fëmijët, përveç ushqimit, veshjeve dhe strehimit, kanë nevojë për diçka tjetër. Mbështetja e tyre kryesore është afektive dhe psikologjike, sepse nëse nuk ndjehen të dashur ata do të tregojnë mangësi afektive si të rritur”.

Truri i fëmijës: vitet e fëmijërisë së hershme janë një periudhë e ndryshimit të shpejtë në trurin e fëmijëve.

Në këtë periudhë lidhjet komplekse të rrjetit janë formuar me ritme gjithnjë e më të shpejta. Formimi i neuroneve të trurit, një proces i njohur si myelination, përfundon në 80% nga mosha katër vjeçare. Me fjalë të tjera, truri i të ardhmes së të rriturve është pothuajse tërësisht i përfunduar.

Sipas shumë shkencëtarëve, nënndërgjegjja njerëzore dikton rreth 95 për qind të sjelljes sonë.

Kur bëhet ky “programim I nënndërgjegjeshëm”? Në thelb nga lindja deri në 6 vjet. Çfarë do të thotë kjo?

Peg Streep, një psikolog i Nju Jorkut, shpjegon marrëdhëniet midis fëmijërisë së hershme dhe jetës së të rriturve: “Ndërsa është e vërtetë që përvoja e fëmijërisë është e ndryshme nga fëmija tek fëmija … ende ka pasoja të mëdha dhe të dokumentuara që mund të bëhen mbi efektin e përvojave të jetuara nga secili fëmijë.

Ato janë esenciale për të kuptuar se si fëmijëria ka formuar personalitetin dhe sjelljen”.

Ne shohim 7 pasoja tipike që ndodhin kur një fëmijë nuk ka mbështetje të duhur psikologjike dhe emocionale.

1 – MUNGESA E BESIMIT

Zhvillimi i një ndjenje besimi në një nivel individual kërkon një mjedis të qëndrueshëm të jashtëm. Gjatë fëmijërisë, është thelbësore që njerëzit rreth fëmijës të jenë të balancuar dhe të transmetojnë besim.

2- INTELIGJENCA E ULËT EMOCIONALE

Fëmijët mësojnë të interpretojnë emocionet kryesisht nëpërmjet komunikimit të përbërë nga fjalë dhe gjeste. Që të dyja luajnë një rol vendimtar për të ndihmuar fëmijën të shprehë ndjenjat e tij, të menaxhojë frikën, të kuptojë emocionet negative dhe të zhvillojë elasticitetin. Pa mbështetjen e duhur të durimit dhe dëgjimit, fëmija mund të mos jetë në gjendje të zhvillojë një inteligjencë emocionale si i rritur.

3- MUNGESA E VETEVLERESIMIT

Për fat të keq, fëmijët që rriten në një mjedis të pakujdesshëm kurrë nuk zhvillojnë një ndjenjë të shëndetshme të vetëvlerësimit. Një fëmijë i padëshiruar pothuajse me siguri do të ndiejë një mungesë të vetëvlerësimit, e cila shpesh rezulton në një ndjenjë të pajustifikuar të dështimit.

4- MARREDHENIET TOKSIKE

Truri i njeriut mëson kryesisht nëpërmjet shoqërimit dhe njohjes së modelit. Ata që jetojnë në mjedise toksike, domethënë në mjediset me qetësi të prishur, do të priren që të rriten të kërkojnë të njëjtin model social dhe të marrëdhënieve.

5- SIGURIA E PËRHERSHME

Çdo ekspert i shëndetit mendor do të pajtohet që një mjedis pozitiv jashtë shtëpisë ndihmon, të paktën deri në një farë mase, të neutralizojë negativitetin që gjendet brenda shtëpisë. Por këtu lind pyetja spontane: nëse një fëmijë nuk gjen mbështetje dhe brenda shtëpisë së tij, si do t’i besojë dikujt jashtë saj?

6- DEPRESION DHE ANKTH

Jo çuditërisht, fëmijët e padëshiruar shpesh përballen me probleme të këtij lloji. Depresioni dhe ankthi janë dy problemet më të zakonshme të shëndetit mendor në botë. Dhe shanset e një të rrituri në zhvillim, rriten ndjeshëm kur ai ka një të kaluar me mungesë dashurie.

7 – SUPERNDJESHMERIA

Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën “Mos i trego gjerat personale”. Por kjo është gjendje e atyre që janë rritur në një mjedis të ftohtë dhe të vështirë dhe si një i rritur ndonjëherë vuan çdo situatë ose episod në të cilin ndjeshmëria individuale testohet ashpër. Gjithkush ka mënyrën e vet për të treguar dashuri për fëmijët; por është duke treguar dashuri – pavarësisht nga metoda – themeli për pjesën tjetër të jetës së tyre. / KultPlus.com

Shtëpia me libra u ndihmon fëmijëve të lulëzojnë

Një fëmijë që rritet në një shtëpi me të pakten 80 libra do të jetë më i mirë me shkronja e numra kur të rritet. Një bibliotekë në shtëpi rrit shkathtësitë e fëmijës në lexim e matematikë më shumë se një bibliotekë shkolle. Të rritesh në një shtëpi ku çmohet dituria, çon në kërkim të diturisë gjatë gjithë jetës.

Mesatarja e numrit të librave në një shtëpi në SHBA është 114, sipas një studimi të quajtur “Kultura e dijes: si librat në fëmijëri i rrisin shkathtësitë për shkronja e numra dhe teknologji.” 114 është numër i mirë. Autorët e studimit kanë studiuar 160.000 të rritur mes viteve 2011-2015 dhe kanë gjetur se të pasurit 80 ose më shumë libra në shtëpi rezulton me nivele dukshëm më të larta të dijes në gjuhë, matematikë dhe teknologji. Studimi ka gjetur se “të rritesh në një shtëpi me bibliotekë t’i rritë shkathtësitë në këto fusha përtej përfitimeve nga edukimi prindëror ose shkollimi.”

Fëmijët e rritur në shtëpi të këtilla e që kanë kryer veç shkollë të mesme, kanë rezultuar po aq të aftë në këto fusha sa ata që kanë kryer fakultet e që janë rritur në shtëpi me shumë pak libra.

Pse të jetosh në një shtëpi me bibliotekë të ndihmon?

Studimi sugjeron se këtu ka dy faktorë. Së pari është ndikimi i rritjes në një mjedis shoqëror të dijes dhe të mësuarit, pasi “ekspozimi i adoleshentëve ndaj librave është një pjesë integrale e praktikave shoqërore që nxisin kompetencat afatgjata njohëse”. Së dyti, leximi shpesh ndihmon individët të zhvillojnë aftësitë e lidhura me të, dhe, siç thotë studimi, “Ekspozimi i hershëm ndaj librave në shtëpitë e prindërve është i rëndësishëm sepse librat janë pjesë integrale e rutinave dhe praktikave që rrisin kompetencat njohëse gjatë gjithë jetës”. Për më tepër, “Këto kompetenca lehtësojnë arritjen arsimore dhe profesionale, por ato gjithashtu hedhin themelet për aktivitete rutinë gjatë gjithë jetës që rrisin aftësitë për shkrim-leximin dhe matematikë”.

Konkluzionet e studimit duhet të jenë inkurajuese për familjet në mbarë botën që nuk janë në gjendje të ofrojnë arsim të lartë për fëmijët e tyre. Duke pasur libra në shtëpi mund t’u ndihmojë fëmijëve në aftësitë e leximit dhe të matematikës edhe pa shpenzimet për kohën në klasë.

Për ata që mund të dërgojnë fëmijët e tyre në universitet, studimi sugjeron që rritja e një fëmije në një atmosferë librash mund të jetë një parakusht për të përfituar më shumë nga arsimi i lartë dhe, sigurisht, i siguron fëmijës një shans edhe më të madh suksesi në jetë.

Burimi: weforum.org

Jo celular, jepuni fëmijëve një instrument muzikor për këto arsye, thotë shkenca

Terapia muzikore ndihmon në rritjen e humorit dhe përshpejton shërimin. Ja disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj.

Përveç kësaj, mësimet e muzikës përshpejtojnë rimëkëmbejn e njerëzve që kanë pësuar një goditje. Ka gjithashtu dëshmi që tregojnë se trajnimi muzikor në fëmijëri i mbron njerëzit nga zhvillimi i çmendurisë në të ardhmen. Bright Side, tregon disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj:

Rrit koordinimin

Teksa luani një instrument muzikor, truri përkthen shënimet që i sheh në lëvizjet e dorës. Ky shkëmbim ndodh me shpejtësinë e ritmit të melodisë. Ky koordnim i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të saj, shpejton reagimin e trurit dhe përmirëson funksionimin kognitiv.

Përmirëson dëgjimin

Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e tingujve individualë. Kjo është arsyeja pse muzikantët kanë një dëgjim kaq të mrekullueshëm. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se, për muzikantët, është e lehtë të identifikohen tingujt dhe zërat e veçantë në një mjedis të zhurmshëm.

Heq stresin

Dëgjimi i muzikës ndihmon për të tërhequr vëmendjen nga një ditë stresuese. Fakti është se emocionet e përsëritura vënë në fokus një aktivitet pozitiv, i cili ndihmon në reduktimin e stresit. Mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të lehtësojë pagjumësinë dhe depresionin.

Mpreh funksionimin e trurit

Luajtja e një instrumenti është një stërvitje e vërtetë e trurit. Muzikantët rrallë kanë probleme me kujtesën. Fakti është se duke luajtur muzikë ndihmon për të përmirësuar performancën mendore. Muzika gjithashtu mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe çmendurisë. /KultPlus.com

Sonte fillon ekspozita e qeramikës me punimet e fëmijëve

Studio e qeramikës URA, sonte do e bëjë hapjen e Ekspozitës së fëmijëve, ME punimet e tyre të qeramikës, ku do jetë e hapur deri me 24 qershor, ku sonte ekspozita do të filloj prej ores 20:00.

Pas përfundimit të kursit të qeramikës për fëmijë Studio URA ju fton të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së qeramikës së fëmijëve.

Me këtë rast do të prezentohen punët e para të realizuara të qeramikës të pjesëmarrësve te vegjël.

Në ditët e sotme kur çdo gjë ecën drejtdigjitalizimit dhe teknologjisë kursi i qeramikës kishte për qëllim që fëmijëve t’u jepet mundësia në një ambient ndryshe nga e përditshmja dhe përmes trajtimit të argjilës të kenë mudësi të shprehin kreativitetin e tyre e njëkohësisht t’u ofrohet mundësia e njohjes së një bote shumë të lashtë e modeste siç është bota e qeramikës e cila ofron dhe mudëson shumë.

Pjesëmarrësit: Era Haxhibrahimi, Dora Dushi, Kenza Begolli, Siar Deshishku, Renea Fetahu, Era Fetahu, Herona Fetiu, Jeta Mehmeti, Tea Krasniqi, Dinah Kryeziu.

Ekspozita do të mbahet në ambientet e Studios URA, me lokacion Bregu i Diellit, Qendra tregtare, nga data 19.06.2019 – 24.06.2019 prej 20:00h

Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, duhet të jeni në jetën e tyre sot

– Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet. Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.

– Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta

– Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!

– Një njeri me të vërtetë i pasur është ai që, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur duart e tij janë bosh.

– Mos i mësoni fëmijës tuaj se si të bëhet i pasur. Mësoje se si të bëhet i lumtur … Pra, kur të rritet, ai do të njohë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre …

– Mendoj se na intereson më shumë të lëmë një planet më të mirë për fëmijët tanë sesa fëmijët më të mirë për planetin tonë.

– Një vajzë pesëvjeçare pyeti vëllain e saj më të madh: “Çfarë është dashuria?” Ai u përgjigj: “Dashuria është që ti të vjedhësh çokollatën time nga çanta ime dhe unë të vazhdoj ta vendos në të njëjtin vend …”

– Çdo baba duhet të kujtojë, se një ditë, djali i tij do të ndjekë shembullin e tij dhe jo këshillën e tij!

– Ju e kuptoni se fëmijët tuaj po rriten kur ata ndalojnë t’ju pyesin se nga kanë ardhur, dhe nuk pranojnë t’ju tregojnë se ku shkojnë.

– Pas çdo fëmije që beson në vetvete është një i rritur i cili e ka besuar më parë këtë.

– Një fëmijë ka nevojë për…
 një zemër të duruar për ta dëgjuar atë
 dhe jo një mendje të ndritshme për ta kritikuar atë
 për krahë të hapura që e pranojnë atë, 
 dhe jo sy të rreptë që i shohin gabimet e tij
 duart e sjellshme që e drejtojnë
 dhe jo një zë i fortë që e urdhëron.


– Fëmijët: Ju kaloni dy vitet e para të jetës duke i mësuar ata të ecin dhe të flasin. Pastaj kaloni 16 vitet e ardhshme duke u thënë atyre të ulen dhe ta qepin.

– Çdo fëmijë është një artist. Çështja është se si të mbetet një artist në rritje.

– Dhurata më e mirë që mund tu bëni fëmijëve tuaj, janë rrënjët e përgjegjësisë dhe krahët e pavarësisë.

– Fëmijët kanë nevojë më shumë për standarde se sa kritika.

– Mos harroni se fëmijët, martesat dhe lulet pasqyrojnë llojin e kujdesit që ata marrin.

– Kam kuptuar se mënyra më e mirë për tu dhënë këshilla fëmijëve tuaj, është për të zbuluar se çfarë është ajo që ata duan dhe pastaj të këshillosh ata të bëjnë.

– Ka disa gjëra që fëmijët nuk bën që t’i dinë, sepse sapo t’i mësojnë ato, nuk do të jenë më fëmijë.

– Fëmijët janë ende simbol i bashkëjetesës së përjetshme të dashurisë dhe detyrës.

– Tre gjëra i bëj mirë: punë, gabime dhe fëmijë.

– Bijtë besojnë në virtytin e nënave të tyre, dhe vajzat gjithashtu, por më pak.

– Një fëmijë të cilit nuk nuk i lejohet të respektojë prindërit e tij, nuk do të ketë respekt të vërtetë për asnjë.

– Vetëm fëmijët e dinë se çfarë ata janë duke kërkuar.

– Fëmijët nuk duhet të dëgjojë sharje, sepse vetëm në këtë mënyrë duke u rritur do të fitojnë dinjitetin.

– Fëmijët janë kureshtarë. Fëmijët vëzhgojnë milingonat ndërsa të rriturit i shkelin.

– Nuk kam takuar kurrë ndonjë që nuk kishte shumë fëmijë të zgjuar. Pyes veten se si humbet e gjithë kjo zgjuarsi në moshën e rritur.

– S’është vështirë të bëhesh baba, por vështirë është të jesh baba.

– Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë.

– Fëmija i parë është vazhdimësia e kukullës së fundit.

– Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.

– Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji; fruti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.

– Shërbimi më i madh që mund t’u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre.

– Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar.

– Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi.

– Babai duhet të jetë shok dhe person i besuar, e jo tiran i fëmijëve.

– Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.

– O, vite të lumtura. Kush nuk do edhe një herë të bëhet fëmijë!

– Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale.

– Rroba e shqyer korrigjohet, por fjalët e ashpra thyejnë zemrën e fëmijës.

– Grindjet e prindërve me fëmijët nuk është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhjen, por njohja e shkakut çon në një zgjidhje.

– Dashuria e vërtetë për fëmijën do të na tregojë se si t’i ndihmojmë ata me qetësi dhe dashuri, për t’u bërë njerëz të lumtur dhe të balancuar.

– Qëllimi më i madh në një botë që ndryshon vetëtimthi duhet të jetë përgatitja e fëmijëve në ndryshim.

– Gjëja më e këndshme që mund të na ndodhë është të dëgjojmë qeshjen e një fëmije.

– Të rriturit nuk e dinë se një fëmijë mund të japë një këshillë të mirë edhe në rastin më serioz.

– Shpirti shërohet kur jeni pranë fëmijëve.

– Si është e mundur, në aq pak kohë, që një fëmijë që i frikësohej errësirës të bëhet një adoleshent i cili dëshiron të qëndrojë gjithë natën jashtë?

– Nëse i vlerësojmë fëmijët tanë, duhet t’i adhurojmë prindërit e tyre.

– Kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk bëjnë shumë për veten e tyre. 


– Kur kupton më së fundi se babai juaj zakonisht kishte të drejtë, tashmë keni rritur një djalë i cili është i bindur se babai i tij zakonisht nuk ka të drejtë. 


– Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë.

Për një adoleshent, nuk ka asgjë më të bezdisshme në këtë botë sesa një prind.

Mosha e adoleshencës është faza e fundit e jetës që gëzon kur dëgjon se thirrja telefonike është për ju.

Një fëmijë, vetëm nëse ndihet mirë mund të mendojë si duhet.

Prindërit shpesh flasin për brezin e ri sikur të mos kishin të bënin me të.

“Asgjë nuk është më e dashur për një baba se sa vajza e tij.”

“Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre është se si të përparojnë pa ata.” 

Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.

“Të gjithë të mëdhenjtë dikur ishin fëmijë … por vetëm pak prej tyre e mbajnë mend.”

Nuk ka nevojë më të madhe për fëmijërinë sesa mbrojtja prindërore.

Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.

Të gjithë fëmijët, përveç meje, rriten.

Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin.

Fëmijët janë pasuri e njeriut të varfër.

Për të kuptuar dashurinë e prindërve tuaj, bëni fëmijët tuaj.

I drejti e mëson fëmijën të tregojë të vërtetën gjatë gjithë jetës së tij.

Kini kujdes këtë thënie proverbiale: Fëmijët dhe të çmendurit tregojnë të vërtetën. Përfundimi: Njerëzit e mëdhenj dhe të mençur nuk e thonë kurrë atë.

“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.

Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.
Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes.


Fëmija më i thjeshtë që shkon në shkollë sot është i njohur me të dhënat për të cilat do të jepte jetën e tij Arkimedi.

Çdo fëmijë na sjell një mesazh se Perëndia nuk është zhgënjyer ende nga njeriu.

Anaharsis kur u pyet se për çfarë arsye nuk bën fëmijë, ai tha: Sepse i dua fëmijët.

Fëmija juaj nuk është prona juaj. Do ta konstatoni më së voni kur të përpiqeni ta shisni.

Gjëja më e vështirë që të rinjtë duhet të përballen sot është të mësojnë mënyra të mira pa i parë ato.

Fëmija i parë i çdo gruaje është vazhdimi kukullës së fundit të saj,

Jetim nuk është vetëm një fëmijë që nuk ka një prind, por edhe një që nuk ka interesin e prindit.

Për fat të keq, nuk mund të bëhemi më si fëmijët. Por, në vend të kësaj, ne duhet të kujdesemi që fëmijët të bëhen si ne.

Kur fëmija i parë qau për herë të parë, të qeshurit u nda në një milion copa, dhe të gjithë kërcenin afër. Ky ishte fillimi i zanave.

Që të bëhen njerëz të mirë, fëmijët tuaj, shpenzoni dy herë më shumë para për ta dhe dy herë më shumë kohë.

Për fëmijët, dashuria është sinonim me kohën që u kushtoni.

Asnjë fëmijë nuk lind me një libër në krahë. Është detyrë e familjes ta vendosë librin në krahët e fëmijës.

Deri në moshën pesë vjeç, fëmijën tuaj ta keni si mbret, deri në të pesëmbëdhjetat si një shërbëtor, pas të pesëmbëdhjetave, si mikun tuaj.

Mos i burgosni fëmijët me dijen tuaj, sepse në kohë të tjera ata kanë lindur

Një nënë dikur i tha djaloshit të saj të vogël se Perëndia i bën njerëzit të mirë. Dhe ai u përgjigj: “Unë e di për Perëndinë, por ndihmojnë shumë dhe nënat”

Çdo brez thotë se sakrifikon jetën e tij për fëmijët. Përfundimisht, cili brez do të jetojë?

Të pasurit nuk kanë fëmijë, vetëm trashëgimtarë.

Prindërit u mësojnë fëmijëve të flasin, fëmijët u mësojnë prindërve të tyre heshtjen.

Tejkalimi i mbi-mbrojtjes prindërore është një lloj tjetër abuzimi.

Closeup portrait sad depressed, stressed, thoughtful, senior, old woman, gloomy, worried, covering her face, isolated black background. Human face expressions, emotion, feelings, reaction, attitude





Gjykimi

Esad Mekuli

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. – ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet – t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse – kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë – errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shumë vullnet.

Testamenti i Mitrush Kutelit për fëmijët: Mos iu shkasë zemra kundër Shqipërisë, as kur do të vuani pa faj

Në foto: Shkrimtari MITRUSH KUTELI (13 shtator 1907 – 4 maj 1967) me të shoqen dhe me fëmijët e tij.

Kuteli: një tokë kjo tek gëlojnë gjarpërinjtë e të vrasin shokët, se u bën hije

Në letrën e lamtumirës, që “mjeshtri i fjalës së shkruar” ka lënë para vdekjes, më së pari këshillon fëmijët që të “mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë, as kur do të vuajnë pa faj”, duke vazhduar me përjetimet nga terreni i letërsisë, “një tokë kjo tek gëlojnë gjarpërinjtë e të vrasin shokët, se u bën hije”. Po çfarë thotë tjetër në tekstin e testamentit MITRUSH KUTELI, gjeniu i letrave shqipe:

E dashur Efterpi,

Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurt, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.

Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrat e këqia. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha, dhe e kam, të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minuta ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli.. Sipas mendjes sime shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehja e madhe, shkëputja nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike dhe shpirtërore. Që të dyja të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasoje e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qenë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç‘të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt. (…) Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsërit porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Ta kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qënë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë helmi i fundit që po të sjell.

Ne u bashkuam, rrojtmë dhe bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëhere kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di.. I di ditët dhe netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i le fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobektësi të madhe, në pamundësi për t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por këta vjete pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime së kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë të shkrimeve të mija – shqip dhe rumanisht – janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundër intereset vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me tradhëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetjak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi për veprimtarinë time praktike – në fushën ekonomike – në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht,veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve, sepse ata mbajnë nën vete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë, kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër englezëve për të njëjtën arësye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar,aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vendas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojet e para ka qënë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali m i k gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë m i k, po vetëm k a p i t a l. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë. Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij – të cilëve u le trashëgim punën dhe ëndrat e mija – të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë. Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin. Nisa të shkruaj një letrë të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva – ndonse më buçasin veshët e më dhemb koka prapa – dhe shiko se ku arrita.

Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.

1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

3 (…)

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.

Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo, fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarprinjtë. Të vrasin shokët, se iu bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi,butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë. Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit. (…)

Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

Yti, Dhimitraq

11 korrik,1966. Tiranë.(e hënë)

‘Merre me nanën telefonin dhe luaje një lojë’

Shkruan: Laureta Berisha Kosumi

E ulur vetëm në një restorant, po shikoja tri zonja tek po hynin brenda, njëra prej tyre me fëmijë. Meqënëse restoranti ishte i mbushur përplot dhe nuk kishte vende të lira, ato kërkuan leje të uleshin në një tavolinë me mua.

“Po, ju lutem urdhëroni uluni, nuk më pengoni”, ju thashë. Teksa porositën ushqimin, ajo që më bëri përshtypje, ishte qasja e nënës ndaj fëmijës i cili me një fytyrë që rrezatonte ëmbëlsi po shikonte me kërshëri dhe sikur priste që të kyqej edhe ai në bisedë. Por nëna i’u qas fëmijës: ” Merre me nanin telefonin dhe luje naj lojë”…

“Merre telefonin dhe luaj”, fjalë që më tingëllon akoma në vesh dhe nga e cila më lindën një mori pyetjesh në kokën time!

Pse nëna t’ia ofrojë fëmijës së saj telefonin, pse nëna ta lërë pasdore fëmijën vetëm e vetëm që të ndihet më rehat? A po prodhojmë vetë fëmijë të varur nga teknologjia. Përse ankohemi pastaj se fëmijët shohin gjithçka në internet, pse ankohemi se fëmijët tanë rrijnë të zhytur në mendime ose janë të dhunshëm, pse ankohemi se fëmija jonë nuk i bën detyrat me rregull, apo është i shpërqendruar?! Pa dashur ta gjeneralizoj shtrirjen e kësaj dukurie tek të gjitha nënat, por nga brenga e madhe karshi kësaj dukurie shumë negative me tendencë përherë në rritje, doja të ndaja mendimin tim.

Përdorimi pa masë i teknologjisë tek fëmijët është problem në rritje në përmasa shumë të mëdha. Duke u nisur nga varësia ndaj teknologjisë, pastaj dëmet shëndetësore që mund të sjellë, secili nga ne duhet të merrë masa paraprake që t’i ruajmë fëmijët tanë. Lind pyetja se si t’i ruajmë kur ata kanë qasje kudo? Shumë prindër u blejnë aparate teknologjike fëmijëve të tyre që t’ua plotësojnë dëshirën për të qenë në hap me kohën dhe për t’ua bërë më të lehtë qasjen në rrjetet sociale, apo në burime të informatave (moshat shkollore). Ata pastaj hyjnë dhe zhyten në detin e pafudëm të internetit, duke harruar madje edhe se duhet ngrënë, apo duke ngrënë me njërën dorë dhe me tjetrën janë në telefon, duke harruar që kanë detyrat e shtëpisë apo duke harruar të shkojnë edhe në shkollë! Të shohësh një fëmijë 4 vjeçar që posedon telefon madje edhe ipad, të duket shumë absurde, aq më absurde të duket kur nëna ja merr me vete kudo të dyja se mos po i shpenzohet bateria njërës dhe i ngelin punët shtetërore pa kryer, pastaj fëmija hyn në rrjetet të ndryshme të videove dhe sheh çkado, skena të dhunshme, dhe nga më të ndryshmet.

Teknologjia na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra dhe nëse përdoret me masë përfitimet dhe burimet informatave që mund të marrim përmes saj janë të mëdha, por për të pasur qasje fëmijët tanë deri në përmasat që shihet tani e që janë alarmante, duhet të mirren hapa konkret nga prindërit në kufizimin e përdorimit të internetit, pasiqë nga nga moshat disa muajshe që u’a vënë prindërit (shumë nga ta) telefonin para me këngë dhe gjëra tjera për fëmijë e deri tek moshat adoleshte, është mbase për t’u preokupuar për shëndetin e fëmijëve tanë qoftë fizik dhe psiqik të tyre. Fëmijët tanë mund t’i ruajmë duke u kushtuar së pari vëmendje ne si prindër, duke ndarë kohën me ta, duke luajtuar me ta dhe duke qenë shumë të hapur me ta në çdo kohë dhe për çdo qështje. Madje vetë duhet të jemi shembull i gjallë në përdorimin e kufizuar të telefonit në prezencë të tyre, pasiqë jemi pasqyra më e mirë për ta dhe ata më shumë imitojnë veprimet tona sesa i marrin për bazë këshillat tona. Duke ua bërë të dashur sportet e ndryshme dhe leximin e librave, si dhe në këtë masë do të mbushim kohën e tyre të lirë dhe do të ndjehen madje shumë të relaksuar, poashtu do të bie gradualisht edhe dëshira për të kaluar tërë kohën e lirë në mjete teknologjike. Nuk mund t’ua heqim me dhunë apo kërcënime, sepse ishim ne ata që ua ofruam, ishim ne ata që i zhytem në këtë botë pasiqë fëmijët janë të pastër dhe imituesit tanë më të mirë, andaj duhet pasur kujdes që qasja jonë ndaj tyre të jetë e butë. Poashtu, mos ta harrojmë institucionet edukative, rrethin e jashtëm dhe shoqërinë ( për mosha më të rritura), e cila ka ndikim të madh në mirë(keq) formimin e një fëmije. Aspak se shoh të arsyeshme lejimin e telefonave tek nxënësit në ambientet e klasës, ku do të jetë vëmendja e atij nxënësi ndaj mësimit kur tërë kohën mendon se si ta bëjë selfien e radhës apo t’ua hedhë një sy të rejave të rrjetet sociale. Andaj patjetër duhet të ndalohet përdorimi i tel. gjatë orëve të mësimit.

Vajza ime e madhe kur ishte 4 vjeçe kërkoi t’ja blej një pije të gazuar, duke ja spjeguar sa e dëmshme është dhe asesi nuk bën për fëmijë mu drejtua ” nani po përse ti me babin e pini ndonjëherë pasiqë është kaq e dëmshme, a sdo ju bëj keq edhe juve si mua ?!” U turpërova nga pyetja e saj dhe më dha një mësim të mirë që të mos e këshilloi një gjë të cilën nuk e praktikoj vetë, aq më pak në një moshë kur i absorbon të gjitha ato që i sheh tek prindërit.

Prindër të dashur.. E di që të gjithë doni t’i shihni fëmijët tuaj në mënyrën më të mirë si: të shëndetshëm, të suksesshëm, të mençur, të mirëedukuar, të mirëkuptueshëm, marrës të këshillave, të dashur ndaj nesh, të dhimbshëm…. Mos të harrojmë se për të gjitha këto jemi vetë burimi, jemi ne ata që në çdo formë dojmë t’ua ofrojmë më të mirën qenieve më të dashura për ne, por gjatë kësaj rruge mund të bëjmë edhe hapa të gabuar, por që do të na kushtojnë në të ardhmen, andaj të kujdesemi për hapat që hedhim, qoftë edhe me mund dhe sakrifica të mëdha, të jenë hapa të sigurtë, të jemi të durueshëm gjatë kësaj rruge aspak të lehtë, pastaj kur shohim sukseset e pritura në fëmijët tanë, gjithsesi që do të themi se ja ka vlejtur i tërë mundi dhe koha e shpenzuar me ta. Të bëjmë atë që ne kemi në dorë dhe sa i kemi në dorë, kurse për tjerat lus Zotin t’i ruajë të gjithë fëmijët tanë dhe t’i bëj akoma më të mirë sesa që mendojmë ne, t’i ruajë nga shoqëria e keqe dhe t’ia dijnë vlerën dy gjërave: shëndetit dhe kohës së lirë./www.familjadheshëndeti.com / KultPlus.com

A duhet prindërit t’i “gënjejnë” fëmijët për Babagjyshin

Santa Klausi i vëshur me të kuqe, mund të jetë mishërimi fizik i gëzimit të festës së Krishtlindjes, por fantazia e mbuluar me dëborë nuk është pa një lloj tensioni. Midis dhuratave të dhumta të festës, prindërit janë të zhgënjyer nga konsideratat filozofike dhe psikologjike:A duhet t’ua thonë të vërtetën fëmijëve të tyre mbi njeriun e shquar që “vjen” nga Poli i Veriut?

Dhe nëse po, kur është koha e duhur? Miti i Vjetër i Shën Nikollës shkon pas më shumë se 1.500 vjet, dhe përfshin një përzierje kaleidoskopike të shenjtorëve të krishterë, letërsisë dhe paganizmit. Por koncepti ynë modern mbi Santa Klausin, u kristalizua vetëm 200 vitet e fundit, përmes tregimevesi poema e vitit 1823 “Një vizitë nga Shën Nikolla”, e njohur më shumë si “Nata para Krishtlindjeve”.

Ritualet e Santa Klausit, janë perhapur gjeresisht kulturen laike amerikane dhe jo vetëm. Në vitin 2017, 85 për qind e 4-vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara thanë se e besonin ekzistencën e tij. Por pavarësisht nga gjithëpranueshmëria e tij, ekspertët janë të ndarë në lidhje me përfitimet e mitologjisë klausiane ose siç thotë Dejvid Kajl Xhonson, një profesor i filozofisë në Kolegjin e Mbretit në Pensilvani dhe autori i librit “Mitet që vodhën Krishtlindjet”, e quan atë “gënjeshtra e Santas”.

“Ajo që kundërshtoj, është promovimi i besimit të fjalëpërfjalshëm tek Santa Klausi”, më tha ai gjatë një bisede telefonike pak para Ditës së Falënderimeve. Në librin e tij, Xhonson, ekspertiza e të cilit është në logjikën formale, parashtron një argument etik kundër indoktrinimit të fëmijëve me këtë personazh.

Shqetësimi i tij më i madh, është se këto mite dekurajojnë të menduarit kritik. Nëse fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje ose të shprehin skepticizëm rreth Babagjysit të Vitit të Ri, shumë prindër largohen nga fushave e “provave”. Është shumë e bukur, por Xhonson beson se taktika të tilla nxisin një mendim të dobët.

“Kur themi, se përkundër dëshmive, ata duhet të besojnë gjithsesi, ky është një precedent shumë i rrezikshëm që vendoset”- thekson ai. Në vend të kësaj, filozofi përkrah tregimin e historisë së Santa Klausit thjesht për atë që është, një histori. “Vitin e kaluar, fëmija im ishte 4-vjeç dhe i thashë:”Ne do ta shohim Santa Klausin, ai është thjesht një djalë i veshur me një kostum, por kjo është vetëm një lojë zbavitëse që ne do të luajmë”- deklaron ai.

Xhonson tha se ia kaluan shumë mirë, edhe pas pasur nevojë të mashtrojë. Sipas tij, aftësitë e të menduarit kritik nuk janë gjëja e vetme që vihet në këtë rast në rrezik. Shumica e fëmijëve të dashuruar pas Santa Klausit nuk kanë probleme kur rriten, por mitet që vodhën Krishtlindjet, sillen rrotull një duzine anekdotash, dhe kur ata zbulojnë të vertetën kur rriten, rrezikojnë të mos u besojnë prindërve të tyre, dhe madje të përjetojnë trauma të dhimbshme psikologjike.

Askush nuk po argumenton, që fëmijët tuaj do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme kur të rriten. Por është e drejtë të thuhet, se disa të rinj do të jenë të pakënaqur kur të kuptojnë si qëndron e vërteta.

Fëmijët “janë kuriozë për botën, duan të dinë mbi të, dhe u besojnë prindërve të tyre për t’u siguruar atyre një informacion të saktë”- shkruan Xhonson. “Kur u tregojmë atyre gënjeshtrën e Santa Klausit, ne e tradhtojmë atë besim”- shton ai.

Por Sindio Sheibe e sheh ndryshe këtë çështje. “Për mua, kjo nuk është një gënjeshtër sesa një histori”- shprehet ajo. Një profesoreshë e psikologjisë në Kolegjin Itaka dhe drejtore ekzekutive e projektit “Look Sharp”, një organizatë e edukimit mediatik, Sheibe ka studiuar për më shumë se 30 vjet besimin e fëmijëve tek Santa Klausi.

Ajo mbetet një përkrahëse e zjarrtë e këtyre personazheve. “Shumë pak fëmijë kanë frikë nga Santa Klausi. Shumica deri në moshën 7 vjeç, janë të kënaqur me të. Por kishte fëmijë, zakonisht ndërmjet moshës 7- 9 vjeç apo më shumë, që kishin dyshime, ata ndodheshin aty për të mbledhur të dhëna nëse ky personazh ishte real apo jo. Shprehia e fytyrave të tyre ishte kaq e ndryshme”.

Sheibe ishte i vendosur të mësonte arsyen. Në tre fushata të mbledhjes së të dhënave gjatë disa dekadave, ajo ka zbuluar se fëmijët janë shumë të ngjashëm në të gjithë brezat. “Ne gjithmonë zbuluam të njëjtën gjë:që mosha mesatare është midis 7-8 vjeç, kur fëmijët kalojnë nga besimi tek mosbesimi, por është një tranzicion që ndoshta zgjat disa vjet”.

Edhe ardhja e internetit, ku ju mund teorikisht mund të gjeni të vërtetën vetëm me një klikim, nuk e ka ndërprerë këtë cikël. Pika e kthesës ndërmjet besimit dhe mosbesimit tek fëmijët, duket se lidhet me diçka që quhet “mendim operativ konkret”, një fazë thelbësore në teorinë e zhvillimit zonal të psikologut zviceran Zhan Pizhe.

Teksa fëmijët rriten, teorizoi Pizhe, mendimi i tyre bëhet më i organizuar. Ndërsa dikur kënaqeshin me lodra, tani duan lidhjet e ngushta dhe logjike mes gjërave. Santa nuk i reziston një shqyrtimi kaq të sofistikuar. “Unë i quaj ata shkencëtarë të vegjël. Fëmijët e vegjël thonë vetëm ‘magjike’, por fëmijët më të rritur duan diçka më konkrete.

Çdo familje duhet të përcaktojë vetë traditat e saj. Por duke folur me secilin prej tyre për pasionin e tyre akademik mbi Santan, unë arrita në këtë përfundim mbi Babagjyshin e Krishtlindjes:Frika e Xhonson se Santa Klausi Nikolla nxit një mendim të çuditshëm është i vlefshëm, por vetëm nëse i vendosni fëmijët në rrugën e atij dështimi.

Të dhënat e Sheibe, sugjerojnë se vendosja e besimit tek Santa Klausi është një bast i sigurt, për sa kohë që i përgjigjeni sinqerisht pyetjeve të ndershme të fëmijës së rritur. Është një histori e shkëlqyer për të treguar të vërtetën, nëse duhet të zgjedhësh, por duhet të jeni të përgatitur ta braktisini gradualisht këtë lojë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mos humbasin besimin tek ju. /Popular Science – Bota.al./ KultPlus.com

Kumbaro: T’u lexojmë fëmijëve një libër çdo natë për një Shqipëri të emancipuar

LKL shpall programin “Shttt jam duke lexuar” 15 minuta leximi në 10 shkolla të Tiranës.

Lëvizja Kombëtare për Lexim(LKL), nismë e Ministrisë së Kulturës, pas Kukësit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, u ndal në Tiranë, me shfaqjen teatrale “Sekreti i Gishtos së Rritur”, dedikuar fëmijëve si frymëzim për të zgjedhur Librat – miq për gjithë jetën.

“T’u lexojmë fëmijëve një libër, çdo natë dhe këta ta fillojmë qysh herët në barkun e nënës. Prej disa kohësh kemi nisur lëvizjen kombëtar për lexim dhe duam që në të gjitha ditët e vitit të fillojnë të mësohen me idenë se libri do të jetë shoku i tyre më i mirë. E them si prind, si mësuese, si ministër, sepse dua shumë që në këtë nismë të na mbështesni të gjithë, pasi vetëm kështu mund të kemi një Shqipëri të emancipuar”- u shpreh Kumbaro në fjalën e saj.

Lëvizja Kombëtare për Lexim ka në fokus fëmijët nga 0-14 vjeç dhe edukimin e leximit që në fëmijëri. Ministria e Kulturës pas dy fushatave sensibilizuese Takohemi për një Libër, këtë vit do të pasurojë me libra për fëmijë, 12 biblioteka publike dhe 12 biblioteka shkollash në secilin qark të vendit.

“Nuk jam e vetme në këtë nismë, por së bashku me bashkëluftëtaren time, Lindita Nikolla, sepse, asnjë nuk ia del i vetëm nëse nuk bashkohemi të gjithë së bashku, prindër, mësues, shoqëri civile, media. Ju lutem media të nderuara, gjeni pak hapësirë në dritaren e ekranit, apo në portalet tuaja, shtoni diçka çdo ditë për librin dhe kulturën e leximit. Falenderoj njerëzit e skenës, janë të shumtë sonte këtu, ju lutem mendjet tuaja inteligjente, gojëtarinë vendoseni në shërbim të kësaj kulture të dashur, që nuk na tradhton kurrë, librin!”.

Lindita Nikolla tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga ana e saj do të pasurojë bibliotekat e shkollave qendër komunitare, në mbarë vendin, ndërsa në kuadër të Lëvizjes për Lexim, dy Ministret shpallën shkollën e parë Pilot, – shkolla Kosova në Tiranë, që do të nisë programin “Shttt jam duke lexuar” e ndjekur nga 10 shkolla të tjera të kryeqytetit, ku do të zbatohet 15 minuta lexim i detyruar, 1 ditë të javës. “Është një aksion mbarëkombëtar që shënon për sistemin tonë arsimor një komponent të rëndësishëm siç është marrëdhënia me librin dhe dijen që përcjell çdo fletë e lexuar libri”- u shprej Ministrja Nikolla.

Ardit Gjebrea, i pranishëm në këtë aktivitet, një nga mbështetësit e nismës së Ministrisë së Kulturës, “Takohemi për një libër” kërkoi ndjesë publike duke u shprehur se nuk lexon sa duhet, sidomos me Anën, vajzën e tij : “Është një inisiativë fantastike, sepse ne sot jemi të kontaminuar, jemi të rrethuar nga fenomene, pa dashur të vendos epitete, por janë të një shkalle rrezikshmërie nga të cilat duhet të mbrojmë veten dhe pastaj fëmijët tanë, libri është nga gjërat e shëndetshme që ne duhet ta bëjmë, prandaj duke filluar nga vetja, duhet ta pranoj, se nuk më pëlqen të gënjiej, them se nuk lexoj, me Anën sidomos, por duhet të lexojmë dhe t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë”.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Ministrja Kumbaro ka kërkuar të shpallet emergjenca e leximit, si një alarm që duhet të na shqetësojë dhe përbashkojë në kontribute të gjithëve. “Sekreti i Gishtos së rritur” erdhi në skenën e Teatrit të Kukullave, nën interpretimin e drejtorit të QKF-së, Erion Isai dhe 9 aktorëve të vegjël nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Tiranë, ku secili prej tyre vjen si personazh i dalë nga një libër dhe grish fëmijët që ta lexojnë./KultPlus.com

“Prindër rritjuani mendjen vajzave tuaja sa më shumë”

Nga Lira Gjika

Shprehja e tmerrshme, e cila më ka shoqëruar për gjatë gjithë adoleshencës sime ishte: “të mos më rritej mendja”. Nuk e kam kuptuar kurrë këtë “friken tonë kolektive” nga mendja e madhe dhe nuk do ta kuptojë asnjëherë pse ky mbiemër ka marrë ngarkesë negative në gjuhen tonë. Mendjemadh do të thotë mendje e madhe, pra një njeri i lexuar dhe i zhvilluar, mirëpo në traditën tonë mbiemri “mendjemadh” tregon një njeri të keq.

Kësaj katrahure gjuhësore i duhet prerë “ushqimi”, pra injorancës si në gjuhë dhe në edukim. Prindër mos kini frikë t’ua rrisni mendjen fëmijëve tuaj, djem apo vajza qofshin. Prindër, sidomos me vajzat jini të kujdesshëm, mos i lini ato të kenë frikë nga mendja e tyre, ta rrisin atë sa më shumë, nëpërmjet dijes dhe respektit për veten. Mësojuni rëndësinë e vetes atëherë kur mësohet, në fëmijëri, që të mos mbeten skllave të meshkujve edhe pse më të suksesshme si në shkollë edhe në punë edhe në jetë. Prindër mos i lini ato kukulla të vetes së tyre. /KultPlus.com

Respektoji prindërit, pasi janë personat më me vlerë që ke në jetë

Gjithmonë duhet t’i duash dhe t’i respektosh prindërit. Nuk ka vend për një “Pse?” në këtë pohim. Pse duhet t’i respektosh prindërit? Kjo duhet bërë sepse ata e meritojnë. Prindërit kanë vendosur lumturinë dhe nevojat e juaja, para lumturisë dhe nevojave të tyre. Duhet t’i respektosh sepse ata të kanë mësuar të ecësh dhe hapat e parë ti i ke hedhur duke u mbajtur tek duart e tyre. Ka kaq shumë gjëra që prindërit bëjnë për fëmijët, saqë nuk ka shpërblim për to. Por diçka duhet ta pranojmë, vetëm duke respektuar prindërit e tu, do të të respektojnë edhe ty fëmijët. Ndërkohë, më poshtë keni disa arsye se pse duhet t’i respektoni prindërit, edhe pse ato janë realisht pafund…

1. Ata janë një formë e Zotit në tokë

Ngaqë Zoti nuk jetonte dot vetë në tokë, Ai krijoi prindërit. Madje në disa besime citohet se prindërit duhet t’i adhurosh dhe duash njësoj sikur të adhurosh dhe duash Zotin, sepse ata kujdesen në të njëjtën mënyrë sikurse Zoti e bën. Nëse do diçka, ti i lutesh Zotit dhe shpesh atë dëshirë ta plotësojnë prindërit. Gjithashtu, prindërit janë arsyeja se pse merr frymë dhe fuqia për të dhënë jetë, është e barabartë me fuqinë e Zotit për t’i dhënë jetë bijve të tij. Duke qenë të krahasueshëm me Zotin, ti duhet t’i duash dhe respektosh prindërit e tu.

2. Je i detyruar t’i respektosh

Të gjitha besimet thonë të njëjtën gjë. Në besimin e krishterë thuhet “Respekto mamanë dhe babanë tënd, sepse ata të dhanë jetë dhe të rritën”. Në besimin islam, Allahu të kërkon t’i respektosh prindërit deri në ditën që do të vdesësh. Kjo është një detyrë morale që ke. Në besimin hindu, thuhet se gjithmonë duhet të kujtohesh për nënën dhe babanë tënd dhe se asnjëherë nuk duhet t’i harrosh në jetën tënde. Respektoji prindërit, edhe sepse besimi ta kërkon një gjë të tillë.

3. Të tregosh respekt nënkupton mirënjohje

Nëse e kupton rëndësinë e prindërve dhe je mirënjohës ndaj tyre, atëherë duhet ta shprehësh këtë mirënjohje. Ata nuk kërkojnë asgjë nga ty. Gjithçka që mund t’i japësh, është respekti dhe dashuria. Ata që e kuptojnë rëndësinë e të pasurit pranë të prindërve dhe e dinë se prindërit i duan pa kushte, e dinë gjithashtu që mbrapsht ata meritojnë respekt dhe dashuri të sinqertë.

4. Ti ke nevojë për ta

Mos jeto me idenë se prindërit kanë nevojë për ty dhe ndaj bën çdo gjë që ti dëshiron. Ky është një keqkuptim total që i merr fillesat kryesisht në adoleshencë, si pasojë e ndikimit të shoqërisë. Pra, ata të bëjnë të kuptosh se prindërit bëjnë çdo gjë për ty, sepse ta kanë nevojën, por ky nuk është realiteti. Realiteti i vërtetë në jetë është se ti do të kesh nevojë për ta dhe se nuk ke për t’ia dalë dot pa ta në jetën tënde. Duhet t’i respektosh edhe sepse ke nevojë për ta.

5. Ata do të duan gjithmonë

Prindërit janë të vetmit që do të të duan gjithmonë. Askush në botë nuk do të të dojë aq sa ata. Disa mund të thonë se të duan, mund të mendosh se shokët e tu të duan, por ata edhe mund të shtiren. Mirëpo nëna dhe babai yt të duan pa shtirje. Dashuria e tyre është gjëja më e mirë në botë dhe nuk ka gjë mbi atë dashuri. Respektoje dashurinë e tyre, sepse je me fat që i ke. Mendo për ata që nuk i kanë prindërit dhe konsideroje veten si person me fat që i ke ata në jetën tënde.

6. Ata do të të japin çdo gjë që do

Nga fëmijëria e më vonë, prindërit do të të japin çdo gjë që ti kërkon. Dikur të blinin lodrat që doje, rrobat që qaje për t’i pasur dhe këpucët që i doje me ngjyra të ndryshme. Teksa u rrite, të blenë librat që doje, çantën që pëlqeje që në vitrinë, dhe kompletin e mjeteve të shkollës që e kombinoje me çantën. Më vonë, në adoleshencë, ata të blinin gjëra të shtrenjta, kompjuter, laptop që ata as që dinin t’i përdornin. Të blenë playstation, edhe pse ata s’e pëlqenin. Të blenë biçikletë, edhe pse mendonin se ishte e rrezikshme për ty. Respektoji edhe për faktin që i janë përgjigjur gjithmonë kërkesave të tua për të blerë gjëra të reja.

7. Ata të mësuan të ecësh në rrugën e duhur

Fëmijët janë dashuria më e madhe e prindërve. Edhe kur ata bëjnë gabime, sërish nuk mund t’u mbahet inat, pasi dashuria për fëmijët nuk lë vend për inate. Ti duhet të kuptosh se prindërit të mësojnë rrugën e duhur. Nëse ata e shohin se ti po bën gjëra të gabuara, të këshillojnë për t’u larguar nga ajo rrugë, sepse ata e njohin më mirë botën nga sa e njeh ti. Prindërit do të mësojnë ndryshimin midis gjësë së duhur dhe gjësë së gabuar. Psh, ata të mësojnë se të bësh miq është diçka e duhur, ndërkohë t’u flasësh të panjohurve është diçka e gabuar.

8. Ata do të jenë përherë aty për ty

Si në momentet e bukura, si në ato të vështira, prindërit do të jenë përherë në krahun tënd dhe do të të mbështesin për çdo gjë. Miqtë mund të të braktisin, por prindërit kurrë nuk do e bëjnë një gjë të tillë. Dera e shtëpisë së tyre do të jetë përherë e hapur për fëmijët. Nëse zihesh me një shok, ti nuk je më mik me të. Nëse zihesh me babanë apo mamanë tënde, ti sërish mbetesh djali i tyre. Ata nuk kanë për të braktisur, deri në momentin që ti mund të vendosësh të mos i kesh më pranë. Respektoji prindërit për faktin se janë aty përherë për ty. Kanë qenë për ty që në hapat e tu të parë, kur nuk të lanë të bije, dhe do të jenë aty për gjithë jetën, sa herë që ti të kesh nevojë për ta.

9. Ata të rritën

Që nga momenti i lindjes e deri tani, prindërit janë ata që përherë janë kujdesur që të të ushqenin siç duhej. Ata paguan për lodrat e tua, në mënyrë që fëmijëria e jote të ishte plot ngjyra dhe e mbushur me kujtime që do i mbaje mend për gjithë jetën. Ata të dërguan në shkollë, në mënyrë që të bëje një vend në këtë botë, e cila nënkupton shumë dhimbje koke. Ata të dhanë çdo gjë që kërkoje. Dhe gjërat që nuk t’i dhanë, nuk t’i dhanë sepse ato ishin të dëmshme për ty, apo për shëndetin tënd. Prindërit nuk shpenzuan vetëm lekë për ty, por edhe vitet e tyre të jetës për t’u kujdesur për ty. Nëse e kupton këtë gjë, ti duhet t’i respektosh ata.

10. Ti je ky që je, për shkak të tyre

Prindërit të dhanë jetën dhe ti ekziston për shkak të tyre. Për këtë arsye, ti je “në borxh” të pashlyeshëm me ta, ndaj gjëja e vetme që mund të bësh, është t’i respektosh ata. Prindërit mund të vendosnin edhe të abortonin dhe ti nuk do të ishe në jetë, ndaj ji falënderues për këtë gjë. Jeta është një eksperiencë e bukur, ndaj ji falënderues që je në jetë prej tyre dhe respektoji e duaji me sinqeritet. / f.xh. / Bota.al / KultPlus.com

13 ide për të edukuar fëmijë të lumtur në shkollë dhe familje

Ata i nënshtrohen provimeve të vazhdueshme, të vlerësuara me numra, të vendosura në renditje, sepse gjithmonë ka një të parë në klasë. Dhe në vend që të shënojnë çdo performancë, duke fokusuar gjithçka në arritjen akademike, ata ndryshojnë perspektivën duke u fokusuar më shumë në nivelin e mirëqenies dhe zhvillimit emocional, në fund të fundit për lumturinë e fëmijëve? Kjo është ajo që ndodh në Danimarkë, vazhdimisht e para në renditjen vjetore të vendeve më të lumtura në botë të përpiluara nga OKB; Një model që funksionon edhe sot është ai i psikologes amerikane, Jessica Joel Alexander, ‘Metoda e re daneze për edukimin e fëmijëve të lumtur, në shkollë dhe në familje’.

Ky libër ofron shembuj dhe praktika të mira që të gjithë – në shtëpi ose në shkollë – të paktën mund të eksperimentojnë për t’i bërë fëmijët më shumë elastikë dhe vetëbesues duke hapur rrugën për t’u bërë një i rritur i vetëdijshëm dhe i aftë madje edhe përballë botës së punës.

Ja disa shembuj për ta bërë këtë:

Bëjini ata të luajnë lojëra “të rrezikshme”

Për dikë, ideja mund të duket stresuese, por në Danimarkë, madje edhe në shkollë, fëmijët janë të lirë të luajnë në parqet ku ata mund të bien ose të lëndohen. Por ka një parakusht themelor: së pari u shpjegojmë atyre atë që duhet të jenë të kujdesshëm. Zgjedhje e rrezikshme? Jo, sepse siç shpjegon autori, nëse u japim atyre mundësinë për të kuptuar arsyet e rrezikut, fëmijët ndjekin rregullat e sensit të përbashkët: në këtë mënyrë ata mësojnë kufijtë e tyre, fitojnë vetëbesim dhe bëhen të qëndrueshëm .

Jo më shumë nota

Nuk ka regjistër me nota: Fëmijët danezë nuk e kanë atë deri në shkollën e mesme. Si vlerësohet përparimi i tyre? Në bazë të objektivave të vendosura në fillim të vitit në takimet me mësuesit: shënon bardh e zi, se cilat janë lëndët në të cilat ato duhet të përmirësohen, por gjithashtu cilat janë qëllimet personale që duhet të arrijnë. Një shembull? Bëni miq të rinj.

Vendosni një kohë në klasë

Ajo mund të jetë një herë në javë (dhe zakonisht sjell një tortë), por gjithashtu më shumë se një, sepse koha e klasës mund të bëhet për nevojë nëse ka çështje të veçanta për t’u parashtruar: është një takim i shkollës daneze që nuk lidhet me aktivitetin akademik, i cili është projektuar për të përmirësuar frymën në grup duke diskutuar problemet e fëmijëve dhe duke i inkurajuar ata që të diskutojnë çështjet e ngritura, për shembull, me anë të pyetësorëve të paraqitur nga mësuesi.

Mbani një kuti në klasë

Sa fëmijë nuk bëjnë pyetje dhe nuk tregojnë problemet e tyre, sepse kanë frikë? Një fillim i mirë për këtë gjë është të kesh një kuti si ajo që kanë të gjitha klasat daneze: këtu studentët mund të lënë shënime ku shkruajnë pyetjet e tyre, tregojnë nëse kanë probleme, por edhe diçka pozitive ose negative që ata vunë re në shkollë.

Bërja e mësimeve “kontaktuese”

Përqafoni, prekni me pretekstin e një kënge ose një loje: ato janë ushtrime që shpesh bëhen në shkollat daneze, sepse i bëjnë djemtë të ndihen më mirë dhe i ndihmojnë ata të lidhin dhe të parandalojnë shtrembërime të rrezikshme. “Prekja – shpjegon Alexander – stimulon prodhimin e oksitocinës, hormon të humorit të mirë që na sjell në një gjendje shpirtërore më të sigurt dhe për rrjedhojë zvogëlon rrezikun e ngacmimit, ajo gjithashtu kontribuon në përmirësimin e mirëqenies në klasa”.

Flisni për seksin që në moshë të vogël

Pse një bërryl gjithmonë quhet bërryl dhe një penis “bizele”? Në Danimarkë nuk ekzistojnë eufemizmat për pjesët intime, në mësimet në shkollë i jepet rëndësi të madhe edukimit seksual dhe shtëpisë, pasi shumë të rinj lexojnë libra që flasin për trupin dhe riprodhimin. “Nëse as prindërit, as shkolla nuk duhet të japin informacion të saktë për fëmijët, ku do t’i marrin ata? Dhe me cilat instrumente – pyet Alexander – ata do të jenë në gjendje të dekodojnë mesazhe dhe imazhe nga të cilat bombardohen çdo ditë, në media dhe në internet”?

Vendosni një javë seksi

Për OBSH-në, vendet nordike (duke përfshirë Danimarkën) ofrojnë arsimin më të mirë seksual në botë dhe gjithashtu për këtë ata kanë një nga normat më të ulëta të shtatzënisë në mesin e të rinjve. Çdo vit në shkollë ka një javë kushtuar tërësisht edukimit seksual, gjatë të cilës organizojnë mësime dhe takime specifike për çdo moshë. Çdo vit një temë: së fundi studentët kanë diskutuar për mediat sociale dhe tronditjen, faktin që shumë imazhe në mediat sociale mund të gjenerojnë ankth dhe pasiguri.

Studimi dhe përballja me vdekjen

Vdekja është gjithashtu një temë në kurrikulat shkollore në Danimarkë. Gjithmonë flitet për mësimet, në varësi të moshës: të vegjlit studiojnë për shembull aspektet shkencore dhe natyrore të vdekjes së kafshëve, për të mëdhenjtë bëjnë edhe një shëtitje në varreza, dhe ka një protokoll për të ndihmuar dhe mbështetur studentët që përballen me zhdukjen e të dashurve të tyre. Ai siguron mbështetjen psikologjike të të rriturve dhe shokëve të klasës, i ftojnë të shkruajnë letra që do të dërgohen tek bashkëshorti i munguar gjatë ditëve të zisë për ta bërë atë të ndihet më pak i vetmuar dhe të mos injorohet.

Mësoni nga gabimet

Shkenca ka provuar se nëse truri ka aftësinë për të mësuar nga gabimet e veta, ai mund ta kthejë këtë mësim në një përvojë pozitive. Si e bëni këtë në praktikë? Për shembull, duke studiuar gabimet në kopjet e detyrave të shtëpisë: është një nga praktikat më të mira të sugjeruara nga autori për të mësuar diçka të re sepse dështimi është një hap thelbësor në procesin e të mësuarit dhe jo një pengesë.

Krahasoni indeksin e lumturisë

“Sa i lumtur jeni nga një në dhjetë?” Në Danimarkë është zakon të pyesësh djemtë, në shkollë dhe në shtëpi: është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ditur se si janë, nëse me kalimin e kohës ka ndryshuar diçka, nëse ka probleme për t’u adresuar, një konfirmim për të kuptuar nëse një problem është zgjidhur.
Testoni efektivitetin e sociogrameve
Sipas disa ekspertëve danezë, ngacmimi lind nga dinamika problematike e grupit: shpesh, bullist janë fëmijët që mendojnë se duhet të afirmohen me dhunë ose po luftojnë kundër më të dobëtve. Prandaj, së bashku me dëgjimin, një mjet shumë i dobishëm që përdoret në Danimarkë janë sociogramet: një paraqitje grafike e strukturës së marrëdhënieve ndërpersonale që del nga paraqitja e pyetësorëve tek studentët. Ata e kuptojnë se kush është i përjashtuar dhe pse një fëmijë mund të sillet keq. Nëse nuk e zgjidhin atë, ato ndihmojnë për ta parandaluar problemin.

Vendosni një takim me harmoni

Duke kënduar së bashku në shkollë, duke parë një film me familjen të paktën një herë në javë, duke shkuar në park pa pengesa të tjera (për shembull fikja e telefonit) janë shembuj të veprimtarive të rëndësishme që janë thelbësore për arsimin danez: ato promovojnë harmoni, përforcojnë ndjenjën e përkatësisë, në fund të fundit na bëjnë më të lumtur.

Provoni kafen e shtëpisë

Disa studime shkencore kanë treguar se detyrat e shtëpisë nuk nxisin të mësuarit. Kjo është arsyeja pse në Danimarkë deri në shkollën e mesme ka shumë pak detyra dhe ato mund të bëhen në shkollë pas orarit të shkollës “Kafja e detyrave të shtëpisë”. Pra, në shtëpi, fëmijët mund të kalojnë kohë me prindërit e tyre duke bërë aktivitete .

Fëmijët festojnë së bashku Festën e Shën Nënë Terezës

Alberina Haxhijaj

Në Katedralen e Prishtinës e cila mbanë emrin e Nënë Terezës, ka dy ditë që po organizohen aktivitete të ndryshme për ta kujtuar atë, shkruan KultPlus.

Për tri ditë rresht më 2, 3 dhe 4 shtator në mënyrë të veçantë po kujtohet 1-vjetori i shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetori i nisjes së Gonxhe Bojaxhiut për misionin e saj në Kalkuta të Indisë.

“Këtë javë Kisha Katolike ka vendosur që t’ia dedikojë, 90 vjetorit të udhëtimit të Nënë Terezës në Kalukta por edhe 550 vjetorit të Skënderbeut”, tregoi për KultPlus, Arijeta Ajeti.

Pjesë e këtyre organizimeve janë bërë edhe fëmijët. Fëmijët e famullisë dhe disa fëmijë me sindromin down, dje janë bashkuar për të pikturuar në oborrin e Katedralës.

“Dje të gjithë fëmijët kanë punuar në pëlhurë ndaras dhe pastaj punimet e tyre janë bashkuar duke krijuar kështu një thënie të Nënës Terezë”, tregoi Ajeti e cila po punon vullnetarisht me fëmijët gjatë këtyre ditëve.

Kështu thënia: “E djeshmja iku, e nesërmja nuk ka ardhur, e kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë”, e realizuar nga fëmijët do të qëndrojë e ekspozuar në Katedrale deri më 10 shtator. Një thënie kjo e Nënës Terezë e cila nxit njerëzit që të mos mendoj për të shkuarën dhe as për të ardhmen mirëpo që të fokusohen në të sotmen dhe të japim maksimumin e tyre.

Edhe sot fëmijët janë bërë së bashku për të punuar punime por kësaj radhë ata po realizojnë përkrenaren e Skënderbeut pasi që sot po përkujtohet ai. Kështu, fëmijët e pranishëm janë duke krijuar me letra dhe material të tjera të ndryshme përkrenaren e heroi kombëtar. Çdo njëri prej fëmijëve të pranishëm po nxjerr detaje dhe po e rregullon përkrenaren sipas idesë së tyre, duke e bërë dizajnin vet.

“Qëllimi është që t’i mbledhim fëmijët së bashku me e përkujtua këto dy figura shumë të mëdha për shqiptarët si dhe duke mësuar më shumë për to”, u shpreh Ajeti.

Edhe nesër do të vazhdojnë aktivitetet duke filluar me Ligjëratën mbi Katedralen: historiku, stili arkitektonik, veprat artistike në ora 17:00 dhe aktivitete të tjera me radhë./ KultPlus.com

Kampi veror “ARTivizmi edukativ” përmbyllet me program artistik kushtuar rëndësisë së arsimimit dhe të drejtave të fëmijëve

Kampi veror “ARTivizmi edukativ” ka mbledhur rreth vetës 100 fëmijë të kategorive të ndjeshme sociale me ç’rast u zhvilluan dhjetëra aktivitete me karakter edukativ, socializues dhe argëtues, përcjellë KultPlus.

Organizata joqeveritare “ETEA” me përkrahje financiare të “Terre des hommes” po e implementon projektin Kampin veror “ARTivizmi edukativ” në Komunën e Prishtinës, projekt ky që synon ndërgjegjësimin e fëmijëve përfitues rreth rëndësisë së arsimimit dhe të drejtave të fëmijëve, duke ndikuar kështu në parandalimin e braktisjes së shkollimit dhe fuqizimin e të drejtave të fëmijëve.

Në kuadër të kampit veror po marrin pjesë 100 fëmijë, përzgjedhja e të cilëve është bërë duke bashkëpunuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve, Qendrën për Punë Sociale, SHFMU-të Asim Vokshi, Emin Duraku, Qamil Batalli, Zenel Hajdini, etj.
Kampi ka filluar me datë 19 korrik, dhe do të mbyllet më datë 24 korrik 2018 kur edhe do të shfaqet për publikun programi artistik i fëmijëve, përgatitur nga këta të fundit me përkrahjen e stafit të ETEA-s.

Ky program do të zhvillohet në Qendrën e Komunitetit “Termokiss” duke filluar nga ora 15:00, dhe do të përmbajë ekspozitë, dramë, tregime dhe poezi, vallëzime moderne, balet, këngë, punë-dore, video-storie, dhe storie qe do të tregohen aty për aty nga fëmijët e që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e fëmijëve brenda institucioneve edukativo-arsimore, etj.

Të gjitha këto janë përgatitur përgjatë ditëve të kampit, përmes punëtorive të organizuara brenda kampit, siç janë: punëtoria për letërsi, punëtoria për pikturë, punëtoria për aktrim, punëtoria e aktivizmit dhe ajo e avokimit.

Gjithsesi, kampi që po zhvillohet tash e disa ditë, përveç punëtorive dedikuar programit artistik, ka përmbajtur edhe aktivitete tjera psiko-sociale për të cilat animatorët e kampit mbajtën trajnime specifike të organizuara nga “Terre des hommes”. Në anën tjetër, kuptohet se nuk munguan as aktivitetet argëtuese, përkatësisht lojërat si: futbolli, volejbolli, topi i dëshirave, pantonima, telefoni i prishur, etj. / KultPlus.com

Fëmijët shijojnë aktivitetet e South Outdoor Festival (FOTO)

Gili Hoxhaj

South Outdoor Festival tashmë është në ditën e dytë derisa po shënon rrugëtimin e edicionit te dytë të Festivalit. Ky festival që ngërthen shumë aktivitete sportive, kreative dhe kulturore dhe si i tillë ka mbledhur mjaft shumë vizitorë rreth vetes, të cilët po e gjejnë veten në fusha të ndryshme. Fshati Vuno që është në afërsi të Himares, këtë vit është epiqendra e këtij edicioni, ndërsa në shumë vende rreth Himarës po zhvillohen aktivitetet të këtij festivali. Arkitektura e veçantë e kësaj zone e veçmas e fshatit Vuno po e bën edhe më të paharruar eksperiencën që ky festival po e sjellë. Pozita gjeografike po i jep edhe më shumë gjallëri aktiviteteve të këtij edicioni.


E veçanta e këtij festivali është se ka mbledhur rreth vetes njerëz të moshave te ndryshme duke u dhënë të gjithëve mundësinë që ta përjetojnë një përvojë te paharruar nga ky vend e festival. Shumë fëmijë sot kanë shijuar atë çfarë ka përgatitur ky festival për ta. Me këngë, poezi e shumë lojëra atraktive, e aktivitete artistike ata kanë vallëzuar e shprehur kreativitetin e tyre.
Një pjesë e trajnerëve të Qendrës Sportive “Smart”, janë pozicionuar në një ambient të fshatit Vuno, prej nga shihen shumica e ndërtesave të këtij fshati. Përmes eksperiencave të tyre, ata po i njoftojnë të pranishmit më mënyra te ndryshme te argëtimit dhe aktiviteteve sportive.

Njëri nga trajnerët e kësaj Qendre është edhe Gentian Vuca i cili tha për KultPlus se këto aktivitete janë mjaft të rëndësishme për shkak se i njoftojnë turistët dhe shqiptarët me natyrën e kësaj zone dhe gjatë kësaj kohë të jenë edhe sa më aktiv përmes lojërave të ndryshme.

“Ne ofrojmë aktivitete sportive për fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe duke iu përshtatur edhe terenit malor, ne përpiqemi që tu ofrojmë gjithë sigurinë fëmijëve në mënyrë që të kënaqen sa më tepër në këtë aktivitet. E veçanta e kësaj është se edhe të rriturit po bëhen pjesë e aktiviteteve në lojëra të ndryshme dhe sfidat po rriten nga momenti në moment ndërsa po vijnë secilën herë e më tepër njerëz andaj po e shfrytëzojmë sa më shumë këtë dite të bukur”, u shpreh ai për KultPlus.

South Outdoor Festival po ashtu mbrëmë ka sjellë edhe një koncert të mrekullueshëm të “Tre muskutierëve”, duke e bërë kështu këtë edicion të paharruar. Edhe sot pritet që të ketë mjaft shumë aktivitete për pjesëmarrësit e këtij festivali. / KultPlus.com

Fotografia që tregon emocionet e fëmijëve refugjat nga Kosova në Kukës (FOTO)

Fotografja amerikane, Carol Guzy ka shkrepur disa fotografi gjatë vitit 1999 në Kukës të Shqipërisë, atje ku ishin nisur një pjesë e madhe e banorëve të Kosovës, shkruan KultPlus.

Një fotografi e saj paraqet fëmijët kosovarë në një kamp në Kukës të Shqipërisë, pas udhëtimit të tyre nga toka e trazuar.

Në përshkrimin e gazetares së Washington Post, shkruhet se programi i UNICEF kishte ndihmuar fëmijët kosovar që t’i kalojnë traumat psikologjike të përjetuara gjatë luftës. Në këtë foto shihet Lindita Morina, 9 vjeçare (me një kurorë të bërë nga nëna e saj) derisa përqafon një tjetër fëmijë refugjat gjatë seancës.

Përmes poezisë, vizatimeve dhe lojërave, ata kanë mësuar të shprehin emocionet e tyre. Vizatimet janë më shpesh nga tmerret që ata kanë parë, nga vrasjet dhe shkatërrimi. Poezitë e tyre flasin për lirinë. Vullnetarët e UNICEF-it kishin vizituar çdo kamp në Kukës në baza ditore. Fëmijët e kishin pritur me padurim këtë pjesë të ditës dhe u shfaqnin atyre shumë dashuri dhe mirënjohje./ KultPlus.com

Letër prindërve që kanë fëmijë me sindromën Down

Shkruan: Fjolla Rraci

Do të doja ta takoja tani një nënë që sapo e ka kuptuar që brenda saj po rritet nje fëmijë i cili ka sindromen Down, apo një nënë që sapo solli në jetë një fëmije e që mjeket nuk e uruan, por e ngushëlluan për faktin qe femiu i saj lindi i prekur me sindromen Down, e t’ia them këto fjalë që burim kanë zemrën time dhe secilën eksperience timen me buzëqeshjen e dashurinë e ofruar nga çdokush i prekur me këtë sindromë.

Dua t’i tregoj që në librat e biologjisë edhe sot akoma shkruhet qe personat me sidromen Down jetojnë deri në 12-13 vjeç, e disa prej miqve të mi tashmë i kane kaluar te 40-at. Dua t’i tregoj qe shumë vite më parë dëgjoja fjalë nga me te ndryshme për personat me sindromen Down, qe janë të egër, shumë hiperaktiv, kokëfortë, ngacmojnë njerëzit e gjithfarë epitetesh jo të mira.
E gjate këtyre viteve e kam kuptuar qe këto fjale vinin prej njerëzve që nuk kanë dashur t’i njohin miqtë e mi, nga ata njerëz qe asnjëherë s’kanë bërë ndonjë muhabet më të gjatë, nga ata shok që kurrë nuk i përfshinë ne lojën e tyre, nga ata njerëz qe i kane konsideruar si të sëmurë, nga ata njerëz që se kanë njohur kurrë dashurinë e vërtetë.
Po, edhe femiu yt’ mund te kalojë nëpër situate të tilla e te etiketohet me gjithfarë emrash nëse ti e konsideron lindjen e tij si ndëshkim e fatkeqësi, por besojini zërit tim qe dridhet se fjalët po me vijnë prej shpirti e zemre që sindroma Down NUK është fatkeqësi, fatkeqësia më e madhe është veç padituria që nuk i lejon njerëzit me kuptu që çdo njeri që e ka afër një person me sindromën Down është i bekum sepse dashninë, ndjenjën e mirë dhe të qeshurën që ju rrjedh prej shpirtit që ta dhurojnë ata rralle mundesh me e marr prej dikujt tjetër.
Miqtë e mi e dinë saktë kur kam nevojë për dashuri dhe përqafime, mjafton me më pa ne sy, edhe ata kane me e kuptu çdo ndjenjë timen. Ata më kanë bërë ta kuptoj sa e bukur është jeta dhe se ka njerëz që dhurojnë dashuri pa kushte, pa pretendime, pa etiketime, ata e pranojnë çdo njeri ashtu siç është, sepse krejt çka shohin është dashni e mirësi, ashtu siç do te duhej te ishte çdo njeri.
E di, edhe e kuptoj qe mund te jete e vështire për ty në fillim e që i bën vetes pyetje te llojit, pse me ndodhi kjo mua ? Çfarë kam bere unë që të kem një fëmijë të tillë?
Këto pyetje do të fillojnë te zbehen me rritjen e femiut tënd, atëherë kur ta kuptosh që ai është i aftë që vetëm përmes një buzëqeshjeje, ai do ta dhuroj dashurinë e gjithë botes, qe ai do t’i gëzohet prezencës tande e që përmes veç një fjale e përqafimi do ta hekë barrën tende mbi supe.
Personat me sindromen Down janë ëndërrimtarë, ata e shohin boten pa luftë, pa krime, pa tradhti, pa ligësi, e shohin boten ashtu siç duam ta shohim të gjithë. I vetmi dallim mes nesh edhe personave me sindromen Down nuk është kromozomi shtese, as pamja, e as kurrgjë tjetër përpos asaj që ne i bëjmë pikërisht gjerat që i luftojmë, i bashkëngjitëm luftës, nënçmojmë, dhurojmë urrejtje, e ata nuk i pranojnë këto koncepte, por dhurojnë veç dashuri, mirësi e ëmbëlsi që ua flet krejt trupi e shpirti.
Do te doja ta takoja atë mjekun qe sapo i tha një nene, me vjen keq por femiu yt’ është me sindromen Down, t’i tregoj qe nëse secili njeri ne bote te kishte afër një person me sindromen Down, bota do të ishte vend shumë më i lumtur.

E do te doja qe mbiemri i zbuluesit te këtij sindromi te mos ishte John Langdown Down, por John Langdown Love, kështu sindroma do te merrte emrin “Love Syndrome” , sepse miqtë e mi dhurojnë veç dashuri”
./KultPlus.com

“Jeta është e bukur kur jam me ty”, kori i fëmijëve “Okarina” i këndojnë barazisë (VIDEO)

Kori i fëmijëve Okarina sot ka plasuar këngën “Për ty”, që i dedikohet të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta dhe fëmijëve të braktisur, shkruan KultPlus.

Sot kudo në botë shënohet Dita Botërore e personave me Sindromen Down, ndërsa përmes kësaj kënge ky grup i fëmijëve përpiqet të shpërndaj dashuri në mes të gjithë fëmijëve.

Po ashtu kjo këngë ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri që të mendohet më shumë për gjithëpërfshirjen dhe trajtimin e barabartë në aspektin social, edukativ dhe arsimor, por mbi të gjitha për dashurinë ndaj një komuniteti aq të brishtë e shumë të dashur, të sinqertë dhe të bukur.

Teksti i kësaj këngë është shkruar nga Florie Bajoku, muzika është punuar nga Elikona Hysaj Shala, orkestrimi nga Avni Krasniqi kurse regjia dhe montazhi është bërë nga Ujkan Hysaj./ KultPlus.com

Fëmijët shqiptarë dhe të komuniteteve tjera në Kosovë sjellin ekspozitën “Të rinjtë për trashëgiminë”

Gili Hoxhaj

Puna e 29 nxënësve të katër shkollave fillore erdhi sot në ekspozitën “Të rinjtë për Trashëgiminë”, e cila u hap në Qendrën Kulturore Informative të BE-së (EUICC), shkruan KultPlus.

Rreth tridhjetë nxënës ishin mbledhur sot në këtë ekspozitë duke ngritur gishtat drejt punimeve të tyre. Krejt kjo ekspozitë është rezultat i punëtorisë dy ditore të fotografisë, me trajner fotografin Arben Llapashticën e që ishte organizuar në Novobërdë dhe Graçanicë më 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2017.

Gjatë aftësimit në aspektin e marrjes së fotografisë, nxënësit e komuniteteve të ndryshme veçse ndajnë tashmë një përvojë të përbashkët lidhur me fotografinë. Veç kësaj ata kanë vizituar edhe dy lokalitete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë: Kalanë e Novobërdës dhe Parkun Arkeologjik Ulpiana, prej nga edhe kanë nxjerrë fotografitë e tyre. Shkollat fillore pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin: “Ditët e Minatorit” në Kishnicë, “Kralj Milutin” në Graçanicë, “Dositej Obradovic” në Prekovc dhe “Minatori” në Novobërdë.

Dardan Selimaj nga Instituti Columbus tha se përtej njohjes me fotografinë dhe një pjese të trashëgimisë kulturore të Kosovës, fëmijët e komuniteteve të ndryshme kanë pasur mundësi të njihen mes tyre duke investuar në të ardhmen pa paragjykime pavarësisht të kaluarës në konflikt.

Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike Chablise Stoner tha se për ambasadën britanike është një kënaqësi e veçantë të bashkëpunojnë në këtë projekt të rëndësishme. Ajo tha se Ambasada Britanike konsideron ndërlidhjen sociale si një pjesë kyçe për pajtimin në Kosovë.

“Këto aktivitete sjellin dy mundësi shumë të rëndësishme, e para sepse lidhin të gjitha aktivitetet bashkë dhe e dyta sepse u mundëson gjeneratave të reja të mësojnë aftësitë e reja për të pasur një të ardhme më të mirë”, tha ambasadorja Stoner.

Përfaqësuesja e Iomit, Svetlana Rakic i falënderoi bashkëpunëtorët e këtij projekti duke thënë se shpreson që të gjithë janë kënaqur gjatë këtij aktivitet, duke shtuar se shpreson që aktivitete të tilla të vazhdojnë tutje.

Po ashtu në fund të këtij aktiviteti, këtyre katër shkollave iu dhuruan fotoaparate me të cilat kanë punuar gjatë kohës së punëtorisë, në mënyrë që ata të zhvillojnë edhe më tutje aftësitë e tyre lidhur me fotografinë.

Bledar Ajeti, një nxënës, pjesëmarrës në këtë ekspozitë tregoi për KultPlus se ndihet i kënaqur nga përvoja e tij në këtë aktivitet dhe thotë se kanë kaluar shumë mirë edhe më fëmijët e komunitetit serb ndërsa ky trajnim u ka dhënë mundësi t’i vizitojnë edhe dy lokalitete mjaft të bukura dhe të fitojnë aftësi kreative.

“Kemi kaluar shumë mirë gjatë atyre ditëve dhe fotografi na ka treguar vazhdimisht se si t’i përdorim aparatet, efektet dhe opsionet e ndryshme në mënyrë që fotografitë të dalin sa më të mirë dhe kreative”, tha nxënësi Ajeti.

Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë si pjesë e programit “Promovimi i integrimit social dhe pajtimit në Kosovë” dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM në bashkëpunim me Institutin Columbus në Prishtinë./ KultPlus.com

Fëmijët e Charlie Chaplin, kërkojnë ruajtjen e Muzeut të Kinemasë në Londër

Familja e Charlie Chaplin ka shkuar një letër të hapur përmes së cilës kërkojnë ruajtjen e Muzeut të Kinemasë në Londër.

Muzeu, i cili gjendet në shtëpinë Lambeth ku dikur kishte jetuar Chaplin, rrezikohet kur i skadon qiraja në mars të viti të ardhshëm.

Në letrën e nënshkruar nga pesë fëmijët e Chaplin, thuhet që janë të shqetësuar për mundësinë e mbylljes.

Ata kanë shtuar se eksperienca e trishtë aty kishte bërë shumë në formësimin e karakterit kreativ të Charlie Chaplin./ KultPlus.com

Jonida Brahimaj fituese e Lyra Fest 2017-të

Festivali i këngës për fëmijë Lyra Fest sivjet realizon edicionin e 11-të tij duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës.

Mbrëmë ky festival në skenën e tij solli magji për fëmijët dhe në fund fare u ndanë edhe çmimet. Vendin e parë e mori Jonida Brahimaj, ku muzikën e këngës e kishte bërë kompozitori i njohur kosovar Memli Kelmendi, shkruan KultPlus.

KultPlus, po i publikon fituesit e sivjetmë të Lyra Fest, nga vendi i parë e tutje:

Vendi I – Jonida Brahimaj, muzika: Memli Kelmendi.
Vendi II – Flutra Lokaj, muzika: Shkodran Tolaj; dhe Mario Zaja&Anxhela Vathi, muzika: Ylli Kalaja.
Vendi III – Krojza Krasniqi, muzika: Butrint Bicurri;
Vesa Konjufca, muzika: Armend Rexhepagiqi;
Vlera Shala, muzika: Mimoza Kurshumlia.
Çmimi “Lyra Fest 2017” – Oqeana&Perla Batalli, muzika: Mimoza Kurshumlia.
Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” – Krojza Krasniqi, muzika: Butrint Bicurri.
Çmimi “Dueti më i mirë” – Nota Qirezi&Riga Maxhuni, muzika: Urim Qirezi.
Çmimi “Debutanti më i mirë” – Elis Bajrami, muzika: Hysni Klinaku; Erion Ballanca, muzika: Vagner Nushi.
Çmimi i shkollës “Misbah&Friends” – Vesa Konjufca, muzika Armend Rexhepagiqi.
Sivjet në Lyra Fest numri i këngëve pjesëmarrëse ishte mbi 200, me autor të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare./ KultPlus.com