Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet në teatrin “Adriana” me shfaqjen “Mishi i Egër”.

“Festivali në Ferizaj jo vetëm nga vjetërsia e organizimi, por edhe nga aspekti i konkurrencës është festivali i vetëm mbarë shqiptar që për shumë vite e ruan konkurrencën brenda produkteve të mira teatrore. Është rasti i vetëm që qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm kanë mundësi të shohin prodhimet më të mira teatrore”, ka thënë Besim Ugzmajli, drejtori i Festivalit në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ugzmajli ka thënë se në planet e tyre është edhe prodhimi i shfaqjes që e ka ekskluzivitetin e premierës për festivalin. Ka njoftuar gjithashtu se Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatrot e qyteteve në Ferizaj, Prizren, Gjilan e Gostivar do të luajnë në skenën e teatrit “Adriana”. Pjesë e programit janë shfaqjet “Audienca”, “Charles III”, “Kamarja e turpit”; “Tartufi”, “Çifti i hapur”, “Turjela” e “Togeri i inishmorit”.

Si çdo vit edhe sivjet FTF do të përballë opinionet me panelet e diskutimit ndër temat “Teatri dhe lufta”, “Modalitetet e mobilitetit të teatrove shqiptare”.

Nuk do të mungojnë as netët muzikore të cilat mbahen në oborrin e teatrit të qytetit. FTF do të zgjasë deri më 6 shtator.

Nesër nis edicioni i 54-t i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Nesër do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili ka jetëgjatësinë më të madhe nga ngjarjet e arteve skenike në Ballkanin Perëndimor.

Nesër do të jetë hapja zyrtare në Teatrin “Adriana” teksa shfaqja e parë që do të jepet është “Mishi i Egër”.

Pjesë e programit janë edhe shfaqjet “Audienca”, “Charles III”, “Kamarja e turpit”; “Tartufi”, “Çifti i hapur”, “Turjela” e “Togeri i inishmorit”.

Si çdo vit edhe sivjet FTF përballë opinionet me panelet e diskutimit ndër temat “Teatri dhe lufta”, “Modalitetet e mobilitetit të teatrove shqiptare”.

Nuk do të mungojnë as netët muzikore të cilat mbahen në oborrin e teatrit të qytetit. FTF do të zgjasë deri më 6 shtator.

Drejt përfundimit restaurimi i kishës katolike ‘Engjëlli i Rojës’ në Ferizaj

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur faza e fundit e punimeve në kishën katolike “Engjëlli i Rojës”, në Ferizaj.

Ministri Çeku më tej ka treguar se për finalizimin e restaurimit të këtij aseti sipas tij me vlera të rralla MKRS pati ndarë 1.3 milion euro.

“Ndërhyrjet në monumente të trashëgimisë kulturore po vazhdojnë në gjithë vendin. Po kujdesemi që ato të kthehen në gjendjen origjinale dhe tu mbrohen vlerat historike”, ka shkruar Çeku në facebook./ KultPlus.com

Shpaloset programi i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Këtë vit shënohet edicioni i 54-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj që do të mbahet nga 1 deri më 6 shtator.

Si çdo vit tjetër në Teatrin ‘Adriana’ do të vijnë shfaqje nga jashtë e brenda vendit, në ditën hapëse luhet shfaqja “Mishi i Eger” nga Groan Stefanovski me regji të Martin Koçovski, nga Teatri i Shkupit.

Programi vazhdon për 6 ditë me radhë me shfaqjet ‘Audienca’, ‘Charles III’, ‘Kamarja e Turpit’, ‘Tartufi’, ‘Cifti i hapur’, ‘Turjela’ për ta përmbyllur programin me shfaqjen ‘Togeri i Nishmorit’ nga Martin Mcdonough me regji të Rizeski, nga produksioni i Teatrit ‘Adriana’.

Festivali i Teatrove në Ferizaj filloj rrugëtimin në vitin 1970 duke sjell në Kosovë vazhdimisht aktorë e regjisor nga vendet tjera.

Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit

Qyteti i Ferizajit mirëpret një zhvillim të rëndësishëm në fushën e arsimit profesional me hapjen e shkollës së re të mesme profesionale, KPU – Kolegji Profesional Universum, pjesë e rrjetit të shkollave Universum, (aktive që nga viti 2004). Kjo iniciativë e re synon t’u ofrojë nxënësve një mundësi për të ndjekur arsimin e mesëm profesional, të dizajnuar për të përmbushur kërkesat në rritje të tregut modern të punës.

Kolegji Profesional Universum ofron programe të fokusuara në Top profesionet e së ardhmes:

– Shkenca Kompjuterike dhe Programim– Infermieri
 Teknik Dentar
– Fizioterapi
 Mekatronike – Operator i Roboteve Industrial#Regjistrimet për klasën e X-të po vazhdojnë: kpu-universum.com/apliko/
Një nga pikat e forta të Kolegjit Profesional Universum është plani i personalizuar i mësimit, që i adreson nevojat individuale të çdo nxënësi. Shkolla përdor një gamë të gjerë metodash për t’u përshtatur me stilin unik të të mësuarit të secilit, duke përfshirë: Mësimin praktik, Seminaret dhe projektet, Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) etj.
Metoda inovative e të mësuarit të bazuar në projekte (PBL) është një element thelbësor në #KPU, duke e bërë procesin e të mësuarit më atraktiv dhe të angazhuar për nxënësit. Kjo metodë u jep atyre mundësinë të punojnë në zgjidhjen e problemeve reale dhe të ballafaqohen me pyetje komplekse, duke nxitur zhvillimin e të menduarit kritik dhe kreativitetit, aftësive të komunikimit, bashkëpunimit në ekip, autonomisë dhe përgjegjësisë.

#APLIKO për informata: kpu-universum.com/apliko/Kolegji Profesional Universum aplikon Modelin e Mësimit Dual, duke kombinuar mësimin teorik në klasë me trajnimin praktik në mjedise të vërteta pune. Ky model inovativ siguron që nxënësit të zhvillojnë njohuri të thella teorike dhe njëkohësisht të fitojnë aftësi praktike në fushën e tyre të studimit, duke i përgatitur ata për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Pra një nga objektivat kryesore të KPU është përshpejtimi i integrimit të nxënësve në tregun e punës. Përmes një përvoje të pasur praktike dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompani partnere, nxënësit marrin përvojë konkrete që i ndihmon të jenë të gatshëm për sfidat e karrierës së tyre.

KPU – Kolegji Profesional Universum synon të jetë një shtytje e fuqishme për zhvillimin profesional të të rinjve në Ferizaj dhe më gjerë, duke ofruar një arsim inovativ, të lidhur ngushtë me trendet e së ardhmes. 
Informohu më shumë, apliko online kpu-universum.com/apliko/ ose kontakto 045481241./ KultPlus.com

Nis restaurimi i një prej shtëpive më të vjetra në komunën e Ferizajt

Kanë nisur punimet restauruese në një prej shtëpive më të vjetra në komunën e Ferizajt, shtëpinë e Hasan Fazlisë në Koshare.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky aset me vlera të trashëgimisë kulturore karakteristike për arkitekturën e Rrafshit të Kosovës, do të ruhet për brezat e ardhshëm.

Fëmijët shijojnë prodhimtarinë teatrore nga festivali në rajonin e Ferizajt

Festivali i Teatrove për Fëmijë në edicionin e tij të parë të organizimit po bën bashkë dhjetëra fëmijë në shfaqjet të cilat po jipen në regjionin e Ferizajt.

Ferizaji, Shtimja, Kaçaniku dhe Hani i Elezit po mirëpret shikuesit e vegjël, teksa sot janë dhënë shfaqjet “Krahët e Bletës” dhe “Era, Mira dhe Shtëpia Magjike”.

“Vogëlushët do të shijojnë për këto ditë, prodhimtarinë më të mirë teatrore për fëmijë, dekorin e veçantë, lojërat garat e diturisë dhe gjithë programin e përgatitur nga ekipi i Festivalit, prirë nga drejtori i Festivalit, Besim Ugzmajli”, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu për festivalin.

Nesër do të jetë dita e fundit e festivalit, teksa ky edicion për fëmijë ka buruar pas një rrugëtimi 54 vjeçar të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Nis edicioni i parë i ‘Festivalit të Teatrove për Fëmijë’ në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajt ka nisur edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për Fëmijë, shkruan KultPlus.

Festivali do të zgjas deri më 7 Mars, duke u shtrirë edhe në komunat e Rajonit të Ferizajt, e cila vjen si vazhdimësi e Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Festivali i Fëmijëve jepet në kuadër të strategjisë së zhvillimit të teatrit për të rinjtë dhe fëmijët duke ofruar shfaqje të teatrove vendore, si dhe aktivitete të shumta.

“Vogëlushët do të shijojnë për këto ditë, prodhimtarinë më të mirë teatrore për fëmijë, dekorin e veçantë, lojërat🤹‍♂️garat e diturisë 📚dhe gjithë programin e përgatitur nga ekipi i Festivalit, prirë nga drejtori i Festivalit, Besim Ugzmajli”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ngjarja do të organizohet në datat 4 deri më 7 mars dhe do të ketë shtrirje në katër qytete: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Han të Elezit./KultPlus.com

Festivali i Teatrove në Ferizaj me nismë dramaturgjike për fëmijët

Pas një rrugëtimi 54 vjeçar, Festivali i Teatrove në Ferizaj kësaj radhe ka nisur një rrugëtim të ri për shikuesit e vegjël.

Në datat 4 deri më 7 mars do të organizohet edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për Fëmijë. E veçanta e kësaj nisme do të jetë shtrirja në katër qytete: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Han të Elezit.

“Festivali i Teatrove – Ferizaj, në kuadër të strategjisë së zhvillimit të teatrit për të rinjë dhe fëmijë, këtë vit starton me Festivalin e Teatrove për Fëmijë, kështu duke ofruar shfaqjet më të mira të teatrove vendore, si dhe aktivitete të shumta për secilin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

“Petrushi i huaj”, “Ela, Mira dhe Shtëpia Magjike”, “Përralla palidhje”, “Kësulkuqja”, “Krahët e bletës” dhe “Shpresa e Presa” janë shfaqjet të cilat do të jenë në program të edicionit të parë./rtk/ KultPlus.com

‘Hana po fluturon’, shfaqja premierë në teatrin e Ferizajt

Mbrëmë, në qytetin e Ferizajt është dhënë premierë shfaqja “Hana po fluturon” me regji të Iliriana Arifi dhe autore Arta Arifi, në teatrin ‘Adriana’, shkruan KultPlus.

Aktorët të cilët kanë luajtur në shfaqje janë: Dardane Mehmeti, Edona Berisha, Dashuri Rexhepi, Arben Marevci, Gresë Gashi, Nea Hamza dhe Nexhat Xhokli, të cilët sollën historinë e përqendruar tek Anita dhe Belina dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur shtëpinë nga rrënimi, kujtimet dhe sekretin e fshehur për vite të tëra.

Ministria e Kulurës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur që bashkë me publikun, shfaqjen e ndoqi edhe ministri Hajrulla Çeku/KultPlus.com

Festivali i teatrove: Ferizaj gati për edicionin e 53-të (VIDEO)

Festivali i Teatrove do të nisë nesër në qytetin e Ferizajt, në edicionin e tij të 53-të. Me këtë rast, do pasurohet edhe 151 vjetori i themelimit të këtij qyteti.

Festivali ndryshe cilësohet edhe si një e treta e historisë së qytetit, raporton Klan Kosova.

Ndonëse në kushte jo aq të mira të organizimit për shkak të mos financimit nga ana e Ministrisë së Kulturës edhe në edicionin e 53-të me radhë, organizatorët e këtij festivali ia kanë dalë mirë në bashkëpunim me Komunën dhe njerëzit e kësaj fushe.

Shfaqjet që do të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore janë kryesisht të teatrove shqiptare.

Ndërsa e para që do t’i prijë nëntë shfaqjeve tjera në teatrin nikoqir të festivalit “Adriana”, është shfaqja “Gënjeshtari”, me autor Carlo Goldon e regji të Ilir Bokshit, që e trajton hipokrizinë, mashtrimin, sinqeritetin dhe shumëçka tjetër.

Juria e përbërë nga: Mentor Zymberaj, Getorabë Mulliqi-Bojaj dhe Ilirjan Himaj, do të vlerësojnë shfaqjet në fjalë në kategoritë e caktuara, me çmimet tradicionale.

Festivali do të zgjasë nëntë ditë me radhë, nga 27 gushti deri me 4 shtator. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Edicioni i pestë i Panairit të Librit në Ferizaj, vjen së shpejti

Për dashamirët e botës së librit, javën tjetër, me datë 3 gusht, vjen edicioni i pestë i Panairit të Librit në Ferizaj, shkruan KultPlus.

Në këtë edicion libri, njerëzit do të kenë mundësin të shijojnë bukurinë e artit  të të shkruarit e të përjetojnë aktivitete të shumta karshi librit.

Ky edicion i panairit të librit është organizuar nga klubi letrar ‘De Rada’ dhe do të mbahet në Sheshin e Qytetit.

Kujtojmë që edicioni i pestë i këtij Panairi të Librit, do të mbahet nga data 3 deri me 5 gusht. / KultPlus.com

Bifurkacioni i Lumit Nerodime në Ferizaj

Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen unik në Evropë, ku një lumë i vetëm ndahet në dy dete. Lumi Nerodime buron në malet e Jezercit dhe ndahet në dy degë në fshatin Nerodime, ku secila derdhet në dete të veçanta.

Dega jugore (dega e djathtë) derdhet në detin Egje përmes lumit Lepenc dhe lumit Vardar. Nga ana tjetër, dega tjetër derdhet në lumin Sitnicè, i cili më pas bashkohet me lumin Ibër, duke arritur përfundimisht në detin Detin e Zi. Gjatësia e rrjedhës së lumit Neredime është 29 km.

Kjo është një dukuri natyrore magjepsëse, shumë domethënëse për turistët, entuziastët e trashëgimisë kulturore, studiuesit dhe shkencëtarët. Joshja e saj qëndron në tërheqjen e saj si studim dhe eksplorim. / KultPlus.com

Filluan punimet restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka filluar restaurimi i Kishën Koatolike të qytetit të Ferizajit, e cila është pjesë përbërëse e listës së objekteve me vlerë të trashëgimisë kulturore, përcjellë KultPlus.

Kisha Katolike “Engjëlli i Rojes”, sipas MKRS-së po merr vëmendjen e merituar institucionale si edhe shumë asete të tjera të trashëgiisë kulturore.

Kisha e ndërtuar një shekull më parë, pritet që shumë shpejt të jetë e qasshme për vizitorë./KultPlus.com

Nis nesër edicioni i 8-të i Festivalit të Karikaturës

Nesër nis edicioni i 8-të i Festivalit të Karikaturës që organizohet nga Shoqata e Karikaturistëve “Hithi” në Ferizaj, përcjellë KultPlus.

Aktiviteti kryesor i këtij festivali do të jetë hapja e ekspozitës më datë 23 shtator në ora 19:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Festivali përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bashkë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës e Kosovës.

Ndryshe, ky festival do të zgjasë gjithsej tri ditë gjatë të cilave do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore. / KultPlus.com

Shtëpia e shahut, palestra e xhudos dhe palestra e gjimnastikës, projekte potenciale në Ferizaj

Ministri Çeku ka takuar kryetarin e Ferizajit, Agim Aliu në kuadër të vizitave në komuna të Kosovës për të diskutuar rreth projekteve kapitale në sport, kulturë, rini dhe trashëgimi kulturore, përcjell KultPlus.

Diskutimi filloi me infrastrukturën fizike në fushën e sportit, ku u fol për stadiumin e qytetit, shtëpinë e shahut, palestrën e xhudos dhe projekte të tjera. U dakorduan që të bëhet një studim i plotë i fizibilitetit në këtë komunë, përmes së cilit do të analizohet shtrirja hapësinore, kategoria e kapaciteti që nevojitet për komunën e Ferizajit në shumë aspekte.

Vazhduan tutje me sallën e sporteve në Gremë, ku operatori ekonomik do të vazhdojë punën dhe deri në fund të vitit pritet përfundimi i punëve. Qendra multifunksionale është një tjetër projekt i rëndësisë së lartë ku është marrë zotim që puna në terren të intensifikohet dhe dinamizohet.

Ministri Çeku i njoftoi edhe me punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë kulturore. Ndërhyrjet emergjente dhe restauruese. Kisha katolike në Ferizaj është në proces të hartimit të projektit të restaurimit, ndërsa do të fillojnë restaurimi i ish-gjimnazit të vjetër Ismail Qemajli dhe restaurimi i “Xhamisë së Madhe”.

Po ashtu janë propozuar disa projekte potenciale si shtëpia e shahut, palestra e xhudos, e palestra e gjimnastikës. Komuna u zotua se e mbështesin investimin dhe janë të gatshëm ta sigurojnë lokacionin.

Në fund të takimit, të pranishmit u njoftuan për programet shtetërore që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, arti në shkolla dhe sporti në shkolla. Komuna e mirëpriti këtë iniciativë dhe shprehi gatishmërinë të bashkëpunojnë në zbatim të tyre./ KultPlus.com

Hapet franshiza e parë e EBC Cosmetics në Ferizaj


EBC Elegance and Beauty Cosmetics këtë vit ka lansuar projektin për të zgjeruar biznesin edhe në formë franshize në të gjithë Kosovën.

Franshiza e parë e EBC po hapet në Ferizaj në datën 21.07.2022 me lokacion në qendrën tregtare ‘The Village Shopping & Fun’.

EBC ofron akses në një gamë të gjerë produktesh kozmetike të klasit botëror, një emër të ndërtuar që 30 vite dhe një model biznesi që ka pasur dekada suksesi pas tij.

EBC është një kompani lidere e kozmetikës në Kosovë me një profil jashtëzakonisht të lartë të brendit. / KultPlus.com

‘Era’ premierë të hënën në Teatrin Adriana

Shfaqja “Era” do të jepet premierë në teatrin e Ferizajit “Adriana” të hënën, pra, më 9 maj, autor i së cilës është Albana Muja dhe regjisor Agim Sopi, shkruan KultPlus.

Shfaqja është një dramë e një familje kosovare, ku tranzicioni i stërzgjatur i pasluftës ka vë në pikëpyetje vlerat e përgjithshme morale e njerzore të një familje e cila përballet me dhimbjet që shfaqen nga e kaluara tragjike.

Trupa teatrore për këtë shfaqje do të jetë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Uratë Shabani, Dardane Mehemti, Jajush Ramadani, Gresa Gashi, Nexhat Xhokli, Arben Marevci, Erza Sejdiu, Sherif Bega dhe Ali Krasniqi.

Ndërkohë, të gjitha detajet mund t’i shihni në posterin origjinal të shfaqjes. /KultPlus.com

Gjenden rreth 1 mijë e 600 mina në Parkun e Lirisë në Ferizaj, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka gjetur rreth 1 mijë e 600 copë municione në Parkun e Lirisë në Ferizaj, kështu njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka thënë se në Parkun e Lirisë në Ferizaj është hasur një sasi e madhe e municionit ku përfshihen predha të mortajës e artilerisë, të mbetura aty që nga Lufta e Dytë Botërore. / KultPlus.com

Qendrat e Kosovës marrin një pamje të re, gati të presin Vitin e Ri me stolitë e tyre

Stolisja e qyteteve është diçka që shumë qytetarë e presin me ngazëllim të madh, e madje për këtë gjë edhe kanë kërkesa të mëdha që të fillojë puna sa më herët, shkruan KultPlus.

Disa vende në Kosovë kanë arritur që të transformojnë qendrat kryesore plotësisht në atmosferë festive.

Qyteti i Prishtinës, si çdo vjet, ka vendosur që edhe këtë vit të bëjë dekorimin e shesheve kryesore dhe kësisoj t’i jap një pamje të re vendit.

May be an image of outdoors and text that says 'N 2022'
FOTO: Marjan Komani
May be an image of 1 person, christmas tree and outdoors
FOTO: Marjan Komani

Edhe qyteti i Gjilanit i ka dhënë një pamje krejtësisht të re hapësirës kryesore në qendër, me ç ‘rast është bërë edhe dekorimi i qytetit.

FOTO: Lumi Press 06
FOTO: Lumi Press 06

Edhe një tjetër qendër e madhe e Kosovës, qyteti i Ferizajit, ka shndrruar atmosferën e tyre, duke mirëpritur vendosjen e bredhave dhe dritave.

May be an image of outdoors
May be an image of 1 person and sky

Me shtëpitë e vogëla prej druri dhe vendosjen e dritave dekoruese në vend, Podujeva pak ditë përpara festave të fundvitit u dekorua, ku edhe kryetari Shpejtim Bulliqi bëri shpërndarjen e disa fotografive në rrjetin social “Facebook”.

May be an image of 3 people and outdoors
Podujeva gati për Vitin e Ri
May be an image of 12 people and outdoors
Podujeva gati për Vitin e Ri

Të bashkuar komuna me fëmijët, Vushtrriasit ishin të gatshëm të bënin vendosjen dhe ndezjen e dritave për festat e fundvitit.

Dritat festive janë vendosur në shumë vende të tjera të Kosovës, të cilat po shënojnë suksese të përmbylljes së këtij viti dhe gjithashtu po presin edhe kremtimin e përfundimit të një viti dhe festës së Vitit të Ri. /KultPlus.com

May be an image of outdoors

Vendoset në qendër të Ferizajt murali me portretin e Hazir Rekës

Mbi tri dekada si fotograf, Hazir Reka nderohet për punën e tij në qytetin e lindjes, në Ferizaj, me mural me portretin e tij të punuar nga MuralFest Kosova në bashkëpunim me artistin amerikan Nils Westergard.

I vendosur në qendër të qytetit murali simbolizon punën e pandalshme të Rekës si fotograf në dokumentimin sidomos të ngjarjeve më të mëdha vendore për opinionin tonë e ndërkombëtar.

Si fotoreporter i agjencisë botërore të lajmeve “Reuters”, Reka ishte zëri i kosovarëve jashtë kufijve në ditët më të rënda për popullatën; demonstratat, protestat për liri dhe pavarësi, lufta e paslufta…

Fotot e Rekës janë arkiva më e pasur e Kosovës.

Në përurimin e muralit kanë marrë pjesë gazetarë dhe fotografë vendas, përfaqësues të agjencioneve të ndryshme të mediumeve kombëtare dhe ndërkombëtare./KultPlus.com

Prokuroria merr raportin e autopsisë së Marigona Osmanit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin e autopsisë së 18 vjeçares, Marigona Osmanit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Nga kjo prokurori kanë thënë për T7, se për shkak të hetimeve rreth rastit, nuk mund të jepen detaje rreth raportit të autopsisë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë lidhur me rastin e 18 vjeçares M.O., mirëpo, për shkak të procesit të hetimeve, nuk mund të japim detaje nga ky raport”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për T7.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me këtë rast.

Të arrestuarit janë bashkëshorti i 18-vjeçares, Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Më 23 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit, 18 vjeçares në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.

“Mund të konfirmoj se të dyshuarve për vrasje të rëndë, Gjykata u ka vazhduar paraburgimin deri më 21 nëntor”, ka thënë Bekteshi.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arbër Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen këtë vepër penale.

Gjithashtu sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Arbër Sejdiu, më 22 gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër Dardan Krivaqa, ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës dhe me këtë rast i njëjti (Arbër Sejdiu) ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, në vdekjen e të ndjerës.

Sipas Prokurorisë të dyshuarit më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa ikin në drejtim të panjohur./ Express / KultPlus.com

Dy javë pas fillimit të mësimit, nxënësit nuk kanë tekste shkollore

Pas dy javë të fillimit të mësimit ende nxënësit nuk kanë tekste shkollore. Librat mungojnë edhe në arsimin fillor edhe në atë të mesëm të ulët.

Për këtë çështje në Ministrinë e Arsimit edhe pse kanë deklaruar se librat do të jenë falas për klasat 1 deri në të 9 vazhdojnë të dhënë deklarata kontradiktore. Nga e gjithë kjo, ata që po pësojnë janë nxënësit dhe prindërit. Me gjasë, si zgjidhje do të kenë blerjen e librave për fëmijët e tyre.

Në shumë shkolla ka mungesë të teksteve shkollore. Arsimtarja e fizikës, Mendohie Lekaj-Rexhaj në Ferizaj vë në dukje se mungojnë librat e kësaj lënde për klasat 8 dhe 9.

“Për klasën e 6 i kemi nga viti i kaluar, për klasën e 7 kemi komplet mungesë. Na kanë ardhur fletoret e punës e jo librat e nxënësve”, tha ajo për RTK-në.

Tekstet e gjuhës angleze për klasat 6 e deri në 9 mungojnë edhe në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.

“Ende kemi mungesë të teksteve siç është teksti i gjuhës angleze për klasën e 6,7,8”, tha Ganimete Konjufca, drejtoreshë e kësaj shkolle.

Shqetësimi për mungesën e teksteve shkollore u publikua në faqen e Këshillit të Prindërve të Prishtinës.

Përgjegjësia për mungesën e teksteve shkollore për shkolla, në veçanti për klasat 6, 7 dhe 9 sipas Ministrisë së Arsimit bie mbi Drejtoritë Komunale të Arsimit.

E gjithë kjo situatë po përcillet me deklarata kontradiktore të zyrtarëve publikë brenda Ministrisë së Arsimit.

Mungesë e teksteve shkollore përveç në shkollat publike është edhe në shkollat private./ KultPlus.com

Festivali i fotografisë ‘Lens Fest’ publikon programin e plotë

Në Kosovë ka ardhur Festivali i Fotografisë “Lens Fest”, i vetëm në llojin e tij, festivali është organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, shkruan KultPlus.

Festivali i cili fillon nga data 20 gusht e këtij viti, deri më 24 gusht do të mbahet në qytetin e Ferizajit.

Ndërkaq, së fundmi është publikuar programi i tyre i plotë të cilin e gjeni më poshtë. / KultPlus.com