Këngëtarja italiane, Giusi Ferreri, do të japë mbrëmjen e sotme një koncert në Tiranë, në qytezën e spektaleve, Spectapolis, në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pak orë para koncertit, në një konferencë për medie, ajo ka zbuluar repertorin e mbrëmjes së sotme për publikun shqiptar.
“Është hera e trete që vij, por këtë herë sjell këngë të reja. Sot do këndoj 25 këngë, për gati dy orë. Besoj do kënaqemi të gjithë. Kam eksperimentuar me muzikën. Do rikthehem në Shqipëri me familjen për pushime”, u shpreh ajo.
E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusi ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme si “Novembre”, “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok”, duke bërë gjithmonë art të vërtetë dhe larg komercializmit.
Artisja zbulon së pasioni i saj për muzikën e ka bërë të jetë unike dhe t’i mbijetojë ndryshimeve në industrinë e muzikës.
Ky koncert është një mundësi unike për të shijuar live këngët që kanë pushtuar toplistat dhe zemrat e adhuruesve të muzikës anembanë botës. /atsh/ KultPlus.com