Fest 63, ka ngjallur një interes të lartë te qytetarët që kanë mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve, teksa nuk mungojnë edhe personalitete të niveleve të larta të politikës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndjekin drejtpërdrejtë këtë natë finale, përkrah zv.drejtoreshës së RTSH-së, njëkohësisht edhe drejtoresha e këtij Festivali, Aurora Polo.
Pas tre netëve plot emocion dhe spektakël, edicioni i 63 i Festivalit të Këngës kulmon mbrëmjen e sotme (22 dhjetor), kur do të përzgjidhet edhe kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
