Jemi mësuar të shohim çdo ditë oferta të ndryshme nga agjensionet turistike për të vizituar vende të ndryshme, qoftë brenda territorit shqiptar, apo për të vazhduar me Malin e Zi, Maqedoninë e tutje në Evropë.
Por, një ofertë e fundit e sjellë nga agjensioni Kledionis Travel nga Shqipëria, nuk është pritur mirë nga populli.
“Festat e Nëntorit në Beograd” është mbishkrimi i këtyre ofertave që promovojnë hotele të ndryshme atje.
Agjensioni në fjalë ka bërë disa oferta të ndryshme duke ju ofruar që muajin nëntor ta kaloni në Beograd, në kryeqytetin e Serbisë, kur dihet që po në këtë muaj, më datë 28 nëntor 1912 është shpallur Pavarësia e Shqipërisë dhe muaji nëntor për të gjithë shqiptarët është muaj i shënuar i festës së valimit të flamurit me shqiponjën dy krenare, e në të njëjtën kohë dihet që shteti serb është pushtuesi dhe kundërshtuesi më i madh i shtetit shqiptarë.
Për këtë arsye kjo ofertë për shqiptarët duket si ironike dhe e papërshtatshme. Pas reagimeve të shumta, duket që ky agjension turistik e ka larguar këtë mbishkrim /KultPlus.com