Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri deklaroi sot se do të hartohen planet për ngjarjet publike në natën e Vitit të Ri, ndërkohë që bashkia do t’i japë përparësi mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Koncerti i Vitit të Ri? Do të zyrtarizojmë publikisht një vendim orët e ardhshme, por plani është që të merret shumë seriozisht kërkesa e qeverisë për monitorimin e situatës”, tha Gualtieri.
“Prandaj ka shumë të ngjarë që të mos ketë ngjarje festive kolektive, pasi kjo do të krijonte turma. Në këtë fazë të pandemisë një gjë e tillë do të ishte e pakujdesshme”, theksoi ai.
“Evolucioni i pandemisë është në sytë e të gjithëve dhe ne nuk duhet të lëmë vigjilencën tonë”, shtoi kryebashkiaku.
“Qeveria ka të drejtë në zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ne gjithashtu duhet të luajmë rolin tonë”, theksoi ai. / KultPlus.com