Filmi ‘Ditë e Kuqe’ përzgjedhet në Festivalin e Filmit në Turki, Ugzmajli i lumtur për prezantimin ndërkombëtar

Së fundmi, filmi “Ditë e Kuqe” është përzgjedhur në Festivalin e Dytë të Filmit në “İzmir Kısa”, festival i cili është i kualifikuar nga OSCAR, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus, Ugzmajli ka thënë se ky festival është njëri më prestigjiozët në Turki dhe se ky festival është vazhdim i prezntimit ndërkombëtar të filmit.

“Ditëve në vazhdim do të ketë shumë festivale të tjera të rëndësishme, me ç’rast edhe filmi “Ditë e Kuqe do të prezantohet aty”, tha ai.

No description available.

Në fund, ai ka shtuar se ky prezentim ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për mua dhe ekipën e filmit.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com

Filmi Luaneshat e Kodrës fitojnë çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit Calgary

Viti 2021 ka qenë vit i sukseseve për filmat kosovar, ku së fundmi filmi “Luaneshat e Kodrës” është shpërblyer me njërin prej çmimeve kryesor në Festivalin e Filmit Calgary të mbajtur në Alberta, një provincë e Kanadasë, shkruan KultPlus.

Filmi me regji të Luana Bajramit ka arritur që të korr edhe një sukses të madh ndërkombëtar, duke fituar çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit “Calgary”.

‘Luaneshat e Kodrës’, një film i xhiruar në Kosovë shtjellon ëndrrat e tri personazheve kryesore që vijnë nën aktrimin e jashtëzakonshëm të Flaka Latifit, Era Balajt dhe Uratë Shabanit.

Këto tri shoqe të pandashme me njëra tjetrën që refuzojnë ti shpalosin vështirësitë e tyre personale mes vete, përfytyrojnë një të ardhme të ndritur e të mbushur deri në kupë me një liri tejet të dëshiruar si asnjëherë më parë.

Diku larg vendit ku ato jetojnë, në një qytet të madh, aty ku nuk ekzistojnë thashethemet dhe pengesat e gropat e vazhdueshme nëpër të cilat duhet të kalojnë çdo ditë të jetës së tyre, është pikërisht ai vegimi përrallor që mban gjallë shpresat, pritjet e parashikimet e tyre gjatë rrugëtimit të tyre të quajtur ‘jetë’. E se si ardhmja e tyre do të lulëzojë, këtë filmi e tregon qartazi. /KultPlus.com

Për mbarëvajtjen e DokuFest-it, shumë aktivitete e koordinime në Prizren

Kanë mbetur më pak se 10 ditë nga fillimi i festivalit më të madh i filmit dokumentar në rajon, DokuFestit dhe në qytetin ku mbahet. në Prizren, janë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtje të tij.

Të paktën kështu ka thënë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,transmeton Koha.net.

Lidhur me këto përgatitje, Haskuka ka shkruar në Facebook: .

Me tre gusht fillon DokuFest-i, festivali më i madh i filmit dokumentar në rajon, i cili pritet të tejkalojë mbi 40.000 vizitorë vendorë e ndërkombëtarë në të gjitha programet e tij.

Pos 200 të ftuarve nga 70 shtete të ndryshme, që përbëjnë juritë, programet dhe panelet e ndryshme të festivalit në Prizren çdo ditë do të organizohen pritje të ndryshme nga shumë organizata e ambasada të akredituara në Kosovë.

Me fjalë të tjera këtyre ditëve tërë bota do të jetë në Prizren ndërsa për Komunën tonë është posaçërisht me rëndësi aspekti i sigurisë gjatë festivalit.

Për këtë arsye kemi pasur takim shumëpalësh mes organizatorëve të DokuFestit, përfaqësuesëve të Policisë Rajonale e Lokale si dhe Drejtorisë së Inspektorateve në mënyrë që të kordinohen aktivitetet për mbarëvajtjen e organizimit. Gjithashtu në dispozicion do të jenë edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave dhe QKMF-ja. Në këto takime jemi dakorduar për shtimin e masave të sigurisë në aspekte të ndryshme, pastërisë, shërbimeve tjera komunale dhe kontrollit të zhurmës në Qendrën Historike të qytetit.

Organizatorët e festivalit janë duke sjellur edicionin më të mirë të DokuFest#17 të cilën Komuna do të plotësojë me shërbime në kapacitet të plotë, në dobi të qytetarëve të saj. Ky është rast që të tregojmë mikpritjen dhe kulturën tonë në përgjithësi.

Mbarëvajtja e festivalit është qëllimi ynë i përbashkët./KultPlus.com