Të enjten me 25 nëntor në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj të Hasit nis Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2021”, shkruan KultPlus.
Edicioni i 31 i Festivalit nis me Ekspozitën e prodhimeve të bukës ndërsa festivalin e hap mikpritësi ShKA “Malësori”.
Në skenë pas “Malësorit” parakalojnë ShKA të pjesëmarrëse dhe këngëtarë folklorik.
Festivali zgjatë tri netë dhe në natën e tretë finale nga juria profesionale ndahen çmimet tradicionale të Festivalit “Hasi Jehon”.
I gjithë festivali do të mbyllet përsëri me “Malësorin”. /KultPlus.com