Ndërhyn Policia, koncerti i Bregoviqit nuk ndalet përkundër gazit lotsjellës (VIDEO)

Gaz lotsjellës është hedhur në koncertin e Goran Bregoviqit në Korcë ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.

Por kjo nuk ka ndikuar që koncerti i Bregoviqit të ndalet për asnjë moment.

Ai po vazhdon koncertin e tij pa pengesa ndërkohë që disa persona edhe shihen duke u munduar të kërcejnë me këngët e tij ndonëse shihet se të pranishmit nuk kanë fare njohuri për këngët që ai këndon.

Koncerti është mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë. Figura të shumta shqiptare kanë dalur kundër mbajtjes së këtij koncerti të Bregoviq, i cili me këngët e tij kishte motivuar ushtarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë gjatë luftës. / KultPlus.com

Policia kontrollon detajisht pjesëmarrësit në koncertin e Bregoviqit në Korçë

Të gjithë pjesëmarrësit në Festivalin e Birrës në Korçë po i nënshtrohen deri në katër vende kontrolles nga ana e sigurimit ku sonte pritet të performojë këngëtari me origjinë serbe, Goran Bregoviq.

Disa rrugë të qytetit të Korçës janë bllokuar në përgatitje e sipër për natën e fundit të Festës së Birrës.

Në mbrëmjen e 22 gushtit, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Korçës pritet të këndojë edhe këngëtari Goran Bregoviq,

Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta, teksa tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin pjesëmarrjen e Bregoviq në këtë festival, sepse sipas tyre në të kundërtën do ta ndalojnë me trupat e tyre. / KultPlus.com

Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen e tij në Korçë, pas Shqipërisë mban koncert në Moskë

Këngëtari Goran Bregoviq ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë më 22 gusht.

Bregoviq pas Korçës do të performojë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë më 26 gusht. Datat e koncerteve të Bregoviq janë publikuar edhe në uebfaqen e tij zyrtare.

Teksa dita e performances së tij afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet. Kjo pasi qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në posterë si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre. / KultPlus.com

Reagon Çunmulaj: Ftojeni Sabri Fejzullahun ose Dino Merlinin në vend të Bregoviqit

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ka reagur me anë të Instastory-ve në lidhje me ardhjen e Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas Çunmulajt më mirë do të ishte të ftohej legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe legjenda e muzikës në Ballkan, Dino Merlin, transmeton KultPlus.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Çunmulaj në një instastory.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, ka shkruar modelja duke ia bashkangjitur një video të Dino Merlinit. / KultPlus.com