Yllka Gashi është shpallur fituese e çmimit për aktoren më të mirë, në Festivalin e Filmit në Valladolid, përcjell KultPlus.
Gashi ka fituar këtë çmim për rolin e saj në filmin “Zgjoi”, film ky i realizuar nën regjinë e Blerta Bashollit.
Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga aktorja Adriana Matoshi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e cila së bashku me njoftimin për çmimin e fituar, kishte shkruar:
Një çmim i meritum për Yllka Gashi në një festival të madh.
Aktorja më e mirë e Festivalit International ‘Seminci’, Yllka me rolin e saj i tregoj botës, historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti.
Urime Yllka e ky është vetëm një fillim për sukseset e tua në vazhdim. / KultPlus.com