Festivali i Gastronomisë sjellë Marsela Çibukaj për të përformuar nga Shqipëria në Kosovë

Qëllimi parësor i Festivalit të Gastronomisë është të promovojë kuzhinën shqiptare si dhe të bëjë bashkë gjithë dashamirët e gastronomisë dhe muzikës. E nga kjo nuk përjashtohet bashkimi i shqiptarëve nga gjitha trojet në një vend, në zemër të Prishtinës.

E pikërisht në Prishtinë, në sheshin “Adem Jashari”, me datë 22 korrik në natën e tretë të Festivalit të Gastronomisë, nga Shqipëria vjen për të performuar artistja shumë e dashur për publikun shqiptar Marsela Çibukaj.

https://www.facebook.com/100063476986139/videos/984352192914862

Aristja Çibukaj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur nga Shqipëria, e cila në vitin 2010 kishte fituar çmimin si “Best emergent singer” në Romë, ndërsa në vitin 2011 ajo ishte finaliste në “The Voice of Albania 1”, ku mori vendin e dytë dhe e u bë ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar.

Ndër këngët që Marsela Çibukaj me zërin e saj të bukur do të performojë para publikut janë “Thërrime Dashurie”, “Jon”, “I paftuar”, si dhe shumë të tjera.

Prandaj, mos harroni, rezervoni në kalendarin tuaj datën 22 korrik për të ndjekur nga afër këtë performancë të jashtëzakonshme.

E për të rezervuar biletën tuaj vizitoni linkun www.rave-travel.com dhe klikoni Prishtina Gastronomy Festival, si dhe zgjidhni datën cilën po kërkoni.

Për t’i shtuar momete të bukura jetës suaj, Prishtina Gastronomy Festival ju fton të shkoni me familje, me të dashur, me shoqëri, e me kolegë!

“Ejani dhe kënaquni së bashku nën tingujt e muzikës shqip, me shijën e ushqimit nën atmosferën e ngrohtë verore, në sheshin “Adem Jashari”, në zemër të Prishtinës”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com