Nesër fillon Festivali i Kafes dhe Çajit në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Edicioni i 6-të i Festivalit të Kafes dhe Çajit do të mbahet për tri ditë radhazi.
“Nga nesër, 11 tetor 2022 për tri ditë radhazi, brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe të huaj do të ekspozohen në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje thuhet se programi i pasur dhe ngjarjet tjera interesante kulturore do të krijojnë kushte ideale për një festival të paharrueshëm./ KultPlus.com