Jetoi gati pesë dekada me burrin më të adhuruar, Branka Petric për Bekim Fehmiun: Kur ai ndërroi jetë u shua edhe një pjesë e imja

Ardianë Pajaziti
Fotografia në ballinë: Fahredin Spahija

86 vjet jetë  po shpaloseshin fletë fletë në një nga hotelet e Prishtinës, rrëfim që po e shoqëronim me çaj gjingjer dhe shumë cigare. Takimin me të e kisha rezervuar shumë më herët dhe orët e vona të darkës tashmë i kishte ndarë për mua dhe po shprushnim të dyja në jetën e saj, unë me pyetje e ajo me përgjigje. Mbamendjen e ka shumë të freskët, sikurse edhe dukjen edhe përkundër moshës së madhe. Me kërkim falje se nuk e mësoi asnjëherë gjuhën shqipe, aktorja serbe Branka Petric, gruaja që kishte ndarë pjesën më të madhe të jetës me Bekim Fehmiun,  burrin më të famshëm të Ballkanit dhe më gjerë, prekte herë pas here aksesorët e saj, gati gati si të ishin susta të kujtesës për të sjell jetën e saj nëpër etapa të ndryshme.

Gruaja flokëverdhë po mblidhte copëzat e jetës së saj prej vendit të saj të lindjes në Kroaci e deri në momentet kur po flisnim, jetë që ngërthente kushte jo të mira, sakrificë, kurajë, dashuri, sukses, humbje, dhimbje, shumë dhimbje e deri te kujtimet, kujtime që vazhdojnë ta shoqërojnë në çdo moment të jetës së saj.

Fëmijërinë e saj e kujton me karnavalin që mbahej atë kohë në Novi Vinodolski të Kroacisë, karneval që mbahej çdo vit në muajin shkurt. Maskat e atij karnevali, veshjet, lulet e shumta sikurse e kishin magjepsur imagjinatën e Brankës, të cilës i kishte pëlqyer aq shumë ajo paraqitje e karnavaleve, ndryshe prej motrës së saj, që sipas Brankës, asaj nuk i linin fare përshtypje.

“Mua më pëlqente të maskohesha, të vishja gjëra të ndryshme, të vendosja aksesorë” nis rrëfimin Branka për ngjizjen e botës së artit në shpirtin e një katër vjeçe të asaj kohe, po nga karnevalet e vendit të lindjes së saj që ishte buzë një lumi.  

Se arti e tërhiqte pa masë, ajo kujton se si fëmijë, ajo shumë shpesh i kishte vesh rrobet e nënës së saj, taket e larta dhe shumë improvizime të tjera që pavetëdijshëm e dërgonin drejt skenës, pasion që do ta përcillte gjithë jetën e saj, deri në ditët e sotme, ku edhe sot, herë pas herë paraqitet në shfaqje të ndryshme teatrale në Beograd.

Dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ajo e kujton edhe me kontaktin e parë me teatrin, natyrisht jo në skenë, po në audiencë. Një trupë e Teatrit të Zagrebit kishte shkuar në Rjekë për të vënë në skenë shfaqjen e baletit “Sheharazade” sikurse edhe shfaqjen operistike “Madama Batterfly”, shfaqje këto që e kishin bërë të qaj pa reshtur.

Kur ishte në klasë të katërt e mësoi poezinë “Dvije Daske” (Dy dërrasa), me të njëjtën u pranua në Akademinë e Arteve në Beograd

Branka Petric e cila përgjatë karrierës së saj ka luajtur më dhjetëra role ne film, teatër e televizion, për herë të parë nisi rrugëtimin në këtë fushë kur ishte vetëm në klasë të katërt të shkollës fillore. Në shkollat e atëhershme në Serbi, sipas Brankës funksiononin seksionet e dramës, dhe në shkollën ku ishte ajo, ishte caktuar drejtuese e seksionit të dramës, aktorja e njohur serbe Marija Crnobori.

“Ajo ishte e re në moshë atëherë, dhe mbaj në mend që na pat dhënë që ta mësonim përmendësh poezinë “Dvije Daske” (Dy dërrasa), e cila ishte poezi e një poeti të njohur nga Istria. Unë e mësova përmendësh dhe më pati pëlqyer së tepërmi kjo poezi”, tregon Branka për njohjen e saj me botën e artit, edhe përkundër faktit se ishte vetëm në klasën e katërt, dhe pa e ditë saktë se cili do të ishte profesioni i së ardhmes.

Dhe kur ishte vetëm 11 vjet, familja e Branka Petric zhvendoset në afërsi të Beogradit, në një fshat pa ujë e pa banjo, dhe që për të vajtur në shkollë i duhej të ecte këmbë nga pesë kilometra veç në një drejtim. Vonesat e shpeshta në shkollë, për shkak të kilometrave të shumtë, Brankës ia kishin vën në pah edhe sajesat e ndryshme për mësuesit, duke sajuar lloj-lloj histori për të arsyetuar vonesat e saj. “Mbaj në mend që mësuesi i rusishtes më pat thënë se do të bëhem aktore”, tregon Branka duke qeshur, duke kujtuar copëzat e vogla që në tërësi ndërtuan dëshirën për të qenë pjesë e botës artistike.

Por askush nuk e kishte menduar se Branka Petric po me poezinë “Dvije Daske” (Dy dërrasat) që e kishte mësuar qysh e vogël, do të synonte edhe Akademinë e Arteve, poezi me të cilën hyri në provim pranues për të sfiduar 420 aplikantë që pritnin dritën jeshile për tu futur në akademi.

“Përpos që hyra në provim pranues, në të njëjtën kohë për herë të parë hyra në Teatrin e Beogradit, sepse deri më atëherë nuk më kishte rastisë të hyja në atë objekt. “Dvije daske” që e kisha mësuar nga Marija Crnobori  me dialekt të Istrias, erdhi ndoshta bukur për faktin se profesori që na dëgjonte, vinte poashtu nga Kroacia. Sikur mos të ishte ai profesor atë ditë, ndoshta edhe nuk e kisha kaluar provimin. Por ai e kuptoi thellë interpretimin tim” tregon Branka, e cila doli triumfuese në këtë sfidë bashkë me shtatëmbëdhjetë studentë tjerë.

“Shumë më vonë, në një intervistë, një gazetar më pat thënë se dy dërrasat poetike (Dvije daske)  paskan qenë dërrasat jetike për ty, sepse, koincidon edhe me dërrasat skenike” kujton Branka e cila në vitin 1955 edhe e fillon vitin e parë të studimeve në Akademi.

“Bekim Fehmiu ishte i rëndë, unë e ngacmoja atë, e gjuaja shpesh me letra, deri sa u bëmë miq”

Dhe vitin e parë të studimeve e filloi bashkë edhe me tetë vajza të tjera, e që sipas Brankës, në kohën e atëhershme kishte shumë më shumë liri sesa në ditët e sotme, dhe asnjë paragjykim i vetëm që si vajzë po studionte aktrimin.

“Sot ndoshta gratë janë më shumë zonja të vetes, por thellësisht brezi im ishim shumë më të lirë.  Prandaj të gjithë patën reaguar shumë mirë në lidhje me studimet e mia në Akademinë e Arteve, edhe fqinjet mia, që më thoshin sa mirë që do të bëhesha aktore, edhe pse nuk e dinin saktë se çfarë ishte një aktore”, kujton atë periudhë, që sipas saj ishte një mbështetje  e madhe sa i përket ndërtimit të ëndrrave.

Karnevalet që e ngacmuan qysh katër vjeçe në Kroaci për Branka Petric ishin një paralajmërim se ajo ka një shpirt artisti, po nuk e kishte besuar se po ato ëndrra do ti sjellin edhe një fat tjetër. Takimin me burrin më të adhuruar të ish Jugosllavisë, aktorin që preki edhe shkëlqimin e Hollywood e të shumë festivaleve prestigjioze.

Branka tashmë kishte përfunduar vitin e parë të studimeve dhe po vinin të rinjtë që ishin pranuar tashmë në Akademi. Branka kujton edhe pëshpërimën e studentëve të cilët po tregonin se kishte ardhë një djalë i pashëm nga Prishtina.

“Si tip ishte i rëndë, ai nuk u vardisej vajzave, dhe as më hidhte asnjë shikim”, tregon Branka e cila tregon që Bekim Fehmiu me moshë ishte një vit më i madh se Branka, por në studime kishte ardhë me pak vonesë.

“Unë e ngacmoja atë, e gjuaja shpesh me letra, deri sa u bëmë miq”, tregon Branka, e cila mënyrën se si ishte ofruar edhe më shumë me Bekim Fehmiun ishte gjuha serbe, pasi që, sipas saj, që të studioje atëherë në aktrim, duhej të dije gjuhën serbe mirë, dhe në këtë drejtim ajo e kishte ndihmuar shumë.

86 vjeçja edhe sot kur flet për shkëndinë e parë me Bekim Fehmiun, duket sikurse është një moment që e rinon. “Ishte një vështrim, vështrim shumë tërheqës”, kujton Branka atë shikim, që sipas saj ishte tërheqja që i dha tjetër dimension jetës së Brankës dhe Bekimit.

“Isha pranë diplomimit, kur Bojan Stupica na angazhoi mua dhe Bekimin në një shfaqje. Unë luaja rolin e bashkëshortes së tij. Shkëndija e dashurisë me Bekimin ishte një vështrim tërheqës, ishte viti 1959. Kishim një skenë ku ai ishte duke u rruar, kurse unë krihesha, dhe përderisa rruhej, më drejtohet duke më thirrë në emër të personazhit “Rozë, moj Rozë”, kujton Branka, e cila kujton se mundësi për tu ofruar me njëri tjetrin më shumë i dhanë provat në orët e vona, dhe kthimin për në shtëpi e bënin gjithmonë me regjisorin Stupica në një makinë.

“Këtu ndoshta patëm filluar të lidheshim, gjersa diku para Vitit të Ri më pati pyetur se nëse pranoja që të bëhesha e dashura e tij”, kujton Branka, e cila lidhjen e saj me Bekimin e kishte shtyrë edhe për dy vite më tutje, për të vazhduar me turne të madh me teatër, duke përfshirë shumë vende të ish Jugosllavisë, e mes tyre edhe Prishtinën.  Distanca pastaj e krijuar mes tyre, me kryerjen e shërbimit ushtarak të Bekim Fehmiut në Shibenik, për Brankën ishte distancë që e zëvendësuan me letra, edhe pse, sipas saj ende vazhdonin të kishin vetëm miqësi mes tyre.

Bekimi më tradhtoi me aktoren ruse, për mua ishte tepër e dhimbshme

“Më tej mora një ftesë për të luajtur në një film, ndërkohë që regjisori më thotë që do të luaja rolin e një vajze të re që shkon me pushime diku, teksa do të më vardiseshin katër djem. Kisha nevojë  t’i gjeja katër aktorët për këto personazhe, sepse regjisori do t’i pranonte. Filmi do të xhirohej në Opatija dhe ishte film i metrazhit të shkurtë. U mendova kë do të gjeja, dhe e dija ndërkohë se Bekimi së shpejti e mbaronte shërbimin ushtarak, dhe e pyeta nëse dëshironte të luante në një film me mua. Të gjithë do të takoheshim në shtëpinë time në Novi Vinodolski, vendlindjen time. Bekimi nuk e besonte dot se diçka e tillë do t’i ndodhte menjëherë pas ushtrisë. Bekimi erdhi i pari në shtëpinë time, përpara tre aktorëve të tjerë, dhe u njoh me prindërit e mi. Ai erdhi sikur t’i dinte paraprakisht të tëra, sikur ta dinte të ardhmen tashmë. Dhe dashuria jonë pati filluar në shtëpinë time familjare në vitin 1963, kur ai erdhi nga ushtria, kur dolëm bashkë në verandë”, tregon Branka.

Lidhja mes tyre, diplomimi i Bekim Fehmiut, përfshirja e tij në Teatrin Jugosllav të Dramës, pjesë e të cilës më veç ishte edhe Branka, shfaqje e turne të ndryshme tashmë ishin pjesë e përditshmërisë së tyre. Por diçka që nuk ishte përditshmëri, por një goditje bukur e rëndë, ishte dashuria e Bekim Fehmiut me Ljudmillën, lidhje që ndodhi gjatë qëndrimit të trupës së Beogradit në Rusi.  

“Ljudmilla ishte një grua tepër e bukur, kurse ai pati treguar haptas tërheqjen që ndiente për këtë grua, ata patën rënë në dashuri” tregon Branka për atë periudhë të largët, e cila kujton edhe për mbështetjen e aktoreve dhe aktorëve të Beogradit që kishin treguar ndaj Brankës, pasi që, sipas saj, ata të gjithë e kishin lënë vetëm Bekim Fehmiun, për gjithë udhëtimin me tren përderisa ktheheshin nga Moska për në Beograd.

“Gjithsesi nuk mendoja të ndahesha nga ai vetëm për faktin se kishte shkuar me një grua tjetër. Edhe pse, për mua ishte tepër e dhimbshme, por në vitet e ardhshme lidhja jonë u bë shumë më e fortë”, kujton Branka atë moment, duke treguar më pas se viti 1968, ishte vit që edhe kurorëzoi dashurinë e tyre në Romë të Italisë.

Bekim Fehmiu po xhironte Odiseun, e thirra në telefon dhe e pyeta nëse do të martoheshim

Se  po ndodhte një martesë mes një vajze serbe dhe një djali shqiptar, për prindërit e Brankës nuk paraqiste asnjë problem. Ajo me një siguri të madhe më tregon se askush, ama askush nuk i bëri asnjë pyetje të tillë, as prej teatrit, as familjes dhe as farefisit të gjerë.

Dhe nuk ishte vetëm martesa bekim për Brankën dhe Bekimin. Kjo periudhë e jetës po shënohej me shumë të mira në të gjitha anët. Branka ishte shtatzënë në muajin e katërt me djalin e saj të parë Uliksin, përderisa Bekim Fehmiu po xhironte Odiseun. “I telefonova Bekimit nga posta, meqë nuk kishim telefon në shtëpi. E pyeta se nëse do të martoheshim, dhe ai pranoi” shpjegon Branka, e cila kujton se për këtë kurorëzim dy herë iu desh të shkonte në Romë, sepse, herën e parë iu dështoi për shkak se nuk i kishin certifikatat e lindjes.

“Shkuam në Ambasadën e Jugosllavisë në Itali që të realizojmë martesën tonë, por aty e kuptova se për tu kurorëzuar na duheshin edhe certifikatat e lindjes, dhe në fakt ne nuk i kishim. Zyrtari i ambasadës na tha se pa dokumente nuk mund të na martonte. Dhe në fakt nuk u bë, por qëndrova shtatë ditë me Bekimin në Romë. Kur u ktheva sërish në Beograd që të marr dokumentet, shokët e mi më tallnin se tashmë mund të ndërrojë mendje Bekimi dhe nuk do të bëhej ceremonia”, kujton Branka.

Ajo për të dytën herë u nis për Romë, kësaj here me qëndrim vetëm për dy ditë, vetëm që të realizonin kurorëzimin, dhe ajo kujton se dëshmitare të martesës së saj kishte Zorica Budisavljeviqin, motrën e Jovanka Broz Titos, kurse Bekim Fehmiu ambasadorin e Jugosllavisë në Itali. Ajo kujton se si dëshmitarët e martesës talleshin me ceremoninë e martesës së tyre, duke e quajtur një ceremoni të shëmtuar.  “Prandaj i thashë Bekimit që shpresoja që martesa jonë mos të ishte e shëmtuar si ceremonia e martesës”, kujton Branka ku pjesë të dasmës kishin edhe ekipin e filmit Odiseu.

Dhe duke u njohur me njëri tjetrin qysh nga fillimi i studimeve, Branka dhe Bekimi u rritën bashkë edhe profesionalisht. Sukseset me filmin “Odiseu”, suksesin e madh me “Mbledhësit e puplave”, shkëlqimin në Kanë dhe festivale të tjera, Branka thotë se i kishte përjetuar sikurse ato suksese të ishin të saj.

“Kur bëjmë art, ka gjithmonë njëfarë mëdyshje lidhur me aftësitë tonë, e ai gjithmonë më pati mbështetur mua” kujton Branka Petric për punën e tyre në botën e artit, ku Bekim Fehmiu jetoi shumë më furishëm e me më shumë suksese, por që edhe bëri një tërheqje më të shpejtë prej teatrit e filmit, kurse Branka edhe sot vazhdon të luaj herë pas here projekte të ndryshme.

Ndërkohë, “Madam Kolontajn” ishte shfaqja që luante Bekim Fehmiu, shfaqje në të cilën luante dy role, atë të Leninit dhe Stalinit. Në shenjë proteste, Bekim Fehmiu la shfaqjen në gjysmë, por jo vetëm atë shfaqje po gjithë paraqitjen e tij skenike. Këtë protestë e bëri në mes të Beogradit, në vitin 1987 si mospajtim me politikat serbe të cilat i ushtronin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Branka e kujton guximin e Bekim Fehmiut, veprim që nëpërmjet të cilit edhe bëri shkëputjen skenike. “Por gjithnjë më ka përcjellë mua në shfaqjet e mia. Sa herë kam pas shfaqje, ai më ka pritë në njërën nga lokalet në afërsi të teatrit”, ka treguar Branka.

Branka Petric për familjen e Bekim Fehmiut: E pabesueshme si një nënë mundet të rrisë tetë fëmijë, me disiplinë të hekurt, porsi një ndërmarrje e organizuar në mënyrë të përkryer

“Për të mos thënë… unë mendoj se nuk ka asnjë martesë që nuk ka ulje-ngritjet e saj, po ashtu edhe tërmetet e veta, kur toka të dridhet nën këmbë, e të duket se gjithçka do të shkërmoqet, të gjitha janë gjëra që patjetër patën ndodhur edhe në martesën tonë, por gjithsesi përherë ne jemi sjellë në mënyrë të njerëzishme njëri me tjetrin, për shkak të dashurisë sonë që pati vijuar e njëjtë deri në çastet e fundit të bashkëjetesës sonë. Unë kam mësuar aq shumë prej tij, kurse po të ishte ndoshta gjallë ende, kushedi edhe ai do të thoshte se diçka ka mësuar edhe nga unë, sepse kemi qenë tejet të ndryshëm.  Unë jam shumë më e lehtë si tip njeriu, dhe gjithmonë isha me vonesë, megjithëse dalëngadalë fillova të bëhesha edhe unë më e saktë. Akoma më pyetin nëse vonohem si dikur, kurse unë u them se tash e pesëmbëdhjetë vjet nuk vonohem më” tregon Branka.

Branka mes tjerash kujton edhe dashurinë e madhe të familjes së Bekim Fehmiut për njëri tjetrin, dashuri që nuk e kishte parë në familjet që kishte njohur në Beograd.

“Është diçka shumë e rëndësishme kur dikush rritet në gjirin e një familje të madhe si e Bekimit, detyrat atëherë janë të qarta për këdo, e pabesueshme si një nënë mundet të rrisë tetë fëmijë, me disiplinë të hekurt, porsi një ndërmarrje e organizuar në mënyrë të përkryer. Për mua kjo ishte diçka magjepsëse, sepse në rrethin tim nuk kish pasur diçka të ngjashme, që një anëtar i familjes të kujdeset edhe për motrat e veta, edhe për vëllezërit e motrat njëherësh”, kujton Branka e cila një kujdes të veçantë të Bekimit e tregon edhe me rastin e udhëtimeve të tij në vende të ndryshme, dhe ceremoninë e blerjes së dhuratave për anëtarët e tij të familjes.

‘Më kujtohet në Tunizi,  kur Bekimi pati xhiruar filmin për Shën Jozefin, ai pati blerë katër palë veshje shumë të bukura për motrat e tij, pastaj edhe për një nuse të familjes së tij, domethënë pesë palë veshje. Domethënë hyri në Pazar dhe porositi pesë palë veshje femërore”, kujton Branka, e cila tregon edhe për kujdesin e tij për të shkolluar nioat dhe mbesat e tij. , ku sipas Brankës, të gjithë i kishte ndihmuar financiarisht për të përfunduar ata studimet.

Dhe Branka, nëna e Uliksit dhe Hedonit, e cila edhe më e mban revolen e Bekim Fehmiut, revole me të cilën aktori i madh i dha fund jetës së tij, në ndarjen e kujtimeve të saj për jetën e saj me Bekim Fehmiu thotë se aq gjatë kenë qenë bashkë, kaq shumë kanë përjetuar bashkërisht, saqë absolutisht, në një moment i është  duk befasisht sikur të kishte gjetur shpirtin e saj binjak.  “Ai ishte binjak edhe si shenjë horoskopi, prandaj kur ai ndërroi jetë, ishte sikur të ishte shuar edhe një pjesë e imja” kujton Branka” e cila mendon se pas vdekjes së tij, flitet mjaftueshëm për Bekimin.

Dhe krejt në fund, për krejt këtë jetë mes aktrimit dhe me aktrimin, Branka Petric, gruaja e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu vlerëson një përkushtim të madh të Bekim Fehmiut, që në një formë e la si dëshminë më të bukur. Librat që shkroi Bekim Fehmiu, Branka i vlerëson si punën më të mirë që la pas vete Bekim Fehmiu, kopje që vazhdojnë të kërkohen nga adhuruesit e tij.

“Unë pata menduar se do të mjaftonte një botim me disa tirazhë nga këta dy libra, por kërkesat akoma vazhdojnë. Njerëzit e duan dhe vazhdojnë ta lexojnë. Pastaj, çdo tre katër ditë unë marr ndonjë fjalë të mirë për bashkëshortin tim. E pamundur është që të më mos më thotë dikush se si Bekimi ishte një aktor i madh, se ai me të vërtetë ishte një legjendë.

Branka Petric që posedon edhe një numër të madh të dorëshkrimeve të Bekim Fehmiut dhe një numër të madh të librave të bibliotekës së Bekim Fehmiut, vazhdon të jetojë në apartamentin e njëjtë ku edhe ka jetuar më herët bashkë me Bekimin dhe fëmijët, ndërkohë, shpreh interesim se nëse mund të gjejë dikë që ta ndihmojë, që ato dorëshkrime të Bekimit ti sistemojë dhe ti botojë. / KultPlus.com

Filmat konkurrues të Festivalit të Kanës

Festivali i filmit i Kanës do të fillojë më 16 maj dhe do të përfundojë më 27 maj, sipas cinefacts.it.

Gjithashtu këtë vit do të shohim emra të mëdhenj në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, nga rikthimi i Martin Scorsese te Wes Anderson, nga Nanni Moretti te Takeshi Kitano, nga Hirokazu Kore’eda te Aki Kaurismaki deri te Wim Wenders, Marco Bellocchio, Ken Loach dhe Steve Mcqueen.

Spektakli garantohet edhe me praninë e yjeve të Hollivudit si Leonardo DiCaprio, Johnny Depp, Robert De Niro, Pedro Pascal apo Ethan Hawke.

Më poshtë janë filmat konkurrues të këtij festivali:
Hapja e festivalit me filmin jashtë gare:
“Jeanne du Barry” nga Maiwenn

Filmat në garë:
“About Dry Grasses” nga Nuri Bilge Ceylan
“Anatomy of a fall” nga Justine Triet
“Asteroid City” nga Wes Anderson
“Banel et Adama” nga Ramata-Toulaye Sy
“Club Zero” nga Jessica Hausner
“Fallen leaves” nga Aki Kaurismaki
“Firebrand” nga Karim Aïnouz
“Four daughters” nga Kaouther Ben Hania
“Il sol dell’avvenire” nga Nanni Moretti
“Jeunesse” nga Wang Bing
“La chimera” nga Alice Rohrwacher
“La passion de dodin bouffant” nga Tran Anh Hung
“Last summer” nga Catherine Breillat
“May December” nga Todd Haynes
“Monster” nga Hirokazu Kore’eda
“The old oak” nga Ken Loach
“Perfect days” nga Wim Wenders
“Rapito” nga Marco Bellocchio
“The zone of interest” nga Jonathan Glazer

Jashtë gare:

“Cobweb” nga Kim Jee-woon
“The Idol” nga Sam Levinson
“Killers of the Flower Moon” nga Martin Scorsese
“Indiana Jones e il Quadrante del Destino” nga James Mangold./KultPlus.com

Kleofina Pnishi shfaqet plot elegancë në Festivalin e Filmit në Kanë (FOTO)

Kleofina Pnishi, vajza nga Gjakova e cila tash e sa vite ka depërtuar edhe përtej kufijve me sukseset e saj në botën e pasarelave si dhe në tregun e muzikës para publikut ndërkombëtar, kësaj radhe e shohim edhe si pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë, shkruan KultPlus.

Këtë vit festivali i famshëm i Kanës u hap zyrtarisht për herë të 75-të, me shumë yje dhe të ftuar. Në mesin e tyre ishte dhe Kleofina e cila u shfaq e veshur me një fustan tejet elegant, fustan ky që vjen i krijuar nga disenjatorja e njohur Diana Qerimi.

Në tapetin e kuq të festivalit më të madh të filmit në botë, sot Kleofina ka shkëlqyer me veshjen e saj dhe grimin nga Dessange Paris.

Më poshtë KultPlus ua sjell disa fotografi të saj në Festivalin e Filmit në Kanë:

Kujtojmë se Pnishi në vitin 2017 është shpallur Miss Provence, ndërkaq ka qenë finaliste edhe në Miss France. Ajo po ashtu pati publikuar këngën e saj të parë me titull “Better Everyday”.

Ndër të tjera, Pnishi ka qenë pjesë e serialit “Le Mystere”. / KultPlus.com

Alban Ukaj në Festivalin e Filmit në Kanë: Pata fatin të punoj me njerëz të fuqishëm që ngrenë zërin për minoritetet

Aktori kosovar Alban Ukaj tashmë ka parakaluar tapetin e kuq të festivalit prestigjioz në Kanë, ku ka pasur një ndër rolet kryesore në filmin “Tori dhe Lokita” me regji të Jean-Pierre & Luc Dardenne, film ky i cili u përfshi në programin konkurrues të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Në tapetin e kuq të festivalit më të madh të filmit në botë sot aktori Ukaj ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme atje.

I pyetur se si ka shkuar puna në set me regjisorët Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, aktori Ukaj përgjigjet se puna me ta është një shkollë aktrimi më vete.

“Në xhirime ata janë si mësues, janë si miq të mirë dhe janë regjisorë të mëdhenj. Gjithashtu, ata janë nga intelektualët më të mëdhenj që kam takuar ndonjëherë në jetën time dhe me të vërtetë unë e bëra edhe një shkollë të re të aktrimit kur punova me ta”, thotë Ukaj.

Sipas tij, të dy regjisorët janë çdo herë ata kërkues.

“Ka një gjë që po mendoja këtë mëngjes dhe ajo është: ‘Kur punoni me këta dy regjisorë, nuk janë vërtet të rëndësishme pamjet nga afër, por e gjithë historia’. Pra, gjëja më e rëndësishme është të tregosh historinë sepse ti je pjesë e asaj historie”, thotë tutje Ukaj.

“Bëhu i sinqertë, aq sa të mundesh”, kjo është ajo që mësova nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne.

Ai po ashtu ka thënë se përgjegjësia e tij si artist është që ata të ngritin zërin e tyre rreth çështjeve sociale.

“Mendoj se përgjegjësia jonë si artistë është të jemi të zëshëm, të flasim për çështjet sociale dhe të flasim për çështjet politike që po ndodhin këto dy vitet e fundit, globalisht. Dhe unë pata fatin të punoj me njerëz që janë të fuqishëm dhe që ngrenë zërin për minoritetet”, tha ai.

Ndërkaq, krejt në fund i pyetur se si po ndihet në rikthimin e tij pas 13 vitesh në Festivalin e Kanës, ai shpalos se është një ndjenjë e veçantë për të.

“Është një ndjenjë e veçantë të jesh këtu pas 13 vitesh. Tani pas Covid-it dhe gjithçkaje, mund të marr frymë sërish pas dy vitesh. Ndihem i lirë dhe do të doja të kthehesha sërish. Sot dita filloi me stres, por tani jam shumë i qetë”, tha Ukaj.

Këtë vit festivali i famshëm i Kanës u hap zyrtarisht për herë të 75-të, me shumë yje dhe të ftuar.

Filmi në të cilin luan aktori Alban Ukaj, “Tori dhe Lokita” është një tregim në stilin e vëllezërve Dardenne, social dhe të angazhuar në shoqëri, për dy fëmijë, afrikanë, që kërkojnë letra në Belgjikë.

Kjo është hera e dytë që Albani shkon në Kanë me vëllezërit Dardenne. Ai mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë në vitin 2008 me filmin e tyre “Lorna’s Silence”. / KultPlus.com

Fjalimi i Viola Davis pasi fitoi çmimin në Festivalin e Kanës

Aktorja 56 vjeçare Viola Davis u nderua me çmimin ”Women in Motion” në edicionin e ri të festivalit të Kanës për ketë vit i mbajtur në Francë.

Përderisa e pranoi çmimin, aktorja mbajti një fjalim motivues të cilin e gjeni më poshtë:

Kjo do të thotë të pranoj trashëgiminë time, në të cilën dua të rrëfej historinë e grave me ngjyrë. Nuk është e pranueshme që të definohemi prej burrave, të definohemi prej cilësdo strukturë pos vetës, u bë e qartë për mua për gjatë karrierës sime që duhej të isha unë ndryshimi që dëshiroja ta shihja dhe për ketë arsye filluam këtë. Dua t’i shoh gratë me ngjyrë për të bukurën e komplikuar që ato janë”, tha Davis.

Në përkrahje të Viola Davis ishte bashkëshorti i saj Julius Tennon. Po ashtu e pranishme ishte edhe regjisorja suedeze që u nderua me çmimin “Women in Motion Young talent”.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe shumë yje nga kinematografia botërore.

Marrë nga Justjared / KultPlus.com

Gjithçka që duhet të dini për Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë

Duke filluar nga sot, yjet e listës A do të mblidhen sërish në Rivierën Franceze për të festuar një vit tjetër kinemaje ndërkombëtare në festivalin e filmit më të mbushur me yje në botë.

Festivali i 75-të Vjetor i Filmit në Kanë në qytetin turistik të Kanës në jug të Francës fillon zyrtarisht këtë të martë, më 17 maj 2022 dhe do të zhvillohet të shtunën, më 28 maj 2022. Që kur u themelua në vitin 1939, festivali ka kontribuar shumë në zhvillimin e kinemasë, duke njohur dhe nderuar meritat e filmave në rritje me shfaqje të paraqitura dhe duke festuar bukurinë dhe artin e kinemasë në shkallë ndërkombëtare. Festivali ka qenë gjithashtu një vend grumbullimi për të famshmit dhe kineastët për të shfaqur ansamblet e tyre verbuese në tapetin e kuq.

Pas ngjarjes së shtyrë dhe të zvogëluar të vitit 2021, festivali i këtij viti do të mburret me një listë edhe më të plotë të personazheve të famshëm. Përpara, shikoni gjithçka për të pritur me padurim në ngjarjen magjepsëse të këtij viti, duke përfshirë pjesëmarrësit ekskluzivë, të nderuarit e filmit dhe më shumë.

Kush do të marrë pjesë?

Si zakonisht, ata që mblidhen në tapetin e kuq përfshijnë një listë ekskluzive të personazheve të famshëm të listës A, përveç kineastëve dhe figurave të tjera të njohura të industrisë së filmit.

Cilët filma janë më të pritur?

Të nderuarit e filmit të profilit të lartë që do të shfaqen këtë vit përfshijnë Elvisin e Baz Luhrmann – një biografi surreale mbi mbretin e rock and roll-it me aktorë Austin Butler dhe Camille Dejong – si dhe ” Tre mijë vjet mall” i George Miller , një epikë fantastike me Tilda Swinton. dhe Idris Elba.

Një rregullim distopik-horror me një kastë të profilit të lartë (veçanërisht Kristen Stewart dhe Virgo Mortensen), Krimet e së Ardhmes së David Cronenberg gjithashtu do të shfaqen në festival. Komploti përqendrohet rreth një artisti të performancës (Mortensen) i cili i nënshtrohet një mutacioni sintetik drastik.

Gjithashtu shfaqet me Hirokazu Koreeda’s Broker, një dramë me protagonist Song Kang-ho nga Parasite, bazuar në kutitë e foshnjave të Koresë së Jugut: një vend ku të porsalindurit janë braktisur dhe vendosur për birësim. Drama vjen nga regjisori japonez Hirokazu Koreeda, të cilit më parë iu dha nderimi më i lartë i festivalit, Palme d’Or, për punën e tij në ” Vjedhjet e dyqaneve” në 2018.

Kush do të nderohet këtë vit?

Personat e famshëm të parashikuar në filmat e paraqitur përfshijnë Stewart dhe Mortensen për performancat e tyre rrëqethëse në Crimes of the Future, si dhe bashkë-ylltarët Swinton dhe Elba nga Three Thousand Years of Longing. Anne Hathaway, Anthony Hopkins dhe Jeremy Strong do të njihen gjithashtu për rolet e tyre kryesore në dramën historike të James Grey, Armageddon Time .

Sa i përket marrësit të çmimit të Palmës së Artë të këtij viti, aktori fitues i Oscarit, Forest Whitaker, do ta marrë këtë nder.

“Tridhjetë e katër vjet më parë, frekuentimi i Kanës për herë të parë ndryshoi jetën time dhe më siguroi se kisha marrë vendimin e duhur për t’iu përkushtuar gjetjes së lidhjes me njerëzimin përmes filmit,” tha ai në një deklaratë të mëparshme. Është gjithmonë një privilegj të kthehem në këtë festival të bukur për të shfaqur punën time dhe për t’u frymëzuar nga shumë prej artistëve më të mëdhenj në botë dhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar që festohem si pjesë e përvjetorit të rëndësishëm të 75-të të festivalit”, tha ai.

A mund ta shikoj festivalin nga shtëpia?

Festivali do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt përmes faqes së tij zyrtare dhe aplikacionit duke filluar të martën, 17 maj./21Media/ KultPlus.com

Kurti pas festivalit në Kanë: Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi

Me përfundimin e edicionit të 74-të të festivalit së filmit në Kanë, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, përcjellë KultPlus.

Kurti është shprehur se ai nuk ka takuar asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Ndërsa, për të rëndësia e artit dhe vlerat e popullit konsiderohen se po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.

“Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë”, ka thënë ai.

KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:

Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.

Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.

Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino.

Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë. / KultPlus.com

“Titane” i regjisores Julia Ducournau: Filmi më tronditës i vitit 2021

Filmi i ri i regjisores Julia Ducournau që sot fitoi ‘Palmen e Artë’ në festivalin e 74-të të filmit në Kanë, ”Titane” është konsideruar “një breshëri komike e natës por me djallëzinë e seksit, dhunës, ndriçimit të zhurmshëm dhe muzikës goditëse”, transmeton KultPlus.

Të gjithë në festivalin e filmit të Kanës shpresojnë të shohin diçka vërtet të egër, transgresive dhe të garantuar se do t’i shtyjnë darkën. Por sa herë që një film i tillë shfaqet në ekran, ai drejtohet pa ndryshim nga një burrë. Jo më. Julia Ducournau, shkrimtarja-regjisore franceze e ‘’Raw’’ (2016), është rikthyer me ‘’Titane’’ dhe sigurisht që do të shkaktojë më shumë fitime dhe rënkime se çdo gjë tjetër në festivalin e këtij viti.

Fantazia e bukur, e errët, e përdredhur e Ducournau është një breshëri komike e seksit, dhunës, ndriçimit të zhurmshëm dhe muzikës goditëse, me djallëzi. Është gjithashtu e pamundur të parashikosh se ku do të shkojë më pas. E vetmja skenë që përfundon në mënyrën që mund të prisni është skena hapëse, në të cilën një vajzë e vogël, Alexia, sillet në formë të çuditshme në pjesën e pasme të makinës së familjes. Ajo rreh shkelma vendin e babait të saj derisa ai kthehet për ti bërtitur asaj dhe papritmas përplaset në një pengesë betoni. Një seancë e operacionit të trurit nga afër, Alexia ka pasur një pllakë titani në kokën e saj, e cila do të ishte e mjaftueshme për të larguar këdo nga makinat. Por operacioni ka efektin e kundërt. Sapo ajo largohet nga spitali, ajo largohet nga prindërit e saj dhe përqafohet dhe puth makinën në vend të saj.

Si e rritur, ajo bën më shumë se kaq. Në një skenë që mund të jetë një parodi helmuese e ekskluzivitetit të ‘’Fast & Furious’’, kamera shfaqet rreth shfaqjes motorike të ndriçuar neoni, ku gratë e reja pozojnë. Duke treguar për operacionin e saj në tru dhe tatuazhin në gjoksin e saj që deklaron, “Dashuria është një qen nga ferri”, Alexia është një person i famshëm i vogël në këtë botë të dobët. Ajo tërheq kolegët e saj valltarë për një takim të lezetshëm si dhe një tifoz mashkull tepër të zellshëm, përparimet e të cilit shpërblehen me një kunj metalik të mprehur të bllokuar në veshin e tij.

Në këtë fazë ju mund të supozoni që ‘’Titani’’ të jetë një thriller i urryer në të cilin një vigjilent hakmarrës dërgon burra grabitqarë. Por një set i pabesueshëm përcakton se Alexia do të kasapë këdo që e kap atë në një ditë të keqe, grabitqare ose ndryshe.

Në arrati, anti-heroina jonë e përhumbur pret flokët e saj, ia thyen hundën dhe kalon veten si një djalë që u zhduk një dekadë më parë. Kthesa tjetër është se babai i fortë, por i butë i djalit, Vincent (Vincent Lindon), e merr atë me fjalën e saj. Ai e çon përsëri në stacionin e zjarrit nën komandën e tij dhe e prezanton atë me një ekip skeptik të zjarrfikësve. Për të ruajtur identitetin e saj të ri mashkullor, Alexia duhet të lidhë gjinjtë e saj me vaj dhe stomakun e saj të ënjtur, por Vincent injekton steroid në vithet e tij të mavijosura çdo natë.

Çështja është se ‘’Titani’’ është shndërruar në një histori të ngrohtë shpengimi të rrjedhshmërisë gjinore, modifikimit të trupit dhe shumë më tepër përveç kësaj.

Tregimi i tregimeve është i kthjellët dhe shtytës, kështu që ju jeni gjithmonë të qartë për atë që po ndodh. Nuk është e sigurt se cili mund të jetë mesazhi i Titanit, ose pse Ducournau ka bashkuar një përbindësh të Frankenstein nga kaq shumë ide të ndryshme, ose nëse udhëtimi i etur i Alexia lidhet me ndonjë emocion të njohur, jo-psikopatik, përveç dëshirës së madhe të prindit për tu bashkuar me një fëmijë të humbur (tema e një filmi tjetër surreal që u shfaq premierë në Kanë këtë vit, ‘Qengji’ i Valdimar Jóhannsson). / KultPlus.com

@Carole Bethuel

Julia Ducournau, regjisorja e dytë femër që fiton ‘Palmen e Artë’ për thrillerin e saj “Titane”

Palma e Artë në Festivalin e 74-të të Filmit në Kanë shkoi për “Titani” të Julia Ducournau. Një fitore e shoqëruar me një gafë nga presidenti i jurisë Spike Lee, i cili gabimisht shpalli fituesin në mes të ceremonisë.

Përmbyllet kështu një edicion i veçantë, i festivalit të Kanës, i cili përkoi me kthimin e publikut në kinema pas një periudhe të gjatë mbylljeje për shkak të Covid-19.

Ceremonia e mbylljes u hap mbi shënimet e “The End” nga The Doors. Të parët që u vlerësuan ishin filmat e shkurtër. Palma e Artë i jepet “Tous Les Corbeaux Du Monde”, një vepër që vjen nga Hong Kongi. Çmimi kushtuar veprës së parë, ‘Dhoma e artë’ shkon në Kroaci, ndaj “Murina” nga regjisorja Antoneta Alamat.

Emocion i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Marco Bellocchio. Një ovacion i madh që emocionoi regjisorin i cili u përlot. “Nuk kam asgjë më shumë për të thënë, për të shtuar”, tha ai i emocionuar, ndërsa Paolo Sorrentino pranë tij i dha Palmën e Artë të nderit.

“Unë dua ta ndaj çmimin me fëmijët e mi Pier Giorgio dhe Elena, producentin Simone, i cili është pothuajse një bir i birësuar dhe Michel Piccoli i madh që unë dua ta kujtoj”, tha ai.

Më pas rifilloi seria e çmimeve tradicionale me atë për interpretimin më të mirë mashkullor që iu caktua aktorit Texan Caleb Landry Jones për “Nitram” nga Justin Kurzel. Pastaj incidenti i papritur, kur Spike Lee njoftoi gabimisht Palmën e Artë për “Titani” të Julia Ducournau, në fillim të ceremonisë.

Çmimi i Jurisë, “Prix du Jury” shkon më parë në filmat “Haberech” nga Nadav Lapid dhe “Memoria” nga Apitchapong Weerasethakul. Aktorja më e mirë u gjykua protagonistja e “The Worst Person in the World” nga Joachim Trier, Renate Reinsve.

Çmimi i skenarit i shkon autorit japonez Hamaguchi Ryusuke për filmin “Drive My Car”.

Regjisori më i mirë është Leos Carax për filmin “Annette”.

Dhe së fundmi Palma e Artë, e cila konfirmoi pritjen e pavullnetshme të Spike Lee. / A2 / KultPlus.com

Palma e artë shkoi për filmin e shkurtër “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” në festivalin e Kanës

Palma e artë e filmit të shkurtër shkoi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” nga regjisori TANG Yi, shkruan KultPlus.

TANG Yi mori “Palmën e Artë” në kategorinë filmit të metrazhit të shkurtër.

Kujtojmë se në këtë kategori ka konkuruar edhe filmi kosovar ”Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda.

Filmi 15-minutësh nën regjinë e Samir Karahodës, “Pa Vend” morri vlerësimet e mjaftueshme të jurisë gjashtëanëtarëshe të përbërë nga Kaouther Ben Hania, regjisore dhe shkrimtare (Tunizi); Tuva Novotny, regjisore, shkrimtare dhe aktore (Suedi); Alice Winocour, regjisore e shkrimtare (Francë); Sameh Alaa, regjisor, producent e shkrimtar (Egjipt); Carlos Muguiro, regjisor (Spanjë) si dhe Nicolas Pariser, regjisor e skenarist (Francë).

”Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda është bërë filmi i parë nga Kosova që është përzgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtë që garuan për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës. / KultPlus.com

Albin Kurti edhe në tepihun e kuq të festivalit së filmit në Kanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç pjesëmarrjes në premierën e filmit kosovar “Pa Vend” në Festivalin e Filmit në Cannes, ai sot së bashku me familjen e tij ka parakaluar edhe në qilimin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, shkruan KultPlus.

Mediumi francez ‘Canal +’ i ka publikuar këto pamje përgjatë momentit të parakalimit të kryeministrit Kurti, i shoqëruar nga familja e tij.

Kurti ka shkuar në premierë të filmit “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren”, ka shkruar ai për filmin.

Kujtojmë që të premten, filmi kosovar i titulluar “Pa Vend” shkroi histori duke u bërë filmi i parë nga Kosova që dha premierë në garën zyrtare të festivalit ndërkombëtar të filmit në Cannes. / KultPlus.com

Kana paralajmëron hapjen e Muzeut Ndërkombëtar të Kinemasë

Dy muaj para hapjes së muzeut të shumëpritur të Çmimeve Oscar në Los Anxhelos, Kana hodhi sot bazat për Muzeun e saj Ndërkombëtar të Kinemasë, me një hapje të planifikuar për në vitin 2028.

“Ambicia jonë është që të kemi një Beaubourg ose një Guggenheim të kinemasë”, tha për shtypin kryetari i bashkisë, David Lisnard, pas nënshkrimit të një marrëveshje tripalëshe me Bibliotekën Franceze të Kinemasë dhe Qendrën Kombëtare të Kinemasë dhe Filmave (CNC), transmeton KultPlus.

I planifikuar në vendin e një ish-qendre sportive, pak larg Pallatit të Festivaleve, ky objekt kulturor dhe turistik synon të arrijë 400 000 vizitorë në vit.

“Punimet priten të fillojnë në 2025 dhe kostoja vlerësohet “midis 150 dhe 200 milionë euro”, shtoi Lisnard, transmeton tutje KultPlus.

Në Kanë, koleksionet e Bibliotekës së Kinemasë do të vendosen në një hapësirë ​​të përhershme prej 2 500 metra katrorë, të plotësuara me 900 metra katrorë të kushtuara festivalit, një studio laboratorike prej 300 metra katrorë për të kuptuar fazat e ndryshme të prodhimit të filmit, një auditor dhe një hapësirë ​​600 metra katrorë për fëmijët.

Rreth 1 000 metra katrorë do të rezervohen për ekspozita të mëdha të përkohshme. / KultPlus.com

Kurti në Francë, merr pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për ‘Palmën e Artë’ dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Regjisorët dhe aktivistët në Kanë bëjnë thirrje për përpjekje në ndryshimet klimatike

Krijuesit e dokumentarëve dhe aktivistët e mjedisit përfshirë adoleshenten britanike Bella Lack, të dielën thanë se shpresojnë të frymëzojnë më shumë përpjekje për ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmes disa filmave me mesazhe shpresëdhënëse të paraqitura në Festivalin e Filmit në Kanë.

Festivali më i madh i filmit në botë, është rikthyer pas një pauze një-vjeçare dhe këtë vit ka nxjerrë në pah prodhimet me një përzgjedhje të veçantë me fokus mjedisin, transmeton KultPlus.

Festivali, i cili ka tërhequr njerëz nga e gjithë bota, duke përfshirë yje të mëdha të Hollywoodit si Adam Driver dhe Matt Damon, gjithashtu ka përdorur disa makina hibride ose elektrike për të transferuar njerëzit përreth dhe ka zëvendësuar tapetin e tij të kuq, i cili dikur ndërrohej tre herë në ditë, me material të reciklueshëm, thonë organizatorët.

Bota e filmit mund të jetë gjithashtu një shembull në mënyra të tjera, tha aktivistja 18-vjeçare Lack, e cila shfaqen në “Animal” së bashku me ekspertin e shimpanzesë Jane Goodall, në një dokumentar nga Cyril Dion të prezantuar në festival./KultPlus.com

Dokumentari për aktorin Val Kilmeri po mahnit Kanën

Magjepsës si Jim Morrisoni i grupit “The Doors”, një maço tipik përkrah Tom Cruiset në filmin “Top Gun” dhe pak i vlerësuar në rolin e ngurtë të Batmanit – të cilin edhe vetë e urreu – pak aktor janë intrigues sa Val Kilmeri.

Sjelljet dhe karakteri i tij vazhdimisht kanë pasur ngritjet dhe uljet e veta.

Joel Schumacher, i cili ishte në rolin e regjisorit për filmin “Batman Forever”, e cilësoi aktorin Kilmer si psikopat dhe më shqetësuesin që ka njohur ndonjëherë. Krejt problemet e karrierës janë bërë troç në dokumentarin “Val” për jetën e aktorit që po mahnit pjesëmarrësit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktori besohet se ka pasur probleme me menaxhimin e zemërimit kur ia dorëzuan dokumentet e shkurorëzimit gjatë xhirimeve të filmit “The Island of Dr.Moreau”. Filmi, përveç problemeve me motin dhe buxhetin e lartë, e kishte lodhur regjisorin John Frankenheimer.

“Kurrë nuk do të ngjitem në Malin Everest dhe kurrë më nuk do të punoj me Val Kilmerin”, kishte thënë regjisori.

Dokumentet e shkurorëzimit erdhën nga Joanne Whalley, bashkëshortja britanike, e cila dy herë e çoi në gjykatë.

Gjatë shkurorëzimit të tyre – i realizuar derisa Klimer ishte në lidhje me modelisten Cindy Crawford – aktori u akuzua për lidhje me një kameriere dhe për dështim që të sigurojë shtëpi për fëmijët e tyre.

Të mërkurën, fëmijët e tij, Mercedes dhe Jack, ishin të pranishëm në Kanë për ta promovuar dokumentarin e babait të tyre, i cili u realizua nga “Amazon Prime”.

Pjesë e dokumentarit janë incizimet e shumta të cilat i ka realizuar aktori 61-vjeçar gjatë katër dekadave. Kilmeri në këtë dokumentar flet sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij.

Në këtë dokumentar ai duket sikur po flet nëpërmjet laringut, për shkak të pasojave të kancerit në fyt, me të cilën sëmundje u diagnostikua në vitin 2015.

Sëmundjen e tij e ka mbajtur private dhe është larguar nga jeta e Hollywoodit. I plakur dhe me një zë të cilin gazeta “New York Times” e përshkroi diçka si ulërimë e shterur, ai i ngushëllon demonët e tij të brendshëm. Ndërkaq revista e njohur “Variety” shkroi për portretin që bën bashkë talentin, inteligjencën dhe dhuntinë për ta sabotuar veten”.

I biri i një pasaniku të Arizonas, aktori ka pasur gjithmonë standarde të larta. Një aktor aq i përpiktë dhe i prirë të mishërohet me rolet e tij saqë në moshën 12-vjeçare braktisi xhirimet e reklamës për hamburger, me arsyetimin se nuk mund të gjente motivimin për rolin që kishte marrë.

Val Kilmer shpesh duket larg personit të përulur dhe spiritual që shfaqet në filmin e ri në të cilin fshin lotët sa herë flet për jetën dhe sëmundjen.

Sëmundja e kancerit e ka lodhur. Në dokumentar, në të shumtën e rasteve, rrëfimi është i titëruar për shkak se aktori mezi dëgjohet duke folur. Shpesh i biri i tij përsërit fjalët e babait. “Kam jetuar një jetë magjike dhe jam kënaqur të shumtën e kohës”, thotë ai. / Koha.net / KultPlus.com

Premierë historike e ‘Luaneshave të Kodrës’ në festivalin e Kanës

Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ nga Luana Bajrami shfaqi premierën në kuadër të programit Directors’ Fortnight të Festivalit të Kanës. Ky është filmi i parë i gjatë i bashkëprodhuar nga Kosova e Franca dhe i xhiruar në Kosovë që shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, përcjellë KultPlus.

Directors’ Fortnight është program shumë i rëndësishëm i Kanës që ka ndikuar shumë në kinemanë bashkëkohore dhe ka kontribuar në evoluimin e gjuhës së filmit botëror, duke shfaqur filma të regjisorëve të njohur si Werner Herzog, Rainer Werner Fassbinder, Nagisa Oshima, George Lucas, Martin Scorsese, Chantal Akerman, Jim Jarmusch, Michael Haneke, Spike Lee, Naomi Kawase, Jean-Pierre and Luc Dardenne, dhe Sofia Coppola.

‘Luaneshat e Kodrës’ është në garë për Kamerën e Artë “Camera d’or” çmim i Festivalit të Kanës për regjisorët debutues që janë pjesë e programeve të ndryshme të festivalit.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Në rrolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë). / KultPlus.com

Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 74-t të Festivalit të Kanës

Për të dhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezente në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’. Njëherit ky do të jetë rikthim në normalitetin e festimit dhe promovimit të filmit pas pandemisë, ku vitin kaluar Kosova mori pjesë në tregun virtual të Kanës, përcjellë KultPlus.

E veçanta e këtij edicioni të 74-t është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në festivalin e Kanës: filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin Director’s Fortnight; dhe film i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda i cili garon për Palmën e Artë.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128. / KultPlus.com

Si asnjëherë më parë, katër gra në garë për ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës

Tri francezet, Catherine Corsini, Julia Ducournau dhe Mia Hansen-Love, si edhe hungarezja Ildikó Enyedi, si asnjëherë më parë do të jenë pjesëmarrësie në garën për “Palmën e artë” në edicionin e 75-të, të Festivalit të Filmit në Kanë, që nis me datë 6 korrik, përcjell KultPlus.

Këtë herë, Enyedi e vendos historinë e saj, në vitet 1920.

Filmi, i gjashti me metrazh të gjatë nga regjisorja hungareze, është bashkëprodhuar nga “Rai Cinema”.

Skenari, i shkruar nga vetë regjisorja, bazohet në romanin me të njëjtin titull, nga Milan Füst.

Nga vitet 1920, shkojmë në 2018-ën, me “La Fracture” nga Catherine Corsini, e vendosur në Paris, gjatë protestave të Jelekverdhëve.

Pritshmëri të mëdha edhe për “Titane”, realizimi i dytë nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e cila, ka një film debutues të jashtëzakonshëm, siç është “Raw”.

Më në fund, Mia Hansen-Love sjell në konkurrim “Ishulli Bergman”, film që premton të jetë një lloj melodrame e mbinatyrshme. / KultPlus.com

Rikthehet festivali i Kanës, Sean Peen dhe Wes Anderson pretendentë për ‘Palmën e Artë’

Pas 1 viti e gjysmë në pandemi, Kana bën gati tapetin e kuq, për të pritur në gjithë shkëlqimin e saj, artistë, regjisorë e këngëtarë nga e gjithë bota. Kjo verë rikthehen në bregdetin francez, Festivalin e Filmit në Kanë, një nga eventet më të mëdha të kinematografisë botërore, që shoqërohet po ashtu me një boom për turizmin vendas.

Përgatitjet kanë nisur prej javësh. Edhe prenotimet në hotelet e famshme buzë detit po ashtu, për të parë më nga afër VIP-at e hollivudit, në garë për një “Palmë të Artë”.

Edicioni I 74-tërt i festivalit të filmit nis të martën e 6 korrikut për të kulmuar me mbrëmjen finale të 17 korrikut. Në situatë pandemie, edhe pse masa më të lehta anti-covid ende në fuqi, edhe yjet e showbizit sikurse publiku i thjeshtë, do të duhet të respektojnë rregullat, me ruajtjen e distancës fizike dhe kontroll të vazhdueshëm të temperaturës.

Tradicionalisht festivali mbahet në muajin maj dhe jo në korrik.

“E ndjeja që do ndodhte dhe fakti që jam këtu, më duket e pabesueshme”, deklaroi regjisori Joen Van Der Molen, transmeton KultPlus.

Shumë pranë teatrit ku do të mbahet festivali është ngritur një qendër vaksinimi dhe testimi. Edhe pse në Francë, maska në ambjente të jashtme nuk është e detyrueshme, për shkak të pjesëmarrjes së lartë, maskat do të mbahet edhe në ambjente të hapura, mes tyre edhe vetë VIP-at.

“Është një gjë e mire për botën, po rikthehemi dalëngadalë në normalitet dhe jemi shumë të lumtur që festivali i Kanës këtë vit do të mbahet përsëri”, u shpreh Claudine Conrilla, pronare e një kinemaje.

Këtë vit, presidenti i jurisë do të jetë regjisori dhe skenaristi fitues i cmimit Oskar Spike Lee ndërsa pretendentë kryesorë për një Palmë të Artë janë aktorët Sean Peen për rolin e tij në filmin“Flag day” dhe Ues Anderson për rolin në filmin “The French Dispatch”.

Vetëm në ditët e festivalit të filmit, pronarët e hoteleve shprehen të kënaqur me prenotimet, pasi janë rritur 100% në krahasim me një vit më parë dhe pjesa më e madhe e tyre janë turistë ndërkombëtarë. / KultPlus.com

Luaneshat e Kodrës në konkurencë për ‘Kamerën e Artë’ në festivalin e Kanës

Festivali i Kanës ka publikuar jurinë për çmimin “Camera d’or” me presidente aktoren franceze Mélanie Thierry.

“Camera d’or” është çmimi që jepet nga Festivali i Kanës për regjisorët debutues që janë pjesë e programeve të ndryshme të festivalit!

Rgjisorja Kosovare Luana Bajrami është një nga 31 pretendentet për këtë çmim.

Linku nga Festivali i Kanës: https://www.festival-cannes.com/en/infos-communiques/communique/articles/the-actress-melanie-thierry-president-of-the-camera-dor-jury?fbclid=IwAR213nyV6rdT7DoN3l2EQqHu9nO5WQOHBiFWDYmnuUA_CIgzuSLuBi2HOkU / KultPlus.com

Kosova në Kanë me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores Luana Bajrami

Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërojnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luàna Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës’, do të jetë filmi i parë i gjatë kosovar që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës, përcjellë KultPlus.

“Unë jam rritur me kombësi të dyfishtë franceze-kosovare, kështu që është një nder për mua ta sjell këtë film kosovar në Festivalin e Kanës në Francë.

Jam shumë e gëzuar për njohjen dhe entuziazmin që veç i është dhënë filmit. Sidomos pasi që është filmi im i parë me metrazh të gjatë që merret me tema që janë shumë të rëndësishme për mua: rinia dhe dëshira e rinisë për liri”, u shpreh Luana, regjisorja e filmit.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami. Premiera do të shfaqet në kuadër të programit Director’s Fortnight të Festivalit të Kanës. / KultPlus.com

“Benedetta” në Festivalin e Kanës

Regjisori holandez, Paul Verhoeven do të jetë pjesë Festivalit të filmit të Kanës me “Benedetta” me francezen Virginie Efira, që do të dalë njëkohësisht më 9 korrik në kinema, njoftoi sot festivali.

Filmi ishte parashikuar për kompeticionin prestigjioz të vitit të kaluar, para krizës shëndetësore dhe pandemisë së COVID-19 që detyroi festivalin të anulonte edicionin e tij.

Regjisori i “Basic Instinct” (1992, me Sharon Stone) dhe “Elle” (2016, me Isabelle Huppert dhe… Virginie Efira) ka arritur disa herë majat, por nuk është vlerësuar asnjëherë me çmim.

Një kineast provokues, i cili shpesh ka trajtuar çështje të seksit dhe dhunës, këtë herë ai premton një zhytje në një kongregacion fetar të Italisë së shekullit XV, të goditur nga murtaja, përmes portretit të një murgeshë lezbike në një manastir nga Toskana, i cili që në moshë të re (…) është në gjendje të bëjë mrekulli “, sipas përmbledhjes.

Përveç Virginie Efira, kasta e kësaj drame historike “frymëzuar nga ngjarje të vërteta”, xhirimet e së cilës filluan në vitin 2018, bëjnë bashkë aktorët Charlotte Rampling dhe Lambert Wilson.

“Benedetta” i bashkohet filmit të parë tashmë të konfirmuar në kompeticionin zyrtar të festivalit që do të mbahet nga 6 deri më 17 korrik “Annette” e Leos Carax, me Marion Cotillard dhe Adam Driver, që do të bëjë gjithashtu dhe hapjen e festivalit./atsh/ KultPlus.com

Shtyhet edicioni i Festivalit të Kanës

Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit të Kanës do të shtyhet deri në korrik, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga organizatorët, të cilët konfirmuan se festivali do të zhvillohet midis datave 6 dhe 17 korrik të këtij viti.

Edicioni i vitit të kaluar u anulua duke u zëvendësuar me një event më modest të zhvilluar në tetor, ku u shfaqen disa filma me metrazh të shkurtër, pa përfshirë premierat kryesore dhe yjet e kinemasë, raportin Euronews.

Normalisht aktorët hollivudianë marrin pjesë në eventin që zgjat dy javë në qytetin mesdhetar, në një prej shfaqjeve kryesore të industrisë kinematografike.

Që nga përhapja e pandemisë COVID-19 qyteti i Kanës e ka humbur shkëlqimin e tij me shumë prej hoteleve dhe restoranteve të mbyllura si pasojë e kufizimeve./Albinfo.ch./ KultPlus.com

Festivali i Filmit në Kanë, mund të mos mbahet fare këtë vit

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët e kanë shtyrë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se synojnë ta organizojnë atë në qershor ose korrik të këtij viti.

Por, përmes një deklarate të përditësuar, ata thanë se ky plan “nuk është më opsion”, pasi Franca i ka zgjatur këtë javë masat e izolimit deri më 11 maj.

Organizatorët nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë “t’i bëjnë publike shpejt”.

“Është vështirë të supozohet se Festivali i Kanës mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale”, thanë ata.

Festivali prestigjoz i Kanës fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej nga data 12 deri më 23 maj. /KultPlus.com