Qyteti kinez, Harbin, i cili tashmë njihet në mbarë botën për festivalin e krijimeve artistike nga akulli e bora, anuloi sërish këtë ngjarje madhështore. Ky është viti i dytë që kjo u anulua për shkak të COVID-19.
Organizatorët e festivalit kanë frikë se nëse organizojnë ngjarjen, COVID-19 do të përhapet më shpejtë tek populli i atjeshëm e vizitorët.
Atraksioni turistik, Harbin, vazhdon të jetë i hapur për vizitorët, por numri i tyre është pakuar dukshëm.
Aktvitetet tradicionale të cilat organizohen në kuadër të festivalit të krijimeve artistike nga bora e akulli, si garat me krijime të skulpturave, noti në ujë me akull e ceremonitë martesore në këtë vend, u anuluan edhe këtë vit.
Ndikimi i COVID-19 në këtë destinacion turistik është i madh, ka thënë një vizitor. Ai ka thënë se njerëzit të cilët dëshirojnë të vizitojnë atë frikësohen nga COVID-19.
Vizitorët të cilët shkojnë për vizitë në këtë vend, duhet të dëshmojnë se nuk kanë qenë më parë në ndonjë rajon të rrezikuar nga pandemia.
Vizitori Lli ka thënë se për organizmin e festivalit nevojiten shumë para, por pa turistë është vështirë të përballohet.
Lojrat Olimpike do të fillojnë në Pekin me 4 shkurt 2022, andaj Kina ka dyfishuar masat për ndalim të përhapjes së COVID-19.
Për shkak të pandemisë së COVID-19, qyteti veriperëndimor kinez, Xi’an, është në izolim që prej 23 dhjetorit 2021. / KultPlus.com