Ndryshojnë datat e mbajtjes së edicionit të 52-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.
FTF për shkaqe të deritanishme që lidhen kryesisht me financimin dhe subvencionimi e eventit kryesor teatror në vend, ata janë detyruar të ndryshojmë kohën e mbajtjes së Festivali të Teatrove – Ferizaj 2022, edicioni i 52-të.
Festivali do të filloj nga data 1 tetor dhe do të vazhdoj deri më 7 tetor.
Pasiqë ky edicion, përfundimisht ka gjetur një mbështetje më të madhe financiare nga MKRS dhe DKRS se sa viteve tjera, sigurisht edhe përmbatja e tij do të jetë shumëfish më përmbajtësore dhe numri i ngjarjeve teatrore do të jetë shumëherë më i madh se sa viteve të kaluara.
Mirëupafshim në triumfin e jashtëzakonshëm teatror që fuqishëm do të pushtoj fillimtetorin e këtij viti. / KultPlus.com
Të martën në mbrëmje u mbyll edicioni 50/51 i Festivalit të Teatrove në Ferizaj – 2021, nën organizimin e Teatrit ‘Adriana’, e së fundmi ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, përcjell KultPlus.
“Për shtatë net me radhë publiku shijoi performancë teatrore të nivelit të lartë nga Teatri ‘Adriana’, Ferizaj, Teatri ‘Bekim Fehmiu’, Prizren, Teatri Dodona, Prishtinë, Teatri ‘Hadi Shehu’, Gjakovë, Teatri ‘Faruk Begolli’ – AAB, Prishtinë, Teatri ‘Avdush Hasani’, Podujevë dhe Teatri i Gjilanit”, ka shkruar Çeku.
Sipas tij, tekstet e Friedrich Dürrnemantt, Woody Allen, Jeton Neziraj, Enda Walsh, Mikke Bartlett dhe Agush Mulliqi u inskenuan mjeshtërisht nga regjisorët Sulejman Rushiti, Ilir Bokshi, Erson Zymberi, Butrint Pasha dhe Blertë Neziraj.
KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:
Gjysmë shekulli festival.
Të martën në mbrëmje u mbyll edicioni 50/51 i Festivalit të Teatrove në Ferizaj – 2021, nën organizimin e shkëlqyer të Teatrit ‘Adriana’, Ferizaj. Për shtatë net me radhë publiku shijoi performancë teatrore të nivelit të lartë nga Teatri ‘Adriana’, Ferizaj, Teatri ‘Bekim Fehmiu’, Prizren, Teatri Dodona, Prishtinë, Teatri ‘Hadi Shehu’, Gjakovë, Teatri ‘Faruk Begolli’ – AAB, Prishtinë, Teatri ‘Avdush Hasani’, Podujevë dhe Teatri i Gjilanit.
Juria profesionale në përbërje Shkurtë Aliu, Agim Sopi dhe Alban Beqiraj, ndau çmimet për më të mirët e festivalit: Mentor Berisha për kostumografi (Kosovo for dummies), Petrit Bakalli për skenografi (Provo edhe një herë, Sam), Vlora Dervishi për rolin episodik (Farsë në Varvolth), Donikë Ahmeti për rolin dytësor grua (Bob Vatson bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht), Tristan Halilaj për rolin dytësor burrë (Brinat), Vjosa Abazi për rolin kryesor grua (Vizita e Zonjës Plakë), Ernest Malazogu për rolin kryesor burrë (Provo edhe një herë, Sam), Blertë Neziraj për regjinë më të mirë (Kosovo for dummies), Çmimi special për ‘Takime në burg’ të Teatrit ‘Avdush Hasani’, Podujevë dhe Shfaqja më e mirë për ‘Provo edhe një herë, Sam’ të Teatrit ‘Bekim Fehmiu’, Prizren me regjisor Ilir Bokshin.
Tekstet e Friedrich Dürrnemantt, Woody Allen, Jeton Neziraj, Enda Walsh, Mikke Bartlett dhe Agush Mulliqi u inskenuan mjeshtërisht nga regjisorët Sulejman Rushiti, Ilir Bokshi, Erson Zymberi, Butrint Pasha dhe Blertë Neziraj.
Përgëzime për gjithë komunitetin teatror të Kosovës, organizatorët dhe publikun artdashës. Ju faleminderit për cilësinë dhe emocionin e ofruar.
Në hapësirat e teatrit të Komedisë në Shkup, sot u mbajt konferenca e shtypit nga Festivali Ndërkombëtar Teatror “SkupiFestival”.
Edicioni
i 13-të i këtij festivali do të fillojë më datë 21 tetor dhe do të mbaroj më
datë 27 tetor nën moton “Log in Theater”. Ky edicion do të mbahet në
skenën e teatrit të Komedisë në Shkup.
Konferencën
për shtyp e hapi drejtori i FNT SkupiFestival, Muzbajdin Qamili, i cili foli
për programin dhe mënyrën e organizimit, për përzgjedhjen e shfaqjeve
që do defilojnë për këtë vit në “SkupiFestival”, duke bërë edhe thirrje
artdashësve dhe në veçanti publikut teatrorë për t’ a përcjellur
programin e këtij edicioni.
Në
vijim drejtori artistik Osman Ahmeti foli në detaje për të sqaruar
programin e festivalit, ku theksoi se festivali fillon me “Karnevalet e Korçës”
në produksion të teatrin kombëtar të Kosovës, vazhdon me “Xhaxha Vanja” e
Çehovit me teatrin Vazrazhdanie nga Sofia, pastaj me “Perëndimin e
Vetmuar” të Martin Mekdona nga teatri U Mosta nga qyteti Perm i Rusisë,
nga Lublana “Gratë e Ibsenit”, nga Tirana teatri Metropol me “Natën Ma”
nga autorja Marsha Norman, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiril dhe
Klodell” dhe për në fund shfaqja nga teatri i Komedisë “Gra para sulmit
nervor”, e inskenuar sipas filmit me të njëjtin titull të regjisorit të
njohur spanjoll Pedro Almodovar.
Për
shfaqjen më të mirë në këtë edicion do të kujdeset juria e përbërë nga aktorja
e njohur Yllka Mujo, gazetari dhe kritiku teatrorë Emin Azemi dhe aktori
nga teatri popullorë maqedonas Borçe Naçev.
FNT
SkupiFestival edhe për këtë vit i falënderon mbështetësit e tij Ministrinë e Kulturës,
Qytetin e Shkupit, teatrin e Komedisë dhe falënderim të veçantë për sponsorin
gjeneral Telekomin e Maqedonisë, i cili për vitin e tretë me radhë
ndihmon FNT SkupiFestival Shkup.
Hapja solemne bëhet të hënën më datë 21 tetor më ora 20:00 në teatrin e Komedisë, aty edhe ku do luhen të gjitha shfaqjet. / KultPlus.com
Teatri shpesh konsiderohet edhe si forma më e mirë e të shprehurit në art, shkruan KultPlus. Këtë vit, për herë të parë duke filluar nga 6 gushti deri më 10 gusht, në Suharekë do të mbahet edicioni i parë i festivalit të teatrove.
Në ditën e
parë të festivalit shfaqja ‘’Ditë vere’’ nga Mozhrek me regji të Naser
Shatrolli, do të mbahet në teatrin ‘’Avdush Hasani” në Podujevë. Në ditën e
dytë, në teatrin e qytetit të Vushtrrisë do të shfaqet ‘’Burri i gruas sime’’
me regji të Qamil Sahitit. Duke vazhduar më pas në Suharekë, në ditën e tretë
të festivalit, ku do të shfaqet dokumentari ‘’Koba’’. Në ditën e katërt
festivali do të zë vend në teatrin ‘’Dodona’’, në Prishtinë, me shfaqjen
‘’Dashuritë e Virgjëreshës Madalena’’, me regji të Ben Apollonit. Kurse në
ditën e fundit të këtij edicioni, shfaqja ‘’Kukulla’’ me regji të Kaltërim
Balaj, do të shfaqet në Teatrin e qytetit të Prizrenit.
Festivali nuk ka një karakter garues, pjesë e tij do të jenë katër trupa teatrore. / KultPlus.com
Mbrëmë me shfaqjen “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit- Gjilan, u mbyll edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku për tetë netë me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u ngjitën trupa teatrore nga Shkupi, Korça, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca me dy aktorët e kalibrit botëror, Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj.
E veçanta e këtij edicioni të 48-të Festivalit të Teatrove në Ferizaj ishte konkurrimi me katër drama shqipe si dhe pjesëmarrja e shfaqjes mysafire nga Franca. Sipas komunikatës së Komunës së Ferizajt, mijëra artdashës zunë vendet e tyre për të përcjellur çdo natë shfaqjet e programit të sivjemë të Festivalit.
Pas tetë netësh shfaqje teatrore të produksioneve ndër më të mira të sivjemë, juria e festivalit e përbërë nga Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Nexhat Xhokli dhanë këtë vlerësim:
1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar- Shkup;
2. Skenografia më e mirë: Mentor BERISHA, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”-Prizren;
3. Kostumografia më e mirë: Samka FERRI, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren;
4. Roli më i mirë episodik: Vjosa ABAZI, Teatri “Adriana” -Ferizaj;
5. Roli dytësor më i mirë (Femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar -Shkup
6. Roli dytësor më i mirë (Mashkull): Avni Shkodra, Teatri Qytetit-Gjilan
7. Aktorja më e mirë – Çmimi “Adriana”: Elia ZAHARIA, Teatri ”Andon Zako Çajupi” – Korçë;
8. Aktori më i mirë – Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës
9. Regjia më e mirë: Qëndrim RIJANI, Teatri Shqiptar-Shkup
10. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar-Shkup.
Për tetë netë të festivalit, pas çdo shfaqje u mbajtën diskutime për shfaqjen të udhëhequra nga Haqif Mulliqi. Në këtë edicion të Festivalit në dërrasat e Teatrit “Adriana” u ngjitën mbi 100 aktorë dhe pati mbi 2000 shikues./ KultPlus.com
Sonte në qytetin e Ferizajt nis Festivali i Teatrove, i cili mbledh çdo vit trupa teatrale dhe publik nga të gjitha vendet shqipfolëse.
Për një javë rresht, mes datave 21 e 28 tetor mbahet edicioni i 48-të i këtij festivali, i cili do të hapet këtë të diele me shfaqjen “Le Pont”/ “Ura”, tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, i vënë në skenë nga Simon Pitaqaj.
Në anën tjetër të hënën në Ferizaj prezantohet shfaqja “Kur Hana del” nga Ben Apolloni, për të vijuar të martën me shfaqjen “Zoti i masakrës” nga Besfort Idrizi, e të mërkurën me “Kasapi” të regjisorit Qazmendin Nuredini. E enjtja në teatrin e qytetit të Ferizajt “Adriana” është rezervuar për shfaqjen “Vetëvrasësi” nga Sulejman Rushiti, kurse të premten shfaqet “Ata që ikin” nga Kushtrim Bekteshi.
Të shtunën në Ferizaj jepet shfaqja “Gratë” nga Qëndrim Rijani, kurse Festivali i Teatrove mbyllet të dielën me shfaqjen “Im atë donte Adolfin”, të regjisorit Ilir Bokshi.
Biletat për shfaqjet që jepen në kuadër të këtij festivali janë në shtije që nga dita e premte. Ato mund të sigurohen në ambientet e Teatrit në Ferizaj./ KultPlus.com
Tashmë është rezervuar data për nisjen e rrugëtimit të 47-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ky festival edhe pse sipas organizatorëve nuk mori mbështetjen e duhur nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, padyshim që do vazhdojë të mbahet duke e ditur rëndësinë e tij në Kosovë dhe duke e pasur parasysh se ky është një ndër festivalet më të vjetra në vend.
Atëherë kur ishte ndarë buxheti i MKRS-së, duke shpalosur projektet që do të përkrahen për vitin 2017-të, këtij festivali kjo ministri i dha vetëm 3 mijë euro, para këto që Fatmir Hyseni, i pati thënë MKRS-së, t’i mbajë për vete sepse nuk mjaftojnë në mbulim të festivalit.
KultPlus ka biseduar me drejtorin e Teatrit ‘Adriana’ në Ferizaj – Fatmir Hyseni, i cili njëherësh është edhe organizator i festivalit.
“Festivali i teatrove në këtë vit e ka edicionin e 47-të dhe fillon më 21 tetor. Është e vërtetë se MKRS ka ndarë vetëm 3 mijë euro për këtë vit, dhe mendoj se ky është një vendim i gabuar duke marrë parasysh rëndësinë e festivalit dhe peshën që ka në artin skenik jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare. Ne nga Ministria e Kulturës kemi kërkuar që ky Festival të jetë edhe pjesë e trashëgimisë shpirtërore, por përgjigje nuk kemi marrë. Kam deklaruar se ato 3 mijë euro Ministria mund ti mbajë për vete. Me këto mjete nuk mundesh as shpërblimet e Festivali ti mbulosh. Mirëpo, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj si çdo vit ka barrën kryesore buxhetore dhe me ndihmën edhe të sponsorit Raiffesen Bank besoj se do ja dalim që Festivali të vazhdojë më tutje”, tha fillimisht për KultPlus Hyseni, duke vazhduar tutje të tregojë se Festivali i Teatrove ka traditën e cila vazhdon rrugëtimin me një publik të shkëlqyeshëm, dhe pikërisht kjo i detyron organizatorët që ky festival të ketë përmbajtje cilësore nga gjitha trevat shqiptare.
“Besoj se këtë vit teatrot kanë bërë punë të mirë dhe Festivali varet kryesisht nga puna e po këtyre teatrove. Ne jemi në punë e sipër dhe po mundohemi që të kemi risi në Festival, me ndonjë punëtori të arteve skenike për të rinjtë, pasi që mbi 50 për qind e publikut është moshë e re”, pohoi Hyseni.
Sivjet në edicionin e 47-të të këtij festivali, do të prezantohen gjithsej shtatë shfaqje konkurruese dhe ndonjë shfaqje mysafire. Shfaqjet pjesëmarrëse sikurse edhe viteve të kaluara do të jenë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Hyseni tregon se ka shumë shfaqje të cilat janë duke i seleksionuar e të cilat njëherësh mund të shfaqjen në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj.
Krejt në fund të kësaj bisede, Fatmir Hyseni u shpreh jo fort i kënaqur me punën nëpër teatrot e qyteteve të Kosovës në përgjithësi, jo vetëm në Ferizaj. Ai tha se teatrot për momentin janë duke mbijetuar si institucione.
“Besoni se Teatri jo vetëm në Ferizaj, por edhe në Kosovë, është në gjendje mjaft të vështirë, duke e parë situatën ekonomike e politike në vend. Kur kësaj i shtohet edhe moszbatimi i Ligjit për teatrot, atëherë mund të themi se teatrot për momentin janë duke mbijetuar si institucione. Arti në Ferizaj ka më shumë iniciativa dhe bëhet punë më shumë se në shumë Komuna tjera, e kjo falë insistimit të krijuesve dhe vullnetit të tyre për të bërë art”, përfundoi Hyseni. / KultPlus.com