Nga 15 – 17 shtator në Rahovec mbahet ‘Festivali Ndërkombëtar i Poezisë’

Edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec do të mbahet nga 15 deri më 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqir i rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti rus, Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi por edhe ndërkombëtarisht.

Sivjet poetët janë selektuar me rigorozitet më të madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, etj.

Rahoveci edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e mysafirit, andaj do te jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë. Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2 000 vjeçare të mikpritjes, rrushit, venës dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne ritual.

Për festivalin kanë shkruar “Izraeli Sot” dhe ka mbulesë mediale nga Kajro dhe Hong Kongu nëpërmjet revistës “The Asian”. Po ashtu, ky festival do të përcillet edhe nga mediet shqiptare.

Edhe sivjet Festivali për diasporën do të ofrohet nëpërmjet “TV Alb Se” në Suedi.

Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë është poeti i njohur Fahredin Shehu./KultPlus.com

Në Rahovec do të mbahet ‘Festivali ndërkombëtar i Poezisë’

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë, në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqire e rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë e, që, njëkohësisht, bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi, por edhe në botë.

Sivjet poetët janë përzgjedhur sipas kriterit gjeografik.

Do të ketë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

Për festivalin kanë shkruar Izraeli sot dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong ne revistën The Asian./KultPlus.com

Në Rahovec nga 13-15 shtator mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi ka bërë me dije e nga 13 deri 15 shtator 2019 do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec ku do të shpalosen poezitë nga vende të ndryshme botërore.

Pjesëmarrësit në këtë festival do të jenë autor të shquar të vendeve të ndryshme të botës. Në këtë festival do të jenë të pranishëm Anne Tannam nga Irlanda, Ali al Ameri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Andreë Singer nga ShBA-ja, Beppe Costa nga Italia, Tendo Taijin nga Japonia, Mercedes Roffe nga Argentina, Miriam Neiger Fleischmann nga Izraeli, Jack Mc Cann- nga Irlanda, Luan Rama nga Shqipëria/Franca, Olimbi Velaj nga Shqipëria, Peter Andrej nga Sllovenia, Vladimir Martinovski nga Maqedonia, Ramiz Huremagic nga Bosnja, Ndrekë Gjini- nga Shqipëria/Irlanda, Kristian Wikborg Wiese nga Norvegjia, Poul Lynggaard Damgaard nga Danimarkë si dhe poetët nga Kosova Faruk Buzhala, Xhevat Latifi, Tahir Hoxha, Jeton Kelmendi, Lulzim Tafa, Donika Dabishevci, Sali Bashota, Sibel Halimi, Murteza Osdautaj Vjollca Kuqi dhe Ismail Gashi.

Është bërë me dije se në këtë festival do të promovohet krijimtaria letrare e poetit për fëmijë, Jonuz Fetahaj.

Pjesëmarrësit në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec do të kenë mundësinë të njoftohen me traditën, artin dhe kulturën e Kosovës.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec tash e pesë vite më radhë tubon zërat më të fuqishëm të skenës botërore të poezisë dhe audiencës i mundëson që të njoftohen me poetë dhe poezi e cila kultivohet në këtë kohë.

Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë është poeti, Fahredin Shehu. / Koha.net / KultPlus.com

Së shpejti fillon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Javën tjetër, duke filluar nga data 15 deri më 17 shtator 2018, Rahoveci do të jetë nikoqir i edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që organizohet nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi, shkruan KultPlus.

Edhe ky edicion synon të sjellë emrat e shquar të letërsisë botërore nga Japonia e deri në SHBA, nga Evropa në Azi.
Sipas Drejtorit të Festivali, Fahredin Shehu, do të ketë lexime të poezive nga poetë, performancë poetike nga poetja japoneze Yuki Nagae. Po ashtu do të bëhët edhe promovimi i Antologjisë Ballkanike e edituar nga Shehu dhe botuar nga Inner Child Press LTD. International, në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.

Shehu zbuloi se poeti amerikan Andreë Singer, bartës i projektit Traffika Europa me seli në Paris, do ta bëj dokumentimin e festivalit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec e fut në rrjetin e Festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Evropës. Aktivitetet e Festivalit do të transmetohen live në Traffika Europa Radio si dhe në Radio Aktiv në Rahovec.

Festivali po përkrahet nga Ministria e kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe donatorëve zemërgjerë nga Rahoveci, të cilët e kuptojnë rëndësinë e festivalit dhe diplomacisë publike në interes të ngritjes së imazhit të Kosovës në botë./ KultPlus.com