Qendra Kulturore e Fëmijëve “Peja” është rikthyer në qytetin e Pejës nga Festivali Ndërkombëtar “Luajmë dhe Vallëzojmë” që u mbajt në Durrës, si fituese e çmimit “Best Folk Dance 2018”, shkruan KultPlus.
Fëmijët nga Peja të cilët i kushtohen traditës dhe sidomos valleve janë shpërblyer për punën dhe prezantimin që kanë bërë në Durrës, ka njoftuar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë.
“Jemi shumë të lumtur me suksesin e arritur dhe shprehim mirënjohje dhe falënderim për fëmijët që performuan shkëlqyeshëm dhe na bën krenar si dhe e falënderojmë z.Tasim Dajçin dhe zonjën e ti Irmen për punën e palodhshme dhe profesionale që po e bëjnë me fëmijët e Pejës”, është shkruar në njoftimin e Drejtorisë së Kulturës.
Pjesëmarrja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “ Peja” është mbështetur edhe nga Komuna e Pejës. /KultPlus.com