19 vjet më parë u bë pjesë e UNESCO-s, Gjirokastra feston përvjetorin

Gjirokastra, 19 vjet më parë, u bë pjesë e listës së Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Për të festuar përvjetorin, u zhvilluan një sërë aktivitetesh, raporton Euronews.al.

Ekspozta pikture, botime të ndryshme si dhe “Java e Filmit Shqiptar” ishin disa nga këto aktivitete të cilat promovuan vlerat e trashëguara në breza të Gjirokastrës.

“Bashkia Gjirokastër ka ndërmarrë  një sërë aktivitetesh me rastin e 19-vjetorit të  Gjirokastrës në UNESCO, çeljen e aktiviteteve  e realizuam me Qendrën Kulturore të Fëmijëve ‘Fato Berberi’ me ekspozitën e pikturave” – u shpreh Violeta Panajoti, Drejtore e Aktiviteteve në Gjirokastër.

Anastas Lako, përgjegjës i kinemasë “Gjirokastër” bëri të ditur se filmat shqiptarë të restauruar do të shfaqen me titra anglisht për të afruar kështu edhe turistë, të cilët kanë vendosur të vizitojnë këtë qytet.

“Këtë javë do të shfaqen filma shqiptarë, filma të restauruar dhe kanë një veçori të gjithë filmat e restauruar  do të jenë edhe me titra anglisht  duke iu përshtatur fluksit të madh  të vizitorëve që ka qyteti i Gjirokastrës  në këtë stinë të verës  atëherë do të jenë edhe shumë turistë, të cilët do ti ndjekin filmat  shqiptarë”,  deklaroi ai.

Alban Metushi, përgjegjësi i biblotekës “Apostol Meksi” tha se është bërë i mundur organizimi i një ekspozite ku pasqyrohen  kultura, tradita,  arkitektura e qytetit të Gjirokastrës, por edhe rrethinave  të saj.

Synimi i programit të aktiviteteve të zhvilluara ishte edhe promovimi i resurseve turistike të qytetit dhe rrethinave.

Data 15 korrik e vitit 2005 shënoi momentin kur Gjirokastra muzeale u klasifikua si pasuri me vlera unike, pjesë e UNESCO-s .

Lulzim Tafa i ftuar nderi në festën e Pavarësisë së Kosovës në Sarajevë, pritet të lexojë poezi në gjuhën shqipe dhe boshnjake

Komuniteti shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, i udhëhequr nga kryetarja Elvira Dushi, më 17 shkurt ka organizuar festën e Pavarësisë së Kosovës, ku ndër të tjera do të lexohen edhe poezi në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.

Në festën e pavarësisë, pritet të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës, intelektual të shumtë, adhurues të artit e lexues të poezisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lulzim Tafa, i cili në këtë festë si i ftuar nderi do t’i lexoj edhe disa poezi në gjuhën shqipe dhe boshnjake.

“Festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin, këtë vit do ta kaloj në Sarajevë, si i ftuar nderi nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Atje më kanë ftuar që t’i lexoj disa poezi në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake. Në festën e pavarësisë, do të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe intelektual të shumtë, miq të mi, Sarajli të vjetër e të rinj, adhurues të artit e lexues të poezisë.

Komuniteti shqiptar në Sarajevë është mjaftë i organizuar dhe udhëhiqet nga Kryetarja Elvira Dushi, një promovuese e madhe e vlerave tona në Bosnje.

Përndryshe shqiptarët janë komunitet shumë i respektuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sarajeva feston me Poezi”, ka shkruar Tafa në facebook./ KultPlus.com

Hora e Arbëreshëvet feston 535-vjetorin e themelimit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujton sot festën e themelimit të qytezës arbëreshe, Hora e Arbëreshëvet. Kjo komunë që gjendet në Siçili, u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh të larguar nga trojet e tyre. Thuhet se shumë prej anëtarëve të parë të kësaj bashkësie ishin nga zona e Himarës.

Tradita e festimit ka marrë formë zyrtare në vitin 2017, dhe prej këtij viti nderohet si një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetet arbëreshe, në vazhdimin dhe forcimin e rrënjëve, traditës, historisë, gjuhës dhe identitetit arbëresh.

Aktivitetet artistiko-kulturore të këtij viti nisën që në datën 28 gusht.

Hora e Arbëreshëvet me 6.427 banorë, njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha te komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./Atsh/KultPlus.com

Madonna sot feston 65 vjetorin e lindjes

Madonna këngëtarja ikonë e muzikës Pop, sot feston ditëlindjen e 65-të, shkruan KultPlus.

Këngëtarja legjendare sot ka ditëlindjen dhe kësisoj nuk ka se si mos ta kujtojmë ikonën e popit botëror dhe këngëtaren rebele e cila ka ditur gjithmonë të provokojë publikun botëror.

Ajo ka lindur më 16 Gusht 1958 në Bay City, Michigan), është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane.

Gjithmonë e përfshirë në listën e 100 këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Madonna është aktive në muzikë që nga viti 1979. Ka shitur më shumë se 300 milionë kopje të albumeve të saj në mbarë botën.
Ajo është artistja e cila ka fituar më së shumti nga një turne botëror, në vitin 1990 kur realizoi 1.31 miliardë dollarë. Dashuritë me Sean Penn dhe me Guy Ritchie i kanë ndihmuar famës së saj, por ajo gjithmonë edhe e vetme është absolutisht mbretëresha e muzikës pop./KultPlus.com