140 vite më parë nisi botimin “Fiamuri i Arbrit”

140 vite më parë, pikërisht me 20 korrik të vitit 1883, nisi botimin “Fiamuri i Arbrit”.

Kjo revistë u botua në Koriliano-Kalabro nga 1883 deri më 20 gusht 1885 dhe në Kozencë nga 20 shtator 1885 deri më 15 nëntor 1887. Në këtë të përkohshme, u pasqyruan probleme mbi të kaluarën historike të popullit shqiptar, mbi luftën për autonomi kombëtare, mbi përpjekjet e atdhetarëve në lidhje me zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.

“Fiamuri i Arbrit” ka rëndësi jo vetëm se ka hyrë në historinë e shtypit shqiptar si e përmuajshmja e parë letraro-politike, por sepse shprehu pikëpamjet politike të rilindasve.

E përmuajshme e De Radës, megjithë censurën, arriti të shtrihej tej Italisë, në Shqipëri, në Ballkan deri edhe në Amerikë.

Tri të përkohshmet e De Radës: “L’Albanese d’Italia” (l848), “La Bandiera Dell’Albania”(l883) dhe “Arbri i Rii” (l887) përbëjnë themelet e fletorarizmit arbëresh. / KultPlus.com

“Fiamuri Arbërit”, revista e parë shqiptare e themeluar nga De Rada

Më 20 korrik 1883, doli numri i parë i revistës së përmuajshme “Fiamuri Arbërit”.

Kjo reviste njihet si revista e parë shqiptare, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë. “Fiamuri Arbërit” ishte e natyrës politike, shoqërore, kulturore dhe letrare në gjuhën shqipe (arbëreshe) dhe në italisht.

Fillimisht u botua në Koriliano Kalabro dhe nga shtatori i vitit 1885 në Kozenca. Botimi i saj u ndërmor nga personaliteti i botës arbëreshe, Jeronim de Rada.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, kish konceptuar edhe “L’albanese d’Italia”, të përditshmen e parë në historinë e shtypit shqiptar.