Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Tetor 2020
“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 20 nëntorit 1963, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dëshirën e Fidel Castro-s për të hapur një ambasadë kubane në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Havanë, 19 nëntor. – Castro do të hapë një ambasadë në Shqipëri. Një mision diplomatik kuban është aktualisht në Tiranë. Ai u prit në mbërritje nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe ambasadat kineze dhe koreano-veriore.
Nga përafrimi i Tiranës me Pekinin, Bashkimi Sovjetik nuk ka më ambasador në Shqipëri dhe të gjitha vendet e Lindjes, kanë ndjekur shembullin e tij.”/ KultPlus.com