“Bota nuk është e përgatitur”, shkenca paralajmëron për një shpërthim të madh vullkanik

Shpërthimi masiv i vullkanit Hunga Tonga–Hunga Ha’apai në janar, në Tonga, në jug të Oqeanit Paqësor, sipas një studimi të ri të botuar në “Nature”, ishte më i madhi që nga shpërthimi i malit Pinatubo, në Filipine, në vitin 1991, dhe shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë nga instrumentet.

Hulumtimi nga vullkanologët Michael Cassidy (Universiteti i Birmingemit) dhe Lara Maní (Universiteti i Kembrixhit) llogarit se ka një në gjashtë mundësi për një shpërthim të madh vullkanik gjatë këtij shekulli dhe ata paralajmërojnë se “bota nuk është e përgatitur” për të.

Ai mega-shpërthim mund të ndryshojë në mënyrë drastike klimën e botës dhe mund të çojë në kolaps qytetërimin. Në të kaluarën, shpërthimet e kësaj madhësie kanë shkaktuar ndryshime të menjëhershme klimatike, shembje të qytetërimeve dhe janë shoqëruar me rritjen e pandemive.

Për mënyrën se si do të ndikonte në jetën tonë të përditshme, “ndikimet do të ndihen nëpër transport, ushqim, ujë, tregti, energji, financa dhe komunikim në botën tonë të lidhur globalisht”.

Në vitin 2021, studiuesit shikuan bërthamat e akullit nga të dy polet dhe identifikuan 1 113 shenja shpërthimesh në akullin e Groenlandës dhe 737 në Antarktidë, të cilat ndodhën midis 60 000 dhe 9 000 vjet më parë. Ata gjetën 97 ngjarje që ka të ngjarë të kenë një ndikim klimatik të barabartë me një shpërthim me magnitudë 7 ose më të madhe. Ata arritën në përfundimin se ngjarjet me magnitudë 7 ndodhin rreth një herë në 625 vjet, dhe ngjarjet me magnitudë 8 (të quajtura edhe super shpërthime) rreth një herë në 14 300 vjet.

Sot, një shpërthim i një supervullkani “mund të shkaktojë 60% më shumë ftohje” në temperatura. Planeti është më i populluar se në vitin 1815 dhe shumë më i lidhur, kështu që një mega-shpërthim vullkanik do të vriste shumë më tepër njerëz dhe do të paralizonte rrugët tregtare. Për këtë arsye, kriza ekonomike do të ishte e sigurt./A2CNN / KultPlus.com

Artistët në Filipine krijojnë mural në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant

Tifozët filipinas të basketbollit në Manila krijuan një pikturë murale masive për të nderuar Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna të martën për t1i përkujtuar në përvjetorin e parë të vdekjes.

Artistëve të ndërtesës së Tenement iu deshën katër ditë për të përfunduar muralin për shkak të shiut. Ata bën plane për ta bërë gati dizajnin mural që nga viti i kaluar, tha artisti Jerry Gabo.

Bryant ishte i dashur për shumë tifozë filipinas si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë basketboll, raporton AP, transmeton KultPlus.

Karriera e tij ishte e jashtëzakonshme për jetëgjatësinë e saj dhe sepse ai luajti të gjitha 20 sezonet me Los Angeles Lakers – më e madhja për një skuadër.

Ai ishte 18-herë All-Star,  dy herë medalist i artë olimpik dhe lojtari më i vlefshëm i NBA-së në 2008-ën.

Bryant, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë vdiqën në një aksident me helikopteri më 26 janar 2020. / KultPlus.com

Pandemia në Filipine krijoi edhe një restaurant me sfera të tejdukshme

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale.

Një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në sfera të tejdukshme për të ruajtur distancën sociale, transmeton KultPlus.

Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.

Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesët e brendshme të këtyre sferave të tejdukshme. / KultPlus.com

Film nga gondola, kinematë në Filipine kanë zgjedhur këtë ide të veçantë gjatë pandemisë

Dashamirësit e kinemasë në Filipine, të lodhur nga kufizimet e gjata nga Covid-19  kanë zgjedhur të shohin filma në ambjent të hapur, frymëzuar nga Venecia.

Gondolierët të veshur me uniforma drejtojnë dhe pozicionojnë secilën varkë në një kanal të jashtëm për të parë filma të gjatë, një mundësi për të vizituar kinemanë pas nëntë muajsh bllokimesh.

Kinematë filipine janë mbyllur që në mars, kur presidenti Rodrigo Duterte vendosi një nga mbylljet më të vështira dhe më të gjata në botë. Me më shumë se 456,000 infeksione të koronavirusit dhe 8,875 vdekje nga COVID-19, Filipinet janë vendi i Azisë Juglindore më i goditur pas Indonezisë.

Qeveria filloi hapjen graduale të ekonomisë në qershor, por shumica e bizneseve mbetën të mbyllura. Kinemaja-gondola dhe një teatër me makinë janë të vetmet mundësi për fansat e kinematografisë.

Në varkë mund të ulen dy deri në 10 persona dhe anijet janë disa metra larg. Çmimi është 500 pesos (10 dollarë), afërsisht paga minimale ditore në kryeqytet.

Vizitorët sjellin kufjet e tyre dhe dëgjojnë transmetime audio në një frekuencë radioje të disponueshme vetëm për ata që ndodhen në gondola.

Kinematë  në shtete të ndryshme kanë shfrytëzuar ambjentet e hapura si një mundësi për të vazhduar biznesin në këtë periudhë të vështirë për bizneset si pasojë e pandemisë./ KultPlus.com

Filipine: Mijëra njerëz braktisin shtëpitë për shkak të tajfunit Molave

Rreth 25 mijë njerëz në Filipine janë zhvendosur për shkak të tajfunit Molave, i cili ka prekur rajonet në jug të kryeqytetit Manila.

Autoritetet deklaruan se nuk janë raportuar viktima nga tajfuni, shpejtësia e erës së të cilit ka shkuar në mbi 125 kilometra në orë, por të paktën një person në Batangas mbetet i zhdukur dhe shtatë janë shpëtuar pas fundosjes së disa jahteve.

Në një deklaratë nga Zyra e Mbrojtjes Civile, thuhet se rreth 20 mijë nga të paktën 25 mijë njerëz të cilët janë zhvendosur për shkak të tajfunit që shkaktoi përmbytje dhe rënien e çative në fshatra janë strehuar në shkolla dhe ndërtesa qeveritare që janë kthyer në qendra evakuimi.

“Fshatarët po presin të shpëtohen nga era e papritur që çon çatitë”, i tha radios DZMM guvernatori i rajonit Oriental Mindoro, Humerlito Dolor.

Dolor tha se reshjet e mëdha të shiut që shpërthyen brenda natës përmbytën fshatrat që merren me bujqësi në rajon, duke shtuar se erërat e forta rrëzuan pemët dhe shtyllat e energjisë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë.

Ai tha se pas tajfunit, autoritetet në disa qytete filluan të heqin rrënojat për të pastruar rrugët.

Nga ana tjetër, më shumë se 1.800 shoferë kamionësh, punëtorë dhe pasagjerë janë bllokuar në porte pasi ekipet e rojes bregdetare mbyllën trafikun detar për shkak të motit./AA/ KultPlus.com

Catriona Grey ‘Miss Universe 2018’

Kurora e ‘Miss Universe 2018’, ka shkuar në Filipine.

Bukuroshja Catriona Grey arriti që të kurorëzohet me titullin e sivjetmë të ‘Miss Universe’, ku në garë konkurrentet nga 93 vende të botës.

Në këtë spektakël të bukurisë, vëmendje të madhe ka marrë Miss Spanja, Angela Ponce, konkurrentja e parë transgjinore.

Kujtojmë se është hera e katërt që titulli ‘Miss Universe’ shkon në Filipine./KultPlus.com