“Noli Film Festival” është festivali i parë i filmit shqiptar në Boston, SHBA, që do të zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.
Aktori i njohur Erand Sojli, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News tha se festivali eksporton te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare. Është festival unik në botë pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale dhe është një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjisorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.
Ndër të tjera ai theksoi se fitimet do të shkojnë për AFC-në (Albanian Fighting Cancer) dhe për Qendrën Kulturore Fan S Noli.
“Kur je artist gjen njerëzit e llojit tënd dhe thamë pse jo. Filluam të mendojmë, hodhëm ide dhe dolëm në përfundimin se gjëja më e mirë që mund të bënim, për të bërë diçka ndryshe dhe ja ku jemi sot këtu me shumë mund dhe sakrificë.
Fitimet e këtij festivali do t’i shkojnë AFC (Albanian Fighting Cancer) dhe për qendrën kulturore Fan S Noli. Në këtë vazhdë na u bashkuan shqiptarët që luftojnë këtë sëmundje dhe na mbështetën për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë përpjekje.
Nga fitimet tona do të shkoj një pjesë edhe për librarinë e Fan S Nolit, pasi ka nevojë për restaurim, tha aktori./abcnews.al/ KultPlus.com
Është hapur audicion për filmin e metrazhit të gjatë “Vdekja e një të pafajshmi” të regjisorit Visar Morina, ku janë ftuar të gjithë aktorët dhe jo aktorët që të marrin pjesë në këtë audicion që do të mbahet me 27 prill.
Sipas njoftimit, kërkohen burra të moshës 35 deri në 75 vjeçar dhe gra të moshës 30 deri në 75 vjeç.
Për të aplikuar është e nevojshme që të dërgohen disa të dhëna personale ku përfshihen emri, mbiemri, mosha, një fotografi, CV dhe gjatësia e trupit.
Data e fundit për aplikim është 23 prill 2024. / KultPlus.com
Për ish-kongresistin, kreun e Ligës Shqiptaro-Amerikane, mikun e madh të Kosovës, kontribuuesin për lirinë dhe pavarësinë tonë, për Joe DioGuardi është realizuar një dokumentar i cili vjen premierë në muajin prill, shkruan KultPlus.
Ky dokumentar po vjen edhe si një lloj falënderim ndaj punës së palodhshme së tij, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pandërprerë për lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë e Kosovës dhe për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Joe DioGuardi ishte zëri ynë në kohë të errëta, shpresa jonë në kohën e pashpresë, andaj Hysen Zeqaj, autori dhe producenti i këtij projekti, këtë dokumentar e ka realizuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ku do të sjell një rrëfim ekskluziv me foto dhe pamje poashtu ekskluzive.
I titulluar “Shpëtimtari i Kosovës”, ky dokumentar është një rrëfim autentik që vjen i mbështjellë me foto e video të pa publikuara më herët, që në mënyrë të hatashme shpalos dashurinë dhe përkushtimin e arbëreshit emblemë, DioGuardit për kombin shqiptar.
Producenti Zeqaj pasi a publikuar edhe trailerin e dokumentarit, ka njoftuar se premiera do të shfaqet në New York City në muajin Prill, ndërsa për detajet e tjera do të na njoftojë me kohë. / KultPlus.com
Kanë filluar xhirimet e filmit të gjatë artistik “Gruaja e shtëpisë”, shkruan KultPlus.
Ky film, i shkruar dhe drejtuar nga regjisori i njohur Fatos Berisha, është një produksion i Agjencisë B2 nga Kosova në bashkëprodhim me Artalb Film Productions nga Shqipëria.
Projekti ka përfituar mbështetje financiare nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, duke u bërë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të pritura të kinematografisë shqiptare.
Në rolin kryesor të këtij filmi, shfaqet aktorja e njohur Luana Bajrami.
Me një ekip profesionistësh dhe një histori interesante dhe të pa trajtuar, “Gruaja e shtëpisë” premton të jetë një nga filmat më frymëzues dhe tërheqës të vitit. / KultPlus.com
Argylle ka debutuar në Rotten Tomatoes me një vlerësim prej 34% me 59 revista, megjithatë, kjo vlerësim mund të ndryshojë me shtimin e më shumë recensioneve. Ky vlerësim shënon pikëvlerën më të keqe në karrierën e regjisorit Matthew Vaughn.
Filmi është një komedi aksioni me ngjarje shpionazhi, ku Henry Cavill luan rolin kryesor. Bryсe Dallas Howard interpreton një autore shpionazhi, e cila gjen veten e përfshirë në një komplot global, i cili ka shumë ngjashmëri me librat e saj.
Me afërditjen e datës së lëshimit në kinema të Argylle, filmi ka debutuar në Rotten Tomatoes me një vlerësim prej 34%, bazuar në 59 recensione. Është e mundur që ky vlerësim të vazhdojë të ndryshojë me shtimin e më shumë recensioneve, por aktualisht ky vlerësim konsiderohet si më i keqi në karrierën e Matthew Vaughn kur shikohet vetëm në përpjekjet e tij si regjisor. Ende nuk është publikuar vlerësimi i publikut, por filmi mund të shpërblehet më shumë nga shikuesit e përgjithshëm të filmit. / KultPlus.com
Filmi “Krahët e punëtorëve” nga regjisori Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili është shprehur kjo arritje shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.
“E nisëm mbarë vitin në kinematografi. Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A. Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.
Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, shkruan ministri Çeku.
Me producent Arvan Berishën dhe Ilir Hasanaj, filmi sjell përvojat e punëtorëve Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit, të cilët janë viktima të aksidenteve në vendin e tyre të punës. Në këtë homazh poetik dhe eksperimental, regjisori u jep zë përvojave dhe rrëfimeve të harruara të cilat janë pre e makinerisë dhe politikës primitive të Ballkanit.
Xhiruar nga Vigan Nimani, me montazhë të Enis Saraçit, filmi është prodhuar nga shtëpia filmike Unseen Films dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com
Për tri ditë me radhë, më 18, 19 e 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, janë prezantuar 6 filma artistik e dokumentar, prodhime të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).
Në natën e tretë, sipas programit janë shfaqur dy filma. Ai i shkurt artistik, “Tisa” me regji të Valter Lucaj, si dhe filmi dokumentar “Rojtari i Bjeshkëve”, me regji të Antoneta Kastrati.
Subjekti i filmit “Tisa”, përshkruhet me sa vijon: Beni është një adoleshent i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror, me shokun e tij Gëzimin, i cili gjithashtu luan futboll, si dhe me të dashurën Emën, të cilën që të dytë e pëlqejnë!
Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një (s’)provë në një ekip futbolli francez! Rrjedha e përmbajtjes së filmit përcillet me elemente narrative, me tekst të ngjeshur, dialogje simpatike, ndërsa kthesa dramatike – kulmi ndodhë në momentin kur Beni pritet të ikën për të vazhduar karrierën në Francë!
Fati i tij, përkundër talentit, është në duartë e byrokracisë permanente të “instaluar” nëpër zyret të përfaqësive dilomatike, si atyre vendor ashtu edhe procedurave byrokratike e diplomatike.
Për pasojë, Beni detyrohet që, në vend të rrugëve legale, të ‘provojë’ ato alternative – ilegale!.
Filmi i dytë i mbrëmjes, “Rojtari i Bjeshkëve”, i punuar nga regjisorja Antoneta Kastrati, pasqyron orvatjet dhe tratativat e vazhdueshme të një rojtari të bjeshkëve, për t’i shpëtuar ato.
Me përshkrime vizuele të peisazheve të natyrës, përfshirjes dhe përshkrimit të kohëpaskohshëm narrativ, si dhe deklaratave nga personazhe të intervistuara, pasqyrohet tentativa e vazhdueshme e luftës për të shpëtuar malet e Rugovës nga prerja dhe shkatërrimi mjedisor.
Derisa kupton historitë e rinisë së kryepersonazhit, (Fatosit), herë – herë të paraqitur në reminishencë, publiku kupton njëherit historinë e frustrimit të tij me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male, dhe përfundimisht lidhjen shpirtërore e vendosmërinë për t’i ruajtur pyjet.
Skenat e realizuara në mjedise urbane e rurale, të ndërlidhura, si dhe përshkrimet e degradimeve të pyjeve, shfaqin pikëllimin e paskaj të tij, sidomos kur hasë në drunjë që duhet të presin kohë të gjatë për t’u rritur, ndërsa aq pak ndjesi për përkujdesje mjedisore, e akoma më pak përkujdesje për t’u ruajtur nga degradimet si dhe djegiet pamëshirshme.
Paraprakisht, në kuadër të “Film Flaka 2024”, janë prezantuar 4 filma tjerë, poashtu të shkurtë e dokumentarë, kryesisht prodhime nga QKK, si: “Pa Vend”, me regji të Samir Karahoda; “Daullet e Rezistencës”, punuar nga Besa Luci; “Kanarinat e Dinë: nga Kaltrina Krasniqi, si dhe filmi “Një Muaj”, i realizuar nga regjisori, Zgjim Terziqi.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri, ka thënë enkas se “Film Flaka” është realizuar me iniciativë vetanake, pa kosto apo Thirrje Publike, duke u shprehur i kënaqur me rrjedhën e filmave dhe prezantimeve.
“Përgjatë këtyre tri ditëve patëm rastin të shohim 6 filma, nga dy në secilën natë. Rëndësia e “Film Flaka” është se rikthen për aderues të filmit pas disa vitesh, krijimet filmike të autorëve vendor. Për “Film Flaka” nuk ka pasur Thirrje Publike. Ajo ka ardhur si iniciativë e DKRS-së, që me ndihmën e QKK-së, është mundësuar shfaqja e filmave.”, ka thënë Zeqiri.
“Flaka e Janarit 2024”, me shtyllat përkatëse që e karakterizojnë tradicionalisht, vijon pjesën teatrale “Talia e Flakës 2024”, duke filluar nga 23 deri më 28 janar.
Ndërsa pasohet me festivalin për fëmijë “Xixat e Flakës”, pjesën letrare në prozë e poezi “Pena e Flakës”, garat e enigmatikës, pjesën artistike/muzikore “Fest Flaka”, si dhe një mori aktivitetesh tjera që i përcjellin ato kryesore, deri më 31 janar 2024./rtk/KultPlus.com
Joker i Todd Philips: Folie à Deux merr një logo të re përpara datës së publikimit të filmit DC në vitin 2024.
Vazhdimi i Joker riviziton Arthur Fleck të Joaquin Phoenix dhe prezanton Harley Quinn të Lady Gaga-s si personazhin e dytë kryesor në kastin e Joker: Folie à Deux. Ka të ngjarë të ruajë tonin e bazuar në filmin e parë, por gjithashtu do të shtojë një dhunti të re muzikore në historinë e zuzarit të DC dhe do të shtojë të paktën një personazh të ri të DC në universin e Joker. Si një film i DC Elseworlds, Joker: Folie à Deux ka lirinë për të zhvilluar historinë e tij pa u shqetësuar për ndonjë lidhje me një ekskluzivitet më të madh si DC Universe i James Gunn.
Pas disa muajsh pa ndonjë përditësim të madh, Joker: Folie à Deux debuton një logo të re (nëpërmjet Collider). Meqenëse kjo logo nuk është publikuar ende zyrtarisht nga Warner Bros në materialet promovuese, Screen Rant ka kontaktuar me WB për konfirmim të drejtpërdrejtë. Nëse është zyrtar, kjo do të shënonte përditësimin e parë solid në versionin e vetëm të ardhshëm të DC në 2024. / KultPlus.com
Filmi artistik me metrazh të gjatë “Këtu vallëzohet me hijet – Dancing with the shadows” me regji të Pluton Vasit fiton çmimin “BEST PRODUCTION” në edicionin e 4-t të International World Film Awards, Winter Edition 2023/2024.
Lajmin e bëri të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ndërsa çmimi vjen si fillim i mbarë viti për kinematografinë.
“Këtu vallëzohet me hijet” është filmi më i ri i regjisorit Pluton Vasi i cili përplas dy kohë, të sotmen dhe periudhën komuniste.
Filmi i vendos ngjarjet në Shkodër, ndërsa një gazetare rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një dramë familjare me hijet e së shkuarës.
Karafil Shena luan rolin protagonist, me një interpretim të arrirë së bashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.
Filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë.
“Këtu vallëzohet me hijet” vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe producentë ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian. / KultPlus.com
Kanë nisur xhirimet e filmit që sjell historinë e një djali të ri të quajtur HIM i cili duke qenë dëshmitar i korrupsionit të Mbretit dhe lakmisë së njerëzve, detyrohet të mbështetet në instinktet e tij Darwiniane, përcjell KultPlus.
Me skenarin dhe regjinë e Salma Al Dehaybi, producent Albinos Qerimi dhe bashkëproducent Petrit Ukëhajdaraj dhe drejtorin e fotografisë Fejmi Daut, ekipi i filmit po i realizon xhirimet në Makresh tek Kulla e Gjinajve.
GREED sjell një gamë të larmishme aktorësh: Tarek Yaacoub, Ilir Prapashtica, Shengyl Ismaili, Allmir Suhodolli, Kumrije Hoxha, Eli Gashi, Kushtrim Qerimi, Qendrim Kçiku, Naser Zymberi, Ali Demi, Unika Musa, Jon Ahmetaj, Rinor Ahmetaj, Blendon Ahmeti, Gjeni Basha dhe Artan Shukaju.
Xhirimet e filmit kanë filluar me datën 8 janar dhe do të përfundojnë me datën 12 janar, 2024. / KultPlus.com
Golden Globes u shënua dje nga triumfi i “Oppenheimer”, fituesi i madh i ceremonisë, por nderime gjithashtu të larta pati edhe për filmin francez “Anatomie d’une Chute”.
Filmi biografik i Christopher Nolan për babain e bombës atomike mori pesë çmime dhe fitoi të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mirë, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer, dhe aktori më i mirë dytësor për Robert Downey Jr.
Më poshtë renditen të gjithë fituesit:
Filmi më i mirë – dramë
Oppenheimer
Aktorja më e mirë – dramë
Lily Gladstone, Killers of the Flower Moon
Filmi më i mirë – muzikal ose komedi
Barbie
Aktori më i mirë – muzikal ose komedi
Nicolas Cage, Dreams scenario
Seriali më i mirë televiziv – dramë
1923
Aktorja më e mirë në një serial televiziv – dramë
Helen Mirren, 1923
Seriali më i mirë televiziv – muzikal ose komedi
The bear
Seriali më i mirë i kufizuar, seriali antologjik ose filmi televiziv
All the Light We Cannot See
Arritje kinematografike dhe të ardhura
Barbie
Kënga më e mirë origjinale
”Addicted to Romance” by Bruce Springsteen and Patti Scialfa (”She Came to Me”)
Aktori më i mirë – dramë
Bradley Cooper, Maestro Cillian Murphy, Oppenheimer – FITUES Aktorja më e mirë – muzikal ose komedi
Fantasia Barrino, The color Purple Emma Stone, Poor Things – FITUESE
Regjisori më i mirë
Bradley Cooper, Maestro
Filmi më i mirë i animuar Djaloshi dhe Heroni – FITUES Aktori më i mirë në një serial televiziv – dramë
Pedro Pascal, The Last of Us Kieran Culkin, Succession – FITUES Aktorja më e mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi
Rachel Brosnahan, Zonja Maisel e mrekullueshme Quinta Brunson, Abbott Elementary Ayo Edebiri, The bear
Filmi më i mirë joanglisht
Anatomy of a fall
Performanca më e mirë në stand-up komedi në TV
Ricky Gervais, Ricky Gervais Armageddon – FITUES
Aktori më i mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi
Bill Hader, Barry Jeremy Allen White, Ariu – FITUES
Skenari më i mirë
Greta Gerwig dhe Noah Baumbach, Barbie Aktori më i mirë në rol dytësor në një serial televiziv
Billy Crudup, Shfaqja e mëngjesit Matthew Macfadyen, Pasardhja – FITUESI
Aktorja më e mirë në rol dytësor në një serial televiziv
Elizabeth Debicki, Kurora – FITUESE
Aktori më i mirë në një serial të kufizuar, serial antologjik ose film televiziv
Steven Yeun, Beef – FITUES
Aktorja më e mirë në një serial të kufizuar, serial antologjik ose film televiziv
Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të mbahet sot në Kinema Millennium në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fragmente nga filmi i restauruar ndërsa fton të gjithë që ta ndjekin në kinema.
Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, ç’ka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat.
Premiera e filmit do të mbahet sot në orën 17:00, me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti si dhe të aktorëve të filmit: Timo Flloko, Strazimir Zaimi, Krenar Arifi, Artur Hoxholli, Roland Ohri, Agron Domi./ atsh / KultPlus.com
Home Alone’ u shfaq në kinema sot 33 vjet më parë.
Filmi amerikan i vitit 1990 arriti sukses në mbarë botën dhe vazhdon të njihet si një film klasik i Krishtlindjeve.
Filmi pasqyron aventurat e një fëmije të vogël, Kevin McCallister, i cili përballet me situatën e papritur kur familja e tij e harron atë në shtëpinë e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve. Kevin, interpretuar me humor dhe talent nga Macaulay Culkin, përballet me dy hajdutë që përpiqen të grabisin shtëpinë e tij, duke shpikur një varg gjërash të papritura për të mbrojtur shtëpinë e tij.
“Home Alone” shpejtoi në krye të listës së filmave të suksesshëm, duke fituar shumë vlerësime pozitive nga kritikët dhe duke fituar mbi 476 milionë dollarë në nivel botëror, duke bërë atë një nga filmat më të fituar të kohës. Për shumë, kjo komedi vazhdon të jetë një pjesë e pandarë e traditave festive, duke u shfaqur në ekranet e televizorëve në shumë familje gjatë sezonit të festave. / KultPlus.com
“Nëse e fitoj këtë rol, unë shkova”, këto ishin fjalët e Bekim Fehmiut drejtuar vëllait të tij, Arsim Fehmiut, pasi kishte marr në duar skenarin e filmit “Mbledhësi i Puplave”. Ashtu siç e kishte parashikuar edhe vetë Bekimi, ky film ishte drita jeshile për aktorin tonë i cili do ta sillte në krye të skenës së artit botëror.
Madhështia e Bekim Fehmiut dje u rikthye në Kinemanë ABC përmes filmit dokumentar të cilin e punoi me shumë dashni regjisori Valmir Tertini. Ky film ishte një kthim në kohë, një rikthim i emocioneve dhe shpërblim i vogël për punën e jashtëzakonshme të aktorit pasi filmi solli një kujtim të bukur që do të ruhet në historinë e kinematografisë, shkruan KultPlus.
Hyrja për në kinema dje nuk ishte e lehtë, pasi numri i të interesuarve ishte i madh, por megjithatë të gjithë zunë vendin e tyre dhe emocionet ishin në ajër pasi në një mënyrë ose tjetër, Bekimin do ta kishim në sallë.
Por para se të vijë ky moment, fjala ju dha kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës i cili u shpreh se ky film mundohet të hedh dritë mbi figurën e Bekim Fehmiut.
“Në këtë film, arti i shtatë, rrëfimtaria si dhe historia e përbashkët e popujve të Ballkanit, ndërthuren nëpërmjet një emri të përveçshëm, atij të legjendës kinematografike shqiptare, jugosllave e botërore, të madhit, Bekim Fehmiut. Prej hapave të parë artistik që i nisi në kalldrëmin e Prizrenit e deri te reflektorët e ndritshëm të Hollywoodit, Bekim Fehmiu u ngrit si një gjigant që i ka kapërcy barrierat e kufijve dhe për këtë arsye emri i tij do të mbetet i gdhendur përgjithmonë në historinë e kinematografisë botërore”, u shpreh Rama teksa tha se ajo që e bën këtë dokumentar të veçantë është autenciteti i tij si portret real i aktorit.
“Historia e Bekim Fehmiut është më shumë se sa një Odise e suksesshme kinematografike, një dëshmi e fuqisë së artit për t’i kapërcyer hendeqet sado të mëdha që janë ato”, përfundoi Rama.
“Mirëdita” tha në shqip Branka Petric, zonja që ndau dallgët e jetës me aktorin tonë të madh e cila u ngjit në skenë për të thënë disa fjalë rreth këtij dokumentari dhe ndjenjave të saj të përziera në ato momente.
“Jam shumë e lumtur dhe njëkohësisht shumë e shqetësuar që jam e pranishme këtu sepse hapësira e Kinemasë ABC ishte vendi i preferuar i Bekimit”, tha Branka e cila shqetësimin e saj u mundua ta fshehtë me qeshje, një qeshje që dukej si një ironi thurur ndjenjave të saj dhe një barrierë përmes të cilës mundohej t’i mbante lotët.
“Kur erdhëm në Prishtinë ishte duke rënë një shi shumë i madh dhe ja sot dielli ka dal dhe ka zbukuruar këtë ditë”, u shpreh Branka duke na lënë të kuptojmë se Bekimi ishte dielli i Prishtinës në këtë ditë vjeshte.
“Shpresoj që do të ju pëlqej ky projeksion dhe jam e bindur se edhe Bekimit do ti pëlqej ky film sepse unë jam e bindur se është dikush atje lart që na sheh”.
Për të marr përshtypjet e tyre të gjithë të pranishmit, në ekranin e madh të kinemasë filmi nisi me aktin e vdekjes së aktorit, akt përmes të cilit jo vetëm u shua jeta e një ylli të madh por u privua edhe mundësia e dëshira e madhe e shumë njerëzve që ëndërronin ta takonin një ditë. Por ky akt i cili ndodhi më 15 qershor të vitit 2010 në apartamentin e tij në Beograd, kur ai ishte 74 vjeçar, nuk e zbehi asnjëherë madhështinë e tij e cila vazhdon të frymëzojë edhe gjeneratat e reja.
I lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë, në gjirin e një familje gjakovare, Bekim Fehmiu ishte i biri i Ibrahim Fehmiut dhe Hedijes. Pasi i ati i tij ishte internuar në kryeqendrën boshnjake nga autoritetet mbretërore jugosllave. Më 1939 familja u zhvendos në Shkodër, ku kaluan tre vite dhe pas bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë e pushtuar nga Italia, u vendosën në Prizren.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
Fëmijëria e tij u rrëfye në këtë film nga vëllai i tij, Arsim Fehmiu, i cili mungoi në shfaqjen e këtij dokumentari, pasi vitin e kaluar u nda nga jeta. Por rrëfimi i tij tashmë ka mbetur i dokumentuar dhe emocionet i përçoi fuqishëm tek publiku.
Ndërsa bashkudhëtarja e aktorit, Branka Petric me të cilën ka edhe dy djem, rrëfimin e saj në këtë dokumentar e nis këndshëm. Pas 10 vitesh, ajo për herë të parë hapë valixhen ku ruante gjithçka që i përkiste bashkëshortit të saj, nga kapela me të cilën u paraqit te filmi “Mbledhësi i Puplave”, një fletore shënimesh, arma me të cilën luajti në një film e shumë gjëra të tera të çmuara të aktorit.
Gjatë rrëfimit të saj, Branka qan, qesh e madje edhe këndon derisa shpalos shumë detaje nga jeta e përbashkët me Bekimin.
Gjatë 60 minutave dokumentar i cili erdhi në formë të intervistave ekskluzive nga familjarë, të afërm, miq, artistë e bashkëpunëtorë, u shpalosën më shumë përshtypjet që këta personazh kishin për Bekim Fehmiu, por nuk munguan edhe detaje që zbulonin më shumë për karakterin e aktorit.
“Bekim Fehmiu ishte i madhërishëm dhe shumë modest në të njëjtën kohë”. “Ai ishte Odisea jonë”. “Bekimi ishte aktori më i madh i kohës sonë”. Këto ishin vetëm disa nga fjalët e shumta që u thanë për aktorin Bekim Fehmiu nga personazhet si: Enver Petrovci, Timo Flloko, Roza Agnanosti si dhe regjisorë e bashkëpunëtorë të huaj me të cilët punoi Bekim Fehmiu.
Një pjesë mjaft emocionuese e këtij dokumentari ishte edhe momenti kur Bekim Fehmiu kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1972. Momente ku shfaqet malli dhe dashuria e tij për këtë vend. Gjatë kësaj vizite ai kishte shkuar edhe tek shtëpia në Shkodër ku i kaloi tre vite të fëmijërisë së tij.
Ky film dokumentar, është i pari krijim mbi figurën e Bekim Fehmiut i cili u ndërtua nga skenari i gazetarit Fahri Musliut dhe nënë përkujdesjen regjisoriale të Valmir Tertinit.
Padyshim që një film është e pamundur të mbërthejë gjithë jetën dhe karrierën e një ylli të tillë siç është Bekim Fehmiu, këtë e pranoi edhe skenaristi Fahri Musliu i cili u shpreh se nuk ishte i lehtë as vendimi për të pranuar ofertën e bashkëpunimit nga regjisori por gjithsesi për të kjo tashmë është një ëndërr e realizuar.
“Filmi nuk e prezanton Bekimin si figurë në totalin e plotë të tij, por vetëm në disa pjesë”, ka thënë Musliu.
Pas përfundimit të filmit dokumentar i cili u përcoll me duartrokitje të shumta, për KultPlus përshtypjet e saj i ndau edhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që tashmë është realizuar një film për figurën e Bekim Fehmiut sepse një i tillë i ka munguar shumë Kosovës.
“Ky film flet shumë për jetën e tij si artist dhe është diçka që i ka munguar Kosovës. Shpresoj që këtë film ta shohin sa më shumë njerëz, sa më shumë të rinjë, që ta dijnë se kush ishte Bekim Fehmiu. I uroj suksese regjisorit për këtë punë të madhe që e ka bërë sepse është shumë e rëndësishme të punosh film për një figurë kaq të madhe. Ky film e ofroj një dritare të vogël për madhështinë e Bekimit sepse shumë njerëz sot nuk e dijnë andaj filmat janë të domosdoshëm që këto të përcillen edhe te gjeneratat e reja”, u shpreh Zeqiri.
Ndërsa, profesoresha dhe shefja e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Beogradit, Naile Imami e cila e njihte Bekim Fehmiun për vite të tëra në Beograd dhe njohu nga afër jetën dhe familjen e tij, në momentin që po e realizonim intervistën ende nuk kishte një mendim të prerë për filmin, por ajo ishte e sigurte për një gjë.
“Ende nuk kam një mendim të prerë për këtë film dokumentar për shkak të faktit se unë e njoha Bekim Fehmiun me vite të tëra në Beograd dhe njoh jetën e familjen e tij, di shumë gjëra të bukura dhe në këto momente i kam të përziera këto emocione. Në film, nuk pash shumë detaje për Bekim Fehmiun dhe për këtë më vjen keq. Gjithashtu përzgjedhja e personazheve që folën në film për Bekim Fehmiun nuk më pëlqeu sepse po të ishte Bekimi gjallë nuk do t’i pëlqente. Por e rëndësishme është që është realizuar ky film, më mirë pak se hiq”, u shpreh Imami ndër të tjera.
Krejt për fund, disa fjalë i ndau për KultPlus edhe personi i cili qëndron pas gjithë këtij filmi, regjisori i cili mori guximin të bëjë një film për një figurë kaq të madhe, Valmir Tertini. Ai shpalosi sfidat gjatë realizimit të këtij dokumentari të cilat nuk ishin të pakta.
“Ka qenë një sfidë e madhe si kohore ashtu edhe financiare për realizimin e këtij filmi. Por megjithatë filmi arriti të finalizohet pas më shumë se 5 viteve punë e peripeci. Unë kam vendos që në këtë dokumentar mos të përdorim asnjë fotografi por vetëm video, kryesisht nga filmat e tij dhe disa video janë ekskluzive”, tha Tertini i cili u shpreh tutje se figura e Bekimit ka qenë e keqkuptuar dhe beson shumë se ky dokumentar tregon shumë për të që nga lindja e deri të kulminacioni i tij.
Krejt për fund, Tertini tregoi se filmi pas premierës në Tiranë, Prizren dhe Prishtinë, do të vazhdoj me premierat e radhës në Beograd dhe Romë e gjithashtu do të udhëtojë edhe nëpër festivale. / KultPlus.com
Në festivalin e filmit “Zuger Filmtage” mbrëmë u zhvillua “Award Night” ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues në këtë festival të filmit, i cili kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës.
Pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi “Ninullë” i regjisorit të ri Adrian Asllani.
Në këtë mbrëmje filmi “Ninulllë” u nderua me tre çmime. Me çmimin e publikut për filmin më të mirë, me çmimin e kamerës më të mirë dhe me çmimin special të jurisë së të rinjve.
Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore. / KultPlus.com
Filmi “Hana e Re” me regji dhe skenar nga Jehona Berisha pati premierën ndërkombëtare të jashtëzakonshme në “Winterthur Film Festival” në Zvicër.
Premiera u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në festivalin e filmit “Winterthur Film Festival”.
Gjatë shfaqjes së premierës ishin të pranishëm përveç regjisores Jehona Berisha edhe producenti i filmit Jetmir Zenelaj si dhe aktoret kryesore Rozafë Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili dhe Çëndresë Jashari. / KultPlus.com
Filmi Killers of the Flower Moon i Martin Scorsese ka tejkaluar 100 milionë dollarët në arkat botërore, duke forcuar suksesin e tij në javën e tretë.
Filmi, me Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Lily Gladstone, mori vlerësime të mira në Kanë dhe mban një vlerësim mbresëlënës prej 92% në Rotten Tomatoes.
Killers of the Flower Moon hedh dritë mbi historinë tragjike të njerëzve të Osage dhe shfrytëzimin e tyre nga kolonët e bardhë të etur për para, duke synuar të kapin dhimbjen dhe humbjen e tyre.
Filmi Killers of the Flower Moon i Martin Scorsese ka kaluar një moment historik të rëndësishëm pasi kapërceu shifrën e 100 milionë dollarëve në arkat botërore. Teksa hyn në javën e tretë në kinema, epika e përhapur e krimit perëndimor ka fituar 102.1 milionë dollarë në nivel global, me 45.3 milionë dollarë që vijnë nga shitjet vendase të arkës dhe 56.8 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare. Në rolet kryesore luajnë Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Lily Gladstone.
Filmi bëri debutimin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë me komente të mira dhe aktualisht mban një vlerësim mbresëlënës 92% “të freskët” në grumbulluesin e rishikimeve të Rotten Tomatoes. Killers of the Flower Moon ka arritur gjithashtu të njëjtin CinemaScore të jashtëzakonshëm si veprat më të mira të Scorsese, si Goodfellas dhe The Departed, duke fituar një notë A nga audienca e ditës së hapjes.
Në film, DiCaprio portretizon një hero të luftës që po kthehet nën inkurajimin e xhaxhait të tij William, të luajtur nga De Niro, për t’u martuar me Mollie, të portretizuar nga Gladstone, për pasurinë e familjes së saj. Megjithatë, historia merr një kthesë të errët pasi anëtarët e familjes së saj fillojnë të vdesin në mënyrë misterioze një nga një. Mollie merr përsipër të kërkojë drejtësi për këto vdekje tragjike. Filmi hedh dritë mbi një tragjedi të fshehur prej kohësh dhe synon të kapë dhimbjen dhe humbjen e përjetuar nga njerëzit e Osage, të cilët u mashtruan nga pasuria e tyre nga kolonët e bardhë të etur për para.
Krahas DiCaprios, De Niro dhe Gladstone në kast janë Tantoo Cardinal si nëna e Mollie Lizzie Q, Cara Jade Myers si motra e saj Anna Brown, JaNae Collins si kushërira e saj Reta, Jillian Dion si Minnie – motra e Mollie dhe William Belleau si Henry Roan – kunati i Mollie. Në film luajnë edhe Brendan Fraser, John Lithgow, Jesse Plemons, Louis Cancelmi dhe vetë Scorsese. Scorsese drejton nga një skenar që ai shkroi bashkë me Eric Roth. / KultPlus.com
Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër artistik “Ni rrugëdalje”, me regji të Lum Radoniqit dhe me producent Arbër Gjonin, përcjell KultPlus.
Filmi trajton një temë të ndjeshme ku një djalë pas ndarjes nga e dashura, është i detyruar të kalojë karantinën i vetëm. Për të bërë këtë kohë më të lehtë, ai vendos të përdorë një set VR për të shpërqendruar veten dhe përjetuar përsëri hapësirën e jashtme.
Xhirimet e filmit kanë zgjatur nga data 29 shtator deri më 1 tetor, përfshirë edhe disa ditë paraprake të xhirimit me dron. / KultPlus.com
Filmi “Alexander” i regjisorit Ardit Sadiku, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimeve Oscar, u shfaq premierë në kinemanë Cineplexx të Tiranës para një publiku kineastësh dhe gazetarëve të kulturës.
Filmi është dëshmia e një ngjarjeje tragjike, ndodhur ndërsa regjimi komunist ishte në grahmat e fundit. Protagonisti i filmit, Aleksandër Gruda, një mekanik i anijeve të flotës detare, rrëfen arratisjen nga Shqipëria komuniste së bashku me familjen dhe miqtë, gjithsej 18 persona të cilët rrëmbyen një anije luftarake, në liqenin e Shkodrës.
Por rruga e tyre drejt lirisë nuk ishte e lehtë. Në përfundim të kësaj aventure, Aleksandri u gjet në udhëkryqin e jetës: t’i gëzohej lirisë apo të hidhërohej për humbjen e vajzës së vetme në tentativën për t’u arratisur.
Rrëfimet e kësaj historie mbi përpjekjet ekstreme në kërkim të lirisë, regjisori Ardit Sadiku i ka xhiruar në tre kontinente: në Ameriken e Veriut, Europë dhe Australi, ku jetojnë protagonistët e ngjarjes. / atsh / KultPlus.com
Pas sukseseve në kinematë vendore, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Gjermani e Austri, filmi kosovar “Adnan Kafazi” më 13 Tetor do ta ketë premierën në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell KultPlus.
Filmi “Adnan Kafazi” i cili është pjesë e trilogjisë Zonjusha-Diamanti-Adnana Kafazi përveç argëtimit, kësaj radhe potencon edhe dhunën ndaj gruas, trafikimin e qenieve njerëzore dhe luftimin e dukurive negative të shoqërisë sonë.
Filmi do të shfaqet në Phoenix Cinema në Londër.
Aktori dhe producenti, Besart Sllamniku njofton që për premierën e filmit në Londër janë përkrahur nga Besnik Sahatçiu Ora dhe The Queen’s Arms.
Në Londër do të jenë prezent edhe një pjesë e kastës së filmit si: Armond Morina, Besart Sllamniku, Edona Reshitaj, Dukagjin Podrimaj, Muhamed Arifi dhe regjisori Genc Berisha.
Për të gjithë filmdashësit në Londër, biletat për premierën i kanë në dispozicion në linkun e Eventbrite:
Filmi “The Land Within” nga regjisori Fisnik Maxville (Maxhuni) pas premierave ndërkombëtare dhe pas shfaqjes së parë vendore në Prishtina Film Festival, do të fillojë rrugëtimin e tij në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 21 Shator në “Cineplexx”, Prishtinë dhe Prizren.
Ky film është prodhuar nga produksioni Ikonë-Studio në bashkëpunim me produksionin zviceran Alva Film Production. / KultPlus.com
Pas premierës së tij në Kosovë në PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, “The Land Within” i regjisorit Fisnik Maxville do të ketë premierën edhe në Mbretërinë e Bashkuar në festivalin e kuruar bukur dhe ambicioz Raindance, përcjell KultPlus.
Filmi është nominuar për çmimin Discovery (i parë artistik) si dhe për regjisorin më të mirë!
Në rolet kryesore në këtë film luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.
The Land Within është një bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Kosovës, përmes Alva Film Productions dhe Ikone Studio, me RTS Radio Télévision Suisse që shërben si bashkëprodhues. / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të gjatë “Odiseja e Gëzimit” me skenar dhe regji të Zgjim Terziqi, producente Valmira Hyseni, bashkëprodhim i Plan Bee Films nga Kosova dhe Mon Ballon Production nga Franca, subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka filluar xhirimet të shtunën me datë 9 shtator.
Në film luajnë: Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frederic Radepont, Iñaki Lartigue, Njomeza Fetiu, Meli Qena, Edon Rizvanolli, Tristan Halilaj, Eli Gashi, Dukë Sllamniku, Ernest Malazogu, Bajram Kafu Kinolli, Imer Kutllovci, etj.
“Odiseja e Gëzimit” është në ditën e 6-të të xhirimeve dhe pritet të zgjasin deri me 10 tetor.
Xhirimet përfshijnë një pjesë të madhe të territorit të Kosoves duke filluar nga Prishtina, Mitrovica, Suhareka, Janjeva, etj. / KultPlus.com
Në Pallatin e Brigadave u shfaq filmi i restauruar “Mësonjëtorja”, me praninë e një pjese të aktorëve, grupit realizues dhe entuziastëve të kinematografisë shqiptare.
“Një mbrëmje emocionuese mes artistësh, familjarë të atyre që s’janë më dhe i kujtojmë me nderim, dhe që lanë gjurmë në kinemanë shqiptare”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ishte e pranishme në këtë ngjarje.
Në sallën e projektimit ka qenë skenaristja Natasha Lako, disa nga aktorët kryesore si Roza Anagnosti, Ardian Cerga e Petrika Riza, e pranë tyre dhe familja e regjisorit të ndjerë, Muharrem Fejzo. Ministrja Margariti ka kujtuar regjisorin Fejzo, piktorin e filmit Ilia Xhokaxhi, operatorin Ilia Terpini e aktorin Gulielm Radoja, disa prej shtyllave të filmit-ikonë, të cilët nuk janë më në jetë.
“Nuk i kishim mes tonë për të festuar lajmin e mirë, jo vetëm të shpëtimit të një filmi, por edhe të ngritjes së një laboratori pranë AQSHF-së, që digjitalizimi dhe restaurimi të kryhet pranë institucionit tonë”, ka deklaruar ministrja e Kulturës.
“Mësonjëtorja” është pjesë e trashëgimisë sonë filmike, që mban të gjallë veprën dhe kujtimin e artistëve tanë të mëdhenj.
Restaurimi i këtij filmi, muzika e të cilit mban firmën e Limos Dizdarit, u realizua falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Harabel Contemporary Art Platform dhe ABI Bank./ atsh / KultPlus.com